Muslim99Muslim99
← Tafsir library

7. Al-A'raaf

The Heights · Meccan · 206 ayahs

سُورَةُ الأَعۡرَافِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 206

101

تِلْكَ ٱلْقُرَىٰ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنۢبَآئِهَا ۚ وَلَقَدْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُوا۟ لِيُؤْمِنُوا۟ بِمَا كَذَّبُوا۟ مِن قَبْلُ ۚ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلْكَٰفِرِينَ

Për ato vendbanime, Na t’i kemi treguar ty disa ngjarje të tyre. Me të vërtetë, u erdhën atyre pejgamberë që u sollën argumente të qarta, por ata nuk besuan atë që më parë e konsideronin gënjeshtër. Kështu, Perëndia ua vulosi zemrat mohuesve, -

Këto janë ato vendbanime, për të cilat Ne të kemi treguar ty disa ngjarje. -I Madhëruari i rrëfen këto ngjarje që njerëzit të nxjerrin mësime, por prej tyre përfitojnë veçse të diturit e të urtët. Qëllimi tjetër është që zullumqarët të frenohen nga të këqijat e tyre, ndërsa të devotshmit të nxjerrin mësime.Atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta,... -Atyre që mohuan profetët dhe Shpalljet e Zotit u erdhën argumente të qarta dhe ftesë për lumturinë e dynjasë dhe ahiretit. Allahu i Madhëruar i mbështeti profetët me mrekulli të shumta dhe të mëdha, që njerëzit të bindeshin se ata ishin të dërguar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Nëpërmjet Shpalljeve të qarta, profetët u shpjeguan popujve të vërtetën. Megjithatë, kjo nuk i ndihmoi dhe nuk i shpëtoi mohuesit nga ndëshkimi i Zotit. Argumentet dhe mrekullitë vetëm e shtonin largimin dhe kundërshtimin e tyre....por ata nuk donin t’i besonin asaj që më parë e kishin mohuar. - Shkak për këtë ndëshkim ishte pikërisht refuzimi i të vërtetës kur iu komunikua atyre herën e parë. Allahu i Madhëruar nuk e udhëzon një popull që nxiton ta refuzojë të vërtetën. Në suren En’am, ajeti 110, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit)për herë të parë dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”. Ndërsa në këtë ajet i Madhëruari thotë:Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk besojnë. - Ky është ndëshkimi i drejtë i Zotit për mohuesit e këshillave të Tij. Allahu i Madhëruar nuk u bën aspak padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre.

Al-A'raaf 7:101Listen in Qur'an →
102

وَمَا وَجَدْنَا لِأَكْثَرِهِم مِّنْ عَهْدٍۢ ۖ وَإِن وَجَدْنَآ أَكْثَرَهُمْ لَفَٰسِقِينَ

e Na, te shumica e tyre nuk kemi gjetur plotësim të çfarëdo zotimi; por, në të vërtetë, shumicën e tyre e kemi gjetur ngatërrestarë.

Shumicën e tyre nuk i gjetëm besnikë ndaj premtimit. -Shumica e popujve ku u dërguan profetë nuk besuan dhe nuk iu përmbajtën porosive të Allahut.Shumicën e tyre i gjetëm të pabindur. - Ata ishin shkelës të kufijve të Allahut dhe të pabindur ndaj urdhëresave të Tij. Ata u bindeshin vetëm dëshirave të tyre, larg udhëzimit të drejtë të Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar i sprovoi njerëzit duke dërguar profetë, duke shpallur libra dhe duke i urdhëruar që t’u përmbahen porosive të Tij. Por është vetëm një pakicë që i kanë zbatuar këto porosi. Janë ata të cilët i ka përfshirë mëshira e Allahut për të qenë prej të lumturve dhe të shpëtuarve. Ndërsa shumica e tyre i kanë kthyer shpinën udhëzimit të Zotit me mendjemadhësi, prandaj kanë vuajtur fatkeqësi të ndryshme.

