Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 176

41

فَكَيْفَ إِذَا جِئْنَا مِن كُلِّ أُمَّةٍۭ بِشَهِيدٍۢ وَجِئْنَا بِكَ عَلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِ شَهِيدًۭا

Si do të jetë pozita e të këqinjve, kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë (pejgamberët) dhe të sjellin ty (o Muhammed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!

Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty(O Muhamed)do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? -Si do të jetë gjendja e njerëzve atë ditë, kur të gjykohen me drejtësi nga Gjykatësi më i drejtë dhe më bamirës? Atë ditë, Gjykatësi i vetëm është Allahu i Lartësuar, ndërsa dëshmitarë do të jenë krijesat më të zgjedhura të Tij, profetët, të cilët do të dëshmojnë me drejtësi. Si do të jetë gjendja atë ditë, kur të gjykuarve nuk do t’u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë gjykimin e të Drejtit, të Urtit, të Gjithëditurit e të Gjithëmëshirshmit?! Për Allah, ai do të jetë gjykimi më i drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më i madh. Të gjithë do ta pranojnë gjykimin e më të Drejtit, i Cili meriton lavdinë dhe lavdërimet. Atë ditë do të ketë njerëz që do të lumturohen kur të fitojnë faljen dhe Xhenetin e përjetësisë, por do të ketë edhe të tjerë që do të dëshpërohen kur të ndëshkohen me turp. Thotë i Lartësuari:

42

يَوْمَئِذٍۢ يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَعَصَوُا۟ ٱلرَّسُولَ لَوْ تُسَوَّىٰ بِهِمُ ٱلْأَرْضُ وَلَا يَكْتُمُونَ ٱللَّهَ حَدِيثًۭا

Atë ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që nuk i janë bindur Pejgamberit, do të dëshironin të rrafshohen me tokë; e Perëndisë nuk mund t’ia fshehin asnjë fjalë.

Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta,... -Çdokush që ka mohuar Zotin dhe Profetin e Tij do të dëshirojë atë ditë që ta gëlltisë toka, të humbasë e të tretet në të dhe të mos kthehet më në jetë....sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë. -Ata nuk do të mund t’i fshehin Allahut të Lartësuar asgjë. Përkundrazi, ata do të pohojnë dhe pranojnë çdo krim e padrejtësi që kanë kryer. Atë ditë do të dëshmojë gjuha e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për gjithçka që kanë bërë. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’u japë atë që meritojnë dhe çdokush do të bindet se Allahu është e Vërteta. Për sa u përket transmetimeve ku thuhet se, Ditën e Gjykimit, qafirët do të mundohen të fshehin faktin se ishin mohues të së vërtetës, është e vërtetë që kjo do të ndodhë në disa momente të asaj dite. Ata do të pandehin se, duke u shtirur sikur nuk kanë qënë mohues, do të shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Por kur e vërteta të dalë në shesh dhe vetë gjymtyrët e tyre të dëshmojnë kundër, atëherë çdo gjë do të shkojë në vendin që i takon dhe çdo çështje do të qartësohet. Në atë kohë, shtirja nuk ka asnjë dobi.

43

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَقْرَبُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنتُمْ سُكَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَعْلَمُوا۟ مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِى سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغْتَسِلُوا۟ ۚ وَإِن كُنتُم مَّرْضَىٰٓ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَآءَ أَحَدٌۭ مِّنكُم مِّنَ ٱلْغَآئِطِ أَوْ لَٰمَسْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمْ تَجِدُوا۟ مَآءًۭ فَتَيَمَّمُوا۟ صَعِيدًۭا طَيِّبًۭا فَٱمْسَحُوا۟ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا

O besimtarë! Mos bëni namaz kur jeni të dehur, përderisa të kthjelloheni e të dini se ç’flisni, as kur jeni të papstër (xhunub) – përveç nëse jeni udhëtarë, përderisa të laheni; e nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë, ose keni kryer nevojën natyrore, ose ju keni afruar grave, e nuk gjeni ujë, atëherë synoni (pastrimin) me dhé të pastër, dhe fërkoni (me duar) fytyrën tuaj dhe duart tuaja. Se, Perëndia, me të vërtetë është shlyes dh falës i mëkateve.

