Muslim99Muslim99
← Tafsir library

4. An-Nisaa

The Women · Medinan · 176 ayahs

سُورَةُ النِّسَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 111–120 of 176

111

وَمَن يَكْسِبْ إِثْمًۭا فَإِنَّمَا يَكْسِبُهُۥ عَلَىٰ نَفْسِهِۦ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا

Kush bën mëkat, ai i ka bërë vetit, e Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

Kush bën gjynah, ka ngarkuar veç vetveten! -Kjo përfshin çdo lloj vepre që të ngarkon me gjynah, e madhe apo e vogël qoftë. Pra, kushdo që bën ndonjë të keqe, ta dijë se pasojat e saj në dynja dhe në ahiret do të rëndojnë veçse mbi atë vetë, që e bëri të keqen, e mbi asnjë tjetër. Kështu thotë Allahu i Madhërishëm në një ajet tjetër: “Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?! Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” [En’am 164]. Por çfarë ndodh nëse gjynahet shtohen dhe askush nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja? Në të tilla raste, ndëshkimi është gjithëpërfshirës; ai rëndon mbi të gjithë njerëzit. Kur njerëzit nuk urdhërojnë për të mira dhe nuk ndalojnë nga e keqja, edhe kjo është një e keqe në vetvete, prandaj meriton ndëshkimin. Pra, ajeti i mësipërm e përfshin edhe këtë rast. Ky ajet tregon qartë drejtësinë dhe urtësinë e Allahut të Madhërishëm, i Cili nuk ndëshkon asnjë për faj të dikujt tjetër dhe nuk ndëshkon asnjë më shumë sesa e meriton për gjynahet që ka bërë. Prandaj Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin duke thënë:Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Allahut i takon dija absolute dhe urtësia e plotë. Ai e di shumë mirë se çfarë gjynahesh bën robi dhe gjithçka tjetër. Ai i di edhe shkaqet që e kanë shtyrë dikë për të bërë një gjynah, ashtu siç di edhe ndëshkimin që është përcaktuar për atë gjynah. Ai e di shumë mirë gjendjen e gjynahqarit, prandaj, nëse ai e ka kryer gabimin i mposhtur nga vetvetja, e cila e urdhëron për keq, por që është kthyer tek Allahu i Madhërishëm me pendim, i nënshtruar dhe i bindur, Ai pa dyshim që do ta falë, do t’ia mbulojë të metat dhe do t’ia pranojë pendimin. Por nëse ai vazhdimisht bën gjynahe, duke shpërfillur mbikëqyrjen e Allahut e duke mos marrë në konsideratë ndëshkimin e Tij, atëherë ai është shumë larg faljes dhe vështirë se i jepet sukses për t’u penduar. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:

An-Nisaa 4:111Listen in Qur'an →
112

وَمَن يَكْسِبْ خَطِيٓـَٔةً أَوْ إِثْمًۭا ثُمَّ يَرْمِ بِهِۦ بَرِيٓـًۭٔا فَقَدِ ٱحْتَمَلَ بُهْتَٰنًۭا وَإِثْمًۭا مُّبِينًۭا

Kush bën ndonjë mëkat me hapir (pa qëllim) ose me qëllim, pastaj ia mvesh të pafajshmit, atëherë ai ka ngarkuar në vete një shpiftje dhe sheshazi ka bërë mëkat.