Al-A'raaf 7:102Listen in Qur'an →
103

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنۢ بَعْدِهِم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ فَظَلَمُوا۟ بِهَا ۖ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُفْسِدِينَ

Pastaj dërguam – pas tyre, Musain me argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e tij. Ata i mohuan ato; pra, shiko si është përfundimi i ngatërrestarëve!

Pastaj, pas tyre, ne dërguam Musanë te Faraoni dhe rrethi i tij me Shenjat Tona, por edhe ata i refuzuan ato padrejtësisht. - Pas shumë profetëve, u dërgua Musai (a.s.), i ashtuquajturi Kelimullah(Ai të cilit i foli Allahu). Ai është imami dhe profeti i nderuar i Allahut, që u dërgua tek një popull tiran dhe i pamëshirshëm, tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ai u tregoi atyre disa prej shenjave madhështore të Allahut të Madhëruar, që askush më herët në botë nuk i kishte parë. Ato ishin mrekulli të pashembullta. Megjithatë, ata i refuzuan dhe nuk i besuan, duke u treguar të padrejtë e kryeneçë. Për këtë, atamerituan një ndëshkim të pashembullt.Shiko, atëherë si qe fundi i shkatërrimtarëve! - Allahu i ndëshkoi ata dhimbshëm. Ata u mallkuan dhe poshtëruan në këtë jetë dhe në Ditën e Kijametit gjithashtu. I mallkuar qoftë ai popull i mjerë dhe mohues i të vërtetës! Deri këtu ishte një përshkrim i përmbledhur i ngjarjes, që Allahu i Madhëruar e sjell më të shtjelluar në vijim. Ai thotë:

Al-A'raaf 7:103Listen in Qur'an →
104

وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰفِرْعَوْنُ إِنِّى رَسُولٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Dhe musai tha: “O Faraon, unë me të vërtetë, jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!

Musai tha: ‘O Faraon, unë jam dërguari nga Zoti i botëve. - Musai shkoi te Faraoni dhe i tha: "O Faraon! Unë jam dërguar prej Zotit të botëve. Unë vij prej Dërguesit Madhështor dhe të Plotpushtetshëm, që ka përfshirë në diturinë e Tij botën qiellore dhe atë tokësore. Ai administron të gjitha çështjet e krijesave. Ai kujdeset për krijesat e Tij, që nuk do t’i linte kurrë të shpërfillura, pa u dërguar profetë dhe pa u treguar udhën e drejtë, ku duhet të ecnin. Askush nuk mund të marrë guximin e të pretendojë së është i dërguar prej Tij, kur në të vërtetë nuk është. Unë, si i dërguar i Tij, e kam për detyrë që të flas veçse të vërtetën për të.

Al-A'raaf 7:104Listen in Qur'an →
105

حَقِيقٌ عَلَىٰٓ أَن لَّآ أَقُولَ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ ۚ قَدْ جِئْتُكُم بِبَيِّنَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَرْسِلْ مَعِىَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ

Jam i obliguar që për Perëndinë të them vetëm të vërtetën. Madje, me të vërtetë, ju kam sjellë argumentin e qartë nga Zoti juaj; andaj, lëshoi të vijnë me mua bijtë e Israelit!”

Është detyrë për mua që të flas veçse të vërtetën për Allahun. -Unë nuk mund të them gënjeshtra për Allahun. Nëse do ta bëja, Ai do ta përshpejtonte ndëshkimin mbi mua. Ai do të më ndëshkonte ashpër, ashtu siç di të ndëshkojë Krenari i Plotpushtetshëm. Këto fjalë duhet të bënin që zemrat e tyre të nënshtroheshin, për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm dhe për të zbatuar të gjitha porositë e Tij. Përveç këtyre, ishin gjithë ato mrekulli, që Musai u solli prej Zotit të gjithësisë, të cilat dëshmonin se ai ishte vërtet profet.Tani kam ardhur tek ju nga Zoti juaj me argument të qartë. Prandaj lëri bijtë e Izraelit të vijnë me mua!” - Pas gjithë atyre mrekullive, do të ishte detyrë e natyrshme për ta që të zbatonin porositë e Zotit. Dy qëllimet madhore të Shpalljes së Musait ishin: Së pari besimi i plotë në këtë Shpallje dhe në Profetin që e solli atë, duke punuar e jetuar sipas saj dhe së dyti çlirimi i bijve të Izraelit nga robëria. Bijtë e Izraelit ishin populli më i zgjedhur në atë kohë. Ata rridhnin prej profetëve të ardhur pas Jakubit (a.s.). Edhe Musai ishte njëri prej këtyre pasardhësve. Faraoni iu drejtua atij dhe i tha:

Al-A'raaf 7:105Listen in Qur'an →
106

قَالَ إِن كُنتَ جِئْتَ بِـَٔايَةٍۢ فَأْتِ بِهَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

(Faraoni) tha: “Nëse ke sjellë ndonjë argument, tregoje, nëse je nga ata që e thonë të vërtetën”.

Ai(Faraoni)tha: “Nëse, vërtet ke ardhur me ndonjë shenjë, na e trego, nëse je i sinqertë në ato që thua!”. - Këtu nis një rrëfim më i hollësishëm i ndodhisë mes Profetit të Zotit dhe Faraonit të mallkuar. Kështu, Faraoni i kërkoi Musait një shenjë, që të vërtetonte se ishte profet. Atëherë, Musai filloi të shfaqte mrekullitë, që Zoti ia kishte mundësuar.

Al-A'raaf 7:106Listen in Qur'an →
107

فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِىَ ثُعْبَانٌۭ مُّبِينٌۭ

E, (Musai) e lëshoi shkopin e vet, e ai u bë gjarpër i madh;

Ai(Musai)e hodhi shkopin e vet, dhe ja, ai u bë gjarpër i vërtetë.” - Shkopi u shndërrua në një gjarpër të vërtetë, që njerëzit e panë me sytë e tyre.

Al-A'raaf 7:107Listen in Qur'an →
108

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِىَ بَيْضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ

dhe e nxori dorën e tij – kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.

Pastaj nxori dorën e tij, dhe ja, ajo ishte e bardhë për të gjithë shikuesit. - Musai e futi dorën brenda në këmishë, dhe kur e nxori jashtë, dora shkëlqente e bardhë, pa asnjë cen. Këto dy shenja duhet të mjaftonin si fakte të vërtetësisë së tij si profet i Zotit të botëve. Por ata që nuk besonin do të vazhdonin me mohimin e tyre, derisa t’u vinte ndëshkimi.

Al-A'raaf 7:108Listen in Qur'an →
109

قَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٌۭ

Paria e popullit të Faraonit thanë: “Ky, me të vërtetë, qenka magjistar i shkathët,

Paria e popullit të Faraonit tha: “Ky qenka, vërtet një magjistar i fortë. - Musai (a.s.) i mahniti me ato mrekulli, por ata përsëri nuk besuan, madje nisën të trillonin e jepnin llojlloj shpjegimesh të kota. Ata thanë: “Ky qenka magjistar shumë i fortë”. Pastaj filluan të frikësonin dhe manipulonin mendjelehtët e shumtë mes popullit të tyre, duke u thënë:

Al-A'raaf 7:109Listen in Qur'an →
110

يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُمْ ۖ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ

i cili don t’ju dëbojë nga toka juaj, e çka propozoni ju?

Qëllimi i tij është që t’ju dëbojë nga vendi juaj. Atëherë, çfarë na këshilloni?” - Kuptimi: Me këto veprime, Musai kërkon që t'ju dëbojë prej vendit tuaj. Prandaj, ejani të mendojmë si t’i bëjmë ballë kësaj të keqeje që na ka pllakosur. Ejani të vendosim se si do të veprojmë me Musain, që kërkon të na shkatërrojë. Nëse ne nuk i vihemi pas dhe ta kundërshtojmë, atëherë shumica e njerëzve do të përqafojnë fenë e tij. Pas pleqërimit të gjendjes, ata erdhën në një mendim të përbashkët:

Al-A'raaf 7:110Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.