Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 151–160 of 206

151

قَالَ رَبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِأَخِى وَأَدْخِلْنَا فِى رَحْمَتِكَ ۖ وَأَنتَ أَرْحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ

(Musai) tha: “O Zoti im, falëm mua dhe vëllain tim dhe shpiena në mëshirën Tënde! Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve”.

Atëherë, Musai u lut: “Zoti im! Na fal mua dhe vëllanë tim dhe na përfshi në mëshirën Tënde! Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve.” - Më fal mua dhe vëllain tim Harunin! Na përfshi në mëshirën Tënde, o Zot! Mëshira Jote është një kështjellë e fortë, që na mbron nga të gjitha të ligat. Është mëshira Jote, o Zot, që na siguron lumturinë. Ti je më i Mëshirshmi se çdokush tjetër që mëshiron. O Allah, Ti je më i mëshirshëm me ne, sesa vetë baballarët dhe nënat tona. Madje, Ti je më i mëshirshëm me ne, sesa ne me vetet tona.

Al-A'raaf 7:151Listen in Qur'an →
152

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ ٱلْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌۭ مِّن رَّبِّهِمْ وَذِلَّةٌۭ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُفْتَرِينَ

Me të vërtetë, ata që morën viçin për zot të tyre, do t’i arrijë dënimi i Zotit dhe poshtërimi edhe në këtë jetë. Kështu Na i ndëshkojmë ata që na përgënjeshtrojnë.

Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin, ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. - Ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. Ata meritojnë këtë, sepse zemëruan Zotin etyre dhe nënçmuan urdhëresat e Tij.Kështu i shpërblejmë Ne trilluesit e së pavërtetës. - Këtu flitet për të gjithë ata që shpifin për Allahun e Lartësuar dhe për fenë e Tij. Ata kërcënohen me zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe me poshtërim në këtë jetë. Edhe ata që adhuruan viçin i përfshiu zemërimi i Allahut të Lartësuar, sepse pas këtij gabimi, ata u urdhëruan që të vrisnin veten. Allahu i Lartësuar do të kënaqej me ta veçse pas këtij ndëshkimi. Kështu, ata vranë njëri-tjetrin. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua pranoi pendimin. Në vijim përmendet një gjykim gjithëpërfshirës, për ta dhe për të tjerët:

Al-A'raaf 7:152Listen in Qur'an →
153

وَٱلَّذِينَ عَمِلُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ثُمَّ تَابُوا۟ مِنۢ بَعْدِهَا وَءَامَنُوٓا۟ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعْدِهَا لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

E, ata që kanë punuar vepra të këqija, e pastaj janë penduar dhe janë bërë besimtarë, me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues.

Por për ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan dhe besuan (sinqerisht)...”- Këtë premtim të mrekullueshëm e meriton çdokush që pendohet sinqerisht. Çdokush që ka bërë vepra të këqija, duke përfshirë shirkun, gjynahet e mëdha dhe të vogla, por pas tyre pendohet, ndien keqardhje për to dhe përpiqet që të largohet prej tyre, Zoti i premton falje dhe mëshirë. Kujdes! Përveç brakstisjes së gjynaheve, duke dhënë fjalën dhe duke u përpjekur që kurrë të mos kthehesh në to, duhet edhe besimi i pastër, sepse i Madhëruari thotë: “dhe besuan sinqerisht.” Pa dyshim, besimi i vërtetë në Allahun e Lartësuar nuk mund të plotësohet pa veprat e zemrës dhe pa veprat e gjymtyrëve.Zoti yt do të jetë Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Pas pendimit nga gjynahet dhe kthimit në rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar do të jetë Falës e Mëshirues. Allahu është El Gafur, Ai që i mbulon të këqijat dhe i fshin ato, edhe sikur të peshojnë sa e gjithë toka dhe ta mbulojnë tërësisht atë. Gjithashtu, Allahu është El Rahim - Mëshirëploti që pranon pendimin dhe jep forcë e sukses për vepra të mira.

