Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 71–80 of 200

71

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تَلْبِسُونَ ٱلْحَقَّ بِٱلْبَٰطِلِ وَتَكْتُمُونَ ٱلْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën, dhe përse e fsheni të vërtetën, kur ju e dini (që ajo është e vërtetë)?

O ithtarë të Librit! Përse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me vetëdije? -Allahu i Lartësuar i qorton ata për dy gjëra:1. Për pështjellim të së vërtetës me të kotën, që ajo të bëhet e pakuptueshme dhe e papranueshme për njerëzit, e si rrjedhojë ata të ndjekin të kotën.2. Për fshehjen e të vërtetës që ndodhet në mes tyre.Me këto dy mënyra, ata kontrollojnë mendjet dhe besimin e ithtarëve të vet, sepse njerëzit janë pasues të dijetarëve të tyre. Nëse dijetarët e një kombi nuk e ndajnë të vërtetën nga e kota, duke i lënë çështjet të mjegullta, kështu ata i çorodisin njerëzit e thjeshtë dhe mund t’i kontrollojnë ata lehtësisht. Nëse dijetarët e fshehin të vërtetën, të cilën e kanë detyrë ta shfaqin, kështu ata i lënë njerëzit të verbër dhe mund t’i drejtojnë nga të duan. Në të tilla kushte, me njerëz të çoroditur dhe të verbër, sigurisht që e kota do të pranohet si e drejtë dhe e vërteta do të sulmohet dhe do të urrehet. Njerëzit e thjeshtë, nëse lihen të çoroditur dhe të verbër, nuk mund ta gjejnë kurrë të vërtetën. Ata nuk mund ta mësojnë kurrë të gabuarën, që të mund t’i ruhen dhe të distancohen prej saj. Të çoroditurit dhe të verbërit janë veçse kukulla në duart e të tjerëve. Roli i dijetarëve është shumë i rëndësishëm dhe fisnik. Janë ata që qartësojnë të vërtetën dhe japin kriteret dalluese mes asaj dhe të kotës. Ata, me ndihmën e Zotit, u hapin sytë njerëzve, që të shohin të vërtetën si të vërtetë dhe ta pasojnë atë. Ata u mundësojnë njerëzve që të shohin të kotën si të kotë dhe t’i largohen asaj. Dijetarët u sqarojnë njerëzve hallallin dhe haramin, urdhrat dhe ndalesat, besimin e drejtë të mbështetur me argumente të sigurta prej Zotit të gjithësisë, nga besimi i gabuar dhe i shtrembëruar, që nuk bazohet në argumente të sakta. Nëpërmjet dijetarëve, udhëzohen ata që duan udhëzimin, drejtohen të gabuarit dhe zhvlerësohet justifikimi i arrogantëve mosmirënjohës. Allahu i Lartësuar thotë: (Kujto) Kur Allahu mori zotimin nga ata të cilëve u ishte dhënë Libri se do t’ua sqaronin atë njerëzve dhe nuk do ta fshihnin. Por ata e lanë pas dore atë amanet për një çmim të ulët të kësaj jete. Sa e keqe është ajo që blenë! [Al Imran 187]. Pastaj Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë synon të bëjë ky grup i fëlliqur i njerëzve:

Aal-i-Imraan 3:71Listen in Qur'an →
72

وَقَالَت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ ءَامِنُوا۟ بِٱلَّذِىٓ أُنزِلَ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَجْهَ ٱلنَّهَارِ وَٱكْفُرُوٓا۟ ءَاخِرَهُۥ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Një grup ithtarësh të Librit kanë thënë: “Besonie në mëngjes atë që u ka zbritur muslimanëve (Kur’anin), por në mbrëmje mohonie atë; meqë, ndoshta edhe ata (muslimanët) do të shmangën”.

Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen(nga besimi).”. -Pra, hyni në fenë e tyre dhe shfaquni sikur pranuat Islamin, në fillim të ditës. Pastaj, në fund të ditës, lëreni, braktiseni fenë e tyre, që kjo t’i nxisë ta braktisin Islamin. Bëjeni këtë, në mënyrë që braktisja e Islamit të duket diçka normale. Kur njerëzit të shohin dijetarët apo klerikët që e pranojnë Islamin dhe pastaj e braktisin atë, do të mendojnë se kjo fe është jo e drejtë, përderisa atë e braktisin të diturit dhe ata që kanë përvojë në fe. Por të tilla plane mund të funksionojnë vetëm në mendjet e prishura. Aq shumë u pëlqen vetja atyre, sa mendojnë se njerëzit do t’i pasojnë gjithmonë në rrugën e tyre. Porse ata harrojnë diçka shumë të rëndësishme: ata harrojnë që Allahu i Lartësuar do ta përsosë dhe do ta plotësojë Dritën e Tij, edhe nëse këtë e urrejnë mohuesit e së vërtetës.

