Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 161–170 of 176

161

وَأَخْذِهِمُ ٱلرِّبَوٰا۟ وَقَدْ نُهُوا۟ عَنْهُ وَأَكْلِهِمْ أَمْوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلْبَٰطِلِ ۚ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَٰفِرِينَ مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۭا

dhe për shkak se ata morën kamatë, duke qenë e ndaluar për ta, dhe për shkak të ngrënies (marrjes) së pasurisë së njerëzve pa të drejtë. Na këtyre mohuesve u kemi përgatitur dënim pikëllues.

Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje(o Muhamed)t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan(për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.Që ata t’i përmbaheshin besës, Ne ngritëm mbi ta malin Tur. Ne u thamë: “Hyni te porta të përulur!”. Gjithashtu, u thamë: “Mos e përdhosni të shtunën!”dhe patëm marë prej tyre një besë të fortë.(Ata u mallkuan)Për shkak të shkeljes së besëlidhjes(me Zotin), të mohimit të shpalljeve të Allahut, të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejtë dhe të thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. Allahu ua vulosi ato (zemrat)për shkak të mohimit të tyre, prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.(Ata u mallkuan)Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes,edhe për shkak se thoshin(me mburrje): “Ne e vramë Mesihun - Isanë, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë.Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kiametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.Për shkak të padrejtësisë së hebrejve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara.Edhe për shkak të përfitimit nga kamata, ndërkohë që e kishin të ndaluar atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm për ata prej tyre që nuk besuan.Kjo kërkesë që ithtarët e Librit i drejtuan Profetit (a.s)buronte nga inati dhe ngaqë nuk e pranonin si profet të Zotit. Ata e bënë këtë kërkesë, duke e caktuar si të vetmin kusht për të besuar Muhamedin (a.s)si profet të Zotit. Kështu, ata i kërkuan Profetit (a.s)që Allahu t’ua zbriste Kur’ânin atyre njëherësh, ashtu sikurse zbriti Teuratin dhe Ungjillin. Kjo ishte padrejtësia dhe injoranca më e madhe, sepse profetët janë thjesht njerëz të udhëzuar dhe të nënshtruar ndaj Zotit, që nuk kanë asnjë çështje në dorën e tyre. Çdo çështje është tërësisht në dorën e Zotit dhe është vetëm Ai që i dërgon profetët dhe u shpall atyre çfarë të dëshirojë. Si mund të kërkohet prej profetëve diçka të cilën e ka në dorë vetëm Zoti? Prandaj, kur mohuesit kërkuan mrekulli prej Profetit a.s, i Lartësuari e urdhëroi këtë të fundit që t’u kujtonte atyre faktin që ai ishte veçse një njeri. Tregon i Lartësuari në suren Isra, ajete 88 - 93: “Thuaj (o Muhamed): “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri-tjetrin”. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej …

An-Nisaa 4:161Listen in Qur'an →
162

لَّٰكِنِ ٱلرَّٰسِخُونَ فِى ٱلْعِلْمِ مِنْهُمْ وَٱلْمُؤْمِنُونَ يُؤْمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ ۚ وَٱلْمُقِيمِينَ ٱلصَّلَوٰةَ ۚ وَٱلْمُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلْمُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ أُو۟لَٰٓئِكَ سَنُؤْتِيهِمْ أَجْرًا عَظِيمًا

Por disa nga ata (Hebrenjt), të cilët janë udhëzuar plotësisht në dijeni dhe muslimanët, - ata besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhammed!) dhe në atë, që është shpallur para teje; e atyre që falin namazin dhe ndajnë zeqatin, dhe atyre që i besojnë Perëndisë dhe Ditën e Kijametit, - këtyre, me siguri do t’u japim shpërblim të madh.

