Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 61–70 of 200

61

فَمَنْ حَآجَّكَ فِيهِ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا۟ نَدْعُ أَبْنَآءَنَا وَأَبْنَآءَكُمْ وَنِسَآءَنَا وَنِسَآءَكُمْ وَأَنفُسَنَا وَأَنفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَل لَّعْنَتَ ٱللَّهِ عَلَى ٱلْكَٰذِبِينَ

Kushdo që të bëjë polemikë me ty për çështje të Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaj: “Ejani, (e) po i thërrasim bijt tonë dhe bijt tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, dhe po e thërrasim na dhe ju veten, pastaj, të lutemi, që mallkimi i Perëndisë t’i goditë gënjeshtarët!”

Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij(Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta,... -Allahu i Lartësuar i bën të ditur Profetit (a.s.) se, pas ardhjes së argumenteve të qarta, çdokush që polemizonte me të rreth çështjes së Isait (a.s.), duke pretenduar se ai (Isai)ishte i barabartë me vetë Allahun, është i padrejtë dhe kryeneç, që mohon të vërtetën. Allahu na ka treguar se Isai (a.s.) ishte një prej krijesave të Tij, adhurues i sinqertë dhe Profet nga më të nderuarit dhe të zgjedhurit. Me njerëzit të cilët e shpërfillin të vërtetën e ardhur prej Zotit nuk vlen më diskutimi dhe argumentimi, sepse ata nuk diskutojnë për të arritur të vërtetën, por thjesht për të kundërshtuar e për të treguar veten. Nga diskutime të tilla nuk përfiton askush, prandaj Allahu i Lartësuar na ka udhëzuar që të ndjekim një tjetër rrugë me kësi njerëzish....thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju... -Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’i ftonte ata arrogantë në një sfidë të hapur, që quhet mubâheleh. Mubâhelehdo të thotë: grumbullimi i dy grupeve kundërshtare në një vend, që të lusin Allahun e Lartësuar që ta mallkojë dhe ta ndëshkojë atë grup që është gënjeshtar në pretendimin e tij. Të dyja palët duhet të marrin me vete fëmijët, gratë dhe njerëzit më të dashur të tyre....dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.”. -Profeti (a.s.) i ftoi ata në një procedurë të tillë, pasi ata nuk pranuan argumentimin dhe faktet e qarta të sjella prej tij. Por ata nuk e pranuan këtë sfidë të Profetit (a.s.). E si mund të pranonin një sfidë të tillë, kur e dinin se kjo do të thoshte që të shfaroseshin totalisht me gjithë familjet e tyre, duke u ndëshkuar kështu që në këtë jetë! Ata pranuan që të qëndronin në fenë e tyre, edhe pse ishin të sigurt për kotësinë e saj. Një sjellje e tillë dëshmon për poshtërsinë dhe motivin e sëmurë që fshihej brenda zemrave të tyre. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:

Aal-i-Imraan 3:61Listen in Qur'an →
62

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْقَصَصُ ٱلْحَقُّ ۚ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Padyshim, të gjitha këto janë lajme të vërteta. S’ka zot tjetër përveç Perëndisë. Se Perëndia është i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëdijshëm.

Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta(rreth Isait). -Kjo është e vërteta e padiskutueshme. Çdo gjë tjetër që bie ndesh me të është shpifje dhe gënjeshtër.Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër(me meritë)përveç Allahut. -Ai është Zoti që meriton të gjitha adhurimet tona. Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet me dashuri, me durim dhe nënshtrim total. Askush tjetër nuk meriton asnjë grimcë adhurimi, përkushtimi e bindjeje totale, sepse:Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti -Allahu është El Azîz, Krenar, i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar e i Pamposhtur. Çdo gjë i është nënshtruar madhështisë dhe krenarisë së Tij. Allahu është El Ĥakîm, i Urtë. Ai vendos gjithçka në vendin që i takon. Me urtësinë e Tij të madhe, Ai sprovon besimtarët me jobesimtarët, sepse kështu shfaqet dashuria dhe sakrifica e besimtarëve për Zotin e tyre. Për hir të Zotit të tyre, ata luftojnë dhe polemizojnë me qafirët me argumente dhe me Librin e ndritur të dhuruar nga Zoti i gjithësisë.

