Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 200

11

كَدَأْبِ ءَالِ فِرْعَوْنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

do të jenë ashtu siç ishin shoqëruesit (ithtarët) e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i përgënjeshtruan versetet tona; prandaj, Perëndia i përlau ata për mëkatet që bënë. Se Perëndia është ndëshkues i rreptë.

Kështu ndodhi edhe me pasuesit e Faraonit dhe ata të mëhershmit. -Që pasuria dhe fëmijët nuk u bëjnë dobi qafirëve, ka qenë një ligj i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar për të gjithë popujt. Kështu ishte për popullin e Faraonit, por edhe për të tjerët para e pas tyre. Të njëjtin përfundim do të kenë të gjithë ‘faraonët’ e çdo kohe, sado të fuqishëm qofshin në pushtetin e tyre, sado të mëdha të jenë pasuritë dhe pasuesit e tyre. Çdokush që mohon të vërtetën e shpallur nga Zoti, çdokush që nuk pranon t’i nënshtrohet rrugës së drejtë dhe të pasojë profetët e Zotit, do të ketë po atë përfundim.Ata i mohuan argumentet Tona. Për këtë arsye, Allahu i shkatërroi për fajet e tyre. –Pra, Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata, për shkak të mosbesimit dhe mosbindjes së tyre, sepse Allahu i Lartësuar është i Drejtë. Ai nuk i bën padrejtësi askujt. Çdo gjykim i Tij është i drejtë dhe i pakundërshtueshëm.Allahu ndëshkon shumë ashpër. - Allahu ka përgatitur ndëshkim të ashpër për këdo që përmbush shkaqet që e bëjnë të meritueshëm këtë ndëshkim. Shkaqet që sjellin ndëshkimin janë kufri dhe gjynahet, me të gjitha llojet dhe ngjyrat e tyre. Pastaj i Madhëruari thotë:

Aal-i-Imraan 3:11Listen in Qur'an →
12

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ سَتُغْلَبُونَ وَتُحْشَرُونَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ

Thuaj (o Muhammed!) atyre që mohuan: “Ju do të shtypeni dhe do të tuboheni në skëterrë. E, sa shtrat i keq është ai vend!

Thuaju(o Muhamed)atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mposhtur dhe do të hidheni në Xhehenem. Sa i shëmtuar është ai shtrat!”. -Këto fjalë, nga njëra anë, u dhanë shpresë besimtarëve se fitorja dhe ndihma e Allahut do të ishte me ta dhe, nga ana tjetër, kërcënonin hapur mohuesit e Zotit, që luftonin të drejtën. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i ndihmoi besimtarët dhe bëri që ushtria e të vërtetës të triumfonte mbi armiqtë e të vërtetës, që ishin mohues të kategorive të ndryshme, si idhujtarë, çifutë, të krishterë etj. Ndihma e Allahut do të vazhdojë të jetë me këtë popull të drejtë, me adhuruesit e Tij të sinqertë, me ushtarët e Tij besimtarë dhe besnikë. Allahu do të jetë me ta deri në Ditën e Gjykimit. Kjo profeci e Kur’ânit është një prej mrekullive të tij, e dëshmuar me sy prej njerëzve, që vërteton se ai Libër është fjalë e Zotit të gjithësisë. Më tej, Allahu i Lartësuar na tregon që, përveçse qafirët do të jenë gjithmonë të mposhtur në këtë jetë, në jetën tjetër ata do të tubohen në vendin e ndëshkimit dhe të vuajtjes së përjetshme, në zjarrin e Xhehenemit. Ai është një vend që ata vetë e përgatisin dhe e dëshirojnë për veten e tyre. Nuk ka vendqëndrim më të keq se ai i tyre dhe nuk ka ndëshkim më të rëndë se ndëshkimi i tyre.

