Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 141–150 of 206

141

وَإِذْ أَنجَيْنَٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ ۖ يُقَتِّلُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ ۚ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌۭ

(Kujtohuni) kur Na ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju torturoi pa masë: fëmijët meshkuj i mbytnin, kurse femrat tuaja u linin gjallë. Kjo ka qenë sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.

Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkimin më të kobshëm! Ata jua vrisnin djemtë dhe jua linin gjallë vajzat.. - Allahu i Lartësuar ju shpëtoi prej Faraonit dhe shpurës së tij, që ju torturonin, ju vrisnin fëmijët meshkuj dhe ju linin gjallë femrat.Kjo ishte një sprovë e madhe nga(e cila ju shpëtoi)Zoti juaj. - Shpëtimi nga këta njerëz të pamëshirshëm qe një shenjë e madhe prej Allahut, si mirësi mbi ju. Edhe vuajtjet tuaja ishin sprovë e madhe e përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Ju duhet të reflektoni për të gjitha këto që kanë ndodhur me ju. Kur Musai u kujtoi këto mirësi, ata u penduan për gabimin e tyre.

Al-A'raaf 7:141Listen in Qur'an →
142

۞ وَوَٰعَدْنَا مُوسَىٰ ثَلَٰثِينَ لَيْلَةًۭ وَأَتْمَمْنَٰهَا بِعَشْرٍۢ فَتَمَّ مِيقَٰتُ رَبِّهِۦٓ أَرْبَعِينَ لَيْلَةًۭ ۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَٰرُونَ ٱخْلُفْنِى فِى قَوْمِى وَأَصْلِحْ وَلَا تَتَّبِعْ سَبِيلَ ٱلْمُفْسِدِينَ

Na, ia caktuam Musait tridhjetë netë (për adhurim) dhe ia plotësuam ato edhe me dhjetë të tjera, dhe kështu u plotësua koha e caktuar e Zotit të tij në dyzet ditë. E, Musai, i tha vëllait të tij Harunit: “Më zëvendëso te populli im dhe mbaj rregull, e mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!”

Ne i premtuam Musait shpalljen pas tridhjetë netësh që i plotësuam edhe me dhjetë të tjera. Kështu, takimi me Zotin e tij (për shpalljen e Teuratit)u bë pas dyzet netësh. -Pasi i shpëtoi dhe i bëri që të trashëgonin pronat e pasurinë që kishte patur armiku i tyre, Allahu i Lartësuar dëshiroi që ta shtonte më tej bamirësinë ndaj bijve të Izraelit, duke shpallur një libër madhështor, me dispozita, norma dhe këshilla jetike. Në këtë mënyrë, ata do të kishin fe të plotë dhe besim të pastër, që kënaqte Allahun e Madhëruar. Kështu, Allahu i Madhëruar i premtoi Musait që do t’i linte 30 net parapërgatitje, të cilat u shtuan me 10 të tjera, duke u bërë 40 netë të plota. Allahu i Lartësuar paralajmëroi për ngjarjen kaq të rëndësishme të shpalljes së Teuratit, në mënyrë që të pritej me respekt të lartë nga Musai dhe populli i tij. Ata duhej të përgatiteshin mirë shpirtërisht për të zbatuar normat e Shpalljes së Zotit.Musai i tha vëllait të vet, Harunit: “Më zëvendëso te populli im! Rregullo dhe mos ndiq rrugën e atyre që përhapin shkatërrimin!” - Para se Musai të nisej për në takimin me Zotin e tij, i jep vëllait të tij Harunit disa këshilla, pasi kishte shumë merak për bijtë e Izraelit. Duke qenë shumë mirëdashës ndaj popullit të tij, Musai i tha Harunit: Ti do të zësh vendin tim, duke punuar me zell e duke udhëzuar popullin tek e mira, ashtu siç kam bërë unë. Mbaj rregull dhe mos ndiq rrugën e shkatërrimtarëve! Puno për të bërë mirë e për ndrequr dhe jo për të bërë keq e për të shkatërruar!

