Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 121–130 of 206

121

قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

(Magjistarët) thanë: “Na besojmë në Zotin e gjithësisë, -

Ndërsa magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e gjithësisë, Zotin e Musait dhe të Harunit!”- Ne i besojmë si të vërteta të gjitha mesazhet që Zoti ka përcjellë nëpërmjet Musait. E besojmë Shpalljen dhe mrekullitë e qarta që ai solli. Kjo qe befasuese për Faraonin, i cili duke ikërcënuar, u tha:

Al-A'raaf 7:121Listen in Qur'an →
122

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Zotin e Musait dhe të Harunit”.

Ndërsa magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e gjithësisë, Zotin e Musait dhe të Harunit!”- Ne i besojmë si të vërteta të gjitha mesazhet që Zoti ka përcjellë nëpërmjet Musait. E besojmë Shpalljen dhe mrekullitë e qarta që ai solli. Kjo qe befasuese për Faraonin, i cili duke ikërcënuar, u tha:

Al-A'raaf 7:122Listen in Qur'an →
123

قَالَ فِرْعَوْنُ ءَامَنتُم بِهِۦ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَمَكْرٌۭ مَّكَرْتُمُوهُ فِى ٱلْمَدِينَةِ لِتُخْرِجُوا۟ مِنْهَآ أَهْلَهَا ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ

Faraoni tha: “Ju e besuat para se t’ju lejoj unë, kjo, me të vërtetë, është mashtrim që e keni përgatitur në qytet, për t’i dëbuar banorët e tij. Do ta shihni ju!

Faraoni tha: “Guxuat ta besoni Atë pa lejen time?! -Faraoni i mallkuar ishte një tiran i pashpirt, një satrap që e kishte robëruar popullin jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Fjala e tij ishte ligj dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund të kundërshtonte gjykimin e Faraonit. Populli ishte nënshtruar dhe tërësisht i paaftë për të mbrojtur të drejtat e veta. Për të treguar ndikimin e Faraonit mbi popull, Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Ai arriti ta frikësonte popullin e vet, të cilët e dëgjuan. Ata ishin vërtet një popull i shkatërruar." [Zuhruf 54]. Ndërsa në këtë sure thotë: “Guxuat ta besoni Atë pa lejën time?!" Pra, sikur u thoshte: Kjo është mungesë edukate nga ana juaj, madje një fyerje që i bëhet autoritetit tim. Ky guximi juaj është i ndëshkueshëm. Pastaj filloi t’i manipulonte mendjen popullit dhe t’i mashtronte ata, duke u thënë magjistarëve:Kjo është veç një dredhi, që ju e keni përgatitur, me qëllim që të largoni banorët prej qytetit. - Kuptimi: Musai është mësuesi juaj, ai që ju ka mësuar magjinë. Ju keni rënë në ujdi që përpara sfidës që të fitonte Musai, dhe pastaj të deklaroheshit si palë e tij, që të gënjenit popullin. Kështu, ju planifikoni që të dëboni prej këtej zotërit e vërtetë të këtij vendi. Padyshim, ky inskenim nga ana e Faraonit qe një mashtrim i rafinuar, sepse ai e dinte shumë mirë të vërtetën. Po ashtu, të gjithë e dinin që Musai nuk ishte takuar asnjëherë me magjistarët më parë. Pastaj, ishte propozimi i vetë Faraonit për t’u realizuar ajo përballje, e jo i Musait. Gjithashtu, ajo që bëri Musai ishte një mrekulli e qartë dhe magjistarët bënë maksimumin për ta mposhtur atë, por nuk ia arritën dot. Madje, vetë dështimi i tyre dhe ajo që ata panë u bënë shkak që magjistarët të besonin dhe ta pasonin Musain. Megjithatë, Faraoni i kërcënoi ata:Por shpejt keni për ta parë (ç'do t'ju gjejë). - Keni për ta parë ndëshkimin e ashpër, që ju pret.

