وَأَخْذِهِمُ ٱلرِّبَوٰا۟ وَقَدْ نُهُوا۟ عَنْهُ وَأَكْلِهِمْ أَمْوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلْبَٰطِلِ ۚ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَٰفِرِينَ مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۭا
dhe për shkak se ata morën kamatë, duke qenë e ndaluar për ta, dhe për shkak të ngrënies (marrjes) së pasurisë së njerëzve pa të drejtë. Na këtyre mohuesve u kemi përgatitur dënim pikëllues.
Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje(o Muhamed)t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan(për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.Që ata t’i përmbaheshin besës, Ne ngritëm mbi ta malin Tur. Ne u thamë: “Hyni te porta të përulur!”. Gjithashtu, u thamë: “Mos e përdhosni të shtunën!”dhe patëm marë prej tyre një besë të fortë.(Ata u mallkuan)Për shkak të shkeljes së besëlidhjes(me Zotin), të mohimit të shpalljeve të Allahut, të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejtë dhe të thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. Allahu ua vulosi ato (zemrat)për shkak të mohimit të tyre, prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.(Ata u mallkuan)Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes,edhe për shkak se thoshin(me mburrje): “Ne e vramë Mesihun - Isanë, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë.Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kiametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.Për shkak të padrejtësisë së hebrejve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara.Edhe për shkak të përfitimit nga kamata, ndërkohë që e kishin të ndaluar atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm për ata prej tyre që nuk besuan.Kjo kërkesë që ithtarët e Librit i drejtuan Profetit (a.s)buronte nga inati dhe ngaqë nuk e pranonin si profet të Zotit. Ata e bënë këtë kërkesë, duke e caktuar si të vetmin kusht për të besuar Muhamedin (a.s)si profet të Zotit. Kështu, ata i kërkuan Profetit (a.s)që Allahu t’ua zbriste Kur’ânin atyre njëherësh, ashtu sikurse zbriti Teuratin dhe Ungjillin. Kjo ishte padrejtësia dhe injoranca më e madhe, sepse profetët janë thjesht njerëz të udhëzuar dhe të nënshtruar ndaj Zotit, që nuk kanë asnjë çështje në dorën e tyre. Çdo çështje është tërësisht në dorën e Zotit dhe është vetëm Ai që i dërgon profetët dhe u shpall atyre çfarë të dëshirojë. Si mund të kërkohet prej profetëve diçka të cilën e ka në dorë vetëm Zoti? Prandaj, kur mohuesit kërkuan mrekulli prej Profetit a.s, i Lartësuari e urdhëroi këtë të fundit që t’u kujtonte atyre faktin që ai ishte veçse një njeri. Tregon i Lartësuari në suren Isra, ajete 88 - 93: “Thuaj (o Muhamed): “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri-tjetrin”. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej …