Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 171–180 of 206

171

۞ وَإِذْ نَتَقْنَا ٱلْجَبَلَ فَوْقَهُمْ كَأَنَّهُۥ ظُلَّةٌۭ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُۥ وَاقِعٌۢ بِهِمْ خُذُوا۟ مَآ ءَاتَيْنَٰكُم بِقُوَّةٍۢ وَٱذْكُرُوا۟ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

(Kujtoje) kur Na, ngritëm malin mbi ta, - që dukej si hije (ré), - e ata besonin se do të binte mbi ta. (Na u thamë atyre): “Merreni vendosmërisht atë që ua dhamë, dhe ta keni ndërmend atë që është në të (në tabelat e Teuratit), për t’u ruajtur nga të këqiat.

Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta!... -Kur ata refuzuan porositë dhe ligjet e Teuratit, Allahu i Madhëruar ngriti mbi ta një mal, si një re gjigande në qiell. Mekëtë kërcënim mbi krye, Allahu Madhërishëm i urdhëroi ata që zbatonin të gjitha udhëzimet e Librit Tij.i të tëNe u thamë: “Zbatojeni atë që kemi dhënë me kembëngulje... -Merreni, zbatojeni dhe jetoni sipas normave që kemi caktuar Ne. Zbatojini ato me përkushtim dhe seriozitet!...dhe kujtoni çfarë ka në të(në Libër),... -Bëjeni këtë duke e studiuar me kujdes Librin e Allahut dhe duke medituar rreth tij, me dëshirën për ta jetësuar atë!...që të bëheni të devotshëm!” - Nëse veproni dhe jetoni sinqerisht sipas normave e porosive të Zotit, pa dyshim që do ta arrini devotshmërinë. Nëse e trajtoni Shpalljen me seriozitet dhe përkushtim, do të jeni të shpëtuar nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut të Lartësuar.

Al-A'raaf 7:171Listen in Qur'an →
172

وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنۢ بَنِىٓ ءَادَمَ مِن ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ ۖ قَالُوا۟ بَلَىٰ ۛ شَهِدْنَآ ۛ أَن تَقُولُوا۟ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَٰذَا غَٰفِلِينَ

(Kujtoje) kur Zoti yt – nga korrizi i bijve të Ademit nxori pasardhësit e tyre dhe ata i bëri dëshmitar (të vërtetës) kundër vetes. (Iu tha atyre): “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, me të vërtetë”. Na ju kemi bërë dëshmitar që të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Na për këtë nuk kemi qenë të informuar”.

Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre.... -Allahu bëri që njerëzit të jenë pasardhës të njëri-tjetrit, duke lindur brez pas brezi dhe shekull pas shekulli. Ai i nxori në dritë nga shpina e baballarëve të tyre dhepastaj nga barku i nënave të tyre....dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - Allahu i bëri që ata të dëshmonin se Ai është Zoti, Sunduesi, Krijuesi, Furnizuesi dhe Ai që përmirëson dhe rregullon çështjet e tyre. Allahu i Madhëruar vendosi thellë në natyrën e pastër të njeriut këtë lloj besimi. Njeriu është i brumosur me besimin e pastër dhe të natyrshëm se Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Mbretëruesi dhe Ai që përkujdeset për ta. Ky besim është ngulitur thellë në ndërgjegjen dhe në natyrën e njeriut.Atëherë, njerëzit e pranuan dhe dëshmuan për vërtetësinë e këtij fakti, duke thënë:“- “Po,"- thanë ata, - dëshmojmë për këtë.” -Allahu i Lartësuar e ka bërë natyrën e pastër të robërve të Tij të tillë që ata ta besojnë Atë drejt, pa bërë idhujtari. Çdo njeri lind me natyrshmërinë e pastër islame, me besimin në një Zot të vetëm dhe nënshtrimin ndaj Tij. Porse natyra e njeriut mund të ndryshojë me kohë, për shkak të rrethanave të tjera. Kështu, të gjithë pasardhësit e Ademit, me natyrën e pastër që i ka krijuar Zoti, dëshmojnë për monoteizmin e pastër, ashtu siç ishte mesazhi dhe misioni i profetëve.Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.” -Nëpërmjet profetëve, Ne kërkuam prej jush që të pranoni dhe pohoni këtë besim të pastër, që ndodhet në natyrën tuaj, në mënyrë që ju të mos e mohoni një gjë të tillë Ditën e Gjykimit, duke gjetur justifikime. Ditën e Gjykimit ju nuk do të mund të pretendoni se nuk ju erdhi asnjë argument nga Allahu i Lartësuar dhe se nuk patët asnjë fakt që t’ju tregojë e udhëzojë për besimin e drejtë. Allahu i ka sjellë argumentet e Tij të qarta, që të mos thoni: “Ne nuk dinim gjë për këtë.”. Kështu nuk do të mund të mbroheni para Allahut të Lartësuar.Një hadith i saktë nga Profeti (a.s.), që gjendet te Buhariu dhe Muslimi, thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, - e sipas një transmetimi tjetër: “...në këtë fe” - por prindërit e kthejnë në çifut, në të krishtërë ose zjarrputist.”

