Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 61–70 of 206

61

قَالَ يَٰقَوْمِ لَيْسَ بِى ضَلَٰلَةٌۭ وَلَٰكِنِّى رَسُولٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit të gjithësisë;

Ai u tha: “O populli im! Unë nuk jam aspak i përhumbur ... -Jo, nuk jam i humbur apo i gabuar në këto që po ju them, por jam tërësisht i udhëzuar nga Allahu i Madhëruar. Udhëzimi i Nuhut ishte i një niveli të lartë, madje edhe mes profetëve. Një udhëzim i tillë iu dhurua pesë profetëve më të zgjedhur të të gjithë kohërave.... por jam një i dërguar prej Zotit të botëve.” - Unë jam i dërguari i Atij që është Zoti im, i juaji dhe i të gjitha krijesave. Unë jam i dërguari besnik i Atij që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave. Përkujdesi më i madh dhe më i rëndësishëm që Allahu ka treguar është pikërisht dërgimi i profetëve, që t’i udhëzonin robërit në rrugën e mbarë e t’u mësonin atyre çdo gjë të nevojshme, që mundëson lumturinë në të dyja jetët. Ata u mësuan popujve se ç’janë veprat e mira, ç’është morali i lartë, ç’është besimi i pastër dhe i drejtë dhe çfarë janë veprat e këqija e besimet e kota.

Al-A'raaf 7:61Listen in Qur'an →
62

أُبَلِّغُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَأَنصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

ju sjell urdhërat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Perëndia atë që nuk e dini ju.

“Unë po ju kumtoj juve Shpalljen e Zotit tim, po ju këshilloj dhe di nga Zoti im diçka që ju nuk e dini.” - Detyra ime është komunikimi i qartë i Shpalljes së Zotit tim, komunikimi i njëshmërisë së Zotit në çdo aspekt, si dhe shtjellimi qartësisht i urdhëresave dhe ndalesave të Tij. Këtë mision e kam për detyrë ta bëj sa më mirë, me dhembshuri e dashamirësi për ju. Zoti i Madhëruar më ka dhuruar një dituri që ju nuk e keni, prandaj është detyrë për ju që të më bindeni dhe të më pasoni, nëse vërtet logjikoni drejt.

Al-A'raaf 7:62Listen in Qur'an →
63

أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَآءَكُمْ ذِكْرٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍۢ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ وَلِتَتَّقُوا۟ وَلَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj, t’ju vijë nga një njeri i mesit tuaj, që t’ju tërheq vërejtjen, të bëheni besimtarë dhe për t’ju mëshiruar?

Vallë, po habiteni që udhëzimi i Zotit tuaj ju ka ardhur përmes një njeriu prej jush... - Pse çuditeni nga një fakt që nuk është aspak çudi? Nuk duhet të çuditeni aspak që këshilla prej Zotit tuaj ju erdhi pikërisht prej dikujt nga mesi juaj, të cilit ia dini origjinën, besnikërinë dhe cilësitë e tij të mrekullueshme. Kjo madje tregon përkujdesjen e madhe të Allahut të Madhëruar për ju, bujarinë e bamirësinë e Tij të pakufishme mbi ju. Ndërsa ju, në vend që ta lavdëroni dhe t’i shprehni mirënjohjen, shprehni habi! Ajo për të cilën duhet të mendoni seriozisht është fakti se ai dërgoi nga mesi juaj një burrë me një qëllim madhor:...për t'ju paralajmëruar që të ruheni dhe me shpresë që të mëshiroheni? - Ai ju paralajmëron për një ndëshkim të dhimbshëm dhe ju porosit që të merrni çdo masë për të shpëtuar prej tij. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar këtij ndëshkimi është devotshmëria ndaj Allahut të Madhëruar haptas dhe fshehtas, është përmbushja e porosive të Tij dhe ruajtja e kufijve të Tij, me sinqeritet vetëm për Të dhe në përputhje me porositë e Tij. Nëse e bëni këtë, mbi ju do të zbresë mëshira e gjerë dhe e mrekullueshme e Allahut të Madhëruar. Por të gjitha këto fjalë kaq serioze nuk i bindën ata:

Al-A'raaf 7:63Listen in Qur'an →
64

فَكَذَّبُوهُ فَأَنجَيْنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ فِى ٱلْفُلْكِ وَأَغْرَقْنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا عَمِينَ

E ata e konsideruan atë gënjeshtar, andaj e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkë. Ndërsa, i fundosëm ata të cilët i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona. Ata kanë qenë popull i verbër (injorant).

