Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 176

31

إِن تَجْتَنِبُوا۟ كَبَآئِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُم مُّدْخَلًۭا كَرِيمًۭا

Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve, Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet).

Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet tuaja dhe do t’ju çojmë në një vend nderi. -Nga bujaria, mëshira dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar për robërit e Tij besimtarë, Ai u premtoi se, nëse ata u largohen gabimeve të mëdha, Ai do t’ua mbulojë dhe falë gabimet më të vogla, do t’i fusë në Xhenet, ku ka mirësi që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk i ka imagjinuar. Pra, Allahu i Lartësuar na porosit që t’u largohemi gjynaheve të mëdha. Prej gjynaheve të mëdha është edhe mos kryerja e detyrimeve të Zotit, lënia e të cilave konsiderohet si gjynah i madh, si moskryerja e pesë kohëve të namazit, e namazit të xhumasë, agjërimit të Ramazanit etj., sikurse thotë edhe Profeti (a.s.): “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan fshijnë gjynahet mes tyre, nëse robi u largohet gjynaheve të mëdha.” Por çfarë është gjynahu i madh? Përkufizimi më i mirë i dhënë është: Çdo gjynah për të cilin Sheriati ka përcaktuar dënim penal në këtë dynja ose kërcënim në ahiret, ose çdo gjynah që asgjëson imanin, ose që sjell mallkim apo zemërim të Allahut ndaj vepruesit të tij.

32

وَلَا تَتَمَنَّوْا۟ مَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بِهِۦ بَعْضَكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ ۚ لِّلرِّجَالِ نَصِيبٌۭ مِّمَّا ٱكْتَسَبُوا۟ ۖ وَلِلنِّسَآءِ نَصِيبٌۭ مِّمَّا ٱكْتَسَبْنَ ۚ وَسْـَٔلُوا۟ ٱللَّهَ مِن فَضْلِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًۭا

Mos lakmoni në ato gjëra, që Perëndia i ka shpërblyer disa nga ju mbi të tjerët; për mashkujt është shpërblimi i punës që bëjnë, e po ashtu edhe për femrat ka shpërblim për punën që bëjnë. Kërkoni prej Perëndisë nga mirësitë e Tij. Se, Perëndia, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë. -Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që të lakmojnë ato veçori me të cilat Ai ka dalluar disa njerëz a kategori mbi disa të tjerë, qofshin këto gjëra të mundshme apo të pamundshme. Kështu, për shembull, gratë nuk duhet të synojnë të kenë veçoritë e burrave, të varfërit nuk duhet të kenë smirë të pasurit etj. Allahu i Lartësuar na ka ndaluar që të kemi smirë për ato gjëra me të cilat Ai i ka dalluar të tjerët, sepse ky është tregues i pakënaqësisë me kaderin e Tij dhe të çon në përtaci dhe ëndrra të kota. Këto ëndërra nuk nxisin për punë dhe për fitim të të mirave në mënyrë të lejuar. Kështu që, këshillat për njeriun janë: së pari, të përpiqet dhe të punojë maksimalisht për të arritur gjithçka të dobishme për fenë dhe jetën e tij dhe, së dyti, të lusë Allahun e Lartësuar që t’i dhurojë nga bujaria dhe mirësitë e Tij. Njeriu duhet të mbështetet vetëm te Zoti i tij, e te askush tjetër, as te vetvetja. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Meshkujt meritojnë aq sa kanë punuar; po ashtu edhe femrat meritojnë aq sa kanë punuar. -Secili meriton aq sa punon dhe është përpjekur. Të gjithë do të marrin veçse atë për të cilën janë lodhur e përpjekur. Megjithatë, bujaria e Allahut të Lartësuar është vendimtare për gjithçka.Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij! -Kërkojini Allahut t’ju dhurojë nga mirësitë e Tij, që rregullojnë çështjet e besimit dhe të jetës suaj. Kjo këshillë e vyer sjell lumturinë e njeriut dhe përsosmërinë e tij. Ata që i lënë përpjekjet dhe nuk mbështeten tek Allahu, ata janë gjithmonë të dështuar.Allahu ka Dije të plotë për çdo gjë. -Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i jep atij që meriton t’i jepet dhe e privon atë që meriton të privohet. E gjithë kjo bazohet në dijen e Tij absolute për gjithçka.

