Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 91–100 of 176

91

سَتَجِدُونَ ءَاخَرِينَ يُرِيدُونَ أَن يَأْمَنُوكُمْ وَيَأْمَنُوا۟ قَوْمَهُمْ كُلَّ مَا رُدُّوٓا۟ إِلَى ٱلْفِتْنَةِ أُرْكِسُوا۟ فِيهَا ۚ فَإِن لَّمْ يَعْتَزِلُوكُمْ وَيُلْقُوٓا۟ إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَمَ وَيَكُفُّوٓا۟ أَيْدِيَهُمْ فَخُذُوهُمْ وَٱقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ ۚ وَأُو۟لَٰٓئِكُمْ جَعَلْنَا لَكُمْ عَلَيْهِمْ سُلْطَٰنًۭا مُّبِينًۭا

Ju do të hasni në njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa herë që të thirren at në ngatërresa menjëherë rrokullisen në të. Në mos u shmangëshin ata prej jush dhe në mos ju ofrofshin paqe, dhe në mos heqshin dorë nga luftimi kundrë jush, atëherë arratisni e mbytni ata kudo që t’i gjeni! Këta janë ata, ndaj të cilëve ju kemi dhënë juve argument të qartë kundër tyre.

Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen nga ju dhe nga populli i tyre. Por sa herë që ftohen në idhujtari ata kthehen pas e bien në të. -Kuptimi: Nga mesi i munafikëve, me të cilët keni të bëni, do të gjeni të tillë që thjesht synojnë mbrojtjen e popullit të tyre. Por në ndryshim nga kategoria e dytë, të cilët i largohen luftës kundër muslimanëve për shkak të respektimit dhe vlerësimit për ta, këta, sa herë shohin ndonjë mundësi për të dëmtuar muslimanët, kthehen në idhujtari dhe në origjinën e tyre armiqësore kundër Islamit. Megjithatë, kur shohin se fuqia e Islamit është e madhe, ata nuk e marrin guximin që t’i luftojnë muslimanët apo të bëhen palë me aleatët kundër tyre. Kështu, kategoria e dytë heq dorë nga lufta kundër muslimanëve, për shkak të respektit dhe vlerësimit për ta, e jo për shkak të frikës për veten e vet. Ndërsa kategoria e tretë e bën këtë nga frika, e jo nga respekti dhe vlerësimi për muslimanët, madje, nëse do të kishin mundësi për t’i luftuar muslimanët, do ta bënin atë. Prandaj dhe i Lartësuari thotë:Kështu, në qoftë se këta nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapini dhe vritni kudo që t’i ndeshni! Ne ju kemi dhënë argument të qartë kundër tyre! -Kuptimi: Nëse ata sillen kështu, atëherë ju keni një argument të qartë kundër tyre dhe leje për t’i luftuar dhe vrarë kudo që t’i gjeni. Ata janë vetëshpallur si armiqtë tuaj dhe kanë shkelur paqen, prandaj le ta mbajnë përgjegjësinë.

92

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ أَن يَقْتُلَ مُؤْمِنًا إِلَّا خَطَـًۭٔا ۚ وَمَن قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَـًۭٔا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ مُّؤْمِنَةٍۢ وَدِيَةٌۭ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُوا۟ ۚ فَإِن كَانَ مِن قَوْمٍ عَدُوٍّۢ لَّكُمْ وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ مُّؤْمِنَةٍۢ ۖ وَإِن كَانَ مِن قَوْمٍۭ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَٰقٌۭ فَدِيَةٌۭ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ وَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ مُّؤْمِنَةٍۢ ۖ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ تَوْبَةًۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا

Nuk bënë ta vrasë besimtari-besimtarin, përveç me pahir. Kush vret besimtarin me pahir, ai duhet të lirojë nëj besimtar të robëruar dhe të paguaj gjakun trashëgimtarëve të të vrarit, përpos në qoftë se ia falin gjakun familja e të vrarit. Mirëpo, nëse i vrari është nga populli që e keni armik, e njëkohësisht është besimtar, (në këtë rast) duhet të lirohet një besimtar i robëruar. E, nëse, i vrari është nga populli, me të cilin ju keni lidhur marrëveshje, (në këtë rast) duhet paguar gjakun familjes së tij, duke liruar edhe një besimtar të robëruar. Ai që s’mund të gjejë rob (duhet) të agjërojë dy muaj rresht. (Kjo është bërë) për pranimin e pendimit nga ana e Perëndisë. Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

