Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 191–200 of 206

191

أَيُشْرِكُونَ مَا لَا يَخْلُقُ شَيْـًۭٔا وَهُمْ يُخْلَقُونَ

A mos vllë ata ia trillojnë për shok (Zotit) atë që nuk mund të krijojë asgjë, kurse ata janë të krijuar.

Mos vallë, po i përshkruajnë Atij si ortakë sende që nuk mund të krijojnë asgjë, por, vetë janë të krijuara?! Ata nuk mund t’u japin atyre ndonjë ndihmë e as vetn e vet nuk mund ta ndihmojnë. - Idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë, madje ata janë vetë të krijuar. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk mund të ndihmojnë adhuruesit e tyre. Pse nuk po mendoni, o njerëz?! Nëse idhujt nuk mund të krijojnë as një thërmijë të vogël, sepse edhe vetë janë të krijuar, nëse nuk kanë mundësi që të largojnë të keqen nga adhuruesit e as nga vetja e tyre, atëherë si mund të konsiderohen të barabartë me Zotin dhe të adhurohen si Ai?! Pa dyshim që kjo është padrejtësia dhe mendjelehtësia më e madhe.

Al-A'raaf 7:191Listen in Qur'an →
192

وَلَا يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًۭا وَلَآ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ

As nuk mund t’u ndihmojnë gjë atyre, as t’i ndihmojnë vetes.

Mos vallë, po i përshkruajnë Atij si ortakë sende që nuk mund të krijojnë asgjë, por, vetë janë të krijuara?! Ata nuk mund t’u japin atyre ndonjë ndihmë e as vetn e vet nuk mund ta ndihmojnë. - Idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë, madje ata janë vetë të krijuar. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk mund të ndihmojnë adhuruesit e tyre. Pse nuk po mendoni, o njerëz?! Nëse idhujt nuk mund të krijojnë as një thërmijë të vogël, sepse edhe vetë janë të krijuar, nëse nuk kanë mundësi që të largojnë të keqen nga adhuruesit e as nga vetja e tyre, atëherë si mund të konsiderohen të barabartë me Zotin dhe të adhurohen si Ai?! Pa dyshim që kjo është padrejtësia dhe mendjelehtësia më e madhe.

Al-A'raaf 7:192Listen in Qur'an →
193

وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ لَا يَتَّبِعُوكُمْ ۚ سَوَآءٌ عَلَيْكُمْ أَدَعَوْتُمُوهُمْ أَمْ أَنتُمْ صَٰمِتُونَ

Nëse i thirrni ata (mohuesit) në rrugë të drejtë, nuk do t’u ndjekin ju: njësoj e keni – i thirrët apo nuk i thirrët.

Edhe nëse i ftoni për t’i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njëlloj, i thirrët ata apo nuk i thirrët. - O idhujtarë, nëse ju i ftoni idhujt tuaj të kthehen në rrugën e drejtë, ata nuk ju përgjigjen. Si t’i ftoni, si të mos i ftoni, ata nuk kanë për t’ju dëgjuar. Kështu, njeriu qëndron më lart se idhujt, sepse idhujt nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk udhëzojnë, nuk udhëzohen dhe nuk dallojnë dot të mirën nga e keqja. Mjafton të meditosh pak në këto fakte dhe e kupton se adhurimi i idhujve është i padobishëm, madje i dëmshëm dhe i dënueshëm. Çdo njeri i mençur e kupton se idhujtarët janë mendjelehtë dhe të padrejtë me adhurimet e tyre të kota.

Al-A'raaf 7:193Listen in Qur'an →
194

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ عِبَادٌ أَمْثَالُكُمْ ۖ فَٱدْعُوهُمْ فَلْيَسْتَجِيبُوا۟ لَكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Atyre që u luteni ju, përveç Perëndisë, janë robër si ju, prandaj thirrni ata që t’u përgjigjen, nëse thoni të vërtetën.

Nuk ka dyshim se ata që ju po i adhuroni veç Allahut, janë të krijuar, sikurse edhe ju. - Nuk ka asnjë dallim mes jush dhe atyre: të gjithë jeni rob të Allahut të Lartësuar, jeni pronë dhe krijesa të Tij. Nëse ju vërtet besoni se ata e meritojnë që të adhurohen, atëherë:Lutjuni atëherë atyre dhe le t’ju përgjigjen, nëse e thoni të vërtetën! - Nëse ata ju përgjigjen dhe jua plotësojnë kërkesat, atëherë ju keni të drejtë, ose në të kundërt, vërtetohet se ju e keni gabim dhe se po thoni për Allahun e Lartësuar shpifjen më të rëndë dhe më të ndëshkueshme. Në fakt, rezultati dihet: mjafton t’u hedhësh një shikim të shpejtë idhujve tuaj, dhe vetëm pamja e tyre tregon se ata nuk kanë asnjë lloj mundësie për të bërë mirë ose keq.

