Muslim99Muslim99
← Tafsir library

9. At-Tawba

The Repentance · Medinan · 129 ayahs

سُورَةُ التَّوۡبَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 129

1

بَرَآءَةٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Që ky është akti i ndërprerjes së marrëveshjes paqësore nga ana e Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij me idhujtarët, që keni pasë bërë lidhje me ta:

Deklarim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij për çlirim nga çdo detyrim e marrëveshje e lidhur me idhujtarët. “Lëvizni(lirshëm)nëpër tokë për katër muaj, por dijeni se ju nuk mund t’i shpëtoni(ndëshkimit të) Allahut dhe se pa dyshim, Allahu ka për t’i poshtëruar mohuesit.” -Ky ishte një deklarim i qartë nga Allahu i Madhëruar dhe Profeti i Tij, drejtuar të gjithë idhujtarëve, se ata do të afatizoheshin për katër muaj. Gjatë kësaj kohe, ata mund të lëviznin lirisht, të sigurt nga besimtarët. Por pas katër muajve, nuk kishte më marrëveshje me ta. Sigurisht, këtu bëhej fjalë për ata idhujtarë me të cilët Profeti (a.s)nuk kishte lidhur ndonjë marrëveshje ose kishte pakt mosluftimi deri në katër muaj maksimumi. Ndërsa për ata me të cilët kishte marrëveshje me kohëzgjatje më të madhe se katër muaj, ishte i detyrueshëm respektimi i marrëveshjes deri në afatin e caktuar, nëse nuk i trembej tradhtisë nga ana e tyre, ose nëse ata nuk e shkelnin të parët paktin. Më pas, Allahu i Madhëruar i kërcënon të afatizuarit se, edhe pse kishin këtë pakt sigurie, ata kurrsesi nuk mund t’i shpëtonin Allahut dhe ndëshkimit të Tij. Çdokush që vazhdon në shirk, le ta dijë se Allahu i Lartësuar ka për ta poshtëruar. Nëse thelloheshin në këto ajete dhe në kërcënimin e tyre, kjo do të shërbente që ata të pranonin Islamin. Mund të refuzonin veçse ata të cilët i kishte pushtuar urrejtja, inati e armiqësia ndaj të vërtetës e besimit të pastër; vetëm të tillët mund të shpërfillnin kërcënimin e Allahut të Madhëruar.Leja për të luftuar. Pasi Profeti a.s. arriti një qëndrueshmëri në Medinë, Allahu i Madhëruar i dha ndihmën e Tij të madhe me anë të adhuruesve të Tij besimtarë, të cilët i dolën në krah. Ishte Allahu i Madhëruar që i bashkoi zemrat e atyre, të cilat deri dje kishin qenë të ndara nga armiqësia dhe mëritë mes njëri-tjetrit. Këta burra i dolën Profetit a.s. krah kundër çdo të ziu dhe të kuqi. Ata mbrojtën atë duke falur shpirtrat e tyre në rrugën e Allahut. Ata e deshënProfetin a.s. më shumë se prindërit, fëmijët dhe bashkëshortet e tyre. Profeti a.s. ishte përparësia kryesore, madje ishte më parësor edhe se shpirtrat e tyre. Ata u goditën dhe kërcënuan prej arabëve dhe hebrenjve, të bashkuar si një grusht i vetëm, duke përjetuar armiqësinë dhe egërsinë e luftës së tyre. Arabët dhe hebrenjtë mobilizuan njerëz nga të gjitha anët kundër këtij umeti të ri, por Allahu i Madhëruar vazhdonte t’i urdhëronte muslimanët të ishin të durueshëm, falës e të butë. Kjo ndodhi deri në momentin kur kjo bashkësi e brishtë u forcua dhe mori krah të mjaftueshëm. Atëherë Allahu i Lartësuar u lejoi atyre që të luftojnë. Them ua lejoi, por nuk i urdhëroi për luftë. Kështu në suren Haxh, ajeti 39, Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen me luftë), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë…” Në lidhje me këtë, disa kanë thënë që ky lejim është bërë që në periudhën e Mekës, aq më tepër që kjo sure njihet si sure mekase. Megjithatë, ky qëndrim është i gabuar për shumë arsye. Së pari, është e sigurt që Allahu i Madhëruar nuk i lejoi besimtarëve të zhvillojnë luftë kur ishin ende në Mekë, sepse ata nuk kishin …

