Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 176

101

وَإِذَا ضَرَبْتُمْ فِى ٱلْأَرْضِ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَقْصُرُوا۟ مِنَ ٱلصَّلَوٰةِ إِنْ خِفْتُمْ أَن يَفْتِنَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ ۚ إِنَّ ٱلْكَٰفِرِينَ كَانُوا۟ لَكُمْ عَدُوًّۭا مُّبِينًۭا

Kur të udhëtoni ju, nuk është mëkat që ta shkurtoni namazin, nëse droni që mohuesit do t’u bëjnë ndonjë dëm. Me të vërtetë, mohuesit janë armiqët tuaj të hapët.

Këto dy ajete (101-102)janë faktet kryesore për lejimin e shkurtimit të namazit dhe për namazin e frikës. Allahu i Lartësuar thotë:Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah për ju nëse e shkurtoni një pjesë të namazit, nëse keni frikë se mos jobesimtarët mund t’ju sulmojnë. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur. -Ajeti tregon se ky është lehtësim që përfshin të gjitha llojet e udhëtimit, madje edhe nëse është për qëllime të këqija dhe të palejueshme nga Sheriati. Ky është mendimi i imam Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë!), sepse shumica e dijetarëve, ku futen edhe tre imamët e tjerë kryesorë (Imam Maliku, imam Shafiu dhe imam Ahmedi), mendojnë ndryshe. Ata nuk e lejojnë lehtësimin për udhëtimet që kanë si qëllim gjynahet. Sipas tyre, ky ajet gjithëpërfshirës duhet kuptuar si i posaçëruar vetëm për udhëtimet e lejuara. Shkurtimi i namazit gjatë udhëtimit është një lehtësim nga Zoti për adhuruesit e Tij, por nga ky lehtësim nuk mund të përfitojnë ata që me këtë udhëtim synojnë mosbindjen ndaj Zotit. Në ajet thuhet: “Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah për ju të shkurtoni një pjesë namazi...”. Kur thuhet se “nuk është gjynah për ju që të shkurtoni namazin”, nuk duhet të kuptojmë që mosshkurtimi i namazit është më i mirë se shkurtimi i tij. Kjo shprehje nuk bie ndesh as me faktin që shkurtimi duhet kryer në rastin e caktuar. Kjo çështje është e ngjashme me atë në ajetin 158 të sures Bekare. Namazi është përcaktuar që të falet i plotë dhe dikush mund të ndihet keq po ta shkurtojë atë, prandaj kjo mënyrë e të shprehurit shërben për të qetësuar shpirtrat se nuk ka asnjë gjynah në një veprim të tillë, përderisa është i ligjëruar nga Zoti. Faktet që tregojnë se falja e namazit të shkurtuar është më e mirë për udhëtarin sesa falja e tij e plotë janë dy: Së pari, Profeti (a.s.) vazhdimisht e ka shkurtuar namazin në udhëtimet e tij. Së dyti, ajo është prej mëshirës, lehtësimit dhe butësisë së Allahut të Lartësuar për krijesat e Tij dhe, si e tillë, ajo duhet të pranohet duke shprehur mirënjohje për Të. Allahu i Lartësuar kënaqet kur i pranohen lehtësimet e Tij, ashtu sikundër e urren kur kryhen gjynahe. Vini re se si Allahu i Lartësuar ka thënë: “shkurtoni një pjesë namazi” dhe nuk ka thënë: “shkurtoni namazin”. Nga kjo mënyrë të shprehuri dalin dy përfitime:1. Nëse do të thoshte “shkurtoni namazin”, masa e shkurtimit do të ishte krejt e papërcaktuar dhe dikush do mund ta shkurtonte më tepër se ç’duhet, duke falur, për shembull, vetëm një rekat e duke menduar se kjo është e lejueshme. Por duke thënë: “shkurtoni një pjesë namazi” aludohet se ky shkurtim është i përcaktuar, ashtu siç dëshmohet nga Tradita e Profetit dhe e shokëve të tij.2. Kur thuhet: “një pjesë namazi” , nënkuptohet gjithashtu se jo të gjitha namazet shkurtohen, dhe dihet që vetëm namazet katër-rekatësh shkurtohen, ndërsa namazi i sabahut dhe ai i akshamit nuk shkurtohen.Në ajet bëhet edhe një kufizim tjetër: “...nëse keni frikë se mos jobesimtarët mund t’ju sulmojnë.”. Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme lidhur me këtë kusht. I parë në kuptimin e drejtpërdrejtë, duket sikur namazi duhet të shkurtohet nëse jemi në udhëtim dhe kemi frikë nga ndonjë …

