Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 176

11

يُوصِيكُمُ ٱللَّهُ فِىٓ أَوْلَٰدِكُمْ ۖ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۚ فَإِن كُنَّ نِسَآءًۭ فَوْقَ ٱثْنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثَا مَا تَرَكَ ۖ وَإِن كَانَتْ وَٰحِدَةًۭ فَلَهَا ٱلنِّصْفُ ۚ وَلِأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَٰحِدٍۢ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِن كَانَ لَهُۥ وَلَدٌۭ ۚ فَإِن لَّمْ يَكُن لَّهُۥ وَلَدٌۭ وَوَرِثَهُۥٓ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ ٱلثُّلُثُ ۚ فَإِن كَانَ لَهُۥٓ إِخْوَةٌۭ فَلِأُمِّهِ ٱلسُّدُسُ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ يُوصِى بِهَآ أَوْ دَيْنٍ ۗ ءَابَآؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ لَا تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ لَكُمْ نَفْعًۭا ۚ فَرِيضَةًۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا

Perëndia ju urdhëron juve në pështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e që e trashëgojnë prindërit, nënës së tij i bie e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk dini se cili është më i afërt për ju – përkah dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. – Ky caktim është nga ana e Perëndisë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe Plotëdijshëm.

Allahu i Lartësuar i ka qartësuar plotësisht dispozitat për trashëgiminë, në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit të Tij. Tekstet themelore ku mbështeten këto dispozita janë:1. Ajetet 11, 12 të kësaj sureje, që tashmë po shpjegohen.2. Ajeti i fundit i po kësaj sureje, pra, ajeti 176.3. Hadithi i Abdullah Ibn Abasit, i sjellë nga Buhariu: “Jepuni trashëgiminë atyre që u takon. Ajo që mbetet, le t’i jepet mashkullit më të afërt (të të ndjerit).”Këto tekste përfshijnë të gjitha argumentet që rregullojnë dispozitat për trashëgiminë, sikurse do të shtjellohet më poshtë. Përjashtim bën vetëm rasti i trashëgimisë që meritojnë gjyshet, për të cilin shërben si mbështetje hadithi që ndodhet në “Sunen”, i përcjellë prej Mugira Ibn Shu'bes dhe Muhamed Ibn Meslemes, të cilët tregojnë se Profeti (a.s.) ka përcaktuar që gjysheve t’u jepet një e gjashta e pasurisë së lënë, dhe dijetarët janë në konsensus për këtë çështje. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu ju urdhëron kështu për fëmijët tuaj: -Allahu i Lartësuar ua drejton këtë porosi të mrekullueshme të gjithë atyre që janë prindër, të cilët Ai i ka begatuar me fëmijë: Allahu i Lartësuar ju ka dhuruar këtë mirësi (fëmijët), por ju ka ngarkuar edhe me përgjegjësi për ta. Ai jua ka lënë fëmijët në kujdesin tuaj, ndërkohë që ju keni detyrime kundrejt tyre. Ju duhet të kujdeseni si për fenë, ashtu edhe për çështjet e dynjasë së tyre. Ju duhet t’i mësoni dhe t’u jepni edukatën më të mirë. Ju duhet t’i ndaloni ata nga çdo gjë që dëmton besimin dhe dynjanë e tyre. Ju duhet t’i brumosni me dashurinë për Allahun dhe me bindjen ndaj urdhrave të Tij. Ju duhet t’i edukoni që gjithmonë dhe në çdo situatë të jenë të devotshëm dhe të përkushtuar ndaj Allahut të Lartësuar, sikurse thotë Ai në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6]. Kështu, Allahu i Lartësuar na ka porositur për t’u kujdesur në mënyrë të veçantë për fëmijët. Ne duhet ta plotësojmë dhe ta çojmë në vend këtë porosi; në të kundërt, nëse e shpërfillim, do të meritojmë ndëshkimin e rëndë. Ajeti tregon, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm sesa prindi me fëmijët e tij, sepse Ai i porosit prindërit për të plotësuar detyrimet ndaj fëmijve, edhe pse prindërit, për nga natyra, janë të kujdesshëm ndaj tyre.Më pas, Allahu i Lartësuar tregon mënyrën e shpërndarjes së pasurisë:...mashkullit i takojnë sa për dy femra. -Këtu bëhet fjalë për fëmijët (bijtë dhe bijat) dhe për fëmijët e djemve (domethënë, nipat dhe mbesat), nëse babai i tyre nuk është gjallë, sepse, në të kundërt, është babai i tyre që përfiton nga trashëgimia dhe jo ata. Gjithashtu, këta përfitojnë në pjesën e mbetur nga ndarja mes trashëgimtarëve parësorë (që meritojnë furud-et). Kjo pjesë e mbetur ndahet mes tyre po me të njëjtin raport, pra, për mashkullin sa për dy femra. Ky është mendimi unanim i dijetarëve. Me fjalë të tjera, nëse fëmijët e lindur nga i ndjeri janë gjallë, trashëgimia u takon atyre, ndërsa fëmijët e tyre …

