Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 200

41

قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةًۭ ۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمْزًۭا ۗ وَٱذْكُر رَّبَّكَ كَثِيرًۭا وَسَبِّحْ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِبْكَٰرِ

(Zekerijaja) tha: “O Zot! (bënma një shenj!” (Zoti) i tha: “Shenj për ty është se tri ditë nuk do të (mund të) flasish me njerëzit, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.

Ai(Zekeria)tha: “O Zoti im! Më shfaq mua një Shenjë!” –Kuptimi: O Zot, më jep një shenjë që të më tregojë se fëmija vërtet do të më dhurohet.Ai(Allahu)tha: “Shenja është që, për tri ditë, ti nuk do të mund t’i flasësh asnjë njeriu, përveçse me gjeste. -Atëherë, Allahu i Lartësuar e njoftoi se shenja do të ishte një paaftësi për të folur me njerëzit, pa pasur asnjë defekt fizik tek ai. Ai, thjesht, nuk do të mund t’u fliste njerëzve me gojë, por do të komunikonte veç me gjeste. Nëse një njeri i aftë për të folur nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë, kjo është vërtet një shenjë e madhe, e cila përshtatet shumë me përgëzimin për fëmijë. Me këtë shenjë, sikur na jepet të kuptojmë se shkaqet dhe mundësitë, edhe nëse ekzistojnë, mund të bëhen të pavlefshme dhe jo ndikuese për të sjellë pasojat e tyre, ashtu sikurse edhe pasojat mund të ekzistojnë pa qenë e nevojshme të ekzistojnë shkaqet e tyre. Në përfundim, kjo tregon se, si shkaqet, ashtu edhe aftësia e tyre vepruese për të sjellë pasojat, të gjitha janë të nënshtruara ndaj vullnetit dhe përcaktimit të Allahut të Urtë e të Plotpushtetshëm. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Zekeria nuk foli për tri ditë rresht.Përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje Atë çdo mbrëmje e mëngjes!” -Allahu i Lartësuar e urdhëroi Zekerian që, gjatë kësaj kohe, të kujtonte Allahun e Lartësuar dhe ta madhëronte Atë shumë, mëngjes e mbrëmje. E kështu, Zekeria dilte para popullit dhe nuk fliste dot, por u komunikonte me shenja atyre që ta madhëronin dhe ta përmendnin shumë Allahun e Lartësuar. Në një ajet tjetër të Kur’ânit thuhet: “Ai (Zekerija) tha: “O Zoti im! Më jep mua një Shenjë!” Ai (Allahu) tha: “Shenja jote do të jetë që nuk do të mund t’i flasësh akujt për tri net”. Dhe Zekeria doli prej faltores para popullit të vet dhe u tha me shenja: "Madhërojeni Allahun mëngjes e mbrëmje!” [Merjem 10, 11]. Pra, Zekeria i këshilloi ata që ta kujtonin dhe ta madhëronin sa më shumë Allahun e Lartësuar, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Aal-i-Imraan 3:41Listen in Qur'an →
42

وَإِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰكِ وَطَهَّرَكِ وَٱصْطَفَىٰكِ عَلَىٰ نِسَآءِ ٱلْعَٰلَمِينَ

(kujtoje) kur engjëjt i thanë (Merjemes): “O Merjeme! Perëndia të ka zgjedhë ty, të ka pastruar ty, dhe të ka privilegjuar ty mbi të gjitha femrat e botës.

Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës.”. -Allahu i Lartësuar na tregon kështu për vlerat e larta të kësaj gruaje. Melekët iu drejtuan asaj me këto fjalë të mrekullueshme, të cilat ia mbushën zemrën. E si të mos kënaqesh, kur dëgjon prej melekëve se Allahu i Lartësuar të ka zgjedhur e të ka dalluar mbi të tjerët?! Jo vetëm kaq, por madje të ka pastruar edhe nga çdo cilësi e mangët dhe e ulët. Allahu i Lartësuar e ka përdorur dy herë fjalën ‘iŝŧafâki’ – të dalloi, të veçoi. Herën e parë, kur thuhet: “In-nell-llâhe-ŝŧafâki”, ajo ka kuptimin: “Allahu të dalloi ty, duke të dhuruar cilësi të mrekullueshme dhe duke të pajisur me vlera të larta, në krahasim me njerëzit e tjerë”. Në rastin e dytë, Allahu thotë: “Ue-ŝŧafâki alâ nisãil-âlemîn”, domethënë: “të veçoi mbi gratë e botës”. Ky lloj veçimi mund të jetë bërë ndër të gjitha gratë e botës të kohës së saj, ose edhe ndër gratë e botës të të gjitha kohërave. Ky prestigj nuk cenohet aspak nga fakti që atë e kanë merituar edhe gra të tjera, siç ishin dy nga bashkëshortet e Profetit, Hadixhja dhe Aishja, dhe vajza e tij, Fatimja. Të gjitha këto kanë qenë gra të shkëlqyera, të përzgjedhura dhe të dalluara nga të tjerat, mbështetur kjo në dëshminë e vetë Zotit të botëve. Vetë melekët e njoftuan atë se Allahu i Lartësuar e kishte dalluar mbi të gjitha gratë e botës, dhe kjo ishte një mrekulli e madhe, ose një dhuratë që meritonte një mirënjohje të thellë për dhuruesin e saj. Për këtë arsye, menjëherë pas përgëzimit, erdhi ky udhëzim:

Aal-i-Imraan 3:42Listen in Qur'an →
43

يَٰمَرْيَمُ ٱقْنُتِى لِرَبِّكِ وَٱسْجُدِى وَٱرْكَعِى مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ

O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëni sexhde dhe ruqu bashkë me ata që përulen!”

“O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde (e ruku)dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” -Pas mirësisë që i dhuroi, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Merjemen, së pari, për adhurim të vazhdueshëm, duke qenë gjithnjë e bindur ndaj Tij, e motivuar nga dashuria dhe e mbushur me përulësi. Së dyti, Allahu e urdhëroi Merjemen për të falur namaz. Është përmendur në mënyrë të veçantë sexhdeja dhe rukuja, sepse ato janë shprehje të nënshtrimit dhe përuljes së thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Në të vërtetë, Merjemeja i kreu të gjitha porositë e Zotit, duke treguar qartë bindjen e saj të plotë dhe adhurimin e sinqertë për Krijuesin e saj, për Allahun e Lartësuar. Ishte Allahu i Lartësuar që i tregoi Profetit të Tij të mëshirës, Muhamedit (a.s.), rreth këtyre ngjarjeve të hershme e të panjohura asokohe. Profeti (a.s.) nuk kishte asnjë mënyrë e mundësi për të njohur ato ngjarje të vërteta, prandaj i Lartësuari thotë:

Aal-i-Imraan 3:43Listen in Qur'an →
44

ذَٰلِكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ ۚ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يُلْقُونَ أَقْلَٰمَهُمْ أَيُّهُمْ يَكْفُلُ مَرْيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يَخْتَصِمُونَ

Këto janë lajme të panjohura (sekrete). Na po t’i shpallim ty (o Muhammed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hedhën short, se kush nga ata do të marrë Merjemën në mbrojtje. Dhe ti nuk ishe i pranishëm kur ata grindeshin.