An-Nisaa 4:101Listen in Qur'an →
102

وَإِذَا كُنتَ فِيهِمْ فَأَقَمْتَ لَهُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَلْتَقُمْ طَآئِفَةٌۭ مِّنْهُم مَّعَكَ وَلْيَأْخُذُوٓا۟ أَسْلِحَتَهُمْ فَإِذَا سَجَدُوا۟ فَلْيَكُونُوا۟ مِن وَرَآئِكُمْ وَلْتَأْتِ طَآئِفَةٌ أُخْرَىٰ لَمْ يُصَلُّوا۟ فَلْيُصَلُّوا۟ مَعَكَ وَلْيَأْخُذُوا۟ حِذْرَهُمْ وَأَسْلِحَتَهُمْ ۗ وَدَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْ تَغْفُلُونَ عَنْ أَسْلِحَتِكُمْ وَأَمْتِعَتِكُمْ فَيَمِيلُونَ عَلَيْكُم مَّيْلَةًۭ وَٰحِدَةًۭ ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِن كَانَ بِكُمْ أَذًۭى مِّن مَّطَرٍ أَوْ كُنتُم مَّرْضَىٰٓ أَن تَضَعُوٓا۟ أَسْلِحَتَكُمْ ۖ وَخُذُوا۟ حِذْرَكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلْكَٰفِرِينَ عَذَابًۭا مُّهِينًۭا

Kur të gjendesh ti (o Muhammed!) në mesin e besimtarëve dhe t’u bëhesh imam për faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty, e le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta. Pasi që këta të bëjnë sexhde, le të rrinë pas jush, e le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falë dhe, le të falet me ty. Le të jenë syçelë dhe t’i marrin armët e veta. Mohuesit dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve tuaja dhe pajisjes, që të sulmojnë në ju me tërë fuqinë. Nuk ka mëkat për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim, prej shiut ose sëmundjes e i lëni armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Se, Perëndia, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.

Kur të jesh mes tyre(o Muhamed)e dëshiron t’u prijsh në faljen e namazit(në luftë), atëherë disa prej tyre le të vijnë e të falen me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta. Kur të mbarojnë sexhden, këta le të qëndrojnë prapa jush(në roje)e le të vijnë ata të tjerët, që ende nuk janë falur e le të falen me ty! Le të jenë në gjendje gatishmërie, duke mbajtur armët e veta! -Kuptimi: Kur të falësh së bashku me ta namazin, duke e kryer atë në formën që duhet, ti u sqaron atyre rregullat dhe gjithçka duhet rreth namazit. Pastaj shtjellohet forma e namazit: Disa prej besimtarëve shkojnë e falen me Profetin (a.s.). Ndërkohë, grupi tjetër qëndon në rojë dhe gatishmëri kundër armikut. Menjëherë sa grupi i parë mbarojnë sexhden, domethënë namazin, ata largohen dhe, pas tyre, shkojnë ata që vigjilonin dhe falin namazin me Profetin (a.s.). Në ajet thuhet “Kur të mbarojnë sexhden”, në vend të: “Kur të mbarojnë namazin”, për të treguar rëndësinë e sexhdes dhe faktin që ajo është një nga shtyllat e domosdoshme të namazit. Ajeti tregon se imami, pas përfundimit të namazit nga grupi i parë, vazhdon të qëndojë në namaz për të pritur grupin e dytë. Ai vazhdon të falë me grupin e dytë pjesën e mbetur të namazit dhe pret derisa ata të plotësojnë faljen e tyre. Përfundimisht, imami jep selam së bashku me ta. Kjo është njëra nga mënyrat e faljes së namazit të frikës, e transmetuar saktësisht edhe si praktikë e Profetit (a.s.), bashkë me mënyrat e tjera. Ky ajet tregon, gjithashtu, se falja e namazit me xhemat është detyrim individual. Kjo kuptohet nga dy momente të ajetit. Së pari, Allahu i Lartësuar e bëri detyrë të falemi me xhemat edhe gjatë luftës, kur frika dhe rreziku është aq i madh, e kjo tregon se në kushte të tjera më komode, ajo është edhe më tepër e detyrueshme. Së dyti, gjatë namazit të frikës, tolerohen shumë mangësi të tij, vetëm e vetëm që të bëhet e mundur falja e namazit me xhemat. Kjo tregon rëndësinë e madhe të xhematit. Sikur të mos ishte i detyrueshëm namazi me xhemat, nuk do të lejohej lënia e disa veprave të tjera, që në kushte normale nuk do të liheshin. Ajeti, gjithashtu, tregon se më e mira dhe më e drejta është falja me xhemat vetëm pas një imami, jo pas disa imamëve. Duke qenë se atëherë ekzistonte mundësia që besimtarët të faleshin me disa imamë, por ata u urdhëruan të faleshin vetëm me një imam, kjo tregon rëndësinë e madhe të kësaj çështjeje. Përçarja në grupe nuk është e lejuar, ndërsa bashkimi rreth një imami të vetëm tregon unitet, krenari dhe forcë kundrejt armikut. Allahu i Lartësuar urdhëroi secilin grup që të mbajnë me vete dhe gati armët dhe të jenë të vëmendshëm e të kujdesshëm gjatë namazit të frikës. Edhe pse kjo mund të çojë në disa lëvizje dhe veprime të palejueshme gjatë namazit, ato konsiderohen të tolerueshme, për shkak të dobisë dhe nevojës. Dobia në këtë rast është kryerja njëkohësisht edhe e namazit, edhe e xhihadit. Nevoja është ruajtja nga qafirët, të cilët në çdo moment synojnë dëmtimin e muslimanëve dhe grabitjen e të mirave të tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Jobesimtarët dëshirojnë që ju të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve e pajimeve tuaja, me qëllim që t’ju sulmojnë me tërë fuqitë. -Pastaj Allahu …

