Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 206

11

وَلَقَدْ خَلَقْنَٰكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَٰكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلَٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِءَادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ لَمْ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Na ju krijuam (baban tuaj Ademin), e pastaj ua dhamë formën; e ju thamë engjëjve: “Përuljuni Ademit!” e të gjithë iu përulën përveç Iblisit. A nuk ishte nga ata që përulet.

Duke iu drejtuar bijve të Ademit, Allahu i Madhëruar thotë:Ne ju krijuam, ju dhamë formën tuaj, e pastaj u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!” -Është Allahu i Madhëruar Ai që krijoi të parin e llojit tuaj, Ademin a.s, i cili është babai dhe paraardhësi i të gjithë juve. Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur ju dha formën dhe strukturën më të mirë. Përveç hijeshisë së jashtme, i Lartësuari i dha Ademit (a.s) edhe bukuri të brendshme, nëpërmjet diturisë që i fali. Allahu i Madhëruar na ka njoftuar se i mësoi Ademit emrat e çdo gjëje. Pas këtij nderimi dhe privilegji, Allahu i Urtë urdhëroi melekët e Tij që të binin në sexhde para Ademit, në shenjë nderimi dhe respekti, si edhe për të shfaqur dukshëm vlerën dhe rëndësinë e madhe të njeriut. Melekët e zbatuan menjëherë urdhrin e Zotit të tyre.Ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde. - Të gjithë melekët e Zotit ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili nuk ishte melek, por i llojit të xhindeve. Me mendjemadhësi, ai refuzoi që të binte në sexhde. Për këtë arrogancë dhe paturpësi, i Lartësuari e qortoi dhe kërcënoi duke i thënë:

Al-A'raaf 7:11Listen in Qur'an →
12

قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسْجُدَ إِذْ أَمَرْتُكَ ۖ قَالَ أَنَا۠ خَيْرٌۭ مِّنْهُ خَلَقْتَنِى مِن نَّارٍۢ وَخَلَقْتَهُۥ مِن طِينٍۢ

(Perëndia) tha: “Çka të pengojë ty që nuk iu përule, kur të urdhërova?” (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”.

Allahu Tha: “Çfarë të pengoi ty të bëje sexhde, kur Unë të urdhërova?” -Ç’të pengoi të përuleshe para atij që unë e krijova me dy duart e Mia, duke e dalluar kështu nga të tjerët? Pse e theve urdhrin dhe tregove shpërfillje e mosrespekt për madhështinë Time?Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” - Duke u rebeluar ndaj Zotit, Shejtani tha: “Unë jam më i mirë se ai.”. Pastaj, duke arsyetuar për pretendimin e tij të kotë, i mallkuari tha: “Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.”. Sipas këtij arsyetimi, një krijesë me origjinë nga zjarri është më e mirë se një krijesë me origjinë nga balta, sepse zjarri ngrihet lart e është më i lehtë sesa balta. Sigurisht, kjo mënyrë krahasimi është e pavlerë, për shumë arsye, ndër të cilat:1. Kjo analogji bëhet përballë urdhrit të qartë të Allahut, kur dihet se çdo analogji që bie ndesh me urdhrat hyjnorë është e pavlefshme. Analogjia në dhënien e gjykimeve shërben për rastet kur nuk ka ndonjë argument ose fjalë të prerë nga Zoti dhe Sheriati i Tij. Për këto raste, ajo duhet të jetë sa më e ngjashme dhe e përafërt me çështje të tjera që kanë gjykim të qartë nga Zoti. Kështu, nëpërmjet krahasimit dhe ngjashmërisë, jepet një gjykim i vlefshëm. Rregullat e analogjisë në dhënien e gjykimeve fetare janë tepër rigoroze, ndër të cilat, madje kushti kryesor, është që ajo të mos bierë ndesh me ndonjë tekst të Sheriatit, ajet kuranor apo hadith qoftë. Nëse ajo bie ndesh me tekstet e Sheriatit, atëherë është analogji e papranueshme dhe hidhet poshtë.2. Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai”. Kaq ishte mëse e mjaftueshme për të treguar poshtërsinë e tij. Me këto fjalë, ai tregoi se ishte veçse një kryeneç e një fodull, që fryhej e krekosej për veten e tij. Gjithashtu, Iblisi tregoi se ishte një mendjelehtë, që arriti të fliste rreth Zotit pa dije dhe pa argument. Por a ka cilësi më të ulëta se këto, që i mallkuari i shprehu me fjalët e tij: “Unë jam më i mirë se ai.”?!3. Pretendimi i tij se lënda e zjarrit, prej të cilit ai u krijua, është më e mirë se lënda e dheut, prej të cilit u krijua Ademi a.s, ishte një gënjeshtër e paskrupullt dhe pretendim tërësisht i padrejtë. Dheu është një lëndë e qëndrueshme dhe lehtësisht e punueshme. Ai është lëndë shumë e begatshme, gjë që dallohet nga larmia e madhe e bimësisë që zhvillohet në të. Ndërsa zjarri është i lehtë, i paqëndrueshëm, përvëlues dhe shkatërrues. Kështu, Allahu i Lartësuar e uli Iblisin në gradën më të fundit të poshtërimit. i Madhëruari tha:

Al-A'raaf 7:12Listen in Qur'an →
13

قَالَ فَٱهْبِطْ مِنْهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَن تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَٱخْرُجْ إِنَّكَ مِنَ ٱلصَّٰغِرِينَ

(Perëndia) tha: “E atëherë, dil prej andaj (xhennetit)! Ti nuk ke të drejtë që të krenohesh në të; dil, me të vërtetë, ti je prej të urrejturve”.

Allahu Tha: “Zbrit prej andej(Xhenetit)! Nuk të takon të bësh kryelartësi në të.” - Zbrit prej Xhenetit, sepse ai është vendi i të mirëve e i të pastërve, jo vendi i të poshtërve e i të pistëve."Shporru e qofsh i poshtëruar!”. - Ky qe një shpërblim mëse i merituar për mendjemadhësinë dhe arrogancën e Shejtanit. Pasi e shfaqi haptazi armiqësinë kundër Zotit dhe urrejtjen ndaj Ademit (a.s.) dhe pasardhësve të tij, Iblisi i kërkoi Allahut afat veprimi deri në Ditën e Ringjalljes, duke thënë:

Al-A'raaf 7:13Listen in Qur'an →
14

قَالَ أَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ

(Iblisi) tha: “Më jep afat deri në ditën kur ngjallen njerëzit!”

Ai (Iblisi)tha: “Më jep afat deri ditën kur ata të ringjallen!” - Ai e kërkoi këtë afat si mundësi për t’i devijuar dhe humbur pasardhësit e Ademit (a.s)sa më shumë. Por nga ana tjetër, me këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar donte që, me urtësinë e Tij, të sprovonte të gjithë robërit e Tij. Qëllimi është që kështu të dalin në pah të sinqertët dhe gënjeshtarët, të dallohen qartë ata që i binden Allahut, nga ata që i binden armikut të Tij. Atëherë, Allahu i Madhëruar ia pranoi kërkesën Iblisit, duke i thënë:

Al-A'raaf 7:14Listen in Qur'an →
15

قَالَ إِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ

(Perëndia) tha: “Ti je nga ata që u është dhënë afati”.

Allahu Tha: “Je prej të afatizuarve.”

Al-A'raaf 7:15Listen in Qur'an →
16

قَالَ فَبِمَآ أَغْوَيْتَنِى لَأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَٰطَكَ ٱلْمُسْتَقِيمَ

(Iblisi) tha: “Betohem se për atë që me ke humbur, do t’ju vë pengesa atyre në rrugën Tënde të drejtë,

Kështu, Iblisi pasi e humbi shpresën për t’u mëshiruar nga Allahu, tha:"Për shkak se më humbe mua, unë do t’u zë pusi atyre në rrugën Tënde të drejtë. - Kam për t’u zënë pusi krijesave të Tua, duke i penguar nga rruga e drejtë dhe do të përpiqem me çdo mjet e çdo mënyrë për t’i larguar ata nga ajo rrugë.

Al-A'raaf 7:16Listen in Qur'an →
17

ثُمَّ لَءَاتِيَنَّهُم مِّنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَٰنِهِمْ وَعَن شَمَآئِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَٰكِرِينَ

e do t’ju çasem atyre edhe përpara edhe për mbrapa, edhe në të djathtë, edhe në të majtë, e Ti do të konstatosh se shumica prej tyre nuk janë falenderues!”

“Pastaj, do t’u dal atyre nga para e nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta.” -Do t’u sillem atyre nga të gjitha drejtimet, vetëm e vetëm që të arrij qëllimin tim, sado pak qoftë. Duke menduar se krijesat janë të dobëta dhe shumë prej tyre i mposht pakujdesia, i mallkuari tha tërësisht i bindur:“Pastaj, shumicën e tyre nuk do t’i gjesh më mirënjohës.” - Mirënjohja është cilësi e të udhëzuarve, prandaj i mallkuari synon që t’i pengojë robërit nga ky virtyt. Allahu i Madhëruar na e ka treguar qartë qëllimin final të Shejtanit: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i thërret ithtarët e vet për t’i bërë banorë të Zjarrit”. [Fatir 6]. Allahu i Lartësuar na bën të ditura fjalët e Iblisit të mallkuar dhe synimet e tij të frikshme, me qëllim që ne të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përgatitur mirë ndaj armikut tonë. I Madhëruari na nxit që të ruhemi nga i mallkuari duke njohur rrugët, mënyrat dhe hapësirat që shfrytëzon ai. Kjo këshillë dhe dituria që Zoti na dhuron për t’u ruajtur prej të mallkuarit, është ndër mirësitë më të mëdha dhe më të plota të Tij ndaj nesh.