Aal-i-Imraan 3:72Listen in Qur'an →
73

وَلَا تُؤْمِنُوٓا۟ إِلَّا لِمَن تَبِعَ دِينَكُمْ قُلْ إِنَّ ٱلْهُدَىٰ هُدَى ٱللَّهِ أَن يُؤْتَىٰٓ أَحَدٌۭ مِّثْلَ مَآ أُوتِيتُمْ أَوْ يُحَآجُّوكُمْ عِندَ رَبِّكُمْ ۗ قُلْ إِنَّ ٱلْفَضْلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ

(Mohuesit thanë): “Dhe besoniu vetëm atyre që ndjekin fënë tuaj!” Thuaj (O Muhammed!): “Udhëzimi i Perëndisë shtë udhëzimi i vërtetë”. (Vallë), a t’u jepën ndokujt argumentet siç u janë dhënë juve, apo (vallë) ata t’i marrin (dëshmitë e veta) si arsyetim kundër jush te Zoti juaj? Thuaj (O Muhammed!): “Dhuntia është në dorë të Perëndisë. Ai ia jep atë kujt të dojë; - se, Perëndia është mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm;

“Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!" -Ata porosisin njëri-tjetrin që të mos i besojnë askujt, përveç atyre që janë të fesë së tyre. Kështu, ata thonë: “Mbajeni të fshehtë atë që dini dhe mos ia shfaqni askujt tjetër, veç atyre që janë pasues të fesë tuaj, sepse po ta përhapni dijen tuaj tek të tjerët, atëherë edhe ata do të bëhen të barabartë me ju. Në këtë mënyrë, ata do të mund t’ju demaskojnë ju para Zotit, duke përdorur dijen tuaj, ndërsa ju nuk do të keni asnjë lloj justifikimi para Zotit tuaj. Ata do të dëshmojnë kundër jush, duke thënë se ju e njohët të vërtetën, por nuk e pasuat atë.” Kjo është arsyeja që ata e fshehin dijen e tyre rreth së vërtetës dhe nuk ua shfaqin besimtarëve. Sipas tyre, dija është monopol që e kanë vetëm ata. Në këtë mënyrë, ata pandehin se do të jenë të justifikuar për mospranimin e të vërtetës, por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë iluzione të tilla të pavlefshme.Thuaju: “Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!”(Ata i thoshin njëri-tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet(profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), sikurse ju është dhënë juve, përndryshe,(ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj!" -Udhëzimi është dhuratë prej Allahut të Lartësuar, që ia jep çdokujt që e kërkon atë ashtu si duhet kërkuar. Udhëzimi nuk mund të gjendet pa patur dije të saktë dhe të sigurt. Por dija është e saktë dhe e sigurt veçse nëse vjen prej Allahut të Lartësuar dhe prej profetëve të Tij. Po ashtu, askush nuk mund të ketë sukses për t’u pajisur me dije të tillë dhe për të punuar me sinqeritet sipas saj, veç atij që Allahu e do dhe i jep sukses. Ithtarët e Librit zotërojnë shumë pak dituri, ndërsa suksesi i Allahut është shumë larg tyre, për shkak të qëllimeve të poshtra që ata fshehin. Nga ana tjetër, nëse shohim dhuntitë e Allahut për umetin musliman, këtë popull të zgjedhur ndër njerëz, do të shohim një ndryshim shumë të madh. Udhëzimi i Allahut është shumë i dukshëm dhe i qartë për ta. Ai u ka dhuruar atyre dituri të madhe dhe u ka dhënë sukses që të punojnë sipas asaj diturie me sinqeritet për Të. Këto dhunti i dallojnë dhe i lartësojnë ata në mesin e njerëzve. Ata janë të udhëzuarit, të cilët udhëzojnë të tjerët në rrugën e drejtë të Zotit, me argumente të qarta nga Ai. Kjo është bujaria dhe bamirësia e Tij ndaj tyre, prandaj i Lartësuari thotë:Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut! Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij) dhe i Gjithëditur”. -Mirësia është vetëm në dorën e Allahut, i Cili ua dhuron atë krijesave që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar ua jep mirësinë atyre që përpiqen maksimalisht për ta merituar atë, duke ruajtur kufijtë e Tij. Për ata që përpiqen dhe sakrifikojnë për hir të Tij, Allahu i Lartësuar është Bujar i madh me mirësitë që u dhuron. Por Ai është edhe i Gjithëditur për ata që i meritojnë ose jo mirësitë e Tij. Ai e di shumë mirë se cilët e meritojnë suksesin, prandaj, me mëshirën e Tij, Ai u jep udhëzimin. Ai e di, gjithashtu, se cilët nuk e meritojnë suksesin dhe udhëzimin e Tij, prandaj, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, Ai nuk ua jep.

