Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 81–90 of 200

81

وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ ٱلنَّبِيِّۦنَ لَمَآ ءَاتَيْتُكُم مِّن كِتَٰبٍۢ وَحِكْمَةٍۢ ثُمَّ جَآءَكُمْ رَسُولٌۭ مُّصَدِّقٌۭ لِّمَا مَعَكُمْ لَتُؤْمِنُنَّ بِهِۦ وَلَتَنصُرُنَّهُۥ ۚ قَالَ ءَأَقْرَرْتُمْ وَأَخَذْتُمْ عَلَىٰ ذَٰلِكُمْ إِصْرِى ۖ قَالُوٓا۟ أَقْرَرْنَا ۚ قَالَ فَٱشْهَدُوا۟ وَأَنَا۠ مَعَكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ

Kujtoje (o Muhammed!) atë kohë kur Perëndia mori obligimin nga pejgamberët (e ju tha): “Unë ua solla Librin dhe dijeninë e kur t’ju vijë juve Pejgamberi, vërtetues i asaj që keni ju, padyshim do t’i besoni dhe do ta ndihmoni atë”. (Perëndia) u tha atyre: “A e pranuat këtë dhe a morët obligimin Tim?” Ata u përgjegjën: “E pranuam”. (Perëndia) u tha: “Bëhuni dëshmitarë (i njëri-tjetrit), se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar”.

Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve(dhe u tha): “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve.” -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai u ka marrë besën dhe fjalën e nderit profetëve për një çështje shumë të rëndësishme. Ai u mori besën, për shkak se Ai u dha atyre libër të ndritur dhe urtësi të madhe për të dalluar mes të vërtetës dhe të gabuarës, mes rrugës së drejtë dhe humbjes. Allahu u mori besën atyre që, nëse Ai do dërgonte pas tyre ndonjë profet që vërtetonte shpalljet e mëparshme të Tij, ata do ta besonin, mbështesnin dhe ndihmonin atë. Madje, çdo profet duhej ta urdhëronte popullin e tij që, nëse vinte profeti pasardhës, populli ta besonte, ta mbështeste dhe ta ndihmonte atë. Çdo profet duhej që ta besonte dhe ta mbështeste profetin tjetër. Po kështu duhej të vepronin edhe popujt e tyre. Ky është një rregull i pandryshueshëm, nga i cili nuk përjashtohet askush, sepse të gjithë profetët e vërtetë flasin të frymëzuar nga Zoti dhe sjellin të vërtetën e sigurt, që duhet besuar. Ata janë si një trup i vetëm. Ndërsa Muhamedi (a.s.) ishte vula e tyre. Por nëse profetët e tjerë do të arrinin kohën e tij, ata do të ishin të detyruar që ta besonin dhe ta ndihmonin, duke e mbështetur në rrugën e tij. Për ta do të ishte detyrë pasimi i udhëzimeve të sjella prej tij nga Zoti i gjithësisë. Ai do të ishte imami, udhëheqësi i tyre, në gjurmët e të cilit do të duhet të ecnin. Siç shihet, ky ajet i mrekullueshëm dëshmon për gradën dhe vlerat e larta të profetit Muhamed (a.s.). Ai tregon se Muhamedi ishte më i zgjedhuri i profetëve, sepse Allahu ka marrë besën e të gjithë profetëve dhe të popujve të tyre që ata do ta besojnë dhe pasojnë udhëzimin dhe dritën e sjellë prej tij. Allahu i Lartësuar i ka bërë të gjithë profetët që ta pohojnë dhe deklarojnë me gojën e tyre përgjegjësinë për këtë besë të dhënë para Allahut:Ai (Allahu)tha: “A e pranoni dhe a e merrni përsipër detyrën Time?” Ata thanë: “Po, e pranojmë”! Ai (Allahu) tha: “Dëshmoni pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju!” -Profetët deklaruan: “E pranuam urdhrin Tënd, dhe për këtë jemi dëshmitarë. Ky urdhër do të jetë gjithmonë në zemrat tona dhe para syve tanë.” Allahu i Lartësuar, në përforcim të kësaj dëshmie, thotë: “Dëshmoni pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju!”

Aal-i-Imraan 3:81Listen in Qur'an →
82

فَمَن تَوَلَّىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ

E ata, që i shmangen obligimit të dhënë, me të vërtetë, janë të këqinj.

