Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 131–140 of 176

131

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ وَإِن تَكْفُرُوا۟ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدًۭا

Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiell dhe në Tokë. Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Druajuni Perëndisë! E, nëse mohoni (do të ndëshkoheni). Se, me të vërtetë, të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë, (e mohimi i juaj nuk i bën dëm). Dhe, se, Perëndia është i lavdëruar dhe s’ka nevojë për asgjë”.

Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. -Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjithëpërfshirjes së pushtetit dhe mbretërimit të Tij. Ky pushtet i jep të drejtën Atij që të veprojë dhe të administojë të gjitha çështjet në gjithësinë, që Vetë e ka krijuar. Është Ai që vendos ligjet, qofshin ato në lidhje me funksionimin e kësaj gjithësie, qofshin në lidhje me Sheriatin. Ndër ligjet që kanë të bëjnë me Sheriatin, është edhe porosia për t’u pajisur me devotshmëri:Ne i kemi porositur ata që iu dha Libri para jush, ashtu si edhe ju, që ta keni frikë Allahun. -Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar të parët dhe të fundit njerëz, nëpërmjet librave hyjnorë, që të jenë të devotshëm dhe t’i frikësohen Atij. Ky urdhër për devotshmëri sigurisht që është shoqëruar me shumë ligje e norma, që rregullojnë marrëdhëniet e robërve me Zotin dhe mes njëri-tjetrit. Ai është shoqëruar edhe me përgëzim për shpërblim të përjetshëm dhe të pamasë për ata që iu përmbahen këtyre ligjeve e normave, dhe me paralajmërim për ndëshkim dhe vuajtje të përjetshme për ata që i shpërfillin dhe nuk iu përmbahen atyre. Më pas, i Lartësuari thotë:Por nëse ju e mohoni Atë,(ta dini se)të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Allahu është(i Pasur)Jonevojtar e i Lavdëruar. -Nëse ju mohoni Zotin dhe e shpërfillni porosinë e Tij për të qenë të devotshëm, nëse ju i konsideroni idhujt si të barabartë me Zotin, gjë për të cilën nuk keni asnjë provë nga Zoti, atëherë ju, në këtë mënyrë, dëmtoni veçse veten tuaj, dhe kurrsesi Zotin. Mosbesimi, idhujtaria dhe mosbindja juaj nuk e pakësojnë aspak pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Nëse ju e mohoni, dijeni se Atë e adhurojnë me përkushtim dhe bindje të plotë adhurues që janë më të mirë dhe më të mëdhenj se ju. El Ganij është një nga emrat e Allahut të Lartësuar, që do të thotë: Jonevojtar, i Pasur i tillë që nuk ka nevojë për asgjë, por gjithçka ka nevojë për Të. Ai është Bujari e Bamirësi absolut. Bujaria dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar burojnë nga mëshira e Tij, të cilën kurrë nuk mund ta shterojnë shpenzimet dhe dhuratat që Ai jep natë e ditë. Sikur të gjithë banorët e qiejve dhe të tokës, të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhinët, të mblidheshin së bashku dhe secili prej tyre të kërkonte çdo gjë që të dëshironte, kjo nuk do ta pakësonte aspak pasurinë e Tij, sepse Ai është Xheu-uâd (Bamirës), i Pasur dhe i Plotpushtetshëm. Mirësia që Allahu i Lartësuar dëshiron për krijesat bëhet thjesht me një fjalë. Edhe kur dëshiron të godasë me ndëshkimin e Tij, kjo bëhet veç me një fjalë. Çdo gjë që Ai dëshiron bëhet me fjalën e Tij: “Kun!” -“Bëhu!”. Allahu i Lartësuar s’ka nevojë për adhurimet tona, sepse Ai është absolut në të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij. Të qenurit i varfër dhe nevojtar janë cilësi mangësie, prandaj nuk kanë lidhje me të Madhërishmin. Atij i takon çdo cilësi dhe përshkrim i plotë, prandaj dhe është i Pashoq dhe i Pakrahasueshëm. Asnjë krijesë nuk i ngjan Atij. Duke qenë Jonevojtar, Allahu i Lartësuar nuk ka grua apo fëmijë, nuk ka partner a bashkëpunëtor në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai nuk ka nevojë për ndihmës në mbretërimin e Tij. Ai është i Pasuri Jonevojtar, për mëshirën, furnizimin dhe përkujdesjen e të …

An-Nisaa 4:131Listen in Qur'an →
132

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا

Të Perëndisë janë të gjitha çka gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia është i mjaftueshëm për udhëheqjen e të gjithave.

Të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Mjafton që Allahu është Mbrojtësi(e Kujdestari)juaj! -Këtu i Lartësuari flet për përfshirjen në pushtetin e Tij të gjithçkaje në qiell dhe në tokë dhe për faktin se Ai është Mbrojtësi e Kujdestari, që kujdeset për çdo çështje, me dijen dhe urtësinë e Tij absolute. Kujdestari i një çështjeje duhet të jetë i ditur për atë çështje dhe të ketë fuqinë e pushtetin për ta përmbushur atë në formën e duhur dhe me urtësi. Çdo mangësi në dije, pushtet dhe urtësi është dobësi e kujdestarit, ndërsa Allahu është i pastër nga çdo mangësi.

An-Nisaa 4:132Listen in Qur'an →
133

إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ أَيُّهَا ٱلنَّاسُ وَيَأْتِ بِـَٔاخَرِينَ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرًۭا

E, nëse don (Ai), ju shporr juve or njerëz, e i bie (një palë) të tjerë. Perëndia ka fuqi për këtë.

Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është Fuqiplotë ta bëjë këtë. -Kuptimi: Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për ju. Ai është i Lavdëruari. Ai është i Plotpushtetshmi, që, nëse dëshiron t’ju zhdukë dhe të sjellë të tjerë, askush nuk mund ta kundërshtojë vendimin e Tij. Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju dhe sjell njerëz të tjerë, që të jenë të bindur dhe më të mirë se ju. Ky është një kërcënim i hapur për njerëzit që vazhdojnë të enden në kufër, duke i kthyer shpinën Zotit të tyre. Asgjë nuk e ndalon Zotin që t’i ndëshkojë ata, nëse vazhdojnë të mos i binden dhe ta mohojnë, por Ai i afatizon ata; i afatizon, por nuk i harron.

An-Nisaa 4:133Listen in Qur'an →
134

مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًۭا

Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote – (le ta dijë), se te Perëndia janë shpërblimi i kësaj dhe i botës tjetër. Perëndia dëgjon dhe vështron çdo gjë.

Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote,(le ta dijë se)tek Allahu është shpërblimi edhe i kësaj bote edhe i botës tjetër. -Allahu i Lartësuar na tregon se ata që kanë si qëllim vetëm arritjen e mirësive të kësaj dynjaje, duke mos i dhënë asnjë rëndësi ahiretit, ata me të vërtetë kanë një qëllim dritëshkurtër dhe fatkeq. Për më tepër që, edhe pse i përkushtohen tërësisht kësaj dynjaje, ata do të arrijnë prej saj veçse atë që Zoti u ka bërë për pjesë. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Mbretëruesi i vetëm i kësaj gjithësie dhe vetëm në dorën e Tij janë mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, prandaj njeriu duhet t’i lutet vetëm Atij dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetet dhe të kërkojë ndihmë për t’i arritur qëllimet e dynjasë dhe të ahiretit. Njeriu duhet ta dijë mirë se mirësitë e Allahut, në të dyja jetët, arrihen veçse nëpërmjet bindjes dhe nënshtrimit ndaj Tij. Ai duhet të bindet se çelësi i suksesit në çështjet e dynjasë dhe të ahiretit është mbështetja e plotë vetëm tek Allahu, duke i shprehur pamundësinë dhe nevojën Atij në mënyrë të vazhdueshme. Allahu i Madhërishëm është i Gjithëditur dhe i Urtë në përcaktimin e Tij. Ai i jep sukses atij që e meriton atë dhe privon atë që e meriton të privohet. Allahu është i Urtë kur jep dhe kur nuk jep, prandaj thotë:Allahu Dëgjon dhe Shikon gjithçka. -Ai i dëgjon dhe shikon veprat e robërve dhe synimet e tyre. Prandaj udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. Ai do të shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e tij të gjithë sipas asaj që kanë paraqitur dhe e meritojnë.