Al-A'raaf 7:172Listen in Qur'an →
173

أَوْ تَقُولُوٓا۟ إِنَّمَآ أَشْرَكَ ءَابَآؤُنَا مِن قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةًۭ مِّنۢ بَعْدِهِمْ ۖ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلْمُبْطِلُونَ

Ose që të mos thoni: “Me të vërtetë, të parët tanë i kanë vënë shok Perëndisë para nesh, e ne jemi gjeneratë pas tyre. A mos vllë do të na shkatërrosh për atë çka kanë punuar të degjeneruarit?”

Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre.” -Mos u justikoni që ishit pasardhës të një populli jobesimtar dhe thjesht ndoqët rrugën e tyre. Ky nuk është justifikim, prandaj Ditën e Gjykimit ju nuk keni të drejtë të thoni:"Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?” - Allahu i Lartësuar ka ngulitur thellë në natyrën tuaj besimin e pastër monoteist. Logjika e shëndoshë dhe e pastër e kupton që besimet e paraardhësve ishin të gabuara, ndërsa feja e të dërguarve të Zotit është e vërteta, që duhet përqafuar. Vetëm kjo natyrë e pastër dhe logjikë e kthjellët është mëse e mjaftueshme për të refuzuar besimet e gabuara të etërve tuaj. Shpeshherë ndodh që njeriu të futet në dyshime duke dëgjuar fjalët e të parëve të tij të humbur, por kjo ndodh veçse për shkak se ai i ka kthyer shpinën të vërtetës së Allahut të Lartësuar, duke mos treguar as përkushtimin minimal për ta kuptuar atë. Argumentet e Allahut të Madhëruar janë dy llojesh: ato që kanë ardhur përmes shpalljeve dhe profetëve të Tij dhe ato që duken qartë në krijimin e Tij. Mjafton që njeriu të shohë dhe studiojë veten e vet dhe do të zbulojë aty plot argumente e shenja, që vlejnë për të kuptuar të vërtetën. Kështu, mospërfillja e argumenteve të Allahut të Lartësuar, nga njëra anë, dhe përkushtimi me fanatizëm ndaj fjalëve të pararendësve të humbur, bën që të mos e dallosh të vërtetën e qartë. Në këtë mënyrë, logjika errësohet, prandaj njeriu i jep përparësi të kotës ndaj të vërtetës. Ky është shpjegimi më i saktë i këtyre ajeteve. Sipas një shpjegimi tjetër, në këto ajete bëhet fjalë për një ditë të veçantë, kur Allahu i Lartësuar ka marrë dëshminë nga të gjithë pasardhësit e Ademit, pikërisht në momentin kur Ai nxori nga shpina e Ademit pasardhësit e tij. Më pas, Ditën e Gjyklimit - sipas këtij mendimi, - Allahu i Lartësuar do të nxjerrë kundër tyre pikërisht këtë dëshmi të dhënë nga vetë ata. Sidoqoftë, në ajet nuk ka ndonjë shenjë që të tregojë se Allahu i Madhëruar do të nxjerrë kundër mohuesve këtë dëshmi të marrë prej tyre atë ditë të veçantë. Allahu i Lartësuar nuk do të përdorte kurrë kundër tyre një dëshmi që ata e kanë dhënë në një kohë aq të largët, që askush nuk e kujton t’i ketë ndodhur. Vetë realiteti e dëshmon se njerëzit nuk e kujtojnë këtë pohim që kanë bërë përpara Allahut të Lartësuar. Është e vërtetë që Allahu i ka nxjerrë pasardhësit e Ademit dhe i ka bërë të dëshmojnë për njëshmërinë e Tij, por ajetet kuranore që po shpjegojmë flasin për diçka tjetër: ato flasin për një çështje që është tejet e kuptueshmedhe e cila përforcohet prej natyrshmërisë së pastër së njeriut, siç e ka krijuar Allahu i Lartësuar.Ka disa hadithe që flasin rreth nxjerrjes së pasardhësve të Ademit nga shpina e tij dhe ndarjes së tyre në kategori që do ta marin librin e punëve të tyre nga e djathta dhe në kategori që do ta marin librin e punëve të tyre nga e majta. Në disa hadithe përmendet edhe fakti se ata kanë dëshmuar se Allahu është Zoti i tyre. Kështu, imam Ahmedi përmend nga Enes Ibn Malik r.a. se Profeti a.s. ka thënë: “Ditën e Gjykimit i thuhet dikujt prej banorëve të Zjarrit: “Nëse gjithçka në tokë do të ishte e jotja, a …