An-Nisaa 4:102Listen in Qur'an →
103

فَإِذَا قَضَيْتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ قِيَٰمًۭا وَقُعُودًۭا وَعَلَىٰ جُنُوبِكُمْ ۚ فَإِذَا ٱطْمَأْنَنتُمْ فَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ ۚ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ كَانَتْ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ كِتَٰبًۭا مَّوْقُوتًۭا

Pasi që ta kryeni namazin, përmendni Perëndinë duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni të qetësuar (prej rrezikut), atëherë falni namazin e plotë. Se, namazi, është detyrë e obligueshme për besimtarë në kohë të caktuar.

Pasi të falni namazin(e frikës), përmendeni Allahun kur jeni në këmbë, ulur a të mbështetur. -Kuptimi: Pasi të përfundoni namazin e frikës apo namazet normale, përmendeni Allahun e Lartësuar në të gjitha gjendjet dhe situatat tuaja. Allahu i Lartësuar përmend namazin e frikës në mënyrë të veçantë, për arsye të veçanta:1. Përmirësimi i zemrës dhe lumturia e saj arrihet veçse nëpërmjet kthimit tek Allahu i Lartësuar me pendesë, bindje, përulje, dashuri dhe drojë ndaj Tij, me përmendje të Tij dhe me lavdërime për Të. Sigurisht, në momente frike, nevoje apo lufte, njeriu ka më tepër nevojë për këto ndjenja, që sjellin forcë, lumturi dhe qëndrueshmëri.2. Nuk ka dyshim se namazi është vepra më e mirë, përmes të cilit arrihen këto qëllime të larta, sepse namazi është lidhja e robit me Zotin e tij. Namazi është vepra më e rëndësishme që vërteton besimin dhe sigurinë në të, prandaj dhe Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrim për adhuruesit e Tij që të falen gjatë natës dhe ditës.3. Përgjatë namazit të frikës, shumë nga elementët e tij, që shkaktojnë ndjenja të fuqishme tek adhuruesi, nuk realizohen plotësisht, prandaj dhe urdhri për ta përmendur Allahun pas këtij namazi është me shumë vend. Kjo bëhet, pra, për të përmbushur edhe ndonjë boshllëk a mangësi të mbetur.4. Frika shkakton dobësimin e zemrës dhe të trupit, dhe kështu ajo sjell dobësi në përballjen me armikun. Prandaj vjen urdhri për të përmendur sa më shpesh Allahun, sepse dhikri është një nga forcuesit dhe qetësuesit më të mëdhenj të zemrës.5. Përmendja e Zotit, e shoqëruar me durimin dhe qëndrueshmërinë, është një nga faktorët më vendimtarë për arritjen e suksesit dhe fitores. I Lartësuari thotë: “O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë (dhe shpesh)Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia. Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me durimtarët.” [Enfal 45, 46].Kështu, nxitja për përmendjen e Zotit në gjendje të tilla të vështira është shumë e vlefshme dhe me vend.E, kur të jeni të qetë(nga rreziku), atëherë, faleni namazin në mënyrë të rregullt,...” -Nëse mbaron gjendja e luftës ose largohet rreziku dhe ju qetësoheni, atëherë kryejeni namazin në formën më të plotë, qoftë me veprimet e tij të jashtme, qoftë me veprimet e brendshme të zemrës....sepse namazi është detyrim i përcaktuar për besimtarët. -Namazi është bërë detyrë për besimtarët që ta kryejnë në kohët e përcaktuara nga Zoti, prandaj nuk lejohet të neglizhohet ky kusht. Këto kohë u janë qartësuar muslimanëve të vegjël dhe të mëdhenj, të diturve dhe të paditurve. Të gjithë i kanë mësuar këto kohë nga Profeti i tyre, Muhamedi (a.s.), i cili i porositi: “Faluni ashtu siç më keni parë mua të falem!” Shprehja: “...për besimtarët” tregon se falja e namazit është matës dhe tregues i besimit. Në varësi të besimit, do të jetë edhe kryerja e namazit në sasi dhe cilësi. Ajo tregon, gjithashtu, se jomuslimanët që jetojnë në shtetin islam, edhe pse janë të detyruar që të respektojnë ligjet e tij, ata nuk urdhërohen që të ushtrojnë ritet fetare islame, siç është falja e namazit. …

