Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 206

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

الٓمٓصٓ

Elif Lam Mim Sad.

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit duke i qartësuar madhështinë e Kur'anit dhe i thotë:Elif, Lam, Mim, Sad. Ky Libër të është shpallur... -Ky është një Libër madhështor e i mrekullueshëm, që përmban çdo gjë që njerëzit kanë nevojë, me kërkesa hyjnore, me synimet më të larta dhe me ligje të qarta e të shtjelluara, që u shërbejnë njerëzve për jetën dhe lumturinë e tyre. Ky libër i sjell lehtësi, qetësi, dhe lumturi njeriut, prandaj i Lartësuari thotë më pas:...që ti të mos ndiesh aspak ngushtim në gjoks prej tij. - Që ti të mos ndiesh në gjoks ngushtim, dyshim dhe luhatje për zbatimin e tij, por që të jesh i sigurt plotësisht se ai është Shpallje e Zotit, që është Hakimun - i Urtë, dhe Hamid - i Lavdëruar, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata që e mohojnë Mesazhin (Kur'anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër madhështor. Atij (Kur'anit)nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fussilet 41, 42] Kur’ani është fjala më e vërtetë, prandaj le të zgjerohet gjoksi yt dhe le të gjejë prehje më të shpirti yt, duke pranuar dhe duke iu nënshtruar urdhëresave të tij. Mos u kthe nga kjo rrugë prej fjalëve dhe veprimeve armiqësore të kundërshtarëve të tij.Ai të është shpallur që nëpërmjet tij të paralajmërosh dhe të kujtosh besimtarët. - Kur'ani të është shpallur që, nëpërmjet tij, të këshillosh e paralajmërosh njerëzit, duke iu kujtuar atyre qëllimin pse janë krijuar, që të dëgjojnë ata që dinë të dëgjojnë, ndërsa ata që refuzojnë me inat e mospërfillje, të mos kenë më asnjë argument para Zotit për mohimin e tyre. Kur’ani shërben si kujtuesi më i vyer për besimtarët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” [Dharijat 55]. Ai i kujton ata vazhdimisht për të vazhduar në rrugën e drejtë. Ai i udhëzon në çdo vepër të mirë që kryhet haptazi apo fshehtazi. Ai i këshillon dhe u mëson si të ruhen nga çdo e keqe që i pengon nga synimi i tyre final: arritja e kënaqësisë së Allahut dhe përjetësia në Xhenetin e Tij. Pastaj i Madhëruari nxit robërit e Tij për të jetuar sipas Shpalljes, duke u thënë:

2

كِتَٰبٌ أُنزِلَ إِلَيْكَ فَلَا يَكُن فِى صَدْرِكَ حَرَجٌۭ مِّنْهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ

Ky është Libri që t’u ka dërguar ty dhe le të mos bëhet kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij, që me të t’i paralajmërosh dhe këshillosh besimtarët.

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit duke i qartësuar madhështinë e Kur'anit dhe i thotë:Elif, Lam, Mim, Sad. Ky Libër të është shpallur... -Ky është një Libër madhështor e i mrekullueshëm, që përmban çdo gjë që njerëzit kanë nevojë, me kërkesa hyjnore, me synimet më të larta dhe me ligje të qarta e të shtjelluara, që u shërbejnë njerëzve për jetën dhe lumturinë e tyre. Ky libër i sjell lehtësi, qetësi, dhe lumturi njeriut, prandaj i Lartësuari thotë më pas:...që ti të mos ndiesh aspak ngushtim në gjoks prej tij. - Që ti të mos ndiesh në gjoks ngushtim, dyshim dhe luhatje për zbatimin e tij, por që të jesh i sigurt plotësisht se ai është Shpallje e Zotit, që është Hakimun - i Urtë, dhe Hamid - i Lavdëruar, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata që e mohojnë Mesazhin (Kur'anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër madhështor. Atij (Kur'anit)nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fussilet 41, 42] Kur’ani është fjala më e vërtetë, prandaj le të zgjerohet gjoksi yt dhe le të gjejë prehje më të shpirti yt, duke pranuar dhe duke iu nënshtruar urdhëresave të tij. Mos u kthe nga kjo rrugë prej fjalëve dhe veprimeve armiqësore të kundërshtarëve të tij.Ai të është shpallur që nëpërmjet tij të paralajmërosh dhe të kujtosh besimtarët. - Kur'ani të është shpallur që, nëpërmjet tij, të këshillosh e paralajmërosh njerëzit, duke iu kujtuar atyre qëllimin pse janë krijuar, që të dëgjojnë ata që dinë të dëgjojnë, ndërsa ata që refuzojnë me inat e mospërfillje, të mos kenë më asnjë argument para Zotit për mohimin e tyre. Kur’ani shërben si kujtuesi më i vyer për besimtarët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” [Dharijat 55]. Ai i kujton ata vazhdimisht për të vazhduar në rrugën e drejtë. Ai i udhëzon në çdo vepër të mirë që kryhet haptazi apo fshehtazi. Ai i këshillon dhe u mëson si të ruhen nga çdo e keqe që i pengon nga synimi i tyre final: arritja e kënaqësisë së Allahut dhe përjetësia në Xhenetin e Tij. Pastaj i Madhëruari nxit robërit e Tij për të jetuar sipas Shpalljes, duke u thënë:

3

ٱتَّبِعُوا۟ مَآ أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ ۗ قَلِيلًۭا مَّا تَذَكَّرُونَ

Ndiqnie atë që u është zbritur nga Zoti juaj, e mos ndiqni tjetër mbrojtës përpos Tij. Pak po i pranoni këshillat ju.

...Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj... -Ndiqeni dhe përmbajuni Librit që Allahu e zbriti për mirësinë tuaj. Ai është Shpallja e Allahut, nëpërmjet së cilës Ai do ta plotësojë përkujdesin e Tij ndaj jush, do ta plotësojë mirësinë dhe begatinë mbi ju. Nëpërmjet tij, Ai do t’ju udhëzojë në moralin dhe veprat më të mira....dhe mos ndiqni mbrojtës të tjerë veç Tij! -Mos pasoni udhëzim tjetër veç udhëzimit të Zotit dhe mos ndiqni dëshirat e të humburve! Kurrë mos i zgjidhni ata si miq dhe mbështetës! Për asgjë dhe për asnjë mos guxoni ta braktisni të vërtetën dhe këtë Shpallje të pakrahasueshme, që ju dhurua nga Zoti juaj!Shumë pak po kujtoni. - Nëse vërtet do të kujtoni dhe të arsyetoni drejt, kurrë nuk do t’u jepnit përparësi gjërave që ju dëmtojnë kundrejt atyre që ju sjellin dobi dhe mirësi, apo armikut kundrejt mikut të dashur dhe bamirës.

4

وَكَم مِّن قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَٰهَا فَجَآءَهَا بَأْسُنَا بَيَٰتًا أَوْ هُمْ قَآئِلُونَ

Sa shumë qytete kemi rrënuar Ne! e, dënimi Ynë ju erdhi natën ose ditën kur ata pushonin.

Sa e sa qytete kemi shkatërruar Ne (për gjynahet e tyre)! Dënimi Ynë u erdhi atyre natën ose kur ishin duke pushuar (në drekë). - Ndëshkimi Ynë i ashpër u erdhi atyre pikërisht atëherë kur nuk e prisnin, kur ishin krejtësisht të pavëmendshëm dhe të shkujdesur. Kur ndëshkimi u erdhi befas, ata nuk patën asnjë mundësi për ta sprapsur e për t’i shpëtuar. Atyre nuk u erdhën në ndihmë as idhujt që adhuronin, tek të cilët i kishin lidhur shpresat e tyre. Madje, në atë çast, ata e pranuan se ishin të padrejtë dhe se kishin bërë vepra të shëmtuara.

5

فَمَا كَانَ دَعْوَىٰهُمْ إِذْ جَآءَهُم بَأْسُنَآ إِلَّآ أَن قَالُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

Dhe thirrja e tyre, kur ju erdhi dënimi, qëndronte vetëm në fjalët: “Na, me të vërtetë kemi qenë zullumqarë!”

Kur u erdhi dënimi Ynë, thirrja e tyre e vetme qe: “Ne ishim, vërtet keqbërës.” - Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Sa e sa popuj që ishin keqbërës, Ne i shkatërruam, e në vend të tyre sollëm popuj të tjerë. Ata kur e vinin re fuqinë e dënimit tonë, iknin me të shpejtë. Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh! Ata thonin: “O të mjerët ne, që ishim zullumqarë!”Shkatërrimi i tyre vazhdoi, derisa i bëmë trupa të rrëzuar e të ftohur.” [Enbija 11 - 15.] Pastaj i Madhëruari thotë:

6

فَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلْمُرْسَلِينَ

Na, me të vërtetë, do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi dërguar pejgamberë; e gjithsesi, do t’i pyesim edhe pejgamberët.