Aal-i-Imraan 3:12Listen in Qur'an →
13

قَدْ كَانَ لَكُمْ ءَايَةٌۭ فِى فِئَتَيْنِ ٱلْتَقَتَا ۖ فِئَةٌۭ تُقَٰتِلُ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَأُخْرَىٰ كَافِرَةٌۭ يَرَوْنَهُم مِّثْلَيْهِمْ رَأْىَ ٱلْعَيْنِ ۚ وَٱللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصْرِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَعِبْرَةًۭ لِّأُو۟لِى ٱلْأَبْصَٰرِ

Ju keni shembullin në dy ushtritë që ishin në konflikt: njëra që luftoi në rrugën e Perëndisë, dhe tjetra – e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes ka dy herë më shumë kundërshtarë. Se Perëndia me ndihmën e vet e forcon kend të dojë. Kjo, me të vërtetë, është këshillë për largpamësit.

Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra-tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë. -Për ju ka shumë mësime nga përballja mes dy ushtrive në betejën e Bedrit. Dy ushtritë ishin: njëra që luftonte në rrugën e Allahut, ku ishte Profeti (a.s.) dhe shokët e tij; dhe tjetra ishte ushtria e qafirëve, të cilët refuzuan t’i bindeshin Zotit të tyre dhe të pasonin udhëzimin që solli Profeti i Tij. Këta dolën në luftë gjithë mendjemadhësi dhe plot urrejtje për Profetin e besimtarët. Ata dolën që të pengonin njerëzit nga rruga e Zotit, dhe këtë e bënin thjesht për të shitur mend dhe për të fituar famë. Allahu i Lartësuar përcaktoi që dy palët kundërshtare të përballeshin me njëra tjetrën në Bedër, ndërkohë që idhujtarët ishin disa herë më tepër në numër se besimtarët. Por Allahu i Lartësuar thotë:Ata(besimtarët) panë me sytë e tyre se të tjerët(qafirët)ishin dy herë më shumë se ata. Por Allahu përforcon atë që dëshiron me ndihmën e Vet. Vërtet, në atë ngjarje pati një mësim të madh për ata që janë të mençur. -Besimtarët e panë që numri i idhujtarëve të cilët vërsuleshin kundër tyre ishte shumë më i madh. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt duke treguar se besimtarët e panë me sytë e ballit këtë pabarazi numerike. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i ndihmoi besimtarët, duke u dhuruar fitoren kundër qafirëve. Besimtarët i mposhtën bindshëm idhujtarët, duke vrarë krerët e tyre dhe duke robëruar shumë të tjerë. Kjo fitore u mundësua veçse prej Allahut, i Cili ishte Ndihmëtari i tyre. Allahu i Lartësuar ndihmon çdonjë që ndihmon fenë e Tij dhe mposht e shkatërron çdonjë që e mohon Atë dhe udhëzimin e sjellë nëpërmjet Profetit të Tij. Në këtë ngjarje ka mësime për ata që dinë të nxjerrin mësime, dhe ata që mund të nxjerrin mësime prej të tilla ngjarjeve janë veçse të mençurit. Kështu, të fituarit do të jenë gjithmonë ata që besojnë dhe pasojnë të vërtetën e sjellë prej Allahut dhe Profetit të Tij. Këta do të jenë pala e ndihmuar prej Allahut. Ndërsa të dëshpëruarit e të mundurit do të jenë gjithmonë ata që mohojnë të vërtetën dhe ndjekin të kotën, për të cilën nuk kanë asnjë bazë e argument të sigurt. Nëse do të merrnim në konsideratë forcat ushtarake dhe shkaqet materiale të fitores së një lufte, do ta shihnim si të pamundur fitoren e një ushtrie të vogël e të paarmatosur mirë, kundër një ushtrie të madhe në numër e të fuqishme në armatim. Por përballë këtij realiteti që ne jemi mësuar të shohim me sy dhe ta besojmë, ndodhet një realitet tjetër më i fuqishëm dhe më vendimtar se ai që shohim me shqisat tona. Këtë realitet mund ta ndiejnë dhe dëshmojnë veçse ata që shohin me dritën e imanit dhe që kanë mbështetje të plotë tek Allahu i Lartësuar. Ky realitet quhet: “ndihma e Allahut për besimtarët e Tij”. Allahu i Lartësuar i ndihmon gjithmonë dhe u dhuron fitore adhuruesve të Tij mbi çdo jobesimtar, sado i madh e i fuqishëm qoftë.

