Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 181–190 of 206

181

وَمِمَّنْ خَلَقْنَآ أُمَّةٌۭ يَهْدُونَ بِٱلْحَقِّ وَبِهِۦ يَعْدِلُونَ

E, në mesin e tyre qe kemi krijuar, ka njerëz që i udhëzojnë të tjerët në rrugën e drjetë dhe gjykojnë drejtë.

Ndër ata, që Ne krijuam, ka edhe njerëz që udhëzojnë në të vërtetën... –Ndër shumë krijesa, ka njerëz të zgjedhur, që jo vetëm janë të udhëzuar në rrugën e drejtë, por punojnë shumë që të udhëzohen edhe të tjerët. Ata e njohin të vërtetën, punojnë me sinqeritet sipas saj, dhe pastaj ftojnë edhe të tjerëtqë të bëjnë të njëjtën gjë....dhe mbajnë drejtësi sipas saj - Ata gjykojnë me drejtësi në të gjitha çështjet. Edhe kur flasin, flasin drejt, duke thënë gjithmonë të vërtetën. Këta janë prijësit e të udhëzuarve, me dije të saktë e vepra të sinqerta. Allahu i Lartësuar i ka dalluar, sepse ata këshillojnë për të bërë mirë dhe për durim. Këta janë të gradës siddikun - të vërtetët, që vjen menjëherë pas gradës së profetëve. Por edhe mes tyre ka të dalluar mbi të dalluar, sipas shkallës së diturisë, veprave të sinqerta, thirrjes në rrugën e Zotit dhe sipas durimit që bëjnë në këtë rrugë të drejtë. I Lartësuar dhe i Dëlirë nga çdo e metë është Allahu i Lartësuar, i Cili dallon me mëshirën dhe bujarinë e Tij atë që Ai dëshiron. Allahu është Dhurues i madh dhe Bujar i pashoq.

Al-A'raaf 7:181Listen in Qur'an →
182

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ

E, ata që i mohojnë argumentet Tona, Na, dalngadalë, do t’i shpiem kah shkatërrimi, pa e kuptuar ata, -

Ndërsa ata që i mohojnë Shpalljet Tona, Ne do t’i shpiem dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar. - Këtu flitet për ata që shpërfillin dhe i quajnë të kota Shpalljet e Zotit të Lartësuar. Ata nuk i pranojnë shenjat e Allahut të Lartësuar, që tregojnë për saktësinë dhe vërtetësinë e mesazhit të Muhamedit a.s. Për këta njerëz, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’i shpiem dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar.” Allahu i Lartësuar do t’i pasurojë në këtë botë, derisa ata të mendojnë se nuk kanë për t’u dënuar nga Ai. Kështu, ata do ta shtojnë edhe më shumë kundërshtimin, gjynahet dhe krimet e tyre. Në këtë mënyrë, atyre do t’u shtohet masa e ndëshkimit prej Allahut të Lartësuar, domethënë, ata shkatërrojnë vetveten dhe nuk e kuptojnë se si.

Al-A'raaf 7:182Listen in Qur'an →
183

وَأُمْلِى لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِى مَتِينٌ

dhe do t’u japë afat atyre. Me të vërtetë, dënimi Im është i fortë.

Atyre do t’u jap afat, sepse plani Im është i fuqishëm. - Plani i Allahut për ta është i fuqishëm dhe i pacenueshëm.

Al-A'raaf 7:183Listen in Qur'an →
184

أَوَلَمْ يَتَفَكَّرُوا۟ ۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا نَذِيرٌۭ مُّبِينٌ

A nuk mendojnë ata se shoku i tyre (Muhammedi), nuk ka kurrfarë marrëzie ai është vetëm paralajmërues i hapët.