An-Nisaa 4:103Listen in Qur'an →
104

وَلَا تَهِنُوا۟ فِى ٱبْتِغَآءِ ٱلْقَوْمِ ۖ إِن تَكُونُوا۟ تَأْلَمُونَ فَإِنَّهُمْ يَأْلَمُونَ كَمَا تَأْلَمُونَ ۖ وَتَرْجُونَ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا يَرْجُونَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا

Mos tregohi të dobët në ndjekjen e armiqve (për të luftuar kundër tyre). E, nëse ju ndjeni dhëmbje prej luftës, edhe ata ndjejnë dhëmbje ashtu si ndjeni edhe ju. Mirëpo, ju shpresoni prej Perëndisë atë që nuk e shpresojnë ata. Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! -Pra, mos tregoni dobësi e plogështi në ndjekjen dhe sulmin kundër armiqve jobesimtarë. Mos tregoni dobësi e plogështi në zhvillimin e luftës në rrugën e Zotit dhe gjithmonë qëndroni syçelë e në gatishmëri. Dijeni se dobësia e zemrës sjell dobësimin trupor, dhe kjo dëmton qëndrueshmërinë në luftën kundër qafirëve. Pra, jini të fuqishëm dhe aktivë në luftë! Pastaj Allahu i Lartësuar thotë diçka që i forcon zemrat e besimtarëve:Nëse ju ndieni dhimbje,(dijeni se)edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. -Kuptimi: Nëse ju ndieni dhimbje e lodhje, ta dini se nuk jeni të vetmit që i provoni. Edhe qafirët i vuajnë ato, dhe në këtë aspekt jeni të barabartë, prandaj nuk ju takon juve të shkurajoheni për hir të këtyre dhimbjeve e plagëve. Dinjiteti juaj nuk duhet t’ju lejojë që të përuleni përpara të tilla vështirësish. Është e pranueshme që herë të mundesh e herë të fitosh mbi armiqtë, por që të shkurajohesh para tyre tregon dobësi nga ana juaj. Ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Ju shpresoni të gëzoni mirësitë e Tij të mrekullueshme dhe të shpëtoni nga ndëshkimi i Tij. Madje, besimtarët e zgjedhur kanë qëllime më të larta. Ata synojnë dhe punojnë për të ndihmuar fenë e Allahut, për të zbatuar Sheriatin dhe për të përhapur më gjerë Islamin. Ata përpiqen për udhëzimin e të humburve dhe për mposhtjen e armiqve të besimit. Këto objektiva të larta i motivojnë besimtarët e sinqertë dhe iu japin atyre forcë dhe guxim të vazhdueshëm. Nuk ka të krahasuar mes atyre që synojnë vetëm krenarinë e kënaqësinë në këtë botë, që edhe mund të mos e arrijnë, dhe atyre që synojnë dhe luftojnë për arritjen e lumturisë së dynjasë dhe të ahiretit, për fitoren e kënaqësisë së Zotit dhe për Xhenetin e premtuar nga Ai, dhe që sigurisht do t’i arrijnë. I Lartësuar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu i Madhërishëm, që i dalloi robërit e Tij të sinqertë me mirësi të shumta mbi njerëzit e tjerë. Dallimi i tyre është bërë prej diturisë dhe urtësisë së Tij të madhe dhe absolute. Prandaj i Lartësuari thotë në fund të këtij ajeti:Allahu është i Ditur e i Urtë. -Pra, Allahu është i plotë në dijen e Tij dhe në urtësinë e Tij.