Asnjë besimtar nuk duhet ta vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht. -Këtu kemi të bëjmë me një stil shumë të veçantë për të treguar se diçka është e ndaluar dhe kurrë nuk duhet të ndodhë. Pra, është e pamundur që një besimtar të vrasë me qëllim një besimtar tjetër. Kjo tregon se ndalesa e këtij krimi është shumë e madhe dhe e përforcuar. Ai është një nga krimet më të rënda, që bien ndesh me imanin dhe atë që imani nënkupton. Kjo vepër mund të pritet nga një jobesimtar ose nga një kriminel, që ka iman shumë të dobët, por jo nga një besimtar i vërtetë, sepse besimi i saktë e ndalon njeriun nga vrasja e vëllait të tij besimtar. Besimi është një akt vëllazërimi mes besimtarëve, akt i cili e shton dashurinë, mbështetjen mëshirën dhe faljen mes tyre. Besimtari e ruan vëllain e tij nga çdo dëm dhe rrezik. Por, a ka dëmtim më të madh sesa marrja e jetës?! Këtë e vërteton edhe thënia e Profetit (a.s.): “Mos u ktheni pas meje si mohues e të vrisni njëri-tjetrin!”. Kjo tregon se vrasja e besimtarit është vepër kufri dhe konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha pas shirk-ut dhe idhujtarisë. Nga fjala e Allahut të Lartësuar kuptohet se ky është krim i rëndë në çdo lloj gjendjeje e situate, përveç rastit kur bëhet pa dashje. Pra, ai që vret pa qëllim ose pa dashje nuk merr gjynah për vrasjen dhe nuk gjykohet si shkelës i kufijve të Zotit. Megjithatë, duke qenë se vepra në vetvete është shumë e rëndë, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të bëhet kompensim për të:Kushdo që vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një skllav besimtar dhe shpagimin(e gjakut)t’ia dorëzojë familjes së tij, veç në qoftë se ata ia falin(gjakun).” -Pra, nuk ka ndryshim dhe rëndësi a është vrasësi mashkull apo femër, i lirë apo skllav, minoren apo në moshë madhore, i aftë mendërisht apo i sëmurë, musliman apo jomusliman. Kjo kuptohet nga fjala ‘men’ - kushdo, e cila është gjithëpërfshirse. Gjithashtu, nuk përbën ndonjë ndryshim fakti që i vrari është mashkull apo femër, i vogël apo i madh. Kjo kuptohet nga përdorimi i një emri të pashquar në kontekstin e një fjalie kushtore, dhe në gjuhën arabe kjo rrethanë e bën emrin gjithëpërfshirës. Për vrasësin është detyrë çlirimi i një skllavi besimtar, dhe nuk është përcaktuar se si duhet të jetë ky skllav: mashkull apo femër, i vogël a i madh, i saktë apo i sëmurë dhe me mangësi. Megjithatë, po të shohësh urtësinë e këtij lloji kompensimi, del se lirimi i një skllavi të mangët mendërisht është i pavlefshëm, sepse qëllimi i lirimit nga skllavëria është dobia e të liruarit, e pasurisë dhe interesave të tij. Kësisoj, nëse këto dobi nuk arrihen me lirimin e tij apo ndodh e kundërta, atëherë lënia e skllavit në zotërimin e pronarit të tij është më e dobishme për të, prandaj çlirimi i tij nuk vlen si mënyrë kompensimi për rastin në fjalë. Madje, po të shihet më thellë në kuptimin e shprehjes “tahrir el rakabeh” - “çlirimi i një skllavi”, do të arrihet në të njëjtin përfundim të thënë më sipër. Fjala “çliroj” do të thotë: “të lësh të lirë dikë që t’i shfrytëzojë vetë dobitë dhe aftësitë e tij, që më përpara ishin nën pronësinë e dikujt tjetër”. Por nëse ai nuk është në gjendje të bëjë një gjë të tillë, atëherë çlirimi …

93

وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًۭا مُّتَعَمِّدًۭا فَجَزَآؤُهُۥ جَهَنَّمُ خَٰلِدًۭا فِيهَا وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُۥ وَأَعَدَّ لَهُۥ عَذَابًا عَظِيمًۭا

Kushdo që mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Dhe Perëndia është pezmatuar në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.