A nuk mendojne ata, se shoku i tyre nuk është aspak i marrë? -‘Shoku’ që përmendet këtu është Profeti a.s. Kjo është një ftesë nga Allahu i Lartësuar që ata të vënë në punë logjikën e shëndoshë: A nuk e shikojnë gjendjen e njeriut që u dërgua mes tyre?! Ata e njohin shumë mirë atë. Madje, para Islamit, atë e vlerësonin shumë dhe e lavdëronin. Pse tani shpifin dhe e quajnë të marrë?! Le të shohin moralin dhe udhëzimet e tij, për çfarë fton ai dhe Shpallja që ai përcjell nga Zoti i tij! Ai është njeri fisnik, me cilësi të rralla, me moral të lartë, i mençur dhe me logjikë të shëndoshë, si askush tjetër. Ai fton vetëm në mirësi dhe ndalon vetëm nga të këqijat. Atëherë, ju që logjikoni drejt, a mund ta quani atë një njeri të marrë?! Përkundrazi, ai e meriton të quhet udhëheqësi më i madh dhe këshilluesi më i qartë dhe më i dhembshur për popullin e tij. Ai është bariu më i kujdesshëm për tufënetij.Aiështëmëibutidhemëi dashuri për ata që i fton në rrugën e drejtë.Ai është vetëm një paralajmërues i qartë. - Profeti udhëzon dhe u mëson njerëzve fjalët dhe veprat që i shpëtojnë ata nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar dhe i bëjnë të fitojnë shpërblimin e madh dhe lumturinë në të dyja jetët. Këtë ai e bën me mënyrën më të butë, më të drejtë, më tërheqëse dhe me dashurinë më të madhe.

Al-A'raaf 7:184Listen in Qur'an →
185

أَوَلَمْ يَنظُرُوا۟ فِى مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَىْءٍۢ وَأَنْ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقْتَرَبَ أَجَلُهُمْ ۖ فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَهُۥ يُؤْمِنُونَ

A nuk e shohin ata perëndorinë e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithë ato që i ka krijuar Perëndia dhe se ju ka afruar fundi i tyre (mohuesve). Në çfarë fjale, pos Tij (Kur’anit), do të besojnë?

A nuk shohin ata në mbretërinë e qiejve dhe të tokës... -Nëse përsiatin mbi këto shenja madhështore, pa dyshim do të gjejnë fakte të qarta që tregojnë se Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i tyre është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt. Zoti i qiejve dhe i tokës është i plotë dhe absolut në të gjitha atributet e Tij. Ai është Bamirës, i Drejtë dhe i Urtë në të gjitha veprat e Tij....dhe në gjithçka që ka krijuar Allahu? -Çdokush që kërkon të vërtetën le të shohë gjithçka që ka krijuar Allahu i Lartësuar në këtë botë. Çdo pjesë e kësaj gjithësie, sado e vogël qoftë, dëshmon për diturinë, pushtetin, urtësinë dhe gjerësinë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Tërë krijimi dëshmon për bamirësinë e pakufishme të Krijuesit dhe për faktin se vullneti i Tij realizohet mbi gjithçka. Bota që ekziston tregon për cilësitë madhështore dhe absolute të Sunduesit të Plotpushtetshëm. Ajo tregon se Krijuesi është i Vetëm, Absolut, i pashoq dhe i pakrahasueshëm në çdo aspekt. Për këtë arsye, është e detyrueshme që Allahu të jetë i Vetmi që adhurohet nga krijesat, i Vetmi që meriton dashurinë, lavdërimin, mirënjohjen dhe përkushtimin e tyre. Krijesat duhet ta duan me gjithë shpirt Zotin e tyre dhe duhet t’i nënshtrohen vullnetarisht ligjit të Tij.Afati i tyre mundet tashmë të jetë drejt fundit. -Le të shikojnë gjendjen e tyre! Le të marrin në llogari vetveten, para se t’u vijë befas vdekja, duke kundërshtuar të vërtetën. Le të reflektojnë dhe të ndryshojnë tani nga kjo gjendje e mjerë ku ndodhen, sepse kur vjen vdekja, nuk ka më shans për t’u kthyer mbrapa. Ky ajet është nxitje për reflektim, pendim dhe kthim tek Allahu i Lartësuar me bindje. Kjo është një ftesë bujare për të dalë nga gjendja e mospërfilljes së porosive të Allahut të Lartësuar.Atëherë, cilit Mesazh pas këtij, do t’i besojnë? - Nëse ata nuk besojnë këtë libër të mrekullueshëm, atëherë cilës fjale i besojnë?! Vallë, u besojnë librave të mashtrimit dhe devijimit, librave që të fusin në errësirat e humbjes dhe të çojnë larg Allahut të Lartësuar?! Apo u besojnë shpifësve, që flasin nga vetja e vet dhe shejtani i mallkuar?! Por të mjerët nuk e kuptojnë që nuk ka asnjë mundësi udhëzimi pa e dëshiruar këtë Allahu i Lartësuar. E vetmja mundësi për të gjetur rrugën e drejtë është t’ia kërkosh këtë Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetmi që ka në dorë udhëzimin. Prandaj i Madhëruari thotë më pas:

Al-A'raaf 7:185Listen in Qur'an →
186

مَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِىَ لَهُۥ ۚ وَيَذَرُهُمْ فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ

Kënd e la Perëndia në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë atë në rrugë të drejtë! Ai do t’i lërë ata të bredhin në humbje.

Për ata që Allahu i lë në humbje, nuk ka udhëzues. Ai do t’i lërë ata të enden në mosbesimin e tyre. - Ai i lë ata në humbje të thellë, duke bërë gjynahe e padrejtësi. Ata janë të çorientuar dhe kurrë nuk kanë për të dalë nga kjo humbje, nëse nuk ia kërkojnë Allahut të Lartësuar dhe nuk përpiqen sinqerisht përmes rrugëve të përcaktuara nga Ai për të arritur udhëzimin.

Al-A'raaf 7:186Listen in Qur'an →
187

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَىٰهَا ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ رَبِّى ۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَآ إِلَّا هُوَ ۚ ثَقُلَتْ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ لَا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةًۭ ۗ يَسْـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِىٌّ عَنْهَا ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Të pyesin ty kur do të ngjajë Dita e Kijametit. Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo do ta tregojë vetëm Ai. (Tmerret e Ditës së Kijametit) do të janë të rënda për qiejtë dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas. Të pyesin, thuase ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Perëndia; e shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë (të vërtetë)”.

Allahu i Lartësuar i drejtohet profetit të Tij, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Të pyesin ty rreth Orës(së Kjametit)- kur do të ndodhë? -Këtu bëhet fjalë për ata që e mohonin Muhamedin a.s, duke e konsideruar atë si mashtrues. Ata pyesnin për Kijametin, se kur do të jetë ora e tij, kur do të jetë dita e fundit e kësaj bote. Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u përgjigjet duke thënë:Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im." -Allahu i Lartësuar e mban këtë dituri vetëm për Veten e Tij, pa ia treguar askujt prej krijesave të Tij.Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. -Asnjë nuk ka për ta mësuar çastin e Kijametit para se ai të ndodhë. Këtë sekret e di veçse Allahu i Lartësuar.Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. -Njohja e Ditës së Fundit është bërë e pamundur për banorët e qiejve dhe të tokës, prandaj edhe çështja e saj është shumë e rëndë dhe e frikshme për ta.Ajo ka për të ardhur veçse befas. –Krijesat nuk do ta kuptojnë momentin kur të vijë ajo ditë, e cila do t’i kapë në befasi. Ata nuk do të kenë mundësi të përgatiten për të, që të përballojnë vështirësitë dhe tmerret e saj.Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. - Për ata ka shumë rëndësi të dinë se kur do të ndodhë Kijameti, madje iu dukesh tejet mospërfillës për pyetjen që të bëjnë. Por nuk e dinë ata të shkretë se ti ke dituri të plotë rreth Zotit tënd dhe e di shumë mirë se çfarë pyetjesh janë të dobishme dhe çfarë jo. Për këtë arsye, ti nuk i jep shumë rëndësi çështjes se kur do të ndodhë Kijameti. Atëherë, pse ata nuk të marrin ty si shembull?! Përse nuk mësojnë nga sjellja, dituria dhe maturia jote?! Përse nuk heqin dorë nga kjo pyetje e padobishme?! Aq më tepër që këtë njohuri nuk e ka patur dhe nuk e ka asnjë profet apo melek afër Zotit të Lartësuar. Kjo thjesht është një nga çështjet që Allahu i Lartësuar, me urtësinë e Tij, e mban në sekret të plotë nga krijesat.Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë. - Për shkak të paditurisë së tyre, ata u japin rëndësi çështjeve që nuk kanë dobi për ta. Nga ana tjetër, ata nuk pyesin për ato gjëra që vërtet e kanë detyrë të pyesin dhe të informohen, sepse do të mbajnë përgjegjësi për to.