An-Nisaa 4:134Listen in Qur'an →
135

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُونُوا۟ قَوَّٰمِينَ بِٱلْقِسْطِ شُهَدَآءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمْ أَوِ ٱلْوَٰلِدَيْنِ وَٱلْأَقْرَبِينَ ۚ إِن يَكُنْ غَنِيًّا أَوْ فَقِيرًۭا فَٱللَّهُ أَوْلَىٰ بِهِمَا ۖ فَلَا تَتَّبِعُوا۟ ٱلْهَوَىٰٓ أَن تَعْدِلُوا۟ ۚ وَإِن تَلْوُۥٓا۟ أَوْ تُعْرِضُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًۭا

O besimtarë! Bëhuni ithtarë të së vërtetës, duke dëshmuar në emër të Perëndisë, ajo qoftë madje edhe kundër jush, ose kundër prindërve dhe të afërmëve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Perëndia është për ata, vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! E, nëse ju ngatërroni dëshminë ose tërhiqeni (nga të dëshmuarit), Perëndia, me të vërtetë di ate ç’punoni ju.

O ju që keni besuar, të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut... -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të jenë vazhdimisht dëshmues të së drejtës, për hir të Allahut. Pra, nuk thotë thjesht: “Jini dëshmues të së drejtës”, por: “jini gjithmonë, në çdo rast dhe gjendje, në anën e të drejtës”. Drejtësia është plotësimi i hakut të Zotit dhe i hakut të krijesave. Por çdo të thotë të jesh i drejtë në plotësimin e hakut të Zotit? Do të thotë që mirësitë e dhuruara prej Tij, - dhe të gjitha mirësitë janë prej Tij - të mos i shfrytëzosh duke bërë poshtërsi ndaj Tij. Përkundrazi, ato duhet të jenë ndihmëse dhe nxitëse për ta adhuruar Allahun sa më mirë dhe për t’iu nënshtruar Atij, në shenjë mirënjohjeje dhe përunjësie për mirësitë e Tij. Ndërsa drejtësia në dhënien e hakut të krijesave arrihet duke plotësuar detyrimet dhe përgjegjësitë kundrejt tyre, ashtu sikurse kërkon prej tyre të përmbushin detyrimet kundrejt teje. Për shembull, të plotësosh shpenzimet e detyrueshme, të lash borxhet dhe t’i trajtosh njerëzit sikurse dëshiron të të trajtojnë ty, me edukatë dhe moral të pranueshëm, etj. Një nga aspektet më të rëndësishme të mbajtjes së drejtësisë është ajo në dëshmi. Nuk lejohet që të gjykojmë në favor të një dëshmie thjesht se ashtu na pëlqen apo se ashtu e ndiejmë. Gjykimi duhet të ndërtohet mbi të vërtetën dhe faktet. Drejtësia kërkon që të mos e fshehësh dëshminë, qoftë ajo edhe kundër të dashurve të tu. I Lartësuari thotë:...edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve tuaj, qoftë ai(për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, sepse Allahu është më i ditur rreth tyre. -Mos mbani anën e pasanikut, për shkak të pasurisë së tij, dhe as anën e fakirit, për hir të dhembshurisë për të, por thjesht dëshmoni të vërtetën, në anën e kujtdo qoftë ajo. Dëshmia e të vërtetës dhe qëndrimi gjithmonë në anën e saj janë ndër cilësitë më të mëdha treguese të besimit të njeriut dhe të gradës së tij në Islam. Kushdo që synon të shpëtojë dhe ta lartësojë veten, le të kujdeset që gjithmonë të jetë në anën e së vërtetës. Le të jetë ky qëllim i përhershëm, duke larguar prej vetes çdo gjë që pengon për të qenë i drejtë dhe për të vepruar sipas saj. Duke qenë se penguesi më i madh nga drejtësia është pasimi i epsheve dhe i dëshirave, Allahu i Lartësuar na këshillon dhe thotë:Mos ndiqni emocionet e t’i shmangeni drejtësisë! -Mos pasoni ato dëshira tuaja që kundërshtojnë të vërtetën, sepse kështu do të largoheni shumë nga e drejta dhe nuk do t’ju jepet mundësi për të gjetur udhëzimin. Dëshirat e pakontrolluara ose të verbojnë, duke bërë që ta shohësh të vërtetën si të gabuar dhe të gabuarën si të vërtetë, ose do ta njohësh të vërtetën, por do ta braktisësh atë, për shkak të këtyre dëshirave. Pra, ai që disiplinon dëshirat dhe pasionet e tij, do të ketë sukses në gjetjen e së vërtetës dhe do të udhëzohet në të rrugën e drejtë. Pasi na qartëson se është detyrë për ne që t’i përmbahemi të vërtetës dhe të drejtës, Allahu na ndaloi edhe nga e kundërta e kësaj:Nëse shtrëmbëroni faktet ose tërhiqeni(nga drejtësia),... -Ai na ndalon nga të shprehurit me paqartësi, me qëllim për të shtrembëruar të …