2

فَسِيحُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍۢ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِى ٱللَّهِ ۙ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُخْزِى ٱلْكَٰفِرِينَ

“Udhëtoni nëpër botë ju (idhujtarë) edhe katër muaj, por ta dini se nuk do të mund t’i shpëtoni Perëndisë (nga dënimi), dhe Perëndia do t’i poshtërojë mohuesit”;

3

وَأَذَٰنٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلنَّاسِ يَوْمَ ٱلْحَجِّ ٱلْأَكْبَرِ أَنَّ ٱللَّهَ بَرِىٓءٌۭ مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ۙ وَرَسُولُهُۥ ۚ فَإِن تُبْتُمْ فَهُوَ خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۖ وَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِى ٱللَّهِ ۗ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

dhe ja shpallja e Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij – njerëzve, - në ditën e haxhxhit të madh: “Perëndia dhe Pejgamberi i tij shkëpusin çdo obligim ndaj idhujtarëve”. E, nëse pendoheni (nga mashtrimi dhe mohimi), për ju është më mirë; por, nëse largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do të mund t’i shpëtoni Perëndisë! Sihariqoji mohuesit me dënim të dhëmbshëm,

Ky është kumtim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij për të gjithë njerëzit(të mbledhur)në këtë ditë të Haxhit të Madh se Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo marrëveshje me idhujtarët. -Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve të Tij të sinqertë që do ta lartësonte dhe përhapte fenë e Tij dhe fjala e Tij do të triumfonte mbi gjithçka. Ai do të poshtëronte dhe shpartallonte armiqtë e besimtarëve, ata idhujtarë të cilët e dëbuan Profetin dhe besimtarët që e mbështetën atë nga Meka, nga Shtëpia e Shenjtë e Allahut. Ai do t’i dëbonte ata nga Hixhazi dhe do ta shkatërronte pushtetin e tyre në të. Kështu, triumf pas triumfi, Allahu i Madhëruar e ndihmoi Profetin e Tij, derisa Meka u çlirua. Idhujtarët dhe idhujtaria u shkatërrua dhe pushtetin në ato vende e morën në dorë besimtarët. Gjatë kohës së Haxhit të Madh, pikërisht ditën e Kurbanit, kur në Qabe ishin mbledhur besimtarë e idhujtarë nga të gjitha viset arabe, Profeti (a.s)urdhëroi lajmëtarin e tij që të deklaronte qartë dhe kuptueshëm se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të distancoheshin nga çdo detyrim e marrëveshje me idhujtarët. Me kalimin e katër muajve, ata nuk do të kishin më marrëveshje me muslimanët, por kudo që do të kapeshin, do të vriteshin. Atyre iu kumtua, gjithashtu, që të mos i afroheshin më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Ishte viti i 9-të i hixhretit, vit kur Ebu Bekri kreu haxhin. Ndërsa kumtuesi i këtij mesazhi të Profetit (a.s)ishte Ali Ibn Ebi Talibi.Pastaj Allahu i Madhëruar nxit idhujtarët që të pendohen dhe i kërcënon ashpër që të mos vazhdojnë në shirkun e tyre:Nëse pendoheni do të ishte më mirë për ju. Por, nëse i ktheni shpinën, ta dini se kurrë nuk mund t’i shpëtoni (ndëshkimit të)Allahut. -Kuptimi: Ju nuk mund t'i shpëtoni kurrë ndëshkimit të të Madhërishmit. E si mund t’i fshiheni Allahut, kur ju jeni tërësisht në dorë të Tij?! Ai i ka të tëra fuqitë dhe mundësitë që të dërgojë mbi ju robërit e Tij adhurues, për t’ju ndëshkuar me duart e tyre që në këtë dynja. Ndërsa ndëshkimi i ahiretit është më i hidhur dhe më i dhembshëm.Kërcënoji ata që mohojnë me një dënim të dhembshëm! -Ndëshkimi i tyre është torturues. Në dynja i pret vrasja robërimi e dëbimi, ndërsa në ahiret i pret Zjarri, vendi më i keq dhe më i dhembshëm.Ibn Ishaku tregon: “Pas kthimit nga Tebuku, Profeti a.s. qëndroi në Medinë pjesën e mbetur të ramazanit, shevalin dhe dhul kiden. Pastaj dërgoi Ebu Bekrin në krye të muslimanëve, në vitin e 9-të, për të kryer haxhin, ndërkohë që haxhin do ta zhvillonin edhe idhujtarët. Ebu Bekri dhe besimtarët u nisën.” Ibn Sadi thotë ai u nis në krye të 300 burrave nga Medina. Profeti a.s. i dha për rrugë njëzet deve, të cilat ai i shënoi vetë me dorën e tij a.s. Gjatë rrugës për to do të kujdesej Naxhijeh Ibn Xhundub el Eslemi. Ndërsa Ebu Bekri përgatiti pesë deve nga ana e vet. Ibn Ishaku na tregon se gjatë kësaj kohe zbritën ajetet e sures Teube, që lajmërojnë prishjen e paktit mes Profetit a.s. dhe idhujtarëve. Menjëherë pas karvanit, u nis Ali Ibn Ebu Talibi, hipur në devenë e Profetit a.s., që quhej El Adbae. Ibn Sadi rrëfen: “Kur Ebu Bekri mbërriti në El Arxhe (Ibn Aidhi thotë: “Kur mbërriti në Dexhenan”) i shkoi Aliu mbi devenë ‘Adbae’. Kur Ebu Bekri e pa, …

