Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 131–140 of 206

131

فَإِذَا جَآءَتْهُمُ ٱلْحَسَنَةُ قَالُوا۟ لَنَا هَٰذِهِۦ ۖ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌۭ يَطَّيَّرُوا۟ بِمُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ ۗ أَلَآ إِنَّمَا طَٰٓئِرُهُمْ عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Kur t’u vijë ndonjë e mirë, ata thonë: “Këtë e kemi merituar, e kur t’i godasë ndonjë e keqe, për atë e fajsojnë Musain dhe ata që janë me të. Por jo! Fatkeqësia e tyre është prej Perëndisë (për veprat e tyre), e shumica e tyre nuk e dinë!

Kur vinin kohë të mira, ata thoshin: “Kjo është, thjesht merita jonë.” E, kur i godiste ndonjë e keqe, atë e konsideronin si ogur të zi që shkaktohej nga prania e Musait dhe e atyre që ishin me të. -Kur u jepej ndonjë e mirë e kur u shtohej bereqeti nga Allahu i Lartësuar, atëherë ata thoshin që kjo ndodhte sepse thjesht e meritonin, si fryt i punës së tyre. Kështu, ata nuk tregonin mirënjohje ndaj Allahut të Lartësuar për ato mirësi. Por kur u vinte ndonjë fatkeqësi: “e konsideronin si ogur të zi, të shkaktuar nga prania e Musait dhe e shoqëruesve të tij”. Ata e konsideronin praninë e Musait dhe të gjithë atyre që e pasonin atë si një ogur të keq. Ata thoshin se të gjitha fatkeqësitë vinin veçse për shkak të Musait dhe pretendimeve të tij. Por Allahu i Lartësuar thotë:Në fakt, fatkeqësitë u vinin nga Allahu (për gjynahet e tyre)... -Çështja nuk ishte aspak ashtu siç mendonin ata. Shkaku i fatkeqësive nuk ishin Musai dhe pasuesit e tij, pasi ato ndodhnin vetëm me caktimin dhe gjykimin e drejtë të Allahut. Shkaku i fatkeqësive ishin pikërisht gjynahet e tyre dhe mohimi që i bënin të vërtetës, por shumica e tyre nuk e dinin, siç thotë Allahu në vijim:...por shumica e tyre nuk e dinin. – Kështu, ata jo vetëm që nuk u penduan dhe nuk u kthyen nga rruga e kufrit, por përkundrazi, i thoshin Musait disa fjalë, që tregonin vendosmërinë e tyre se kurrë nuk kishin për t’u larguar nga rruga e poshtërimit dhe dënimit.

Al-A'raaf 7:131Listen in Qur'an →
132

وَقَالُوا۟ مَهْمَا تَأْتِنَا بِهِۦ مِنْ ءَايَةٍۢ لِّتَسْحَرَنَا بِهَا فَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ

Dhe ata kanë thënë: “Çfarëdo argumenti të na sjellësh ti, që të na magjepsish me të, na nuk jemi besimtarë tu”.

Ata i thoshin (Musait): “Me çfarëdo argumenti magjepsës që të na vish, ne nuk do të të besojmë.” - Kuptimi: Ne jemi të bindur se ti je magjistar, prandaj çfarëdo lloj fakti të na sjellësh, ne nuk lëkundemi nga mendimi ynë për ty. Ti je një magjistar, me qëllime të zeza ndaj nesh, prandaj nuk kemi për të pranuar dhe miratuar asnjë prej porosive të tua, që ti pretendon se i sjell nga Zoti. Ky qe një tregues i kokëfortësisë dhe këmbënguljes së tyre në të kotën. Në atë gradë kishte arritur kufri dhe inati i tyre, saqë për ata ishte njëlloj: me apo pa mrekulli, ata nuk besonin. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ndëshkime të shumta mbi ta, njëri pas tjetrit:

Al-A'raaf 7:132Listen in Qur'an →
133

فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلطُّوفَانَ وَٱلْجَرَادَ وَٱلْقُمَّلَ وَٱلضَّفَادِعَ وَٱلدَّمَ ءَايَٰتٍۢ مُّفَصَّلَٰتٍۢ فَٱسْتَكْبَرُوا۟ وَكَانُوا۟ قَوْمًۭا مُّجْرِمِينَ

Prandaj, Na atyre ua kemi sjellë vërshimin, karkalecat, rriqërat, bretkosat dhe gjakun, - dokumente të qarta, por ata madhështoheshin dhe ishin popull keqbërës.

Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak... - Një shi i rrëmbyeshëm përmbyti arat, duke shkatërruar prodhimet e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar dërgoi kundër tyre re me karkareca, që hëngrën edhe ato pak prodhime që mund të kishin ngelur.Gjithashtu, Allahu thotë se dërgoi “el kumel”, që mund të kenë qenë edhe karkalecë të vegjël, të cilët gjithashtu dëmtojnë të mbjellat. Por në kuptimin e drejtpërdrejtë, ‘el kumel’ do të thotë parazitë ose morra, të njohur për dëmin që shkaktojnë. Përveç këtyre, Allahu i Lartësuar dërgoi si ndëshkim edhe një valë me bretkosa, aq sa njerëzve iu mbushën edhe enët me bretkoca, duke shkaktuar një shqetësim dhe dëmtim shumë të madh. Ndëshkim tjetër ishte gjaku. Sipas disa shpjeguesve të Kur'anit, të gjithë popullit i plasi gjak nga hundët. Por interpretimi që përkrahet nga shumica e komentuesve është se uji i pijshëm, domethënë, puset dhe burimet ku ata merrnin ujë, u shndërruan në gjak, dhe ata po pinin gjak në vend të ujit, madje edhe gatimet i bënin veçse me gjak. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë:...Shenja të qarta njëra pas tjetrës. - Të gjitha këto ishin shenja të qarta, që tregonin se ata ishin mashtrues, të pabindur dhe të padrejtë, që nuk e besonin Musain. Nga ana tjetër, këto shenja tregonin se Musai ishte i vërtetë në ato që thoshte, si përcjellës i fjalës së Zotit.Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. - Edhe pse panë shenja kaq të qarta, ata përsëri nuk besuan dhe nuk e pasuan Musain. Që në fillim ata ishin popull i padrejtë, prandaj e merituan ndëshkimin e Allahut të Lartësuar.

Al-A'raaf 7:133Listen in Qur'an →
134

وَلَمَّا وَقَعَ عَلَيْهِمُ ٱلرِّجْزُ قَالُوا۟ يَٰمُوسَى ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ ۖ لَئِن كَشَفْتَ عَنَّا ٱلرِّجْزَ لَنُؤْمِنَنَّ لَكَ وَلَنُرْسِلَنَّ مَعَكَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ

E kur i godiste dënimi, ata thonin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, ashtu si të ka premtuar; e nëse na liron nga kjo vuajtje, na, me të vërtetë, do të besojmë ty, dhe do t’i dërgojmë bijtë e Israelit me ty”.

Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” - Fjala ‘ndëshkimin’ ka mundësi të nënkuptojë murtajën apo ndonjë epidemi tjetër të rëndë, siç kanë thënë shumë komentues. Por ka shumë mundësi, gjithashtu, që ajo të nënkuptojë të gjitha llojet e ndëshkimeve që u përmendën pak më sipër. Kështu, sa herë që merrnin një ndëshkim, ata thoshin: ‘O Musa, lute Zotin tënd për ne, që ta largojë prej nesh këtë ndëshkim!’ Ata kërkonin që Musai të ndërmjetësonte tek Zoti për të larguar ndëshkimin, duke i premtuar se atëherë do ta besonin Shpalljen e Zotit dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit që të largoheshin. Por, në fakt, ata gënjenin, pasi donin vetëm të shpëtonin nga ai ndëshkim i momentit, duke pandehur se ashtu do t’ia hidhnin. Allahu i Lartësuar thotë më pas:

Al-A'raaf 7:134Listen in Qur'an →
135

فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ ٱلرِّجْزَ إِلَىٰٓ أَجَلٍ هُم بَٰلِغُوهُ إِذَا هُمْ يَنكُثُونَ

Dhe pasi e liruam nga vuajtja – deri në afatin e arritur, - ata, menjëherë e shkelën premtimin.

Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. - Kur Allahu i Lartësuar e largonte ndëshkimin për njëfarë kohe të shkurtër, ata përsëri e shkelnin premtimin që i jepnin Musait për të besuar dhe për të lejuar bijtë e Izraelit që të shkonin me të. Kështu ata vazhduan të mos bindeshin ndaj Allahut të Lartësuar dhe të torturonin bijtë e Izraelit, derisa, siç thuhet në ajetin më pas:

Al-A'raaf 7:135Listen in Qur'an →
136

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَٰفِلِينَ

Andaj, Na i denuam ata dhe i fundosëm në det, ngase i përgënjeshtruan dokumentet Tona dhe ishin të pakujdesshëm ndaj tyre,

Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det... - Kur erdhi koha për t’u zbatuar ndëshkimi përfundimtar mbi Faraonin dhe mbështetësit e tij, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Musain që të largohej natën, bashkë me bijtë e Izraelit. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e njoftoi Musain se Faraoni bashkë me ushtrinë e tij do të viheshin në ndjekje të tyre. Sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajete të tjera kuranore: “Faraoni dërgoi lajmëtarë nëpër qytete për të tubuar njerëz, (Duke u thënë se) "Këta (israelitët) janë veçse një grup i vogël që e kanë ndezur me të vërtetë zemërimin tonë. Por ne jemi shumica e gjithnjë të gatshëm."” [Shuara 53 – 56]. Kështu, Faraoni dërgoi në të gjithë qytetet njerëz, që të rekrutonin ushtarë, për t’u vënë në ndjekje të Musait dhe bijve të Izraelit. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që i bëri ata të shkonin me këmbët e tyre drejt fundit të tmerrshëm, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Kështu (-thotë Zoti -), Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve, Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura. Ja kështu, Ne ua lamë ato Bijve të Israilit. Ata (ushtria e Faraonit) i arritën (Bijtë e Israilit) në agim. Kur dy grupet e panë njëri-tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë.” Musai tha: “Kurrsesi! Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.”. Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. Dhedetiundadheçdopjesëetijubësi mal i madh. Ne e afruam palën tjetër (ata të faraonit) atje. Ne i shpëtuam Musanë dhe të gjithë ata që ishin me të. Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve)nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” [Shuara 56 - 68]....ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre. - E gjitha kjo erdhi si ndëshkim për mohimin e shenjave të Allahut të Lartësuar. Ata i konsideruan mrekullitë e Zotit si gënjeshtra dhe i kthyen shpinën të vërtetës që përcillte Musai. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:

Al-A'raaf 7:136Listen in Qur'an →
137

وَأَوْرَثْنَا ٱلْقَوْمَ ٱلَّذِينَ كَانُوا۟ يُسْتَضْعَفُونَ مَشَٰرِقَ ٱلْأَرْضِ وَمَغَٰرِبَهَا ٱلَّتِى بَٰرَكْنَا فِيهَا ۖ وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ ٱلْحُسْنَىٰ عَلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ بِمَا صَبَرُوا۟ ۖ وَدَمَّرْنَا مَا كَانَ يَصْنَعُ فِرْعَوْنُ وَقَوْمُهُۥ وَمَا كَانُوا۟ يَعْرِشُونَ

kurse popullit të shtypur (besimtarëve të Israelit) ia dhamë në trashëgim viset e tokave lindore dhe perëndimore, të cilat i kemi bekuar, dhe u plotësua premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj Israelitëve, meqë duruan. Kurse, shkatërruam çdo gjë që bëri Faraoni dhe populli i tij dhe atë që ngritën ata.

Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona. -Këtu flitet për Misirin ose Egjiptin e sotëm. Ishte pikërisht ai vend i bekuar, ku populli jetonte i poshtëruar nën tiraninë e Faraonit, që Allahu i Lartësuar ua la ta trashëgonin besimtarët e mirë.Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan. - Të gjitha këto ishin si shpërblim i madh nga Allahu i Lartësuar për durimin dhe bindjen ndaj profetit Musa, i cili u tha: “Kërkojini ndihmë Allahut dhe bëni durim! S’ka dyshim se toka është e Allahut dhe Ai ua lë në trashëgim atyre robërve të Tij që Ai dëshiron. Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve”. Gjithashtu, ai u tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni”.Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar. - Allahu i Lartësuar shkatërroi gjithçka që kishte ndërtuar Faraoni dhe njerëzit e tij. Shtëpitë e tyre luksoze u braktisën, për shkak të krimeve dhe mosbesimit në Allahun e Lartësuar. Sigurisht, këto janë fakte për çdo njeri që beson, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. Nuk ka dyshim se në gjithë këtë (ndodhi) ka argument për njerëzit që kuptojnë.” [Neml 52].

Al-A'raaf 7:137Listen in Qur'an →
138

وَجَٰوَزْنَا بِبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْبَحْرَ فَأَتَوْا۟ عَلَىٰ قَوْمٍۢ يَعْكُفُونَ عَلَىٰٓ أَصْنَامٍۢ لَّهُمْ ۚ قَالُوا۟ يَٰمُوسَى ٱجْعَل لَّنَآ إِلَٰهًۭا كَمَا لَهُمْ ءَالِهَةٌۭ ۚ قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌۭ تَجْهَلُونَ

Na i kaluam bijtë e Israelit përtej detit, ku hasën në popull që i luteshin putave të tyre; (Ata) thanë: “O Musa, bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zotëra”. (Musai) tha: “Ju me të vërtetë, jeni populli injorant”.