Aal-i-Imraan 3:13Listen in Qur'an →
14

زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ ٱلشَّهَوَٰتِ مِنَ ٱلنِّسَآءِ وَٱلْبَنِينَ وَٱلْقَنَٰطِيرِ ٱلْمُقَنطَرَةِ مِنَ ٱلذَّهَبِ وَٱلْفِضَّةِ وَٱلْخَيْلِ ٱلْمُسَوَّمَةِ وَٱلْأَنْعَٰمِ وَٱلْحَرْثِ ۗ ذَٰلِكَ مَتَٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسْنُ ٱلْمَـَٔابِ

U hijeshua për njerëzit lakmia ndaj grave, fëmijëve, arit dhe argjendit të grumtulluar, kuajve të bukur, bagëtive dhe të lashtave. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete; por vendi më i bukur i kthimit është te Perëndia.

Njerëzve u është hijeshuar dashuria për kënaqësitë e kësaj bote, për gratë(e hijshme), për djemtë(e pasardhësit e shumtë), për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. -Allahu i Lartësuar na tregon se njerëzve u është hijeshuar dashuria për bukuritë e kësaj jete, duke përmendur në mënyrë të veçantë disa prej tyre, sepse ato janë bukuritë më të mëdha të dynjasë. Çdo bukuri e kënaqësi tjetër është degëzim i këtyre kryesoreve. Në suren Kehf, ajeti 7, i Lartësuari thotë: “Gjithçka në Tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.”. Kënaqësitë e numëruara në ajet janë mjaft tërheqëse. Shpirti dhe zemra e njeriut i dëshiron shumë ato. Megjithatë, kundrejt këtyre kënaqësive, njerëzit ndahen në dy grupe:1. Ata që e konsiderojnë arritjen e këtyre kënaqësive si qëllimin kryesor të jetës së tyre. Këta, çdo fjalë, vepër, mendim apo ndjenjë e kanë vetëm për hir të këtyre kënaqësive. Dëshira për të arritur këto kënaqësi i shmang ata nga qëllimi për hir të së cilit Allahu i Lartësuar i ka krijuar, duke u shndërruar kështu në kafshë të vërteta. Për ta është e rëndësishme thjesht që të përmbushin epshet dhe dëshirat e tyre, pa u shqetësuar aspak se me ç’rrugë do ta arrijnë këtë. Ata nuk shqetësohen aspak se si i fitojnë dhe si i shpenzojnë të mirat që zotërojnë. Ja, për të tillë njerëz, bukuritë joshëse të kësaj bote janë shkak për ndëshkimin dhe dëshpërimin e tyre.2. Ata që e dinë cili është qëllimi i vërtetë i stolive të kësaj jete. Ata e dinë që Allahu i Lartësuar i ka bërë ato për të provuar besimin e njerëzve, për t’u dalluar qartë ata që i japin përparësi bindjes ndaj Tij dhe kënaqësisë së Tij, nga ata që parapëlqejnë përmbushjen e kënaqësive të pakontrolluara të kësaj dynjaje. Grupi i dytë i përdor bukuritë e kësaj jete thjesht si mjete për të arritur qëllimin kryesor: adhurimin e Allahut. Nëpërmjet kësaj jete dhe çdo çasti të saj, ata mundohen të grumbullojnë sa më shumë furnizime për rrugën e gjatë që i pret pas vdekjes. Çdo kënaqësi të kësaj bote ata e përdorin si ndihmë për të arritur përsosjen e adhurimit dhe kënaqësinë e Zotit të tyre. Kënaqësitë dhe stolitë e kësaj jete zënë vend vetëm në trupin e tyre, ndërsa shpirti dhe zemra e tyre përkushtohen për të arritur një qëllim tjetër, shumë më të lartë dhe më të vyer. Ata e dinë se mirësitë e dynjasë janë sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar:Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë. -Çdo kënaqësi që shijojnë në këtë dynja, ata e shndërrojnë në një urë për të shkuar në lumturinë e përjetshme. Ata bëjnë një tregti shumë të madhe, duke shpresuar shpërblim dhe dhurata të mrekullueshme. Për këtë kategori njerëzish, bukuritë e kësaj jete janë mjete që i çojnë të sigurt te Zoti i tyre. Ky ajet është qetësues e ngushëllues për të gjithë ata të varfër që nuk kanë mundësi të shijojnë mjaft kënaqësi të kësaj bote, të cilat i provojnë të pasurit. Ajeti është, gjithashtu, edhe këshillë dhe qortim për çdo njeri që mashtrohet nga bukuritë e kësaj dynjaje. Nga ana tjetër, ai nxit të mençurit e të urtët që të tregohen asketë ndaj botës mashtruese dhe stolive të saj të kufizuara dhe të …