Ne patjetër që do t’i marrim në pyetje ata tek të cilët u dërguan Profetët,... - Popujt tek të cilët u dërguan profetët do të pyeten se si iu përgjigjën profetëve tyre dhe ftesës së Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” [Kasas 65 - 67]...e patjetër që do t’i marrim në pyetje edhe Profetët. - Edhe profetët do të merren në pyetje për mënyrën se si e përcollën Shpalljen e Allahut ndër popujt e tyre. Ata do të pyeten dhe do të dëshmojnë edhe për mënyrën se si popujt iu përgjigjën ftesës së tyre.

7

فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيْهِم بِعِلْمٍۢ ۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ

Dhe do t’jua praqesim atyre, të gjitha ato që i dimë, sepse, ne kemi qenë prezent.

Ne do t’ua rrëfejmë atyre me dituri të plotë atë që kanë bërë, sepse Ne kemi qenë të pranishëm. - Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Nuk ka dyshim se ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë të poshtëruar, ashtu siç u poshtëruan ata përpara tyre. Ne u shpallëm atyre fakte të qarta. Për mohuesit është përgatitur një dënim poshtërues. Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje. A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka.” [Muxhadele 5 - 7]. Ose: “Dhe Ne kemi krijuar shtatë palë (qiej) mbi ju dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.” [Mu’minun 17]. Pastaj i Madhëruari flet për shpërblimin e Tij të drejtë, në varësi të veprave të robit:

8

وَٱلْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ ٱلْحَقُّ ۚ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë, atij që i rëndohet terezia me vepra të mira, do të jetë i lumtur;

Peshorja atë ditë do të jetë shumë e saktë. -Peshimi dhe përllogaritja e veprave atë ditë do të jetë me drejtësi absolute. Atëherë nuk do të ketë asnjë lloj cenimi dhe padrejtësie, në asnjëpërmasë.Ata që kanë peshore të rëndë(nga veprat e mira)- ata janë të shpëtuarit. – Atyre që peshorja u rëndon më shumë nga veprat e mira sesa nga të këqijat, ata janë të fituarit, që do të shpëtojnë nga çdo lloj rreziku e do të arrijnë çdo gjë të dashur që kanë synuar. Për ta është fitorja e madhe dhe lumturia e përjetshme.

9

وَمَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَظْلِمُونَ

kurse, atij që i lehtësohet terezia me vepra të mira, ai do të humb veten, për shkak se i ka mohuar argumentet Tona.

Ata që kanë peshore të lehtë, e kanë humbur vetveten, për shkak të refuzimit të argumenteve Tona. - Atyre që peshorja u rëndon më shumë nga veprat e këqija sesa nga të mirat, ata do të privohen nga mirësia e përjetshme. Për ta është ndëshkimi i dhembshëm, sepse ata nuk janë bindur për të ndjekur Shpalljen e Zotit. Ata kanë mohuar padrejtësisht argumentet e Zotit.

10

وَلَقَدْ مَكَّنَّٰكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَٰيِشَ ۗ قَلِيلًۭا مَّا تَشْكُرُونَ

Na ju kemi vendosur në tokë dhe, në të, ju kemi dhënë çka ju nevojitet për gjallëri. – E sa pak falënderoheni!

I Lartësuari i nxit robërit e Tij të meditojnë për mirësinë, bujarinë dhe mëshirën e Tij për ta dhe të tregohen mirënjohës, duke u kujtuar vendbanimin e tyre:Ne ju vendosëm në tokë... -Ju vendosëm në tokë, të cilën e gatitëm dhe e nënshtruam për ju, në mënyrë të tillë që ju të ndërtoni mbi të, ta punoni, ta mbillni, të hapni rrugë në të etj....dhe ju mundësuam gjithçka për jetën në të... -Nëpërmjet bimësisë që kultivohet në tokë, nëpërmjet mineraleve dhe thesareve të fshehura në të, e shumë mirësive të tjera, Allahu i Madhëruar ju mundëson një jetë të mirë dhe të begatshme. Ju aftësoheni e zhvilloheni në profesione dhe aktivitete të ndryshme, por kurrë nuk duhet të harroni se është i Madhëruari Ai që jua krijon kushtet për to në tokë dhe është Ai që përkujdeset për ju me bujarinë dhe butësinë e Tij....Sa pak po falënderoni! - Shumë pak mirënjohje po tregoni për Allahun Bujar dhe Bamirës, i Cili ju begatoi me mirësi të panumërta dhe largoi prej jush rreziqe e vështirësi të shumta.

Al-A'raaf 7:10Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.