An-Nisaa 4:135Listen in Qur'an →
136

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ ءَامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَٰبِ ٱلَّذِى نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَٰبِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِن قَبْلُ ۚ وَمَن يَكْفُرْ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَٰلًۢا بَعِيدًا

O besimtarë! Besoni Perëndinë, Pejgamberin e Tij, Librin, që ia ka dërguar Pejgamberit të Vet dhe Librin, që e ka dërguar më parë. E ai që nuk beson Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij, pejgamberët e Tij dhe Ditën e Kijametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prj udhës së drejtë.

Mësoje se urdhri për të besuar mund t’u drejtohet ose atyre që ende nuk e kanë atë, ose atyre që e kanë atë. Në rastin e parë, urdhri është fillimisht për të besuar, sikurse është urdhri që u drejtohet jobesimtarëve: “O ju njerëzit e Librit! Besojeni atë (Kur'anin) që e shpallëm si vërtetues të atij që keni në duar, para se t'jua fshijmë (shqisat nga) fytyrat dhe t’jua kthejmë ato prapa koke, ose t’ju mallkojmë siç i mallkuam ata (shkelësit e ligjit)të së shtunës. Urdhri i Allahut është i pakthyeshëm.”. [Nisa 47]. Ndërsa në rastin e dytë, kur u drejtohet atyre që e kanë tashmë besimin, ai është urdhër për të rregulluar dhe plotësuar besimin që gjendet në zemrën e tyre. Kështu ndodh edhe në këtë ajet, ku Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për të besuar. Pra, Ai i urdhëron ata që të përmirësojnë dhe plotësojnë besimin e tyre, duke kultivuar sinqeritetin e vërtetësinë, duke u larguar nga çdo gjë që e prish dhe cenon këtë besim, si edhe duke u penduar apo duke forcuar lidhjet me Zotin e tyre. Gjithashtu, ky është urdhër për të shtuar ato elementë të imanit, që ende nuk gjenden te besimtari, duke thelluar njohuritë rreth tyre dhe veprave që përfaqësojnë. Kur besimtari mëson diçka të re nga Shpallja e Zotit, mediton rreth saj dhe e kupton qartë, atëherë ai arrin në një tjetër nivel të imanit të urdhëruar. Kështu ndodh me të gjitha veprat e tjera, të dukshme apo të fshehta. Sa më shumë bën vepra të mira, të urdhëruara nga Zoti, aq më i fortë i bëhet besimi. Të gjitha ato janë prej imanit dhe kultivuese të tij, sikurse dëshmojnë shumë tekstet të Sheriatit dhe konsensusi i brezave të parë të këtij umeti. Ky ajet është edhe një urdhër për të qenë të vazhdueshëm dhe të pathyeshëm në këtë rrugë, deri në vdekje, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” [Al Imran 102]. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i besuar Atij dhe të dërguarve të Tij, të besojmë Kur’ânin dhe librat e shenjtë që janë shpallur më parë. Të gjitha këto janë pjesë të imanit të detyrueshëm për çdo njeri që hyn në fe. Askush nuk quhet besimtar nëse nuk ka qoftë edhe një prej këtyre besimeve. Njeriu e ka detyrë që t’i besojë këto çështje, qoftë edhe në mënyrë të përgjithshme, për sa kohë nuk ka mundur t’i marrë ato të shtjelluara. Ndërsa ato çështje për të cilat ka marrë shpjegim të shtjelluar dhe të mjaftueshëm duhet t’i besojë më hollësisht, ashtu sikurse i ka mësuar nëpërmjet Shpalljes. Çdokush që e ka këtë iman të detyrueshëm, është i shpëtuar dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë.Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg(rrugës së drejtë).” -E ku ka humbje më të largët se ajo e atij që braktis rrugën e drejtë të treguar nga Zoti nëpërmjet profetëve të Tij, për të shkuar drejt ndëshkimit të dhimbshëm?! Dije se mohimi qoftë edhe i një çështjeje të vetme …