Al-A'raaf 7:194Listen in Qur'an →
195

أَلَهُمْ أَرْجُلٌۭ يَمْشُونَ بِهَآ ۖ أَمْ لَهُمْ أَيْدٍۢ يَبْطِشُونَ بِهَآ ۖ أَمْ لَهُمْ أَعْيُنٌۭ يُبْصِرُونَ بِهَآ ۖ أَمْ لَهُمْ ءَاذَانٌۭ يَسْمَعُونَ بِهَا ۗ قُلِ ٱدْعُوا۟ شُرَكَآءَكُمْ ثُمَّ كِيدُونِ فَلَا تُنظِرُونِ

A kanë ata këmbë të ecin me to, ose duar të kapin me to, a kanë sy të shohin me ta, ose veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: “Thirrni zotërat tuaj, e kundër meje trilloni çfarëdo dredhie e mos zvarrisni,

A kanë ata këmbë për të ecur? A kanë duar për të kapur? A kanë sy për të parë? A kanë veshë për të dëgjuar? - Idhujt nuk kanë këmbë që të ecin, as duar që të veprojnë me to, as sy që të shikojnë e as veshë që të dëgjojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj mundësie, aftësie dhe force, që gjendet te njeriu. Kështu, njeriu që i adhuron ata, në realitet qëndron më lart se idhujt e tij, për sa i përket aftësive dhe fuqisë. Idhujt nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të krijesave, sepse edhe vetë idhujt janë krijesa të nënshtruara përpara Allahut të Lartësuar. Atëherë, përse i adhurojnë? Pastaj i Madhëruari e urdhëron Profetin e tij që t’u thotë idhujtarëve:Thuaj: “I thërrisni idhujt tuaj, thurni plane kundër meje dhe mos pritni aspak! - Mblidhuni të gjithë ju, bashku me aleatët dhe idhujt tuaj, për të më dëmtuar mua! Bashkohuni të gjithë dhe mos më lini kohë për t’u mbrojtur, por ta dini se kurrë nuk keni për të arritur të më bëni ndonjë të keqe, sepse:

Al-A'raaf 7:195Listen in Qur'an →
196

إِنَّ وَلِۦِّىَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْكِتَٰبَ ۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى ٱلصَّٰلِحِينَ

mbrojtësi im, me të vërtetë, është Perëndia, që e ka zbritur Librin dhe Ai kujdeset për të mirët.

Mbrojtësi im është Allahu, i Cili e zbriti Librin dhe që përkujdeset për të mirët. - Mbrojtësi dhe kujdestari im është Allahu i Lartësuar. Ai kujdeset për të më dhuruar të mira dhe për të larguar çdo të keqe, rrezik dhe kërcënim që më kanoset. Allahu i Lartësuar është Ai që zbriti Kur'anin, i cili është udhëzim, shërim dhe dritë. Me Shpalljen e Tij, Allahu tregon përkujdesje për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur dhe dalluar mbi të tjerët. Ai kujdeset me butësi dhe mëshirë, duke i edukuar adhuruesit e Tij me moral dhe besim të pastër. Allahu i Lartësuar përkujdeset për ata që kanë qëllim, fjalë dhe vepra të mira. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. Kështu ndodh, sepse besimtarët e mirë kënaqen me Allahun e Lartësuar si Kujdestarin dhe të dashurin e tyre, duke ia dorëzuar Atij të gjitha çështjet. Ata i përkushtohen tërësisht Atij dhe distancohen nga çdo lloj i adhuruari tjetër. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata në çdo hap e në çdo çështje dhe u jep sukses në dynja e në ahiret. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do tradhtarët e mohuesit.” [Haxh 38].

Al-A'raaf 7:196Listen in Qur'an →
197

وَٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَكُمْ وَلَآ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ

E, ata që i adhuroni, përveç Tij, nuk mund t’u ndihmojnë as ju e as vetes.

Ndërsa ata të cilëve ju u luteni veç Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë, madje as veten e vet nuk mund ta ndihmojnë. - Idhujt nuk e meritojnë të adhurohen, sepse ata nuk kanë asnjë forcë dhe mundësi për të ndihmuar të tjerët, madje as veten e tyre. Atëherë, nëse e kupton këtë, do të sigurohesh se idhujtarët dhe idhujt e tyre, edhe sikur mblidhen të gjithë së bashku dhe të ngrejnë kurthe kundër atyre që ka marrë nën mbrojtje Krijuesi i tokës dhe qiejve, nuk kanë për t’u bërë dot asgjë. Allahu i Lartësuar është absolut në pushtetin, fuqinë dhe zotërimin e Tij. Kush i mbështetet madhështisë dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar, nuk ka për ta dëmtuar dhe rrezikuar asgjë në këtë botë.

Al-A'raaf 7:197Listen in Qur'an →
198

وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ لَا يَسْمَعُوا۟ ۖ وَتَرَىٰهُمْ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ وَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ

Dhe nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë; ti i sheh thuajse po të shikojnë, por, ata nuk shohin.

Nëse i ftoni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ata duken se të vështrojnë, por, në të vërtetë ata nuk shohin.” - Këtu flitet për idhujtarët, që e konsideronin Profetin (a.s) si mashtrues. Kështu, dukej sikur ata shikonin tek i Dërguari i Allahut për të kuptuar në ishte i sinqertë apo jo, por në fakt ata nuk e kishin fare këtë synim. Ata as nuk donin t’ia dinin për sinqeritetin e Profetit a.s. Ata nuk donin të shihnin virtytet dhe cilësitë e tij të pakrahasueshme, sepse po të donin, do ta kishin shumë të lehtë t’i shikonin dhe pastaj do ta besonin.