Kush bën një gabim ose gjynah, e pastaj ia hedh atë një të pafajshmi, në të vërtetë, është ngarkuar me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë. -Kushdo që bën një gabim të madh apo të vogël, dhe pastaj akuzon për këtë faj dikë tjetër, që është i pafajshëm, ai është ngarkuar me fajin e shpifjes e me gjynah të qartë. Ai e ka ngarkuar veten me gjynahun e shpifjes kundër një të pafajshmi dhe ka bërë një vepër të rëndë për të merituar ndëshkimin. Kjo tregon se një vepër e tillë konsiderohet si një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Ajo përmban në vetvete disa të këqija, si: kryerja e gjynahut, akuzimi i një të pafajshmi, mashtrimi, pretendimi i pafajësisë në mënyrë të padrejtë dhe ndëshkimi i padrejtë i një të pafajshmi. Përveç kësaj, është edhe cënim i figurës së të pafajshmit në shoqëri. Këto janë padrejtësi të shëmtuara, që sjellin probleme të mëdha në shoqëri. E lusim Allahun të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar tregon mirësinë e madhe me të cilën Ai e dalloi Profetin e Tij, duke e ruajtur nga çdo devijim e padrejtësi të provokuar nga zullumqarët. Ai thotë:

An-Nisaa 4:112Listen in Qur'an →
113

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُۥ لَهَمَّت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْهُمْ أَن يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ ۖ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِن شَىْءٍۢ ۚ وَأَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُن تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًۭا

Sikur mos ta kishe mirësinë e Perëndisë dhe mëshirën e Tij, gjithsesi, do të përpiqej një grup i tyre (mohuesve) që të të nxjerrin ty nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, e ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Perëndia, ty ta ka shpallur Librin (Kur’anin) dhe dijeninë e plotë, dhe të mësoi ty atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Perëndisë në ty është shumë e madhe.

Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. -Dijetarët e tefsirit kanë treguar shkakun e shpalljes së këtyre ajeteve. Kështu, dikush kreu një vjedhje në Medinë. Më pas, kur dyshoi se mund të ishte pikasur nga njerëzit, ai, prej frikës nga demaskimi, e hodhi sendin e vjedhur në oborrin e një shtëpie tjetër, që nuk kishte lidhje me vjedhjen. Fisi i hajdutit shkuan te Profeti dhe kërkuan prej tij që të shpallte publikisht pafajësinë e tyre dhe se vjedhësi ishte ai në shtëpinë e të cilit u gjend sendi i vjedhur. Profeti (a.s.) gati e plotësoi kërkesën e tyre, por ajetet nuk vonuan të shpallnin të vërtetën. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin e Tij të mos bëhej mbështetës i padrejtësisë dhe të mos largohej nga e vërteta. Devijimi nga e vërteta është dy llojesh: devijim në dituri, duke mos e njohur të vërtetën, dhe devijim në veprimtari, duke punuar pa patur dije nga Zoti. Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin (a.s.) nga të dyja këto lloje të devijimit. Ai na njoftoi se kurthet e tyre goditën dhe dëmtuan vetëm ata, ashtu sikurse ndodh me çdo intrigant e tradhtar. I Lartësuari thotë:Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. -Nëpërmjet kësaj intrige, ata nuk mundën t’ia arrinin qëllimit të tyre. Përkundrazi, ata dështuan, u turpëruan, u mbushën me gjynahe dhe u privuan nga mirësitë. Ruajtja dhe përkujdesja e Allahut të Lartësuar për Profetin (a.s.) ishte një mrekulli. Ai jo vetëm që i dhuroi dije e urtësi të Dërguarit të Vet (a.s.), por edhe e udhëzoi dhe e ndihmoi që të punonte me atë dije madhështore, duke zbatuar urdhrat e Tij. Për mirësinë e diturisë dhe të urtësisë, i Lartësuari thotë:Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. -Ai të shpalli ty Kur’ânin dhe Urtësinë, që sqarojnë çdo gjë dhe ku ndodhen njohuritë e të parëve dhe të fundit. Për kuptimin e fjalës “Urtësi” janë dhënë dy mendime:1. Ajo nënkupton Sunetin, Traditën e Profetit (a.s.). Disa selefë kanë thënë: “Profetit (a.s.) i shpallej Suneti ashtu sikurse i shpallej Kur’âni.2. Ajo nënkupton urtësitë dhe zbërthimet e Sheriatit. Pra, është diçka më shumë se thjesht njohja e ligjeve të tij.Urtësi do të thotë t’i vendosësh gjërat në vendin që u takon. Allahu i Lartësuar thotë: ...e të mësoi çka nuk dije”. Gjithashtu, Ai thotë: “Ti nuk e dije se ç’është Libri dhe as imani...”. Ose një ajet tjetër: “...të gjeti të humbur, e të udhëzoi në rrugën e drejtë”. [Duha, 7]. Kështu vazhdoi pandërprerë mirësia e Zotit mbi profetin Muhamed a.s, duke i mësuar atij dituri dhe urtësi, që askush prej të parëve dhe të fundit nuk i kanë arritur e nuk do t’i arrijnë. Ai mbetet krijesa më e ditur, në mënyrë të padiskutueshme, dhe më i kompletuari me cilësitë më të larta. I Lartësuari thotë:Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe. -Mirësitë që Allahu i Lartësuar i fali Muhamedit (a.s)janë më të mëdha se çdo mirësi tjetër që Ai u ka dhënë krijesave. Ato janë vërtet të panumërta.