Aal-i-Imraan 3:73Listen in Qur'an →
74

يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ

Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Se, Perëndia është pronar i mirësisë së pakufishme.

Ai dallon kë të dojë me mëshirën e Vet. -Allahu i Lartësuar dallon me mëshirën e Tij atë që Ai dëshiron, pra, atë që plotëson kushtet për t’u lumturuar me mëshirën e Tij të posaçme. Mëshira e veçantë është ajo që sjell me vete mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, dhe ajo është vetëm për të zgjedhurit e Tij të dashur.Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe. -Allahu i Lartësuar është Zotërues dhe Dhurues i madh i mirësisë. Mirësinë e Tij nuk mund ta përshkruajë dhe imagjinojë askush. E si mund ta përkufizosh mirësinë e Atij që është Absolut në dijen dhe në mëshirën e Tij. Mirësia e Tij është aq e gjerë, sa është edhe dija e Tij. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët: “Zoti ynë, Ti, me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde përfshin gjithçka. Prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit Flakërues (xhahimit)!" Zoti ynë, futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti. Dhe ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë Ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”.”. [Gafir 7,8,9].

Aal-i-Imraan 3:74Listen in Qur'an →
75

۞ وَمِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ مَنْ إِن تَأْمَنْهُ بِقِنطَارٍۢ يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ وَمِنْهُم مَّنْ إِن تَأْمَنْهُ بِدِينَارٍۢ لَّا يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ إِلَّا مَا دُمْتَ عَلَيْهِ قَآئِمًۭا ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا۟ لَيْسَ عَلَيْنَا فِى ٱلْأُمِّيِّۦنَ سَبِيلٌۭ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

Ka edhe aso ithtarësh të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që nëse ua jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthen, përveç nëse nuk i ndahesh (me ankesë e kërkesë). Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Neve nuk na obligon asgjë ndaj analfabetëve”. Ata flasin gënjeshtra për Perëndinë, e ata e dinë (se vetë janë gënjeshtarë).