O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni... -Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e Tij që t’i afrohen namazit të dehur, derisa të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë thonë. Në fakt, kjo është një porosi që edhe xhamive nuk lejohet t’i afrohesh i dehur. Të dehurit nuk i lejohet të falë namaz dhe as të kryejë ndonjë ibadet tjetër, sepse ai nuk është i vetëdijshëm për ato gjëra që bën. Gjithsesi ky është një ajet i shfuqizuar dhe duhet parë si kontekst i ajetit të ndalimit përfundimtar të pijeve dehëse, pasi, në fillim, pijet dehëse ende nuk ishin bërë haram. Kështu, Allahu i Lartësuar dha shenjën e parë se ato shpejt do të bëheshin të ndaluara, kur tha: “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaju: “Ato sjellin të këqija të mëdha, por edhe dobi për njerëzit. Por, e keqja e tyre është më e madhe sesa dobia.” [Bekare 219]. Më pas, kjo shenjë u bë më e qartë, kur Ai, me ajetin që po trajtojmë, i ndaloi besimtarët që t’i afroheshin namazit të dehur. Përfundimisht, Allahu i Lartësuar e ndaloi rreptësisht përdorimin e pijeve dehëse, kur tha: “O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall)janë vepra të ndyra nga Shejtani. Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar!” [Maide 90]. Sidoqoftë, ndalesa e pijeve dehëse është më e fortë në kohën e faljes së namazit, sepse dëmi i tyre në këtë kohë është shumë herë më i madh. Dehja e pengon njeriun nga shpirti i namazit, që është përqendrimi i thellë te fjalët dhe veprimet e tij. Trullosja e mendjes dhe e zemrës e cenon rëndë saktësinë e namazit. Nga ky ajet nxjerrim si mësim se të njëjtin gjykim ka edhe falja e namazit në gjendje përgjumjeje të tillë që njeriu nuk ndien se çfarë flet dhe vepron. Madje, ndoshta nga ajeti mund të nxjerrim si rregull se njeriu duhet të shmangë çdo gjë që e shpërqendron gjatë namazit, siç janë, për shembull, mbajtja me zor e nevojës natyrore apo mbajtja e mendjes te ushqimi e pija, sikurse janë sqaruar në një hadith të saktë....e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni udhëtarë. -Kuptimi: Mos iu afroni namazit kur jeni xhunubë. Ju thjesht mund të kaloni në xhami në një gjendje të tillë, por jo të qëndroni në të. Këto janë të ndaluara derisa të merrni gusël.Nëse jeni të sëmurë, nëse jeni udhëtarë, nëse keni kryer nevojën, nëse keni kontaktuar me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë merrnitejemumduke prekur dheun... -Allahu i Lartësuar ia ka lejuar të sëmurit të marrë tejemum, ka apo s’ka ujë, nëse sëmundja e ndalon nga përdorimi i ujit apo nëse përdorimi i tij e rëndon ose e zgjat më tepër sëmundjen. Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemum-in edhe për udhëtarin, i cili zakonisht mund të hasë vështirësi në gjetjen e ujit apo nuk mund ta përdorë atë për shkak të një nevoje tjetër më të madhe, domethënë për ta pirë. Po kështu, nëse njeriu kryen nevojën fiziologjike apo kryen marrëdhënie seksuale dhe nuk gjen ujë, i lejohet të marrë tejemum, vendali apo udhëtar qoftë. Ajeti i përfshin të gjitha këto raste. Shkurtimisht, mund themi se Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemumin në dy raste:1. Kur nuk gjendet uji, dhe kjo vlen për të gjitha rastet, për udhëtarët ose jo-udhëtarët.2. Kur uji …

44

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ نَصِيبًۭا مِّنَ ٱلْكِتَٰبِ يَشْتَرُونَ ٱلضَّلَٰلَةَ وَيُرِيدُونَ أَن تَضِلُّوا۟ ٱلسَّبِيلَ

A nuk i sheh ti (o Muhammed!) ata, të cilëve iu është dhënë një pjesë prej Librit, e të cilët e ndërrojnë të mirën me të keqen dhe dëshirojnë që edhe ju të humbisni rrugën e mbarë.