Pasi tregoi të metat e ithtarëve të Librit, Allahu i Lartësuar përmend edhe cilësitë e pjesës së mirë të tyre:Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre dhe besimtarët(e vërtetë), besojnë në atë që të është shpallur ty(O Muhamed)dhe në atë që është shpallur para teje. Kështu besojnë edhe ata që falin rregullisht namazin, dhënësit e zekatit dhe besimtarët(e vërtetë)në Allahun dhe në Ditën e Kijametit. -Pra, janë ata njerëz, në zemrat e të cilëve ka zënë vend dija dhe kanë siguri të plotë në vërtetësinë e fjalës së Allahut, që i besojnë plotësisht Shpalljes që iu zbrit Muhamedit (a.s)dhe shpalljeve që zbritën para tij. Fryte të këtij besimi të saktë janë veprat e mira, si falja e rregullt e namazit dhe dhënia e zekatit, të cilat janë, në fakt, ndër veprat më të mira dhe më të dobishme. Ato janë të tilla, sepse nëpërmjet tyre kultivohet sinqeriteti ndaj Zotit dhe bamirësia ndaj krijesave. Ata gjithashtu besojnë në Ditën e Gjykimit, duke iu frikësuar kërcënimit të Zotit dhe duke shpresuar premtimet e Tij. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Atyre do t’u japim shpërblim të madh. -Ky shpërblim u premtohet atyre, sepse ata kanë dijen e saktë e të dobishme, besimin, punën e mirë në përputhje me këtë besim dhe besimin në të gjithë librat dhe profetët e Zotit, pa përjashtim.

An-Nisaa 4:162Listen in Qur'an →
163

۞ إِنَّآ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ كَمَآ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰ نُوحٍۢ وَٱلنَّبِيِّۦنَ مِنۢ بَعْدِهِۦ ۚ وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْمَٰعِيلَ وَإِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ وَٱلْأَسْبَاطِ وَعِيسَىٰ وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَٰرُونَ وَسُلَيْمَٰنَ ۚ وَءَاتَيْنَا دَاوُۥدَ زَبُورًۭا

Na të kemi dërguar ty shpalljen, ashtu siç i kemi dërguar shpallje Nuhit, dhe pejgamberëve pas tij; e, Ne iu kemi dërguar shpallje edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is’hakut, edhe Jakubit, edhe Isait, edhe Ejjupit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit. E, Dautit ia kemi dhënë (Librin) Zeburin.

Ne të dërguam ty(o Muhamed)me Shpallje, ashtu siç dërguam me Shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç dërguam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin. Edhe Davudit i dhamë Zeburin.(Ne dërguam)Profetë për të cilët të kemi treguar më parë dhe profetë për të cilët nuk të kemi treguar. Ndërsa Musait, Allahu i foli me fjalë.Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai, ashtu sikurse veproi me të gjithë profetët e tjerë, i shpalli Muhamedit a.s, robit dhe Profetit të Tij të zgjedhur, Sheriatin madhështor dhe këto rrëfime të vërteta. Kështu ka vepruar me të gjithë profetët që ka dërguar: i ka pajisur ata me ligj dhe udhëzim të drejtë. Në këto ajete ka shumë dobi. Kështu, ato dëshmojnë se Muhamedi (a.s)nuk është i vetmi profet, sepse para tij janë dërguar shumë profetë të tjerë nga Zoti i Lartësuar. Për këtë arsye, është fare pa vend habia që mohuesit tregojnë për faktin se Zoti i shpalli atij ligj dhe udhëzim. Kjo habi nuk ka asnjë shpjegim, përveç injorancës dhe kryeneçësisë së tyre. Allahu i Lartësuar i solli Muhamedit (a.s)një Shpallje, që në themelet e saj është e njëjtë me shpalljet që u ka dhënë të dërguarve të tjerë. Të gjitha këto shpallje përmbajnë drejtësinë dhe vërtetojnë njëra-tjetrën. Cilësitë e Muhamedit (a.s)janë të njëjta me cilësitë e vëllezërve të tij të tjerë profetë. Ftesa që ai u drejtoi njerëzve është e njëjtë me ftesën e tyre, morali i tij i njëjtë me moralin e tyre, burimi i shpalljeve të tyre është i njëjtë dhe pikësynimi i tyre është po i njëjtë. Kushdo që bën një krahasim të tillë mes tij dhe profetëve të tjerë, me siguri do të arrijë në përfundimin që ai nuk qe kurrsesi një mashtrues apo një sundues zullumqar. Përmendja e këtyre profetëve, duke i lëvduar dhe duke treguar vlerat e tyre, shtojnë imanin e besimtarit dhe dashurinë për ta. Kjo nxit për t’i marrë ata si shembull, për të pasuar traditën dhe rrugën e tyre. Gjithashtu, kjo nxit për të njohur sa më mirë të drejtat ndaj tyre, ashtu sikurse nxit Allahu i Lartësuar në disa ajete, si për shembull: “Selam për Ibrahimin!”, ose: “Selam për Musain dhe Harunin!”, ose: “Selam për Iljasin!” [Saffat 109, 120, 130]. Çdo bamirës meriton një përkujtim të mirë ndër njerëz, në varësi të gradës së bamirësisë së tij. Padyshim të gjithë profetët dhe në mënyrë të veçantë këta të përmendurit janë në gradën më të lartë të ihsanit bamirësisë. Pasi tregoi se u ka dhënë Shpallje të gjithë profetëve, Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë disa profetë, për t’i dalluar ndër të tjerë. Kështu, Ai përmend Daudin (a.s)dhe Librin që ju shpall atij, Zeburin, librin me të cilin Ai e dalloi nga profetët e tjerë. Ndërsa Musait, Allahu i Lartësuar i foli direkt me fjalë, pa ndërmjetës. Madje, Musai njihet gjerësisht si Profeti të cilit i Gjithëmëshirshmi i foli drejtpërdrejt. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se jo për të gjithë profetët i ka rrëfyer Profetit të Tij të fundit, Muhamedit a.s. Kjo tregon se numri i …