Aal-i-Imraan 3:62Listen in Qur'an →
63

فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِٱلْمُفْسِدِينَ

Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, Perëndia i njeh mirë ngatërrestarët.

Por, nëse ata refuzojnë(besimin e drejtë), atëherë Allahu di gjithçka për ata që përhapin shkatërrimin.... -Allahu e dinte shumë mirë se çfarë fshihnin në zemër ata përhapës të shkatërrimit në tokë, prandaj do t’i ndëshkojë ata ashtu sikurse e meritojnë.

Aal-i-Imraan 3:63Listen in Qur'an →
64

قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ تَعَالَوْا۟ إِلَىٰ كَلِمَةٍۢ سَوَآءٍۭ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا ٱللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِۦ شَيْـًۭٔا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًۭا مِّن دُونِ ٱللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقُولُوا۟ ٱشْهَدُوا۟ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

Thuaj: “O ithtarët e Librit, kujtonie tregimin, që është për ne dhe për ju: “T’i shërbejmë vetëm Perëndisë që të mos i bëjmë shoq asgjë Atij, që njëri-tjetrin mos ta konsiderojmë për zot, në vend të Perëndisë!” E nëse ata kthehen nga kjo e vërtetë, thuaju atyre: “Bëhuni dëshmitarë se ne jemi muslimanë!”

Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët, mes nesh dhe mes jush -Allahu i Lartësuar na mëson që t’i ftojmë ithtarët e Librit të bashkohen në një fjalë të vetme, për të cilën kanë rënë dakord të gjithë profetët e Zotit. Këtë fjalë e kanë kundërshtuar veçse armiqtë e Zotit, arrogantët e humbur. Ajo është e përbashkët për të gjithë ne, dhe askush nga ne nuk duhet ta kundërshtojë. E tillë është metoda që duhet të ndiqet në mënyrën e debatit me të tjerët: fillimisht, le të biem dakord për pikat e përbashkëta, të pranuara nga të gjithë. Kjo fjalë e përbashkët, pra, e cila pranohet nga të gjithë është pohimi që: askush nuk meriton të adhurohet veç Allahut, të Vetmit, Absolutit, Zotit të botëve, siç thuhet në vijim:Të mos adhurojmë asnjë tjetër, përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim! –Ejani, pra, që të adhurojmë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t’i përkushtohemi, duke i shprehur dashurinë, nënshtrimin e bindjen tonë të plotë ndaj Tij. Vetëm Atij t’i shprehim frikërespektin, vetëm prej Tij të shpresojmë dhe të kërkojmë ndihmë, mbështetje dhe udhëzim. Adhurimi, dashuria, madhërimi, frika, shpresa, duhet t’i përkushtohen vetëm Atij, e asgjëje tjetër.Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” -Asnjë e asgjë tjetër, përveç Allahut, të mos e pranojmë si Zotin tonë. Bindja dhe nënshtrimi duhet të jenë vetëm për Allahun e Lartësuar dhe udhëzimet e sjella prej Profetit (a.s.). Të mos pranojmë t’u bindemi krijesave duke kundërshtuar Krijuesin, sepse kjo do të thotë që krijesave t’u japësh gradën e Krijuesit, kur dihet që Allahu është i Vetëm e i Pashoq në zotërimin e Tij. Vetëm Ai është i Pushtetshmi, i Cili urdhëron dhe ndalon, shpërblen dhe ndëshkon me drejtësi. Vetëm Ai është Sunduesi, të Cilit i takon bindja dhe nënshtrimi i plotë. Nëse ithtarët e Librit e pranojnë këtë ftesë tuajën, atëherë ata janë si ju dhe kanë të njëjtat përgjegjësi dhe të drejta si ju. Por nëse nuk i pranojnë këto parime të drejta, të sjella nga të gjithë profetët, atëherë dijeni se ata janë arrogantë e të pabindur.E në qoftë se ata refuzojnë, thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë(të nënshtruar ndaj Tij)!” -Të tillëve mjafton t’u dëshmoni se ju jeni muslimanë (të dorëzuar dhe të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm). Dobia e ftesës së tyre në pranimin e parimeve të tilla themelore, ndoshta është një qartësim më i madh për ta dhe nxitje e tyre për të menduar më thellë. Ndoshta ata do të përfitojnë nga dija e sigurt e muslimanëve rreth parimeve të të gjithë profetëve. E nëse nuk përfitojnë, atëherë ajo e hedh poshtë justifikimin e arrogantëve para Zotit. Pas një sqarimi të tillë, në fakt, atyre nuk u mbetet asnjë justifikim për të shpëtuar nga ndëshkimi i merituar që do t’u japë Allahu. Pastaj, kur ju që e dini të vërtetën, dëshmoni se jeni bërë muslimanë, pra, jeni dorëzuar dhe jeni të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm, të tjerët janë të parëndësishëm, refuzimi i të cilëve dëmton veçse ata. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë …

Aal-i-Imraan 3:64Listen in Qur'an →
65

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تُحَآجُّونَ فِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَمَآ أُنزِلَتِ ٱلتَّوْرَىٰةُ وَٱلْإِنجِيلُ إِلَّا مِنۢ بَعْدِهِۦٓ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Inxhilli janë dërguar pas tij? A nuk po mbusheni mend?

Çifutët dhe krishterët pretendojnë secili se Ibrahimi (a.s.) ishte i fesë së tyre, dhe për këtë çështje diskutonin me muslimanët. Por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë pretendimet e tyre me tri argumente:O ithtarë të Librit! Pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit, kur Teurati dhe Ungjilli janë shpallur pas tij?! -Çifutët pasojnë dhe zbatojnë ligjet e Teuratit, ndërsa të krishterët zbatojnë ligjet e Ungjillit, siç pretendojnë. Por që të dy këta libra, Teurati dhe Ungjilli, janë shpallur shumë kohë pas Ibrahimit (a.s.). Atëherë, përse pretendojnë se ai ka qenë çifut ose i krishterë? Këto dy emërtime fetare u shfaqën shumë vonë pas Ibrahimit, prandaj thotë i Lartësuari:A nuk e kuptoni? –Pra, nëse do të mendoheshit pak më thellë dhe të logjikonit, nuk do ta thonit një gjë të tillë.

Aal-i-Imraan 3:65Listen in Qur'an →
66

هَٰٓأَنتُمْ هَٰٓؤُلَآءِ حَٰجَجْتُمْ فِيمَا لَكُم بِهِۦ عِلْمٌۭ فَلِمَ تُحَآجُّونَ فِيمَا لَيْسَ لَكُم بِهِۦ عِلْمٌۭ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

Ju po polemizoni për atë, për të cilin dini diçka; por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë? Perëndia e di hollësisht, e ju nuk dini asgjë për këtë çështje.

Ja, ju polemizoni për atë që keni njëfarë njohurie. Po përse polemizoni për atë për të cilën s’keni kurrfarë dijenie? Është vetëm Allahu Ai që e di(dhe e shpall)të vërtetën, kurse ju nuk e dini. –Ky është argumenti i dytë i Allahut të Lartësuar, që hedh poshtë pretendimet e çifutëve dhe të krishterëve për Ibrahimin. Kështu, Allahu i Lartësuar u tregon çifutëve dhe të krishterëve se nuk lejohet të diskutosh rreth një çështjeje për të cilën nuk ke dije. Ata mund të diskutojnë për ndonjë çështje që mund të dinë diçka, po për çështjen e Ibrahimit, për të cilën nuk dinë asgjë, ata duhet të heshtin. Prandaj u thuhet: Ju duhet ta pranoni që nuk dini asgjë të saktë rreth Ibrahimit, prandaj nuk ju lejohet të hapni gojë dhe të diskutoni për diçka që nuk keni njohuri. Pastaj i Madhëruari sjell argumentin e tretë, që hedh poshtë pretendimet e tyre: dëshmia e Tij se Ibrahimi ishte besimdrejtë, që adhuronte një Zot të vetëm dhe i dorëzuar plotësisht Allahut të Lartësuar.