12

۞ وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ أَزْوَٰجُكُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٌۭ ۚ فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌۭ فَلَكُمُ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ يُوصِينَ بِهَآ أَوْ دَيْنٍۢ ۚ وَلَهُنَّ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْتُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّكُمْ وَلَدٌۭ ۚ فَإِن كَانَ لَكُمْ وَلَدٌۭ فَلَهُنَّ ٱلثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُم ۚ مِّنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ تُوصُونَ بِهَآ أَوْ دَيْنٍۢ ۗ وَإِن كَانَ رَجُلٌۭ يُورَثُ كَلَٰلَةً أَوِ ٱمْرَأَةٌۭ وَلَهُۥٓ أَخٌ أَوْ أُخْتٌۭ فَلِكُلِّ وَٰحِدٍۢ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ ۚ فَإِن كَانُوٓا۟ أَكْثَرَ مِن ذَٰلِكَ فَهُمْ شُرَكَآءُ فِى ٱلثُّلُثِ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ يُوصَىٰ بِهَآ أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَآرٍّۢ ۚ وَصِيَّةًۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌۭ

Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta e asaj (pasurie) që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon e katërta e pasurisë që keni lënë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. E, nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, (të) është – pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkarisht në të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Perëndisë! – Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i butë (nuk nxiton) në ndëshkime.

Nga ajo që lënë bashkëshortet tuaja juve ju takon gjysma, nëse ato nuk kanë fëmijë. -Me fjalën “fëmijë” këtu kuptohen fëmijët biologjikë (jo të birësuar), djemtë apo vajzat e djalit të saj, një apo shumë qofshin, qofshin fëmijë nga burri apo nga burra të tjerë (nëse ka qenë e martuar më parë). Këtu nuk hyjnë djemtë dhe vajzat e vajzës së saj, dhe ky është një mendim konsensual i dijetarëve. Pra, nëse gruaja e vdekur nuk ka lënë pas fëmijë (sipas kësaj që u përmend), burrit i takon gjysma e pasurisë së saj. Në të kundërt:Por nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta e pasurisë që lënë ato, pasi të zbatohet porosia e tyre(testament)dhe pasi të lahen borxhet e tyre. -Ndërsa në rastin kur i vdekuri është burri, Allahu i madhëruar thotë:Nga ajo që lini ju, atyre(grave)ju takon një e katërta, nëse nuk keni fëmijë. Por, nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që lini, pasi të zbatohet porosia juaj(testament)dhe pasi të lahen borxhet tuaja. -Në vijim Allahu i madhëruar na sqaron rastin e njohur El kelâleh. Ai thotë:Në qoftë se i vdekuri, qoftë mashkull ose femër, nuk ka lënë as prindër dhe as fëmijë, por ka vëlla ose motër(nga nëna), atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta. -Fjalët “vëlla” e “motër” tregojnë vëllain e motrën nga nëna, sikurse është përcjellë në disa variante të këndimeve të Kur’ânit. Edhe dijetarët janë të një mendimi se këtu bëhet fjalë për vëllezërit dhe motrat vetëm nga nëna.Rasti el kelalehSikurse ka thënë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rasti “el kelaleh”ndodh kur i vdekuri nuk lë pas as baba, as gjysh, as djalë, as djalë djali, as vajzë, as vajzë djali e ç’ka poshtë tyre. Në këtë rast, nëse ai ka lënë pas veç një vëlla ose një motër vetëm nga nëna, atëherë secilit prej tyre i takon një e gjashta e trashëgimisë. Megjithatë, sikur i vdekuri të ketë lënë pas qoftë edhe një fëmijë e ç’ka poshtë tyre (nipër e stërnipër) apo baba e ç’ka sipër tyre (gjyshër e stërgjyshër), kjo i përjashton nga trashëgimia vëllezërit dhe motrat e tij vetëm prej nëne. Ky është mendimi konsensual i dijetarëve.E, nëse ka më shumë se dy(vëlla e motër), ata janë pjesëmarrës të barabartë në një të tretën e pasurisë, pasi të zbatohet porosia(testamenti)dhe pasi të lahen borxhet, kështu që asnjë të mos dëmtohet. Këto janë porositë e Allahut. Allahu është i Gjithëditur e Durimtar. -Nëse janë disa (më shumë se një) vëllezër dhe motra nga nëna, atëherë ata janë pjesëmarrës të barabartë në një të tretën e trashëgimisë. Pra, këtu nuk është i vlefshëm rregulli: “mashkulli merr sa për dy femra”, pasi Allahu i Lartësuar ka thënë ata janë “shurekâe”, domethënë, pjesëmarrës të barabartë në një të tretën. Nga ky ajet përfitojmë edhe një gjykim tjetër, atë për çështjen “el ĥimarijeh”. Kështu, nëse një grua lë pas vetes: bashkëshortin, nënën, vëllezër e motra nga nëna, vëllezër dhe motra nga nëna e babai, atëherë ndarja e trashëgimisë bëhet në këtë mënyrë: bashkëshorti i saj merr gjysmën, sepse e ndjera nuk ka lënë pas fëmijë. Nëna merr një të gjashtën, sepse e ndjera ka lënë vëllezër dhe motra. Vëllezërit dhe motrat nga nëna janë pjesëtarë të barabartë në një të tretën. Ndërsa vëllezërit dhe motrat nga nëna e babai nuk marrin gjë, …