Këto janë disa nga lajmet e fshehta që po t’i shpallim ty(o Muhamed). –Kuptimi: Këto janë histori që vijnë vetëm me shpallje nga Zoti i botëve, i Cili di gjithçka, dhe nuk janë fjalë nga mendja e Muhamedit (a.s.) dhe as të huazuara nga të tjerë. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë të vërtetë me fjalët:Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri-tjetrin. -Nëna e Merjemes, kur lindi Merjemen, shkoi te kujdestarët që shërbenin në Shtëpinë e Shenjtë, për t’u dhuruar vajzën, që edhe ajo të ishte shërbyese e shtëpisë së Zotit, ashtu sikurse bëri premtimin. Por ata filluan të grindeshin me njëri-tjetrin se cili do të ishte kujdestari i saj. Atëherë, ata vendosën që të hidhnin short se kujt do t’i takonte detyra e kujdestarisë së Merjemes. Ata duhet të hidhnin kalema druri në lumë. Ai njeri, kalemi i të cilit nuk do të ecte me rrjedhën, por do të qëndronte në vend, do të fitonte të drejtën e kujdestarisë së Merjemes, dhe ky qe më i miri i tyre, Zekeria, Profeti i Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Duke qenë se ti, o Muhamed, nuk ishe mes tyre dhe as ti e as populli yt nuk keni dije rreth këtyre ngjarjeve të vërteta, që edhe ata (ithtarët e Librit) i pranojnë dhe i dinë imtësisht, atëherë kuptohet lehtësisht se ti je Profet i Zotit, sepse rruga e vetme e informacionit mbetet shpallja e Zotit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ditur këto histori të largëta, përveç shpalljes nga Zoti i Gjithëditur. Atëherë, është e detyrueshme për të gjithë ithtarët e Librit që të pranojnë se ti je Profeti i Zotit dhe që të pasojnë udhëzimin e sjellë prej teje. Ti je Profet i vërtetë, i dërguar prej Allahut, Zotit të gjithësisë. Ata janë të detyruar që të të binden për të zbatuar udhëzimet e tua, nëse duan shpëtimin. Allahu i Lartësuar përdor të njëjtën mënyrë argumentimi në disa ajete të tjera, si për shembull, kur thotë: “Dhe ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait), kur Ne ia besuam Musait shpalljen dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. Ne krijuam breza të shumtë dhe koha (mes teje dhe Musait) është shumë e largët. Dhe ti nuk ishe banor në mesin e popullit të Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre (saktësisht) Argumentet Tona. Por, jemi Ne që dërgojmë profetë (dhe i njoftojmë për gjithçka). Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm (Musait). Por, (ti je dërguar) si mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli tek i cili nuk pati ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim.” [Kasas 44-46]. Ose: “S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur’anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. Thuaj: “Zoti im e di më sëmiri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. Dhe ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur'ani), por kjo është mëshirë e Zotit tënd. Prandaj ti kurrë mos u bëj ndihmëtar i jobesimtarëve.” [Kasas 86]. Ose: "Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa …

Aal-i-Imraan 3:44Listen in Qur'an →
45

إِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍۢ مِّنْهُ ٱسْمُهُ ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًۭا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ وَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ

(Kujtoje) atë kohë kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Perëndia të sihariqon ty me një djalë: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemit, do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të jetë njëri nga të afërmit e Perëndisë.

Kujto(o Muhamed)kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të jep ty lajmin e mirë(për një djalë të krijuar)me “Fjalën” e Tij(Bëhu!). Emri i tij do të jetë Mesih, Isa, biri i Merjemes.... –Ndër shumë sihariqe të tjera, melekët i dhanë Merjemes lajmin më të mrekullueshëm prej Zotit të tyre. Ata e përgëzuan se Allahu do t’i dhuronte asaj Isain (a.s.), një fëmijë të krijuar nga Fjala e Tij “Bëhu!” e që do të ishte profet dhe adhurues i madh i Zotit të gjithësisë. Isai (a.s.) u quajt “Fjala e Allahut”, sepse ai erdhi në ekzistencë me fjalën e Zotit “Kun” (Bëhu), dhe jo nga shkaqet e njohura njerëzore për sjelljen e fëmijëve në jetë. Allahu i Lartësuar e bëri Isain një nga çudirat e krijimit të Tij. Allahu i Lartësuar dërgoi te Merjemja Xhibrilin (a.s.), melekun madhështor dhe të pastër, duke e urdhëruar që të frynte prej shpirtit të tij të pastër në të çarën e këmishës së saj. Kështu e krijoi Allahu i Lartësuar shpirtin e Isait. Ai ishte një krijesë, një shpirt, i krijuar nga Allahu i Lartësuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, prandaj u quajt “Rûĥull-llâh”, domethënë: “Shpirt prej Zotit”. Përveç mënyrës së krijimit të tij, ky Profet do të dallohej edhe me cilësi të tjera të mrekullueshme.Ai do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në Ahiret. Ai do të jetë një nga më të afërmit (të përzgjedhurit e Allahut).” –Kështu, ai do të ketë famë të madhe në këtë jetë. Ai do të jetë një nga profetët më të shquar të kohërave. Ai do të sjellë një ligj jete dhe do të ketë shumë pasues, që do të ndjekin udhëzimin për të adhuruar një Zot të vetëm, Allahun e Lartësuar, i Cili do ta ngrejë famën e tij nga lindja në perëndim. Edhe në botën tjetër ai do të jetë i famshëm dhe i afruar tek Zoti i gjithësisë. Isai (a.s.) do të jetë, në fakt, një prej më të shquarve të afruar tek Allahu i Lartësuar.

