Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 71–80 of 206

71

قَالَ قَدْ وَقَعَ عَلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ رِجْسٌۭ وَغَضَبٌ ۖ أَتُجَٰدِلُونَنِى فِىٓ أَسْمَآءٍۢ سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَٰنٍۢ ۚ فَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُنتَظِرِينَ

Ai tha: “Në ju ka rënë dënimi dhe zemrimi i Zotit tuaj. A doni të polemizoni me mua për emrat (e putave tuaj), të cilët ua keni dhënë ju dhe prindërit tuaj, e për të cilat, Perëndia nuk u ka sjellë kurrfarë argumentesh. Pra, pritni, se edhe unë po pres me ju!”

Ai tha: “Mbi ju tashmë ka rënë dënimi dhe zemërimi i Zotit tuaj. - Ndëshkimi tashmë është bërë i pashmangshëm, sepse janë plotësuar të gjitha shkaqet e tij. Çasti i zbatimit të dënimit është shumë pranë.A polemizoni me mua për disa emra, që vetë ju dhe prindërit tuaj i keni vënë.... -Si është e mundur që ju polemizoni me mua për gjëra të paqena, për puta e statuja që ju i quani perëndi, por që nuk kanë asnjë lidhje me madhështinë dhe pushtetin? Ata nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej e as në tokë. Ata janë thjesht emra, që ju dhe të parët tuaj i keni shpikur. Ju nuk keni asnjë argument nga Zoti për ta....e për të cilët Allahu nuk ka shpallur asnjë fakt? -Nëse ata do të kishin vërtet diçka hyjnore, Allahu do të kishte sjellë ndonjë argument mbështetës për ta. Fakti që Allahu i Madhëruar nuk ka shpallur asnjë lloj argumenti të tillë dëshmon se ata janë të pavërtetë dhe thjesht trillime. Nuk ka çështje që u nevojitet krijesave, - e sidomos kur bëhet fjalë për çështje madhore, sikurse është adhurimi dhe i adhuruari, - që Allahu i Madhëruar të mos e ketë sqaruar në shpalljet e tij. Për çështje të tilla, Ai ka sjellë argumente të qarta dhe fakte të pamohueshme.Prisni, atëherë se edhe unë jam duke pritur bashkë me ju!” - Prisni ndëshkimin e paralajmëruar të Plotfuqishmit, që është gati të godasë ashpër mbi ju. Edhe unë do të pres së bashku me ju, por ka një ndryshim të madh mes nesh. Ju prisni t'ju godasë ndëshkimi i të Madhërishmit, ndërsa ne presim fitoren, çlirimin dhe shpërblimin bujar prej Tij. Edhe i Madhëruari bën dallimin mes dy grupeve, duke thënë më pas:

Al-A'raaf 7:71Listen in Qur'an →
72

فَأَنجَيْنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍۢ مِّنَّا وَقَطَعْنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا ۖ وَمَا كَانُوا۟ مُؤْمِنِينَ

Dhe Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, me mëshirën Tonë. E, i shfarosëm të gjithë ata, që i përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk besuan.

Me mëshirën Tonë, Ne i shpëtuam Hudin dhe të gjithë besimtaët që ishin me të... -I Gjithëmëshirshmi i shpëtoi Hudin (a.s) dhe të gjithë besimtarët që ishin me të, me mëshirën e Tij. Ishte pikërisht Allahu që i udhëzoi ata në fenë e drejtë, dhe kështu ata fituan mëshirën e Tij dhe shpëtuan nga ndëshkimi i Tij....dhe ua premë rrënjët atyre që kundërshtuan Argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë. -Ndëshkimi i ashpër nuk la gjallë asnjë prej tyre. I Madhëruari dërgoi mbi ta një furtunë shkretuese, e cila kudo që kalonte e çdo gjë që prekte e shndërronte në pluhur e rërë. Kështu, ata u shfarosën dhe më pas ngelën vetëm rrënojat e vendbanimeve të tyre. Ky qe përfundimi i atyre që u paralajmëruan dhe iu paraqitën shumë argumente bindëse, por ata i shpërfillën dhe i mohuan. Ata nuk denjuan të respektonin shpalljet e Allahut duke u bindur e duke i zbatuar ato. Ata u urdhëruan të përqafonin fenë e drejtë, por rrefuzuan me arrogancë e shpërfillje, prandaj morën atë ndëshkim poshtërues. Në suren Hud, i Madhërishmi thotë: “Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qofshin të shkatërruar Adët, populli i Hudit!" [Hud 60]. Ndërsa në këtë ajet thotë:...dhe ua premë rrënjët atyre që kundërshtuan Argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë. - Ata nuk kishin aspak besim në zemër, por mohonin me këmbëngulje e mendjemadhësi dhe përhapnin shkatërrimin.