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na përshkruan sjelljen e ithtarëve të Librit në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kështu, pasi foli për tradhtinë dhe mashtrimin e tyre rreth Librit të Tij dhe për fshehjen e të vërtetës nga ana e tyre, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë për mashtrimet e tyre në një aspekt tjetër të jetës: në tregti dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore në përgjithësi. Më konkretisht, disa prej tyre u qëndrojnë besnikë marrëveshjeve të lidhura, por ka edhe të tjerë që i shkelin ato.Ndër ithtarë të Librit, ka të tillë që, po u besove një sasi të madhe ari, ata ta kthejnë atë. -Disa prej tyre, edhe nëse u beson pasuri të madhe, ata ta kthejnë, duke u treguar korrektë. Kështu, kur tregohen besnikë në kthimin e pasurive të mëdha, atëherë për gjëra më të vogla, sigurisht që janë më të rregullt.Por ka edhe të tillë që, po u besove(edhe)një dinar, ata nuk ta kthejnë atë, veç nëse u rri te koka (duke ua kërkuar vazhdimisht). –Por ka edhe të tjerë ndër ta që, edhe nëse u beson një dinar të vetëm, nuk ta kthejnë atë, derisa t’ua kërkosh me ngulm. Kur ata sillen kështu vetëm për një dinar, atëherë si do të bëjnë po t’u besosh pasuri të mëdha?! Me siguri që do të jenë më tepër mashtrues. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon arsyen që ata ia lejojnë vetes një poshtërsi të tillë:Ata shfajsohen me fjalët: “Ne nuk kemi përgjegjësi për mashtrimin e injorantëve(jo çifutëve)”. -Ata pretendojnë me paturpësi se nuk marrin gjynah kur ua mbajnë pasurinë të tjerëve, sepse mendojnë që janë vetë njerëz të lartë dhe fisnikë, ndërsa të tjerët janë të ulët, skllevër të pavlefshëm, që meritojnë t’u marrësh gjithçka. Por nuk e kuptojnë të mjerët se më të poshtrit dhe më të ulëtit janë pikërisht ata të dëshpëruarit. Për ata, njerëzit e thjeshtë, që nuk janë të sërës së tyre, nuk kanë asnjë vlerë dhe rëndësi, prandaj mund t’ua marrësh pasurinë, nderin dhe jetën pa problem. Kështu, ata bëjnë dy të këqija: grabitin pasuritë e njerëzve dhe e konsiderojnë këtë veprim si të ligjshëm. Por, në këtë mënyrë, ata shpifin për Zotin, i Cili thotë:Ata trillojnë gënjeshtra për Allahun, edhe pse e dinë mirë këtë. -Ky është vërtet një veprim shumë i shëmtuar nga këta njerëz të ulët. Ata trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut duke pretenduar se Ai ua ka lejuar grabitjen e pasurive të të tjerëve, që nuk janë si ata. Ata guxojnë të mashtrojnë, duke qenë të vetëdijshëm se kjo është një shpifje e shëmtuar dhe shumë e ndëshkueshme. Sigurisht që një krim i tillë është shumë më i rëndë sesa të thuash në emër të Allahut gjëra të gabuara, duke mos patur dije. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim, me të cilin ata mundohen të justifikojnë poshtërsitë e tyre, dhe thotë:

Aal-i-Imraan 3:75Listen in Qur'an →
76

بَلَىٰ مَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِۦ وَٱتَّقَىٰ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ

Jo! (nuk është ashtu si thanë hebrenjt), por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, Perëndia, me të vërtetë, i don ata që i drojnë Atij.

Jo, nuk është kështu. Kush e përmbush amanetin e vet dhe ruhet nga gjynahet, ta dijë se Allahu i do ata që janë të devotshëm. –Pra, përkundrazi, çështja nuk qëndron siç thonë ata të dëshpëruarit, por gjithësecili mban përgjegjësi për veten, prandaj duhet që t’i plotësojë detyrimet. Çdokush do të pyetet për përgjegjësitë që duhet të mbajë. Çdo njeri duhet të pajiset me devotshmëri, duke ruajtur dhe respektuar të drejtat në përgjithësi, qofshin ato të Zotit apo të krijesave. Kështu, çdokush që i plotëson detyrimet e veta dhe ruhet që të mos i shkelë të drejtat e të tjerëve, me siguri që është i devotshëm, dhe Allahu i Lartësuar i do të devotshmit, të cilësdo shtrese apo populli qofshin ata. Ky është kushti që Allahu ta dojë robin e Tij; devotshmëria sjell dashurinë e Allahut. Kurse ata që thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për pasuritë e grabitura nga të tjerët, ata kështu nuk i përmbushin detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj krijesave. Me këto veprime, ata tregojnë se nuk kanë devotshmëri, pra, nuk i ruajnë dhe nuk kujdesen për kufijtë e Allahut. Të tillët nuk mund ta kenë kurrë dashurinë e Allahut, madje Allahu është i zemëruar me ta. Duke qenë se muslimanët janë të njohur për besnikërinë e tyre dhe për respektimin e të drejtave të të tjerëve, duke qenë se ata kurrë nuk e marrin guximin që të marrin pasuritë e të tjerëve padrejtësisht, se i druhen Allahut të Lartësuar, kuptohet se ata e meritojnë dashurinë e Allahut. Ata, pra të devotshmit, janë të dashurit e Zotit dhe për ta është përgatitur Xheneti i mirësive të pafundme. Ata janë krijesat më të mira dhe më të nderuara tek Allahu i Lartësuar....ta dijë se Allahu i do ata që janë të devotshëm. - Allahu i Lartësuar i do të devotshmit, që i ruajnë kufijtë dhe dispozitat e Tij, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Ata nuk mund të konsiderohen kurrsesi të njëjtë me ata të pafytyrë që shpifin dhe trillojnë gënjeshtra ndaj Zotit të botëve, por kanë tjetër gjykim.