Aal-i-Imraan 3:66Listen in Qur'an →
67

مَا كَانَ إِبْرَٰهِيمُ يَهُودِيًّۭا وَلَا نَصْرَانِيًّۭا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفًۭا مُّسْلِمًۭا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Ibrahimi nuk ka qenë as hebrej as i krishterë, por ka qenë besimtarë i vërtetë. E, nuk ka qenë as nga idhujtarët.

Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ai ishte në besimin e vërtetë(në një Zot të vetëm). Ai ishte musliman (i nënshtruar ndaj Zotit) dhe nuk ishte idhujtar. -Ky ajet është argumenti i tretë që hedh poshtë pretendimet e tyre. Allahu, Krijuesi i Ibrahimit (a.s), dëshmon se Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë e as idhujtar, por ishte besimdrejtë (ĥanîfen), që adhuronte një Zot të vetëm, Allahun e Lartësuar, Krijuesin e gjithësisë. Ai ishte musliman, pra, i dorëzuar, i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj një Zoti të Pashoq në çdo aspekt. Ai ishte i dorëzuar dhe i përkushtuar vetëm ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo është dëshmi e bazuar në dije absolute, të padiskutueshme. Pastaj vazhdon i Madhëruari të tregojë se njerëzit që kanë më shumë meritë për t’u quajtur “të fesë së Ibrahimit” janë besimtarët e kohës së tij, që ndoqën rrugën e Ibrahimit, dhe pastaj profeti Muhamed (a.s)me pasuesit e tij. Kështu, thotë i Lartësuari:

Aal-i-Imraan 3:67Listen in Qur'an →
68

إِنَّ أَوْلَى ٱلنَّاسِ بِإِبْرَٰهِيمَ لَلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ وَهَٰذَا ٱلنَّبِىُّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ۗ وَٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلْمُؤْمِنِينَ

S’ka dyshim, se, më të afërmit e Ibrahimit, janë ata njerëz, që kanë pasuar atë dhe ky Pejgamber (Muhammedi) me besimtarët (e tij). Perëndia është mbrojtës i besimtarëvet.

Sigurisht, ndër njerëzit më të afërt të Ibrahimit janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet(Muhamedi)së bashku me ata që e kanë besuar. -Këta janë pasuesit dhe pasardhësit e denjë të Ibrahimit dhe të rrugës së tij. Ata e ndoqën rigorozisht udhëzimin e Ibrahimit. Për këta, Allahu i Lartësuar ka bërë një premtim madhështor, duke thënë:Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve. –Pra, Allahu është Uelijju i besimtarëve. Uelijj i dikujt quhet i dashuri, miku ose kujdestari i tij, që e ndihmon dhe përkujdeset vazhdimisht për të. Ndërsa çifutët, të krishterët e idhujtarët, të cilët e braktisën fenë, besimin dhe ligjin e sjellë nga Ibrahimi, ata janë shumë larg nga Ibrahimi, por dhe Ibrahimi është larg tyre. Pretendimet e tyre të pabaza janë të pavlefshme. Këto ajete tregojnë se ndalohet të diskutojmë për çështje të cilat nuk i njohim. Për ato gjëra që nuk i dimë, më mirë të heshtim sesa të flasim. Këto ajete tregojnë, gjithashtu, se njohja e historisë njerëzore është diçka e mirë, prandaj jemi të nxitur që të hulumtojmë në këtë drejtim. Nëpërmjet kësaj dijeje, ne mund të gjykojmë dhe argumentojmë saktë për shumë çështje, sikurse shtjelluam çështjen e përkatësisë fetare të Ibrahimit. Pastaj i Urti thotë:

Aal-i-Imraan 3:68Listen in Qur'an →
69

وَدَّت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ لَوْ يُضِلُّونَكُمْ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ

Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që ju të devijoni (nga rruga e drejtë). Por, ata, e devijojnë vet – veten, e këtë nuk e vërejnë.