Al-A'raaf 7:17Listen in Qur'an →
18

قَالَ ٱخْرُجْ مِنْهَا مَذْءُومًۭا مَّدْحُورًۭا ۖ لَّمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكُمْ أَجْمَعِينَ

(Perëndia) tha: “Dil prej andej (xhennetit) i qortuar dhe i poshtëruar. Pa dyshim, me ty dhe me të gjithë ata që shkojnë pas teje, do ta mbushi xhehennemin!”

Kur i Mallkuari tha ato fjalë, Allahu i Madhëruar i dha këtë përgjigje:“Dil prej andej i përbuzur e i dëbuar!” -Kuptimi: Shporru prej andej dhe dil i përçmuar dhe i përbuzur, domethënë, jo i nderuar dhe i respektuar. Dil prej andej edhe me një cilësi tjetër: “i dëbuar”, i larguar nga Allahu i Lartësuar, nga mëshira e Tij dhe nga çdo mirësi!“Me kë do që të pason e vjen pas teje - Xhehenemin kam për të mbushur me ju të gjithë.” - Ky është një betim nga i Madhëruari dhe tregues se Zjarri është vendi i gjynahqarëve e i të pabindurve. I Drejti dhe i Vërteti kërcënon se do ta mbushë Xhehenemin me të pabindurit xhindë e njerëz, në krye të të cilëve do të jetë Iblisi i mallkuar. Pastaj i Lartësuari e paralajmëron dhe këshillon Ademin (a.s) që të jetë i kujdesshëm ndaj sprovave.

Al-A'raaf 7:18Listen in Qur'an →
19

وَيَٰٓـَٔادَمُ ٱسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ ٱلْجَنَّةَ فَكُلَا مِنْ حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

E ti o Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në xhennet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme se bëheni zullumqarë!”

"O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhenet, hani nga të doni, por mos iu afroni kësaj peme e të bëheni të padrejtë!” - Allahu i Madhëruar e porositi dhe e lejoi Ademin dhe gruan e tij Havanë, - të cilën Allahu ia dhuroi për t’u qetësuar me të, - që të banonin në Xhenet dhe të shijonin prej frutave të tij ku të dëshironin dhe të kënaqeshin me çfarë të dëshironin. Por Ai u përcaktoi atyre një pemë dhe i ndaloi të hanin prej saj. Allahu e di më mirë se çfarë peme ishte ajo, por përderisa Ai nuk na e ka treguar, atëherë nuk ka ndonjë dobi për ne që ta dimë. Ai ua ndaloi ngrënien prej asaj peme, për arsye se mos bëheshin “të padrejtë”, duke shkelur kufijtë e Allahut. Kështu, ata vazhduan t’i përmbaheshin porosisë së Allahut, derisa ndërhyri armiku në mes, Shejtani i mallkuar.

Al-A'raaf 7:19Listen in Qur'an →
20

فَوَسْوَسَ لَهُمَا ٱلشَّيْطَٰنُ لِيُبْدِىَ لَهُمَا مَا وُۥرِىَ عَنْهُمَا مِن سَوْءَٰتِهِمَا وَقَالَ مَا نَهَىٰكُمَا رَبُّكُمَا عَنْ هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةِ إِلَّآ أَن تَكُونَا مَلَكَيْنِ أَوْ تَكُونَا مِنَ ٱلْخَٰلِدِينَ

E, djalli iu përshpëriti, për t’ju zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe (djalli) tha: “Zoti juaj ju ka ndaluar (afrimin e këtij druri) vetëm për atë që të mos bëheni engjëj ose mos të mbeteni përherë (në xhennet)”.

Shejtani i joshi ata të dy, për t’u zbuluar pjesët e turpshme të atyre, të cilat i kishin të mbuluara(më parë)... -Me kurthet, intrigat dhe joshjet e tij ai arriti t’i mashtronte dhe t’i bënte që të lëshonin veten për të përmbushur dëshirat. Duke i joshur, u tha:“Zoti juaj jua ndaloi atë pemë veçse që të mos bëheni melekë ose (njerëz)të përjetshëm.” - Allahu jua ndaloi këtë pemë që ju të mos arrini të bëheni melekë dhe të mos arrini të bëheni të përjetshëm. Sikurse thuhet dhe shtjellohet joshja e tij në një ajet tjetër: “Por atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e përjetësisë dhe të sundimit të pazhdukshëm?” [Ta ha 120]. Përveç këtyre premtimeve, për t’ua përforcuar dëshirën dhe për ta bërë më të besueshme joshjen e tij, Shejtani u tha:

Al-A'raaf 7:20Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.