Aal-i-Imraan 3:76Listen in Qur'an →
77

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ ٱللَّهِ وَأَيْمَٰنِهِمْ ثَمَنًۭا قَلِيلًا أُو۟لَٰٓئِكَ لَا خَلَٰقَ لَهُمْ فِى ٱلْءَاخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ ٱللَّهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Me të vërtetë, ata që obligimin dhe betimin e tyre ndaj Perëndisë, e shkëmbejnë me vlerë të vogël – për ta nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën e ardhshme, dhe Perëndia nuk ka për t’ju folur atyre, as nuk do t’i shikojë (me sy të mirë në Ditën e Kijametit), dhe as nuk do t’i pastrojë prej mëkatësh, e për ta ka dënim të rëndë.

Sa për ata që e shesin besën e dhënë Allahut dhe i ndryshojnë zotimet e tyre për hir të një vlere të vogël(të kësaj bote),... -Allahu i Lartësuar i ka përshkruar këta njerëz me cilësi tepër të ulëta: së pari, ata e shesin premtimin e dhënë Allahut dhe, së dyti, ata shkelin zotimet dhe marrëveshjet e tyre me njerëzit, e këtë e bëjnë thjesht për të fituar diçka shumë të vogël nga kjo dynja. Në këtë kategori futen ata njerëz që marrin ndonjë shpërblim për lënien e detyrimeve ndaj Allahut dhe ndaj njerëzve. Pra, çdokush që lë bindjen ndaj Zotit dhe të drejtat e njerëzve, për të arritur ndonjë qëllim të tijin prej kësaj dynjaje konsiderohet i tillë. Po ashtu, çdokush që bën betim të rremë për të përfituar nga pasuritë dhe të drejtat e të tjerëve hyn në këtë kategori. Të gjithë këta dhe të tjerët që u përngjajnë atyre kanë një kërcënim nga Allahu i Lartësuar:...nuk do të kenë pjesë në Jetën tjetër. Allahu nuk do t’u flasë dhe nuk do t’i shohë ata në Ditën e Kijametit. Ai nuk do t’i pastrojë ata(nga gjynahet)dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm. –Ky është ndëshkimi i merituar për këta të padrejtë. Ata nuk do të kenë pjesë prej së mirës në ahiret. Allahu nuk do t’u flasë dhe nuk do t’i shikojë ata Ditën e Gjykimit, sepse Ai do të jetë i zemëruar me ta. Allahu do të jetë i zemëruar, sepse ata i japin përparësi plotësimit të pasioneve dhe dëshirave të tyre të sëmura, kundrejt kënaqësisë së Tij. Për këtë arsye, Allahu nuk do t’i pastrojë ata nga gjynahet e tyre, nuk do t’ua fshehë të metat e tyre dhe nuk do t’ua mbulojë padrejtësitë që kanë bërë. Si pasojë, ata do të kenë ndëshkim të dhembshëm, që do ta vuajnë trupat dhe zemrat e tyre. Sa i hidhur dhe dëshpërues mund të jetë zemërimi i Allahut ndaj tyre, që të mund të shprehej me fjalë?! Po fakti që ata nuk do ta shohin kurrë Zotin e gjithësisë?! Po ndëshkimi dhe vuajtja e përjetshme në Xhehenem?! Allahu na ruajt dhe na mëshiroftë, se Ai është Mëshirues i madh.

Aal-i-Imraan 3:77Listen in Qur'an →
78

وَإِنَّ مِنْهُمْ لَفَرِيقًۭا يَلْوُۥنَ أَلْسِنَتَهُم بِٱلْكِتَٰبِ لِتَحْسَبُوهُ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَمَا هُوَ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَيَقُولُونَ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَمَا هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

Me të vërtetë, një grup nga ithtarët e Librit përdredhin gjuhët e tyre (duke lexuar Librin), që të mendoni ju se ai farë leximi është prej Librit, e ajo në të vërtetë nuk është prej Librit. Dhe ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Perëndia”; por, ajo nuk është nga Perëndia. Ata flasin gënjeshtra për Perëndinë, e ata e dinë këtë.