4

إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ثُمَّ لَمْ يَنقُصُوكُمْ شَيْـًۭٔا وَلَمْ يُظَٰهِرُوا۟ عَلَيْكُمْ أَحَدًۭا فَأَتِمُّوٓا۟ إِلَيْهِمْ عَهْدَهُمْ إِلَىٰ مُدَّتِهِمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ

përpos ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje, e që nuk ju kanë prishur asgjë nga marrëveshja, dhe që nuk kanë ndihmuar askë kundër jush. Dhe, plotësojeni marrëveshjen e tyre deri në fund. Me të vërtetë, Perëndia, i do ata që ruhen prej mëkateve.

Përjashtim bëjnë vetëm ata idhujtarë, me të cilët kishit lidhur marrëveshje dhe që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush. -Ai ishte një distancim nga të gjithë idhujtarët, përveç atyre me të cilët kishte pakt për një afat kohe më të gjatë (se katër muaj) dhe që nuk e kishin shkelur këtë marrëveshje, sepse i Madhëruari thotë: “....që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush.”. Domethënë, marrëveshja vlente edhe për aq kohë sa ata vazhdonin t'u përmbaheshin me besnikëri kushteve. Për këtë kategori, i Lartësuari thotë:Prandaj, përmbushini edhe ju detyrimet me ta deri në afatin e caktuar! Vërtet, Allahu i do të devotshmit. -Allahu i Madhëruar i do të devotshmit, të cilët i plotësojnë me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij, i ruhen shirkut, tradhëtisë dhe pabesisë, i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Tij dhe tregohen të kujdesshëm ndaj gjynaheve.