Al-A'raaf 7:173Listen in Qur'an →
174

وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ وَلَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Dhe, kështu Na, hollësisht i shpjegojmë argumentet, për t’u kthyer ata (nga imitimi i të parëve).

Kështu i shtjellojmë Ne argumentet me hollësi, që ata të kthejnë rrugë. - Kështu i qartësojmë argumentet Tona, që ata të kthehen nga rruga e shtrembër dhe të ndjekin të drejtën, që e kanë të rrënjosur në natyrën e pastër të krijimit të tyre. Besim i instaluar në natyrën e pastër të njeriut e shtyn atë që t’i qëndrojë besnik Zotit të tij dhe të ndjekë rrugën e drejtë, të cilën Zoti e ka caktuar e përshkruar nëpërmjet profetëve dhe Shpalljeve.

Al-A'raaf 7:174Listen in Qur'an →
175

وَٱتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ٱلَّذِىٓ ءَاتَيْنَٰهُ ءَايَٰتِنَا فَٱنسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ ٱلشَّيْطَٰنُ فَكَانَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ

Tregoju atyre për njeriun, të cilit Na ia kemi dhënë argumentet Tona, e i cili është zhveshur prej tyre, e djalli e ka bërë për vete, dhe, ai është bërë i humbur.

Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për)Shenjat Tona,... -Ky njeri mësoi fenë dhe Librin e Allahut të Madhëruar, duke ubërë dijetar i madh dhe i shquar....por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve(nga udha e drejtë). - Por më pas, ai e braktisi këtë dituri, e cila e bën njeriun të pajiset me virtyte dhe vepra të mira e të ngrihet në grada të larta. Duke e lënë diturinë rreth fesë dhe Zotit, ai u zhvesh nga të gjitha këto cilësi, ashtu sikurse zhvishet rroba nga trupi, e si rrijedhojë, atë e bëri shok Shejtani i mallkuar. Sapo doli nga kështjella e mbrojtur e diturisë, Shejtani iu vu pas dhe filloi ta shtynte në poshtërsira. Kështu, ai u bë i humbur, pasi kishte qenë i udhëzuar, madje kishte udhëzuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Kjo ndodhi, sepse Allahu i Lartësuar e braktisi dhe e la të mbështetej thjesht në veten e vet.

Al-A'raaf 7:175Listen in Qur'an →
176

وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخْلَدَ إِلَى ٱلْأَرْضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ ۚ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا ۚ فَٱقْصُصِ ٱلْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

Sikur të donim Ne, do ta ngritnim atë (në shkallën e të mirëve) me argumentet Tona, por ai iu kthye tokës (kësaj jete) dhe ndoqi epshin e vet. Shembulli tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjekë, ai e qet gjuhën, nëse largohesh, ai, përsëri e qet gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që i konsiderojnë gënjeshtra argumentet Tona. E, tregoju këto ngjarje, që të mendojnë ata.

Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona... -Po të dëshironte Allahu iLartësuar, do ta lartësonte atë me diturinë që kishte, duke i dhënë forcë dhe vullnet për të punuar sipas saj. Në këtë mënyrë, ai do të ishte tërësisht i mbrojtur nga armiqtë e tij, në krye të të cilëve qëndron Shejtani i mallkuar....por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota. -Me atë që bëri, ai e meritoi braktisjen dhe devijimin. Ai u mahnit pas kësaj dynjaje, a thua se do të ishte i përjetshëm në këtë botë, prandaj u lëshua i tëri në plotësimin e dëshirave të tij të ulta. Ai braktisi bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, që në fakt duhet të ishte i dashuri dhe i adhuruari i tij. Allahu i Lartësuar bën një krahasim për këtë lloj njeriu:Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën. -Për shkak të rëndësisë së madhe që i dha kësaj bote, me dashuri të tepruar për të, ky njeri i ngjan atij qenit që, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën, domethënë, do të vazhdojë të bëjë atë që dëshiron. Edhe ky njeri do të vazhdojë që t’i japë rëndësi kësaj dynjaje dhe plotësimit të dëshirave të tij të shfrenuara. Ai nuk ka për t’u ngopur kurrë me këto kënaqësi, por do të kërkojë gjithmonë qejfe të reja.Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona. -Ata i mohojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar, edhe pse Ai i ka bërë të qarta dhe të kuptueshme. Ata i konsiderojnë si gjëra të parëndësishme dhe i hedhin pas shpine. Për këtë shkak, edhe Allahu i Lartësuar nuk ua jep më mundësinë që ta pranojnë fenë e Tij, pasi ata duan të ndjekin vetëm dëshirat e tyre.Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë! - Rrëfejua këto histori, me shpresë që ata të meditojnë dhe të nxjerrin mësime prej tyre! Pa dyshim, nëse ata meditojnë, do të nxjerrin vërtet shumë mësime, e nëse kanë sinqeritet, do të dorëzohen dhe do të adhurojnë Allahun e Lartësuar ashtu siç e pëlqen Ai.

Al-A'raaf 7:176Listen in Qur'an →
177

سَآءَ مَثَلًا ٱلْقَوْمُ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَأَنفُسَهُمْ كَانُوا۟ يَظْلِمُونَ

I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i konsiderojnë gënjeshtra argumentet Tona dhe i bëjnë vetvetes zullum.

Sa i keq është si shembull populli që i mohoi Shenjat Tona dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi! - Shumë model i keq është ai i atyre që i konsiderojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar si kotësira e trillime. Ata i bëjnë padrejtësi vetes dhe shkatërrojnë jetën e tyre duke bërë gjynahe e poshtërsira. Modelit të tyre duhet t’i largohesh sa më shumë. Për sa i përket personit që përshkruhet në ajet, ka mundësi që të ketë qenë një person konkret, që Allahu i Lartësuar i dha dituri, por ai devijoi. Historia e tij përmendet që besimtarët të nxjerrin mësim dhe të jenë të kujdesshëm që të mos bien në të njëjtin gabim si ai. Ka mundësi gjithashtu që ky të jetë thjesht një rast i përgjithshëm, domethënë, nuk kemi të bëjmë me një person të caktuar. Allahu i Lartësuar e sjell si një shembull, që ne të ruhemi dhe të jemi të kujdesshëm që të mos bëhemi si ai. Ky është një gjykim që përfshin këdo që Allahu i dhuron dituri rreth fesë, por që më pas e braktis diturinë dhe nuk punon sipas saj. Sigurisht, këto ajete janë një nxitje për të punuar me diturinë që të dhuron Allahu i Lartësuar. Kjo është një mundësi e artë për ngritje në grada të larta tek Allahu i Madhëruar. Gjithashtu, puna me diturinë që të ka dhuruar Allahu i Lartësuar është një kështjellë e fortë kundër Shejtanit të mallkuar. Nga ana tjetër, këto ajete janë një kërcënim i hapur dhe një qortim i fortë për këdo që nuk punon me diturinë që i ka dhuruar Allahu i Lartësuar. Kjo gjë e poshtëron njeriun dhe bën që Shejtani i mallkuar ta sundojë dhe kontrollojë atë. Gjithashtu, pasimi i dëshirave dhe përqendrimi i zemrës dhe i aktiviteteve vetëm te kjo botë, bëhen shkak që robi të devijohet dhe të braktiset nga Allahu i Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar, duke na dhënë të kuptojmë se Ai është i vetmi i Cili mund të të udhëzojë në rrugën e drejtë dhe të të lërë në humbje, thotë:

Al-A'raaf 7:177Listen in Qur'an →
178

مَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِى ۖ وَمَن يُضْلِلْ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Kë e udhëzon Perëndia, ai është i udhëzuar në rrugën e drejtë, e kë e humbë nga rruga e drejtë, ai është i dëmtuar.

