Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 81–90 of 206

81

إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهْوَةًۭ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِ ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌۭ مُّسْرِفُونَ

Ju, me pasion (epsh) i çaseni meshkujve në vend të femrave. Ju, me të vërtetë, jeni popull që e teproni me të këqia!”

“Ju, të shtyrë nga epshi, josheni nga burrat e largoheni nga gratë. Ju jeni vërtet njerëz që keni kaluar çdo kufi!” - Si u largoheni femrave, të cilat i Madhëruari i krijoi për ju, në mënyrë të tillë që të josheni nga njëri-tjetri?! Si braktisni gruan, këtë krijesë të bukur, që plotëson aq mirë dhe pastër dëshirat tuaja, dhe ju tërheq diçka e pështirë dhe e ulët, që është venddalja e jashtëqitjes së trupit?! Atë që keni qejf ju të vjen turp e ndot edhe ta përmendësh, e jo më të joshesh pas saj. Kjo ndodh sepse:

Al-A'raaf 7:81Listen in Qur'an →
82

وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓا۟ أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌۭ يَتَطَهَّرُونَ

E, përgjegjia e popullit të tij ishte: “Dëboni ata nga vendbanimi jua! Ata janë njerëz që pastrohen shumë”.

Por përgjigjja e popullit të tij qe vetëm kjo: “Dëbojini ata nga vendi! Ata janë njerëz që ruhen shumë.” - Dëbojini, sepse ata nuk pranojnë që të veprojnë kështu si ne. Në fakt, ata i urrenin për besimin e tyre, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata i keqtrajtonin (besimtarët) sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Dhe Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!" [Buruxh 8, 9].

Al-A'raaf 7:82Listen in Qur'an →
83

فَأَنجَيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ كَانَتْ مِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ

E, Na e kemi shpëtuar atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që humbën. –

Por Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, veç së shoqes. Ajo qe nga ata që mbeti prapa. - Gruaja e Lutit mbeti me ata që do të ndëshkoheshin. Allahu i Madhëruar e urdhëroi profetin Lut që, së bashku me familjen e tij, të largohej gjatë natës, sepse në mëngjes do të vinte ndëshkimi. Dhe Luti ashtu bëri, u largua bashkë me familjen, përveç gruas së tij, e cila mbeti me të këqijtë.

Al-A'raaf 7:83Listen in Qur'an →
84

وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًۭا ۖ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُجْرِمِينَ

Dhe mbi ta lëshuam shi – rrëbesh (gurësh), e shiko si përfunduan mëkatarët!

Ne lëshuam mbi ata një rrebesh gurrësh. - Allahu i Madhëruar lëshoi mbi ta një shi me gurë të ndezur. Pastaj i përmbysi tërësisht, duke e zhdukur sipërfaqen e vendbanimit të tyre.Atëherë shih si qe fundi i keqbërsve!- Fundi i tyre ishte ndëshkim i ashpër e poshtërim i përjetshëm.

Al-A'raaf 7:84Listen in Qur'an →
85

وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًۭا ۗ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ ۖ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ فَأَوْفُوا۟ ٱلْكَيْلَ وَٱلْمِيزَانَ وَلَا تَبْخَسُوا۟ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَٰحِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Dhe Na (ia dërguam) popullit të Medjenit, vëllain e tyre – Shuajbin e ai tha: “O populli im! Adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Madje, me të vërtetë, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: Plotësoni matjen dhe peshimin e mos iu cungoni njerëzve sendet. Mos bëni ngatërresa në Tokë, pasi në të është vënë rregull. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë!

Edhe në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. -Për popullin e njohur të Medjenit u dërgua profeti Shuajb, i cili ishte me ta vëlla nga gjaku. Shuajbi i ftoi ata të adhuronin Allahun e Lartësuar si Një të Vetëm dhe të Pashoq dhe, në mënyrë të veçantë, i këshillonte që të masnin dhe peshonin drejt e të mos cenonin të drejtat e njerëzve. Me butësidhe urtësi u thoshte:Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. Tani ju ka ardhur Shenjë e qartë nga Zoti juaj. Matni dhe peshoni me saktësi! Mos i nënçmoni pasuritë e njerëzve dhe mos shkaktoni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj! -Ai i këshillonte që të mos bëheshin shkatërrues në tokë, duke bërë gjynahe dhe duke shkelur kufijtë e Allahut të Madhëruar. Zbatimi i porosive dhe ligjeve të Zotit është gjëja më e mirë për shoqërinë, sikur njerëzit të logjikonin drejt:Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë. - Lënia e gjynaheve dhe zbatimi i porosive të Zotit sjellin vetëm mbarësi. Kjo është më e mirë se kryerja e veprave që e zemërojnë të Madhërishmin dhe sjellin ndëshkimin e Zjarrit.