An-Nisaa 4:163Listen in Qur'an →
164

وَرُسُلًۭا قَدْ قَصَصْنَٰهُمْ عَلَيْكَ مِن قَبْلُ وَرُسُلًۭا لَّمْ نَقْصُصْهُمْ عَلَيْكَ ۚ وَكَلَّمَ ٱللَّهُ مُوسَىٰ تَكْلِيمًۭا

(Na kemi dërguar) edhe pejgamberë, për të cilët, të kemi treguar më parë dhe pejgamberë për të cilët nuk të kemi treguar ty. E, Perëndia, me siguri, ka biseduar me Musain.

Ne të dërguam ty(o Muhamed)me Shpallje, ashtu siç dërguam me Shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç dërguam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin. Edhe Davudit i dhamë Zeburin.(Ne dërguam)Profetë për të cilët të kemi treguar më parë dhe profetë për të cilët nuk të kemi treguar. Ndërsa Musait, Allahu i foli me fjalë.Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai, ashtu sikurse veproi me të gjithë profetët e tjerë, i shpalli Muhamedit a.s, robit dhe Profetit të Tij të zgjedhur, Sheriatin madhështor dhe këto rrëfime të vërteta. Kështu ka vepruar me të gjithë profetët që ka dërguar: i ka pajisur ata me ligj dhe udhëzim të drejtë. Në këto ajete ka shumë dobi. Kështu, ato dëshmojnë se Muhamedi (a.s)nuk është i vetmi profet, sepse para tij janë dërguar shumë profetë të tjerë nga Zoti i Lartësuar. Për këtë arsye, është fare pa vend habia që mohuesit tregojnë për faktin se Zoti i shpalli atij ligj dhe udhëzim. Kjo habi nuk ka asnjë shpjegim, përveç injorancës dhe kryeneçësisë së tyre. Allahu i Lartësuar i solli Muhamedit (a.s)një Shpallje, që në themelet e saj është e njëjtë me shpalljet që u ka dhënë të dërguarve të tjerë. Të gjitha këto shpallje përmbajnë drejtësinë dhe vërtetojnë njëra-tjetrën. Cilësitë e Muhamedit (a.s)janë të njëjta me cilësitë e vëllezërve të tij të tjerë profetë. Ftesa që ai u drejtoi njerëzve është e njëjtë me ftesën e tyre, morali i tij i njëjtë me moralin e tyre, burimi i shpalljeve të tyre është i njëjtë dhe pikësynimi i tyre është po i njëjtë. Kushdo që bën një krahasim të tillë mes tij dhe profetëve të tjerë, me siguri do të arrijë në përfundimin që ai nuk qe kurrsesi një mashtrues apo një sundues zullumqar. Përmendja e këtyre profetëve, duke i lëvduar dhe duke treguar vlerat e tyre, shtojnë imanin e besimtarit dhe dashurinë për ta. Kjo nxit për t’i marrë ata si shembull, për të pasuar traditën dhe rrugën e tyre. Gjithashtu, kjo nxit për të njohur sa më mirë të drejtat ndaj tyre, ashtu sikurse nxit Allahu i Lartësuar në disa ajete, si për shembull: “Selam për Ibrahimin!”, ose: “Selam për Musain dhe Harunin!”, ose: “Selam për Iljasin!” [Saffat 109, 120, 130]. Çdo bamirës meriton një përkujtim të mirë ndër njerëz, në varësi të gradës së bamirësisë së tij. Padyshim të gjithë profetët dhe në mënyrë të veçantë këta të përmendurit janë në gradën më të lartë të ihsanit bamirësisë. Pasi tregoi se u ka dhënë Shpallje të gjithë profetëve, Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë disa profetë, për t’i dalluar ndër të tjerë. Kështu, Ai përmend Daudin (a.s)dhe Librin që ju shpall atij, Zeburin, librin me të cilin Ai e dalloi nga profetët e tjerë. Ndërsa Musait, Allahu i Lartësuar i foli direkt me fjalë, pa ndërmjetës. Madje, Musai njihet gjerësisht si Profeti të cilit i Gjithëmëshirshmi i foli drejtpërdrejt. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se jo për të gjithë profetët i ka rrëfyer Profetit të Tij të fundit, Muhamedit a.s. Kjo tregon se numri i …