33

وَلِكُلٍّۢ جَعَلْنَا مَوَٰلِىَ مِمَّا تَرَكَ ٱلْوَٰلِدَانِ وَٱلْأَقْرَبُونَ ۚ وَٱلَّذِينَ عَقَدَتْ أَيْمَٰنُكُمْ فَـَٔاتُوهُمْ نَصِيبَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدًا

Na kemi caktuar trashëgimtarët për çdo gjë (pasuri) që lënë prindërit ose të afërmit, e për ata që jeni obliguar epjuni pjesën e tyre. Se, Perëndia, me të vërtetë, është dëshmitar për çdo gjë.

Ne i kemi caktuar secilit prej jush të afërm që trashëgojnë nga ajo që lënë prindrit dhe farefisi. -Allahu i Lartësuar i ka mundësuar çdokujt të ketë mbështetës ose ndihmës prej të afërmve ose farefisit. Këtu hyjnë të gjithë të afërmit: rrënjët, trungu dhe degët e fisit. Pastaj i Lartësuari përmend një lloj tjetër mbështetësish:Jepuni pjesën e vet edhe atyre me të cilët keni marrëveshje. -Pra, janë ata me të cilët është lidhur pakt për ndihmë, për bashkëpunim dhe mbështetje. Edhe kjo është mirësi e Zotit për krijesat e Tij. Ai i udhëzon dhe i ndihmon për të tilla aleanca dhe bashkëpunime, pa të cilat njerëzit nuk do të arrinin shumë mirësi. I Lartësuari thotë: “Jepuni pjesën e vet edhe atyre...”. Domethënë, jepuni hakun atyre, sipas marrëveshjes që kini me ta, por, sigurisht, ajo të mos jetë në kundërshtim me Zotin. Ndihma dhe mbështetja duhet të jetë për bindje e devotshmëri ndaj Zotit, për vepra të mira e të lejuara. Ndërsa për sa i përket trashëgimisë, ajo u takon të afërmve të fisit, sipas përcaktimit dhe ligjeve të vendosura nga Zoti i botëve.Allahu është Dëshmitar për çdo gjë. -Allahu i Lartësuar është Vështrues dhe Dëshmues për gjithçka. Dija e Tij është e plotë për çdo çështje. Ai shikon të gjitha lëvizjet e robërve dhe i dëgjon të gjithë zërat e tyre.

34

ٱلرِّجَالُ قَوَّٰمُونَ عَلَى ٱلنِّسَآءِ بِمَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ وَبِمَآ أَنفَقُوا۟ مِنْ أَمْوَٰلِهِمْ ۚ فَٱلصَّٰلِحَٰتُ قَٰنِتَٰتٌ حَٰفِظَٰتٌۭ لِّلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُ ۚ وَٱلَّٰتِى تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَٱهْجُرُوهُنَّ فِى ٱلْمَضَاجِعِ وَٱضْرِبُوهُنَّ ۖ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلَا تَبْغُوا۟ عَلَيْهِنَّ سَبِيلًا ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيًّۭا كَبِيرًۭا

Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për grtë, meqë Perëndia i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, - dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Perëndisë), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Perëndia. E, për ato gra, që i droni kundërshtimit (të tyre), - këshilloni ato, bojkotoni në shtrat dhe rrihni ato (lehtas, - si për shembull, me brushë të dhëmbëve). E, nëse ato ju bindën, atëherë mos ndiqni kundër tyre kurrfarë rruge (mos ua kujtoni gabimet). Se, Perëndia, me të vërtetë, është i lartësuar dhe i madhëruar!

Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë dhe për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i ka vendosur burrat si përgjegjës dhe kujdestar për gratë. Ata duhet të kujdesen për gratë, që ato t’u përmbahen dispozitave të Allahut të Lartësuar, duke kryer urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave dhe punëve të ulta. Pra, është detyrë e burrave që të kujdesen që gratë të qëndrojnë brenda kufijve të Allahut. Gjithashtu, burrat e kanë detyrë të përkujdesen edhe duke shpenzuar për plotësimin e nevojave të tyre. Allahu i Lartësuar tregon edhe shkakun tjetër pse burrat e meritojnë këtë status mbi gratë: “...për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë”. Dallimi i burrave mbi gratë është në shumë drejtime. Për shembull, e drejta e kujdestarisë ligjore është e drejtë vetëm e burrave, dhe jo e grave. Pra, një grua nuk mund të jetë kujdestare ligjore. Po kështu edhe profetësia ka qenë cilësi vetëm e burrave. Kurrë nuk ka patur e s’mund të ketë grua profete. Allahu i Lartësuar i ka veçuar burrat me disa lloje adhurimesh, që nuk i bëjnë dot gratë dhe që nuk është detyrë për to, siç janë xhihadi, namazi i bajrameve apo namazi i xhumave. Allahu i Lartësuar i ka dalluar burrat me një nivel të logjikës, arsyetimit, durimit e qëndrueshmërisë, që gratë nuk mund ta arrijnë. Allahu i Lartësuar i ka ngarkuar burrat me detyrën e shpenzimit për përmbushjen e nevojave të grave. Shumë shpenzime janë detyrë vetëm e burrave, jo e grave. Ndoshta ky është mesazhi i ajetit, kur i Lartësuari thotë: “...për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre.” Çdo lloj shpenzimi që i nevojitet gruas është përgjegjësi dhe detyrë ligjore e burrit. Ai e ka detyrë që t’i përmbushë këto detyrime për gruan e tij. Ai është për gruan si udhëheqësi dhe zotëria i saj. Ndërsa gruaja është kujdestare dhe zonjë në shtëpinë e burrit, e cila kënaq zemrën dhe syrin e tij. Ajo ka detyrë t’i bindet së pari Zotit të saj, i Cili e krijoi, duke e adhuruar si Një të vetëm, dhe pastaj e ka detyrë t’i bindet dhe të kënaqë burrin e saj. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se cilat janë gra të mira:Prandaj gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. -Pra, gra të mira janë ato që janë të bindura ndaj Zotit dhe të vazhdueshme në adhurimin e Tij me drojë, shpresë dhe dashuri. Gratë e mira duhet t’u binden edhe burrit të tyre, ashtu si duhet të ruajnë nderin dhe pasurinë e tij. Por këtë ato arrijnë ta bëjnë vetëm me ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Zotit. Është Zoti i Lartësuar që i ndihmon dhe i udhëzon ato të jenë të tilla, për shkak të adhurimit të tyre përkushtuar Atij. Egoja urdhëron për të këqija, por kush e adhuron Zotin me sinqeritet dhe i mbështetet plotësisht Atij, mjaftohet me Zotin për çdo gjë që e shqetëson nga çështjet e fesë dhe nga çështjet e dynjasë. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Gratë të cilave i druheni mosbindjes dhe sjelljes së tyre të keqe, këshillojini, largojini nga shtrati ose edhe i rrihni lehtë. -Ato të cilat tregojnë arrogancë dhe mosbindje ndaj burrit, me fjalë dhe me veprime, duhen edukuar duke filluar me …

35

وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَٱبْعَثُوا۟ حَكَمًۭا مِّنْ أَهْلِهِۦ وَحَكَمًۭا مِّنْ أَهْلِهَآ إِن يُرِيدَآ إِصْلَٰحًۭا يُوَفِّقِ ٱللَّهُ بَيْنَهُمَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرًۭا

Nëse i druani përçarjes midis tyre (burrit e gruas), atëherë dërgoni një arbitër (ndërmjetës) nga ana e burrit dhe një arbitër nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqëtim, Perëndia bënë marrëveshje në mes tyre – o në pajtim me kurorën, ose në shkurorëzim. Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i di të gjitha qëllimet.

Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, dërgoni një ndërmjetës të urtë nga familja e tij dhe një ndërmjetës të urtë nga familja e saj. -Nëse i druheni divorcit të bashkëshortëve, atëherë dërgoni nga secila palë dy burra muslimanë të mençur e të drejtë, të cilët i njohin të dyja palët dhe të dinë të gjykojnë drejt për bashkimin apo ndarjen e tyre. Këto cilësi të përmendura janë përftuar nga kuptimi i fjalës “hakemun”. Kështu, këta burra duhet të shohin se çfarë urren secila palë tek pala tjetër, dhe pastaj të përcaktojnë përgjegjësitë dhe detyrimet e secilës palë për të pasur një jetë të denjë bashkëshortore. Nëse ndonjëri prej tyre nuk i përmbahet plotësisht këtyre përgjegjësive, atëherë punohet me palën tjetër që të jetë tolerante dhe të kënaqet me nivelin e palës tjetër aq sa të jetë e mundur. Kështu vazhdohet me harmonizimin dhe rregullimin. Megjithatë, nëse gjendja e çiftit ka arritur aq sa nuk bëhet i mundur rregullimi i marrëdhënieve të tyre dhe të dy të urtët e shohin se ndarja e tyre është më e dobishme, sepse përndryshe do ketë padrejtësi, atëherë çifti ndahet. Në një rast të tillë nuk është kusht që burri të pranojë apo jo ndarjen, Ata që vendosin për ndarjen janë dy të urtët dhe jo burri, sepse Allahu i Lartësuar i ka quajtur ata “hakemen”, domethënë ata që duhet të gjykojnë dhe vendosin, edhe nëse dikujt mund të mos i pëlqejë gjykimi.Nëse ata të dy kanë për qëllim pajtimin, Allahu e mundëson afrimin mes tyre(çiftit).” -Pas ndërhyrjeve dhe urtësisë së burrave, pas fjalëve të mira dhe nxitëse për një jetë të denjë bashkëshortore, nëse palët vërtet do të duan bashkimin dhe të mirën, Allahu i Lartësuar do t’i bashkojë ata. Me fjalë të tjera, nëse ndodh ndarja, atëherë kjo, në njëfarë mënyre, tregon mungesën e dëshirës për të vazhduar.Allahu është i Gjithëditur e Zbulon gjithçka. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, për çfarë duket dhe çfarë mbahet fshehur. Allahu i Lartësuar është Mbikëqyrës i çdo imtësie, në çdo çështje në këtë botë. Prej dijes së Tij të madhe dhe mirësive të Tij të mrekullueshme janë edhe këto ligje të drejta dhe të bukura, që rregullojnë jetën e njerëzve dhe marrëdhëniet e tyre me Atë dhe me të tjerët.

36

۞ وَٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا۟ بِهِۦ شَيْـًۭٔا ۖ وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَٰنًۭا وَبِذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَٰمَىٰ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَٱلْجَارِ ذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْجَارِ ٱلْجُنُبِ وَٱلصَّاحِبِ بِٱلْجَنۢبِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ مَن كَانَ مُخْتَالًۭا فَخُورًا

Adhuronie Perëndinë, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve, të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, fqinjëve të afërt dhe fqinjëve të largët, dhe atij që e ke pranë dhe udhëtarit (që ka mbetur ngushtë) dhe atyre që janë nën pushtetin tënd (skllavët). Se Perëndia, me të vërtetë, nuk i do ata, të cilët krenohen dhe lavdërohen,

Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij! -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij që ta njësojnë Atë me përkushtimin e adhurimeve, duke iu nënshtruar urdhrave dhe ndalesave të Tij, duke i shprehur vetëm Atij dashurinë, nënshtrimin dhe sinqeritetin, pra, duke i kushtuar të gjitha llojet e adhurimeve: të jashtme dhe të brendshme, të dukshme dhe të padukshme qofshin ato. Nga ana tjetër, Allahu ndalon nga idhujtaria dhe nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij. Ai ndalon nga shirk-u i madh dhe shirk-u i vogël. Askush tjetër nuk e meriton që të adhurohet, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij në shenjë adhurimi, dashurie, shprese dhe nënshtrimi, por veç Allahu i Vetëm e i Pashoq. Ai është i Adhuruari i vërtetë dhe me meritë, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë e dobët, nevojtare, e pafuqishme, qoftë edhe melek apo profet. Të gjithë janë të pafuqishëm dhe të papushtetshëm. Të gjithë nuk kanë asnjë fuqi reale për të bërë dobi apo dëm. Krijesat nuk mund të japin jetë apo ta marrin atë. Vetëm Zoti është Ai që ka në dorë jetën, vdekjen, ringjalljen, llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Është detyrë e padiskutueshme për krijesat që të njësojnë me adhurim të Vetmin që është absolut në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, Allahun e Lartësuar. Vetëm Ai e meriton të adhurohet duke iu bindur me përunjësi, madhërim dhe dashuri në zbatimin e urdhrave dhe largimin nga ndalesat. Vetëm Ai i Cili ka në dorën e Tij gjithçka dhe përkujdeset për krijesat e Tij, pa pasur nevojë për ndihmën e askujt, vetëm Ai meriton të njësohet me adhurim. Allahu i Lartësuar, pasi i urdhëron robërit të plotësojnë të drejtën e Tij, duke e adhuruar si Një të vetëm, vijon t’i urdhërojë ata për të plotësuar të drejtat mes tyre, duke nisur nga më të afërmit, e pastaj me radhë:Silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj! -Fillimisht, Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës ndaj prindërve. Bamirësia ndaj tyre tregohet me fjalë të ngrohta dhe të buta, me edukatë e dhembshuri, me vepra të mira e bamirësi. Kjo bëhet duke zbatuar urdhrat dhe duke respektuar porositë e tyre, duke shpenzuar për të kënaqur ata dhe këdo që ka lidhje me ta. Bamirësia ndaj tyre shkelet me dy veprime të kundërta: duke u sjellë keq me ta ose duke mos u bërë mirë atyre; pra, që të dyja janë të ndaluara. Pastaj i Lartësuari na urdhëron për bamirësi ndaj të afërmve. Këtu hyn i gjithë farefisi, i afërt apo i largët qoftë. Ne jemi urdhëruar që të jemi bamirës ndaj tyre me fjalë dhe me vepra. Po ashtu, nuk duhet të bëhemi kurrsesi shkak që, me fjalët dhe veprat tona, të shkaktojmë ndarjen farefisnore. Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës edhe ndaj jetimëve. ‘Jetimë’ quhen minorenët që kanë humbur babain. Kjo kategori njerëzish ka të drejta te muslimanët. Ne duhet të përkujdesemi për ta pa bërë dallim mes tyre, janë apo jo farefisi ynë. Ne jemi urdhëruar që t’u ofrojmë atyre ndihmën e nevojshme për të jetuar, t’i ngushëllojmë me fjalë të buta dhe të ngrohta, të kujdesemi për rritjen dhe edukimin e tyre, për t’i plotësuar dhe aftësuar ata në çështjet e …

37

ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلْبُخْلِ وَيَكْتُمُونَ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ ۗ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَٰفِرِينَ عَذَابًۭا مُّهِينًۭا

ata që janë koprracë (që janë dorështrënguar), ndërsa kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe, fshehin atë që ua ka dhuruar Perëndia nga mirësitë e Tij, (këta janë njerëz të këqinj). Na kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues.