A nuk i sheh ti (o Muhamed) ata që u është dhënë një pjesë prej Librit? -Ky është qortim për të gjithë ata të cilëve u është dhënë Libri dhe dituria dhe largohen nga udha e drejtë. Gjithashtu, kjo është edhe një këshillë për njerëzit e tjerë, që të jenë të kujdesshëm dhe të mos mashtrohen nga këta të mjerë. Allahu i Lartësuar na i përshkruan kështu ata që e shpërfillin rrugën e drejtë dhe punojnë për devijimin e të tjerëve:Ata blejnë rrugën e gabuar... -Ata e blejnë humbjen dhe devijimin. Aq shumë e duan humbjen, saqë japin çmimin më të lartë për ta arritur. Ata parapëlqejnë humbjen kundrejt udhëzimit, mohimin kundrejt besimit, dëshpërimin kundrejt lumturisë në të dyja jetët. Përveç këtyre:...dhe dëshirojnë që edhe ju ta humbisni rrugën e drejtë. -Pra, ata punojnë dhe janë të angazhuar maksimalisht për devijimin e besimtarëve nga rruga e drejtë. Por duke qenë se Allahu i Lartësuar është Miku i dashur dhe Ndihmëtari i besimtarëve, Ai ua qartëson atyre të vërtetën që fshehin armiqtë e tyre, dhe pikërisht faktin që ata dëshirojnë devijimin e besimtarëve dhe luftën kundër tyre. Allahu i Lartësuar tregon se ata janë të devijuar vetë, por dëshirojnë e punojnë edhe për devijimin e besimtarëve. Kësisoj, besimtarët kanë nevojë të kujtojnë dhe të dinë se i vetmi Ndihmëtar dhe Shpëtimtar i tyre nga çdo rrezik dhe armik është Allahu i Lartësuar:

45

وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِأَعْدَآئِكُمْ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَلِيًّۭا وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ نَصِيرًۭا

Perëndia i di më së miri armiqët tuaj. Mjafton Perëndia mbrojtës për ju. Dhe mjafton Perëndia ndihmës për ju.

Allahu është më i Dituri për armiqtë tuaj. Dhe mjafton që Allahu kujdeset për ju dhe mjafton që Allahu është Ndihmëtari juaj! -Allahu është El Uelij, Miku, i Dashuri, Kujdestari, që merr përsipër t’i ruajë dhe t’i ndihmojë besimtarët në çdo gjendje. Ai tregohet i butë dhe i mëshirshëm me ta në çdo çështje të jetës dhe fesë së tyre. Ai ua lehtëson besimtarëve të ndjekin udhën e lumturisë dhe të fitores së madhe. Ai i ndihmon ata të fitojnë kundër armiqve të tyre. Është prej diturisë së Allahut që Ai u qartëson besimtarëve çdo gjë nga e cila duhet të ruhen dhe çdo gjë që i ndihmon të fitojnë kundër armiqve të tyre. Me cilësimin El Uelij, Allahu i Lartësuar tregon se është Ai që u jep të mirat besimtarëve, ndërsa me cilësimin “El Nasir” tregon se është Ai që i ruan besimtarët nga rreziqet që atyre u kanosen. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon rrugët e humbjes që ata ndjekin, si dhe përparësinë që ata i japin të kotës dhe të pavërtetës, kundrejt të drejtës dhe të vërtetës:

46

مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَيَقُولُونَ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَٱسْمَعْ غَيْرَ مُسْمَعٍۢ وَرَٰعِنَا لَيًّۢا بِأَلْسِنَتِهِمْ وَطَعْنًۭا فِى ٱلدِّينِ ۚ وَلَوْ أَنَّهُمْ قَالُوا۟ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَٱسْمَعْ وَٱنظُرْنَا لَكَانَ خَيْرًۭا لَّهُمْ وَأَقْوَمَ وَلَٰكِن لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًۭا

Në mesin e Hebrenjve ka asish që i ngatërrojnë fjalët prej vendesh të tyre dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!” dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Rá’iná!” duke prishur kuptimin me gjuhën e tyre dhe duke sulmuar në fenë. Po sikur ata të thonin: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!” – kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata; por Perëndia i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre; ata nuk besojnë, përpos një numri të vogël.