Çdo kush që vret një besimtar qëllimisht, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është zemëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ka përgatitur për të dënim të rëndë. -Kemi thënë më lart se Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se besimtari nuk lejohet të vrasë një besimtar tjetër dhe se ky krim konsiderohet si kufër, pra, si mohim i Zotit nëpërmjet një vepre. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar sjell një kërcënim, nga i cili dridhen zemrat dhe tmerrohen shpirtrat dhe i cili bën të mendohen të mençurit. Ndëshkimi i atij që vret një besimtar me qëllim është Xhehenemi. Ky gjynah është i mjaftueshëm që njeriu të ndëshkohet në Xhehenem, me gjithë ndëshkimet që gjenden në të. Në Xhehenem, ai do të vuajë ndëshkimin e rëndë, poshtërimin, zemërimin e të Plotfuqishmit dhe humbjen e mirësive të Xhenetit. Ai do të jetojë me trishtimin për humbjen e mirësive dhe për ndëshkimin e përjetshëm. E lusim Allahun e Lartësuar që të na ruajë nga çdo rrugë dhe shkak që të largon nga mëshira e Tij! Edhe ky kërcënim shihet njëlloj si kërcënimet e tjera të këtij lloji në Kur’ân për ata që kryejnë gjynahe të mëdha, për të cilët thuhet se do të jenë përjetësisht në Xhehenem dhe do të privohen përfundimisht nga Xheneti. Pra, si duhen kuptuar këto kërcënime? A kanë ato kuptim të drejtpërdrejtë apo ndonjë kuptim tjetër, që shihet i harmonizuar me tekstet e tjera? Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për këtë çështje, edhe pse të gjithë janë të një mendimi se shpjegimi dhe besimi i havarixh-ëve dhe mu’tezil-ëve është i gabuar. Këto sekte të humbura besojnë se gjynahqarët do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit, edhe nëse janë njësues të Allahut. Megjithatë, mendimi i saktë në këtë çështje është ai të cilin e ka shtjelluar aq bukur imam Ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Medarixhus-Salikin”. Ai, pasi përmend mendimet e dijetarëve për kuptimin e këtij ajeti, thotë: “Një grup dijetarësh thonë se në të tilla tekste të ngjashme thjesht thuhet se këto vepra sjellin atë ndëshkim. Por dihet që të thuash se një vepër e caktuar meriton një dënim të caktuar, nuk tregon domosdoshmërisht se ai dënim do të ekzekutohet patjetër, sepse që të ekzekutohet një dënim duhet që, përveç shkakut që e bën të meritueshëm atë, të jenë larguar edhe pengesat për një vendim të tillë. E shumta që tregojnë këto tekste është fakti se të tilla vepra bëjnë të meritueshëm një lloj ndëshkimi. Por, nga ana tjetër, në fenë tonë janë bërë të ditur edhe faktorët që shërbejnë si pengesë për ekzekutimin e këtij ndëshkimi. Disa prej këtyre faktorëve pengues kanë ardhur deri tek ne nëpërmjet mendimit konsensual të dijetarëve muslimanë (ixhma), e disa të tjerë nëpërmjet teksteve të Sheriatit (Kur’âni dhe Suneti). Kështu, për shembull:- Pendimi nga ato gjynahe konsiderohet si pengesë për realizimin e ndëshkimit, sipas mendimit konsensual të dijetarëve.- Teuhidi, pra, kur njeriu është njësues i Zotit, është një pengesë tjetër e fortë për realizimin e ndëshkimit. Edhe ky qëndrim është përcjellë me saktësi përmes teksteve të shumta dhe të sigurta të Sheriatit, të cilat nuk mund të kundërshtohen.- Veprat e mira janë fshirse dhe pastruese të gjynaheve, prandaj ato bëhen …

94

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا ضَرَبْتُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَتَبَيَّنُوا۟ وَلَا تَقُولُوا۟ لِمَنْ أَلْقَىٰٓ إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَٰمَ لَسْتَ مُؤْمِنًۭا تَبْتَغُونَ عَرَضَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا فَعِندَ ٱللَّهِ مَغَانِمُ كَثِيرَةٌۭ ۚ كَذَٰلِكَ كُنتُم مِّن قَبْلُ فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ فَتَبَيَّنُوٓا۟ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًۭا

O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Perëndisë, sqaroni çështjen (ndaj njerëzve): mos i thoni atij që ju përshëndet juve me përshëndetje islamike: “Nuk je ti besimtar”, me qëllim të kërkoni kënaqësi të kësaj jete; e te Perëndia ka fitime të shumta. Të tillë keni qenë edhe ju më parë, e Perëndia juve ju dha mirësi; prandaj gjithmonë të gjitha punët sqaroni mirë! Se Perëndia është dijtës i veprave tuaja.