Ai të cilin e udhëzon Allahu, është në rrugë të drejtë;... - Atë që Allahu i Lartësuar dëshiron ta udhëzojë, i jep sukses për të marrë dituri të pastër, nga shpalljet dhe profetët, dhe pastaj i jep forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për të bërë vepra të mira sipas asaj diturie. Gjithashtu, i Madhëruari e ruan atë nga të gjitha të këqijat që i kanosen dhe e pengojnë nga rruga e drejtë. Kështu ndodh me të udhëzuarit në rrugën e drejtë, sepse ata i japin përparësi udhëzimit të Allahut të Lartësuar, pranojnë dritën e Tij dhe e zbatojnë atë me vullnet të lirë. Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur i udhëzon e i ndihmon ata vazhdimisht, duke ua shtuar besimin dhe veprat e mira sipas tij.... dhe ai, të cilin nuk e udhëzon, është i humbur. - Ndërsa ata që Allahu i Lartësuar i ka lënë në humbje, ata e kanë merituar që Ai t’i braktisë, sepse ata nuk i pranojnë dritën dhe mësimet hyjnore, nuk duan të nënshtrohen e të jetojnë sipas porosive hyjnore, prandaj i Drejti nuk u jep sukses që të gjejnë udhën e drejtë. Ata janë të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit, që do të jenë të humbur vetë, bashkë me familjet e tyre në Ditën e Gjykimit. Ky është shkatërrimi më i madh.

Al-A'raaf 7:178Listen in Qur'an →
179

وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ ۖ لَهُمْ قُلُوبٌۭ لَّا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌۭ لَّا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ ءَاذَانٌۭ لَّا يَسْمَعُونَ بِهَآ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ كَٱلْأَنْعَٰمِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْغَٰفِلُونَ

Na kemi krijuar, me të vërtetë, shumë xhind dhe njerëz për xhehennem: ata kanë zemra (mend) me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin, kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si shtazë, madje, edhe më të zi. Ata janë të pakujdesshëm.

Allahu i Lartësuar na tregon se të devijuarit dhe të humburit, që ndjekin Iblisin e mallkuar, janë vërtet shumë:Shumë janë xhindet dhe njerëzit që Ne i bëmë për Xhehenem. -Shumë njerëz dhe xhindë që kemi krijuar kanë për të hyrë në Xhehenem. Edhe kafshët janë më mirë se këta të humbur, pasi:Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë,... -Në zemrën e tyre nuk arrin njohja e besimit dhe mesazhit të Zotit. Ata nuk përfitojnë aspak nga mesazhi hyjnor, përveçse nuk do të kenë më justifikim përpara Zotit....kanë sy me të cilët nuk shikojnë... -Ata nuk shohin çfarë është e dobishme për ta. Ata janë të verbër para shenjave dhe fakteve të Zotit të Madhërishëm....dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. -Ata nuk e dëgjojnë të vërtetën, sipas së cilës duhet të jetojnë dhe ta adhurojnë Allahun e Lartësuar.Ata janë si kafshët,... -Njerëzit me të tilla cilësi të shëmtuara janë si kafshët, të cilat nuk kanë logjikë e arsye, sepse i japin përparësi asaj që do të zhduket, kundrejt asaj që do të jetë e përjetshme. Madje, Allahu i Lartësuar thotë se këta janë më të humbur sesa kafshët:...madje edhe më të humbur. -Janë më të humbur, sepse kafshët e plotësojnë qëllimin për të cilin janë krijuar. Madje, ato kanë njëfarë aftësie për të dalluar se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq.Këta janë ata që shpërfillin paralajmërimet(e Zotit). - Ata janë të hutuar ndaj më të mirës, ndaj besimit në Zot dhe ndaj zbatimit të urdhrave të Tij. Ata i kanë kthyer shpinën kujtimit të Allahut të Madhëruar. Zemra e tyre, logjika, të dëgjuarit e të shikuarit u krijuan për ta, me qëllim që ata të kuptonin fenë dhe detyrimet ndaj Zotit dhe pastaj t’i zbatonin ato me përpikmëri, por ata bëjnë të kundërtën e këtij qëllimi. Prandaj, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i lërë për në Xhehenem. Ndërsa ata që besojnë dhe, me dashuri, i përdorin dhuntitë e tyre për të adhuruar Allahun e Lartësuar, ata nuk janë të hutuar, prandaj do të jenë banorë të Xhenetit, duke bërë vepra të banorëve të Xhenetit.