Al-A'raaf 7:142Listen in Qur'an →
143

وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِىٓ أَنظُرْ إِلَيْكَ ۚ قَالَ لَن تَرَىٰنِى وَلَٰكِنِ ٱنظُرْ إِلَى ٱلْجَبَلِ فَإِنِ ٱسْتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوْفَ تَرَىٰنِى ۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكًّۭا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقًۭا ۚ فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبْحَٰنَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Kur Musai erdhi në kohën e caktuar Tonën dhe Zoti foli me të, (Musai) tha: “O Zoti im, diftomu që të të shoh Ty!” (Zoti) tha: “Ti nuk mund të më shohësh, por shiko në atë mal, e nëse qetësohet në vend të vet, ti do të më shohësh”. E kur erdhi në shprehje fuqia e Zotit të tij – në mal, e dërmoi atë në copa, e Musait i ra të fikët (i pakur). E, kur erdhi në vete, tha: “Qofsh i lavdëruar Ti, kthehem te Ti dhe unë jam i pari i besimtarëve!”

Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i foli atij, ai tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!” -Musai shkoi në vendin e caktuar pikërisht atëherë kur i kishte thënë Allahu i Madhëruar, i Cili i foli drejtpërdrejt, duke i shpallur urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Në këto momente, Musai u përmallua dhe u pushtua nga një dëshirë shumë e fortë për të parë Zotin e Lartësuar, prandaj i tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!” Por Allahu i Madhëruar i thotë:Ai i tha: “Ti nuk mund të më shohësh Mua. -Arsyeja është se Allahu i Madhëruar i ka bërë krijesat në këtë jetë që ata të mos kenë mundësi ta shohin Atë. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë për ta parë Allahun e Lartësuar as në jetën tjetër, në Xhenet. Madje, ka shumë tregues në Kur'an dhe në hadithet e sakta të Profetit (a.s) se banorët e Xhenetit do ta shohin Zotin e tyre të Lartësuar dhe Bujar, madje do të mrekullohen me këtë. Kjo do të ndodhë sepse atje do të jenë me një krijim të ri, të plotë e të përkryer, që jo vetëm ta përballojnë, por edhe do të mrekullohen kur të shohin Allahun e Lartësuar. Për t’ia bërë të qartë këtë pamundësi, Allahu i Lartësuar i tregoi Musait shembullin me malin: domethënë, ashtu sikurse mali nuk qëndroi në këmbë, ashtu edhe ai nuk mund ta përballonte të shikonte në këtë jetë Allahun e Lartësuar:Por shiko atë mal! Nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë, ti do të më shohësh Mua.” -Shikoje malin i cili i përket kësaj bote: a do të jetë ai i qëndrueshëm kur Allahu i Lartësuar t’i shfaqet? Madje, malit do t’i shfaqet vetëm një pjesë e dritës së Allahut të Lartësuar. Nëse ai do të qëndrojë në këmbë, atëherë edhe ti do të më shikosh Mua. Por kjo qe e pamundur, siç thotë Allahu i Lartësuar:Por kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi dhe e bëri pluhur atë dhe Musait i ra të fikët. -Kur Allahu i Lartësuar iu shfaq malit, e shndërroi atë në pluhur. Kjo ndodhi për shkak të përballjes me dritën e Allahut të Lartësuar. Ndërsa Musai, kur pa këtë fenomen madhështor dhe të frikshëm njëkohësisht, u rrëzua në tokë, pa ndjenja. Atëherë ai e kuptoi se, kur mali nuk rezistoi ta shikonte Allahun e Madhëruar, ai patjetër që nuk do t’ia arrinte kurrë. Kështu, Musai i kërkoi falje Zotit për atë kërkesë të nxituar që bëri:Kur erdhi në vete, tha: “I lavdëruar qofsh, o Zoti im! - Musai tha: “Subhaneke” - “I lavdëruar qofsh! I pastër nga çdo e metë je, o Zoti im!” Më këto fjalë, Musai madhëroi Allahun e Lartësuar dhe pastaj shprehu pendimin e vet:Pendohem para Teje. -Kërkoj falje për të gjitha gjynahet dhe, në mënyrë të veçantë, për kërkesën time të nxituar, o Zoti im.Unë jam i pari ndër ata që besojnë.” - Musai deklaroi kështu përtëritjen e besimit të tij, kur mësoi diçka që nuk e dinte para kësaj ngjarjeje. Vërtet Allahu i Lartësuar nuk ia realizoi kërkesën e nxituar Musait, i cili ishte i pushtuar nga dashuria për Të, por nga ana tjetër, vijoi t’i jepte mirësi të shumta, të cilat ia kujton në vijim:

Al-A'raaf 7:143Listen in Qur'an →
144

قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّى ٱصْطَفَيْتُكَ عَلَى ٱلنَّاسِ بِرِسَٰلَٰتِى وَبِكَلَٰمِى فَخُذْ مَآ ءَاتَيْتُكَ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

(Zoti) tha: “O Musa, Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët – me dërgimet e Mia dhe bisedimin Tim. Merre atë që ta kam dhënë dhe bëhu nga mirënjohësit!”

Ai (Allahu) tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me Shpalljen Time dhe të folurin Tim. - Unë të kam përzgjedhur mbi të gjithë njerëzit e kësaj kohe. Unë të kam veçuar me shumë mirësi e cilësi, siç është edhe Shpallja që të dhurova. Shpallja është mirësia më e madhe që Allahu i Madhëruar mund t’i japë ndonjë krijese, sepse Ai ia jep Shpalljen më të mirëve të krijesave të Tij, siç janë profetët. Gjithashtu, Musai u dallua edhe me të folurin e drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësues, që i bëri Zoti, prandaj ai u quajt ‘Musa el Kelim’, - Musai, të cilit i foli Allahu i Lartësuar. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Musanë dhe i thotë:Zbatoje atë që të kam dhënë dhe bëhu nga ata që janë mirënjohës!" - Merre, kënaqu dhe ji falenderues për këto mirësi që të dhurova! Të jesh, gjithashtu, i kujdesshëm edhe në zbatimin e urdhrave dhe ndalesave që të ngarkova. Pranoje këtë Shpallje me zemër të gjerë dhe me dëshirë për ta vënë në jetë.

Al-A'raaf 7:144Listen in Qur'an →
145

وَكَتَبْنَا لَهُۥ فِى ٱلْأَلْوَاحِ مِن كُلِّ شَىْءٍۢ مَّوْعِظَةًۭ وَتَفْصِيلًۭا لِّكُلِّ شَىْءٍۢ فَخُذْهَا بِقُوَّةٍۢ وَأْمُرْ قَوْمَكَ يَأْخُذُوا۟ بِأَحْسَنِهَا ۚ سَأُو۟رِيكُمْ دَارَ ٱلْفَٰسِقِينَ

Na ia kemi shkruar në pllaka (Teurat) këshillën për çdo gjë dhe shpjegimin për gjithçka (që kanë nevojë): “Merre këtë, me seriozitet, dhe urdhëroje popullin tënd që të përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregojë shtëpinë e mëkatarëve.

Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje.... -Ne i shkruam në pllaka gjithçka për të cilën kanë nevojë njerëzit. Aty do të gjejnë inkurajim për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga veprat e këqija. Shpallja është shtjellim i plotë i dispozitave ligjore, normave të besimit dhe i virtyteve të larta.“Zbatoi këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd që të zbatojë më të mirat porosi! - Allahu i Lartësuar e urdhëroi që ta pranonte Shpalljen me forcë dhe qëndrueshmëri, me vullnet për ta zbatuar plotësisht atë. Gjithashtu, Musai duhet të urdhëronte popullin që të merrte më të mirat e asaj Shpalljeje, duke iu bindur të gjitha porosive, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme, që e kënaqin Allahun e Lartësuar. Kjo tregon se të gjitha porositë e Allahut të Madhëruar janë të plota, të drejta dhe të mira.Unë do t’jua tregoj vendbanimet (rrënojat) e të pabindurve.” - Pasi i shkatërroi ata, Allahu i Lartësuar bëri që vendbanimet e tyre të mbeteshin, si mësim për ata që do të vinin më pas. Në fakt, të vetmit që nxjerrin mësim nga këto histori janë besimtarët e vërtetë, që janë modestë e të bindur.

Al-A'raaf 7:145Listen in Qur'an →
146

سَأَصْرِفُ عَنْ ءَايَٰتِىَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍۢ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًۭا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلْغَىِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًۭا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَٰفِلِينَ

Do t’i shmangi prej argumenteve të Mia, ata që madhështohen pa të drejtë në Tokë. Nëse shohin çfarëdo dokumenti; nuk e besojnë atë. Nëse shohin rrugën e drejtë, nuk e ndjekin atë, e nëse shohin rrugën e gabuar, e marrin atë – rrugë. Kjo është për shkak se ata i përgënjeshtruan dokumentet Tona dhe ishin të pakujdesshëm ndaj tyre.

Unë do t’i spraps nga shenjat e Mia ata... -Nga shenjat e Allahut të Lartësuar, qofshin ato në horizont apo në Shpalljen e Tij, nuk përfitojnë ata njerëzqë kanë këto cilësi:...të cilët tregohen mendjemëdhenj në tokë duke shpërfillur të drejtën. Ata edhe nëse i shohin të gjitha Shenjat, nuk do të besojnë në to. -Ata të cilët tregohen arrogantë përpara robërve të Allahut dhe nuk nënshtrohen për të pranuar të vërtetën. Ata tregohen mendjemëdhenj ndaj profetëve të Zotit dhe atyre që u mësojnë njerëzve të mirën, fenë dhe rregullat e jetës, që Zoti ka përcaktuar. Njerëz me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar i privon nga mirësi të shumta dhe i lë të mbështeten në veten e tyre. Ata të mjerë kurrë nuk mund ta gjejnë të mirën dhe udhëzimin e drejtë. Ata nuk e kuptojnë mesazhin e Zotit dhe shenjat e Tij në këtë botë. Përkundrazi, ata e shohin si të mirë atë që është e keqe dhe e shohin si të keqe atë që është e mirë. Ata, edhe nëse shohin të gjitha shenjat, përsëri nuk besojnë, sepse e urrejnë dhe nuk duan që ta besojnë të vërtetën e Zotit. Ata nuk duan të nënshtrohen sipas porosive të Zotit. Ata kanë urrejtje ndaj Allahut të Lartësuar dhe Profetit të Tij.Nëse shohin rrugën e shpëtimit, ata nuk e marrin atë rrugë... - Atyre vazhdimisht u paraqitet e qartë rruga e drejtë, ajo rrugë që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe në lumturinë e përjetshme. Por, megjithatë, ata nuk e marrin atë rrugë. Ata nuk e pranojnë atë si rrugë të drejtë dhe nuk duan të jetojnë sipas saj. Nga ana tjetër, ndodh krejtësisht e kundërta kur atyre u paraqitet rruga e humbjes. Ata dorëzohen totalisht para saj, sepse ashtu u plotësohen dëshirat e shfrenuara të kësaj bote:...e, nëse shohin rrugën e humbjes - kjo është rruga që e ndjekin ata.- Kur atyre u ofrohet rruga e cila i çon në humbje, ata e zgjedhin menjëherë atë. Po cili është shkaku që ata bëjnë një zgjedhje të tillë? Allahu i Lartësuar thotë:Kjo ndodh ngase ata i kanë mohuar Shenjat Tona dhe janë treguar mospërfillës ndaj tyre. - Së pari, sepse ata refuzojnë shenjat dhe faktet e Allahut të Lartësuar, duke i konsideruar ato si mashtrime dhe, së dyti, sepse janë të pakujdesshëm e mospërfillës ndaj këtyre fakteve e shenjave të Zotit. Ata nuk u kushtojnë rëndësi atyre, për të kuptuar diçka më tepër. Madje, përkundrazi, ata i nënçmojnë argumentet e Zotit. Rrjedhimisht, ata ndjekin rrugën e humbjes dhe të shkatërrimit.