Aal-i-Imraan 3:14Listen in Qur'an →
15

۞ قُلْ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيْرٍۢ مِّن ذَٰلِكُمْ ۚ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَٰجٌۭ مُّطَهَّرَةٌۭ وَرِضْوَٰنٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ

Thuaj (o Muhammed!): “A doni t’ju lajmëroj juve për gjëra më të mira se ato? Ata që ruhen nga mëkatet, te Zoti i tyre do të kenë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, në to do të banojnë përgjithmonë, e bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Perëndia”. Se Perëndia i njeh mirë robërit e vet!

Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm, janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përjetësisht. -Allahu i Lartësuar na tregon se mirësitë e përgatitura për të devotshmit janë shumë herë më të çmuara se mirësitë e kësaj jete të shkurtër. Ato janë kopshte të dendura e të larta, me banesa të gjera, të rehatshme e plot luks. Kopshtet janë të mbushura me pemë të llojllojshme. Nëpër to rrjedhin lumenj, sipas dëshirës së tyre.Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e Allahut.” -Gratë do të jenë të pastra nga çdo ndyrësi e jashtme dhe e brendshme, trupore, shpirtërore dhe morale. Të gjitha këtyre mirësive u shtohet e u plotësohet bukuria e vlera edhe nga fakti që ato do të jenë të përjetshme për besimtarët. Përveç kësaj, kjo përjetësi do të jetë në kënaqësinë e Allahut. Kënaqësia e Allahut ndaj tyre është mirësia më e madhe që ata do të shijojnë. A mund të krahasohen, pra, kënaqësitë e kësaj jete me ato të ahiretit? Bëj për veten tënde zgjedhjen më të mirë, duke kujtuar dallimin mes dy jetëve, dhe mos harro seAllahu është Gjithëshikues i robërve të Vet.” -Allahu i di në hollësi dëshirat e njerëzve. Ai i di të mirat dhe të këqijat që përmban shpirti ynë. Ai e di shumë mirë se çfarë i përshtatet secilit. Ai i jep sukses atij që Ai dëshiron, dhe lë në humbje atë që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar që i bëri përshkrimin më të bukur Xhenetit të Tij, përshkruan më pas edhe krijesat që e meritojnë atë vend. Kështu, të vetmit që do t’i gëzojnë këto premtime janë të devotshmit, domethënë ata që i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke zbatuar çdo urdhër të Tij dhe duke u larguar nga çdo gjë që Ai e ka ndaluar. Këta luten vazhdimisht dhe thonë:

Aal-i-Imraan 3:15Listen in Qur'an →
16

ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ إِنَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ

të cilët thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë na kemi besuar, andaj na fal mëkatet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Të tillë janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” -Një cilësi e tyre është edhe fakti që ata afrohen tek Allahu i Lartësuar dhe ndërmjetësojnë tek Ai me besimin e tyre, që Ai t’i falë dhe të mbulojë të metat e tyre. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne kemi besuar me sinqeritet, prandaj, për hir të këtij besimi, na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!”. Është pikërisht Allahu i Lartësuar që u ka dhënë sukses dhe që i ka udhëzuar, dhe po nga Ai ata kërkojnë që, ashtu sikurse i ka udhëzuar në besim, t’ua mbulojë të metat, t’ua falë gabimet dhe t’i ruajë nga dënimi i Zjarrit. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon disa cilësi të tjera të të devotshmëve:

Aal-i-Imraan 3:16Listen in Qur'an →
17

ٱلصَّٰبِرِينَ وَٱلصَّٰدِقِينَ وَٱلْقَٰنِتِينَ وَٱلْمُنفِقِينَ وَٱلْمُسْتَغْفِرِينَ بِٱلْأَسْحَارِ

ata janë durimtarët, dashamirë të së vërtetës, përulësit e Perëndisë, ata që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e mëkateve para agimit.

Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës, dhe ata që në kohën e agimit kërkojnë falje. -Pra, të devotshmit dallohen për durimin e tyre. Ata e nënshtrojnë veten në bindjen ndaj Zotit. Ata durojnë gjithçka, për të plotësuar urdhrat që i do dhe i pëlqen Allahu. Ata durojnë për t’u larguar nga çdo gjynah dhe mosbindje ndaj Allahut të Lartësuar. Ata janë të durueshëm përballë çdo përcaktimi të Zotit të tyre. Ata janë të kënaqur me caktimin e Zotit dhe janë durimtarë. Ata nuk tregojnë asnjë pakënaqësi apo zemërim me caktimin e Allahut të Lartësuar. Të devotshmit janë, gjithashtu, të vërtetë e të sinqertë në besimin e tyre. Veprat, fjalët, ndjenjat dhe besimi i tyre janë të çiltra. Ata nuk janë shtiracakë. Të devotshmit janë dorëdhënës. Ata shpenzojnë çdo lloj pasurie me të cilën Zoti i tyre i ka privilegjuar mbi të tjerët. Ata janë në ndihmë të vazhdueshme për krijesat e Zotit, e në mënyrë të veçantë për të afërmit e tyre. Të devotshmit kërkojnë falje gjatë kohës së agimit, dhe kjo është cilësi jashtëzakonisht e rrallë. Edhe pse gëzojnë virtyte të larta, si ato që u përmendën më sipër, ata e shohin veten me sy kritik dhe kurrë nuk pretendojnë se janë të devotshëm. Përkundrazi, ata mendojnë se janë shumë të mangët në fjalët dhe veprat e tyre, për të pretenduar një gjë të tillë. Për këtë arsye, ata e ndjejnë veten të detyruar që të kërkojnë falje nga Zoti i tyre i madhërishëm. Madje, ata nuk kërkojnë falje dosido, por përpiqen që këtë ta bëjnë në kohë të përzgjedhura, me qëllim që përgjigjja e Zotit të jetë më pranë dhe më e sigurt. Kjo dëshmon se me sa shumë ngulm e kërkojnë ata faljen nga Zoti i tyre. Ata luten në kohën e agimit, sepse atëherë e shpresojnë faljen nga Allahu i Madhëruar. Për shpjegimin e kësaj cilësie të të devotshmëve, Hasen el Basriu ka thënë: “Ata e zgjasin namazin e natës deri në kohën e agimit, pastaj ulen, shprehin pendesë dhe kërkojnë falje prej Zotit të tyre.” Këto ajete, ndër të tjera, flasin për:- gjendjen e njerëzve në raport me kënaqësitë e kësaj jete të shkurtër;- për mirësitë, zbukurimet dhe luksin e kësaj dynjaje, dhe për faktin që ato janë të papërfillshme në krahasim me jetën tjetër dhe bukuritë e saj të përjetshme;- për bukuritë e mrekullueshme të Xhenetit dhe për çdo mirësi që gjendet në të, duke na nxitur që të bëjmë dallimin mes dy jetëve. Duke na nxitur që t’i studiojmë mirësitë e secilës jetë, para se të bëjmë përzgjedhjen tonë, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai dëshiron prej nesh që t’i japim përparësi ofertës së Tij për të hyrë në Xhenetin e përjetësisë. E si mund të zgjedhim mirësitë e dynjasë të shkurtër, që e ka një fund, përpara mirësive të mrekullueshme dhe të përjetshme të Xhenetit?! Allahu i ka përshkruar banorët e Xhenetit, me cilësitë e tyre të rralla. Ata janë të devotshmit, të cilët i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, të cilat Ai i ka sqaruar në Kur’ân dhe nëpërmjet Profetit të Tij. Allahu i tregon më konkretisht disa virtyte të të devotshmëve, me të cilat adhuruesi duhet ta stolisë veten e tij. Ato cilësi janë kritere për të gjykuar nëse mund të jesh prej banorëve të Xhenetit apo jo.

