Muslim99Muslim99
← Tafsir library

8. Al-Anfaal

The Spoils of War · Medinan · 75 ayahs

سُورَةُ الأَنفَالِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 75

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْأَنفَالِ ۖ قُلِ ٱلْأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ ۖ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَصْلِحُوا۟ ذَاتَ بَيْنِكُمْ ۖ وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Të pyesin ty (o Muhammed), për plaçkën e luftës. Thuaj: “(Dispozitat) mbi plaçkat e luftës i përkasin Perëndisë dhe Pejgamberit”. Pranaj, druajuni Perëndisë dhe rregulloni mërrëdhëniet në mes jush dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.

Enfalquhet plaçka e luftës, të cilën Allahu i Madhëruar e ka bërë të lejuar për muslimanët. Konteksti i këtyre ajeteve është Beteja e Bedrit, ku për herë të parë, muslimanët morën plaçkë lufte të madhe prej idhujtarëve. Me këtë rast, pati disa mosmarrëveshje mes muslimanëve, prandaj ata u drejtuan tek i Dërguari i Allahut për të marrë gjykimin e tij. Atëherë, i Madhëruari shpalli ajetet:Të pyesin për plaçkën e luftës. Thuaju: “Plaçka e luftës është çështje e Allahut dhe e të Dërguarit,…” -Atyre që të pyesin ty për plaçkën e fituar në luftë, se si duhet të ndahet ajo, thuaju se kjo është çështje e Allahut dhe të Dërguarit, të cilët do të gjykojnë me drejtësi. Juve nuk ju takon që të kundërshtoni gjykimin e Zotit dhe Profetit të Tij. Nëse Allahu dhe Profeti i Tij gjykojnë për diçka, ju duhet ta pranoni me kënaqësi dhe pa asnjë diskutim gjykimin e tyre.…prandaj kijeni frikë Allahun!... -Frikësojuni Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, në shenjë dashurie, nënshtrimi e madhërimi për Të....rregulloni marrëdhëniet me njëri-tjetrin!... -Rregulloni e përmirësoni marrëdhëniet mes jush, duke mjekuar urrejtjen, largimin, pakënaqësitë, smirën etj., dhe duke kultivuar dashurinë, afrimitetin, dashamirësinë e bujarinë mes jush. Në këtë mënyrë, do të bashkoni rradhët dhe fjalën tuaj. Urrejtja dhe grindjet janë shkaktues të prishjes së unitetit mes muslimanëve. Për të rregulluar marrëdhëniet shoqërore nevojitet moral i mirë, falje dhe tolerancë ndaj gabimeve, dashuri e dhembshuri për njëri-tjetrin. Kështu bashkohen muslimanët dhe shmangen konfliktet mes tyre. Sidoqoftë, ky urdhër i mrekullueshëm që vijon i përfshin të gjitha masat për një shoqëri të shëndetshme:...dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë! -Besimtari i bindet Allahut dhe Profetit të Tij, përndryshe nuk është besimtar i vërtetë. Bindja ndaj Allahut dhe Profetit varen nga besimi në zemër: pak bindje do të thotë pak besim. Besimi mund të jetë i plotë ose jo. Prej besimit të plotë vjen suksesi dhe mirësia në çdo fushë. Allahu i Lartësuar përshkruan më poshtë besimtarët me iman të plotë:

2

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُهُۥ زَادَتْهُمْ إِيمَٰنًۭا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur të përmendet Perëndia, vërgëllojnë (nga frika dhe përulja), e kur t’u lexohen argumentet e Tij, iu shtohet thellimi në besim dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që, kur përmendet Allahu, u frikësohet zemra dhe, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. Ata kërkojnë mbështetje vetëm te Zoti i tyre. Ata e përkryejnë namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. -Në arabisht, nyja ‘el’ përpara emrit (tek ‘el mu’minûne’ – ‘besimtarë’), tregon se i emërtuari e gëzon plotësisht kuptimin e këtij emri, deri në detaje. Kësisoj, në ajet flitet për besimtarë të vërtetë, që e kanë të plotë besimin e tyre, me të gjitha detajet. Po çfarë cilësish kanë ata? Së pari, kur përmendet Allahu, atyre u frikësohet zemra, u mbushet me përunjësi e frikërespekt, e përzier me dashuri për Allahun e Madhëruar. Kjo ndjenjë shfaqet si gjurmë në veprat e tyre, sidomos duke u larguar nga haramet dhe duke ruajtur kufijtë e Zotit. Gjithashtu, kur u lexohen ajetet e Zotit, atyre u shtohet imani. Duke patur iman, ata dëgjojnë me vëmendje ajetet e Zotit dhe meditojnë rreth kuptimit të tyre. Në këtë mënyrë, imani shtohet, fuqizohet dhe pastrohet më tepër. Meditimi në Shpalljen dhe kumtet e Zotit është punë e zemrës, prandaj nuk ka dyshim se gjatë meditimit, kuptohen ose qartësohen mesazhe që më parë nuk diheshin, ose, së paku, kujtohet diçka e harruar dhe e lënë nga pakujdesia. Përveç kësaj, meditimi e nxit zemrën drejt mirësisë dhe prodhon dëshirë të zjarrtë për të arritur mirësitë që ofron bujaria e Zotit. Në të njëjtën kohë, ai sjell drojën për ndëshkimin nga Zoti, si paralajmërim për t’u larguar nga gjynahet dhe mosbindja. Të gjitha këto janë procese të brendshme të zemrës, që e shtojnë besimin, nëse vërtet ndodhin dhe kultivohen. Cilësi tjetër e tyre është se: ata i mbështeten vetëm Zotit të tyre, pa i bërë shok Atij. Ata ia lënë në dorëzim çështjet e tyre veç Allahut, qoftë kur bëhet fjalë për të arritur ndonjë të mirë, qoftë për t’u ruajtur nga ndonjë e keqe, që ka të bëjë me fenë ose me dynjanë e tyre. Ata i mbështeten veç Allahut, duke qenë të sigurt se Ai do t’ua plotësojë atë që shpresojnë. Mbështetja (el teuekkul) tek Allahu është shtysa e të gjitha veprave të besimit. Asnjë vepër e tillë nuk mund të jetë e plotë pa teuekkul. Tipar tjetër dallues është se ata falin namaz të rregullt, me të gjitha ndjenjat, fjalët dhe veprat e detyrueshme dhe të pëlqyeshme të namazit, të dukshme e të shfaqura, por edhe ato të fshehura e të brendshme, siç është përqendrimi me zemër gjatë kryerjes së tij. Madje, përqendrimi dhe punët e zemrës janë shpirti dhe thelbi i namazit. Në fund, ata e shpenzojnë pasurinë në rrugë të Allahut, qoftë duke shlyer detyrimet fetare, siç është zekati, kompensimet e ndryshme, mirëmbajtja dhe ushqimi i familjes, shërbëtorëve, vartësve etj., qoftë duke bërë vepra bamirësie të pëlqyeshme.

3

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ يُنفِقُونَ

ata që kryejnë namazin dhe japin nga pjesa e asaj që u kemi dhënë Ne.