Al-A'raaf 7:153Listen in Qur'an →
154

وَلَمَّا سَكَتَ عَن مُّوسَى ٱلْغَضَبُ أَخَذَ ٱلْأَلْوَاحَ ۖ وَفِى نُسْخَتِهَا هُدًۭى وَرَحْمَةٌۭ لِّلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُونَ

Dhe, kur Musait i kaloi zemrimi, i mori pllakat, në të cilat ishte shënuar udhëzimi për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i druajnë Zotit të tyre.

Kur Musait iu shua zemërimi,... - Pasi u qetësua, Musai u angazhua me çështjenmë të rëndësishme:...i mori Pllakat,... –Musai mori pllakat që kishte hedhur pak më parë. Ato ishin pllaka tepër të rëndësishme. Për të shpjeguar vlerën dhe rëndësinë e tyre, i Madhëruari thotë:...në të cilat kishte udhëzime e mëshirë... -Ato përmbanin udhëzim dhe mëshirë. Ato kishin udhëzime për rrugën e drejtë, për të vërtetën, për veprat e mira dhe për veprat e këqija, për virtytet dhe veset. Ato përmbanin edhe mëshirën brenda, sepse ishin lumturi e mirësi për ata që zbatonin çfarë shkruhej aty. Ato ishin mëshirë për të gjithë ata që i mësonin normat që gjendeshin brenda tyre, që përvetësonin kuptimet e tyre, që punonin me sinqeritet dhe jetonin sipas tyre. Por, sigurisht, jo çdokush e pranon udhëzimin dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar, jo çdokush e meriton që të jetojë sipas udhëzimit të Tij. Ata që vërtet e pranojnë Shpalljen e Zotit, që jetojnë dhe punojnë sipas saj, duke e pranuar atë me zemër të hapur, janë vetëm ata që kanë një cilësi:...për ata që e kanë frikë Zotin e tyre. - Shpallja do të jetë udhëzim dhe mëshirë veçse për ata që i frikësohen Zotit dhe shpresojnë tek Ai. Ndërsa atyre që nuk i frikësohen Allahut të Lartësuar, që nuk e respektojnë dhe nuk e madhërojnë Atë, atyre kjo Shpallje u shton veçse arrogancën, inatin dhe largimin. Megjithatë, ata nuk do të kenë asnjë justifikim përpara Allahut të Lartësuar.

Al-A'raaf 7:154Listen in Qur'an →
155

وَٱخْتَارَ مُوسَىٰ قَوْمَهُۥ سَبْعِينَ رَجُلًۭا لِّمِيقَٰتِنَا ۖ فَلَمَّآ أَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ قَالَ رَبِّ لَوْ شِئْتَ أَهْلَكْتَهُم مِّن قَبْلُ وَإِيَّٰىَ ۖ أَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَّآ ۖ إِنْ هِىَ إِلَّا فِتْنَتُكَ تُضِلُّ بِهَا مَن تَشَآءُ وَتَهْدِى مَن تَشَآءُ ۖ أَنتَ وَلِيُّنَا فَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَا ۖ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْغَٰفِرِينَ

Dhe Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë njerëz, për caktimin Tonë. E, kur i goditi tërmeti, ai (Musai) tha: “O Zoti im! Sikur të doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua që më përpara. A do të na shkatërrosh, për ato vepra që kanë punuar budallenjtë tanë? Kjo është vetëm sprovë e Yte, me të cilën e shpie në humbje kënd të duash, kurse e udhëzon në rrugë të drejtë kënd të duash. Ti je i dashuri ynë, andaj fanla dhe mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve;