O ju që keni besuar, kur marshoni në rrugën e Allahut, të jeni të matur... -Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të jenë shumë të kujdesshëm kur të dalin në xhihad për hir të Tij. Ata duhet të jenë të përmbajtur në çdo çështje që nuk është e sigurt. Çështjet me të cilat ballafaqohen njerëzit janë dy llojesh: të qarta dhe jo të qarta. Çështjet e qarta nuk kanë nevojë për hetim dhe shqyrtim, sepse nuk kanë nevojë të qartësohen. Ndërsa çështjet jo të qarta kanë nevojë për shqyrtim dhe hetim të kujdesshëm, para se të ndërmarrësh një veprim apo qëndrim të caktuar. Shqyrtimi i tyre i mundëson njeriut të përfitojë shumë të mira dhe të ruhet nga shumë të këqija. Aftësia për të hetuar dhe gjykuar drejt këto çështje varet nga logjika, morali dhe feja e sejcilit. Ndryshe ndodh me ata që nxitohen dhe nuk përmbahen, sepse ata gjithmonë do të gabojnë. Si pasojë, përfundimi i tyre do të jetë jo i kënaqshëm, madje edhe më keq. Atyre do t’u ndodhë ashtu siç u ndodhi gabimtarëve që përmenden në këtë ajet, të cilët Zoti i qortoi. Ata i morën jetën një grupi njerëzish që i përshëndetën me selam, vetëm sepse mund t’u merrnin pasurinë si plaçkë lufte. Allahu i Lartësuar thotë:...dhe të mos u thoni atyre që ju përshëndesin me selam: “Nuk jeni besimtarë.”, për të arritur me këtë ndonjë fitim në jetën e kësaj bote! Tek Allahu ka begati të mëdha. -Kuptimi: Të mos ju shtyjë në gjynah pasuria e vogël e kësaj dynjaje, e cila shpejt do të zhduket, sepse kështu do të humbisni shpërblimin dhe mirësitë e përjetshme të premtuara nga Allahu i Lartësuar. Ato që ka premtuar Allahu i Lartësuar janë më të mira dhe të përjetshme. Ky ajet na jep një mësim të vyer. Nëse njeriu e ndien në vetvete se po anon drejt dëshirave personale, që janë të dëmshme, menjëherë duhet të kujtojë gjithë ato mirësi të cilat Zoti i ka përgatitur për ata që e frenojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe i japin përparësi kënaqësisë së Allahut dhe shpërblimit të Tij. Nëse vepron kështu, do të jetë më e lehtë për të që të kthehet e të zbatojë porositë e Zotit dhe të ruajë kufijtë e Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar i përkujton ata që u nxituan në veprimin e tyre me gjendjen ku ndodheshin para udhëzimit në Islam:Ashtu ishit edhe ju më parë, derisa Allahu ju dha nga të mirat e Tij. Pra, matuni mirë! -Pra, ashtu sikurse ju udhëzoi ju pasi ishit në humbje, po kështu Zoti mund të udhëzojë edhe të tjerët. Kështu, ftuesi i njerëzve në besim duhet të kujtojë gjithmonë gjendjen e tij të mëparshme, para se të besonte, dhe t’i trajtojë njerëzit ashtu si do të dëshironte ta trajtonin atë. Ky është një nga çelësat e suksesit në ftesën e njerëzve në Islam. Prandaj Allahu i Lartësuar na mëson si të sillemi me fillestarët në besim, duke na thënë: “Matuni mirë!”. Shihni me kujdes! Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të jemi të vetëpërmbajtur dhe të kujdesshëm edhe në kohë lufte, kur mundësitë për të gabuar janë më të mëdha, edhe kur dikush mund të përshëndesë me selam thjesht për të ruajtur jetën dhe pasurinë e tij. Kjo tregon se vetëpërmbajtja dhe siguria në qëndrimet që mban është e domosdoshme në çdo kohë dhe situatë, me qëllim që ai të gjykojë e të veprojë me drejtësi.Allahu di gjithçka që ju bëni. -Cilido do të …