Në mesin e hebrejve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre... -Kuptimi: Prej dijetarëve çifutë ka të poshtër që dëshirojnë t’ju devijojnë me mënyra të shumta: ose duke ndryshuar tekstet hyjnore, ose duke ndryshuar kuptimin e tyre, ose duke i ndryshuar të dyja bashkë. Për shembull, ata thonë se cilësitë e Profetit të fundit, të përmendura në librat e tyre, nuk janë për Muhamedin dhe nuk i përshtaten atij, ndonëse, në realitet, ai është i vetmi të cilit i përshtaten këto cilësi. Ata ose i fshehin dhe nuk i tregojnë fare këto fakte, ose i shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë ato. Ndërsa për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj porosive të Zotit dhe nënshtrimit ndaj Tij:...dhe i thonë Profetit “Dëgjuam, por nuk bindemi. -Pra, të dëgjuam, por nuk e zbatojmë urdhrin e Zotit. Kjo dëshmon për mohimin, inatin dhe armiqësinë e madhe në zemrat e tyre ndaj porosive të Zotit. Për sa i përket qëndrimit të tyre kundrejt Profetit (a.s.):...ose thonë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”, ose: “Raina”, duke i shtrembëruar gjuhët e tyre dhe duke shpifur për fenë. -Pra, ata i drejtoheshin Profetit (a.s.) me formën më të ulët dhe më të paedukuar, duke i thënë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”. Ata thanë edhe “Raina”, duke patur për qëllim kuptimin e keq të kësaj fjale. Duke qenë se kjo fjalë përmban dy kuptime, ata të mjerë menduan se mund ta përdornin me Allahun dhe Profetin e Tij pa i ndëshkuar kush për qëllimin e tyre të keq. Ata pandehën se mund të shanin dhe të talleshin me fenë e Zotit dhe me Profetin e tij dhe të mos merreshin në përgjegjësi. Por Allahu i Lartësuar i porositi ata për diçka më të mirë:Sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm”, dhe “Dëgjo!” dhe “Na shiko!”, do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. -Allahu i Lartësuar i mësoi mënyrën si t’i drejtoheshin Profetit (a.s.) dhe si t’u bindeshin urdhrave të Tij. Ai i porositi të ishin të edukuar dhe të butë në kërkimin e dijes dhe në mënyrën e drejtimit të pyetjeve. Por duke qenë se ata kishin një natyrë të përlyer e jo të pastër, i kthyen shpinën këtyre porosive, dhe për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i dëboi nga mëshira e Tij, pra, i mallkoi:Por Allahu i ka mallkuar për mohimin e tyre dhe veç një pakicë e tyre besojnë.

47

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ ءَامِنُوا۟ بِمَا نَزَّلْنَا مُصَدِّقًۭا لِّمَا مَعَكُم مِّن قَبْلِ أَن نَّطْمِسَ وُجُوهًۭا فَنَرُدَّهَا عَلَىٰٓ أَدْبَارِهَآ أَوْ نَلْعَنَهُمْ كَمَا لَعَنَّآ أَصْحَٰبَ ٱلسَّبْتِ ۚ وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ مَفْعُولًا

O ju që u është dhënë Libri! – besoni në atë që kemi zbritur Na (Kur’anin), e i cili vërteton atë që keni ju para se t’ju fshijmë fytyrat e t’ju kthejmë prapa, ose (para se) t’i mallkommë ata (t’i dënojmë) ashtu siç i mallkuam ithtarët e së shtunës. Urdhëri i Perëndisë është i zbatushëm.

Allahu i Lartësuar i urdhëron ithtarët e Librit, çifutët e të krishterët, që të besojnë Profetin e fundit, Muhamedin (a.s.) dhe të pasojnë Kur’ânin që iu dha atij, i cili është vërtetues i shpalljeve hyjnore të mëparshme dhe garantues i të vërtetës që gjendet në to. Për këtë libër të mrekullueshëm kanë lajmëruar dhe dëshmuar edhe librat e mëparshëm hyjnorë. Kur’âni është vërtetuesi i shpalljeve të mëparshme, prandaj nëse ata e mohojnë dhe nuk e zbatojnë atë, atëherë ata kështu hedhin poshtë edhe librat e tyre, që pretendojnë se besojnë dhe ndjekin. Shpalljet e Zotit vërtetojnë njëra-tjetrën. Pretendimi se mund të jesh besimtar duke besuar një pjesë të tyre dhe duke mohuar një pjesë tjetër, është i pavlerë; ose duhet t’i besosh të gjitha, ose në të kundërt je mohues i të gjithave. Allahu i Lartësuar u thotë atyre:O ju njerëzit e Librit! Besojeni atë(Kur'anin)që e shpallëm si vërtetues të atij që keni në duar, ...” -Kjo është këshillë e mrekullueshme drejtuar ithtarëve të Librit. Ata duhet të jenë të parët që duhet të pranojnë shpalljet e Zotit, për shkak të dijes dhe mirësive me të cilat Zoti i begatoi dhe i dalloi mbi shumë të tjerë. Duke qenë se Zoti u dhuroi atyre një libër qiellor, ata duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm se të tjerët në përgjigjen e thirrjes së Zotit për të besuar dhe pasuar Kur’ânin dhe Profetin e fundit të Tij. Ata e dinë shumë mirë rëndësinë e një çështjeje të tillë dhe rrezikshmërinë e shpërfilljes së saj, prandaj Allahu i Lartësuar u bën një paralajmërim shumë të frikshëm....para se t'ua fshijmë (shqisat nga)fytyrat dhe t’ua kthejmë ato prapa koke, ose t’ju mallkojmë siç i mallkuam ata(shkelësit e ligjit)të së shtunës. -Ky është dënimi i meritueshëm për këtë vepër. Shkelësit e ligjit të Sabatit (judejtë) e braktisën të vërtetën dhe parapëlqyen të kotën duke e tjetërsuar realitetin. Ata e bënë të rremen të vërtetë dhe të vërtetën të rreme, prandaj dhe u “shpërblyen” me kthimin e fytyrave pas, domethënë duke ua fshirë tiparet nga fytyra dhe duke ua kthyer ato pas koke. Ky qe një ndëshkim poshtërues, por përveç tij, ishte edhe mallkimi, pra, dëbimi nga mëshira e Zotit, i Cili, disa prej tyre i dëboi nga mëshira e Tij, ndërsa të tjerë i shndërroi në majmunë dhe në derra. Ky është kërcënim për ata që nuk e besojnë Shpalljen e fundit, Kur’ânin.Urdhri i Allahut është i pakthyeshëm. -Pra, kjo nuk është e vështirë për Allahun e Lartësuar, që thotë në një ajet tjetër: “Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet.” [Jasin 82].