13

تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ ۚ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدْخِلْهُ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Këta janë kufijt e dispozitave të Perëndisë. E ai që i përulet Perëndisë dhe Profetit të Tij, Perëndia e shpie atë në xhennet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; dhe në to do të qëndrojnë përherë. E ky është shpëtim i madh.

Këta janë kufijtë që ka vënë Allahu. -Pra, dispozitat e mësipërme të trashëgimisë janë kufijtë e vendosur nga Zoti, të cilët nuk duhet t’i shkelim, por duhet t’i zbatojmë me korrektësi. Nuk lejohet shkelja apo tjetërsimi i tyre. Ky ajet dëshmon, gjithashtu, që trashëgimtarët nuk mund të përfitojnë edhe nga (vasijeti) porosia e veçantë e të ndjerit, sepse do të konsiderohej si kalim i kufijve të vendosur nga Allahu i Lartësuar në përcaktimin e pjesës së secilit prej trashëgimtarëve. Këtë e përforcon edhe thënia e Profetit (a.s.): “Nuk ka porosi të veçantë (vasijet) për trashëgimtarët e përcaktuar”. Pra, nuk lejohet që ai i cili ka pjesë në trashëgimi të përfitojë edhe nga (vasijeti / testamenti) porosia e veçantë e të ndjerit. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për bindje ndaj Tij dhe ndaj të Dërguarit të Tij, ku përfshihet edhe bindja për dispozitat e trashëgimisë, duke e përforcuar mirë këtë porosi. I Lartësuari thotë:Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij... -Bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe Profetit (a.s.) ka format e saj se si duhet të shprehet. Më e pakta është zbatimi i urdhrave dhe largimi prej ndalesave të Tij. Urdhri më i rëndësishëm është njësimi i Zotit në adhurim, dhe pastaj vijnë të tjerët. Ndalesa më e madhe së cilës duhet t’i largohemi është idhujtaria, pra, përkushtimi i adhurimeve dikujt tjetër, veç Allahut të Lartësuar. Pastaj vijnë gjynahet e niveleve të tjera. Si urdhrat, ashtu edhe ndalesat, Allahu i Lartësuar ua ka sqaruar krijesave plotësisht nëpërmjet Kur’ânit dhe Traditës së Profetit të Tij. Detyra e robit është që, fillimisht, t’i njohë ato dhe ta lusë Zotin që ta ndihmojë në zbatimin dhe qëndrimin brenda tyre. Atë që Zoti e ka begatuar me këtë dituri dhe e udhëzon që të punojë me të, ai është në rrugë të mbarë dhe atë e pret një premtim madhështor, siç thotë i Lartësuari:do të hyjnë në kopshte, nëpër të cilët rrejdhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë. -Ai që kryen urdhëresat e Zotit me sinqeritet, sipas porosive të Tij, dhe që i largohet harameve, patjetër që do të hyjë në Xhenet dhe do të jetë i shpëtuar nga Zjarri. Pikërisht ai e ka arritur suksesin e madh, siç thotë i Lartësuari:Ky është suksesi më i madh. -Suksesi i madh është kur ke shpëtuar nga zemërimi e ndëshkimi i Allahut dhe kur je i lumtur në bujarinë dhe kënaqësinë e Allahut, në Xhenetin e mirësisë, që Ai e ka përgatitur për besimtarët e Tij të bindur dhe që asnjë krijesë nuk mund ta përshkruajë ashtu si është në realitet.