E kush i kthen shpinën të vërtetës më pas, ai është i prishur. -Ata të cilët e shpërfillin dhe nuk e zbatojnë këtë besëlidhje të dëshmuar nga Allahu i Lartësuar dhe profetët e tij, Allahu i Lartësuar i ka quajtur: “fâsiķûn” – të prishur, të dalë jashtë rruge. Kjo tregon, gjithashtu, se të gjithë ata që pretendojnë se janë pasues të profetëve të ndryshëm: çifutë, të krishterë etj., nëse nuk e besojnë Profetin e fundit, Muhamedin (a.s.), ata janë jashtë rrugës së drejtë dhe po ecin drejt Xhehenemit, ku do të jenë përjetësisht, për të vuajtur ndëshkimin e hidhur.

Aal-i-Imraan 3:82Listen in Qur'an →
83

أَفَغَيْرَ دِينِ ٱللَّهِ يَبْغُونَ وَلَهُۥٓ أَسْلَمَ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ طَوْعًۭا وَكَرْهًۭا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ

A mos kërkojnë ata tjetër, përveç fesë së Perëndisë? E, Atij i përulën të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë, me dashje ose padashje, dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.

A mos kërkojnë ata fe tjetër, veç fesë së shpallur nga Allahu,... -A është e mundur që kërkuesit e kënaqësisë së Zotit të mashtrohen dhe të kërkojnë fe tjetër veç fesë së Tij, që është Islami?! Jo, është e pamundur. Nuk ka fe më të sigurt, më të plotë, më të saktë e më të bazuar sesa Islami. Islam do të thotë: dorëzim i plotë tek i vetmi i Plotfuqishëm, tek Allahu i Lartësuar....ndërkohë që Atij i është nënshtruar gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në tokë, me vullnet apo me detyrim? Dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. -Të gjitha krijesat janë të nënshtruara dhe të nevojshme për përkujdesjen dhe mëshirën e Allahut. Të gjithë i janë dorëzuar Atij për përmbushjen e nevojave të tyre jetike. Nënshtrimi i krijesave është dy llojesh:1. Nënshtrim me vullnet të lirë, me motivim, me bindje. Këtë e kanë besimtarët muslimanë, të cilët i janë nënshtruar Allahut të Lartësuar, duke e adhuruar Atë me dashuri, madhërim, përkushtim dhe bindje.2. Nënshtrim i detyruar. Ky lloj nënshtrimi i përfshin të gjitha krijesat. Edhe qafirët janë të nënshtruar në atë mënyrë që nuk mund t’i shpëtojnë dot përcaktimit dhe gjykimit të Zotit të gjithësisë. Nëse Allahu ka vendosur për diçka, ata nuk mund ta ndryshojnë caktimin e Tij. Askush nuk mund të mbrohet dhe ta ndalojë atë që cakton dhe dëshiron i Plotpushtetshmi, sipas dijes, urtësisë, drejtësisë dhe mëshirës së Tij. Të gjitha krijesat kthehen tek Ai për nevojat e tyre dhe tek Ai do të kthehen edhe për t’u llogaritur për veprat e tyre. Është Ai që do t’i gjykojë ata, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij.

Aal-i-Imraan 3:83Listen in Qur'an →
84

قُلْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ عَلَيْنَا وَمَآ أُنزِلَ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْمَٰعِيلَ وَإِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ وَٱلْأَسْبَاطِ وَمَآ أُوتِىَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَٱلنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍۢ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ

Thuaj (o Muhammed!): “Na besojmë Perëndinë dhe atë që na është shpallur neve, dhe çka i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, pasardhësve të tyre dhe në atë që u është dhënë Musait, Isait dhe pejgamberëve nga Zoti i tyre; - na nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre. Na vetëm Atij (Perëndisë) i përulemi (na jemi muslimanë)”.

Thuaj: “Ne kemi besuar në Allahun, në atë që na u shpall neve, në atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve, në atë që iu dha Musait dhe Isait dhe të gjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” –Një ajet i ngjashëm me këtë u shpjegua në suren Bekare.Pastaj thotë i Lartësuari:Shih në suren Bekare, ajeti 136.