48

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِۦ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱفْتَرَىٰٓ إِثْمًا عَظِيمًا

Perëndia, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Perëndisë, ai ka bërë mëkat të madh.

Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër veç Tij, ndërsa gjynahet e tjera ia fal kujt të dojë...-Allahu i Lartësuar na bën të ditur se Ai nuk e fal që robi të adhurojë dikë a diçka tjetër veç Tij, kushdo dhe çfarëdo gjëje qoftë ajo. Adhurimi i takon vetëm Zotit dhe idhujtaria është e pafalshme para Tij. Ndërsa kur flitet për gjynahet e tjera, Ai ia fal ato kujt të dëshirojë, sipas urtësisë së Tij. Për gjynahet poshtë idhujtarisë (shirk) Allahu i Lartësuar ka vendosur shkaqe për faljen e tyre, si: veprat e mira, fatkeqësitë dhe vuajtjet në jetën e dynjasë, vuajtjet në jetën e varrit dhe në Ditën e Gjykimit, lutjet e besimtarëve për njëri-tjetrin apo ndërmjetësimi në ahiret. Nëse me gjithë këto shkaqe, gjynahet ende nuk fshihen, se janë të shumta, atëherë mbetet mëshira e Allahut, që Ai e ka veçuar për ata të cilët e kanë besuar pa bërë shirk. Ndërsa idhujtari ia ka mbyllur vetes portat e faljes dhe të mëshirës së Zotit. Çdo punë e mirë apo adhurim është i pavlefshëm nëse njeriu nuk distancohet nga çdo lloj idhujtarie. Njeriu është i ngarkuar pikësëpari të dëshmojë njësimin e Allahut në meritën e adhurimit, pra, është urdhëruar për teuhid, dhe pastaj i llogariten veprat e mira apo adhurimet, nëse ka bërë. Nëse nuk ka dëshmuar dhe nuk ka besuar njëshmërinë e Zotit në meritën e adhurimit dhe nuk është distancuar nga idhujtaria, atëherë prej tij nuk pranohet asgjë. Atë nuk e pastrojnë nga gjynahet as fatkeqësitë në jetën e dynjasë, as vuajtjet në varr dhe as vuajtjet në Ditën e Gjykimit. Për atë nuk do të ketë as ndërmjetësim, që të mund ta ndihmojë dhe shpëtojë nga ndëshkimi. Kështu, idhujtaria është krim i madh dhe i pafalshëm.Kush adhuron dikënd a diçka tjetër veç Allahut, ka bërë një gjynah të madh. -Pra, ka bërë faj të rëndë. E ku ka padrejtësi më të madhe që një krijesë të dobët, të krijuar nga dheu, të varfër, të varur dhe nevojtare për kujdesin e Zotit, të mangët në çdo aspekt, e paaftë t’i bëjë vetes mirë apo keq, e pamundur që të japë apo ta marrë jetë, ta krahasosh me Krijuesin e gjithçkaje, të Plotin dhe Absolutin në çdo drejtim, të Pasurin, që nuk ka nevojë për asnjë krijesë të Tij, me Atë në dorën e të Cilit është e mira dhe e keqja, dhënia dhe privimi, me Atë prej të Cilit vjen çdo mirësi që kanë krijesat? E pra, nuk ka padrejtësi më të madhe se kjo. Për këtë arsye, ai që bën këtë krim dënohet përjetësisht në Zjarrin e Xhehenemit, duke u privuar plotësisht nga mirësitë e Zotit. Në një ajet tjetër thotë i Lartësuari: “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmëtar.” [Maide 72]. Por, sigurisht, kjo vlen për ata që nuk pendohen derisa i kap vdekja. Ndërsa për sa u përket atyre që pendohen para këtij çasti, atyre iu falet idhujtaria dhe çdo lloj gjynahu tjetër, sikurse thotë i Lartësuari: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, sepse vërtet Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falësi i …