An-Nisaa 4:104Listen in Qur'an →
105

إِنَّآ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ بِٱلْحَقِّ لِتَحْكُمَ بَيْنَ ٱلنَّاسِ بِمَآ أَرَىٰكَ ٱللَّهُ ۚ وَلَا تَكُن لِّلْخَآئِنِينَ خَصِيمًۭا

Na ty (o Muhammed!) ta kemi zbritur Kur’anin me të drejtën, për të gjykuar në mes njerëzve ashtu si ta ka shpallur ty Perëndia. Dhe mos u bën mbrojtës i tradhëtarëve!

Ne të kemi zbritur ty(o Muhamed)Librin(Kur'anin)me të vërtetën, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu. -Allahu i Lartësuar tregon se ia shpalli Kur’ânin robit të Tij, Muhamedit (a.s.), me vërtetësi, të ruajtur dhe të sigurt nga ndikimi i Shejtanit të mallkuar, si edhe të ruajtur nga devijimet dhe shtrembërimet. Ai është një libër i vërtetë, ashtu si ka dashur Zoti i Lartësuar. Kumtet e tij janë të vërteta, ndërsa urdhrat dhe ndalesat e përcaktuara në të janë të drejta. Thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Fjalët e Zotit janë të plota në vërtetësinë dhe drejtësinë e tyre.”Allahu i Lartësuar na tregon se e shpalli Kur’ânin që njerëzit të gjykojnë me të. Në një ajet tjetër, Ai thotë: “Ne edhe para teje nuk dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje. Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini! (I patëm dërguar ata) me Argumente e me libra të shenjtë. Ndërsa ty ta shpallëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, që ata të mendojnë (në këtë shpallje).”[Nahl 43, 44]. Ka mundësi që ky ajet t’i referohet gjykimit të atyre çështjeve për të cilat njerëzit kanë mosmarrëveshje, ndërsa ajeti i sures Nisa, të cilin po komentojmë, t’i referohet sqarimit të çështjeve fetare në tërësi, kryesore qofshin apo degëzime të saj. Megjithatë, ka mundësi që të dy ajetet të kenë të njëjtin kuptim: të pohojnë se Kur’âni është shpallur për t’u dhënë gjykim të drejtë të gjitha çështjeve, pa përjashtim. Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin (a.s)për të gjykuar me drejtësi mes njerëzve, për çdo lloj çështjeje. Allahu i Lartësuar ka thënë diçka në këtë ajet, që na jep të kuptojmë shumë. Ai thotë: “...të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu”. Pra, jo sipas dëshirës së Profetit a.s, por duke u bazuar në dijen që i mësoi Zoti. Kjo do të thotë që Profeti (a.s)gjykonte vetëm i bazuar në dijen dhe udhëzimin që i jepte Zoti, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij.” [Nexhm 3, 4]. Siç kuptohet, Profeti (a.s)ishte i ruajtur nga gabimet në drejtim të përcjelljes së Shpalljes hyjnore dhe nga gabimet në gjykimet fetare. Gjithashtu, ajeti tregon se një gjykim i drejtë duhet të jetë i bazuar në dije dhe në drejtësi. Allahu i Lartësuar thotë: “me atë që të mësoi Allahu”, dhe nuk thotë: “sipas dëshirës tënde”. Kështu, për të gjykuar drejt mes njerëzve, duhet të njohim Kur’ânin. Duke na urdhëruar që të gjykojmë mes njerëzve me drejtësi dhe paanshmëri, Allahu i Lartësuar na ka ndaluar në të njëjtën kohë edhe nga padrejtësia, e cila është e kundërta e drejtësisë:Mos u dil kurrë në krah tradhtarëve! -Pra, kurrë mos polemizo për të mbrojtur një njeri tradhtia e të cilit të është bërë e qartë dhe e ditur, ose një njeri që pretendon të marrë diçka që nuk i takon, ose atë që mohon përgjegjësitë e veta me ndërgjegje të plotë! Ky ajet tregon për ndalimin e polemikës për çështje të pabaza, si dhe ndalimin e mbështetjes së të padrejtëve, qoftë në polemikat fetare, qoftë në ato për çështjet e kësaj bote. Në vështrim të anasjelltë, ajeti tregon se lejohet të mbështesësh një njeri, për të cilin nuk dihet të ketë bërë padrejtësi.