An-Nisaa 4:136Listen in Qur'an →
137

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ثُمَّ كَفَرُوا۟ ثُمَّ ءَامَنُوا۟ ثُمَّ كَفَرُوا۟ ثُمَّ ٱزْدَادُوا۟ كُفْرًۭا لَّمْ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلَا لِيَهْدِيَهُمْ سَبِيلًۢا

Ata që paten besuar, e pastaj u bënë mohues, e përsëri u bënë besimtarë, dhe përsëri u bënë mohues dhe e shtuan mohimin, Perëndia me të vërtetë, nuk do t’i falë ata dhe nuk do t’i shpie në rrugë të drejtë.

Vërtet, ata që besojnë e pastaj mohojnë, përsëri besojnë e pastaj mohojnë dhe e shtojnë mosbesimin - këta nuk i fal Allahu dhe as nuk i udhëzon në Rrugë të Drejtë. -Çdokush që mohon pasi është udhëzuar njëherë, pastaj sërish mohon pasi udhëzohet përsëri, domethënë që preferon verbërinë pasi ka parë qartë të vërtetën, ai është shumë larg mundësisë për të gjetur udhëzimin në rrugën e drejtë të Zotit. Ai është larg faljes, sepse ka kryer një vepër, që konsiderohet si pengesa më e madhe për arritjen e faljes dhe të udhëzimit të Zotit. Mohimi i të tillë njerëzve vjen prej karakterit të tyre të pabesë dhe prej ndëshkimit të drejtë të Allahut të Lartësuar për veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në suren Saf, ajeti 5: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” Ai thotë gjithashtu: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).”. [En’am 110, 111]. Ajeti tregon se nëse ata nuk do ta shtonin dhe nuk do të thelloheshin më shumë në kufër, por do të ktheheshin në besim të penduar, Allahu i Lartësuar do t’i falte ata, edhe sikur një gjë e tillë të përsëritej e të përsëritej prej tyre. Kur një premtim i tillë vjen për përsëritjen e kufrit, atëherë kur bëhet fjalë për gjynahet poshtë tij, shpresa për falje është akoma edhe më e madhe, edhe nëse ato përsëriten. Sa herë që robi kthehet i penduar, Allahu i Lartësuar i kthehet atij gjithmonë me falje.

An-Nisaa 4:137Listen in Qur'an →
138

بَشِّرِ ٱلْمُنَٰفِقِينَ بِأَنَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا

Sihariqoji (o Muhammed!) hipokritët për dënimin e mjerueshëm që i pret.