Aal-i-Imraan 3:17Listen in Qur'an →
18

شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَأُو۟لُوا۟ ٱلْعِلْمِ قَآئِمًۢا بِٱلْقِسْطِ ۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Perëndia dëshmon se Ai është vetëm një, - por edhe engjëjt, e të diturit (e dëshmojnë këtë), duke qenë të qëndrueshëm në të vërtetën. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër(që meriton të adhurohet) përveç Tij. -Ky është një argument shumë i fortë, që vërteton se adhurimi i takon veçse Allahut të Lartësuar, prandaj është i detyrueshëm pranimi i tij. Ai përmban: dëshminë e Zotit të Lartësuar, që është e sigurt dhe e pakundërshtueshme; dëshminë e melekëve të Tij, këtyre krijesave të pastra, të drejta e besnike; dhe dëshminë e dijetarëve, të mençurve e të urtëve. Dëshmia e Allahut të Lartësuar që vërteton njëshmërinë e Tij në adhurimin që meriton, është shumë e thjeshtë, e kuptueshme dhe bindëse. Fakti që nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, është shumë i kuptueshëm për robërit e Allahut, nëse ata dinë të vështrojnë te krijimi në përgjithësi dhe te vetet e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’âni)është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet, 53]. Mjaftojnë vetëm disa shenja që duken qartë në këtë botë, që njerëzit të binden plotësisht për këtë të vërtetë të madhe e të pakundërshtueshme: që askush nuk meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, përveç Allahut të Lartësuar, Krijuesit dhe Kujdestarit të të gjitha krijesave. Çdokush që e njëson Zotin e tij me adhurime, me dashuri, bindje dhe nënshtrim total ndaj Tij, do të jetë i pamposhtur e gjithmonë fitimtar mbi çdo idhujtar, që refuzon ta njësojë Allahun në adhurim ose që refuzon çdo mësim të sjellë prej Zotit nëpërmjet profetëve. Njësuesi i Zotit do të triumfojë gjithmonë, mbi çdo lloj idhujtari e mohuesi, edhe nëse kjo do të ishte jashtë çdo mundësie njerëzore. A nuk është kjo shenjë, që vërtet Allahu është Një, i Pashoq dhe i Gjithëpushtetshëm?! Sigurisht që po. Ky triumf i përhershëm është argument i pakundërshtueshëm, që vërteton se Zoti është Një, i Plotfuqishëm, Absolut dhe Vetëvendosës. Ai është Allahu, i Vetëm dhe i Plotfuqishëm për gjithçka. Nëse shohim natyrën e mirësive dhe përkujdesjes së Allahut të Lartësuar për krijesat, do të kuptojmë që Ai është Një, i Vetëm, i Pashoq në sundimin dhe pushtetin e Tij. Nuk ka asnjë mirësi që krijesat ta shijojnë e të mos jetë prej Tij. Vetëm Ai i dhuron mirësitë dhe vetëm Ai i largon të këqijat, fatkeqësitë dhe dhimbjet. Krijesat janë absolutisht të pafuqishme për të sjellë të mira dhe për të larguar të këqijat, qoftë nga vetja e tyre, qoftë për të tjerët. Nëse me adhurimin që krijesat bëjnë, kërkohet apo synohet arritja e çdo të mire dhe largimi i çdo të keqeje, në këtë jetë dhe në jetën tjetër, atëherë shumë thjesht duhet të pranohet se i vetmi që meriton adhurimin është Allahu i Lartësuar, sepse është Ai që e ka në dorë dhurimin e të mirave dhe ndalimin e të këqijave. Nëse me adhurimin që bëjnë krijesat synohet që të kënaqet Allahu, Krijuesi, Ai që përkujdeset për ta, atëherë shumë thjesht duhet pranuar që vetëm Allahu meriton të kënaqet me adhurimet që i përkushtohen Atij. A nuk është ky një argument i padiskutueshëm që Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet tona?! Pa dyshim, argumentet e Zotit janë …

Aal-i-Imraan 3:18Listen in Qur'an →
19

إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلْإِسْلَٰمُ ۗ وَمَا ٱخْتَلَفَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

Feja e vërtetë te Perëndia është vetëm Islamizmi. Ata, të cilëve u është dhënë Libri, ranë në konflikt – pasi u erdhi njohuria dhe këtë, për shkak të egoizmit në mes tyre; e kushdo që i mohon argumentet e Perëndisë, Perëndia është i shpejt në llogari.