95

لَّا يَسْتَوِى ٱلْقَٰعِدُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُو۟لِى ٱلضَّرَرِ وَٱلْمُجَٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ ۚ فَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلْمُجَٰهِدِينَ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ عَلَى ٱلْقَٰعِدِينَ دَرَجَةًۭ ۚ وَكُلًّۭا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْحُسْنَىٰ ۚ وَفَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلْمُجَٰهِدِينَ عَلَى ٱلْقَٰعِدِينَ أَجْرًا عَظِيمًۭا

Nuk janë të barabartë ata besimtarë, që rrinë në shtëpitë e tyre, - përveç të paaftëve, dhe ata që luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Perëndia i ka graduar ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre për një gradë më të lart ndaj atyre që kanë ndejtur në shtëpitë e veta, dhe Ai të gjithëve u ka premtuar mirësi. E, Perëndia i ka dekoruar me shpërblim të madh ata që luftojnë përmbi ata që rrinë (në shtëpitë e veta e s’kanë shkuar në luftë):

Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë(në shtëpitë e tyre), përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre. -Kuptimi: Nuk janë njëlloj ata që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit me veten dhe pasurinë e tyre, me ata që nuk luftojnë kundër armiqve të Zotit. Ky ajet nxit për të luftuar dhe për t’u përpjekur në rrugën e Zotit. Ai kërcënon ata që tregohen të plogësht dhe i largohen këtij detyrimi pa qenë të justifikuar nga Sheriati. Të paaftët, si të sëmurët, të verbërit, të gjymtuarit apo ata që nuk kanë pajime apo pasuri të mjaftueshme për të dalë në luftë, ata nuk janë të qortuar, sepse janë të justifikuar. Por edhe këto kategori, nëse janë të kënaqur që nuk shkojnë në luftë apo nëse iu mungon dëshira për të dalë në rrugën e Zotit, atëherë edhe ata janë të qortuar, njëlloj si ata që i bëjnë bisht luftës pa justifikim. Nga ana tjetër, nëse këta dëshirojnë shumë që të dalin në rrugën e Zotit, por ajo që i pengon nuk është në dorën e tyre, atëherë ata e kanë shpërblimin njëlloj sikurse ata që vërtet luftojnë. Qëllimi për të kryer një punë, i shoqëruar me ato fjalë dhe vepra që njeriu ka mundësi t’i kryejë, bën që ai ta marrë shpërblimin e plotë për punën e nisur.Ata që luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i ngre në një shkallë më lart se ata që rrinë(në shtëpi). Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për gradën e lartë të luftëtarëve mbi ata që nuk përpiqen në këtë rrugë. Ky është dallim i shprehur në mënyrë të përgjithshme.

96

دَرَجَٰتٍۢ مِّنْهُ وَمَغْفِرَةًۭ وَرَحْمَةًۭ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًا

me pozita nga Ai, me falje (të mëkateve) dhe mëshirë. Se, Perëndia është falës (i mëkateve) dhe mëshirues.

...por i ka dalluar luftëtarët mbi ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh, me grada të larta nga Ai, me falje gjynahesh dhe Mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, më pas, Allahu i Lartësuar bën një përshkrim më të hollësishëm të këtij dallimi, duke u premtuar muxhahidëve falje gjynahesh e mbulim të metash, ashtu siç di të falë Allahu, Zoti i gjithësisë. Ai premton mëshirë, e cila është burimi i çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Gradat e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut janë të shumta, të larta dhe të mrekullueshme, sikurse ka rrëfyer Profeti (a.s.) në një hadith të saktë: “Me të vërtetë, në Xhenet janë njëqind grada. Niveli ndërmjet tyre është sa largësia mes qiellit e tokës. Zoti i ka përgatitur për ata që luftojnë në rrugën e Tij.” Ky premtim i Allahut të Lartësuar për luftëtarët në rrugën e Tij është i ngjashëm me atë në ajetet e mëposhtme: “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. Ai jua fal gjynahet tuaja, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh! Edhe të tjera që ju i dëshironi, si, ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. Atëherë, përgëzoji besimtarët! O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” [Saff, 10-14]. Vini re krahasimin e shkallëzuar që bëhet në ajet mes atyre që luftojnë në rrugën e Zotit dhe të tjerëve që nuk luftojnë. Fillimisht thuhet thjesht që ata nuk janë të barabartë në vlerat e tyre dhe në shpërblimin që do marrin. Më pas deklarohet se ata që luftojnë janë më të mirë, ndërsa në fund përmendet konkretisht se ku qëndron ky dallim: në faljen e gjynaheve, në mëshirën e madhe ndaj tyre dhe në gradat e larta në shpërblim. Ky është, sigurisht, një stil i mrekullueshëm dhe tepër efikas për shpirtin e njeriut. Gjithashtu, kur Allahu i Lartësuar thotë se mes dy kategorive ka dallim në nivele, Ai bën një sqarim plotësues: “Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi,”, në mënyrë që dëgjuesi të mos mendojë se këtu synohet qortimi i kategorisë më pak të lavdëruar. Pra, vërtet lavdërohet njëra kategori, por kjo nuk duhet të kuptohet si ulje për tjetrën. Thjesht e mira ka disa nivele, prandaj dhe të mirët nuk do të jenë në njëjtin nivel.