Al-A'raaf 7:85Listen in Qur'an →
86

وَلَا تَقْعُدُوا۟ بِكُلِّ صِرَٰطٍۢ تُوعِدُونَ وَتَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ بِهِۦ وَتَبْغُونَهَا عِوَجًۭا ۚ وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلًۭا فَكَثَّرَكُمْ ۖ وَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُفْسِدِينَ

Dhe mos rrini në pusi në çdo rrugë, duke frikësuar dhe duke penguar nga rruga e Perëndisë ata që besojnë në Te, duke kërkuar shtrembërimin e saj! Dhe mendoni, kur ishit pak në numër, e Ai ju shumoi. Shikoni si përfundojnë ngatërrestarët!

Mos zini pusi në rrugë, mos kërcënoni... -Mos u zini njerëzve pusi në rrugë dhe mos i kërcënoni ata për tu marrë atë që u takon atyre....dhe mos i pengoni nga udha e Allahut njerëzit që besojnë në Të, duke ua paraqitur si udhë të gabuar! - Mos pengoni nga rruga e Allahut ata që duan të besojnë, duke u përpjekur ta paraqisni atë si rrugë të keqe! Këtë e bëni thjesht të shtyrë nga pasioni për poshtërsira, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Ju duhet të ndiqni fenë e Allahut, të cilën Ai e vendosi për robërit e Tij, që të jetojnë sipas saj. Ajo është rruga e vetme që të çon në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe shpërblimin e përjetshëm në Xhenetin e Tij. Me fenë e Tij, Zoti dëshiron t’i mëshirojë njerëzit, prandaj ajo e meriton që të mbështetet e jo të pengohet në përhapjen e saj. Ky do të ishte mohim i mirësive të Allahut dhe shprehje e armiqësisë ndaj Tij, prandaj mos pengoni të tjerët nga rruga e Zotit! Madje duhet të përkushtoheni për të qenë mirënjohës ndaj Tij për gjithçka që ju ka dhuruar.Kujtoni sa pak keni qenë dhe se si Ai ju shumoi! -Ai ju begatoi me gra dhe pasardhës të shumtë, duke ju shumuar e fuqizuar si popull i shëndetshëm. Nuk ju sprovoi me sëmundje a epidemi shfarosëse dhe as me ndonjë armik, që mund t’ju shuante apo t’ju shkulte nga vendi juaj. Përkundrazi, Zoti ju begatoi me mirësi, begati e paqe dhe ju shtoi në numër.Shihni si ka qenë fundi i atyre që përhapnin shkatërrimin! - Nëse shikoni fundin e tyre, do të kuptoni se nuk u vleu aspak numri i madh dhe bashkimi mes njëri-tjetrit. Ata nuk mbahen mend aspak për mirë. Në këtë jetë u mallkuan, ndërsa në jetën tjetër i pret ndëshkimi poshtërues dhe i dhembshëm.

Al-A'raaf 7:86Listen in Qur'an →
87

وَإِن كَانَ طَآئِفَةٌۭ مِّنكُمْ ءَامَنُوا۟ بِٱلَّذِىٓ أُرْسِلْتُ بِهِۦ وَطَآئِفَةٌۭ لَّمْ يُؤْمِنُوا۟ فَٱصْبِرُوا۟ حَتَّىٰ يَحْكُمَ ٱللَّهُ بَيْنَنَا ۚ وَهُوَ خَيْرُ ٱلْحَٰكِمِينَ

Nëse, një grup i juaj beson në profetninë time, a një grup tjetër nuk beson, duroni, derisa Perëndia të gjykojë në mes nesh, se Ai është gjykatësi më i mirë!”

Disa prej jush besojnë në mesazhin që përcjell unë e disa të tjerë nuk besojnë,.... -Ata që nuk e besuan ishin shumica e popullit....prandaj duroni derisa Allahu të na gjykojë! Ai është Gjykatësi më i mirë.” - Allahu ndihmon vetëm ata që janë me të vërtetën, ndërsa penguesit e saj dhe mbështetësit e kotësisë i godet me ndëshkim.

