يُوصِيكُمُ ٱللَّهُ فِىٓ أَوْلَٰدِكُمْ ۖ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۚ فَإِن كُنَّ نِسَآءًۭ فَوْقَ ٱثْنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثَا مَا تَرَكَ ۖ وَإِن كَانَتْ وَٰحِدَةًۭ فَلَهَا ٱلنِّصْفُ ۚ وَلِأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَٰحِدٍۢ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِن كَانَ لَهُۥ وَلَدٌۭ ۚ فَإِن لَّمْ يَكُن لَّهُۥ وَلَدٌۭ وَوَرِثَهُۥٓ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ ٱلثُّلُثُ ۚ فَإِن كَانَ لَهُۥٓ إِخْوَةٌۭ فَلِأُمِّهِ ٱلسُّدُسُ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ يُوصِى بِهَآ أَوْ دَيْنٍ ۗ ءَابَآؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ لَا تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ لَكُمْ نَفْعًۭا ۚ فَرِيضَةًۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا
Perëndia ju urdhëron juve në pështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e që e trashëgojnë prindërit, nënës së tij i bie e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk dini se cili është më i afërt për ju – përkah dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. – Ky caktim është nga ana e Perëndisë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe Plotëdijshëm.
Allahu i Lartësuar i ka qartësuar plotësisht dispozitat për trashëgiminë, në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit të Tij. Tekstet themelore ku mbështeten këto dispozita janë:1. Ajetet 11, 12 të kësaj sureje, që tashmë po shpjegohen.2. Ajeti i fundit i po kësaj sureje, pra, ajeti 176.3. Hadithi i Abdullah Ibn Abasit, i sjellë nga Buhariu: “Jepuni trashëgiminë atyre që u takon. Ajo që mbetet, le t’i jepet mashkullit më të afërt (të të ndjerit).”Këto tekste përfshijnë të gjitha argumentet që rregullojnë dispozitat për trashëgiminë, sikurse do të shtjellohet më poshtë. Përjashtim bën vetëm rasti i trashëgimisë që meritojnë gjyshet, për të cilin shërben si mbështetje hadithi që ndodhet në “Sunen”, i përcjellë prej Mugira Ibn Shu'bes dhe Muhamed Ibn Meslemes, të cilët tregojnë se Profeti (a.s.) ka përcaktuar që gjysheve t’u jepet një e gjashta e pasurisë së lënë, dhe dijetarët janë në konsensus për këtë çështje. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu ju urdhëron kështu për fëmijët tuaj: -Allahu i Lartësuar ua drejton këtë porosi të mrekullueshme të gjithë atyre që janë prindër, të cilët Ai i ka begatuar me fëmijë: Allahu i Lartësuar ju ka dhuruar këtë mirësi (fëmijët), por ju ka ngarkuar edhe me përgjegjësi për ta. Ai jua ka lënë fëmijët në kujdesin tuaj, ndërkohë që ju keni detyrime kundrejt tyre. Ju duhet të kujdeseni si për fenë, ashtu edhe për çështjet e dynjasë së tyre. Ju duhet t’i mësoni dhe t’u jepni edukatën më të mirë. Ju duhet t’i ndaloni ata nga çdo gjë që dëmton besimin dhe dynjanë e tyre. Ju duhet t’i brumosni me dashurinë për Allahun dhe me bindjen ndaj urdhrave të Tij. Ju duhet t’i edukoni që gjithmonë dhe në çdo situatë të jenë të devotshëm dhe të përkushtuar ndaj Allahut të Lartësuar, sikurse thotë Ai në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6]. Kështu, Allahu i Lartësuar na ka porositur për t’u kujdesur në mënyrë të veçantë për fëmijët. Ne duhet ta plotësojmë dhe ta çojmë në vend këtë porosi; në të kundërt, nëse e shpërfillim, do të meritojmë ndëshkimin e rëndë. Ajeti tregon, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm sesa prindi me fëmijët e tij, sepse Ai i porosit prindërit për të plotësuar detyrimet ndaj fëmijve, edhe pse prindërit, për nga natyra, janë të kujdesshëm ndaj tyre.Më pas, Allahu i Lartësuar tregon mënyrën e shpërndarjes së pasurisë:...mashkullit i takojnë sa për dy femra. -Këtu bëhet fjalë për fëmijët (bijtë dhe bijat) dhe për fëmijët e djemve (domethënë, nipat dhe mbesat), nëse babai i tyre nuk është gjallë, sepse, në të kundërt, është babai i tyre që përfiton nga trashëgimia dhe jo ata. Gjithashtu, këta përfitojnë në pjesën e mbetur nga ndarja mes trashëgimtarëve parësorë (që meritojnë furud-et). Kjo pjesë e mbetur ndahet mes tyre po me të njëjtin raport, pra, për mashkullin sa për dy femra. Ky është mendimi unanim i dijetarëve. Me fjalë të tjera, nëse fëmijët e lindur nga i ndjeri janë gjallë, trashëgimia u takon atyre, ndërsa fëmijët e tyre …