Dhe Musai zgjodhi shtatëdhjetë veta nga populli i vet për vendin tonë të takimit. -Kur bijtë e Izraelit u penduan dhe u kthyen në rrugën e drejtë, Musa zgjodhi shtatëdhjetë burra ndër më të mirët, me qëllim që të kërkonin falje për popullin e tyre. Këtyre Allahu i Lartësuar u premtoi një vend dhe kohë takimi, por kur ata mbërritën atje, i thanë Musait: “Na trego ku është Allahu, ta shohim!” Kjo qe një paturpësi e madhe. Pas gjithë atyre gabimeve, ja edhe një kërkesë e pamenduar dhe e padrejtë.Kur ata i rrëmbeu tronditja e fuqishme... -Ata u drodhën dhe të gjithë ranë përtokë, gati për t’u shkatërruar. Por Musai vijoi me përgjërim që t’i lutet Allahut:... ai tha: “O Zoti im! Po të kishe dashur Ti, do të na kishe shkatërruar më parë, si ata, edhe mua. -O Zoti im, Ti mund të na ndëshkoje para se të vinim këtu dhe të kërkonim falje për popullin tonë dhe përpara se ata të bënin atë kërkesë të padrejtë dhe pa edukatë.A po na shkatërron për atë që vepruan mendjelehtët nga mesi ynë? - Të lutem, mos na ndëshko për shkak të mendjelehtëve, që nxitohen! Në fakt, ky është një paralajmërim për këdo që merr guximin të tregojë edukatë të ulët me Allahun e Madhëruar. Musai u justifikua me mendjelehtësinë e atyre njerëzve. Po të kishin patur logjikë të shëndoshë, nuk do ta bënin atë veprim.Kjo është vetëm një sprovë e urdhëruar nga Ti, me të cilën e lë të humbur atë që Ti do dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ti do. - Musai dëshmoi se ajo qe një fitne tepër e rëndë dhe e rrezikshme, aq sa mund ta devijonte njeriun nga feja e Zotit, prandaj tha:Ti je Mbrojtësi ynë. Na fal e na mëshiro, sepse Ti je më i Miri Falës! - Kështu, Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së Musait, i ngjalli sërish ata, pasi kishin vdekur, dhe ua fali gjynahet.

Al-A'raaf 7:155Listen in Qur'an →
156

۞ وَٱكْتُبْ لَنَا فِى هَٰذِهِ ٱلدُّنْيَا حَسَنَةًۭ وَفِى ٱلْءَاخِرَةِ إِنَّا هُدْنَآ إِلَيْكَ ۚ قَالَ عَذَابِىٓ أُصِيبُ بِهِۦ مَنْ أَشَآءُ ۖ وَرَحْمَتِى وَسِعَتْ كُلَّ شَىْءٍۢ ۚ فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِنَا يُؤْمِنُونَ

dhe caktona të mira neve në këtë botë dhe në tjetrën. Se, ne, me të vërtetë, te Ti kthehemi”. (Perëndia) tha: “Unë e godas me dënimin Tim kë dua, e mëshira Ime përfshinë çdo gjë; ua jap atyre që ruhen nga mëkatet dhe japin zeqatin dhe atyre që u besojnë argumenteve Tona”,