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që, kur përmendet Allahu, u frikësohet zemra dhe, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. Ata kërkojnë mbështetje vetëm te Zoti i tyre. Ata e përkryejnë namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. -Në arabisht, nyja ‘el’ përpara emrit (tek ‘el mu’minûne’ – ‘besimtarë’), tregon se i emërtuari e gëzon plotësisht kuptimin e këtij emri, deri në detaje. Kësisoj, në ajet flitet për besimtarë të vërtetë, që e kanë të plotë besimin e tyre, me të gjitha detajet. Po çfarë cilësish kanë ata? Së pari, kur përmendet Allahu, atyre u frikësohet zemra, u mbushet me përunjësi e frikërespekt, e përzier me dashuri për Allahun e Madhëruar. Kjo ndjenjë shfaqet si gjurmë në veprat e tyre, sidomos duke u larguar nga haramet dhe duke ruajtur kufijtë e Zotit. Gjithashtu, kur u lexohen ajetet e Zotit, atyre u shtohet imani. Duke patur iman, ata dëgjojnë me vëmendje ajetet e Zotit dhe meditojnë rreth kuptimit të tyre. Në këtë mënyrë, imani shtohet, fuqizohet dhe pastrohet më tepër. Meditimi në Shpalljen dhe kumtet e Zotit është punë e zemrës, prandaj nuk ka dyshim se gjatë meditimit, kuptohen ose qartësohen mesazhe që më parë nuk diheshin, ose, së paku, kujtohet diçka e harruar dhe e lënë nga pakujdesia. Përveç kësaj, meditimi e nxit zemrën drejt mirësisë dhe prodhon dëshirë të zjarrtë për të arritur mirësitë që ofron bujaria e Zotit. Në të njëjtën kohë, ai sjell drojën për ndëshkimin nga Zoti, si paralajmërim për t’u larguar nga gjynahet dhe mosbindja. Të gjitha këto janë procese të brendshme të zemrës, që e shtojnë besimin, nëse vërtet ndodhin dhe kultivohen. Cilësi tjetër e tyre është se: ata i mbështeten vetëm Zotit të tyre, pa i bërë shok Atij. Ata ia lënë në dorëzim çështjet e tyre veç Allahut, qoftë kur bëhet fjalë për të arritur ndonjë të mirë, qoftë për t’u ruajtur nga ndonjë e keqe, që ka të bëjë me fenë ose me dynjanë e tyre. Ata i mbështeten veç Allahut, duke qenë të sigurt se Ai do t’ua plotësojë atë që shpresojnë. Mbështetja (el teuekkul) tek Allahu është shtysa e të gjitha veprave të besimit. Asnjë vepër e tillë nuk mund të jetë e plotë pa teuekkul. Tipar tjetër dallues është se ata falin namaz të rregullt, me të gjitha ndjenjat, fjalët dhe veprat e detyrueshme dhe të pëlqyeshme të namazit, të dukshme e të shfaqura, por edhe ato të fshehura e të brendshme, siç është përqendrimi me zemër gjatë kryerjes së tij. Madje, përqendrimi dhe punët e zemrës janë shpirti dhe thelbi i namazit. Në fund, ata e shpenzojnë pasurinë në rrugë të Allahut, qoftë duke shlyer detyrimet fetare, siç është zekati, kompensimet e ndryshme, mirëmbajtja dhe ushqimi i familjes, shërbëtorëve, vartësve etj., qoftë duke bërë vepra bamirësie të pëlqyeshme.

4

أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ حَقًّۭا ۚ لَّهُمْ دَرَجَٰتٌ عِندَ رَبِّهِمْ وَمَغْفِرَةٌۭ وَرِزْقٌۭ كَرِيمٌۭ

Ata, padyshim, janë besimtarë të vërtetë. Për ata ka pozita te Zoti i tyre, falje dhe dhunti fisnike.

Këta janë besimtarë të vërtetë. Ata kanë grada të larta te Zoti i tyre dhe falje e bujari prej Tij. -Ata që kanë të tilla cilësi janë besimtarë të vërtetë, sepse plotësojnë si formën e jashtme e të dukshme, që përbëjnë islamin, ashtu edhe anën e brendshme, që përfaqëson imanin. Kështu, ata plotësojnë të gjitha punët e dukshme dhe ato të padukshme. Ata kanë dituri të saktë dhe të dobishme dhe punojnë sipas saj. Ata plotësojnë detyrimet si ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu edhe ndaj krijesave të Tij. Allahu i Madhëruar përmend fillimisht punët e zemrës dhe rëndësinë e tyre, sepse ato janë baza e punëve të jashtme dhe më të rëndësishme e më dobiprurëse se ato. Ky ajet mbështet faktin se imani shtohet dhe pakësohet, forcohet dhe dobësohet. Ai shtohet duke vepruar punë të mira, në shenjë bindjeje ndaj Zotit, dhe pakësohet e dobësohet me gjynahe e me kundërshtim ndaj Zotit. Njeriu duhet që, kohë pas kohe, të përkujdeset për imanin e vet, duke e rifreskuar e përforcuar atë. Pa dyshim, ndër veprat më të rëndësishme që sjellin rinovimin e forcimin e imanit është meditimi mbi Librin e Zotit të Lartësuar, në kuptimet e kumtet e tij. Pastaj Allahu i Madhëruar flet për shpërblimin që i pret besimtarët me iman të plotë e të vërtetë:...kanë grada të larta te Zoti i tyre, si edhe falje e bujari prej Tij. -Në varësi të veprave, do të jenë edhe gradat e tyre në Xhenet, ku do të nderohen përjetësisht. Gjithashtu, për ta ka falje gjynahesh dhe furnizime bujare. Ky është shpërblimi i madh që Zoti ka përgatitur për ta në vendin e mirësisë së përjetshme. Aty Ai ka fshehur atë që sytë nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar dhe zemra nuk e ka imagjinuar. Ajeti tregon, gjithashtu, se besimtarët që nuk e kanë arritur gradën e imanit të këtyre të zgjedhurve nuk kanë për të arritur as shpërblimet e larta të tyre, edhe pse do të hyjnë në Xhenet, e do të gëzojnë atë nivel mirësish që Allahu ka rezervuar për ta.