Bijtë e Izraelit i kaluam përtej detit. Atje hasën në një popull që ishte i përkushtuar në adhurimin e idhujve. -Allahu i Lartësuar na tregon se ç’ndodhi me bijtë e Izraelit pasi shpëtuan nga Faraoni, që u shkatërrua bashkë me ushtrinë e tij mu para syve të tyre. Kështu, ata kaluan pranë një populli, që adhuronin me përkushtim disa statuja. Ata u luteshin dhe u bënin blatime të shumta, duke shpresuar mirësi e mbarësi prej tyre. Por çuditërisht, njerëzit e Musait, edhe pas gjithë atyre shenjave madhështore që Allahu i Lartësuar u shfaqi, me injorancën dhe mendjelehtësinë e tyre, i thonë Musait:Ata i thanë: “O Musa! Na bëj edhe neve një zot, si zotat që kanë ata!” -O Musa, na lejo që edhe ne të kemi idhuj, siç kanë këta, që të na eci mbarë. Por Musai u thotë:Ai u tha: “Ju qenkeni, vërtet njerëz të paditur. - E ku ka injorancë më të madhe se ajo e atij që nuk njeh e nuk respekton Zotin e vërtetë, Krijuesin e gjithësisë? Pikërisht prej kësaj injorance të thellë, ata dëshironin të adhuronin idhuj, të cilët nuk kanë në dorë as dëm dhe as dobi, nuk kanë pushtet që të japin jetë dhe as ta marrin atë, nuk kanë pushtet që të ringjallin, të marrin në përgjegjësi dhe të shpërblejnë, ashtu siç bën Allahu i Lartësuar, Krijuesi madhështor, i Vetmi që i ka këto atribute.

Al-A'raaf 7:138Listen in Qur'an →
139

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ مُتَبَّرٌۭ مَّا هُمْ فِيهِ وَبَٰطِلٌۭ مَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Këta, me të vërtetë janë të humbur dhe veprat që i punojnë janë të pavlefshme.

Ky popull po shkatërrohet me atë (i dhujtarinë)që po bën dhe veprat e tyre janë të kota(pa vlerë).” - Adhurimi që i kushtojnë idhujve është i pavlefshëm, madje i dëmshëm, poshtërues dhe i ndëshkueshëm nga Allahu i Madhëruar. Lutjet që u drejtohen idhujve janë gjithashtu pa rezultat. Duke i bërë ata të reflektojnë për këtë gabim kaq të rëndë, Musai u tha:

Al-A'raaf 7:139Listen in Qur'an →
140

قَالَ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَبْغِيكُمْ إِلَٰهًۭا وَهُوَ فَضَّلَكُمْ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

(Musai) tha: “A mos vallë do t’ju kërkoj unë zot tjeër përveç Perëndisë, kur Ai ju ka lavdëruar mbi të tjerët”.

Pastaj Musai tha: “Mos doni t’ju gjej një zot tjetër për ta adhuruar përveç Allahut? Është Allahu Ai që ju dalloi mbi të tjerët.” - Si është e mundur të më kërkoni që t’jua zëvendësoj Allahun e Lartësuar me ata idhuj?! E si mund të konsideroj si zot dikë tjetër veç Allahut, i Cili është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe që është absolut në të gjitha aspektet? Ai është absolut si në Qenien e Tij, ashtu edhe në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Si është e mundur që ju të kërkoni të adhuruar tjetër veç Allahut të Lartësuar, i Cili është i plotë dhe madhështor në të gjitha këto aspekte? Ky është krim shumë i rëndë. Për t’ua bërë edhe më të kuptueshëm fajin e tyre të rëndë, Musai u tha: Si kështu, kur është pikërisht Ai që ju ngriti mbi të tjerët?! Kjo duhet t’ju bëjë që ju ta adhuroni Atë me përkushtim, të tregoheni mirënjohës ndaj Tij dhe të mohoni gjithçka tjetër që adhurohet veç Tij. Musai vijon dhe u kujton atyre mirësitë e shumta, që Allahu i Madhëruar u kishte dhuruar:

Al-A'raaf 7:140Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.