Cakto për ne atë që është e mirë në këtë Botë dhe në Botën tjetër!... -Mirësia për të cilën lutet Musai është dituria e dobishme, një furnizim i gjerë hallall dhe vepra të mira. Por të mirat nuk kërkohen vetëm për në dynja, por edhe për në ahiret. Të mirat e ahiretit janë ato që ka përgatitur Allahu i Lartësuar për të dashurit e Tij punëmirë në Xhenetin e përjetësisë....Ne jemi kthyer(të penduar)tek Ti!” -Ne jemi kthyer me përunjësi drejt Teje, duke qenë të vetëdijshëm për mangësitë dhe gjynahet tona.Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. -Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj prej atyre që kanë ndjekur rrugën e keqe e që e meritojnë zemërimin Tim. Ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka prej botës së sipërme dhe të poshtme, të drejtët dhe gabimtarët, besimtarët dhe mohuesit. Nuk ka ndonjë krijesë që të mos e ketë përfshirë mëshira e Allahut të Lartësuar dhe që të mos ketë shijuar mirësinë, dhuratat dhe bujarinë e Tij. Por mëshira e posaçme, e cila fal lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit, u dhurohet vetëm atyre që kanë këto cilësi:Atë(mëshirë)e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin... - Mëshira e posaçme është për të devotshmit, që zbatojnë urdhëresat dhe ruhen nga gjynahet. Ajo është, gjithashtu, për ata besimtarë që japin zekatin, si shpenzim i detyrueshëm për ata që e meritojnë atë....dhe për ata që besojnë në argumentet Tona... - Ata të cilët besojnë Shpalljet dhe argumentet e Zotit. Që besimi në Shpalljen dhe argumentet e Allahut të jetë i plotë, ai duhet të jetë i shoqëruar me një kuptim korrekt të tyre. Veç kësaj, është i domosdoshëm edhe zbatimi i tyre. Gjithashtu, besimi i vërtetë dëshmohet me pasimin e rrugës së Profetit a.s, në të gjitha aspektet, të brendshme apo të jashtme, shpirtërore apo fizike, themelore apo dytësore. Një cilësi tjetër të atyre që meritojnë mëshirën e Allahut të Lartësuar është:

Al-A'raaf 7:156Listen in Qur'an →
157

ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلرَّسُولَ ٱلنَّبِىَّ ٱلْأُمِّىَّ ٱلَّذِى يَجِدُونَهُۥ مَكْتُوبًا عِندَهُمْ فِى ٱلتَّوْرَىٰةِ وَٱلْإِنجِيلِ يَأْمُرُهُم بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَىٰهُمْ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ ٱلْخَبَٰٓئِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَٱلْأَغْلَٰلَ ٱلَّتِى كَانَتْ عَلَيْهِمْ ۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِهِۦ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَٱتَّبَعُوا۟ ٱلنُّورَ ٱلَّذِىٓ أُنزِلَ مَعَهُۥٓ ۙ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

ata që ndjekin rrugën e Pejgamberit, lajmëtarit të fesë, i cili nuk di shkrim lexim (Muhammedi), të cilin ata e gjejnë të shënuar në Teurat dhe Inxhil, i urdhëron ata të bëjnë vepra të mira dhe i ndalon nga të këqiat, ua lejon të mirat, e ua ndalon të këqiat dhe i liron nga barrët e rënda dhe vështirësitë që i kanë pasur. Prandaj, ata që do të besojnë ate (Muhammedin), që do ta përkrahin dhe ndihmojnë, e do të ndjekin dritën që i është shpallur atij – vetëm ata janë të lumtur.