Al-A'raaf 7:198Listen in Qur'an →
199

خُذِ ٱلْعَفْوَ وَأْمُرْ بِٱلْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْجَٰهِلِينَ

Bëhu i matur (në sjellje ndaj tyre), urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga xhahilat (injorantët)!

Ky ajet përmbledh me pak fjalë edukatën dhe mirësjelljen me njerëzit. Këtu mësojmë disa norma që duhet të kemi parasysh në marrëdhëniet ndërnjerëzore.Pranoje atë që të falin,... - Pranoje me modesti atë që ta japin me gjithë zemër. Prit prej tyre fjalë e vepra besimi që janë të thjeshta. Mos prit prej tyre gjëra të mëdha, por ato që janë lehtësisht të arritshme. Mos prit prej të tjerëve gjëra që janë jashtë natyrës dhe kapacitetit të tyre, por kënaqu me aq sa të ofrojnë ata, brenda mundësive të tyre. Tejkaloji dhe mos i vër re mangësitë në veprimet e tyre. Mos e tepro me qortime! Mos u mbaj me të madh përballë atyre që janë pak më poshtë. Mos u hiq i zgjuar përballë atyre që janë më pak të ditur. Mos u mburr dhe kreno përballë të varfërve, pse ata janë të varfër. Bashkëpuno me të gjithë dhe sillu me butësi e dhembshuri, duke u përballur me ta sipas gjendjes së secilit, ashtu siç është më e përshtatshme dhe më komode për secilin....urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve! - ‘El urf’ është çdo fjalë e mirë, çdo vepër e bukur dhe çdo virtyt i lartë. I Lartësuari na urdhëron që këtë ta bëjmë si me të afërmit, ashtu edhe me njerëzit e largët. Prej teje të mësojnë vetëm të mirën. Këshillo për ruajtje të lidhjeve farefisnore, për bamirësi dhe zbatim të plotë të fesë, për rregullim dhe pajtim mes njerëzve, për vepra të dobishme dhe të mira, për mendime dhe opinione të sakta. Përgjigju sa herë që të kërkohet një këshillë e mirë ose bashkëpunim në vepra të mira dhe devotshmëri për hir të Zotit të Lartësuar. Asnjëherë mos ngurro të japësh një këshillë të mirë dhe një qortim të sinqertë për t’u larguar nga veprat dhe fjalët e shëmtuara. Gjithmonë bëhu ndihmesë e fortë, që njerëzit të arrijnë mirësitë fetare apo të dynjasë. Por, duke qenë se në këtë rrugë njeriu do të përballet patjetër me vështirësitë e pengesat që mund t’i sjellin të paditurit, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj injorance t’i përgjigjemi me një sjellje të përshtatshme dhe korrekte: duke u larguar prej tyre si dhe duke mos iu përgjigjur po me të njëjtën monedhë. Kështu, atij që të mundon me fjalë dhe vepra, mos iu kundërpërgjigj duke e rënduar me fjalë e me vepra. Atij që të privon nga diçka, mos iu kundërpërgjigj duke e privuar nga diçka. Nëse dikush ndërpret marrëdhëniet me ty, ti vazhdo mbaji ato të lidhura. Padrejtësisë kundërpërgjigju me drejtësinë dhe butësinë tënde prej besimtari.

Al-A'raaf 7:199Listen in Qur'an →
200

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ نَزْغٌۭ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ ۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Nëse djalli përpiqet të të shpie nga e keqja, kërko strehim te Perëndia, se Ai, me të vërtetë, i dëgjon dhe i di të gjitha.

Në këtë ajet jepet mënyra se si duhet të përballesh me shejtanët njerëz dhe xhindë. Allahu i Lartësuar thotë:E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. - Në çfarëdo kohe dhe gjendjeje të ndiesh trazim prej Shejtanit të mallkuar, kërko mbrojtje tek i Madhërishmi. Kurdoherë që robi ndien se Shejtani i mallkuar po i fut vesvese, po e frenon nga kryerja e veprave të mira ose po e nxit për të kryer vepra të këqija, atëherë le të kërkojë ndihmë, mbrojtje dhe strehim tek Allahu i Lartësuar, “sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka”. Ai i dëgjon të gjitha lutjet që i drejton, ashtu edhe kërkesën tënde për mbrojtje. Allahu është i Gjithëditur, prandaj e di qëllimin tënd, por edhe për dobësinë tënde. Ai e di mirë këmbënguljen dhe përgjërimin tënd në lutje, prandaj ka për të të mbrojtur nga vesveset e shejtanit të mallkuar. Allahu i Lartësuar na mëson se si t’i kërkojmë mbrojtje Atij pikërisht në suren En-Nas, kur thotë: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur), i cili i trazon zemrat e njerëzve, qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.”!”.

Al-A'raaf 7:200Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.