5

كَمَآ أَخْرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيْتِكَ بِٱلْحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقًۭا مِّنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ

(Këto dispozita) janë po ashtu si atëherë, kur të nxorri ty, Zoti yt, nga shhtëpia jote, në emër të së Vërtetës. Me të vërtetë, kjo një grupi prej besimtarëve nuk u pëlqeu.

Përpara referimit të një ngjarjeje tepër të rëndësishme, siç qe Beteja e Bedrit, Allahu i Madhëruar përmendi cilësitë e besimtarëve të vërtetë. Çdo musliman e ka detyrë të pajiset me to, sepse vetëm kështu përmirësohen e përkryhen veprat e tij, ndër më të rëndësishmet e të cilave është xhihadi në rrugën e Zotit.Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. -Kuptimi: Ashtu sikurse janë të vërteta imani juaj dhe shpërblimi që Zoti do dhe jua ka premtuar, ashtu është e vërtetë edhe fakti që Zoti i Lartësuar dëshiroi që ju të dilnit në Bedër e të luftonit për të vërtetën dhe të drejtën. Kështu do Zoti dhe kështu ka përcaktuar Ai të bëhet. Dalja juaj për mbrojtjen e të vërtetës në Bedër ishte diçka që Zoti e deshi, edhe pse besimtarët menduan se nuk do të kishte luftë.Beteja e madhe e Bedrit. Gjatë muajit Ramazan të vitit të dytë hixhrij, Profeti a.s. merr informacion për kthimin nga Shami të karvanit të kurejshëve, të udhëhequr nga Ebu Sufjani, me dyzet burra. Ishte i njëjti karvan që Profeti a.s. synoi ta kapte para pak kohësh, kur kykarvan po shkonte nga Meka për në Sham. Ky karvan mbarte pasuri të mëdha të kurejshëve, prandaj Profeti a.s. nxiti muslimanët për të dalë në kërkim të tij. Në këtë luftë Profeti a.s. urdhëroi të niseshin vetëm ata që i kishin kafshët gati, dhe nuk bëri ndonjë përgatitje të madhe për të. Ai doli në krye të më shumë se treqind e dhjetë burrave. Ata kishin vetëm dy kuaj; kalin e Zubejr Ibn Auamit dhe kalin e Mikdad Ibn Esued el Kindit. Kishin gjithashtu edhe shtatëdhjetë deve, të cilat i përdornin me radhë: dy ose tre burra hipnin me radhë në një deve. Kështu, Profeti a.s., Aliu dhe Merthed Ibn Ebu Merthed el Ganeui, përdornin një deve. Zejd Ibn Harithe, i biri dhe Kebsheja, të cilët ishin shërbëtorët e Profetit a.s., i hipnin me radhë një deveje. Ebu Bekri, Omeri dhe Abdullah Ibn Auf, i hipnin gjithashtu me radhë vetëm një deveje. Në Medinë, Profeti a.s. caktoi si imam të namazeve Ibn Ummu Mektumin. Kur arriti në Reuha (një fshat 40 milje larg Medinës), Profeti a.s. e ktheu pas Ebu Lubabe Ibn Abdul Mundhirin, për ta lënë si mëkëmbës të vetin në Medinë. Flamurin e komandës së përgjithshme ia dha Musab Ibn Umejrit, ndërsa dy të tjerët: atë të muhaxhirëve ia dha Ali Ibn Ebu Talibit, kurse flamurin e ensarëve ia dorëzoi Sad Ibn Muadhit. Ndërsa në krye të forcave të prapavijës la Kajs Ibn Ebu Sa’sa’ate dhe pastaj u nis. Në Bedër morën pjesë 310-318 vetë. 86 vetë ishin muhaxhirë, 61 vetë ishin nga Eusi dhe 170 vetë nga Hazrexhi. Numri i pjesëmarrësve nga Eusi ishte më i vogël, – edhe pse ishin më të fortë se Hazhrexhi, më të ashpër në luftim dhe më të durueshëm gjatë luftës, – sepse ata jetonin në pjesën e sipërme të Medinës dhe, kur u bë thirrja për luftë, ata nuk e morën vesh. Aq më tepër që Profeti a.s. tha: “Të mos dalë askush, veç atyre që e kanë kafshën e udhëtimit gati”. Madje disa burra i kërkuan që ai t’i priste sa të shkonin dhe të përgatisnin kafshët e tyre, të cilat ndodheshin në lartësitë e Medinës, por Profeti a.s. nuk i priti. Profeti a.s. nuk ishte përgatitur për një luftë të të tilla përmasave. Allahu i Lartësuar deshi që …

6

يُجَٰدِلُونَكَ فِى ٱلْحَقِّ بَعْدَمَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى ٱلْمَوْتِ وَهُمْ يَنظُرُونَ

Ata polemizojnë me ty për të Vërtetën, e cila madje u bë e qartë, sikur t’i shpie në vdekje, e ata vdekjen e shihnin haptazi.

Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt. -Kur u bë e qartë se do të kishte luftë, disa besimtarë filluan të polemizonin me Profetin a.s, sepse nuk donin të përballeshin me armikun. Aq shumë e urrenin këtë përballje, saqë dukeshin njëlloj sikur po i çonin drejt vdekjes. Kjo qe gjendja e një pjese të tyre, ndërkohë që nuk duhej të ndodhte kështu. Ata nuk duhej të silleshin në këtë mënyrë, nëse e dinin që kjo shërbente për mbrojtjen e së vërtetës dhe, aq më tepër, ky fakt u ishte bërë tërësisht i qartë. Mëdyshja mund të ketë vend në situatat e paqarta, kur e vërteta dhe e drejta nuk dallohen lehtësisht dhe mund të ngatërrohen. Nëse gjërat janë të qarta dhe kur dihet që Zoti i do dhe ka urdhëruar për plotësimin e tyre, atëherë nuk ka më vend për ngurrim e polemika, por vetëm për bindje, nënshtrim dhe zbatim. Në fakt, kjo ndodhi veç me disa besimtarë, ndërsa pjesa tjetër nuk bënë asnjë lloj polemike dhe nuk kishin asnjë lloj pakënaqësie për takimin me armikun. Ata u përkushtuan me vullnet e dëshirë të plotë për të plotësuar urdhrin e Zotit të Lartësuar dhe të Profetit a.s. Madje edhe ata që në fillim patën ndonjë hezitim e pikëpyetje, më pas u bindën dhe Zoti i forcoi që të qëndronin të palëkundur në luftën me armikun. Nëpërmjet shkaqesh të ndryshme, Allahu i Madhëruar bëri që zemrat e tyre të qetësoheshin, sikurse do të përmendet edhe më pas. Arsyeja e daljes së muslimanëve në këtë betejë ishte ndjekja e një karvani të kurejshve me në krye Ebu Sufjan Ibn Harbi, drejtuar për në Sham. Ishte një karvan i madh, plot me gjë e me plaçkë. Sapo morën vesh se karvani po kthehej nga Shami, Profeti (a.s)organizoi muslimanët dhe doli në krye të 300 e disa burrave, të cilët kishin 70 deve, që i përdornin të gjithë me radhë dhe në të cilat mbanin edhe pajimet e tyre. Kur kurejshët në Meke dëgjuan për planin e muslimanëve, dolën për të mbrojtur karvanin e tyre, me një ushtri prej 1000 vetësh, me kalorësi e të armatosur mirë.Pasi u informua për daljen e ushtrisë së kurejshëve, Profeti a.s. zhvilloi bisedime me shokët e tij, duke e shtruar me ta çështjen e luftës. Të parët folën muhaxhirët, të cilët thanë fjalë të mira dhe me vend. Profeti a.s. u kërkoi mendim sahabëve për herë të dytë. Përsëri foli një muhaxhir. Sërish Profeti a.s. kërkoi të dëgjonte mendime prej sahabëve. Atëherë ensarët e kuptuan se ai kërkonte të dinte mendimin e tyre. Ngrihet Sad Ibn Muadhi dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut! Më duket sikur po na drejtohesh ne”? Dhe vërtet Profeti a.s. kishte për qëllim ata, sepse marrëveshja me ta ishte që ta ruanin prej çdokujt që e sulmonte, por me kusht: brenda trojeve të tyre. Atëherë Sadi iu drejtua Profetit a.s. dhe i tha: “Ndoshta ti mendon se ensarët nuk e ndiejnë për detyrë që të luftojnë jashtë trojeve të tyre? E pra, unë po flas në emër të ensarëve, dhe po të përgjigjem për ta: Drejtohu nga të duash, ndërprit lidhjet me kë të duash, merr prej pasurive tona sa të duash dhe na jep çfarë të duash, – dhe dije se të marrësh prej nesh është më e dashur për ne sesa të mos marrësh; çdo urdhër që ta japësh, ne kemi për të qenë ndjekës dhe zbatues të tij! Betohem në Allah, edhe …