As ata që janë koprracë ose që i urdhërojnë të tjerët për koprraci, ose ata që i fshehin të mirat që u ka dhënë Allahu nga Bujaria e Tij. -Ata tregojnë koprraci dhe nuk u japin njerëzve atë që e kanë detyrë t’ua japin, madje i urdhërojnë ata për koprraci. Ata i nxisin edhe të tjerët, me fjalë dhe me vepra, për të qënë koprracë, duke u bërë vetë si shembulli i tyre i keq. Këta e fshehin prej njerëzve diturinë që u ka falur Zoti. Ata fshehin dijen nëpërmjet së cilës mund të udhëzohen të humburit, dijen nga e cila mund të mësojnë të paditurit. Madje, jo vetëm që e fshehin të vërtetën dhe dijen e dobishme, por ata u shfaqin dhe ua zbukurojnë të kotën njerëzve, duke i penguar ata nga e drejta dhe e vërteta. Kështu, të tillë njerëz kanë këto cilësi të ulta:1. Ata janë koprracë me pasurinë e tyre dhe nuk i plotësojnë detyrimet ndaj të tjerëve.2. Ata janë koprracë me dijen e tyre, duke mos e përcjellë dijen nëpërmjet së cilës njerëzit mund të udhëzohen në rrugën e drejtë.3. Ata e kanë çuar veten drejt shkatërrimit dhe punojnë për devijimin dhe shkatërrimin edhe të të tjerëve.Këto janë cilësi të mohuesve, prandaj Allahu i Lartësuar i quan ata “mohues” kur thotë:Për mohuesit Ne kemi përgatitur dënim poshtërues. -Ata tregohen arrogantë me njerëzit, ata nuk plotësojnë detyrimet ndaj Zotit, ata madje pengojnë edhe të tjerët të plotësojnë detyrimet, prandaj, për të gjitha këto arsye, ata meritojnë dënim poshtërues. E lus Allahun e Madhëruar të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar flet për ata që japin nga pasuria e vet me mendjemadhësi dhe për t’u dukur, jo të nxitur prej besimit të sinqertë:

38

وَٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمْ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ ۗ وَمَن يَكُنِ ٱلشَّيْطَٰنُ لَهُۥ قَرِينًۭا فَسَآءَ قَرِينًۭا

(Perëndia nuk i don) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës, e nuk besojnë Perëndinë as Ditën e Kijametit, (këta kanë për shok djallin), e ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është ai!

As ata që japin nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. -Pra, ata që e shpenzojnë pasurinë me qëllim që njerëzit t’i shohin, t’i lavdërojnë dhe t’i respektojnë; ata që nuk e besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, pra, që shpenzimet dhe sadakatë e tyre nuk burojnë nga besimi në Zotin dhe nuk nxiten nga shpresa për shpërblimin e Tij. Këta janë pikërisht hapat e Shejtanit, në të cilët ai i fton pasuesit e tij. Ai nxit për shtirje dhe mendjemadhësi, për mosbesim dhe mungesë sinqeriteti, për mohim të Ditës së Llogarisë dhe Shpërblimit, që pasuesit e tij të bëhen banorë të Zjarrit. Kështu, ata që veprojnë të tilla gjëra janë të nxitur nga i mallkuari, të cilit ata i binden. Ai qëndron gjithmonë pranë tyre dhe i shtyn për vepra të këqija dhe arrogancë. Shejtani është vërtet një shok shumë i keq, siç thotë i Lartësuari:Ai që e bën shok Shejtanin,(le ta dijë se) ai është shok i tmershëm. -Nuk ka mik më të keq sesa ai që dëshiron të shkatërrojë pasuesit e vet dhe që përpiqet pa pushim për këtë qëllim. Kështu, ata që meritojnë ndëshkimin janë ata që tregohen koprracë me pasurinë, begatitë dhe diturinë që u ka falur Zoti, si dhe ata që e shpenzojnë këtë pasuri, dije ose energji për hir të idhujve të tyre. Të gjithë këta janë gjynaqarë, të pabindur ndaj Zotit, prandaj meritojnë ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar t’i bindemi dhe t’i plotësojmë porositë e Tij me sinqeritet për Të, sikurse thuhet në këtë ajet: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine, 3]. Kushtet që një vepër apo adhurim të pranohet nga Zoti janë: sinqeriteti në adhurim dhe pasimi rigoroz i porosive të Zotit. Prandaj i Lartësuari na nxit pikërisht për këto kushte, duke thënë:

39

وَمَاذَا عَلَيْهِمْ لَوْ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ وَأَنفَقُوا۟ مِمَّا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِهِمْ عَلِيمًا

E, ç’dëm do të kishin ata sikur të besonin Perëndinë dhe Ditën e Kijametit, dhe të ndanin nga pasuria që u ka dhënë Perëndia? Perëndia është njohës i mirë i tyre.