Al-A'raaf 7:87Listen in Qur'an →
88

۞ قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَنُخْرِجَنَّكَ يَٰشُعَيْبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَكَ مِن قَرْيَتِنَآ أَوْ لَتَعُودُنَّ فِى مِلَّتِنَا ۚ قَالَ أَوَلَوْ كُنَّا كَٰرِهِينَ

E paria e popullit të tij, ata që madhëroheshin thanë: “O Shuajb, na, me të vërtetë, do të dëbojmë ty dhe ata që kanë besuar me ty, nga vendbanimi ynë, ose do të ktheheni ju në fenë tonë”. (Shuajbi) tha: “A ngjanë, edhe pasi ta urrejmë atë!?

Paria arrogante e popullit të tij tha:... -Udhëheqësit dhe fisnikët e popullit ishin të dehur në pasionin e tyre. Kur iu paraqit e vërteta dhe u ftuan që ta pranojnë e të jetojnë sipas saj, ata e gjykuan si të papranueshme, sepse binte ndesh me dëshirat dhe shfrenimin e tyre. Kështu, me arrogancë, i drejtohen profetit Shuajb dhe i thonë:“O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë! Ndryshe, do t'ju dëbojmë nga qyteti - ty dhe ata që të besojnë ty.” -Kështu, ata demonstruan egërsi ndaj besimtarëve, duke mos pyetur për asnjë lloj norme, qoftë fetare, fisnore apo çfarëdo norme tjetër. Ata ndoqën mendjen e tyre të sëmurë. Ata e vunë Profetin dhe besimtarët para një zgjedhje të tillë: ose besoni atë që besojmë ne, ose do t’ju dëbojmë nga vendi ynë. Shuajbi (a.s.) përpiqej t’i ftonte atë në rrugën e Zotit, duke shpresuar që ata të logjikonin drejt, ndërsa ata i dhanë ultimatumin për t’u larguar nga atdheu i tyre, të cilin besimtarët e meritonin më tepër që ta gëzonin. I çuditur nga ky veprim, Shuajbi u drejtohet me ca fjalë, që t’i bënte të logjikonin si duhet.Ai tha: “Edhe pse e urrejmë atë? - A t’ju pasojmë në fenë e kotë, kur ne e urrejmë atë, sepse jemi të bindur për pavlefshmërinë e saj? Kjo është vërtet një ftesë e pakuptimtë. Në fakt, do të ishte e pranueshme që në atë fe të ftohej dikush që kishte njëfarë pëlqimi për të. Ndërsa dikush i cili e shfaq haptazi urrejtjen ndaj kësaj feje dhe besimi të pa bazë si dhe qortimin e fortë e me argument të qartë ndaj atyre që e pasojnë atë, është tejet e pa llogjikshme që të ftohet për ta pasuar atë.

Al-A'raaf 7:88Listen in Qur'an →
89

قَدِ ٱفْتَرَيْنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنْ عُدْنَا فِى مِلَّتِكُم بَعْدَ إِذْ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنْهَا ۚ وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَا ۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَىْءٍ عِلْمًا ۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلْنَا ۚ رَبَّنَا ٱفْتَحْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ قَوْمِنَا بِٱلْحَقِّ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْفَٰتِحِينَ

Na, me të vërtetë, do t’i bënim Perëndisë gënjeshtër, nëse kthehemi në fenë tuaj, pasi që Perëndia na shpëtoi nga ajo. Na nuk mund të kthehemi në të, përpos, nëse don Perëndia, Zoti ynë. Zoti ynë me dijeninë e Tij i përfshinë të gjitha. Na, te Perëndia mbështetemi. O Zoti ynë, gjyko Ti drejt në mes nesh dhe popullit tonë! Ti je gjykatësi më i mirë”.