Al-A'raaf 7:146Listen in Qur'an →
147

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآءِ ٱلْءَاخِرَةِ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

E, ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, do t’u dështojnë veprat e tyre. Ata, nuk do të dënohen ndryshe, veç ashtu si kanë punuar.

Ata të cilët i mohojnë Shenjat Tona dhe takimin në Ahiret - ata i kanë asgjësuar veprat e tyre. -Këtu bëhet fjalë për ata që mohojnë argumentet, shenjat dhe mrekullitë madhështore të Zotit, që dëshmojnë për vërtetësinë e Shpalljes së Tij. Ata nuk e besojnë as ahiretin, por e konsiderojnë atë një gënjeshtër. Kësaj kategorie Allahu i Lartësuar ka për t’ua asgjësuar të gjitha veprat, sepse ato nuk kanë themel. Atyre u mungon kushti kryesor që duhet të plotësojë një vepër për t’u pranuar: besimi në shenjat dhe në Shpalljen e Zotit të Lartësuar, si dhe besimi në Ditën e Gjykimit. Ata nuk besojnë Allahun e Lartësuar, nuk besojnë Shpalljen e Tij dhe, rrjedhimisht, as profetët e Tij. Sipas tyre, nuk ekziston një ditë kur ata do të shpërblehen sipas punëve që kanë kryer në këtë jetë, prandaj e meritojnë t’u asgjësohen të gjitha veprat.A nuk do të shpërblehen ata veçse sipas asaj që kanë bërë? - Veprat e tyre do të asgjësohen të gjitha. Në fakt, ata as që besojnë se do të ketë një ditë kur do të shpërblehen me drejtësi nga Allahu i Lartësuar, prandaj e marrin shpëblimin që në jetën e dynjasë për ato vepra të pakta që kryejnë, ndërsa në ahiret ato do t’u shkatërrohen e nuk do t'u sjellin asnjë dobi.

Al-A'raaf 7:147Listen in Qur'an →
148

وَٱتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلًۭا جَسَدًۭا لَّهُۥ خُوَارٌ ۚ أَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمْ وَلَا يَهْدِيهِمْ سَبِيلًا ۘ ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُوا۟ ظَٰلِمِينَ

Populli i Musait – pas shkuarjes së tij – filluan ta adhurojnë viçin e bërë nga stolisjet e tyre të arit – viç për kah pamja dhe pallja. A nuk panë ata, se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzojë në rrugë të drejtë. Ata morën këtë viç për adhurim dhe u bënë zullumqarë.

Populli i Musait, pas largimit të tij, nisi të adhuronte një statujë viçi të bërë me stolitë e tyre. Ai kishte një zë si të lopës. - Këtë statujë viçi e gdhendi dhe e derdhi Samiriju. Ai mori një grusht dhé nga gjurmët e të dërguarit (Xhibrilit), e hodhi mbi statujën prej floriri, dhe ajo filloi të nxirrte një zë si pëllitje lope. Kështu e bënë statujën dhe e adhuronin si zotin e tyre. Madje, në ajete të tjera, Allahu i Lartësuar tregon: “Ai (Samiriju) nxorri përpara njerëzve imazhin e një viçi me trup (të gdhendur) që dukej se pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”. A nuk e kuptonin ata se ai (viçi) as nuk mund t'u thoshte atyre një fjalë (si pëgjigje), e as mund t’u bënte as dobi e as dëm?” [Ta Ha 88, 89]. Sipas tyre, ai qe Zoti që Musai shkoi për ta takuar. Sigurisht, kjo tregonte mendjelehtësinë e tyre, pasi si është e mundur që ata të mos bënin dallimin mes Zotit të botërave, i Cili është Zoti i qiejve dhe i tokës, me një statujë viçi, me plot mangësi?! Vetë Allahu i Lartësuar thotë se viçi i tyre nuk kishte asnjë cilësi hyjnore, qoftë në aspektin e qenies, qoftë në aspektin eveprave të tij:Nuk e shihnin, vallë ata, se ai as nuk u fliste... -Paaftësia për të folur konsiderohet si një mangësi e madhe. Madje, edhe adhuruesit e statujës, që mund të flisnin, qëndronin më lart sesa idhulli i tyre:...e as nuk i udhëzonte në rrugë të drejtë?! -Ai nuk jepte udhëzime për fenë e vërtetë apo për çështjet e kësaj bote. Me logjikë të pastër e të shëndoshë, nuk mund të quash Zot diçka që nuk ka mundësi të flasë dhe nga e cila nuk ke asnjë dobi.Ata mbanin atë për adhurim dhe ishin të padrejtë. - I bënë padrejtësi vetes, sepse adhuruan diçka që nuk e meriton dhe pa patur asnjë fakt. Ajeti tregon qartë se kush i mohon Allahut të Lartësuar atributin e 'të folurit", ka mohuar një nga veçoritë më të spikatura të Tij si Zot. Vetë Allahu i Lartësuar e konsideroi paaftësinë dhe pamundësinë e statujës për të folur si dëshmi se ajo nuk mund të ishte Zot. Ai që nuk mund të flasë nuk mund të jetë i adhuruar, nuk mund të jetë Zoti që adhurohet.

Al-A'raaf 7:148Listen in Qur'an →
149

وَلَمَّا سُقِطَ فِىٓ أَيْدِيهِمْ وَرَأَوْا۟ أَنَّهُمْ قَدْ ضَلُّوا۟ قَالُوا۟ لَئِن لَّمْ يَرْحَمْنَا رَبُّنَا وَيَغْفِرْ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Dhe pasi u penduan shumë, pastaj dhe panë se janë trullosur, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na falë, me të vërtetë, do të jemi të humbur!”

Kur u penduan thellësisht dhe e kuptuan se kishin gabuar... - Musai ua shpjegoi situatën e mjerë ku kishin rënë, prandaj ata u penduan për atë veprim. Ata e kuptuan se kishin devijuar nga rruga e drejtë dhe thanë:... ata thanë: “Nëse nuk na mëshiron dhe nuk na e fal gabimin Zoti ynë, ne atëherë do të jemi më të shkatërruarit!” - Nëse Zoti i Madhërishëm nuk na mëshiron dhe nuk na tregon rrugën drejt mëshirës së Tij, ne do të jemi të humbur. Nëse Ai nuk na e mundëson dhe nuk na jep sukses që ta adhurojmë Atë, nëse Ai nuk na jep forcë dhe vullnet për të bërë vepra të mira, që Aiido,nedotëmbetemitëhumburetë dëshpëruar. Nëse i Madhërishmi nuk na i mbulon të metat tona dhe nuk na i fal gjynahet, sidomos idhujtarinë që bëmë, ne do të humbim gjithçka të mirë në dynja dhe ahiret.