An-Nisaa 4:164Listen in Qur'an →
165

رُّسُلًۭا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى ٱللَّهِ حُجَّةٌۢ بَعْدَ ٱلرُّسُلِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًۭا

(Na kemi dërguar) pejgamberë, sihariques dhe lajmërues (frikën), që njerëzit të mos kenë ndonjë vërejtje ndaj Perëndisë, pas ardhjes së pejgamberëve. Se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Ne të dërguam ty(o Muhamed)me Shpallje, ashtu siç dërguam me Shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç dërguam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin. Edhe Davudit i dhamë Zeburin.(Ne dërguam)Profetë për të cilët të kemi treguar më parë dhe profetë për të cilët nuk të kemi treguar. Ndërsa Musait, Allahu i foli me fjalë.Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai, ashtu sikurse veproi me të gjithë profetët e tjerë, i shpalli Muhamedit a.s, robit dhe Profetit të Tij të zgjedhur, Sheriatin madhështor dhe këto rrëfime të vërteta. Kështu ka vepruar me të gjithë profetët që ka dërguar: i ka pajisur ata me ligj dhe udhëzim të drejtë. Në këto ajete ka shumë dobi. Kështu, ato dëshmojnë se Muhamedi (a.s)nuk është i vetmi profet, sepse para tij janë dërguar shumë profetë të tjerë nga Zoti i Lartësuar. Për këtë arsye, është fare pa vend habia që mohuesit tregojnë për faktin se Zoti i shpalli atij ligj dhe udhëzim. Kjo habi nuk ka asnjë shpjegim, përveç injorancës dhe kryeneçësisë së tyre. Allahu i Lartësuar i solli Muhamedit (a.s)një Shpallje, që në themelet e saj është e njëjtë me shpalljet që u ka dhënë të dërguarve të tjerë. Të gjitha këto shpallje përmbajnë drejtësinë dhe vërtetojnë njëra-tjetrën. Cilësitë e Muhamedit (a.s)janë të njëjta me cilësitë e vëllezërve të tij të tjerë profetë. Ftesa që ai u drejtoi njerëzve është e njëjtë me ftesën e tyre, morali i tij i njëjtë me moralin e tyre, burimi i shpalljeve të tyre është i njëjtë dhe pikësynimi i tyre është po i njëjtë. Kushdo që bën një krahasim të tillë mes tij dhe profetëve të tjerë, me siguri do të arrijë në përfundimin që ai nuk qe kurrsesi një mashtrues apo një sundues zullumqar. Përmendja e këtyre profetëve, duke i lëvduar dhe duke treguar vlerat e tyre, shtojnë imanin e besimtarit dhe dashurinë për ta. Kjo nxit për t’i marrë ata si shembull, për të pasuar traditën dhe rrugën e tyre. Gjithashtu, kjo nxit për të njohur sa më mirë të drejtat ndaj tyre, ashtu sikurse nxit Allahu i Lartësuar në disa ajete, si për shembull: “Selam për Ibrahimin!”, ose: “Selam për Musain dhe Harunin!”, ose: “Selam për Iljasin!” [Saffat 109, 120, 130]. Çdo bamirës meriton një përkujtim të mirë ndër njerëz, në varësi të gradës së bamirësisë së tij. Padyshim të gjithë profetët dhe në mënyrë të veçantë këta të përmendurit janë në gradën më të lartë të ihsanit bamirësisë. Pasi tregoi se u ka dhënë Shpallje të gjithë profetëve, Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë disa profetë, për t’i dalluar ndër të tjerë. Kështu, Ai përmend Daudin (a.s)dhe Librin që ju shpall atij, Zeburin, librin me të cilin Ai e dalloi nga profetët e tjerë. Ndërsa Musait, Allahu i Lartësuar i foli direkt me fjalë, pa ndërmjetës. Madje, Musai njihet gjerësisht si Profeti të cilit i Gjithëmëshirshmi i foli drejtpërdrejt. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se jo për të gjithë profetët i ka rrëfyer Profetit të Tij të fundit, Muhamedit a.s. Kjo tregon se numri i …