An-Nisaa 4:113Listen in Qur'an →
114

۞ لَّا خَيْرَ فِى كَثِيرٍۢ مِّن نَّجْوَىٰهُمْ إِلَّا مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلَٰحٍۭ بَيْنَ ٱلنَّاسِ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ ٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِ ٱللَّهِ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًۭا

S’ka kurrfarë të mire në bisedimet e tyre të fshehta, pëveç nëse ndokush kërkon që të jepet sadaka, ose të kryhet vepër e mirë ose paqe në mes njerëzve. E, ai, që bën këtë për të fituar kënaqësinë e Perëndisë, Na do t’i japim një shpërblim të madh.

Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë të mire,... -Nuk ka mirësi në shumë biseda të fshehta që bëhen mes njerëzve. Ato ose janë biseda thjesht të padobishme, ose janë të dëmshme, sikurse janë fjalët e këqija e të ndaluara nga Zoti. Pastaj i Lartësuari ka përjashtuar nga ky gjykim një lloj të caktuar bisedash:...përveç atyre që këshillojnë për sadaka, për ndonjë të mirë ose për pajtim mes njerëzve. -Sadakaja mund të jetë me pasuri, dituri apo me çfarëdolloj mirësie qoftë. Madje, sadaka konsiderohen edhe adhurimet, si për shembull: të thuash subhânallâh, të thuash elhamdulil-lâh etj., sikurse ka thënë Profeti a.s: “Për çdo tesbih (shprehje subhânallâh) shënohet një sadaka, për çdo tekbir (Allâhu Ekber) një sadaka, për çdo tehlil (lâ ilâhe il-lall-llâh) një sadaka, urdhërimi për të mirë shënohet sadaka, ndalimi nga të këqijat shënohet sadaka, madje edhe shijimi i kënaqësive trupore të lejuara (me bashkëshorten) shënohet sadaka”...për ndonjë të mirë… -Pra, përveç atyre që urdhërojnë për të mira. “E mira” nënkupton bamirësinë ndaj krijesave dhe bindjen ndaj Zotit të madhëruar dhe Profetit a.s, ose, thënë ndryshe, çdo vepër që Sheriati e ka konsideruar si të mirë dhe që logjika e pranon si të tillë. Këtu është përmendur urdhërimi për të mira dhe jo ndalimi nga të këqijat. Megjithatë, nëse përmendet vetëm urdhërimi për të mira, ai nënkupton edhe ndalimin nga të këqijat, sepse moskryerja e haramit konsiderohet gjithashtu si punë e mirë. Po ashtu, e mira nuk mund të konsiderohet e plotë pa e lënë të keqen. Sidoqoftë, nëse përmenden bashkë urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat, secili prej tyre merr kuptimin e vet specifik: urdhërimi për të mirë nënkupton kryerjen e të mirave, ndërsa ndalimi nga të këqijat nënkupton lënien e ndalesave.…ose për pajtim mes njerëzve... -Pajtimi vlen për rastet kur ka grindje dhe konflikte. Urrejtja, armiqësia dhe zemërimi gjatë konflikteve sjell, pa dyshim, përçarje dhe një të keqe të paimagjinueshme. Për këtë arsye, Sheriati ka urdhëruar dhe ka nxitur për pajtim mes njerëzve, në rastet e gjakmarrjes, të cenimit të pasurisë dhe të nderit, madje edhe në çështjet e fesë, sikurse thotë i Lartësuari: “Kapuni fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani!”. Ai thotë gjithashtu: “Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata! Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut! Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi! Allahu i do të drejtët.” [Huxhuratë, 9]. Ose: “Pajtimi është më i miri” [En-nisa 128]. Ai që punon për pajtimin është më i mirë se ai që qëndron duke u falur, agjëruar e dhënë sadaka. Pa dyshim që Allahu i Madhëruar ka për t’ia rregulluar çështjet dhe gjendjen e atij që sjell pajtimin e njerëzve. E kundërta ndodh me atë që punon për të futur përçarjen dhe urrejtjen mes njerëzve. Allahu i Lartësuar kurrë nuk ka për t’ia rregulluar punët dhe gjendjen e tij, sikurse thotë Ai në një ajet: “Allahu nuk e rregullon punën e prishësve.” Kështu, këto vepra të mira përjashtohen nga gjykimi i mësipërm. Ato janë mirësi dhe sjellin mirësi. Megjithatë, duhet të kujtojmë …