Al-A'raaf 7:72Listen in Qur'an →
73

وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَٰلِحًۭا ۗ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ ۖ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمْ ءَايَةًۭ ۖ فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِىٓ أَرْضِ ٱللَّهِ ۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍۢ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Dhe (Na, ia dërguam popullit) themudit – vëllaun e tyre – Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Perëndinë, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Madje, me të vërtetë, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: kjo deve e Perëndisë për ju, është një mrekulli. Lëreni të kullosë në tokën e Perëndisë dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju pret ndëshkimi i ashpër!

Te populli i Themudit dërguam vëllanë e tyre, Salihun... - Themudët ishin një popull i njohur që jetonin në El Hixhër, zonën rreth Hixhazit, në Gadishullin Arabik. Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), i cili i ftoi në monoteizëm dhe për largim ngaidhujtaria....Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. -Ftesa e profetit Salih (a.s.) ishte e njëjtë me atë të të gjithë vëllezërve të tij profetë: të adhurohet vetëm Allahu si Zot, sepse vetëm Ai e meriton të adhurohet me sinqeritet. Për këtë çështje kaq të rëndësishme, ai u solli atyre fakte e argumente të shumta nga Allahu i Madhërishëm.Tani ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti juaj. - I Madhëruari u solli një ngjarje të jashtëzakonshme, një mrekulli të madhe. Ajo ishte një shenjë qiellore, që nuk mund të vinte prej njeriut. Pastaj Profeti shpjegoi se çfarë ishte kjo mrekulli prej Zotit:Kjo deve është Shenjë për ju. - Kjo ishte një deve e mrekullueshme dhe tejet e rëndësishme, aq sa i Madhëruari e quajti "nakatull-llahi" "deveja e Allahut". Ajo shërbente si një shenjë madhështore e vërtetësisë së Shpalljes së Zotit dhe sinqeritetit të Profetit të Tij Salih. Allahu i Madhëruar urdhëroi që kjo deve të trajtohej në mënyrë të veçantë. Kështu, në një ajet tjetër tregohet: “Ai tha: “Kjo është deveja. Ajo do të pijë në një ditë të caktuar, kurse ju një ditë tjetër.” Ata kishin një burim me ujë të bollshëm, që edhe sot njihet si Burimi i Devesë. Ata u urdhëruan që atë burim një ditë ta përdornin ata dhe një ditë tjetër të ishte tërësisht në shërbim të devesë. Megjithatë, ditën që ata nuk do të merrnin ujë prej burimit, mund të ushqeheshin me qumështin e asaj deveje të begatshme. Përveçse si mrekulli, kjo do të shërbente edhe si shenjë kujtuese për detyrimet ndaj Zotit dhe bindjen ndaj Tij. Profeti i porositi ata duke u thënë:Lëreni atë të lirë të kullotë në tokën e Allahut dhe kini kujdes të mos e lëndoni aspak, sepse pastaj do të pësoni një dënim të dhembshëm! - Ju nuk jeni të detyruar që të siguroni ushqimin e saj. Thjesht, lëreni të hajë në tokën e Zotit dhe mos e lëndoni. Nëse e dëmtoni atë, mbi ju do të godasë dënimi i dhembshëm i Zotit të Plotfuqishëm.

Al-A'raaf 7:73Listen in Qur'an →
74

وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعْدِ عَادٍۢ وَبَوَّأَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ تَتَّخِذُونَ مِن سُهُولِهَا قُصُورًۭا وَتَنْحِتُونَ ٱلْجِبَالَ بُيُوتًۭا ۖ فَٱذْكُرُوٓا۟ ءَالَآءَ ٱللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ

Dhe kujtohuni, ai juve ju bëri zëvendës pas Adit dhe ju vendosi në Tokë; në rrafshinat e saj po ngritni pallate, e në kodrina po gëdhendni shtëpia. Kujtoni të mirat e Perëndisë dhe mos bëni çrregullime në faqe të Dheut!”