Nëse do të ktheheshim në fenë tuaj, pasi Allahu na shpëtoi prej saj, atëherë vërtet do të shpifnim gënjeshtra kundër Allahut. -Nëse ne do të pajtoheshim me fenë tuaj, ndërkohë që Allahu i Lartësuar na shpëtoi prej saj, atëherë ne do të ishim mashtrues, që shpifin ndaj Allahut të Lartësuar. Ju jeni dëshmitarë se ne kurrë nuk kemi për ta bërë diçka të tillë. Ne jemi të bindur se nuk ka shpifje më të madhe për Allahun, sesa pretendimi se Ai ka partnerë të barabartë. Allahu është Një i vetëm dhe i pashoq, tek i Cili të gjitha krijesat kthehen dhe i luten për nevojat e tyre. Allahu është absolut në zotërimin e Tij. Ai nuk ka nevojë për fëmijë dhe bashkëshorte. Allahu është i Lartësuar, i Madhërishëm dhe nuk i ka lënë pjesë askujt në pushtetin dhe mbretërimin e Tij.Ne nuk mund të kthehemi kurrë në të, nëse nuk dëshiron Allahu, Zoti ynë. - Është tërësisht e papranueshme për ata që janë si ne që të kthehen në fenë ku ju i ftoni. Kështu, Shuajbi u preu atyre çdo shpresë se mund të pasonte fenë e tyre, dhe këtë e bëri me disa mënyra. Një herë u tha se nuk e pëlqente atë besim të bazuar mbi shirk, duke e përshkruar atë si shpifje ndaj Allahut të Lartësuar. Madje, ai u deklaroi se, nëse pasonte fenë e tyre të kotë, ai do të bëhej mashtrues. Gjithashtu, profeti Shuajb deklaroi se ishte tejet mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar, që e shpëtoi dhe e ruajti nga besimi i tyre. Më pas, ai tha se kthimi në atë fe, pasi Allahu e kishte udhëzuar, ishte një çështje e pamundur. E si mund të kthehen në një besim të kotë ato zemra që janë të mbushura me madhërimin e Allahut të Lartësuar dhe me nënshtrim ndaj Tij?! Ato dëshmojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar i pashoq dhe se të gjitha adhurimet duhet t’i kushtohen vetëm Atij. Ndërsa idhujt apo perënditë e idhujtarëve janë kotësi dhe marrëzi, të cilat nuk mund të zënë vend kurrë në zemrat e besimtarëve. Ndërsa kur bëhet fjalë për pushtetin absolut të Allahut të Lartësuar, besimtarët tregohen me një edukatë dhe përunjësi të veçantë. Ata dëshmojnë se asgjë nuk del jashtë dëshirës dhe vullnetit të Allahut të Lartësuar, duke dëshmuar në këtë mënyrë besimin e tyre të pastër në pushtetin absolut të Tij. Me fjalë të tjera, edhe pse ata janë tërësisht të bindur për saktësinë e besimit të tyre të pastër, edhe pse i urrejnë besimet e kota, ata nuk thonë se do të kryejnë apo jo një veprim, pa e lidhur këtë me dëshirën dhe vullnetin suprem të Allahut të Lartësuar. Prandaj, plot edukatë dhe përunjësi, ata thanë në fund: “...nëse nuk dëshiron Allahu, Zoti ynë.”. Askush nuk mund të dalë jashtë vullnetit të Allahut të Lartësuar, që bazohet në diturinë dhe urtësinë e Tij.Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e Vet gjithçka. Ne i mbështetemi vetëm Allahut. -Allahu i Lartësuar di gjithçka që rregullon gjendjen e njerëzve dhe për çdo gjë që i dëmton ata. Dhe pikërisht me këtë dituri, Ai përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre, prandaj dhe ne vetëm Allahut i mbështetemi, që Ai të na forcojë në rrugën e drejtë dhe të na ruajë nga çdo devijim në rrugët që të çojnë në zjarrin e Xhehenemit. Ne jemi të bindur se kushdo që i mbështetet Allahut, do të mjaftohet me Allahun, i Cili ka për t'ia lehtësuar si çështjet e fesë, ashtu edhe të …

Al-A'raaf 7:89Listen in Qur'an →
90

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعْتُمْ شُعَيْبًا إِنَّكُمْ إِذًۭا لَّخَٰسِرُونَ

E, paria e popullit të tij, ata që nuk kanë besuar, u thanë (atyre që kanë besuar): “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë, me siguri, do të jeni të humbur”.

Krerët mohues të popullit të tij thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë do të humbni me siguri.” - Duke u përpjekur të ndalonin njerëzit nga pasimi i profetit Shuajb, ata filluan të nxirrnin fjalë, që nuk ishin gjë tjetër, veçse shprehje e arrogancës dhe vetëmashtrimit të tyre. E si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ata e konsideronin rrugën e Profetit si dështim?! Aq të zhytur dhe të vetëkënaqur ishin në këtë mosbesim, saqë nuk e hetonin fare se e dështuar ishte pikërisht rruga e tyre. Këtë të vërtetë ata e provuan tërësisht kur i goditi ashpër ndëshkimi i Allahut:

Al-A'raaf 7:90Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.