An-Nisaa 4:114Listen in Qur'an →
115

وَمَن يُشَاقِقِ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ ٱلْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ ٱلْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِۦ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِۦ جَهَنَّمَ ۖ وَسَآءَتْ مَصِيرًا

Kush kundërshton Perëndinë, pasi që i është dhënë udhëzimi dhe të ndjekë rrugën e jobesimtarëve, Na e orientojmë andej kah është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehennemit, e sa vendbanim i keq që është ai!

Kush i kundërvihet të Dërguarit, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta,... -Këtu bëhet fjalë për këdo që kundërshton Profetin (a.s) me arrogancë, pasi i është bërë e qartë e vërteta. Profeti (a.s.) e qartësoi të vërtetën e Zotit të Lartësuar nëpërmjet Kur’ânit dhe Traditës së tij. Është detyrë për çdo njeri që të pasojë rigorozisht udhëzimin e tij (a.s.), të përcjellë deri tek ne me saktësi nga besimtarët e parë të këtij umeti, që ishin sahabët, më pas tabiinët dhe nxënësit e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:...dhe ndjek tjetër rrugë nga ajo e besimtarëve,... -Ata që kundërshtojnë këtë udhëzim dhe rrugën e besimtarëve të sinqertë, në mënyrën si besojnë, kuptojnë dhe zbatojnë Kur’ânin dhe Sunetin, ata do të kenë dënimin, të cilin Zoti i Lartësuar e ka përmendur më pas:Ne e lëmë në zgjedhjen e tij dhe e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq. -Allahu i Lartësuar do t’i lërë në zgjedhjen e tyre, duke mos i dhënë sukses që të pasojnë të vërtetën. Ky është një ndëshkim tërësisht i merituar, sepse këta lloj njerëzish e kanë mësuar qartë të vërtetën, por e kanë braktisur duke e shpërfillur atë. Drejtësia e Allahut të Lartësuar i shpërblen ata duke i lënë të enden në humbjen e tyre dhe të zhyten thellë e më thellë në të. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf, 5]. Ai thotë gjithashtu: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En’am 110, 111]. Po ta shohim ajetin anasjelltas, do të kuptojmë se çdokush që nuk kundërshton udhëzimin e Profetit (a.s)dhe nuk ndahet nga rruga e besimtarëve të sinqertë, Zoti i Lartësuar nuk do ta ndëshkojë me dënimin e përmendur më sipër. Me fjalë të tjera, çdokush që përpiqet të bëjë vepra të mira, duke pasur si qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, pasimin e rrugës dhe traditës së Profetit të Tij, duke qëndruar gjithmonë pranë xhematit të muslimanëve, edhe nëse mund të bëjë gjynahe apo të anojë drejt tyre, karakteristikë kjo e shpirtit njerëzor, Allahu i Lartësuar nuk ka për ta braktisur kurrë atë dhe nuk do ta lërë të nënshtrohet përfundimisht përballë nefsit dhe shejtanit. Allahu i Lartësuar, me butësinë, bujarinë dhe mëshirën e Tij, do të kujdeset për të, duke e ruajtur dhe mbrojtur nga e keqja dhe duke i mundësuar të vazhdojë rrugën drejt Tij, sikurse Ai thotë për Jusufin (a.s.): “Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.”. [Jusuf 24]. Kuptimi është shumë i qartë: Për shkak të sinqeritetit të tij, Ne larguam prej tij çdo të keqe. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me të sinqertët. Duke treguar ndëshkimin e atyre që kundërshtojnë profetët dhe rrugën e besimtarëve të drejtë dhe të sinqertë, Allahu i Lartësuar thotë: “...e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më …