7

وَإِذْ يَعِدُكُمُ ٱللَّهُ إِحْدَى ٱلطَّآئِفَتَيْنِ أَنَّهَا لَكُمْ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيْرَ ذَاتِ ٱلشَّوْكَةِ تَكُونُ لَكُمْ وَيُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُحِقَّ ٱلْحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَيَقْطَعَ دَابِرَ ٱلْكَٰفِرِينَ

(Kujtoje) kur Perëndia ju premtoi njërën prej dy grupeve, që me ët vërtetë, ajo të jetë e juaja. E ju dëshiruat që ajo e paarmatosura të jetë e juaja; e Perëndia dëshiron ta forcojë të vërtetën me fjalë të Tij dhe mohuesve t’u zhdukë rrënjët,

Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit... -Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve njërën nga dy mirësitë: ose karvanin me gjithë plaçkën e tij, ose luftën dhe triumfin mbi armikun. Besimtarët e dëshironin më shumë karvanin dhe plaçkën e tij, për shkak të varfërisë dhe nevojës së madhe që kishin në atë kohë dhe sepse kjo alternativë qe më pak e vështira. Por Allahu i Madhëruar dëshironte diçka më të lartë dhe më të mirë sesa ajo që synonin ata. Ai donte që t’u dhuronte fitoren mbi idhujtarët, si edhe poshtërimin e zhdukjen e krerëve të kufrit....por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,... -Allahu deshi që të shfaqej e vërteta e të triumfonte. Duke ndihmuar të dashurit e Tij, i Madhëruari donte të tregonte se cila qe e vërteta nga njëra anë, dhe të çrrënjoste të kotën nga ana tjetër. Gjithashtu, Allahu donte t’u tregonte besimtarëve shenjat e madhështisë së Tij dhe format e ndihmës që do t’u jepte, të cilat ata kurrë nuk i kishin imagjinuar.

8

لِيُحِقَّ ٱلْحَقَّ وَيُبْطِلَ ٱلْبَٰطِلَ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْمُجْرِمُونَ

për ta forcuar të Vërtetën (Islamizmin) dhe ta zhdukë gënjeshtrën, edhe sikur madje ta urrenin mëkatarët.

...Të forconte të vërtetën e të çrrënjoste të kotën, edhe pse keqbërësit e urrejnë këtë. -Allahu donte të forconte të vërtetën dhe të asgjësonte të kotën, nëpërmjet fakteve dhe argumenteve.

9

إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَٱسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّى مُمِدُّكُم بِأَلْفٍۢ مِّنَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ مُرْدِفِينَ

(Kujtoje) kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti jua, e Ai ju përgjegj: “Unë do t’jundihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”.

Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” -Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj kur, në çastin e vështirë të përballjes me armikun, ju i luteshit dhe i përgjëroheshit Atij, dhe Ai ju përgjigj lutjeve tuaja. Përgjigjja erdhi me disa mënyra. Së pari, Allahu premtoi se do t’i ndihmonte me 1000 melekë njëri pas tjetrit. Kjo qe si përgëzim për shpirtin dhe qetësim për zemrat e besimtarëve, me qëllim që ta kuptonin mirë se fitorja është vetëm në dorë të Allahut e jo në varësi të numrit e përgatitjes luftarake.

10

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ وَلِتَطْمَئِنَّ بِهِۦ قُلُوبُكُمْ ۚ وَمَا ٱلنَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Perëndia e bëri këtë vetëm sihariq, që të qetësohen zemrat tuaja me të. E ndihma është vetëm nga Perëndia. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. Ndihma vjen vetëm prej Allahut. Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Allahu është El Aziz - Mbizotëruesi, Ngadhënjimtari që nuk mund të mposhtet kurrë, por që sundon e nënshtron gjithçka, pavarësisht fuqisë dhe epërsisë që mohuesit kanë në numër e pajisje luftarake mbi muslimanët. Allahu është El Hakim - i Urtë, që vendos me urtësi shkaqet dhe rrugët e realizimit të çdo gjëje dhe Ai që vendos çdo gjë në vendin e vet. Mënyrë tjetër e ndihmës dhe forcimit të besimtarëve, si përgjigje e lutjes së tyre, ishte edhe:

Al-Anfaal 8:10Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.