Al-A'raaf 7:123Listen in Qur'an →
124

لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَٰفٍۢ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ

Do t’ju këpusë duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’ju vari të gjithëve.

Unë kam për t’jua prerë duar e këmbë këmbyerazi e pastaj do t’ju gozhdoj të gjithëve.” - Me këtë mënyrë ndëshkoheshin vetëm terroristët, që prishnin rendin. Kështu, Faraoni po jepte të kuptohej në popull se ata ishin kriminelë tepër të rrezikshëm për rendin, që e meritonin një ndëshkim të tillë. Ndëshkimi ishte prerja e një dore dhe e një këmbe në anë të kundërt, domethënë, dora e djathtë me këmbën e majtë. Pastaj do të gozhdoheshin në trungjet e palmave, derisa të vdisnin. Magjistarët, që tashmë ishin penduar dhe kishin besuar Zotin e vërtetë, i drejtohen Faraonit, që i kërcënoi më këtë dënim të ashpër, dhe i thonë:

Al-A'raaf 7:124Listen in Qur'an →
125

قَالُوٓا۟ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ

Ata thanë: “Na, me të vërtetë, i kthehemi Zotit tonë!

Ata thanë: “Po, nuk ka dyshim se ne do të kthehemi tek Zoti ynë. - Ne as që na tremb ndëshkimi yt. Madje as që i kushtojmë fare rëndësi atij. Allahu është i Përjetshëm dhe përfundimi pranë Tij është zgjedhja më e mirë për ne. Prandaj, bëj ç’ke për të bërë me ne!

Al-A'raaf 7:125Listen in Qur'an →
126

وَمَا تَنقِمُ مِنَّآ إِلَّآ أَنْ ءَامَنَّا بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا لَمَّا جَآءَتْنَا ۚ رَبَّنَآ أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًۭا وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ

Ti mund të na hakmerresh vetëm që i besuam argumentet e Zotit tonë – posa na erdhën. O Zoti ynë, na jep durim të madhe dhe bëna të vdesim muslimanë!”

Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në shenjat e Zotit tonë, kur na erdhën para syve. - Ti nuk ke asnjë motiv të drejtë për këtë kërcënim që po na bën. I vetmi 'gabim" i yni është fakti që ne besuam argumentet e Zotit tonë, kur ato u shfaqën qartë. Nëse ky konsiderohet krim për t’u ndëshkuar, atëherë le të ndëshkohemi. Pastaj ata iu përgjëruan Allahut, që t’u falte durim duke thënë:Zoti ynë! Na jep durim dhe na i merr shpirtrat si muslimanë!” - Na jep durim të madh, sepse kjo është një sprovë shumë e madhe, që përfundon me vdekje të dhimbshme. Në një sprovë të tillë, zemra dhe shpirti duhet të jenë të patundur në besim. Me durim e besim përballohet çdo dhimbje, sado e madhe qoftë. Pastaj u lutën që vdekja t’i gjente si muslimanë, të nënshtruar ndaj Zotit dhe si pasues të denjë të Profetit të Tij. Nga kjo histori kuptohet se Faraoni e ekzekutoi këtë ndëshkim, por Allahu i Madhëruar i forcoi të penduarit me durim e besim, për ta përballuar atë. Ky ishte qëndrimi i magjistarëve, të cilët e njohën të vërtetën dhe e besuan sinqerisht Allahun e Madhëruar. Ndërsa nga ana tjetër qëndronte Faraoni, paria rreth tij dhe populli zullumqar që i pasonte dhe u bindej. Këta të mjerë i mohuan shenjat dhe Shpalljen e Zotit, që përcolli Musai. Duke dashur që të ndëshkohej Musai dhe besimtarët, me pretendimin se mesazhi i Profetit ishte i kotë, i pavërtetë, madje shkaktues i trazirave, ata i drejtohen Faraonit dhe i thonë:

Al-A'raaf 7:126Listen in Qur'an →
127

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ أَتَذَرُ مُوسَىٰ وَقَوْمَهُۥ لِيُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ وَيَذَرَكَ وَءَالِهَتَكَ ۚ قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبْنَآءَهُمْ وَنَسْتَحْىِۦ نِسَآءَهُمْ وَإِنَّا فَوْقَهُمْ قَٰهِرُونَ

Paria e popullit të Faraonit thanë: “A mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë ngatërresa në tokë, dhe që të lë ty dhe zotrat tu?” (Faraoni) u përgjegj: “Na do t’i mbysim djemtë e tyre e do t’i lëmë gjallë gratë (bijat) e tyre; e na, me të vërtetë, jemi sundues mbi ta”.