Al-A'raaf 7:149Listen in Qur'an →
150

وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوْمِهِۦ غَضْبَٰنَ أَسِفًۭا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِى مِنۢ بَعْدِىٓ ۖ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ ۖ وَأَلْقَى ٱلْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُۥٓ إِلَيْهِ ۚ قَالَ ٱبْنَ أُمَّ إِنَّ ٱلْقَوْمَ ٱسْتَضْعَفُونِى وَكَادُوا۟ يَقْتُلُونَنِى فَلَا تُشْمِتْ بِىَ ٱلْأَعْدَآءَ وَلَا تَجْعَلْنِى مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

E, kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Sa në mënyrë të shëmtuar jeni sjellë pas shkuarjes sime! A mos vallë e keni shpejtuar urdhërin e Zotit tuaj?” Dhe i hodhi pllakat (e Teuratit) e kapi vëllain për koke, duke ia afruar vetes. (Haruni) i tha: “O djali nënës sime! Ky popull me të vërtetë, më konsideroi për të dobët dhe gati më mbytën. Dhe, mos më turpëro para armiqëve dhe mos më numro në mesin e zullumqarëve”.

Kur Musai u kthye te populli i vet, i zemëruar dhe shumë i hidhëruar, tha:... -Kur Musai u kthye dhe e pa popullin e tij në atë gjendje, u zemërua shumë. Ai, - paqja e Zotit qoftë me të! - ishte tepër xheloz për fenë e pastër dhe shumë i dhembshur e i butë me popullin e tij. Në këtë gjendje, ai u thotë atyre:“Shumë keq paskeni vepruar pas largimit tim! -Sa keq më keni zëvendësuar pas ikjes sime! A nuk e kuptoni se kjo sjellje ju çon në ndëshkimin e përjetshëm?!A kërkuat përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit tuaj?” -Allahu i Lartësuar ju premtoi se do t’ju shpallte një libër, kurse ju nxituat për të plotësuar dëshirat tuaja të mbrapshta për idhujtari.Ai lëshoi pllakat dhe e zuri të vëllanë për flokësh dhe e tërhoqi nga vetja. -Në zemërim e sipër, Musai lëshoi pllakat në të cilat ishte shkruar Teurati dhe e kapi fort të vëllain prej flokësh dhe prej mjekre. Duke e tërhequr me zemërim drejt vetes, i tha: “Musai tha: “O Harun! Ç’të pengoi ty që të vije pas meje, kur pe se ata morën rrugën e gabuar? Mos vallë edhe ti e kundërshtove urdhrin tim?” Haruni tha: “O bir i nënës sime! Mos më kap as për mjekre, as për flokësh! Në të vërtetë pata frikë se do të thoshe: "I përçave beni israilët dhe nuk e respektove fjalën time?”[Ta Ha, 92 – 94].Ai tha: “O bir i nënës sime! Populli më mundi dhe gati më vrau! - Për të zbutur zemrën e të vëllait, Haruni iu drejtua me fjalë të buta, duke i kujtuar nënën e tyre të përbashkët, por në fakt Haruni e kishte vëlla Musain nga nëna dhe nga babai. Ai i tha: “O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më vrau. Ata më shpërfillën kur u thashë: “O populli im! Ju po sprovoheni me të (me viçin e gëdhendur). Nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj ejani pas meje dhe bindjuni urdhrit tim!”. Ata i thanë: “Ne nuk do t’i ndahemi këtij adhurimi (të viçit) derisa Musai të kthehet te ne.”.” [Ta Ha 90, 91]. Kështu, ata jo vetëm që e shpërfillën, por gati sa nuk e vranë.Mos bëj që të gëzohen armiqtë me fatkeqësinë time dhe... - Mos më turpëro para armiqve tanë duke më qortuar dhe keqtrajtuar. Ata mezi presin që të shikojnë ndonjë mangësi apo problem tek ne....mos më shih si gjynahqar!” – Mos më trajto mua sikur të jem kriminel. Atëherë Musai u pendua për sjelljen e tij të nxituar, para se të dëgjonte justifikimin e të vëllait. Haruni kishte vepruar drejt dhe kishte bërë maksimumin për t’i penguar ata nga idhujtaria.

Al-A'raaf 7:150Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.