Dhe kujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adëve dhe ju dha vendbanime në tokë! Nëpër rrafshina ju ndërtuat kështjella, kurse nëpër male gdhendët shtëpi. -Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj mbi ju, kur ju mundësoi të lëvizni e shfrytëzoni tokën e Tij. Ai ju dha sundim të plotë në tokën që më parë i takonte popullit të fuqishëm dhe të pashembullt të Adëve, të cilët i Plotfuqishmi i shkatërroi dhe shfarosi. Allahu ju vendosi në tokë dhe ju mundësoi çdo rrugë e mjet për të lëvizur në të dhe për të shfrytëzuar hapësirat e saj. Në fushat e bukura ju ngritët kështjella të larta dhe të fortifikuara. Ndërsa malet e larta ju i gdhendët, duke i bërë shtëpi. Edhe sot e kësaj dite kanë mbetur shumë gjurmë të këtij populli të habitshëm, siç janë shtëpitë e tyre të gdhendura në faqet e maleve, dhe ashtu do të mbesin, për sa kohë do të jenë malet, si dëshmi për njerëzit.Kujtoni të mirat e Allahut e mos u bëni shkatërrimtarë në tokë!”. - Kujtoni mirësitë e panumërta të Allahut, pushtetin, forcën, rizkun dhe begatitë, që Ai ju dhuroi! Mos përhapni shkatërrim në tokën e Tij! Dijeni se toka shkatërrohet me gjynahe e mosbindje ndaj Zotit! Gjynahet i largojnë dhe i shkatërrojnë mirësitë që zotëron njeriu. Prandaj ruajini këto mirësi, duke qenë mirënjohës për to dhe duke e shprehur mirënjohjen përmes bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij si Një i vetëm!

Al-A'raaf 7:74Listen in Qur'an →
75

قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لِلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوا۟ لِمَنْ ءَامَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَٰلِحًۭا مُّرْسَلٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ ۚ قَالُوٓا۟ إِنَّا بِمَآ أُرْسِلَ بِهِۦ مُؤْمِنُونَ

E, paria e popullit të tij, ata që madhëroheshin, u thanë besimtarëve, të cilët i konsideronin për të dobët: “A dini ju që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Na, me të vërtetë, besojmë në të gjitha ato, që i janë shpallë atij”.

Krerët arrogantë të popullit u thanë atyre që i konsideronin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini vërtet se Salihu është i dërguar i Zotit të tij?” -Paria e popullit të Themudëve, të cilët u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës, u thanë disa fjalë njerëzve të dobët e pa mbështetje. Por duke qenë se jo të gjithë të dobëtit dhe të varfrit pa mbështetje ishin besimtarë, i Lartësuari e përcakton se ata iu drejtuan atyre të dobtëve dhe të varfërve që e kishin besuar Profetin dhe Shpalljen e Tij. Kështu, ata iu drejtuan këtij grupi besimtarësh duke i pyetur: “A e dini me siguri se Salihu është i dërguar nga Zoti? A jeni të bindur se Salihu është i sinqertë, apo është mashtrues?” Përgjigjja e besimtarëve ishte:Ata thanë: “Po, ne besojmë në mesazhin e tij.” - Ne e besojmë me siguri të plotë mesazhin që ai sjell nga Allahu i Madhëruar. Ai na fton në adhurimin e Allahut si Një Zot i Vetëm dhe i Pashoq, përmes zbatimit të urdhëresave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij. Çdo kumt që ai e sjell prej Zotit ne e besojmë dhe jemi të bindur për vërtetësinë e tij.

Al-A'raaf 7:75Listen in Qur'an →
76

قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا بِٱلَّذِىٓ ءَامَنتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Ata që madhëroheshin thanë: “Na nuk besojmë në atë që besoni ju”.

Kryeneçët thanë: “Ne nuk e besojmë atë që besoni ju.” - Ata i pengoi mendjemadhësia, që të besonin dhe t’i nënshtroheshin të vërtetës, të cilën e besuan njerëzit e thjeshtë. Për këtë arsye, ata ndërmorën ato veprime të shëmtuara, që do të sillnin më pas ndëshkimin e rëndë mbi ta:

Al-A'raaf 7:76Listen in Qur'an →
77

فَعَقَرُوا۟ ٱلنَّاقَةَ وَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ وَقَالُوا۟ يَٰصَٰلِحُ ٱئْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ

Dhe therrën devën e nuk e përfillën urdhërin e Perëndisë së tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë që na premton, nëse je pejgamberë!”

Pastaj e therën devenë, duke shkelur me arrogancë urdhrin e Zotit të tyre.... -Ata e therën dhe e gjymtuan devenë, për të cilën ishin urdhëruar që të mos e lëndonin asnjë grimë, sepse në të kundërt i priste një dënim i dhembshëm. Në këtë mënyrë, ata treguan arrogancën dhe ngurtësinë e zemrave të tyre kundrejt urdhëresave të Allahut të Madhëruar, duke merituar një ndëshkim, që askush tjetër më parë nuk e kish provuar. Përveç shkeljes së urdhrit të Zotit, ata, paturpësisht dhe si për ta sfiduar Profetin e Zotit, thanë:dhe thanë: “O Salih! Hajde e bëji realitet kërcënimet e tua, nëse je vërtet i dërguar(i Allahut)!” - Të mjerët ata! As që i kushtuan rëndësi krimit që bënë, përkundrazi, të fryrë me mendjemadhësinë e tyre, guxuan t’i thoshin Profetit të tilla fjalë të poshtra. Atëherë, Profeti i Zotit, sikurse përmendet në një ajet tjetër, iu përgjigj: “Dëfreni në vendin tuaj për tri ditë! Ky është një kërcënim që nuk mund të hidhet poshtë.” [Hud 65]. E cili qe përfundimi i tyre? Thotë i Madhëruari:

Al-A'raaf 7:77Listen in Qur'an →
78

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دَارِهِمْ جَٰثِمِينَ

Dhe ata i goditi një tërmet katastrofal e mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre.

Kështu tërmeti i përfshiu papritur dhe në mëngjes u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma. - Në mëngjes, ata u gdhinë të gjunjëzuar si kufoma të ngrira. Kështu, Allahu i Madhërishëm i shfarosi të gjithë, pa lënë asnjë gjallë. Pas këtij ndëshkimi, profeti Salih u ktheu shpinën dhe, duke dënuar mohimin e tyre, tha:

Al-A'raaf 7:78Listen in Qur'an →
79

فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰقَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَالَةَ رَبِّى وَنَصَحْتُ لَكُمْ وَلَٰكِن لَّا تُحِبُّونَ ٱلنَّٰصِحِينَ

Ai (Salihu), u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Unë ua kam sjellë urdhërin e Zotit tim dhe ju kam këshilluar, por ju nuk i doni ata që këshillojnë”.

