Ky ajet është nxitje prej Allahut të Lartësuar për besimtarët, që ata të luftojnë në rrugën e Tij, sidomos kur lufta është detyrë e pashmangshme për ta. Madje, ajeti përmban edhe një qortim shumë të rëndë për braktisjen e xhihadit në të tilla kushte. Allahu i Lartësuar thotë:Dhe përse të mos luftoni ju në rrugën e Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët luten:... -Kuptimi: Ç’ndodh me ju që nuk luftoni në rrugën e Zotit, ndërkohë që të dobëtit, gratë e fëmijët, të cilët nuk i kanë mundësitë t’u shmangen vështirësive, nuk kanë asnjë mbështetje dhe nuk arrijnë të gjejnë rrugëzgjidhje?! Ata vuajnë nën shtypjen e armikut dhe kalojnë padrejtësitë më të mëdha mbi kurrizin e tyre. Aq e madhe është dhimbja e tyre, saqë ata luten e thonë:O Zoti ynë! Nxirrna nga ky vend, banorët e të cilit janë mizorë! Cakto për ne nga ana Jote një mbrojtës dhe na jep ndihmë! -Pra, ata i luten Zotit që t’i largojë dhe shpëtojë ata nga ai vend, banorët e të cilit janë të padrejtë ndaj vetes me idhujtarinë e tyre, si dhe të padrejtë ndaj besimtarëve, duke i torturuar e duke i penguar nga feja e vërtetë dhe nga ftesa drejtuar të tjerëve për adhurimin e një Zot të vetëm. Ata janë të padrejtë ndaj tyre edhe duke i penguar nga emigrimi në rrugën e Zotit. Të dobëtit dhe të pafuqishmit e lusin Allahun e Lartësuar që t’u dhurojë një udhëheqës, i cili të shqetësohet dhe përpiqet për të zgjidhur hallet e tyre, që lufton për t’i shpëtuar nga ai vend, banorët e të cilit janë të padrejtë. Pra, në një rast të tillë, lufta ka karakter mbrojtës, për të ruajtur jetën, nderin pasurinë, e nuk është mësymëse.Edhe kjo e fundit ka shpërblim shumë të madh, dhe ai që i bën bisht është i qortuar, por lloji i parë i luftës, ajo për të mbrojtur të dobëtit, është me shpërblim më të madh, më e dobishme dhe më fort e detyrueshme se kjo e dyta. Pastaj i Lartësuari thotë:Në një hadith thuhet: “Nëse ju kërkohet të dilni në luftë, përgjigjuni!”, me kuptimin: Nëse udhëheqësi ju kërkon të dilni në luftë në rrugën e Zotit, atëherë e keni detyrë që të përgjigjeni, sepse në një rast të tillë xhihadi është farz ajn për secilin që i plotëson kushtet. Në një rast të tillë, askujt nuk i lejohet që të qëndrojë në shtëpi, përveç nëse ka justifikim të pranuar nga Sheriati i Zotit. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Ç’është kështu me ju, që, kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut juve ju rëndon vendi? A mos jeni, vallë, më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me Ahiretin? Jeta e kësaj bote, përkundër ahiretit, është diçka shumë e vogël. Nëse nuk dilni, Ai do t'ju ndëshkojë me një dënim të rëndë dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [Teube 38, 39]. Ky, pra, është njëri nga rastet kur xhihadi është farz ajn. Rasti i dytë është xhihadi mbrojtës, kur armiku ka rrethuar vendin tënd islam. Rasti i tretë është kur dy ushtritë, ajo muslimane dhe ajo qafire, janë vendosur përballë njëra-tjetrës. Edhe në këtë rast, lufta është detyrë për pjesëmarrësit dhe nuk lejohet largimi prej saj, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kur të jeni përballë ushtrisë …