Me të vërtetë, një grup prej tyre e shtrembërojnë Librin me gjuhën e tyre,... -Allahu i Lartësuar na tregon se prej ithtarëve të Librit ka nga ata që i shtrembërojnë e i ndryshojnë fjalët e Librit hyjnor me gjuhën e tyre, duke u dhënë fjalëve tjetër kuptim nga ai i vërteti. Pra, këtu nënkuptohet tjetërsimi i vetë fjalëve të Librit dhe i kuptimit të tyre. Qëllimi i një libri është ruajtja në origjinalitet i fjalëve që gjenden në të, pa i ndryshuar ato dhe kuptimin e saktë të tyre, si dhe mësimi i të tjerëve dhe njohja e tyre me këto kuptime. Por ky grup prej ithtarëve të Librit veprojnë krejt ndryshe. Ata u japin njerëzve të kuptojnë prej Librit jo atë që duhet kuptuar prej tij. Ata e ndryshojnë përmbajtjen e tij ose duke ndryshuar fjalët, ose duke ndryshuar kuptimin e tyre....që ju të mendoni se ato(fjalë)janë prej Librit, por ato nuk janë prej Librit. -Ata i shtrembërojnë gjuhët e tyre në mënyrë të tillë, që ju të kuptoni prej Librit diçka të pavërtetë. Kështu, tërthorazi, ata iu bëjnë të mendoni se kuptimi i Librit është ai që thonë ata, por, në të vërtetë, ai nuk është aspak kuptimi i saktë i Librit të Zotit, por është mashtrim nga ana e tyre, është ajo çka ata duan që të kuptojnë dhe të japin të kuptohet.Ata thonë: “Këto(fjalë) janë prej Allahut”. Por ato nuk janë prej Allahut. -Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë te Libri i Zotit. Ata thonë fjalë nga vetja e tyre dhe ua përcjellin të tjerëve si të ishin fjalë të Zotit ose pjesë të Librit të Zotit.Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur. -Ata trillojnë gjithçka për Allahun dhe janë të vetëdijshëm për këtë padrejtësi. Ata e dinë shumë mirë që ky është mashtrim. Kjo vepër, në fakt, është shumë më e keqe sesa të flasësh rreth Allahut dhe Librit të tij pa patur dije. Kështu, ata mbledhin shumë të këqija në veprat e tyre, si:- ata fshehin dhe mohojnë kuptimin e vërtetë të Librit të Zotit;- ata i japin Librit të Zotit kuptime të gënjeshtërta e të pabaza;- tekstet që tregojnë kuptime të vërteta dhe të drejta ata i përdorin për të argumentuar kuptimet e tyre të kota dhe të padrejta.Më e keqja nga të gjitha është se këto veprime ata i kryejnë me vetëdije të plotë.

Aal-i-Imraan 3:78Listen in Qur'an →
79

مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤْتِيَهُ ٱللَّهُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُوا۟ عِبَادًۭا لِّى مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن كُونُوا۟ رَبَّٰنِيِّۦنَ بِمَا كُنتُمْ تُعَلِّمُونَ ٱلْكِتَٰبَ وَبِمَا كُنتُمْ تَدْرُسُونَ

Nuk mund të mendohet, që njeriut, të cilit, Perëndia ia ka dhënë Librin dhe dijeninë e gjërë dhe profetninë, e ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni adhuruesit e mi, e jo të Perëndisë”. Por, ai (profeti) thotë: “Bëhuni të Zotit, meqë keni mësuar Librin dhe po mësoni!”