An-Nisaa 4:105Listen in Qur'an →
106

وَٱسْتَغْفِرِ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا

Kërko ndjesë prej Perëndisë! Se, Perëndia, është falës e mëshirues.

Kërkoji falje Allahut, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Kërkoji falje Allahut, nëse ke bërë ndonjë gabim në raste të tilla ose në raste të tjera, se Ai është Falës i gjynaheve. Allahu fal edhe gjynahet e mëdha, nëse njeriu pendohet dhe kthehet tek Ai me përunjësi, i bindur dhe i nënshtruar. Madje, jo vetëm që ia pranon pendimin dhe ia mbulon gabimet, por i jep forcë dhe sukses që të vazhdojë adhurimin me vepra të mira, për të cilat Allahu ka premtuar shpërblim të madh.

An-Nisaa 4:106Listen in Qur'an →
107

وَلَا تُجَٰدِلْ عَنِ ٱلَّذِينَ يَخْتَانُونَ أَنفُسَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ مَن كَانَ خَوَّانًا أَثِيمًۭا

Dhe mos i mbroj ata që e tradhëtojnë vetveten (me mëkate)! Se, Perëndia, nuk i don tradhëtarët – mëkatarët.

Mos polemizo në emër të atyre që tradhtojnë vetveten! -Fjala: “jaħtânûne” vjen nga “el ħijânetu”, e cila ka kuptimin: krim, tradhti, padrejtësi, gjynah etj. Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon të mbështesim ata që i bëjnë padrejtësi vetes dhe të tjerëve me gjynahet dhe pabesitë e tyre. Më kryesorët janë ata që bëjnë gjynahe për të cilat Sheriati ka vendosur masa ndëshkimore. Është e palejueshme që një besimtar të dalë në mbrojtje të këtyre lloj njerëzve, për t’i shpëtuar ata prej ndëshkimit të përcaktuar në Sheriat. E si mund të dalësh në mbrojtje të dikujt që Zoti nuk e do?!Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë e gjynahqarë. -Allahu i Lartësuar nuk i do ata që bëjnë padrejtësi, gjynahe e tradhti. Nëse Ai thotë se nuk i do, kjo nënkupton se i urren ata. Kështu kuptojmë shkakun dhe urtësinë e ndalesës së mësipërme. Pra, ne nuk duhet të ndihmojmë ata që bëjnë tradhti dhe padrejtësi, sepse Allahu i urren ata. Më poshtë, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e këtyre të pabesëve dhe të padrejtëve, kur thotë:

An-Nisaa 4:107Listen in Qur'an →
108

يَسْتَخْفُونَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَلَا يَسْتَخْفُونَ مِنَ ٱللَّهِ وَهُوَ مَعَهُمْ إِذْ يُبَيِّتُونَ مَا لَا يَرْضَىٰ مِنَ ٱلْقَوْلِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطًا

Ata fshihen (duke u turpëruar) nga njerëzit, e nuk fshihen nga Perëndia. E, Ai është me ta, (i di dhe i sheh) kur natën flasin gjëra me të cilat (Ai) nuk është i kënaqur. Perëndia i di të gjitha ato që punojnë.