Ata e kundërshtuan Nuhun, por Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anije. -Ishte Allahu i Madhëruar që e urdhëroi Nuhun (a.s) për ta ndërtuar këtë anije dhe për të mbartur në të nga një çift prej çdo kafshe, si dhe familjen e tij dhe gjithë besimtarët. Ashtu veproi Nuhu (a.s) dhe Allahu i Madhëruar i shpëtoi të gjithë ata që hipën në anije. Ndërsa për të tjerët, i Madhëruari thotë:Ndërsa ata që i mohuan Shenjat Tona i fundosëm. Ata qenë vërtet, një popull i verbër. - Ata u treguan të verbër ndaj udhëzimit të Allahut të Lartësuar. I Madhëruari u mundësoi të shihnin dhe dëshmonin shumë shenja e mrekulli nëpërmjet robit dhe të dërguarit të tij, Nuhut a.s, shenja që mund të bënin të besojë çdo njeri të mençur dhe të logjikshëm, por ata u tallën dhe i morën ato si lojë, prandaj merituan atë ndëshkim të madh.

Al-A'raaf 7:64Listen in Qur'an →
65

۞ وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًۭا ۗ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ ۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Ja dërguam (popullit) Adit, vëllaun e tyre – Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Perëndinë, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. E, a nuk po i ruheni dënimit?”

Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre Hudin... -Edhe në fisin e Adëve, që jetonin në zonën e Jemenit, u dërgua vëllai i tyre nga gjaku, Hudi a.s, që t’i urdhëronte për të adhuruar Allahun si Një të Vetëm dhe të ndaleshin nga idhujtaria, padrejtësitë dhe përhapja egjynaheve. Ai iu drejtua popullit të tij:“O populli im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. A nuk keni frikë (Allahun)?” - A nuk keni frikë zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit, kur vazhdoni në rrugën tuaj të gjynaheve? Nëse nuk nënshtroheni për ta adhuruar Zotin si Një e të Vetëm dhe sipas Shpalljes së Tij, atëherë vërtet duhet t’i frikësoheni ndëshkimit dhe zemërimit të Tij.

Al-A'raaf 7:65Listen in Qur'an →
66

قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِى سَفَاهَةٍۢ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ

Paria e popullit të tij, të cilët nuk besonin thanë: “Na, me të vërtetë, të konsiderojmë ty mendjelehtë dhe ne mendojmë se je gënjeshtar”.

Paria e jobesimtarëve nga mesi i popullit të tij thanë: “Ne po të shohim se ti je një mendjelehtë. Madje ne mendojmë se ti je një gënjeshtar.” - Ata të cilët e refuzuan ftesën e profetit të tyre, duke shpërfillur edhe argumentet e tij, thanë: “Për ne je njeri mendjelehtë dhe një gënjeshtar. Ne të gjykojmë si njeri të mefshtë dhe të palogjikshëm, që nuk di se ç’është e drejta. Ne besojmë se ti je mashtrues e gënjeshtar.” Subhan- Allah, çfarë ndodh kur realiteti tjetërsohet! Çfarë ndodh kur verbëria ndaj fakteve dhe mrekullive prek logjikën e njeriut! Ata shpifën ndaj profetit të tyre duke e akuzuar për sjellje që ishin pikërisht karakteristikë e tyre. Mendjelehtët dhe mashtruesit ishin pikërisht ata. E ku ka më mendjelehtë se ai që, të vërtetën absolute e hedh poshtë si një trillim dhe i cili e refuzon jetën sipas saj?! Këta të mjerë tregoheshin kryeneçë e mospërfillës ndaj këshilluesve dashamirës, që udhëzonin tek e mira dhe e drejta, ndërsa nga ana tjetër, nënshtroheshin me trup e me shpirt ndaj urdhrave të çdo shejtani të shfrenuar. Ata ua dedikonin adhurimin atyre që nuk e meritonin dhe nga të cilët nuk kishin asnjë mirësi. Ishin ata mendjelehtët, që adhuronin gurë, pemë apo çdo krijesë tjetër të Zotit, dhe kundërshtonin vetë Zotin Krijues, i Cili është i vetmi që e meriton të adhurohet në qiej dhe në tokë.

Al-A'raaf 7:66Listen in Qur'an →
67

قَالَ يَٰقَوْمِ لَيْسَ بِى سَفَاهَةٌۭ وَلَٰكِنِّى رَسُولٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Ai tha: “O populli im! Unë, me të vërtetë, nuk jam mendjelehtë, por jam profet i Zotit të gjithësisë”.

Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam mendjelehtë, por jam i dërguar prej Zotit të botëve.” - Unë jam i dërguari i Zotit të botëve, me udhëzim të qartë dhe me rrugën e drejtë. Unë jam dërguar që t’ju komunikoj dhe shpjegoj qartë Shpalljen e Zotit.

Al-A'raaf 7:67Listen in Qur'an →
68

أُبَلِّغُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَأَنَا۠ لَكُمْ نَاصِحٌ أَمِينٌ

Unë ua sjell urdhërat e Zotit tim dhe unë jam këshilltar i sinqertë.

Unë po ju kumtoj shpalljet e Zotit tim dhe jam këshillues i sinqertë për ju. - Unë jam këshillues dashamirës dhe i sinqertë, që dëshiron të mirën tuaj, prandaj ju duhet ta pranoni ftesën me kënaqësi dhe të jetoni në bindje ndaj Zotit të gjithësisë.