Profeti (a.s.) i urdhëroi ithtarët e Librit që ta besonin atë si Profet dhe t’i bindeshin atij plotësisht në udhëzimet e sjella prej Zotit. Por ata e shpërfillën dhe e keqpërdorën këtë ftesë bujare. Ata i thanë atij: “O Muhamed, a mos do që ne të të adhurojmë edhe ty bashkë me Allahun?” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete, për të hedhur poshtë fjalët e tyre:Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Allahu t’i ketë dhënë dikujt Librin, urtësinë dhe profetësinë, dhe pastaj ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni adhurues të mi e jo të Allahut!” -Pra, është e pamundur që një njeri, të cilit Allahu i Lartësuar i ka bërë mirësi duke i dhuruar një Libër hyjnor, urtësi dhe profetësi, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni adhurues të mi e jo të Allahut!”. Kjo nuk mund të mendohet kurrsesi se mund të kryhet nga ndonjë profet i Allahut. Një urdhër i tillë konsiderohet si nga më të shëmtuarit, ndërsa profetët janë njerëzit më të zgjedhur dhe më të përkryer. E si mund të mendohet që urdhri më i shëmtuar të jepet nga njerëzit më të shkëlqyer?! Pa dyshim që urdhrat kanë të njëjtën natyrë me urdhëruesit e tyre. Kështu, profetët urdhëronin veçse për çështje të larta dhe të mira, siç thotë Allahu i Lartësuar:Përkundrazi, do t'u thotë: “Bëhuni dijetarë dhe edukatorë,... -Pra, profetët nuk ju urdhërojnë kurrë për vepra të shëmtuara e të ulta, porse ata ju urdhërojnë që të jeni dijetarë të urtë e të butë dhe edukatorë të mirë. Ju duhet t’u mësoni njerëzve dije të drejtë dhe të pastër. Ju duhet t’i edukoni ata gradualisht, duke filluar me gjërat të vogla, para të mëdhave. Megjithatë, ju kurrë nuk mund të jeni edukatorë të mirë, nëse nuk e jetësoni dijen që keni marë. Profetët ju urdhërojnë për dije të dobishme, të saktë dhe të drejtë, dhe për të punuar sinqerisht sipas saj. Pastaj, ju duhet të ftoni edhe të tjerët që të punojnë sipas këtij udhëzimi madhështor, të dhuruar nga Zoti i gjithësisë. Me këto tri mënyra mund të arrihet lumturia në të dyja jetët. Dija e saktë dhe e vërtetë, puna sipas saj dhe edukimi i njerëzve me të përbëjnë rrugën e vetme që siguron lumturinë e robit në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Çrregullimet dhe defektet në jetën e njeriut varen nga mangësitë që ai ka në këto tri aspekte. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon mënyrën se si të bëhesh edukator dhe se çfarë e ndihmon njeriun për t’u bërë i tillë. Pra, Allahu i Lartësuar jo vetëm që na urdhëron të jemi edukatorë të njerëzimit, por na tregon edhe mënyrën për të qenë të tillë. Ai thotë:Bëhuni dijetarë dhe edukatorë, duke u mësuar njerëzve Librin dhe duke e studiuar vetë atë”. -Jini edukatorë të njerëzimit, dhe të tillë mund të jeni veçse duke u mësuar njerëzve Librin, pasi ta keni mësuar vetë, dhe jo vetëm ta keni mësuar, por ta keni studiuar me kujdes, sepse nëse studion me kujdes e përqendrim, dija zë rrënjë të thella në zemër dhe jep frytet e saj në fjalët dhe në veprat që kryhen. Pastaj, pasi ta keni mësuar dhe studiuar dijen, dhe pasi të keni punuar sinqerisht me të, atëherë mësojani atë të tjerëve. Vetëm kështu mund të jeni edukatorë të njerëzimit, dhe kjo është ajo që kanë urdhëruar profetët e Zotit.

Aal-i-Imraan 3:79Listen in Qur'an →
80

وَلَا يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُوا۟ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ وَٱلنَّبِيِّۦنَ أَرْبَابًا ۗ أَيَأْمُرُكُم بِٱلْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ

Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë juve që engjëjt dhe profetnit t’i konsideroni për zotra. Vallë! Si mund t’ju urdhërojë ai juve të bëheni mohues, pasi jeni bërë muslimanë.

Ai nuk do t'ju urdhëronte kurrë që t’i konsideronit melekët dhe profetët si zota. -Ky është një përshkrim më i gjerë rreth natyrës së urdhrave që jepnin profetët. Një profet nuk mund t’i urdhëronte kurrë njerëzit që ata të adhuronin atë, por as që të adhuronin ndonjë melek, kushdo qoftë ai, sepse adhurimi, bindja, përkushtimi dhe nënshtrimi janë vetëm për Allahun e Lartësuar.E si mund t’ju urdhërojë për mosbesim, pasi jeni bërë muslimanë?! -Kjo është e pamundur që të ndodhë. As që mund të përfytyrohet se një profet mund të urdhërojë për gjëra të tilla. Ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi janë shumë larg krimeve të tilla të rënda. Madje, nëse dikush trillon të tilla gënjeshtra dhe ia atribuon ato ndonjë profeti, ai ka kryer kufër, pra, një krim të rëndë e të shëmtuar.

Aal-i-Imraan 3:80Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.