...për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin arab,... - Allahu i Madhëruar e veçon rëndësinë e besimit te Profeti i Tij i përzgjedhur, duke e dalluar mbi besimin e të gjithë profetëve. Ky profet, i cili nuk dinte të lexonte dhe të shkruante, është Muhamed Ibn Abdilah Ibn Abdul Mutalib a.s. Ajetet kanë objektiv të veçantë bijtë e Izraelit, për t’u bërë të qartë se besimi në profetin Muhamed është kusht i domosdoshëm që ata të konsiderohen si besimtarë të vërtetë. Ata duhet ta besojnë dhe ta pasojnë këtë Profet madhështor, si dhe të jetojnë sipas Shpalljes së tij. Këto ajete tregojnë qartë se besimtarë të vërtetë janë ata të cilët e pasojnë profetin Muhamed dhe pikërisht këta e meritojnë mëshirën e plotë të Allahut të Madhërishëm. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar Profetin si ‘umij’, sepse ai ishte pjesë e popullit arab, që konsiderohej si një popull analfabet, që nuk dinin shkrim e lexim dhe nuk kishin dituri rreth librave. Gjithashtu, ata nuk kishin asnjë libër qiellor, përpara Kur’anit, nga ku të merrnin mësim. Dihet botërisht se ata ishin popull që nuk kishin njohuri për librat e Zotit. Ky është Profeti që, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:...të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill,... -Ata e gjejnë të përshkruar në Teurat dhe Ungjill me emrin dhe me cilësitë e tij. Një ndër cilësitë më të rëndësishme të profetit Muhamed (a.s) ishte shpallja e Kur'anit, si mesazh për botën mbarë. Profeti ftoi njerëzimin për të pranuar dhe për të jetuar sipas normave të mrekullueshme të shpallura nga Zoti i Urtë e i Gjithëditur....që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja,... -Ky profet urdhëron në çdo gjë që është e mirë, e dobishme dhe e pastër. Ai i ndalon nga çdo gjë që është e keqe dhe e shëmtuar për logjikën e shëndoshë dhe për natyrën e pastër të njeriut. Ai urdhëron për namaz, për zekat, për agjërim, për haxh, për mbajtjet e lidhjeve farefisnore, për bamirësi ndaj prindërve, për sjellje të mirë ndaj komshiut, madje edhe ndaj shërbëtorëve dhe robërve. Ai urdhëron për të qenë bamirës dhe të dobishëm me të gjitha krijesat. Ai urdhëron për çiltërsi dhe sinqeritet, për ndershmëri e drejtësi dhe për të qenë këshillues të dashur. Nga ana tjetër, ky profet ndalon nga kufri dhe idhujtaria, nga vrasja dhe imoraliteti, nga alkooli dhe çdo gjë që shkatërron logjikën e njeriut, nga çdo lloj padrejtësie ndaj krijesave, nga mashtrimi, gënjeshtrat, nga krimet dhe shfrenimet e nga të gjitha llojet e ligësive. Në fakt, nga argumentet më të forta e më të qarta që dëshmojnë se Muhamedi (a.s) ishte vërtet i dërguari i Allahut të Lartësuar janë pikërisht normat e ligjet që ai vendosi, për t’u treguar njerezve se çfarë është hallall dhe çfarë është haram:...që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet,... -Ai quan të lejuar çdo gjë që është e këndshme dhe e mirë, qofshin ushqime, pije apo gjëra e çështje të tjera. Gjithashtu, ai bën të ndaluar për njerëzit çdo gjë që është e pisët, e shëmtuar dhe e dëmshme për ta. Allahu i Madhëruar e përshkruan më tej Profetin e Tij, duke thënë:...që u heq barrën e rëndë dhe prangat. -Feja e tij është e thjeshtë, e lehtë dhe e bukur për t’u zbatuar. Ajo nuk të ngarkon me detyrime të rënda dhe …

Al-A'raaf 7:157Listen in Qur'an →
158

قُلْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّى رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۖ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِىِّ ٱلْأُمِّىِّ ٱلَّذِى يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

Thuaj: “O njerëz, unë jam Pejgamber i Perëndisë për të gjithë ju, i Atij që i përket pushteti mbi qiej dhe Tokë. Vetëm Ai është i vetmi Zot, jeta dhe vdekja janë vepra të Tij, - prandaj besoni në Perëndinë dhe në të Dërguarin e Tij, lajmëtarin e fesë, i cili nuk di shkrim-lexim, i cili beson në Perëndinë dhe fjalët e Tij; shkoni pas tij – për të qenë në rrugën e drejtë!”

Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. - Unë jam i dërguari i Zotit për të gjithë njerëzimin, për arabët dhe joarabët, për ehli kitab-ët dhe për ata që nuk kanë libër qiellor.Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. -Zoti im vepron në këtë krijim, në qiell dhe në tokë, me ligjet e Tij të krijimit, të rregullimit të çështjeve, të sundimit dhe të mbretërimit. Gjithashtu, Ai ka vendosur në këtë gjithësi edhe ligjet fetare, të cilat ia mësoi Profetit që i përcjell ndër njerëz. Unë ju ftoj në rrugën e Allahut të Lartësuar dhe ju mësoj se si të bëheni banorë të Xhenetit, që është vendi i bujarisë së Allahut të Madhëruar. Unë ju mësoj dhe paralajmëroj, gjithashtu, që të largoheni nga çdo gjë që ju largon prej Allahut të Lartësuar dhe ju privon nga Xheneti i Tij.Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. -Askush e asgjë tjetër, veç Allahut, nuk meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, frikë dhe shpresë. Nuk ka dyshim se mënyra e saktë e adhurimit të Allahut të Lartësuar mund të mësohet dhe të kuptohet veçse nëpërmjet rrugës së profetëve dhe Shpalljes së Tij. Ky është ligji i Allahut dhe këto janë format përmes të cilave Ai ua mëson fenë njerëzve.Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. - Allahu është Ai që Juhji ue Jumit– Ai që jep jetë dhe jep vdekje. Askush nuk mund të marrë pjesë me Allahun e Lartësuar në këtë pushtet për të dhënë jetë dhe vdekje; ai i takon Allahut dhe vetëm Allahut. Allahu i Madhëruar e ka bërë vdekjen si një urë kalimi për të kaluar në jetën tjetër. Në ahiret njerëzit do të jenë të përjetshëm dhe nuk do të ketë më vdekje tjetër. Atëherë, çdokush që beson Ditën e Gjykimit dhe jetën e pasosur, duhet të pranojë edhe profetin e fundit, Muhamedin a.s:Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk shkruan e nuk lexon,... -Besojeni atë thellë me zemër, por frytet të dallohen dhe shfaqen edhe në veprimet tuaja. Besojini këtij Profeti, i cili:...që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! - Besojeni këtë Profet, i cili është i përqendruar vendosmërisht në rrugën e drejtë të Zotit. Ai është korrekt dhe besnik në transmetimin e besimit të vërtetë, ashtu siç ka dashur Allahu i Lartësuar që të jetë. Ai është i përqendruar në zbatimin e përpiktë dhe me sinqeritet të kësaj feje, por është edhe këmbëngulës, i duruar dhe i mëshirshëm në këtë detyrë.Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” - Ndiqni rrugën e tij, që të jeni në rrugë të drejtë. Vetëm kështu do të arrini të gjitha mirësitë dhe begatitë që synoni. Vetëm duke ecur në gjurmët e tij do të përkryeni fenë tuaj dhe do të arrini mirësitë në të dyja jetët. Në të kundërt, nëse nuk e pasoni atë, atëherë do të humbni dhe do të largoheni shumë nga e vërteta.

Al-A'raaf 7:158Listen in Qur'an →
159

وَمِن قَوْمِ مُوسَىٰٓ أُمَّةٌۭ يَهْدُونَ بِٱلْحَقِّ وَبِهِۦ يَعْدِلُونَ

Në popullin e Musait ka disa njerëz që udhërrëfim e kanë të vërtetën dhe gjykojnë drejtë.

Te populli i Musait kishte njerëz që udhëzonin në të vërtetën dhe, nëpërmjet saj, mbanin drejtësinë. - Duke iu përmbajtur të vërtetës, ata u tregonin njerëzve të drejtën dhe gjykonin me drejtësi në çdo çështje. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Prej tyre, Ne bëmë prijës që, me urdhrin Tonë, udhëzonin tek e drejta, pasi ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” Siç shihet, në këto ajete tregohet grada e lartë e popullit të Musait. Allahu i Lartësuar i bëri ata që të ishin udhëzues në rrugën e drejtë, nëpërmjet të vërtetës që Ai u kishte dhuruar. Këto ajete, me sa duket, bëjnë një baraspeshë të gjendjes së bijve të Izraelit. Dikush mund të krijojë përshtypjen se ata gjithmonë kanë gabuar, kanë qenë të devijuar dhe se asnjëherë nuk i janë bindur Allahut të Lartësuar. Por e vërteta është se prej tyre ka pasur njerëz të udhëzuar drejt, të cilët udhëzonin edhe të tjerët nëpërmjet të vërtetës, që ua mësonin me korrektësi. Ata e njihnin të drejtën dhe gjykonin gjithmonë me drejtësi. Ata ishin të përqendruar në rrugën e Allahut tëLartësuar.