97

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَفَّىٰهُمُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ ظَالِمِىٓ أَنفُسِهِمْ قَالُوا۟ فِيمَ كُنتُمْ ۖ قَالُوا۟ كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِى ٱلْأَرْضِ ۚ قَالُوٓا۟ أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةًۭ فَتُهَاجِرُوا۟ فِيهَا ۚ فَأُو۟لَٰٓئِكَ مَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَسَآءَتْ مَصِيرًا

Kur engjëjt u merrnin atyre shpirtërat të cilët i kanë bërë zullum vetvetes, u thanë atyre: “Ku ishit?” (që nuk i zbatuat dispozitat e fesë). Ata u përgjegjën: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) u thanë: A nuk qe Toka e Perëndisë e gjerë e të emigroni në të?” Këta janë ata, vendbanimi i të cilëv eështë xhehennemi, e sa i keq është ai vendbanim!

Kur melekët u marrin shpirtin atyre që e kanë ngarkuar veten me padrejtësi, u thonë: “Në ç'gjendje ishit?” -Ky kërcënim i ashpër u drejtohet atyre që nuk emigrojnë për hir të fesë së vet, edhe pse i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë. Kur melekët t’u marrin shpirtin, do t’i qortojnë rëndë dhe do t’u thonë: “Ku ishit? Çfarë ndryshimi kishte mes jush dhe jobesimtarëve? Asnjë ndryshim! Ju u përziet me ta dhe thjesht shtuat numrin e tyre, madje ndoshta edhe bashkëpunuat me ata kundër besimtarëve. Por kështu ju e privuat veten nga mirësitë e shumta që sjell hixhreti në ndihmë të Profetit (a.s.) dhe fesë së tij dhe mbështetja e besimtarëve kundër armiqve të tyre. Ata të mjerë do të përgjigjen:Ata thonë: “Ne ishim të dobët në tokë!” -Do të ankohen dhe justifikohen se ishin të dobët, të shtypur, të pafuqishëm në tokë. Ky do të jetë pretendimi i tyre, i cili është pa vend dhe jo i drejtë. Këtë e tregon fakti që Allahu i Lartësuar i ka kërcënuar me ndëshkim, si dhe fakti që Ai nuk ngarkon asnjë njeri tej mundësive të veta. Allahu i Lartësuar i ka përjashtuar nga ky kërcënim të dobëtit, domethënë ata që vërtetë janë të pafuqishëm. Melekët u thonë atyre:Melekët do t’u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut, që të mërgonit në të?!”. -Kjo është një pyetje retorike, sepse çdokush e di që toka e Allahut është e gjerë dhe çdokush që ndodhet në një vend ku nuk mund ta shfaqë dhe ushtrojë besimin e tij, e ka mundësinë që të largohet në një vend tjetër, ku mundet që ta adhurojë Zotin e tij, i Cili thotë në një ajet tjetër: “O robërit e Mi që keni besuar! Toka Ime është e gjerë, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” [Ankebut, 56]. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë për këta njerëz, të cilët nuk kanë justifikim për moslargimin nga vendi ku ndalohet besimi:Këta do ta kenë vendbanimin në Xhehenem. Sa i keq është ai vendbanim!” -Edhe ky kërcënim shihet ashtu sikurse të gjitha tekstet e tjera kërcënuese. Pra, kjo lloj vepre është e dënueshme, por kërcënimi mund të realizohet ose jo, në varësi të plotësimit të kushteve dhe largimit të pengesave. Me fjalë të tjera, nëse kushtet nuk plotësohen dhe pengesat nuk largohen, atëherë ai nuk realizohet. Ky ajet dëshmon se hixhreti është një nga detyrimet më të mëdha që duhet zbatuar, ndërsa braktisja e tij konsiderohet haram, madje gjynah i madh. Ajeti tregon gjithashtu se çdokush që vdes e ka plotësuar gjithçka të përcaktuar për të, për sa i përket afatit të jetës, veprave të kryera etj. Kjo kuptohet nga shprehja në ajet “teueffa”. Nëse mbi të nuk do të plotësohej tërësisht kaderi i Zotit, ai nuk do të largohej nga kjo jetë. Në këtë ajet shfaqet rëndësia e besimit rreth melekëve. Allahu i Lartësuar i lëvdon ata, duke treguar se ata janë robër të bindur të Tij, që ekzekutojnë përpikmërisht urdhrat e Tij.