"Përgëzoji" munafikët se ata i pret një dënim i dhembshëm! Ata që bëjnë miq mohuesit në vend të besimtarëve - vallë, a mos e kërkojnë krenarinë tek ata? Pa dyshim që e tërë krenaria i takon vetëm Allahut!Allahu i Lartësuar thotë: “Paralajmëroji munafikët”, pra, ata të cilët shfaqen si muslimanë, por që janë qafirë. Jepu atyre lajmin më të rëndë, atë për ndëshkimin e dhembshëm! Ky kërcënim vjen për shkak të aleancës, miqësisë dhe dashurisë që ata tregojnë ndaj qafirëve, duke lënë mënjanë miqësinë me besimtarët. Por cili është shkaku që i shtyn ata në këtë përzgjedhje? Mos, vallë, në këtë mënyrë, ata shpresojnë që të arrijnë krenari dhe famë? Po, kjo është e vërteta. Kështu ëndërrojnë ata. Mendimi i munafikëve për Allahun është i keq. Siguria e tyre për ndihmën e Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë është e dobët. Ata magjepsen dhe mashtrohen nga mjetet dhe mundësitë në duart e qafirëve, prandaj priren që të miqësohen me ta. Por ky gjykim i tyre është shumë i mangët. E si mund të mashtrohesh, kur e gjithë krenaria dhe pushteti i takon vetëm Allahut të Lartësuar? Të gjitha krijesat dhe çështjet e tyre janë në dorë të Allahut. Çdo gjë që ndodh është ajo që Zoti ka dëshiruar të ndodhë. Allahu i Lartësuar ka premtuar se do ta ndihmojë fenë e Tij dhe robërit e Tij besimtarë, edhe nëse herë pas here i sprovon ata, duke iu dhënë armiqve të tyre ndonjë mundësi dhe forcë. Por, pa dyshim, fitorja e fundit dhe triumfi është gjithnjë për besimtarët. Ky ajet është një kërcënim i ashpër, që na ndalon të miqësohemi dhe të lidhim aleanca me qafirët, duke lënë mënjanë miqësinë dhe lidhjet me besimtarët, sepse kjo është cilësi e munafikëve. Imani nënkupton dashuri, miqësi dhe bashkëpunim të plotë me besimtarët, sikundër nënkupton urrejtje dhe armiqësi me qafirët, derisa ata të besojnë Zotin Një dhe Profetin e Tij.

An-Nisaa 4:138Listen in Qur'an →
139

ٱلَّذِينَ يَتَّخِذُونَ ٱلْكَٰفِرِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۚ أَيَبْتَغُونَ عِندَهُمُ ٱلْعِزَّةَ فَإِنَّ ٱلْعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًۭا

ata, të cilët miqësohen me mohuesit, e jo me besimtarët! A thua te ata kërkojnë fuqi, kur, me të vërtetë e gjithë fuqia i përket vetëm Perëndisë!

"Përgëzoji" munafikët se ata i pret një dënim i dhembshëm! Ata që bëjnë miq mohuesit në vend të besimtarëve - vallë, a mos e kërkojnë krenarinë tek ata? Pa dyshim që e tërë krenaria i takon vetëm Allahut!Allahu i Lartësuar thotë: “Paralajmëroji munafikët”, pra, ata të cilët shfaqen si muslimanë, por që janë qafirë. Jepu atyre lajmin më të rëndë, atë për ndëshkimin e dhembshëm! Ky kërcënim vjen për shkak të aleancës, miqësisë dhe dashurisë që ata tregojnë ndaj qafirëve, duke lënë mënjanë miqësinë me besimtarët. Por cili është shkaku që i shtyn ata në këtë përzgjedhje? Mos, vallë, në këtë mënyrë, ata shpresojnë që të arrijnë krenari dhe famë? Po, kjo është e vërteta. Kështu ëndërrojnë ata. Mendimi i munafikëve për Allahun është i keq. Siguria e tyre për ndihmën e Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë është e dobët. Ata magjepsen dhe mashtrohen nga mjetet dhe mundësitë në duart e qafirëve, prandaj priren që të miqësohen me ta. Por ky gjykim i tyre është shumë i mangët. E si mund të mashtrohesh, kur e gjithë krenaria dhe pushteti i takon vetëm Allahut të Lartësuar? Të gjitha krijesat dhe çështjet e tyre janë në dorë të Allahut. Çdo gjë që ndodh është ajo që Zoti ka dëshiruar të ndodhë. Allahu i Lartësuar ka premtuar se do ta ndihmojë fenë e Tij dhe robërit e Tij besimtarë, edhe nëse herë pas here i sprovon ata, duke iu dhënë armiqve të tyre ndonjë mundësi dhe forcë. Por, pa dyshim, fitorja e fundit dhe triumfi është gjithnjë për besimtarët. Ky ajet është një kërcënim i ashpër, që na ndalon të miqësohemi dhe të lidhim aleanca me qafirët, duke lënë mënjanë miqësinë dhe lidhjet me besimtarët, sepse kjo është cilësi e munafikëve. Imani nënkupton dashuri, miqësi dhe bashkëpunim të plotë me besimtarët, sikundër nënkupton urrejtje dhe armiqësi me qafirët, derisa ata të besojnë Zotin Një dhe Profetin e Tij.