14

وَمَن يَعْصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُۥ يُدْخِلْهُ نَارًا خَٰلِدًۭا فِيهَا وَلَهُۥ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ

E kush vepron kundër Perëndisë dhe Profetit të Tij dhe shkelë kufijt e dispozitave të Tij, Perëndia e shpie atë në skëterrë (ferr), në të cilën do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.

Ndërsa ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkelin kufijtë e Tij, do të futen në Zjarr, ku do të jenë përjetësisht. Për ta është përgatitur një dënim poshtërues. -Te “kundërshtimi” përfshihen gjynahet më të mëdha, që janë kufri dhe idhujtaria, duke vazhduar pastaj me gjynahet e tjera. Megjithatë, hauarixh-ët nuk mund të përdorin vetëm këtë ajet si mbështetës të tezës së tyre të gabuar se çdokush që “kundërshton” ka bërë kufër dhe meriton përjetësinë në Xhehenem. Arsyeja është se fjala “mea’sije” (kundërshtim ose mosbindje) përdoret jo vetëm për kufrin, por edhe për gjynahet poshtë tij. Kur Allahu i Lartësuar thotë se ata që bëjnë “mea’ŝije” do të jenë në Zjarr përjetësisht, kjo nuk duhet kuptuar se çdo lloj mea’ŝije e meriton këtë ndëshkim. Kjo thënie është e përgjithshme dhe duhet parë bashkë me të gjitha tekstet e tjera të Sheriatit, për të dhënë një gjykim të drejtë mbi të. Allahu i Lartësuar e ka lidhur ngushtë futjen në Xhenet me bindjen ndaj Tij dhe ndaj Profetit të Tij, ndërsa futjen në Zjarr e ka lidhur ngushtë me kundërshtimin e mosbindjen ndaj Tij dhe ndaj Profetit të Tij. Ata që i binden Zotit plotësisht do të hyjnë në Xhenet dhe kurrë nuk do të ndëshkohen në Zjarr. Ndërsa ata që nuk i binden aspak Allahut dhe Profetit, por që bëjnë idhujtari, kufër dhe gjynahe të tjera, ata do të hyjnë në Zjarr dhe atje do të jenë përjetësisht. Ndërsa ata që tregojnë edhe bindje ndaj Zotit e Profetit, edhe mosbindje ndonjëherë, atëherë sipas shkallës së bindjes apo mosbindjes, do të shpërblehen apo do të ndëshkohen. Tekstet e sakta të Sheriatit tregojnë se ata që e njësojnë Allahun e Lartësuar dhe nuk bëjnë idhujtari, ata kurrsesi nuk do të qëndrojnë përjetësisht në Zjarr, çfarëdo gjynahu poshtë kufrit dhe idhujtarisë të kenë bërë. Monoteizmi i tyre nuk e lejon përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit. Kështu duhen trajtuar tekstet e Sheriatit, të cilët duhen parë gjithmonë nën dritën e njëri-tjetrit.

15

وَٱلَّٰتِى يَأْتِينَ ٱلْفَٰحِشَةَ مِن نِّسَآئِكُمْ فَٱسْتَشْهِدُوا۟ عَلَيْهِنَّ أَرْبَعَةًۭ مِّنكُمْ ۖ فَإِن شَهِدُوا۟ فَأَمْسِكُوهُنَّ فِى ٱلْبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّىٰهُنَّ ٱلْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ ٱللَّهُ لَهُنَّ سَبِيلًۭا

Për ato gra tuaja që bëjnë kurvni, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë ata për këtë gjë, mbani ato në shtëpi përderisa t’i arrijë vdekja ose derisa Perëndia të bëjë rrugëdalje për to.

Nëse ndonjëra nga gratë tuaja bën imoralitet, kërkoni që kjo(vepër)të dëshmohet nga katër veta(burra)prej jush. -Këtu është fjala për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar imoralitetin më poshtë si “vepër e poshtër” (fâĥisheh), për të treguar se sa i shëmtuar është ai. Por që të pranohet kjo akuzë, duhet të dëshmojnë katër burra “nga mesi juaj”, domethënë besimtarë të drejtë dhe të besueshëm, se e kanë parë qartësisht.Nëse këta dëshmojnë, atëherë i mbyllni ato(gratë)në shtëpi, derisa t’u vijë vdekja ose derisa Allahu të përcaktojë ndonjë zgjidhje tjetër për to. -Nëse dëshmia e tyre pranohej dhe gjykohej si e vërtetë, atëherë gruaja imorale mbyllej në shtëpi. Izolimi është një lloj dënimi. Gruaja imorale izolohej në shtëpi deri në vdekje, ose derisa Zoti të sillte një zgjidhje apo mënyrë tjetër dënimi për të. Ky gjykim nuk është i shfuqizuar, por është i afatizuar deri në kohën e një gjykimi tjetër. Pra, në fillimet e Islamit, ky ishte gjykimi për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme, deri në kohën kur hyri në fuqi ligji i gurëzimit për të martuarit dhe i goditjes me kamxhik për të pamartuarit, i vendosur nga ajetet e tjera për këtë çështje.

16

وَٱلَّذَانِ يَأْتِيَٰنِهَا مِنكُمْ فَـَٔاذُوهُمَا ۖ فَإِن تَابَا وَأَصْلَحَا فَأَعْرِضُوا۟ عَنْهُمَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ تَوَّابًۭا رَّحِيمًا

Dhe, ata dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, mundoni ata me qortim; e nëse pendohen dhe përmirësohen lironi nga të munduarit ata! Se Perëndia pranon pendimin dhe është mëshirues.

Nëse një burrë e një grua kryejnë imoralitet, ju ndëshkojini që të dy. -Kuptimi: Nëse një çift, një burrë dhe një grua, kryejnë marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme, atëherë ndëshkojini që të dy me fyerje e me rrahje, të cilat të shërbejnë si mësim edhe për të tjerët, për t’u larguar nga kjo poshtërsi. Kështu, në fillim kishte dy lloje ndëshkimesh: për burrat ishte ndëshkimi me fyerje dhe me rrahje, ndërsa për gratë ishte ndëshkimi me fyerje, rrahje dhe izolim. Kjo mënyrë zgjati deri në hyrjen në fuqi të ligjit për imoralitetin. Por nëse izolimi vazhdonte deri në vdekje, mundimi me fjalë dhe rrahje vazhdonte derisa palët të pendoheshin dhe të vërehej qartë rregullimi i gjendjes së tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar:Por nëse ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqjani dënimin, se Allahu e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë. -Pra, nëse ata pendohen dhe këtë e vërtetojnë duke kryer vepra të mira, atëherë u rrëzohet dënimi me fjalë dhe rrahje, sepse Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirues i madh. Prej mëshirës së Tij të madhe është edhe suksesi që Ai u dhuron njerëzve për t’u penduar, edhe pranimi i këtij pendimi, duke ua falur gabimet. Nga ky ajet kuptojmë që akuza se dikush ka bërë imoralitet duhet të mbështetet dhe të faktohet me dëshminë e katër burrave besimtarë, të drejtë dhe të besueshëm, që nuk janë të akuzuar asnjëherë për mashtrim. Allahu i Lartësuar e ka shtrënguar shumë trajtimin e këtij krimi. Vërtet, Ai ka caktuar një ndëshkim të fortë për të, por edhe dëshmia për faktimin e tij duhet të jetë shumë e bazuar, me qëllim që njerëzit të mos akuzohen asnjëherë kot për një vepër kaq të rëndë, e cila është shkatërruese e familjes dhe e shoqërisë. Për këtë rast nuk pranohet dëshmia e grave, qofshin ato të vetme, qofshin së bashku me burrat. Gjithashtu, nuk pranohet dëshmia e më pak se katër burrave. Kusht tjetër është që dëshmia të shprehet shkoqur e kuptueshëm. Dëshmitari duhet të dëshmojë se e ka parë qartësisht dhe pa asnjë dyshim se të akuzuarit kanë bërë imoralitet me kuptimin e plotë të marrëdhënieve seksuale. Allahu i Lartësuar e ka përsëritur çështjen e të dëshmuarit, duke përforcuar atë, kur thotë: “...kërkoni që kjo (vepër) të dëshmohet nga katër vetë (burra) prej jush. Nëse këta dëshmojnë, atëherë ato (gratë) mbyllini në shtëpi...”. Qëllimi është që çdo gjë të jetë e sigurt. Në këtë ajet kuptohet që izolimi apo dënimi me fjalë dhe veprime kundër gjynahqarëve janë mënyra të lejueshme, nëse nëpërmjet tyre mund të arrihet riedukimi.