An-Nisaa 4:115Listen in Qur'an →
116

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِۦ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِٱللَّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَٰلًۢا بَعِيدًا

Perëndia, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia flë tjerat mëkate kujt të dojë (përveç këtij). Kushdo që t’i bëjë shok Perëndisë, ai me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë.

Allahu nuk fal t’i shoqërohet Atij shok; ndërsa të tjerat, përveç këtij(gjynahu), ia fal atij që Ai dëshiron. Ai që i përshkruan Allahut shok, ka humbur shumë larg(nga rruga e drejtë). -Allahu i Lartësuar nuk e fal idhujtarinë, sepse ajo cenon drejtpërdrejt autoritetin dhe madhështinë e Tij, të Zotit të botërave, si dhe njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit që krijesat duhet t’i përkushtojnë. Idhujtari do të thotë të barazosh krijesën, e cila nuk ka asnjë lloj pushteti dhe që nuk mund t’i bëjë as vetes mirë apo keq, me Mbretëruesin, Sundimtarin dhe Zotëruesin e të mirës dhe të keqes, në dorën e të Cilit është, pra, çdo mirësi dhe i Cili është i vetmi që mund të largojë brengat dhe fatkeqësitë. Ai është absolut në çdo aspekt. Ai është i Pasur dhe kurrë nevojtar. Për këto arsye, është padrejtësia më e madhe dhe humbja më e qartë që të mos e njësosh Allahun në adhurim me sinqeritet të plotë. Është paturpësi që t’i kushtosh adhurimin më të vogël një krijese, që nuk ka asnjë cilësi të përsosmërisë dhe madhështisë. Krijesat janë nevojtare. Ato nuk kanë ekzistuar dikur, u mungon përsosmëria dhe janë nevojtare në të gjitha drejtimet. Për sa u përket gjynaheve poshtë shirk-ut, ato varen nga dëshira e Allahut të Lartësuar. Nëse do, Ai i fal, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, e nëse dëshiron t’i ndëshkojë, Ai i ndëshkon, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Ky ajet është provë që tregon se mendimi konsensual i këtij umeti konsiderohet si dëshmi e qëndrimit të drejtë. Ai tregon gjithashtu se ky umet, në tërësinë e tij, është i ruajtur nga gabimi. Allahu i Lartësuar kërcënon me humbje dhe me përfundim në Zjarr këdo që kundërshton rrugën e besimtarëve të sinqertë. “Rruga e besimtarëve” është besimi, fjalët, veprat dhe sjellja e tyre. Nëse ky umet bie dakord në tërësi që diçka është e detyrueshme, apo e pëlqyeshme, apo e ndaluar, apo e papëlqyeshme, apo e lejuar, atëherë themi se kjo është “rruga e tyre”. Çdokush që e kundërshton këtë konsensus quhet se ka zgjedhur rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve. Të njëjtin mesazh përcjell edhe ajeti: “Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun.” [Al Imran 110]. Allahu i Lartësuar na tregon se besimtarët e këtij umeti urdhërojnë veçse për të mirë. Nëse ata në tërësi janë dakord për detyrueshmërinë apo pëlqyeshmërinë e diçkaje, ajo është pikërisht ashtu si e kanë gjykuar ata, dhe është e pamundur që të jetë ndryshe. Gjithashtu, nëse ata janë dakord për diçka se është e ndaluar, ajo është pikërisht ashtu, dhe kurrsesi nuk mund të jetë e mirë. Një tregues tjetër është edhe ajeti i Allahut të Lartësuar, që thotë: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt.” [Bekare 143]. Allahu i Lartësuar na tregon se e bëri këtë umet një popull të drejtë e të ekuilibruar, që ata të jenë dëshmitarë ndaj njerëzve për gjithçka. Nëse ata gjykojnë dhe dëshmojnë për një çështje të caktuar se Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar atë, apo e ka ndaluar, apo e ka bërë të lejueshme, dëshmia e tyre është e pagabueshme dhe e pakontenstueshme. Është e tillë, sepse ata janë të dijshëm për atë që dëshmojnë dhe …