An-Nisaa 4:165Listen in Qur'an →
166

لَّٰكِنِ ٱللَّهُ يَشْهَدُ بِمَآ أَنزَلَ إِلَيْكَ ۖ أَنزَلَهُۥ بِعِلْمِهِۦ ۖ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَشْهَدُونَ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًا

Perëndia dëshmon Profetninë tënde (o Muhammed!) me atë që ta ka shpallur ty, të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij – edhe engjëjt dëshmojnë (këtë), e Perëndia, të mjafton ty dëshmitar.

Por Allahu dëshmon se atë(shpallje)që ta zbriti ty, ta zbriti nga dija e Vet dhe melekët dëshmojnë. Por mjafton që Allahu është dëshmues. -Pasi bëri të ditur se i solli Shpallje Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.), ashtu sikurse u kishte sjellë vëllezërve të tij profetë më herët, Allahu i Lartësuar dëshmon Vetë për saktësinë dhe vërtetësinë e kësaj Shpalljeje. Kështu, Allahu i Lartësuar dëshmon se e ka shpallur Kur’ânin “nga dija e Vet”. Shprehja “nga dija e Vet” mund të kuptohet në dy mënyra:1. “Ta zbriti nga dija e Vet”, domethënë, kjo Shpallje, të cilën e ka zbritur Allahu i Lartësuar, përmban në vetvete dituri prej dijes së Zotit. Ajo përmban dituri hyjnore, dispozita ligjore dhe rrëfime të panjohura, të cilat janë një pjesë e dijes së Zotit dhe që Ai ua mëson robërve të Tij nëpërmjet kësaj Shpalljeje.2. “Ta zbriti nga dija e Vet”, domethënë, kjo Shpallje ka zbritur me djeninë e plotë të Allahut të Lartësuar, prandaj dhe Ai dëshmon për vërtetësinë e saj të padiskutueshme.Është Allahu i Lartësuar Ai që e shpalli Kur’ânin me urdhëresa, ndalesa dhe dispozita të rëndësishme, dhe këtë e bëri me dijen e Tij të plotë dhe absolute. Ai e di se çfarë përmban ky libër dhe e gjithë shpallja, të cilën ia përcolli Profetit të fundit, dhe e dinte shumë mirë gjendjen e atij të cilit ia shpalli këtë libër. Ai e dinte shumë mirë se Profeti i ftoi pa u lodhur njerëzit në adhurimin e Zotit të tyre, prandaj çdokush që e besoi dhe iu përgjigj ftesës së Profetit do të konsiderohet si miku i Zotit, ndërsa çdokush që e mohoi dhe shprehu armiqësi ndaj Profetit do të konsiderohet armiku i Zotit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi profetin Muhamed a.s, duke i dhuruar fitore pas fitoreje, duke iu përgjigjur lutjeve të tij, duke poshtëruar armiqtë e tij dhe ndihmuar miqtë e tij. E ku ka dëshmi më të madhe dhe më të qartë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e këtij Profeti, sesa këto që u përmendën. Për çështjet e mëdha dhe të rëndësishme kërkohen dëshmi të forta, nga dëshmuesit më të rëndësishëm, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai është Zbatuesi i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit.” [Al imran 18]. Mjafton, pra, Allahu si dëshmues.

An-Nisaa 4:166Listen in Qur'an →
167

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ قَدْ ضَلُّوا۟ ضَلَٰلًۢا بَعِيدًا

Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Perëndisë, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë.

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi rreth shpalljeve të profetëve dhe në mënyrë të veçantë për shpalljen dhuruar Profetit të fundit, Muhamedit a.s. Ai dëshmoi për saktësinë dhe vërtetësinë e tyre. Po kështu kanë dëshmuar edhe melekët e Tij. Kjo tregon se shpalljet janë të vërteta, prandaj është detyrë që të pohohen, të besohet gjithçka e sjellë në to dhe të punohet dhe jetohet sipas tyre. Në ajetet në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon të gjithë ata që mohojnë shpalljet e Tij, duke thënë:Ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur shumë larg prej Udhës së Drejtë. -Këta jo vetëm që e mohuan dhe refuzuan Shpalljen për veten e tyre, por penguan edhe të tjerët nga rruga e Zotit. Këta janë udhëheqësit e kufrit dhe ftuesit për në rrugën e humbjes. Në fakt, ata kanë humbur shumë larg prej udhës së drejtë. E kush mund të jetë më i humbur dhe devijuar sesa ai që ka humbur vetveten dhe devijon të tjerët, duke u ngarkuar me gjynahe të shumëfishuara?! Këta janë shumë larg nga e vërteta dhe nga falja e Zotit. Për ta, Ai thotë:

An-Nisaa 4:167Listen in Qur'an →
168

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَظَلَمُوا۟ لَمْ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلَا لِيَهْدِيَهُمْ طَرِيقًا

Ata që nuk besojnë dhe bëjnë zullum, Perëndia nuk i falë ata, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge,

Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.... -Kufri është padrejtësia më e madhe, por, megjithatë, Allahu i Madhëruar ka shtuar e ka thënë: “...dhe bëjnë padrejtësi...”. Kjo është bërë për të treguar se sa të thelluar dhe të shfrenuar kanë qenë në kufrin e tyre. Ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe gjithçka që duhej të besohej dhe të respektohej, por kanë bërë vepra të këqija dhe padrejtësi, të diktuara nga kufri i tyre, duke u zhytur thellë në të. Këta janë shumë larg faljes së Allahut të Lartësuar dhe udhëzimit në rrugën e drejtë, dhe kjo ndodh për shkak të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar për ta thotë: “Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë”. Falja e Zotit dhe udhëzimi i Tij janë shumë larg tyre. Shkak për këtë u bënë vazhdimësia e tyre në kalimin e kufijve të Zotit dhe thellimi në kufrin e tyre. Njerëzve me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar ua vulos zemrat dhe ua mbyll dyert e udhëzimit, duke i shpërblyer pikërisht me atë që kanë fituar me duart e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. Ai thotë:Dhe kjo për Allahun është e lehtë. -Allahu i Lartësuar nuk u kushton asnjë lloj rëndësie atyre dhe as nuk i vështron, sepse ata nuk meritojnë të mirën. Ata meritojnë veçse atë që vetë e kanë zgjedhur.

An-Nisaa 4:168Listen in Qur'an →
169

إِلَّا طَرِيقَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًۭا

përveç në rrugën e skëterrës, në të cilën do të qëndrojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë, - e, kjo për Perëndinë është lehtë.

Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.... -Kufri është padrejtësia më e madhe, por, megjithatë, Allahu i Madhëruar ka shtuar e ka thënë: “...dhe bëjnë padrejtësi...”. Kjo është bërë për të treguar se sa të thelluar dhe të shfrenuar kanë qenë në kufrin e tyre. Ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe gjithçka që duhej të besohej dhe të respektohej, por kanë bërë vepra të këqija dhe padrejtësi, të diktuara nga kufri i tyre, duke u zhytur thellë në të. Këta janë shumë larg faljes së Allahut të Lartësuar dhe udhëzimit në rrugën e drejtë, dhe kjo ndodh për shkak të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar për ta thotë: “Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë”. Falja e Zotit dhe udhëzimi i Tij janë shumë larg tyre. Shkak për këtë u bënë vazhdimësia e tyre në kalimin e kufijve të Zotit dhe thellimi në kufrin e tyre. Njerëzve me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar ua vulos zemrat dhe ua mbyll dyert e udhëzimit, duke i shpërblyer pikërisht me atë që kanë fituar me duart e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. Ai thotë:Dhe kjo për Allahun është e lehtë. -Allahu i Lartësuar nuk u kushton asnjë lloj rëndësie atyre dhe as nuk i vështron, sepse ata nuk meritojnë të mirën. Ata meritojnë veçse atë që vetë e kanë zgjedhur.