Paria e popullit të Faraonit tha: “A do t'i lejosh Musanë dhe njerëzit e tij që të sjellin shkatërrim në tokë dhe të të braktisin ty e zotat e tu?” - Sipas tyre, Musai po shkaktonte trazira, duke i ftuar njerëzit në fenë e vërtetë të Zotit. Në sytë e tyre, morali i lartë dhe veprat e mrekullueshme që mësonte Musai ishin shkatërrim, prapambetje e destabilizim. Nuk e shihnin ata të mjerë se e gjithë mirësia ishte në mesazhin e Musait, ndërsa ata dhe ajo që ata mbronin ishte vetë shkatërrimi? Zullumqarët nuk pyesin për të zbuluar të vërtetën dhe as i japin rëndësi asaj që thonë. Ata mbrojnë me fanatizëm të verbër vetëm atë që u zbukuron epshi, prandaj edhe mbështetësit e Faraonit i thanë udhëheqësit të tyre: Si i lejon ata të të braktisin ty dhe idhujt e tu?! Si i lejon që të rebelohen dhe të mos i nënshtrohen madhërisë suaj?! Duke iu përgjigjur çmendurisë së tyre, Faraoni tha:Ai tha: “Do t’ua mbysim djemtë, ndërsa femrat do t’i lëmë të gjalla. Kështu do të vazhdojmë të jemi sundues të tyre.” - Në këtë mënyrë, Faraoni besonte se do ta linte popullin e Musait në një gjendje të mjerë, që të mos shumoheshin dhe të mos përbënin rrezik për ta. Duke u vrarë meshkujt, ata nuk do të kishin fuqi t’i luftonin, ndërsa gratë do të bëheshin shërbyeset e tyre.

Al-A'raaf 7:127Listen in Qur'an →
128

قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱسْتَعِينُوا۟ بِٱللَّهِ وَٱصْبِرُوٓا۟ ۖ إِنَّ ٱلْأَرْضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۖ وَٱلْعَٰقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ

Musai i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë nga Perëndia dhe duroni, se, me të vërtetë, toka është e Perëndisë. Ai ia jep trashëgim kujt të dojë prej robërve të Tij. E, përfundim i bukur do të jetë për ata që i druajnë Perëndisë”.

Musai i tha popullit të vet: “Kërkojini ndihmë Allahut dhe bëni durim! -Në një gjendje të tillë, kur ishin tepër të dobët për të arritur ndonjë gjë, Musai këshillon njerëzit e tij, duke u thënë: “Kërkojini ndihmë Allahut! Mbështetjuni Allahut për të arritur suksesin dhe për të shpëtuar nga fatkeqësitë! Pastaj jini të sigurt se ndihma e Tij do të vijë dhe ju do të fitoni. Porosia tjetër ishte: "...dhe bëni durim!", domethënë, bëni durim kundrejt gjithçkaje që do të ndodhë me ju, duke pritur çlirimin e shpëtimin!S’ka dyshim se toka është e Allahut, që ua lë në trashëgim atyre robërve të Vet, që Ai dëshiron. Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.” - Toka është e Allahut, jo e Faraonit dhe as e palës së tij, ku ata mund të veprojnë si të duan. Allahu ua lë në trashëgim tokën atyre robërve të Tij që Ai dëshiron. Në bazë të dëshirës dhe urtësisë së Tij, Ai e lë tokën në sundimin e popujve të ndryshëm. Megjithatë, përfundimi i mirë dhe fitorja do të jenë gjithmonë për të devotshmit. Edhe nëse sprovohen kur Allahu i Madhëruar, me urtësinë e Tij, dëshiron t’i vërë në provë, ata vazhdojnë të jenë të qëndrueshëm dhe, në mënyrë të pasmangshme, fitorja do t’u takojë atyre. Përfundimi i mirë do t’u takojë atyre, mes popujve ku jetojnë. Kjo është detyra e njeriut: të përpiqet me çdo rrugë të lejuar, që të ruhet nga dëmi që mund t’i shkaktojnë të tjerët. Por, nëse nuk ka mundësi, atëherë duhet të bëjë durim dhe t’i mbështetet Allahut të Madhëruar, duke e lutur për shpëtim nga e keqja.