Feja e pranueshme tek Allahu është Islami. -Allahu i Lartësuar, pasi argumentoi bindshëm se vetëm Ai është Zoti që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje, vijon që të sqarojë fenë, domethënë ligjin dhe mënyrën e adhurimit që Ai pëlqen dhe e ka përzgjedhur për njerëzimin. Ai na tregon se feja, me anë të së cilës njerëzit duhet të adhurojnë Atë, është Islami. Islami është: dorëzim, përkushtim dhe nënshtrim ndaj Zotit të vetëm. Islam do të thotë që t’i dorëzohesh një Zoti të vetëm, duke e adhuruar me dashuri dhe me bindje, ashtu sikurse të është shtjelluar prej Profetit të Zotit. Islam do të thotë të zbatosh gjithçka që Zoti e ka sqaruar në Librin e Tij ose nëpërmjet Profetit dhe traditës së tij. Islami është feja e vetme e pranuar nga Zoti i gjithësisë. Kjo fe ndërtohet mbi bazën e sinqeritetit ndaj Zotit në dashurinë ndaj Tij, frikërespektin për Të, në shpresën, pendimin dhe lutjet e shprehura Atij. Islami mbështetet, gjithashtu, mbi sinqeritetin në pasimin e traditës dhe udhëzimit të sjellë prej Profetit të Zotit. Ky është thelbi i fesë së vetme, që e kanë sjellë të gjithë profetët. Të gjithë kanë ftuar për sinqeritet në adhurimin e Allahut, dhe që ky adhurim të jetë sipas mësimeve dhe udhëzimeve të Tij. Megjithatë, ithtarët e Librit filluan të kishin kundërshtime mes njëri-tjetrit, për shkak të urrejtjes dhe smirës së tyre.Njerëzit e Librit kundërshtuan veçse të nxitur nga zilia mes tyre, pasi u erdhi e vërteta. -Urrejtja dhe smira e tyre shkaktoi padrejtësi dhe armiqësi mes njëri-tjetrit, edhe pse Allahu i kishte urdhëruar që të bashkoheshin të gjithë në fenë e Tij. Shkak i kësaj fatkeqësie ishin ata vetë, sepse refuzuan të vërtetën që u erdhi prej Zotit, e cila është mundësia e vetme e shpëtimit dhe mëshirës. Ata e refuzuan Muhamedin (a.s) dhe Kur’ânin, dhe kjo ndodhi prej mosbindjes së tyre.E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e Tij. -Allahu është Llogaritës i shpejtë i veprave të robit dhe Gjykues i drejtë. Allahu do t’i japë secilit atë që i takon dhe që e ka fituar me duart e veta. Në mënyrë të veçantë do të trajtohen ata që nuk e kanë pranuar të vërtetën, pasi e kanë njohur në fillim; këta lloj njerëzish meritojnë dënim të dhembshëm. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që, kur të diskutonte e polemizonte me të krishterët apo me të tjerë si ata, t’u deklaronte atyre hapur Islamin:

Aal-i-Imraan 3:19Listen in Qur'an →
20

فَإِنْ حَآجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِىَ لِلَّهِ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِ ۗ وَقُل لِّلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْأُمِّيِّۦنَ ءَأَسْلَمْتُمْ ۚ فَإِنْ أَسْلَمُوا۟ فَقَدِ ٱهْتَدَوا۟ ۖ وَّإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ ٱلْبَلَٰغُ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ

Nëse ata polemizojnë me ty (o Muhammed!) thuaju: “Unë i përulem vetëm perëndisë, si dhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve (arabëve). “A e keni pranuar Islamizmin?” E, nëse e pranojnë Islamizmin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. E, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’i thërrashës. Se Perëndia i sheh mirë (ç’punojnë) robërit e vet.

