يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لَا تَغْلُوا۟ فِى دِينِكُمْ وَلَا تَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ ۚ إِنَّمَا ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ ٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥٓ أَلْقَىٰهَآ إِلَىٰ مَرْيَمَ وَرُوحٌۭ مِّنْهُ ۖ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ ۖ وَلَا تَقُولُوا۟ ثَلَٰثَةٌ ۚ ٱنتَهُوا۟ خَيْرًۭا لَّكُمْ ۚ إِنَّمَا ٱللَّهُ إِلَٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ ۖ سُبْحَٰنَهُۥٓ أَن يَكُونَ لَهُۥ وَلَدٌۭ ۘ لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًۭا
O ithtarët e Librit! – mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Perëndinë thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemit, është vetëm Profet i Perëndisë dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemit, dhe shpirt nga Ai. Pra, besoni Perëndisë dhe pejgamberëve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zotra!” Frenohuni (nga kjo); është më mirë për ju. Se, Perëndia është vetëm një Zot – qoftë lavdëruar Ai! – Ai është i dlirët (nga shpifja) për të pasur fëmijë. Të Tij janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia mjafton për rregullimin e Gjithësisë.
Allahu i Lartësuar i ndalon ithtarët e Librit nga teprimi me fenë dhe kalimi i kufijve të vendosur nga Ai. Ata largohen nga veprat që janë të ligjëruara dhe bëjnë ato gjëra që Zoti nuk i ka ligjëruar, madje i ka ndaluar. Kështu, mund të përmendim teprimin e të krishterëve në lidhje me Isain, duke e ngritur atë mbi gradën e profetësisë dhe duke e përshkruar atë me cilësitë që i takojnë vetëm se Allahut të Lartësuar. Më tej, i Lartësuari thotë:O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në fenë tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! -Kjo fjali përmban dy ndalesa dhe një urdhër. Dy ndalesat janë:1. Mos thoni gënjeshtra lidhur me Allahun e Lartësuar.2. Mos flisni pa patur dije rreth emrave, cilësive dhe veprave të Allahut, si edhe për ligjet e profetët e Tij.Ndërsa urdhri është: Thoni të vërtetën për këto çështje që u përmendën më lart. Këto rregulla janë të përgjithshme dhe duhet të zbatohen gjithmonë. Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i zbatojmë ato kur flasim për çështjen e Isait, ndryshe nga ç’veprojnë çifutët dhe të krishterët. Allahu i Lartësuar thotë:Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij(Allahut)që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt(i krijuar)nga Ai. -Fillimisht, thuhet se ai ishte “Resulullah”- i Dërguar i Allahut. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Së dyti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “Fjala e Tij, që ia drejtoi Merjemes..”. Isai u krijua nëpërmjet një fjale të thënë nga Allahu i Lartësuar. Kështu, Isai nuk ishte vetë fjala, porse ai erdhi në ekzistencë nëpërmjet saj. Së treti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “shpirt nga Ai.” Pra, Isai ishte një shpirt i krijuar nga Allahu i Lartësuar, i pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Allahu i Lartësuar dërgoi Xhibrilin, i cili fryu në trupin e Merjemes dhe, me lejen e Allahut, në barkun e saj u ngjiz Isai.Prandaj besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”! Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! -Pasi qartësoi plotësisht të vërtetën rreth Isait, Allahu i Lartësuar urdhëron ithtarët e Librit që të kenë besim të drejtë për Allahun dhe profetët e Tij. Ai urdhëron ata që të largohen nga koncepti i Trinisë dhe besimet e trilluara, sepse kështu është më mirë për ta dhe se kjo është e vetmja mundësi dhe rrugë për të shpëtuar. Çdo rrugë tjetër, që nuk është e bazuar në Shpalljen e Zotit, por thjesht në hamendësime, të çon në shkatërrim. Më pas, Allahu i Lartësuar dëshmon se Ai është i Pastër nga të tilla shpifje dhe trillime, duke thënë:Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. -Ai është i vetmi që meriton adhurimin, prandaj askush e asgjë tjetër nuk duhet të adhurohet së bashku me Të. Ai është i Pastër, i Lartësuar dhe i Madhërishëm që të ketë fëmijë, sepse gjithçka që gjendet në qiell dhe në tokë është krijesë dhe pronë e Tij. Të gjithë janë të nevojshëm, të varfër e të varur tërësisht nga Allahu i Lartësuar. Atëherë, si mund të mendohet që, mes krijesave, të gjendet ndonjë partner apo fëmijë për Të?!Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të …