Aal-i-Imraan 3:45Listen in Qur'an →
46

وَيُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًۭا وَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët.

“Ai do t'u flasë njerëzve që në djep, por dhe kur të rritet. -Kjo qe një mrekulli e Allahut: një foshnjë që u fliste njerëzve. Jo thjesht u fliste, por u thoshte fjalë të urta, që i udhëzonin ata në gjithçka të mirë dhe të dobishme për jetën e tyre. Ato ishin fjalë që tregonin shpëtimin dhe suksesin në të dyja jetët, domethënë fjalë tipike për profetët e Zotit. Kjo qe shenjë se ai do të ishte një profet, që do t’i drejtonte njerëzit në adhurimin dhe përkushtimin ndaj Zotit të tyre të vetëm, Allahut të Lartësuar. E folura e tij në djep qe një mrekulli, me anë të së cilës forcohej besimi dhe siguria e besimtarëve të sinqertë dhe, në të njëjtën kohë, humbte çdo mundësi justifikimi e mohuesve dhe e atyre që refuzonin të adhuronin Zotin e botëve, Allahun e Lartësuar. Kjo mrekulli tregonte se Isai (a.s.) ishte profet i vërtetë, i zgjedhur nga Zoti i botëve, dhe adhurues i sinqertë i Tij. Ajo vinte si mirësi dhe si tregues i pastërtisë së Merjemes, nënës së Isait (a.s.). Ajo ishte e pastër dhe e ruajtur nga çdo e keqe, ndryshe nga çfarë shpifin për të armiqtë e Zotit.Ai do të jetë prej të mirëve.” -Ky ishte një përgëzim, se Allahu do t’i falte Isait (a.s.) dhunti të jashtëzakonshme, sikurse ka bërë me të gjithë profetët e Tij. Isai (a.s.) do të ishte një prej profetëve më të mëdhenj. Të gjitha këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme për Merjemen dhe tregime për Isain, Profetin e Zotit të gjithësisë. Më pas:

Aal-i-Imraan 3:46Listen in Qur'an →
47

قَالَتْ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى وَلَدٌۭ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكِ ٱللَّهُ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Merjemi tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur asnjë mashkull?” – Ja kështu – tha: “Perëndia krijon ç’të dojë Ai. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: ‘Bëhu!’ – dhe ajo bëhet”.