Al-A'raaf 7:159Listen in Qur'an →
160

وَقَطَّعْنَٰهُمُ ٱثْنَتَىْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًۭا ۚ وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ إِذِ ٱسْتَسْقَىٰهُ قَوْمُهُۥٓ أَنِ ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْحَجَرَ ۖ فَٱنۢبَجَسَتْ مِنْهُ ٱثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًۭا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍۢ مَّشْرَبَهُمْ ۚ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْغَمَٰمَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْمَنَّ وَٱلسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا۟ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقْنَٰكُمْ ۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Na e kemi ndarë (popullin e Musait) në dymbëdhjetë fise dhe ia kemi shpallur Musait – kur populli i tij kërkoi ujë: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” Dhe rodhën nga ai dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe, Ne, u kemi bërë hije me ré (për t’u freskuar) dhe u zbritëm – men – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe zogj (si fëllaza). “Hani ushqime të mira të cilat ju kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Neve, por i bënë dëm vetvetes.

Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë Fise, secili më vete. -Bijtë e Izraelit ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise, që ishin të afërt me njëri-tjetrin. Secili prej fëmijëve të Jakubit përbënte një fis më vete.Kur njerëzit(e etshëm)i kërkuan Musait ujë, Ne i shpallëm atij: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!” -Populli i kërkoi Musait të luste Allahun e Madhëruar për ujë të bollshëm, që të pinin ata dhe kafshët e tyre. Me sa duket, ata ishin diku në një vend ku uji ishte i pamjaftueshëm, prandaj kërkuan ujë të bollshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar, duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, i shpalli Musait: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!”. Ka mundësi që të ketë qenë një shkëmb i veçantë, por ka mundësi edhe që të ketë qenë çdo lloj shkëmbi. Sidoqoftë, Musai e goditi atë me shkopin e tij dhe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. -Nga shkëmbi shpërthyen dymbëdhjetë burime, që nxirrnin ujë me bollëk.Secili Fis e dinte mirë burimin e vet. -Për secilin nga këto fise u përcaktua një burim i vaçantë, të cilin ata e njihnin mirë dhe ishin të qetë në përdorimin e tij. Kjo ndarje u bë për të mos u shtrënguar në marrjen e ujit dhe për të mos krijuar shkak për grindje mes tyre. Sigurisht, kjo tregon për mirësinë e plotë që Allahu i Lartësuar u dhuroi atyre.Ne bëmë që retë t’u bënin hije atyre,... -Nëpërmjet reve, Allahu i Lartësuar u krijonte hije atyre, e cila i ruante nga nxehtesia e diellit.... u zbritëm menna dhe thëllëza ... -Menna ishte një lloj ushqimi i ëmbël, ndërsa seluaështë thëllëza, me mish shumë të shijshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar u mundësoi gjithë këto mirësi hije dhe freski, ujë me bollëk, ushqim të shijshëm e mjaft cilësor. Të gjitha u vinin pa ndonjë mundim e lodhje nga ana e tyre.dhe u thamë: “Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar!” - Megjithatë, ata nuk treguan mirënjohje për këto begati të shumta. Sidoqoftë, më këtë mosmirënjohje, ata nuk i shkaktuan ndonjë dëm Allahut, por i bënë padrejtësi vetes së tyre, sikurse thuhet më pas:Ata nuk na bënë Ne asnjë dëm, por dëmtuan vetveten.

Al-A'raaf 7:160Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.