An-Nisaa 4:116Listen in Qur'an →
117

إِن يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ إِنَٰثًۭا وَإِن يَدْعُونَ إِلَّا شَيْطَٰنًۭا مَّرِيدًۭا

Ata nuk thërrasin (adhurojnë) tjetër përveç idhujt (që kanë emra femërorë), dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallin – kryengritës,

Ata(idhujtarët)lusin vetëm idhuj femërorë, dhe i drejtohen vetëm Shejtanit plot sherr. -Idhujtarët u luteshin idhujve të sajuar dhe të emërtuar nga të parët e tyre me emra femrash, si Uzaja apo Menata. Duke qenë se emrat e tyre ishin të gjinisë femërore, kjo tregonte edhe mangësinë e vetë të emërtuarave me to. Ato ishin idhuj të kotë, pa asnjë cilësi përsosmërie, sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar në shumë ajete kur’ânore. Ai na tregon se ato nuk mund të krijonin, nuk mund të furnizonin dhe nuk mund t’i mbrojnë adhuruesit e tyre, madje as veten e tyre. Ato nuk kishin në dorë as të bënin mirë e as keq dhe nuk mund të ndihmonin as vetveten për të shpëtuar nga ndonjë e keqe. Allahu i Lartësuar na tregon se idhujt as nuk dëgjojnë, as nuk shikojnë dhe as nuk mendojnë a ndiejnë. Atëherë, si mund të adhurohet diçka që ka cilësi të tilla dhe të lihet mënjanë përkushtimi me sinqeritet ndaj Allahut, të Cilit i takojnë emrat më të bukur, cilësitë më të larta, lavdia e plotë, madhështia, lartësia, fuqia, bukuria, mëshira, mirësia dhe bujaria e plotë?! Ai është i Vetmi, që nuk ka të dytë, në dorën e të Cilit është pushteti për të krijuar dhe për t’u kujdesur e administruar çështjet e krijesave të Tij. Vetëm Ai ka të drejtën që, me urtësinë e Tij të madhe, të sundojë dhe të përcaktojë çdo çështje dhe ligj. Domethënë, një këmbim i tillë është vepra më e shëmtuar, që tregon për mangësinë e atyre që e kryejnë, për nivelin e ulët ku kanë rënë, nivel që nuk mund të përshkruhet dhe përfytyrohet. Në fakt, adhurimi i idhujve është thjesht në dukje, sepse në të vërtetë ata adhurojnë veçse Shejtanin e mallkuar, armikun e tyre, i cili synon t’i shkatërrojë me çdo mënyrë të mundshme. Shejtani është krijesa më e largët nga mëshira e Allahut, sepse është Ai që e ka dëbuar dhe larguar nga mëshira e Vet.