17

إِنَّمَا ٱلتَّوْبَةُ عَلَى ٱللَّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَٰلَةٍۢ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٍۢ فَأُو۟لَٰٓئِكَ يَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا

Perëndia është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe prej padijenisë, e shpejt pendohen; e këtyre Perëndia ua pranon pendimin. Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

Allahu i Lartësuar ua mundëson pendimin robërve të Tij, së pari, duke i udhëzuar dhe duke ua bërë të dashur pendimin dhe, së dyti, duke ua pranuar pendimin e tyre, pasi i ka ndihmuar të arrijnë atje. Në këtë ajet Allahu i Lartësuar na tregon se Ai, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, ia ka bërë detyrë Vetes që t’ia pranojë pendimin një kategorie gabimtarësh, të cilët i karakterizon një cilësi e veçantë:Pendim i pranueshëm tek Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen nga padijenia dhe pendohen menjëherë. Ja, këtyre ua pranon pendimin Allahu. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Pra, kushti i parë është se: gabimin e bëjnë nga padituria. Por për çfarë paditurie bëhet fjalë këtu. Mos vallë, kur nuk e dinë se veprimi në fjalë është gabim? Jo, kurrsesi. Ata janë të vetëdijshëm se kjo vepër është haram dhe e veprojnë atë. Prandaj u quhet se bëjnë gjynah, sepse në të kundërt, nëse ata nuk do ta dinin se është haram, atëherë nuk do t’u shkruhej si gjynah. Këtu bëhet fjalë për tjetër lloj paditurie: ata nuk e dinë fundin e saj të hidhur dhe të dhimbshëm, nuk e dinë se ajo shkakton zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe ndëshkimin e Tij. Ata nuk e kuptojnë siç duhet mbikëqyrjen e Allahut. Gjynahet e dobësojnë besimin, madje edhe mund ta zhdukin atë fare. Çdo gjynahqar është i paditur nga ky këndvështrim, edhe nëse është i vetëdijshëm se vepra është e ndaluar, dhe meriton ndëshkim. Madje, që një vepër të konsiderohet si gjynah për një njeri, duhet që ai të jetë në dijeni të këtij fakti. Kushti i dytë i pranimit të pendimit është që gjynahqarët të pendohen menjëherë, pa u vonuar. Disa janë të mendimit se kjo nënkupton që ata duhet të pendohen para se t’u vijë vdekja. Allahu i Lartësuar e pranon pendimin e robit para se të vijë vdekja dhe para se të zbresë ndëshkimi. Ndërsa në momentin kur vdekja po e gllabëron, atëherë nuk pranohet më pendimi, ashtu si nuk pranohet më besimi prej mohuesve, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në suren Junus, ajeti 90: “Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre. Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.”” Ose në suren Gafir, në ajetet 84, 85: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.””Ndërsa në ajetin vijues të kësaj sureje, Allahu i Lartësuar thotë:

18

وَلَيْسَتِ ٱلتَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ حَتَّىٰٓ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ ٱلْمَوْتُ قَالَ إِنِّى تُبْتُ ٱلْـَٰٔنَ وَلَا ٱلَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمْ كُفَّارٌ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۭا

Nuk pranohet pendimi i atyre, që vazhdimisht bëjnë të këqija për derisa t’u arrijë vdekja; e atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë mohues, për këta, Na kemi përgatitur dënim të dhembshëm.