E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi. -Kuptimi: “Thuaju atyre se unë dhe ata që ndjekin rrugën time, i jemi dorëzuar plotësisht dhe vetëm Allahut të Lartësuar. Ne kemi braktisur çdo fe tjetër, veç Islamit, sepse jemi të sigurt për kotësinë e tyre.” Kjo deklaratë ua pret shpresat atyre të cilët duan që ju të lini fenë Islame dhe të përqafoni fetë e tyre të humbura. Ajo shërben, gjithashtu, si rifreskim i besimit tuaj në momente lëkundjesh. Ajo hedh poshtë justifikimet e çdokujt që ndjek rrugët e gabuara për të adhuruar Allahun e Lartësuar. Dikush mund të pyesë: Pse kjo deklaratë hedh poshtë justifikimet e çdokujt që ndjek rrugët e humbjes? Për t’u përgjigjur, duhet të kujtojmë ato që kemi thënë më sipër. Allahu i Lartësuar e argumentoi vërtetësinë e njëshmërisë së Tij në meritën për adhurim me dëshminë e dijetarëve, e cila është argument për të gjitha krijesat. Pas qartësimit të së vërtetës, askush nuk mund të justifikohet para Allahut, nëse nuk i dorëzohet plotësisht Atij. Po ashtu, është e padiskutueshme që më i miri, më i dalluari dhe më i dituri i krijesave rreth Allahut të Lartësuar, ishte dhe mbetet Profeti ynë, Muhamedi (a.s). Pas tij, më të ditur ishin sahabët që e pasuan atë, të cilët kishin grada të ndryshme diturije. Në përgjithësi, mendjet e tyre ishin të ndritura dhe dija e tyre ishte e saktë, e sigurt dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund t’u afrohet atyre në këto aspekte, e jo më që të jetë i barabartë me ta. Kështu, meqë njëshmëria e Allahut në meritën e adhurimit është vërtetuar me aq shumë argumente logjike dhe tradicionale, që i përmendëm më sipër, dhe meqë ajo është shpjeguar nga më i dituri dhe më i përsosuri i krijesave, atëherë nuk ka më vend për as më të voglin dyshim në saktësinë e saj. Kjo do të thotë se feja e vetme e pranuar nga Allahu i Lartësuar është feja që ushtroi dhe predikoi ky Profet i ditur dhe umeti i tij. Çdo fe tjetër është e kotë, e papranueshme dhe e pajustifikueshme nga Allahu i Lartësuar. Më tej, i Lartësuari thotë:Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe injorantëve: “A e pranoni fenë Islame?” –Pra, Allahu i Lartësuar na udhëzon që t’u drejohemi atyre që u është dhënë Libri (të krishterëve dhe çifutëve) dhe të paditurve, paganëve, idhujtarëve, arabë e joarabë, dhe t’u themi: “Dorëzohuni dhe nënshtrohuni ndaj një Zoti të vetëm, duke e adhuruar me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje!”Nëse e pranojnë Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për detyrë vetëm kumtimin. –Kuptimi: Nëse ata pranojnë që të adhurojnë dhe t’i nënshtrohen një Zoti të vetëm, atëherë ata janë udhëzuar tek e vërteta. Kështu, ata kanë gjetur rrugën e drejtë, ashtu sikurse ju, dhe janë bërë vëllezërit tuaj, duke patur përgjegjësi dhe të drejta të njëjta me ju. Por nëse ata refuzojnë që ta pranojnë Islamin, dhe ndjekin fe të tjera veç tij, atëherë dije (o Profet) se detyra jote është, thjesht, kumtimi i mesazhit të Zotit në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Nëse e kryen këtë detyrë, ti do ta marrësh shpërblimin tënd. Askush nuk mund të justifikohet para Zotit, nëse nuk pason rrugën tënde (o Profet). Pas …

Aal-i-Imraan 3:20Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.