Al-A'raaf 7:187Listen in Qur'an →
188

قُل لَّآ أَمْلِكُ لِنَفْسِى نَفْعًۭا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ ۚ وَلَوْ كُنتُ أَعْلَمُ ٱلْغَيْبَ لَٱسْتَكْثَرْتُ مِنَ ٱلْخَيْرِ وَمَا مَسَّنِىَ ٱلسُّوٓءُ ۚ إِنْ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌۭ وَبَشِيرٌۭ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ

Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi as dëm, përveç atë që don Perëndia. E sikur t’i dija fshehtësitë, do t’i shumëzoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sihariques për njerëzit që besojnë”.

Thuaj: “Unë nuk kam në dorë t’i bëj as mirë e as keq vetes sime, përveçse ashtu siç do Allahu. -Unë jam një rob i Zotit, i nënshtruar plotësisht para Tij. Nëse më vjen ndonjë mirësi, më vjen veç prej Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, askush nuk largon prej meje të këqijat, përveç Allahut të Lartësuar. Edhe këtë dituri që kam, e kam prej Allahut të Lartësuar.Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të mirat e nuk do të më prekte asgjë e keqe. - Nëse unë do t’i dija gjërat para se ato të ekzistonin, nëse do të dija ku të çojnë ato dhe se cili është përfundimi i tyre, atëherë unë do të ndërmerrja të gjitha masat që të grumbulloja për veten time çdo të mirë të dynjasë dhe ahiretit, nga njëra anë, dhe do të isha i kujdesshëm që të shpëtoja prej çdo gjëje që më dëmton, nga ana tjetër. Por duke qenë se unë kam dituri veçse aq sa Zoti më ka mësuar, edhe mua mund të më godasë ndonjë gjë që më dëmton ose mund të më shpëtojë ndonjë e mirë, që më bën dobi. Atëherë, ky është argumenti më i qartë se unë nuk kam dituri rreth gajb-it, domethënë, të fshehtave të Zotit.Unë jam veçse një qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.” - Unë thjesht ju tërheq vërejtjen që të ruheni nga ndëshkimet që mund t’ju godasin në fenë, dynjanë dhe ahiretin tuaj. Unë ju qartësoj gjithçka që ju çon në këtë përfundim të keq dhe ju këshilloj që të ruheni prej tyre. Gjithashtu, unë jam përgëzues për shpërblimet që jepen që në këtë dynja, por edhe për shpërblimet e përjetshme në ahiret, për këdo që i bindet dhe i nënshtrohet Allahut të Lartësuar. Unë i kam bërë të qarta të gjitha veprat e mënyrat që sjellin kënaqësinë e Zotit të Lartësuar dhe lumturinë tuaj në të dyja jetët. Megjithatë, këshillat e mia nuk vlejnë për të gjithë. Ato u bëjnë dobi veçse besimtarëve, të cilët i pranojnë ato dhe i trajtojnë me respektin e duhur. Këto ajete të mrekullueshme tregojnë qartë injorancën e thellë të të gjithë atyre njerëzve që i drejtohen Profetit (a.s) dhe i luten atij për ndonjë mirësi ose për të shpëtuar nga ndonjë e keqe. Le ta dinë ata se Muhamedi (a.s) nuk ka asgjë në dorë, për këtë botë apo për tjetrën. Ai nuk mund të ndihmojë asnjë që Allahu i Lartësuar nuk e ndihmon dhe as nuk mund të largojë ndonjë të keqe që Allahu i Lartësuar nuk dëshiron ta largojë. Profeti (a.s) dinte veçse aq sa e kishte mësuar Allahu i Lartësuar. Dobia e vetme prej Muhamedit (a.s) është Shpallja që ai përcolli. Mënyra e përfitimit prej tij është vetëm pasimi me besnikëri dhe sinqeritet i udhëzimeve që ai solli prej Allahut të Lartësuar. Kjo mirësi prej Profetit (a.s) është më e madhe se çdo lloj mirësie tjetër që mund të vijë prej dikujt në këtë botë, qofshin ata edhe prindërit, të cilët janë bërë shkak që të vish në këtë jetë. Mirësitë e këtij Profeti të bekuar ia kalojnë dobisë së miqve dhe vëllezërve më të ngushtë, më të dashur dhe më të butë me ty. Mirësia e Muhamedit (a.s) nuk krahasohet me atë të askujt tjetër, sepse ai i nxiti njerëzit për të vepruar çdo të mirë dhe i këshilloi qartë për t’u larguar nga çdo e keqe. Ai tregoi rrugën e mbarë drejt Allahut të Lartësuar, sqaroi veprat e mira dhe mënyrat me të cilat ato arrihen. Ai tregoi, gjithashtu, shtigjet dhe veprat e këqija, që …