5

فَإِذَا ٱنسَلَخَ ٱلْأَشْهُرُ ٱلْحُرُمُ فَٱقْتُلُوا۟ ٱلْمُشْرِكِينَ حَيْثُ وَجَدتُّمُوهُمْ وَخُذُوهُمْ وَٱحْصُرُوهُمْ وَٱقْعُدُوا۟ لَهُمْ كُلَّ مَرْصَدٍۢ ۚ فَإِن تَابُوا۟ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ فَخَلُّوا۟ سَبِيلَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Kur të kalojnë mujat e mëdhenj, atëherë mbytni idhujtarët kudo që t’i takoni, zëni robër, rrethoni dhe bënju pusi kudo! E, nëse pendohen e bëjnë namaz dhe japin zeqatin, atëherë lini të qetë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.

Pasi të kalojnë muajt e ndaluar -Këtu bëhet fjalë për afatin katërmujor të lehtësimit. Domethënë, pasi të mbarojnë këta katër muaj, - ose kur të mbarojë koha e marrëveshjes, për ata që kanë marrëveshje më të gjatë se katër muaj, - atëherë për ta nuk ka vlerë më asnjë marrëveshje, prandaj:...luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg! -Kur nuk ka marrëveshje mes jush ose kur afati i marrëveshjes përfundon, luftojini idhujtarët kudo që t’i zini, në çdo kohë dhe në çdo vend. Vritini, robërojini dhe kufizojini ata. Mos lejoni që të zgjerohet pushteti i tyre në tokë. Allahu e krijoi tokën për të qenë vend adhurimi i robërve të Tij, prandaj këta idhujtarë nuk e meritojnë të jenë banorë e sundues të saj. Ata nuk meritojnë të kenë nën sundim asnjë pëllëmbë prej kësaj toke. Toka është e Allahut dhe ata janë armiqtë e Tij dhe kundërshtarë të Profetit të Tij. Ata i mohojnë Profetët dhe shpalljet e Zotit dhe duan ta zhveshin tokën nga adhurimi i Zotit dhe feja e Tij e drejtë. Por Allahu i Madhëruar dëshiron që ta përkryejë fenë e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit dhe idhujtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “u zini pritë në çdo shteg...”, pra, u zini pritë në çdo shteg e luginë ku ata kalojnë. Jini vigjilentë e të qëndrueshëm në xhihadin kundër tyre dhe shpenzoni çdo gjë që kini në këtë luftë. Kështu vazhdoni, derisa ata të pendohen dhe të kthehen në fenë e të Madhërishmit:Në qoftë se pendohen, falin namazin rregullisht dhe japin zekatin, atëherë u hapni rrugë! -Nëse ata largohen nga idhujtaria, falin namazin, duke plotësuar të gjitha detyrimet dhe hakun e tij, dhe i japin zekatin atij që e meriton, atëherë lejojini dhe çlironi rrugën e tyre, sepse kështu ata do të jenë si ju. Në këtë rast, atyre u takon ajo që ju takon juve dhe ata janë të ngarkuar me atë që jeni ngarkuar edhe ju.Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu fal edhe idhujtarinë e çdo gjynah tjetër më të vogël, nëse njerëzit pendohen. Duke ua mundësuar dhe lehtësuar rrugën e pendimit, Ai i ka mëshiruar ata. Ai u mundëson që të pendohen dhe, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, ua pranon pendimin, madje i shpërblen pa masë për të. Nga ky ajet kuptohet, gjithashtu, se kushdo që e lë namazin dhe zekatin luftohet (nga shteti islam) derisa t’i plotësojë ato. Kështu e argumentoi edhe Ebu Bekri luftën kundër atyre që nuk pranonin të jepnin zekatin.

6

وَإِنْ أَحَدٌۭ مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ٱسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّىٰ يَسْمَعَ كَلَٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُۥ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌۭ لَّا يَعْلَمُونَ

Nëse, ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti, mbroje, derisa t’i dëgjojë fjalët e Perëndisë, e pastaj shpëne në vend të sigurt të tij. Kjo është për atë (shkak), meqë janë popull që nuk dijnë.

Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar tha: “Pasi të kalojnë muajt e ndaluar, luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg.” Ky ishte një urdhër i përgjithshëm, i cili duhej të zbatohej mbi të gjithë të përshkruarit, e në çdo gjendje. Por, përmes këtyre ajeteve në vijim, Allahu i Lartësuar na shpjegon se, nëse është i dobishëm afrimi i ndonjë mohuesi, atëherë kjo është e lejueshme, madje mund të bëhet edhe detyrë në donjë rast. Prandaj Allahu i madhëruar thotë:Nëse ndonjë idhujtar të kërkon mbrojtje, ti strehoje atë, në mënyrë që të mund të dëgjojë fjalët e Allahut e më pas, përcille deri në vendin ku mund të jetë i sigurt! -Nëse ndonjë idhujtar të kërkon që ta strehosh dhe ta mbrosh nga ndonjë rrezik, jepja atë që ai kërkon. Një vepër e tillë është e lejueshme, nëse ajo mundëson që ai të dëgjojë fjalën e Allahut dhe të shikojë jetën e mrekullueshme të muslimanëve, të cilët e zbatojnë Islamin në jetën e tyre. Nëse atij i mundësohet të shohë mirësinë e të jetuarit sipas Islamit, kjo mund të bëhet shkak për udhëzimin e tij. Kjo është një dobi shumë e madhe, prandaj i Madhëruari thotë: “...ti strehoje atë, në mënyrë që të mund të dëgjojë fjalët e Allahut e më pas, përcille deri në vendin ku mund të jetë i sigurt!” Më pas, nëse ai pranon Islamin, kjo do të ishte e mrekullueshme, e nëse jo, atëherë dërgojeni atë në një vend ku ai është i sigurt.Kështu vepro, sepse ata janë njerëz që nuk dinë! -Këta janë urdhrat e Allahut të Madhërishëm, i Cili është i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm. Ai na urdhëron kështu, sepse mohuesit janë njerëz që nuk dinë, dhe ndoshta mohimi i tyre vjen për shkak të paditurisë dhe paqartësive të tyre. Nëse ata përjetojnë dhe shohin nga afër Islamin dhe besimtarët, ata pa dyshim do ta zgjedhin dhe pranojnë këtë fe për veten e tyre. Kjo është arsyeja që Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij - dhe nëpërmjet Tij, të gjithë umetin, - që ta strehojnë dhe mbrojnë këdo që kërkon të dëgjojë fjalën e Allahut. Ky ajet është një argument i qartë dhe i kthjellët që tregon se Kur'ani është fjala Allahut dhe se ai nuk është i krijuar. Është vetë Allahu që ka folur me këtë Kur'an, dhe Ai e prezanton atë si një atribut të Tij, duke thënë: “Kelâmull-llâh” - “Fjala e Allahut”, pra, Fjala të cilën Ai e ka folur. Kështu ne besojmë se Kur'ani nuk është i krijuar, por është atribut i Allahut, pra, është Fjalë e Allahut, ndryshe nga çfarë thonë mu'tezilitë, që pretendojnë se Kur'ani është i krijuar. Argumentet që tregojnë se Kur'ani është Fjala e Allahut janë të shumta, por nuk është ky vendi i përmendjes së tyre në mënyrë shteruese.

7

كَيْفَ يَكُونُ لِلْمُشْرِكِينَ عَهْدٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ رَسُولِهِۦٓ إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّمْ عِندَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۖ فَمَا ٱسْتَقَٰمُوا۟ لَكُمْ فَٱسْتَقِيمُوا۟ لَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ

Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij?! – Mirëpo, me ata që keni lidhur ju marrëveshje te Mesxhidil-harami, derisa t’i përmbahen ata marrëveshjes – përmbajuni edhe ju, sepse Perëndia, i don ata që ruhen prej mëkateve.