Disa nga ithtarët e Librit dëshirojnë t’ju shtyjnë në rrugë të gabuar. -Allahu i Lartësuar na tregon rreth një grupi njerëzish, që gjithmonë do të ekzistojnë mes ithtarëve të Librit. Poshtërsia e këtyre ka arritur kulmin. Ata nuk mjaftohen me faktin që janë të humbur dhe po shkojnë drejt zjarrit të Xhehenemit, por dëshirojnë dhe përpiqen që të humbasin edhe muslimanët nga rruga e drejtë. Në ajetin 109 të sures Bekare, i Lartësuari thotë: “Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta. Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet! Allahu ka pushtet për gjithçka.” Dihet shumë mirë se ai që e dëshiron fort një gjë, përpiqet që t’ia arrijë qëllimit me çdo mënyrë e rrugë që mundet. Kështu veprojnë ata të mallkuar. Ata mundohen që t’i devijojnë muslimanët nga rruga e tyre, duke u futur dyshime. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm me adhuruesit e Tij të sinqertë dhe përkujdeset për ta. Kurthet godasin veçse ata që i kurdisin ato. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Por ata nuk devijojnë tjetër njeri veç vetes së tyre dhe nuk e kuptojnë. -Përpjekjet e tyre për të devijuar dhe çoroditur muslimanët nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për t’u zhytur edhe më thellë në humbjen e tyre. Me këtë veprim, ata ia shtojnë edhe më shumë vuajtjet vetes së tyre. Thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Atyre, që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.” [Nahl 88]. Ata janë aq fatkeqë në këto përpjekje të dëshpëruara për të kënaqur smirën dhe armiqësinë e tyre, saqë nuk e ndiejnë se po dëmtojnë vetveten. Ata janë aq të verbuar nga zilia dhe urrejtja për të zgjedhurit dhe të dashurit e Zotit, saqë nuk e shikojnë se përpjekjet e tyre nuk dëmtojnë asnjë tjetër, veçse ata vetë.

Aal-i-Imraan 3:69Listen in Qur'an →
70

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَأَنتُمْ تَشْهَدُونَ

O ithtarë të Librit! Përse i mohoni versetet e Perëndisë, e ju jeni dëshmitarë (që ato janë versetet e Perëndisë)?

O ithtarë të Librit! Përse nuk i besoni shpalljet e Allahut(Kur'anin), për të cilat ju vetë jeni dëshmitarë(se janë të vërteta)? -Allahu i Lartësuar u flet zemrave të këtyre njerëzve: Çfarë ju shtyn që t’i mohoni këto argumente të sakta prej Zotit të botëve, kur ju jeni të sigurt se pretendimi juaj është i kotë?! Si është e mundur ta refuzoni udhëzimin e mrekullueshëm të sjellë prej Muhamedit (a.s.) nga Zoti i tij, kur jeni të sigurt se ai është Profet i madh?! Madje, ju e pohoni mes jush vërtetësinë e tij, nga një anë, dhe ua fshihni të tjerëve, nga ana tjetër. Me këto fjalë, Allahu i Lartësuar i qorton dhe i këshillon ata që të heqin dorë nga egoizmi dhe arroganca e tyre e tepruar. Ai i këshillon ata që ta lënë këmbënguljen e kotë në rrugën e gabuar dhe t’i kthehen së vërtetës, të cilën e dëshmojnë edhe vetë. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon t’i qortojë dhe t’i këshillojë ata që të mos pengojnë të tjerët, që e duan udhëzimin, nga rruga e lumturisë:

Aal-i-Imraan 3:70Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.