Aal-i-Imraan 3:84Listen in Qur'an →
85

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ ٱلْإِسْلَٰمِ دِينًۭا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِى ٱلْءَاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet... –Pra, çdokush që pranon dhe ndjek fe tjetër veç Islamit, do të jetë i refuzuar nga Allahu i Lartësuar. Islami është feja të cilën e ka zgjedhur Allahu që të jetë sistem jete dhe adhurimi për njerëzimin. Nëse dikush kërkon të adhurojë Allahun me mënyrë tjetër, atëherë çdo vepër e tij do të jetë e papranuar nga i Madhëruari....dhe në Botën tjetër ai do të jetë nga të humburit. -Vetëm feja Islame është dorëzim i plotë me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Islami, me sigurinë dhe bazat e tij të forta, të udhëzon në rrugën e drejtë të diktuar prej profetëve. Vetëm nëpërmjet kësaj feje, njeriu zbaton atë që Zoti dhe profetët kanë urdhëruar, duke qenë i sigurt dhe i qartë në çdo adhurim që ia përkushton. Kështu pra, vetëm muslimanët janë të shpëtuarit nga ndëshkimi i Allahut, sepse vetëm ata zbatojnë fenë që të çon te shpëtimi i vetëm. Vetëm ata e meritojnë shpërblimin dhe mëshirën e plotë të Zotit të tyre, sepse vetëm ata e ndjekin me përpikmëri udhëzimin autentik të Allahut dhe të Profetit të Tij. Ndërsa të tjerët janë larg të vërtetës. Këta do të meritojnë ndëshkimin e Allahut, sepse vetë e zgjodhën rrugën e humbjes, duke i kthyer shpinën Islamit dhe ftesës së Tij.

Aal-i-Imraan 3:85Listen in Qur'an →
86

كَيْفَ يَهْدِى ٱللَّهُ قَوْمًۭا كَفَرُوا۟ بَعْدَ إِيمَٰنِهِمْ وَشَهِدُوٓا۟ أَنَّ ٱلرَّسُولَ حَقٌّۭ وَجَآءَهُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ ۚ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit që janë bërë mohues, pasi që patën besuar dhe dëshmuan se Pejgamberi është i vërtetë, e ju prezentuan atyre edhe dokumentet e qarta. Populli që është këmbëngulës në të keqe, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë.

E si ti udhëzojë Allahu ata që mohojnë pasi kanë besuar njëherë, kanë dëshmuar se Profeti është i vërtetë dhe u kanë ardhur Argumente të Qarta?! -Kjo është vërtet e pamundur. Allahu nuk do ta udhëzonte kurrë një popull me të tilla cilësi e vepra. Allahu i Lartësuar i përshkruan kështu cilësitë e të dëshpëruarve, të cilët nuk i kap mëshira dhe udhëzimi i Tij:1. Ata mohojnë, pasi kanë besuar njëherë. Kështu, ata mohojnë duke parapëlqyer mohimin mbi besimin.2. Ata kanë dëshmuar në fillim se Profeti është i vërtetë. Pra, ata mohojnë pasi kanë dëshmuar me dije dhe bindje se Profeti është vërtet prej Allahut.3. Atyre u kanë ardhur njëherë argumente të qarta. Kështu, ata mohojnë pasi i kanë parë argumentet dhe mrekullitë e qarta me të cilat Allahu e pajisi Profetin e Tij.Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë një popull të padrejtë. -Këta e meritojnë të quhen “të padrejtë”, sepse padrejtësia e tyre është kulmore. Ata e mohojnë të vërtetën pasi e kanë njohur dhe besuar atë. Ata ndjekin rrugën e humbjes, duke qenë të bindur për kotësinë e saj. Kështu, ata tregohen të padrejtë, arrogantë dhe pasues të epsheve të tyre në përzgjedhjen që bëjnë. E si mund t’u jepet sukses të tillëve që të pasojnë udhën e drejtë?! Të vetmit për të cilët mund të shpresohet udhëzimi janë ata që nuk e njohin të vërtetën dhe përpiqen sinqerisht për ta gjetur atë. Pa dyshim që, të tillë njerëzve, Allahu i Lartësuar do t’ua lehtësojë rrugën e udhëzimit dhe do t’i ruajë nga çdo gjë që i pengon prej saj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon rreth ndëshkimeve që i presin të padrejtët në këtë jetë dhe në jetën tjetër:

Aal-i-Imraan 3:86Listen in Qur'an →
87

أُو۟لَٰٓئِكَ جَزَآؤُهُمْ أَنَّ عَلَيْهِمْ لَعْنَةَ ٱللَّهِ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجْمَعِينَ

Mallkimi i Perëndisë, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve, është shpërblimi i tyre.

Ndëshkimi i tyre është i pashmangshëm dhe mbi ta do të godasë mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i mbarë njerëzimit. -Ata do të vuajnë përjetësisht dhe pandërprerë mallkimin dhe ndëshkimin. Atyre nuk do t’u lehtësohet apo ndërpritet ndëshkimi për asnjë moment.