An-Nisaa 4:169Listen in Qur'an →
170

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُمُ ٱلرَّسُولُ بِٱلْحَقِّ مِن رَّبِّكُمْ فَـَٔامِنُوا۟ خَيْرًۭا لَّكُمْ ۚ وَإِن تَكْفُرُوا۟ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا

O njerëz! Pejgamberi, madje ua ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj; andaj, besoni – se (kjo) për ju është më mirë! E në qoftë se, nuk besoni (Perëndisë nuk i dëmtoni asgjë), dinie se të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. E, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

O njerëz! Juve ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj besoni, se kjo është më mirë për ju! -Allahu i Lartësuar urdhëron të gjithë njerëzit që ta besojnë Atë dhe Profetin e Tij, Muhamedin a.s. Ai tregon edhe shkakun që duhet të na shtyjë për ta besuar Atë, dobinë e këtij besimi dhe dëmin e shpërfilljes dhe të mosbesimit tek Ai. Shkaku që duhet të na shtyjë ta besojmë Profetin është fakti se ai erdhi me të vërtetën e sigurt nga Zoti i tij. Vetë ardhja e tij ishte e drejtë, ligji që ai solli prej Zotit të tij është i drejtë. Çdo njeri i logjikshëm e di se lënia e krijesave në injorancë dhe në kufër, pa u sjellë atyre një shpallje si udhëzim për ta, bie ndesh me urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Kështu, dërgimi i Profetit është shenjë e urtësisë dhe mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar, sepse nëpërmjet atij, krijesat arrijnë të dallojnë udhëzimin e drejtë nga humbja, të vërtetën nga e kota. Mjafton të shohësh në përmbajtjen e Shpalljes që ai solli nga Zoti i tij, për të gjykuar se ai ishte vërtet profet nga Zoti. Kjo siguri shtohet akoma më shumë nëse meditojmë thellë rreth Sheriatit dhe porosive të mrekullueshme të Profetit për njerëzimin. Në Shpalljen që ai solli prej Zotit të tij gjenden rrëfime të panjohura të së kaluarës dhe të së ardhmes, përshkrime rreth Allahut të Lartësuar dhe Ditës së Gjykimit etj., të cilat mund të njihen veçse nëpërmjet shpalljeve hyjnore. Ky Profet ka urdhëruar për çdo të mirë, për ndjekjen e rrugës së drejtë, për mbajtjen e drejtësisë, për sinqeritet dhe vërtetësi, për ruajtjen e lidhjeve që duhen ruajtur, për moral të mirë, fisnikëri dhe bujari. Ai ka ndaluar nga çdo e keqe, nga kalimi i kufijve dhe padrejtësia, nga morali i keq, nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, nga shpërfillja dhe nëpërkëmbja e të drejtave të krijesave etj. Të tilla porosi të mrekullueshme dhe të domosdoshme për shoqërinë njerëzore, sidomos në atë kohë, nuk të lenë asnjë dyshim, por të japin bindjen e plotë se me të vërtetë ai ishte profet i dërguar nga Zoti. Sa më shumë ta njohë njeriu këtë Shpallje, aq më shumë i shtohet besimi dhe siguria për vërtetësinë e Profetit. Këto që përmendëm janë të gjitha shkaqe që duhet të na shtyjnë ta besojmë këtë Profet. Për sa i përket dobisë dhe mirësisë që sjell besimi në profetin Muhamed a.s, Allahu i Lartësuar ka thënë se besimi tek ai është më mirë për ne. Kështu besimi është më mirë për besimtarët, është më i mirë për trupin, për zemrat dhe shpirtrat e tyre, më i mirë për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Besimi te ky Profet është më i mirë për besimtarët, për shkak të mirësive dhe dobive që lidhen ngushtë me këtë besim. Çdo shpërblim, qoftë ai në këtë botë apo i premtuar për në ahiret, është fryt i imanit, fitore dhe ndihmë nga Zoti. Udhëzimi në rrugën e drejtë, dija e vërtetë, e sigurt dhe e dobishme, veprat e mira sipas kësaj dijeje, çdo lumturi dhe gëzim, madje edhe Xheneti e gjithçka që ai përmban, të gjitha këto vijnë nga besimi i drejtë dhe i saktë te profeti Muhamed a.s. Nga ana e kundërt, çdo vuajtje dhe dëshpërim i kësaj dynjaje dhe i ahiretit vjen nga mungesa e këtij imani ose nga mangësia e tij. Dëmet që sjell mosbesimi te profeti Muhamed (a.s)janë pikërisht të …

An-Nisaa 4:170Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.