Ata fshihen prej(shikimit të)njerëzve e nuk ruhen prej(shikimit të)Allahut, dhe Ai është afër tyre kur thurin plane me të cilat Ai nuk është i kënaqur. -Kjo vjen nga dobësia e imanit të tyre. Pra, duke qenë se kanë besim të dobët, ata kanë më shumë frikë nga njerëzit sesa nga Allahu i Madhërishëm, prandaj përpiqen me çdo mënyrë, e lejuar apo e palejuar qoftë, që t’i shpëtojnë demaskimit para njerëzve, për padrejtësitë e tyre të dënueshme. Ndërkohë, ata harrojnë që Allahu i Madhërishëm i ka parë dhe i ka dëshmuar padrejtësitë e tyre të mëdha. Allahu i Gjithëditur dhe i Plotpushtetshëm është gjithmonë pranë tyre me dijen e Tij, në çdo gjendje, sidomos kur ata thonë fjalë e thurin kurthe të cilat i Gjithëmëshirshmi nuk i do. Ata bënin plane si të nxirrnin të pafajshëm kriminelin dhe si të fajësonin një të pafajshëm, dhe për këtë qëllim argumentonin para Profetit (a.s.). Kështu ata bënin disa padrejtësi, pa e përfillur mbikëqyrjen e Zotit të qiejve dhe të tokës, i Cili e dinte dhe e shihte se çfarë fshihnin brenda shpirtrave. Prandaj i Madhëruari i kërcënoi ata, duke u përmendur këtë fakt:Allahu i përfshin të gjitha veprimet e tyre. -Allahu i Lartësuar përfshin gjithçka me dijen dhe pushtetin e Tij. Megjithatë, Ai nuk nxitohet për t’i ndëshkuar të padrejtët. Ai i afatizon dhe vazhdimisht i fton për t’u penduar dhe për të mos vazhduar me gjynahet e tyre. Ai u tërheq vazhdimisht vëretjen, sepse ndëshkimi i Tij është i drejtë dhe i rreptë.

An-Nisaa 4:108Listen in Qur'an →
109

هَٰٓأَنتُمْ هَٰٓؤُلَآءِ جَٰدَلْتُمْ عَنْهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا فَمَن يُجَٰدِلُ ٱللَّهَ عَنْهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ أَم مَّن يَكُونُ عَلَيْهِمْ وَكِيلًۭا

Ja pra, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t’i mbrojë ata te Perëndia në Ditën e Kijametit ose kush do të bëhet përfaqësues i tyre?

Ju polemizoni për t’i mbrojtur ata në jetën e kësaj bote. Por kush do të polemizojë me Allahun për ta Ditën e Gjykimit dhe kush do të bëhet përfaqësuesi i tyre?! -Kuptimi: Le ta supozojmë se i shpëtuat ata nga turpërimi para njerëzve në këtë botë. Po sa do t’u vlejë atyre kjo Ditën e Gjykimit?! Kush mund të polemizojë me Allahun për t’i mbrojtur atë ditë, kur e vërteta do të shpallet para fytyrave të tyre?! Atë ditë, gjuha, duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë me vërtetësi se çfarë kanë bërë ata. Në suren Nur, ajeti 25, i Lartësuari thotë: “Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë (gjithë) shpërblimin e merituar. Dhe ata e dinë mirë se Allahu është vetë e Vërteta.”. E kush mund të polemizojë me Atë që njeh të fshehtat vetë dhe të fshehtat e të fshehtave, aq më tepër atë ditë kur Ai do të sjellë dëshmi të pamohueshme dhe dëshmitarë të pakundërshtueshëm? Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na jep një porosi shumë të rëndësishme. Ai na nxit që të meditojmë dhe të krahasojmë mirësitë e dynjasë me mirësitë e ahiretit, të cilat varen nga zbatimi i urdhrave të Tij. Pra, Ai sikur na thotë: “Kur nefsi ju nxit për të mos zbatuar ndonjë urdhër të Zotit, me pretendimin e arritjes së ndonjë të mirë në këtë dynja, shqyrtojeni me kujdes këtë ftesë tinzare e thuajini vetes: “Ja, e le pa zbatuar këtë urdhër të Zotit tënd, por çfarë përfitove nga kjo dynja? Po në jetën tjetër, çfarë shpërblimi të Zotit ke për të humbur?” Kujto, gjithashtu, dëshpërimin dhe ndëshkimin që mund të vuash, për shkak të shpërfilljes së urdhrit të Zotit!” Gjithashtu, nëse nefsi ju nxit drejt dëshirave të shfrenuara, të cilat Zoti i ka ndaluar, thuajini atij: “Edhe nëse ti arrin ta plotësosh një dëshirë të shfrenuar, që Zoti e ka ndaluar, dije se ajo është një kënaqësi e shkurtër dhe e përkohshme. Kur ajo të mbarojë, vendin e saj do ta zërë dëshpërimi, mërzitia, ankthi dhe trishtimi për shpërblimet e humbura dhe për ndëshkimin që e pret.” Vetëm një pjesë e hidhërimit të këtyre që përmendëm do të ishte e mjaftueshme që njeriu të largohej prej këtyre “ftesave” dashakeqe. Vërtet, meditimi i sjell robit dobi të shumta, sidomos kur peshon drejt të mirat dhe të këqijat. Ata që pretendojnë se janë të logjikshëm, por që i japin përparësi kënaqësive të përkohshme të kësaj jete, ata nuk janë të tillë, por janë veç injorantë dhe të padrejtë. Allahu na ndihmoftë!