Në këtë ajet shprehet urtësia që përmbante urdhri i Allahut për t'u distancuar nga idhujtarët. I Lartësuari thotë:Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij?! -Mos vallë e pranuan fenë, që Zoti ua bëri detyrë? Mos vallë i lanë të qetë Profetin e Zotit dhe besimtarët në zbatimin dhe përhapjen e fesë së Zotit? Asgjë nga këto nuk bënë, madje përkundrazi, ata e luftonin me çdo mjet të vërtetën dhe përhapnin të kotën e shkatërrimin. Për këto arsye, ata e meritonin që Allahu i Madhëruar, Profeti i Tij dhe besimtarët të distancoheshin prej tyre. Ata nuk meritonin aspak t’u jepej siguri prej Allahut dhe Profetit të Tij. Përjashtim bënte veçse një kategori, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:Përjashtim bëjnë vetëm ata, me të cilët ju keni lidhur marrëveshje pranë Xhamisë së Shenjtë. -Duke qenë se pakti me ta u nënshkrua në një vend të bekuar, ai duhej që të respektohej. I Madhëruari thotë:Përderisa ata u përmbahen marrëveshjeve, përmbajuni edhe ju! Allahu i do të devotshmit. -Kjo ka disa kushte, që nëse ata i shkelin, atëherë nuk ka më vlerë pakti me ta.

8

كَيْفَ وَإِن يَظْهَرُوا۟ عَلَيْكُمْ لَا يَرْقُبُوا۟ فِيكُمْ إِلًّۭا وَلَا ذِمَّةًۭ ۚ يُرْضُونَكُم بِأَفْوَٰهِهِمْ وَتَأْبَىٰ قُلُوبُهُمْ وَأَكْثَرُهُمْ فَٰسِقُونَ

Si, (me pasë marrëveshje), nëse ju mundin ata, nuk e respektojnë as farefisninë as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë mëkatarë.

Si mund të kenë besë ata, të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! -Ata nuk kanë asnjë të drejtë që të kërkojnë pakt dhe siguri prej muslimanëve, sepse janë njerëz të pabesë, që nuk iu qëndrojnë asnjëherë pakteve. E si kërkojnë pakt ata të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! Nëse ata marrin epërsi ushtarake e numerike ndaj jush, atëherë nuk njohin më as kufij dhe as të drejta, nuk njohin më farefis apo marrëveshje me ju. Ata nuk i frikësohen Allahut në trajtimin tuaj, madje do t’ju ndëshkojnë ashpër dhe pa mëshirë. Kështu do të trajtoheni prej tyre, nëse marrin epërsi mbi ju. Kurrë mos u mashtroni nga mirësjellja e tyre atëherë kur ju jeni më të fuqishëm sesa ata. Kur ju jeni të fuqishëm është normale që:Ata ju bëjnë lajka me fjalë, kurse me zemër ju kundërshtojnë fort. -Ata thjesht ju bëjnë qejfin në fjalë, por me zemër nuk duan drejtësi dhe respekt për ju. Ata janë në realitet armiqtë tuaj të përbetuar.Shumica e tyre janë të ligj. -Ata nuk kanë fe, që t’i nënshtrohen dhe t'i përmbahen. Ata nuk kanë as burrëri dhe personalitet, që t'i qëndrojnë fjalës dhe marrëveshjeve. Gjithçka që dëshirojnë është përbushja e interesave të kësaj dynjaje dhe epsheve të tyre pa fre.

9

ٱشْتَرَوْا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا فَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِهِۦٓ ۚ إِنَّهُمْ سَآءَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Ata i kanë ndërruar argumentet e Perëndisë me ndonjë vlerë të vogël, dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Me të vërtetë, janë të shëmtuara ato që punojnë ata.