An-Nisaa 4:117Listen in Qur'an →
118

لَّعَنَهُ ٱللَّهُ ۘ وَقَالَ لَأَتَّخِذَنَّ مِنْ عِبَادِكَ نَصِيبًۭا مَّفْرُوضًۭا

të cilin e ka mallkuar Perëndia. Ai (djalli) ka thën: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve Tu (nën ndikimin tim);

Allahu e mallkoi atë(shejtanin), por ai tha: “Unë do t'i marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu. -Duke qenë se Allahu i Lartësuar e mallkoi dhe largoi nga mëshira e Vet, Shejtani lufton gjithnjë për t’i larguar edhe njerëzit nga mëshira e Allahut të Lartësuar, siç thuhet në një ajet tjetër: “Shejtani është armiku juaji, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik. Ai i thërret pasuesit e vet vetëm për t’i bërë banues të Zjarrit.”. [Fatir, 6]. Allahu i Lartësuar na tregon për përpjekjet e këtij armiku në devijimin e njerëzve, duke ua zbukuruar atyre të keqen. Shejtani është përbetuar e i ka thënë Zotit: “Unë do t'i marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.” I Mallkuari e di mirë se ai nuk mund të devijojë të gjithë robërit e Zotit. Ai e di shumë mirë se nuk ka asnjë lloj fuqie mbi adhuruesit e sinqertë të Allahut dhe se pushteti i tij është i kufizuar vetëm mbi ata që i ofrojnë miqësi dhe i japin përparësi bindjes ndaj tij kundrejt bindjes ndaj Allahut të Lartësuar. Në një ajet tjetër kur’ânor, ai është betuar se do t’i mashtrojë robërit e Zotit, duke thënë: “(iblisi) Tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. Përveç robërve të Tu të sinqertë.” [Hixhr 39, 40]. Allahu i Lartësuar na tregon se ky synim i këtij të mallkuari të poshtëruar do të plotësohet: “Në të vërtetë, Shejtani e realizoi synimin e vet ndaj atyre të cilët e dëgjuan atë, përveç një grupi besimtarësh.” [Sebe 20]. Më poshtë, Allahu i Lartësuar na qartëson se në ç’mënyrë do ta devijojë i Mallkuari prenë e tij:

An-Nisaa 4:118Listen in Qur'an →
119

وَلَأُضِلَّنَّهُمْ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمْ وَلَءَامُرَنَّهُمْ فَلَيُبَتِّكُنَّ ءَاذَانَ ٱلْأَنْعَٰمِ وَلَءَامُرَنَّهُمْ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلْقَ ٱللَّهِ ۚ وَمَن يَتَّخِذِ ٱلشَّيْطَٰنَ وَلِيًّۭا مِّن دُونِ ٱللَّهِ فَقَدْ خَسِرَ خُسْرَانًۭا مُّبِينًۭا

dhe unë doemos do t’i shpie ata në rrugë pa rrugë dhe me siguri do t’i joshi me shprsa të kota, dhe me siguri do t’i urdhëroj që t’u prejnë veshët shtazëve, e pastaj me siguri do t’i urdhëroj madje t’i ndërrojnë krijesat e Perëndisë. “Kush merr djallin për mbrojtës, e jo Perëndinë, ai ka bërë humbje të pakufishme.