Nuk është i pranueshëm pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhe vetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, thotë “Unë tani me të vërtetë u pendova.”, as pendimi i atyre që vdesin si jobesimtarë. Për ta kemi përgatitur dënimin më të ashpër. -Kjo sepse pendimi në të tilla raste është i detyruar. Pendim i vlefshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga personi. Thënia e Allahut: “...dhe pendohen menjëherë” mund të ketë edhe kuptimin: menjëherë pas kryerjes së gjynaheve. Pra, në këtë rast kuptimi i ajetit është: atyre që, menjëherë pas gjynahut, pendohen dhe përpiqen që kurrë të mos i kthehet atij gabimi, atyre Zoti ua pranon pendimin. Ndërsa ata që vazhdojnë në gjynahet e tyre dhe nuk kthejnë rrugë, nuk shqetësohen dhe nuk përpiqen të largohen prej gjynaheve, ata nuk janë penduar shpejt. Ata që i kanë bërë gjynahet cilësi të pandashme të tyre është vështirë që të pendohen plotësisht. Kryesisht këtyre njerëzve nuk u jepet sukses që të pendohen dhe nuk u lehtësohen rrugët e pendimit. Të tillë janë ata që e kryejnë të keqen me dije të plotë, me vetëdije dhe siguri për dëmin që ajo sjell dhe duke shpërfillur vështrimin e Allahut mbi ta. Këta ia kanë mbyllur vetes dyert e mëshirës së Allahut. Megjithatë, nuk është e pamundur që edhe një njeriu i cili vazhdon me gjynahe me vetëdije të plotë për dëmin që ato sjellin, t’i jepet mundësia që të pendohet plotësisht dhe sinqerisht, duke iu fshirë të gjitha gjynahet e kaluara. Por, sidoqoftë, mëshira dhe bamirësia e Zotit është më pranë atyre të parëve. Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin me fjalët:Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për atë që pendohet sinqerisht dhe për atë që është gënjeshtar. Secilin nga këta, Allahu do ta shpërblejë sipas asaj që meriton, me urtësinë e Tij absolute. Po me urtësinë e Tij, Ai i jep sukses që të pendohet atij që e meriton këtë mirësi, ndërsa me drejtësinë e Tij, Ai e privon nga pendimi atë që në të vërtetë nuk e do pendimin. Allahu është më i ditur për gjithçka.

19

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَرِثُوا۟ ٱلنِّسَآءَ كَرْهًۭا ۖ وَلَا تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُوا۟ بِبَعْضِ مَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ إِلَّآ أَن يَأْتِينَ بِفَٰحِشَةٍۢ مُّبَيِّنَةٍۢ ۚ وَعَاشِرُوهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ ۚ فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰٓ أَن تَكْرَهُوا۟ شَيْـًۭٔا وَيَجْعَلَ ٱللَّهُ فِيهِ خَيْرًۭا كَثِيرًۭا

O besimtarë! – nuk ju lejohet të bëni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, vetëm nëse bëjnë gabime sheshazi. Silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë (duroni) sepse është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Perëndia në atë do t’ju sjellë shumë të mira.

O ju që keni besuar! Ju është ndaluar të trashëgoni gratë(e të vdekurve)kundër dëshirës së tyre. Mos u sillni vrazhdë me gratë me qëllim që t’u merrni një pjesë nga ajo(dhurata martesore)që u keni dhënë, përveç nëse ato bien në imoralitet! -Në kohën e injorancës paraislamike, nëse dikush vdiste dhe linte pas gruan e tij, të afërmit e të vdekurit, si vëllai apo djali i xhaxhait, e konsideronin veten si më parësorët për t’u martuar me vejushën e të afërmit të tyre dhe nuk e linin të martohej me të tjerë, pavarësisht dëshirës së saj. Nëse ndonjë nga ata e pëlqente, martohej me të me një mehër që e përcaktonte vetë ai, donte apo nuk donte ajo. Nëse ajo nuk e pëlqente, ata e ndalonin gruan që të martohej me dikë tjetër, veç nëse ishte dikush që e pranonin ata. Shpesh, ata e zvarrisnin martesën e saj, derisa ajo të hiqte dorë nga një pjesë e trashëgimisë së përfituar nga bashkëshorti i saj i vdekur apo nga mehri i saj. Po kështu vepronin edhe ata burra që nuk i donin gratë e tyre, por ua zvarrisnin divorcin, me qëllim që ato të hiqnin dorë nga një pjesë e mehrit të dhuruar. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët nga vepra të tilla të ulëta dhe të padrejta. Këto praktika janë plotësisht të ndaluara, përveç dy rasteve:1. Nëse ajo vetë është e kënaqur të martohet me të afërmin e burrit të saj të vdekur. Kjo kuptohet nga fjalia: “Ju është ndaluar të trashëgoni gratë (e të vdekurve)kundër dëshirës së tyre.”. Pra, nëse ato janë dakord për diçka të tillë, atëherë lejohet.2. Nëse kryejnë ndonjë vepër të ulët, si tradhti apo shpifje e fyerje ndaj burrit. Në të tilla raste, burrit i lejohet që ta zvarrisë divorcin e saj, si ndëshkim për të dhe që të marrë prej saj një pjesë të mehrit që i ka dhënë.Pastaj i Lartësuari tha:Jetoni dhe silluni mirë me to! -Sjellja e mirë duhet të jetë me vepra dhe me fjalë. Burri duhet ta trajtojë gruan e tij me dashuri e ngrohtësi, larg padrejtësive dhe dhimbjeve. Në trajtimin e mirë hyjnë edhe shpenzimet jetësore për të, veshja, ushqimi etj. Përkujdesja duhet të jetë ashtu si është zakon në kohën dhe vendin ku njerëzit jetojnë.Nëse nuk i pëlqeni aq shumë ato, bëni durim, sepse ndodh që ju ta urreni diçka dhe Allahu nëpërmjet saj të japë mirësi të shumta. -Kjo është një këshillë për burrat. Kështu, edhe nëse ndodh që t’i urrejnë gratë në ndonjë aspekt, duhet të bëjnë durim e të mos i divorcojnë ato, sepse mirësitë e këtij durimi janë të shumta. Së pari, kështu plotësohet porosia e Zotit për bashkëshortet e tyre, gjë e cila sjell lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Së dyti, duke detyruar veten që ta mbajnë gruan, ata luftojnë që të cilësohen me virtytet më të larta dhe që ta mbajnë gjallë çerdhen e tyre. Po ashtu, mund të ndodhë që urrejtja të largohet me kalimin e kohës dhe vendin e saj ta zërë dashuria, respekti, mëshira dhe ngrohtësia, sikurse ka ndodhur dhe ndodh shpesh. Ndoshta nga ajo grua Zoti mund t’u dhurojë një fëmijë të mirë, që të jetë shkaktar mirësish për dynjanë dhe ahiretin. Megjithatë, nëse ndarja është e domosdoshme dhe nuk ka asnjë mundësi për ta mbajtur çerdhen të bashkuar, atëherë divorci është veprim i lejueshëm. Madje, Allahu i Lartësuar thotë:

20

وَإِنْ أَرَدتُّمُ ٱسْتِبْدَالَ زَوْجٍۢ مَّكَانَ زَوْجٍۢ وَءَاتَيْتُمْ إِحْدَىٰهُنَّ قِنطَارًۭا فَلَا تَأْخُذُوا۟ مِنْهُ شَيْـًٔا ۚ أَتَأْخُذُونَهُۥ بُهْتَٰنًۭا وَإِثْمًۭا مُّبِينًۭا

Në qoftë se ju dëshironi të ndërroni gruan, duke e lëshuar njërën për të marrë tjetrën, ndërsa njërës nga ato i keni dhënë shumë pasuri, mos merrni nga ajo asgjë. A do ta merrnit ju atë duke bërë shpifje dhe gabime sheshazi?

Në qoftë se ju vendosni të lini një grua, për të marrë një tjetër, kur asaj së parës i keni dhënë plaçkë të madhe, mos merrni prej asaj(plaçke)asgjë. -Kuptimi: Nëse dëshironi të divorconi një grua dhe të martoheni me një tjetër, kjo nuk përbën asnjë gjynah për ju, por nëse gruas që do të divorconi i keni dhënë si mehër pasuri shumë të madhe, ju mos kërkoni të merrni prej saj asnjë qindarkë. Këtu ka dy këshilla: për gruan që do të divorcohet dhe për gruan tjetër me të cilën burri do të martohet. Për të parën, duhet që asaj të mos i merret asgjë nga mehri i dhënë. Madje, nëse burri ende nuk ia ka dhënë, duhet që t’ia japë menjëherë. Ndërsa për gruan tjetër, këshilla është që, nëse është caktuar mehër i madh për të, burri të mos ia vonojë pa arsye. Nëse nuk ka mundësi, atëherë le të përpiqet që ta plotësojë sa më shpejt këtë detyrim. Ky ajet tregon se përcaktimi i mehrit në masë të madhe nuk është i ndaluar, por më e mira është që të zbatohet tradita e Profetit (a.s.), i cili ka këshilluar që mehri të jetë sa më i përballueshëm dhe i lehtë. Kjo duket në ajet pikërisht te pjesa ku Allahu i Lartësuar na mëson si të veprojmë nëse kemi përcaktuar “mehër të madh”. Kështu, Ai tregon se kjo mund të ndodhë mes nesh dhe nuk na qorton apo të na thotë që është e ndaluar. Nëse do të ishte e ndaluar, Allahu do ta qartësonte një gjë të tillë. Megjithatë, nëse ky veprim sjell dëme në aspektin fetar, ndonjëherë mund të jetë edhe i ndaluar. Pastaj i Lartësuari thotë:A do ta merrnit atë padrejtësisht e duke bërë gjynah të qartë?! -Kjo vepër është e palejueshme, edhe nëse bëni dredhira e mashtrime. Pastaj Allahu i Lartësuar na shpjegon arsyen pse nuk lejohet kjo gjë, kur thotë:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.