Ai (Salihu)u ktheu shpinën atyre dhe u tha: “O populli im! Unë jua kumtova mesazhin e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillët këshilluesit.”. - Unë jua komunikova qartë, me dashamirësi e përkushtim të gjithë mesazhin e Zotit për ju. Unë shfrytëzova çdo mundësi për t’ju sjellë në udhën e mbarë dhe në fenë e drejtë. Por ju nuk i donit e as i përfillnit këshilluesit, që ju ftonin në mirësi e mbarësi. Ju iu bindët Shejtanit të mallkuar, që është rebeluar ndaj Zotit dhe rrugës së Tij. Shumë komentues të Kur'anit përmendin hollësira të tjera në këtë histori, që në fakt janë marrë nga trashëgimia hebraike. Për shembull, thuhet se deveja, e cila ishte mbarsë, doli prej një shkëmbi, dhe ata e panë me sy këtë. Kjo ishte pikërisht mrekullia që vetë ata ia kishin propozuar profetit Salih. Thuhet se, kur ata e therën devenë, i vogli i saj, pasi pëlliti tri herë, u hap mali dhe ai hyri brenda në të. Gjithashtu, thuhet se pas kundërshtimit të tyre, Salihu u tha si shenjë të ardhjes së ndëshkimit se, ditën e parë, fytyrat e tyre do të zverdheshin, ditën e dytë do të skuqeshin dhe në ditën e tretë do të nxiheshin. Sipas këtyre gojëdhënave, pikërisht ashtu ndodhi. Gjithsesi, këto të dhëna vijnë nga hebrenjtë, prandaj mendojmë se nuk ka pse ato të përdoren si shpjeguese të Kur'anit. Në Librin e Zotit nuk ka ndonjë fakt që të dëshmojë saktësinë e këtyre historive. Nëse ato do të ishin të sakta, patjetër që do t’i kishte përmendur i Madhëruari në ndonjë mënyrë apo një tjetër. Aq më tepër që në to përmenden shenja madhështore, të cilat i Madhëruari kurrsesi nuk do t’i anashkalonte duke mos na i treguar. Vetë madhështia e këtyre mrekullive të pretenduara nuk e lejon që dëshmitë për to të vinin në rrugë të pasigurta. Madje, disa prej tyre Kur'ani i mohon. Për shembull, rrëfimin që fytyrat e tyre do të ndryshonin ngjyrë në tri ditë e hedh poshtë fakti që Salihu u tha: "Kënaquni në vendin tuaj tri ditë rresht." Domethënë, fytyrat e tyre jo vetëm që nuk ndryshuan duke u zverdhur, skuqur apo nxirë, por përkundrazi, ata u kënaqën për tre ditë rresht, duke e shpërfillur kërcënimin e Zotit. Kur'ani është mëse i mjaftueshëm për të vërtetën, prandaj nuk ka nevojë për tregime të cilëve nuk iu dihet filli dhe saktësia. Nga ana tjetër, nëse vjen një rrëfim i përcjellë me saktësi prej profetit Muhamed (a.s), që kurrsesi nuk mund të bjerë ndesh me Librin e Zotit, ai është mëse i pranueshëm dhe shërben si shpjegues i tij. Madje, është vetë Kur'ani që na udhëzon për t’u mbështetur fort në Traditën e Profetit a.s, kur thotë: "Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër." [Hashr 7]. Edhe më parë e kemi thënë se është i palejueshëm shpjegimi i Librit të Allahut përmes Izraelijateve ose trashëgimisë hebraike, edhe pse ato lejohen të përcillen kur nuk bien ndesh me fenë tonë dhe ne nuk mund të vërtetojmë as saktësinë e as pasaktësinë e tyre. E themi këtë, sepse kumtet dhe kuptimet që përcjell Libri i Zotit duhet të jenë të sigurta, ndërsa rrëfenja të tilla nuk e plotësojnë këtë kriter. Këto lloj historish ndahen në 3 kategori. 1. Histori të pranuara që i besojmë dhe …

Al-A'raaf 7:79Listen in Qur'an →
80

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَتَأْتُونَ ٱلْفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنْ أَحَدٍۢ مِّنَ ٱلْعَٰلَمِينَ

Dhe kujtohuni, kur e dërguam Lutin, i cili i tha popullit të vet: “Pse po bëni aso mbrapshti, çfarë askush nuk ka bërë në botë?”

Kujto kur Luti i tha popullit të vet: “Ç’është kjo punë e fëlliqur që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?” - Kujto historinë e profetit Lut (a.s.), i cili u dërgua në popullin e tij, për t’i ftuar të adhuronin Allahun si një Zot të vetëm dhe të pashoq dhe t’i ndalonte nga ajo poshtërsi e pashembullt dhe e padëgjuar më parë. Ai iu drejtua popullit të tij duke u thënë: “Ç’është kjo vepër e shëmtuar që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?” Aq e fëlliqur ishte, saqë çdo poshtërsi tjetër dukej e vogël para saj. Askush më parë nuk e kishte kryer një vepër të tillë. Ishin ata të parët që u shfrenuan në të tilla përmasa dhe e lanë pas si gjynah ndër të mëvonshmit. Pastaj Profeti i Zotit shpjegoi më hollësisht poshtërsinë e tyre,duke thënë:

Al-A'raaf 7:80Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.