An-Nisaa 4:109Listen in Qur'an →
110

وَمَن يَعْمَلْ سُوٓءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُۥ ثُمَّ يَسْتَغْفِرِ ٱللَّهَ يَجِدِ ٱللَّهَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا

Kush punon vepër të keqe ose i bën zullum vetes, pastaj kërkon falje prej Perëndisë, do të gjejë se Perëndia është falës e mëshirues.

Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë. -Çdokush që merr guximin e bën gjynahe, por më pas i kërkon falje Allahut të Madhëruar, ai ka për ta gjetur Allahun Falës dhe Mëshirues. Kërkimi i plotë i faljes nënkupton që ai të pranojë gabimin, të ndiejë keqardhje për veprimin e tij, të largohet nga ai dhe të jetë i vendosur që të mos kthehet më në të. Atyre që plotësojnë këto kushte, Allahu u ka premtuar falje dhe mëshirë, dhe Ai nuk e thyen kurrë premtimin. Ai ua fal gjynahet, ua mbulon dhe plotëson të metat që lënë gjynahet dhe ua rikthen të plotë shpërblimin. Përveç kësaj, Ai u jep forcë dhe sukses që, në pjesën e mbetur të jetës së tyre, ata të vazhdojnë të adhurojnë, duke mos lejuar që gjynahet të bëhen pengesë për në rrugën e drejtë. Kur Allahu i Madhëruar e fal dikë, Ai ia mbulon të metat dhe ia fshin pasojat që gjynahet lënë në jetën e njeriut. Allahu i Lartësuar në ajet thotë: “Kush bën ndonjë të keqe...”. Fjala “sûen” - “e keqe”, nëse përdoret si e papërcaktuar në fjali, i përfshin të gjitha llojet e gjynaheve, të mëdha dhe të vogla. Kjo fjalë e ka prejardhjen nga “sâe jesû’u”, që do të thotë “trishtuese, dëshpëruese”. Pra, gjynahet janë quajtur kështu, sepse ato sjellin ndëshkim dhe dëshpërim për vepruesit e tyre, dhe sepse ato në vetvete nuk janë të mira. Edhe në fjalinë: “...e ngarkon veten me padrejtësi”, fjala “padrejtësi” është e papërcaktuar, prandaj ajo i përfshin të gjitha llojet e padrejtësive, duke filluar nga padrejtësia më e madhe, që është idhujtaria, dhe duke vazhduar me të tjerat poshtë saj. Por kur këto dy fjalë përdoren të shoqëruara me njëra-tjetrën, domethënë “e keqe dhe padrejtësi”, secila prej tyre ka një kuptim më specifik, të përshtatshëm me kontekstin. Kështu, në rastin tonë, fjala “e keqe” ka për qëllim padrejtësitë ndaj njerëzve, që cenojnë jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Ndërsa “padrejtësia ndaj vetes” nënkupton padrejtësinë ndaj Zotit, domethënë gjynahet që cenojnë të drejtat e Zotit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “...e ngarkon veten me padrejtësi”, sepse vetja jote nuk është prona jote, me të cilën mund të veprosh si të duash. Ajo është pronë e Allahut të Madhërishëm, të cilën ta ka lënë amanet për ta mbajtur në rrugën e drejtë dhe që ta nënshtrosh të ruajë drejtësinë. Ai të ka urdhëruar që ta ushqesh veten tënde me dituri të vlefshme dhe që ta nënshtrosh atë për të vepruar sipas kësaj dijeje, me sinqeritet vetëm për Të, Zotin e vetëm, Allahun e Madhërishëm. Njeriu duhet të mësojë porositë që i janë dhënë dhe duhet të punojë sipas tyre. Çdo rrugë tjetër e ndryshme është dhunë ndaj vetvetes, tradhti ndaj saj dhe largim nga drejtësia.

An-Nisaa 4:110Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.