An-Nisaa 4:139Listen in Qur'an →
140

وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِى ٱلْكِتَٰبِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا۟ مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا۟ فِى حَدِيثٍ غَيْرِهِۦٓ ۚ إِنَّكُمْ إِذًۭا مِّثْلُهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ جَامِعُ ٱلْمُنَٰفِقِينَ وَٱلْكَٰفِرِينَ فِى جَهَنَّمَ جَمِيعًا

Ai, juve, madje, ua k shpallur në Libër (Kur’anin): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e Perëndisë dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, përderisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), - ju atëherë (në dënime) jeni si ata. Perëndia do t’i tubojë në xhehennem të gjithë hipokritët dhe mohuesit,

Nëpërmjet Shpalljes, Allahu i Lartësuar tregon gjykimin e Tij për mënyrën e sjelljes së një besimtari kur ndodhet mes qafirëve dhe gjynahqarëve. Ai thotë:Juve ju është shpallur në Libër(Kur'an)që, kur të dëgjoni se mohohen shenjat e Allahut dhe po bëhet tallje me to, mos rrini me ata, derisa të hyjnë në një bisedë tjetër. -Është detyrë për çdo të përgjegjshëm ligjërisht që t’i besojë, respektojë, madhërojë dhe shenjtërojë simbolet e Allahut dhe të fesë së Tij. Shenjat e Allahut dhe të fesë së Tij janë vendosur në tokë pikërisht që të respektohen, madhërohen dhe shenjtërohen. Ai i krijoi njerëzit dhe xhindet që ta adhurojnë Atë nëpërmjet respektimit dhe zbatimit të ligjit të Tij, prandaj mohimi dhe shpërfillja e këtyre porosive bie ndesh me besimin. Tallja me shenjat e Allahut dhe fjalët e Tij bie ndesh me madhërimin dhe respektin e tyre. Tallje konsiderohet edhe polemika që mohuesit ose munafikët bëjnë për të hedhur poshtë argumentet e Allahut të Madhërishëm dhe për të arsyetuar kufrin e tyre. Po kështu, edhe çdo arsyetim dhe polemikë që bidatçinjtë bëjnë për të mbrojtur kotësitë e tyre konsiderohet si tallje dhe nënvlerësim i ajeteve të Allahut, që tregojnë veçse të vërtetën dhe të drejtën. Gjithashtu, tallje konsiderohet edhe pjesëmarrja në vendet ku kryhen gjynahe, fliten poshtërsira dhe shkelen urdhrat e Allahut. Ne jemi të ndaluar që të marrim pjesë në të tilla vende, derisa njerëzit aty të ndalen dhe të kalojnë në tjetër bisedë.Përndryshe, ju do të ishit si ata. -Kuptimi: Nëse ju uleni dhe rrini së bashku me ta në të tilla gjendje, atëherë ju do të konsideroheni si ata, sepse tregoni pëlqim të kufrit dhe talljes së tyre. Bashkëjetesa me gjynahet është njëlloj si kryerja e tyre. Për këtë arsye, kush merr pjesë në të tilla vende, e ka detyrë që ta ndryshojë të keqen nëse ka mundësi, dhe nëse jo, atëherë të largohet prej andej.Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë munafikët dhe mohuesit. -Ashtu sikurse munafikët bashkohen me qafirët në dynja, ashtu do t’i bashkojë Zoti në ndëshkim në ahiret. Munafikëve nuk do t’u bëjë dobi fakti që në dynja shtiren si besimtarë, sikurse thotë i Lartësuari: “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. (Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit. Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut. Sot prej jush (o munafikë) nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!”” [El hadid 12 - 15]. Më pas, …

An-Nisaa 4:140Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.