98

إِلَّا ٱلْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلْوِلْدَٰنِ لَا يَسْتَطِيعُونَ حِيلَةًۭ وَلَا يَهْتَدُونَ سَبِيلًۭا

(Në këtë dënim nuk përfshihen) mashkujt e pafuqishëm, femrat dhe fëmijët, të cilët nuk kanë mund të gjenden (në situatë) e as të orientohen në rrugë (për të emigruar),

Përveç atyre që janë të paaftë - burra, gra e fëmijë, të cilët nuk e gjejnë mundësinë dhe rrugën për të mërguar. -Kështu, Allahu i Lartësuar përjashton nga ky gjykim ata që vërtetë janë të dobët e të pafuqishëm, të cilët nuk kanë mundësi të gjejnë mënyrën se si dhe rrugën nga ku mund të bëhet shpërngulja.

99

فَأُو۟لَٰٓئِكَ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَعْفُوَ عَنْهُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَفُوًّا غَفُورًۭا

këta janë ata, të cilëve Perëndia ua shlyen mëkatet e tyre, se Perëndia, me të vërtetë, është shlyes dhe falës i mëkateve.

Për këta shpresohet që Allahu do t’i falë. Allahu është Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.” -Kur thuhet “shpresohet që Allahu”, kuptohet: “sigurisht që Allahu”. Pra, kuptimi i ajetit është: “Ata sigurisht që Allahu do t’i falë sepse Ai është "Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.”. “Shpresohet” përdoret me qëllimin që ne të nxitemi të plotësojmë kushtet për realizimin e premtimit të Zotit. Me fjalë të tjera, nëse nuk plotësohen kushtet për zbatimin e këtij premtimi, ai mund të mos ndodhë. Pra, jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me Zotin tuaj, që shpresa të bëhet realitet. Sa më të vërtetë të jeni në marrëdhëniet tuaja me Të, aq më e sigurt është shpresa për zbatimin e premtimit të Tij. Allahu është më i Dituri! Nga ajeti kuptohet që çdokush që nuk ka mundësi të plotësojë ndonjë detyrim është i justifikuar tek Zoti, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “Por nuk marrin gjynah (për mosdaljen në luftë) të verbrit, të çalët e të sëmurët. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.” [Fet’h 17]. Këtu flitet për ata që nuk kanë mundësi të bëjnë xhihad. Gjithashtu, kur urdhëron për bindje ndaj Tij, i Lartësuari thotë: “Bindjuni Zotit aq sa të mundeni!” Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur t’ju urdhëroj për diçka, zbatojeni atë aq sa të mundeni...”. Pra, njeriu nuk ka justifikim, derisa të japë maksimumin e tij dhe derisa të mos i ketë mbetur më asnjë alternativë. Nga ajeti kuptohet se gjetja e udhërrëfyesit për atë që do të kryejë haxhin apo umren, konsiderohet si një nga kushtet e pelegrinazhit, nëse njeriu nuk e kryen dot haxhin pa një udhërrëfyes. Me fjalë të tjera, nëse ky njeri nuk e gjen dot një udhërrëfyes, atëherë ai konsiderohet prej atyre që “nuk kanë mundësi” të kryejnë haxhin, dhe kështu është i justifikuar.

100

۞ وَمَن يُهَاجِرْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ يَجِدْ فِى ٱلْأَرْضِ مُرَٰغَمًۭا كَثِيرًۭا وَسَعَةًۭ ۚ وَمَن يَخْرُجْ مِنۢ بَيْتِهِۦ مُهَاجِرًا إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ يُدْرِكْهُ ٱلْمَوْتُ فَقَدْ وَقَعَ أَجْرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا

Kush emigron në rrugën e Perëndisë, ai gjen shumë vendbanime dhe standard. Kush lë shtëpinë e vet, duke emigruar për Perëndinsë dhe Pejgamberin e Tij, pastaj t’i vijë vdekja, (në rrugë), Perëndia me siguri do ta shpërblejë atë. Se Perëndia është falës dhe mëshirues.

Kush mërgon për hir të Allahut, ka për të gjetur strehim gjithandej dhe begati të shumta. -Duke treguar shpërblimin e madh të premtuar për këtë adhurim, ajeti është një nxitje për të kryer hixhret. Allahu i Lartësuar është mbajtësi më i mirë i premtimit, dhe Ai premton se cilido që bën hixhret në rrugën e Tij, duke synuar kënaqësinë e tij, patjetër do të gjejë “murâgamen” dhe “seaten” në tokë. ‘Murâgamen’ është fjalë që përfshin mirësitë e fesë e të besimit, ndërsa “seaten” tregon mirësitë e dynjasë. Shumë njerëz mendojnë se hixhreti shkakton veç ndarje nga njerëzit e dashur, varfëri pas pasurie, poshtërim pas krenarie dhe vuajtje pas lumturisë që e gëzoje në vendin tënd. Por e vërteta nuk është aspak kështu. Përkundrazi, besimtari, për sa kohë qëndron mes idhujtarëve, feja dhe besimi i tij janë në rrezik dhe të mangëta, qoftë në aspektin e riteve individuale, si namazi e të tjera si ai, qoftë në adhurimet me dobi më të gjerë, si xhihadi me fjalë dhe me vepra e çdo gjë që ka lidhje me të. Këto adhurime do të jenë të cunguara, sepse ai nuk i ka kushtet, mundësitë dhe mjetet për t’i zhvilluar ato në formën e tyre të plotë. Ai është i predispozuar të cenohet në besimin e tij, sidomos kur është i dobët e i pafuqishëm për t’u përballur me sprovat. Ndërsa kur emigron për hir të Allahut në një vend tjetër, atij i mundësohet që të plotësojë fenë e tij, të luftojë armiqtë e Zotit, të fuqizojë besimin në Zotin me fjalët e veprat që do të ketë mundësi t’i kryejë. Jo vetëm kaq, por atij do t’i dhurohet edhe furnizim i bollshëm. Dhe vërtetë ka ndodhur ashtu sikurse ka thënë i Madhëruari. Le të shohim se çfarë ndodhi me sahabët, pasi emigruan për hir të Zotit. Kur ata ikën dhe lanë pas shtëpi e pasuri, ata përmirësuan dhe përsosën imanin e tyre. Besimi i tyre i lartë, lufta dhe përpjekja për të ndihmuar fenë e Zotit i ngritën ata në grada të tilla, që i bënë prijës të çdokujt që do të vinte pas tyre. Nga lufta e tyre u çliruan shumë vende dhe iu shtuan begatitë. Ata u bënë njerëzit më të pasur dhe më të pushtetshëm të kohës. Sigurisht që kështu do të ndodhë me këdo që pason gjurmët e tyre, deri në Ditën e Gjykimit.Kush del prej shtëpisë si emigrues për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe e zë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë atë. -Çdokush që largohet nga shtëpia si muhaxhir, duke synuar të kënaqë Zotin, në emër të dashurisë për Profetin apo në ndihmë të fesë së Tij, dhe rrugës e gjen vdekja, duke u vrarë apo për shkaqe të tjera, ky njeri do ta marrë shpërblimin e plotë te Zoti, edhe pse nuk ka arritur në destinacion. Arsyeja qëndron te qëllimi i tij, madje edhe te nisja e veprimit. Allahu ia jep shpërblimin të plotë atij dhe të gjithë atyre që veprojnë në mënyrë të ngjashme, sepse Ai është Bamirës e Bujar. Të gjithëve Ai u ka premtuar shpërblim të plotë dhe falje gjynahesh e gabimesh në veprat e tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar e mbyll këtë ajet me dy emrat e Tij të bukur:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai është Falës për besimtarët, sidomos për ata që vazhdimisht pendohen dhe kthehen tek Ai me vepra të mira dhe bindje. Allahu është edhe Rrahim - Mëshirëplotë, i Mëshirshëm për të gjitha krijesat. Me mëshirën e Tij, Ai i bëri ato të …

An-Nisaa 4:100Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.