E ç’dëm do të kishin ata sikur ta besonin Allahun, Ditën e Gjykimit dhe të jepnin nga ajo që Allahu u ka dhënë? -Ç’të keqe do të kishin ata nëse do të besonin Allahun dhe Ditën e Gjykimit?! Kjo është një ftesë për sinqeritet në adhurimin e përkushtuar Zotit, duke patur frikë nga ndëshkimi i Tij dhe shpresë për shpërblimin Tij. Po ashtu, ç’të keqe do të kishin ata nëse do të shpenzonin nga pasuritë dhe begatitë që u ka falur Zoti?! Pra, sinqeritetin në adhurim duhet ta shoqërojmë me shpenzime për hir të Zotit. Duke qenë se sinqeriteti është diçka që mbetet mes robit dhe Zotit të tij dhe diçka që e vështron dhe e vlerëson veçse Zoti i Lartësuar, ky ajet mbyllet me fjalët:Allahu di gjithçka rreth tyre. -Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij absolute, që ne të përpiqemi të jemi të sinqertë ndaj Tij në adhurim dhe të përgatitemi për Ditën e Takimit me Të me vepra të mira dhe devotshmëri, sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij.

40

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍۢ ۖ وَإِن تَكُ حَسَنَةًۭ يُضَٰعِفْهَا وَيُؤْتِ مِن لَّدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًۭا

Me të vërtetë, Perëndia as sa thërrmia nuk e dëmton askend; por në qoftë se mirësia është sa thërrmia, Perëndia e shumëfishon atë dhe jep nga mirësia e Tij shpërblim të madh.

Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Plotë dhe Absolut në drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe kurrë nuk bën padrejtësi, as edhe sa një grimcë.S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. -Allahu i Gjithëmëshirshëm nuk ia pakëson kurrë të mirat robit dhe as nuk ia shton gjynahet. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë ditë, njerëzit do shfaqen të ndarë në grupe, që të shpërblehen për veprat e tyre. Kush ka bërë ndonjë të mirë që peshon sa një grimcë, atë do ta gjejë, dhe kush ka bërë ndonjë të keqe që peshon sa një grimcë, atë do ta gjejë.” [Zelzele 6-8]. Allahu i Lartësuar është shumë më Bujar se mund ta mendojmë ne. Ai thotë:Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë... -Allahu e shumëfishon atë nga dhjetëfish e lart, në varësi të sinqeritetit, të rëndësisë së veprës dhe dobisë së saj, në varësi të dashurisë për Zotin, si edhe në varësi të zbatimit të porosive të Profetit (a.s.)....dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij. -Përveç shumëfishimit të veprës, Allahu i Lartësuar jep edhe shpërblim shtesë, për shembull, bën të dashur dhe e zbukuron besimin në zemër, jep sukses për të punuar me dituri e sinqeritet, i mundëson njeriut të jetë bamirës dhe plot mirësi të tjera. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Ebu Abbas Abdullah Ibn Abbas Ibn Abdul-Mutalibi (r.a.) përcjell nga i Profeti (a.s.): “Vërtet Allahu i ka shkruar (e përcaktuar) cilat janë veprat e mira e cilat të këqijat”. Pastaj e sqaroi këtë: “Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë atë si vepër të mirë e të plotë. Atij që dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen atë, Allahu do t’i shkruajë dhjetë të mira, shtatëqind të mira, e më tepër. Atij që dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe, por nuk e kryen atë, Allahu do t’ia shkruajë si një vepër të mirë të plotë. Atij që dëshiron dhe e kryen një vepër të keqe, Allahu i shënon si vetëm një vepër të keqe.” (Muttefekun alejhi).

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.