Al-A'raaf 7:179Listen in Qur'an →
180

وَلِلَّهِ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ فَٱدْعُوهُ بِهَا ۖ وَذَرُوا۟ ٱلَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِىٓ أَسْمَٰٓئِهِۦ ۚ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Perëndisë i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë me to (dhe lutjuni), e shmangiuni atyre që i shtrembërojnë emërat e Tij. Ata do të ndëshkohen ashtu si kanë vepruar.

Allahu ka emrat më të bukur... - Ky ajet flet për madhështinë e Allahut të Lartësuar në cilësitë dhe emrat e Tij. Allahu ka emrat më të bukur. Të gjithë emrat e Allahut të Lartësuar janë të bukur, sepse ata tregojnë cilësi absolute dhe madhështore. Nëse do të ishin thjesht emra dhe nuk do të tregonin cilësi reale, atëherë nuk do të quheshin husna - të bukur. Edhe nëse do të përshkruanin ndonjë cilësi jo të plotë, ata nuk do të ishin të bukur. Nëse do të ishin emra që përdoren edhe për plotësi, edhe për mangësi, përsëri nuk do të ishin të bukur. Çdo emër i Allahu i Lartësuar tregon cilësi të plota të Tij. Kështu, për shembulll, emri El Alim - i Gjithëdituri, tregon se Ai ka dituri gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme rreth të gjitha çështjeve dhe gjërave. Nga dituria e Tij nuk del asnjë thërrmijë, në qiell apo në tokë qoftë ajo. Po kështu edhe emri Err-Rrahim - “Mëshirëplotë”, tregon se Allahu i Lartësuar ka mëshirë të plotë, e cila përfshin gjithçka. Ndërsa El Kadir- i Plotpushtetshëm, tregon se Allahu i Lartësuar ka një pushtet të plotë, gjithëpërfshirës, të pacenueshëm, nga i cili nuk shpëton asgjë e askush. Emrat e Allahut të Lartësuar janë të bukur e të plotë edhe për një fakt tjetër: sepse nuk lejohet t’i lutesh Atij ndryshe, përveçsenëpërmjet këtyre emrave:...Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre... - Ky është urdhër për t’iu drejtuar Allahut të Lartësuar me emrat e Tij për të dyja llojet e duave: duatë e shprehura nëpërmjet adhurimeve dhe duatë e shprehura përmes një kërkese të veçantë e të drejtpërdrejtë.Kur i drejtohemi Allahut, duhet të përzgjedhim atë emër të Tij që është më i përshtatshëm për lutjen tonë, për shembull: “O Zoti im, më fal dhe më mëshiro mua, sepse Ti je Falës e Mëshirëplotë!” Ose: “O Zoti im, ma prano pendimin, sepse Ti je Pranuesi i pendimit dhe Mëshirëplotë!” Ose: “Më jep e më furnizo mua, o Furnizues!” etj....dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre. - Ata do të ndëshkohen për shkak të shtrembërimit që bëjnë me emrat ose me kuptimet e emrave të Allahut të Lartësuar. Shtrembërimet me emrat e Allahut të Lartësuar bëhen në shumë mënyra. Një prej tyre është ta quash dikë, që nuk e meriton, me emrat e Allahut. Kështu vepronin idhujtarët, që emërtonin idhujt e tyre me emrat e Allahut të Lartësuar. Një mënyrë tjetër është mohimi i kuptimit të drejtpërdrejtë të emrave dhe keqinterpretimi i tyre. Kjo bëhet duke u dhënë atyre kuptime që nuk i ka dashur Allahu i Lartësuar dhe as Profeti i tij. Një tjetër mënyrë është edhe përgjasimi ose krahasimi i emrave të Allahut të Lartësuar me emrat e krijesave. Kështu, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë shtrembërime me emrat e Allahut të Lartësuar, pasi ndryshe je i kërcënuar me këtë ajet kuranor. Është një hadith i saktë i Profetit a.s, që thotë: “Allahu i Lartësuar ka nëntëdhjetë e nëntë emra, dhe ai që “ahsaha” (i njohu ato emra dhe e adhuroi Zotin përmes tyre) ka për të hyrë në Xhenet.”.Lutjet ose dua-të janë dy llojesh: 1. Lutje adhurimi. Të tilla janë lutjet e robit që Allahu i Lartësuar t’i japë ato që ai kërkon dhe ta ruajë nga ato që ai i druhet, jo duke ia kërkuar konkretisht ato, por …

Al-A'raaf 7:180Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.