Unë do t’i devijoj ata dhe do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota. Unë do t’i urdhëroj të shqyejnë veshët e bagëtive dhe t'i shëmtojnë krijesat e Allahut -Fillimisht, ai thotë: “...do t’i devijoj”, pra, do t’i devijoj nga rruga e drejtë. Shejtani devijon në dy drejtime: nga dija e vërtetë e sjellë prej Zotit të Lartësuar dhe nëpërmjet profetëve të Tij, dhe nga puna me këtë dije. Së dyti, ai thotë: “do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota...”. Pra, edhe pse të zhytur në humbje, ai do t’i bëjë që të besojnë se kanë për të fituar atë që, në fakt, u premtohet vetëm të udhëzuarve. Ky është një mashtrim i qartë. I Mallkuari, nuk mjaftohet thjesht me devijimin dhe humbjen e tyre, por ua zbukuron këtë rrugë, për t’ua bërë të dashur në zemrat e tyre. Kjo është një e keqe e papërshkrueshme. Ata të mjerë bëjnë veprat e banorëve të Zjarrit, ndërkohë që shpresojnë se, nëpërmjet tyre, do të fitojnë Xhenetin. Shiko çifutët dhe të krishterët apo të tjerët si ata, sikurse na i tregon Allahu i Lartësuar: “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112]. Ose: “Kështu ia kemi zbukuruar Ne çdo populli veprimet e veta. Në fund kthimin e kanë te Zoti i tyre dhe atëherë do t’i shpërblejë për çdo gjë që kanë bërë.” [En’âm 108]. Ose: “Thuaj: “A t’ju tregoj për më të dëshpëruarit me veprat e tyre ?”Janë ata, veprat e të cilëve asgjësohen që në jetën e kësaj bote, por ata mendojnë se janë duke bërë mirë.” [Kehf 103, 104]. Po kështu, Allahu i Lartësuar na tregon për munafikët se, Ditën e Gjykimit, ata do t’u thonë besimtarëve: “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. (Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit. Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut. Sot prej jush (o munafikë) nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!”” [Hadid 12 – 15]. Së treti, ai thotë: “Unë do t’i urdhëroj të shqyejnë veshët e bagëtive.”. Allahu i Lartësuar sjell një shembull në suren En’am për këtë vepër. Ai na tregon se idhujtarët i shqyenin veshët e bagëtive dhe më pas i veçonin ato, duke i përcaktuar si të shenjta e të paprekshme. I Lartësuari thotë: “Allahu nuk i …

An-Nisaa 4:119Listen in Qur'an →
120

يَعِدُهُمْ وَيُمَنِّيهِمْ ۖ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا

Ai (djalli) u premton atyre dhe i joshë me shpresa të kota, e ato që ua premton djalli, janë vetëm mashtrime.

Shejtani u premton atyre dhe i bën të shpresojnë(kotësira). -Shejtani i mallkuar i përdor të dyja mënyrat me ata që kërkon të devijojë: edhe premtimin, edhe frikësimin. Ai i bën të shpresojnë te premtimet e tij mashtruese, por edhe i tremb me varfëri, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Shejtani ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, ndërsa Allahu ju garanton falje e begati. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.”. [Bekare 268]. Për t’i penguar ata nga shpenzimi në rrugën e Zotit, i tremb me varfëri, për t’i penguar nga xhihadi në rrugën e Zotit, i tremb me tortura, vuajtje dhe vrasje, sikurse thuhet në ajet: “Ishte Shejtani që deshte t’ju frikësonte me miqtë e vet. Por ju mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” [Al Imran 175]. Kur njerëzit kërkojnë t’i japin përparësi kënaqësisë së Allahut, Shejtani i mallkuar i tremb me çdo mënyrë, për t’i penguar. Me kurthet dhe intrigat e tij, ai i frikëson ata, i dembelos dhe ua pret krahët, që të mos kryejnë vepra të mira. Nga ana tjetër, ai iu ushqen ëndrra boshe, të cilat, nëse njerëzit i peshojnë me kujdes e qetësi, do të kuptojnë se janë thjesht iluzione. Më pas, Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt, duke thënë:Por shejtani premton veçse mashtrim. -Premtim i vërtetë është vetëm ai i Allahut të Lartësuar dhe vetëm kërcënimeve të Tij duhet t’u frikësohesh. Më poshtë, Allahu i Lartësuar tregon shpagimin për këdo që miqësohet me Shejtanin dhe që i nënshtrohet atij:

An-Nisaa 4:120Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.