Ata i shkëmbejnë ajetet e Allahut me një vlerë fare të vogël dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Të shëmtuara janë veprat e tyre. Ndaj besimtarëve ata nuk respektojnë as farefisni e as marrëveshje. Pikërisht ata janë të shfrenuarit. -Ata preferojnë pasuritë e përkohshme dhe të pavlera të kësaj dynjaje kundrejt besimit në Allahun dhe në Profetin e Tij. Kështu, ata privojnë veten nga rruga e drejtë, por edhe të tjerët. Për hir të synimeve të tyre, ata nuk njohin kufij dhe masë. Nëse i pengon, je armiku i tyre dhe meriton të ndëshkohesh. Nuk ka marrëveshje që mund t'i bëjë të jenë besnikë e të përmbajtur. Urrejtja për fenë dhe besimtarët është bërë ves i tyre. Kuptojeni mirë, o besimtarë, se shkaku përse ata ju urrejnë është besimi juaj te Zoti dhe nënshtrimi për ta adhuruar Atë sipas shpalljes së Tij. Prandaj luftoni, që të mbroni fenë tuaj! Këdo që tregon armiqësi ndaj jush dhe fesë suaj konsiderojeni si armik, ndërsa ata që ju ndihmojnë dhe e duan fenë tuaj konsiderojini si miq e aleatë, që duhen mbështetur. Ky le të jetë gjykimi juaj i vazhdueshëm për aleancat dhe marrëveshjet që bëni! Mos lejoni kurrë që aleanca, miqësia dhe dashuria juaj të jenë emocionale dhe të pabazuara në urtësi e njohje të saktë. Nuk duhet të lejoni emocionet personale të ndikojnë në gjykimin për marrëdhëniet me armiqtë tuaj. Egoja ju nxit shpesh për ligësi, prandaj duhet të gjeni udhëzimin dhe drejtësinë në porositë e Zotit tuaj.

10

لَا يَرْقُبُونَ فِى مُؤْمِنٍ إِلًّۭا وَلَا ذِمَّةًۭ ۚ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُعْتَدُونَ

Ata nuk iu respektojnë besimtarëve – as farefisninë as marrëveshjen, këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqia).

Ata i shkëmbejnë ajetet e Allahut me një vlerë fare të vogël dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Të shëmtuara janë veprat e tyre. Ndaj besimtarëve ata nuk respektojnë as farefisni e as marrëveshje. Pikërisht ata janë të shfrenuarit. -Ata preferojnë pasuritë e përkohshme dhe të pavlera të kësaj dynjaje kundrejt besimit në Allahun dhe në Profetin e Tij. Kështu, ata privojnë veten nga rruga e drejtë, por edhe të tjerët. Për hir të synimeve të tyre, ata nuk njohin kufij dhe masë. Nëse i pengon, je armiku i tyre dhe meriton të ndëshkohesh. Nuk ka marrëveshje që mund t'i bëjë të jenë besnikë e të përmbajtur. Urrejtja për fenë dhe besimtarët është bërë ves i tyre. Kuptojeni mirë, o besimtarë, se shkaku përse ata ju urrejnë është besimi juaj te Zoti dhe nënshtrimi për ta adhuruar Atë sipas shpalljes së Tij. Prandaj luftoni, që të mbroni fenë tuaj! Këdo që tregon armiqësi ndaj jush dhe fesë suaj konsiderojeni si armik, ndërsa ata që ju ndihmojnë dhe e duan fenë tuaj konsiderojini si miq e aleatë, që duhen mbështetur. Ky le të jetë gjykimi juaj i vazhdueshëm për aleancat dhe marrëveshjet që bëni! Mos lejoni kurrë që aleanca, miqësia dhe dashuria juaj të jenë emocionale dhe të pabazuara në urtësi e njohje të saktë. Nuk duhet të lejoni emocionet personale të ndikojnë në gjykimin për marrëdhëniet me armiqtë tuaj. Egoja ju nxit shpesh për ligësi, prandaj duhet të gjeni udhëzimin dhe drejtësinë në porositë e Zotit tuaj.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.