Al-A'raaf 7:188Listen in Qur'an →
189

۞ هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍۢ وَٰحِدَةٍۢ وَجَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا لِيَسْكُنَ إِلَيْهَا ۖ فَلَمَّا تَغَشَّىٰهَا حَمَلَتْ حَمْلًا خَفِيفًۭا فَمَرَّتْ بِهِۦ ۖ فَلَمَّآ أَثْقَلَت دَّعَوَا ٱللَّهَ رَبَّهُمَا لَئِنْ ءَاتَيْتَنَا صَٰلِحًۭا لَّنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Ai (Perëndia) u krijoi ju prej një njeriu dhe nga ai krijoi bashkëshorten e tij, që të qetësohet me të. Dhe kur e mbuloi atë, ngarkuar me një barrë të lehtë, kali me të. E kur ajo u rëndua, ata të dy iu lutën Perëndisë, Zotit të tyre: “Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, na, me të vërtetë, do të bëhemi falenderues!”

Është Allahu Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademi),....- Allahu ju krijoi ju të gjithëve, o njerëz, burra e gra, sado të shumtë, të ndryshëm dhe të shpërndarë të jeni në tokë. Allahu ju krijoi të gjithëve nga një njeri i vetëm, i ciliishte Ademi, babai i njerëzimit....prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij(Havanë), për të gjetur qetësinë tek ajo. - Allahu i Madhëruar krijoi nga Ademi (a.s) gruan e tij, Havanë, me qëllim që burri të gjente prehjen dhe qetësinë e nevojshme. Gruaja u krijua nga burri, që mes tyre të ketë gjithmonë afrimitet, tërheqje dhe dashuri, duke gjetur secili prehjen tek tjetri.Kur njeriu e mbulon(kontakton me)gruan e tij, ajo ngarkohet me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdon me të(pa e ndier). -Allahu i Lartësuar ka përcaktuar që, kur burri dhe gruaja bashkohen në marrëdhënie intime, nga ky bashkim i ethshëm të sigurohet vazhdimësia e llojit njerëzor. Kështu, gruaja bart një barrë të lehtë nga burri, e cila nuk ndihet dhe vihet re nga gruaja në fillimet e saj.Por kur ajo(barrë)rëndohet, ata të dy e lusin Allahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep fëmijë të mirë, do të të jemi vërtet mirënjohës.” - Por pas njëfarë kohe, barra në trupin e saj nis të rëndohet, të duket dhe të ndihet. Në këtë moment, zemra e nënës dhe babait fillon të ndiejë dhembshuri prindërore për foshnjën që pritet. Ata luten dhe shpresojnë që ai të dalë i gjallë dhe i shëndetshëm, i pastër dhe i sigurt nga çdo lloj mangësie. Ata lusin Allahun e Lartësuar: “O Zot, nëse na jep pasardhës të mirë, do të jemi vërtet mirënjohës ndaj Teje. Nëse na fal një fëmijë të shëndetshëm e pa defekte, ne kemi për të qenë mirënjohës dhe falënderues për dhuratën Tënde.”.