Al-A'raaf 7:68Listen in Qur'an →
69

أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَآءَكُمْ ذِكْرٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍۢ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ ۚ وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعْدِ قَوْمِ نُوحٍۢ وَزَادَكُمْ فِى ٱلْخَلْقِ بَصْۜطَةًۭ ۖ فَٱذْكُرُوٓا۟ ءَالَآءَ ٱللَّهِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj, t’ju vijë ng një njeri i mesit tuaj, që t’ju tërheq vërejtjen. Kujtonie që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju rriti me trup (dhe fuqi). Kujtonie dhuntitë e Zotit për të qenë të lumtur!”

Vallë, po habiteni që udhëzimi nga Zoti juaj ju erdhi përmes një njeriu prej jush, si paralajmërim? - Ju nuk duhet të çuditeni që Allahu dërgoi një burrë nga mesi juaj, të cilin ju e njihni shumë mirë dhe i cili ju tregon se çfarë ju mundëson lumturinë në të dyja jetët. Ai thjesht ju nxit që të bëni mirë dhe të ruheni nga të këqijat, prandaj nuk keni pse habiteni. Nëse ju silleni në mënyrë të tillë, atëherë kjo nuk është thjesht habi, por një mohim i qartë dhe i pajustifikueshëm.Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! -Lavdërojeni Zotin tuaj dhe shprehini mirënjohjen e plotë për të gjitha këto mirësi të pashembullta. Ai ju mundësoi pushtet të gjerë në tokë dhe ju vendosi në vendet e atyre popujve që, më herët, mohuan profetin e tyre, prandaj Allahu i shkatërroi. Zoti juaj ju vendosi në tokë për t’ju sprovuar se si do të punoni. Kini kujdes, që të mos vazhdoni me mohimin e shpalljeve të Zotit, ashtu si vepruan popujt para jush, që u shkatërruan, sepse atëherë edhe ju do të goditeni njëlloj si ata!Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” - Kujtoni mirësinë e Allahut, që ishte e veçantë për ju, duke ju dalluar nga të tjerët! Ai ju shtoi forcën fizike dhe parametrat truporë si askujt tjetër. Allahu ju pajisi me fuqi luftarake të pakrahasueshme. Mos i harroni këto mirësi e shumë të tjera, me të cilat Allahu ju dalloi! Nëse tregoheni mirënjohës, do të arrini shpëtimin dhe suksesin në dynja dhe në ahiret. Kështu, profeti Hud (a.s) e këshilloi popullin e tij për të qenë mirënjohës, për të bërë vepra të mira dhe për teuhid të pastër. Ai u kujtoi edhe një cilësi të tijën, si profet i zgjedhur dhe i sinqertë - dhembshurinë dhe dashamirësinë për popullin e tij. Pikërisht për shkak të kësaj dhembshurie dhe dashamirësie, Hudi (a.s) i paralajmëroi që të mos e shpërfillnin ndëshkimin e rëndë të Zotit, në mënyrë që të mos ndëshkoheshin edhe ata ashtu si popujt para tyre. Por me gjithë këto këshilla të mrekullueshme dhe pavarësisht mirësive të shumta të Zotit që profeti u kujtoi, ata nuk pranuan t'i përgjigjeshin ftesës.

Al-A'raaf 7:69Listen in Qur'an →
70

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ ٱللَّهَ وَحْدَهُۥ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا ۖ فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Ata thanë: “A mos na ke ardhur ti neve për ta adhuruar na vetëm një Perëndi, e t’i lëmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Na jep atë çka na premton, nëse je i vërtetë!”

Ata thanë: “Paske ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e ta braktisim atë që adhuronin prindërit tanë?! -Duke shprehur një habi të pakuptueshme ndaj ftesës së Profetit dhe duke e bërë të qartë se ishte tërësisht e pamundur që t’i bindeshin atij, thanë: “Paske ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë?!”Allahu i poshtëroftë dhe i shëmtoftë! Atë që është e vërteta më e madhe dhe e vërteta e detyrueshme për t’u besuar, ata e hodhën poshtë, për shkak të besimit të kotë dhe qesharak që kishin trashëguar nga të parët e tyre. Ata zgjodhën idhujtarinë e shëmtuar të të parëve të tyre të humbur kundrejt ftesës së profetëve, që ftonin njerëzimin në adhurimin e Allahut si një Zot i Vetëm dhe i Pashoq. Ata zgjodhën ta mohonin profetin e tyre kur thanë:Bëje realitet kërcënimin tënd, nëse thua të vërtetën!” - Në fakt, ky qe fillimi i ndëshkimit të tyre. Ata i kërkuan Profetit, madje në formë sfide, që ta bënte realitet ndëshkimin e paralajmëruar, duke treguar në këtë mënyrë se ata nuk e besonin mesazhin që Profeti përcillte prej Zotit. Atëherë, Hudi (a.s) u tha:

Al-A'raaf 7:70Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.