Al-A'raaf 7:128Listen in Qur'an →
129

قَالُوٓا۟ أُوذِينَا مِن قَبْلِ أَن تَأْتِيَنَا وَمِنۢ بَعْدِ مَا جِئْتَنَا ۚ قَالَ عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُهْلِكَ عَدُوَّكُمْ وَيَسْتَخْلِفَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ

(Populli i Musait) thanë: “Na kemi qenë të torturuar para se të vish ti dhe pas ardhjes tënde”. (Musai) tha: “Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj, e juve do t’ju bëjë trashëgimtarë në Tokë, e t’ju vërejë se si do të veproni”.

Ata thanë: “Ne kemi qenë të shtypur edhe para se të na vije ti edhe pasi erdhe ti.” -Duke shprehur padurimin dhe pakënaqësinë e tyre nga koha e gjatë e vuajtjeve dhe persekutimit nga ana e Faraonit, ata i thanë Musait a.s. “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, sepse ata janë të pashpirt. Ata na kanë shkaktuar vuajtje nga më të dhimbshmet. Ata kanë vrarë djemtë dhe na merrnin vajzat. Kështu ka ndodhur si para ardhjes tënde, ashtu edhe pas ardhjes tënde.Ai tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni.” - Duke shpresuar shpëtimin nga e keqja e Faraonit, Musai tha: “Pritet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj e t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend. Megjithatë, mos harroni se çështja nuk mbaron me këtë. Allahu i Madhëruar thotë: “...pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni ju.” Ai do të shohë a do të jeni mirënjohës apo mosmirënjohës për mirësitë e Tij. Ky premtim u realizua nga Allahu i Madhëruar kur erdhi koha e përcaktuar nga Ai.

Al-A'raaf 7:129Listen in Qur'an →
130

وَلَقَدْ أَخَذْنَآ ءَالَ فِرْعَوْنَ بِٱلسِّنِينَ وَنَقْصٍۢ مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ

Dhe na e kemi dërrmuar popullin e Faraonit me thatësi, me vite të thata dhe mungesë frutesh, për t’u këshilluar ata.

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë bëri me Faraonin dhe njerëzit rreth tij. Ai na tregon gjithashtu se, - ashtu siç është rregulli i Tij pandryshueshëm me të gjithë popujt, - i godiste me ndëshkime, në mënyrë që ata të nënshtroheshin dhe të ktheheshin në rrugën e drejtë.Ne e goditëm popullin e Faraonit me vite(thatësire e)zie dhe me pakësim prodhimesh, që ata të mund të reflektonin. - Allahu i Lartësuar e ndëshkoi familjen e Faraonit me vite thatësire dhe pakësim të prodhimeve, me qëllim që ata ta kuptonin se gjithçka që po u ndodhte ishte prej Allahut të Lartësuar, për shkak të refuzimit që i bënin Shpalljes së Tij. Qëllimi final ishte që ata të ktheheshin nga rruga e mohimit, por këto ndëshkime nuk patën asnjë ndikim tek ata. Përkundrazi, ata vazhduan në padrejtësi dhe në mohimin e Profetit të Zotit dhe të Shpalljes që ai përcillte. Allahu i Lartësuar thotë:

Al-A'raaf 7:130Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.