Al-A'raaf 7:189Listen in Qur'an →
190

فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُمَا صَٰلِحًۭا جَعَلَا لَهُۥ شُرَكَآءَ فِيمَآ ءَاتَىٰهُمَا ۚ فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ

E kur Ai, ua dhuroi pasardhësit e shëndoshë, të dy gjinitë trilluan pastaj shok për Te; për atë që iu dha atyre. Por Perëndia, është shumë larg nga ato që ia trilluan paganët Atij!

Por pasi Ai u dhuron atyre fëmijë të mirë, ata i përshkruajnë Atij ortakë në atë që u dhuroi. -Por, kur Allahun e Lartësuar ua dhuron fëmijën ashtu si ata e kërkonin, domethënë, të plotë e të shëndetshëm, ata, në vend që ta njësojnë të Madhëruarin duke i shprehur vetëm Atij mirënjohjen e plotë për peshqeshin që u bëri, shkojnë dhe falënderojnë e i janë mirënjohës edhe dikujt tjetër,bashkë me Allahun. Ky fenomen i mosmirënjohjes ndaj Allahut shfaqet me mënyra dhe forma të ndryshme, si më poshtë:1. Këta prindër e mësojnë dhe edukojnë fëmijën, - që Allahu i Lartësuar ua fali ashtu si ata ia kërkuan, - që të adhurojë dikë tjetër veç Tij.2. Këta prindër i vënë fëmijës emra që tregojnë robëri dhe adhurim ndaj dikujt tjetër veç Allahut, si për shembull, Abdul Kabe (Adhuruesi i Qabes), Abdul Husejn (Adhuruesi i Husejnit) etj.3. Duke adhuruar e duke lavdëruar dikë tjetër, krahas Allahut të Lartësuar, për këtë mirësi, edhe pse Allahu është i vetmi që dhuron mirësi etj. Në këto ajete ka zhvendosje nga një rrëfim në tjetrin. Në fillim flitet për Ademin (a.s) dhe Havanë, pastaj flitet në përgjithësi për llojin njerëzor. Kështu, nuk duhet assesi të mendohet se çifti i parë i njerëzimit, Ademi dhe Havaja, bënë shirk në adhurim, por ishin pasardhësit e mëvonshëm që e bënë këtë. Allahu i Lartësuar i ka këshilluar gjithmonë robërit e Tij për t’u larguar nga shirku. Ai gjithmonë ka treguar kotësinë e çdo lloj idhujtarie, madje ka shpallur se shirku, me çdo lloj forme që shfaqet, është padrejtësia më e madhe që mund të kryejë dikush.Por Allahu është i Dëlirë dhe i Lartësuar nga ortakët që ata i përshkruajnë. - Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar solli argumente madhështore, që tregonin se Ai është i vetmi Krijues, Sundues dhe Mbretërues, që përkujdeset për krijesat e Tij. Për shembull, Ai përmendi se si i krijoi njerëzit nga një person i vetëm, që ishte Ademi (a.s). Së pari, Allahu krijoi prej Ademit bashkëshorten e tij dhe pastaj, me radhë, të gjithë pasardhësit e tyre. I Madhëruari ka vendosur dashuri dhe dhembshuri mes burrit dhe gruas, që ata të gjejnë prehje e kënaqësi te njëri tjetri. Ai ka bërë që, burri dhe gruaja, duke kënaqur epshin e tyre, të ruajnë vazhdimësinë e jetës. Është Allahu i Gjithëditur që krijon embrionin në barkun e nënës, ku kalon një kohë të përcaktuar deri në krijimin e plotë të tij. Gjatë kësaj kohe, prindërit përmallohen dhe e presin këtë fëmijë plot dashuri. Ata e lusin Allahun e Lartësuar që ky fëmijë të dalë në jetë i saktë dhe i shëndetshëm, pa asnjë mangësi, dhe Zoti i tyre ua plotëson këtë dëshirë. Atëherë, a nuk e meriton Allahu i Lartësuar, me të gjitha këto mrekulli që bën e dhuron, që të adhurohet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq nga krijesat e Tij?! Por ja që nuk ndodh gjithmonë kështu, sepse disa nga robërit e Tij adhurojnë e falënderojnë idhuj, e jo Atë, Zotin e tyre.

Al-A'raaf 7:190Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.