Aal-i-Imraan 3:87Listen in Qur'an →
88

خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ

Ata përherë do të jenë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtësohen, e as nuk do t’u jepet afat (pushim);

Ata do të jenë përgjithmonë në këtë gjendje. Atyre as nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe as nuk do t’u jepet ndonjë çast pushimi,... -Pas vdekjes, atyre nuk do t’u jepet më afat që të pendohen, të mendohen dhe të kthehen, sepse afatizimi përfundon me vdekjen. Allahu i Lartësuar i afatizon dhe u jep kohë mjaftueshëm që të mendohen dhe të kujtojnë. Nëse do të kishte ndonjë të mirë tek ata, ajo do të shfaqej dhe do të bënte dobi brenda afatit. Megjithatë, edhe nëse do të riktheheshin në këtë jetë, ata do të shkonin përsëri në humbje.

Aal-i-Imraan 3:88Listen in Qur'an →
89

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا۟ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ

përveç atyre që pas kësaj pendohen dhe përmirësohen, se Perëndia është mëshirues i madh dhe falë.

...Përveç atyre që pendohen më pas dhe përmirësohen. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Kushtet e pendimit janë të njohura për këtë kategori njerëzish. (Shih komentin e ajeteve 159-162, në suren Bekare).

Aal-i-Imraan 3:89Listen in Qur'an →
90

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بَعْدَ إِيمَٰنِهِمْ ثُمَّ ٱزْدَادُوا۟ كُفْرًۭا لَّن تُقْبَلَ تَوْبَتُهُمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلضَّآلُّونَ

Ata që pasi patën besuar, mohuan, - e pastj edhe shtuan mohimin e tyre, pendimi kurrsesi nuk do t’u pranohet; e ata, me të vërtetë, kanë humbur rrugën.

Allahu i Lartësuar na përshkruan disa cilësi të njerëzve më të trishtuar e më fatzinj, të cilëve Ai nuk u jep sukses që të pendohen dhe të bëjnë kthesë nga rruga e humbjes:Atyre që mohojnë, pasi kanë besuar më parë, dhe pastaj e shtojnë mosbesimin e tyre, nuk do t’u pranohet kurrsesi pendimi; –Kështu, të tillë janë ata që e mohojnë të vërtetën e sigurt, pasi e kanë njohur fillimisht dhe pasi e kanë besuar njëherë atë. Jo vetëm kaq, por ata thellohen edhe më shumë në mohimin dhe mospërfilljen e tyre ndaj udhëzimeve dhe porosive të Zotit dhe Profetit (a.s.). Pra, në vend që të pendohen dhe t’i kthehen rrugës së besimit dhe të bindjes ndaj Allahut, që dikur ia kanë provuar ëmbëlsinë dhe mirësinë asaj, ata thellohen edhe më tepër në shthurjen dhe mosbindjen e tyre. Këta njerëz, të cilët as nuk mendohen për t’u kthyer në besim dhe në udhën e drejtë, Allahu i Lartësuar i lë në humbje dhe nuk u jep sukses që ta rigjejnë rrugën e drejtë, sepse ata vetë e kanë zgjedhur një rrugë të tillë për veten e tyre. Ata enden në padrejtësi dhe në shkeljen e kufijve. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En’am, 110, 111]. Dhe thotë: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf, 5]. Dhe thotë: “Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.” Por kur Ai u dha nga mirësitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën. Prandaj, Ai ua ka hedhur hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në Ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin e dhënë Allahut dhe sepse vazhdimisht gënjenin. Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di sekretet e tyre dhe çdo bisedë të fshehtë dhe se Allahu është Ai që i di të gjitha të fshehtat?” [Teube, 75 -78]. Kështu, veprat e këqija sjellin e shkaktojnë njëra-tjetrën, sidomos tek ata njerëz të cilët i përkushtohen mohimit të të Madhërishmit dhe janë të vazhdueshëm në shpërfilljen dhe braktisjen e rrugës së drejtë, edhe pasi u është qartësuar e vërteta plotësisht, si drita e diellit. Këtyre të dëshpëruarve u janë treguar qartë shenjat dalluese të rrugës së drejtë, por ata vetë i shpërfillin dhe i braktisin ato. Këta nxitojnë dhe punojnë pareshtur për të këputur çdo mundësi dhe shkak që sjell mëshirën e Zotit. Janë vetë ata që nuk e pranojnë mëshirën e Krijuesit të tyre. Janë vetë ata që ia kanë mbyllur vetvetes portën e pendimit. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë:Pikërisht ata janë të humburit. -Pikërisht ata dhe vetëm ata janë të humburit e sigurt, pa shpëtim. Siç shihet, Allahu e ka posaçëruar humbjen tek ata. A thua se vetëm ata janë të humbur. Por vërtet, a ka më të madhe sesa humbja e atyre që e kanë parë shumë qartë të vërtetën. Ata e kanë …

Aal-i-Imraan 3:90Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.