49

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُزَكُّونَ أَنفُسَهُم ۚ بَلِ ٱللَّهُ يُزَكِّى مَن يَشَآءُ وَلَا يُظْلَمُونَ فَتِيلًا

A nuk i ke parë ata, të cilët e konsiderojnë veten të pastër? Jo, Perëndia pastron kënd të dojë, e atyre nuk u bëhet dëm asnjë fije.

A nuk i sheh ata që e vlerësojnë veten si të pastër?! -Kjo është pyetje që përmban në vetvete një habi. Ajo është njëkohësisht një qortim i hapur për të gjithë ata të cilët lëvdojnë veten dhe pretendojnë se janë të pastër dhe të pafajshëm. Të tillë janë judejtë, të krishterët dhe të gjithë ata që ecin në rrugën e tyre. Ata pretendojnë dhe thonë: “Ne jemi bijtë e Zotit dhe të dashurit e Tij”. Ata thonë gjithashtu: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre! [Bekare 111]. Pra, të gjitha këto janë pretendime të pabaza dhe të pavlera. E vërtetë është ajo që ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur’ân: "Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen." [Bekare 112]. Kështu pra, këta janë ata të cilët Zoti i ka bërë të pastër dhe i ka begatuar me cilësi të mrekullueshme; këta janë të shpëtuarit. Më pas, i Lartësuari thotë:Është Allahu Ai që pastron nga të këqijat atë që Ai dëshiron, pa i bërë padrejtësi askujt. -Pra, është Allahu i Lartësuar që i stolis ata me besim të bazuar në dije të sigurt nga Zoti dhe me vepra të mira e të sinqerta për të. Ai i pastron ata nga çdo cilësi e keqe, për t’i pajisur me virtyte të larta. Ndërsa ata të mjerë që lëvdohen dhe thonë se janë të përsosur, edhe pse pretendojnë se bazohen diku, ata thjesht trillojnë. Ata nuk kanë asnjë lidhje me të pastërtit dhe të zgjedhurit e Zotit dhe qëndrojnë shumë larg tyre. Kjo ndodh për shkak të mohimit të tyre, sepse Zoti nuk u bën padrejtësi, siç thotë Ai: “...pa i bërë padrejtësi askujt”. Ky është një përforcim i faktit që Allahu i Lartësuar nuk bën kurrë padrejtësi, madje as sa një fetil, që është një membranë e hollë në bërthamën e hurmës.

50

ٱنظُرْ كَيْفَ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ ۖ وَكَفَىٰ بِهِۦٓ إِثْمًۭا مُّبِينًا

Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Perëndisë; mjafton që kjo shpifje të jetë sheshazi mëkat.

Shiko se si trillojnë shpifje kundër Allahut! Dhe kaq mjafton si gjynah i qartë. -Duke lavdëruar veten dhe duke pretenduar pastërtinë, ata thjesht shpifin. Kjo konsiderohet si shpifje ndaj Zotit të Lartësuar, sepse ata pretendojnë se rruga që ndjekin është e vërteta e Zotit, ndërsa rruga e besimtarëve është e gabuar. Ky është synimi i tyre kur lëvdojnë vetveten, por ky është shtrembërim i realitetit. Kjo do të thotë që të vërtetën ta paraqesësh si të gënjeshtërt dhe të gënjeshtërtën ta paraqesësh si të vërtetë. Për këtë arsye, i Lartësuari e ka konsideruar këtë veprim të tyre si gjynah të hapur, që meriton një ndëshkim të ashpër e poshtërues.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.