Ajo tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur s’më ka prekur njeri?!” –Në rrugë të zakonshme natyrale, fëmija nuk mund të vijë në jetë pa u hedhur disa hapa paraprakë. Për këtë arsye, Merjemeja pyet: ‘Kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë me dorë, si do të kem fëmijë?!’ Kjo qe një habi nga ana e saj dhe aspak shenjë dyshimi a mosbesimi. Ajo nuk kishte asnjë dyshim në fuqinë absolute të Allahut të Lartësuar për të bërë gjithçka.Ai (Allahu)tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet.”. -Melekët e lajmëruan atë që edhe kjo, si shumë mirësi të tjera të dhëna nga Zoti i saj, do të ishte një mrekulli. Nëse Allahu i Gjithëpushtetshëm dëshiron diçka, thjesht i thotë “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Mjafton ky fakt i madhështisë së të Gjithëpushtetshmit, dhe çdo gjë bëhet e qartë dhe e kuptueshme për t’u pranuar dhe besuar. Këtu nuk mund të lihet pa u përmendur edhe diçka shumë e bukur. Nëpërmjet këtyre ngjarjeve që Allahu i Lartësuar u sjell krijesave me kaq vërtetësi, kuptohet urtësia absolute e Tij, e pikërisht nga mënyra e përshkallëzuar me të cilën Ai na i rrëfen ato. Fillimisht, Allahu i Lartësuar tregon disa ngjarje të çuditshme, pastaj sjell të tjera që janë edhe më të çuditshme se ato të parat. Kështu, për shembull, në fillim, tregohet për ushqimin që i sillej Merjemes, pa mund e pa lodhje nga ana e saj, si dhuratë prej Zotit dhe drejtpërdrejt nga Ai. Pastaj tregohet për lindjen e Jahjas, babai i të cilit ishte i thyer në moshë, ndërsa nëna e tij ishte beronjë. Më tej, vijohet me lindjen e Isait (a.s.) pa baba, pa ndërhyrjen e mashkullit. Kjo, pa dyshim, është urtësia madhështore e Krijuesit në përkujdesjen e Tij ndaj njerëzve, që ata të besojnë dhe të binden plotësisht se Allahu është i Plotfuqishëm. Ai vepron atë që dëshiron. Nëse dëshiron që diçka të ekzistojë, ajo vjen në ekzistencë. Nëse dëshiron që diçka të mos jetë, ajo kurrë nuk ka për të ekzistuar. Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon më hollësisht rreth adhuruesit dhe Profetit të Tij, Isait (a.s.).

Aal-i-Imraan 3:47Listen in Qur'an →
48

وَيُعَلِّمُهُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ

Dhe do t’ia mësojë atij shkrimin dhe diturinë, Teuratin dhe Ungjillin,

“Ai (Allahu)do t’i mësojë atij Librin, Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin...” -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai do t’i mësonte Isait Librin. Fjala ‘libër’ mund të kuptohet këtu në dy mënyra:1. Librat e shenjtë hyjnorë, dhe në mënyrë të veçantë Teuratin dhe Ungjillin, për shkak të madhështisë së përmbajtjes së tyre. Ata ishin burim drite, udhëzimi dhe ligjesh, të tillë që bijtë e Israilit të gjykonin me drejtësi. Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait leximin e teksteve të shenjta, por edhe kuptimet e tyre të thella dhe të urta. Ndërsa kuptimi i dytë i fjalës ‘libër’ është:2. Shkrimi. Pra, Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait aftësinë për të shkruar. Të shkruarit është nga mirësitë më të mëdha me të cilën Allahu i Lartësuar e ka privilegjuar njeriun. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e përdor këtë mirësi ndaj njerëzve, si argument për të treguar mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe ndaj tyre, siç thotë në ajetet e para të shpallura nga Kur’âni madhështor: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” [Alak 1-5]. Allahu i Lartësuar i mësoi Isait edhe urtësinë. Urtësia është njohja e thellë e ligjit të Zotit. Urtësi quhet edhe vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Pra, urtësia është aftësia për të gjykuar me dije dhe drejtësi. Ajo është një nga mirësitë më të mëdha që mund t’i jepet njeriut. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se do ta nderonte Isain me një cilësi më të lartë se këto që u përmendën. Ai do ta dallonte atë me gradën e profetit:

Aal-i-Imraan 3:48Listen in Qur'an →
49

وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنِّى قَدْ جِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ أَنِّىٓ أَخْلُقُ لَكُم مِّنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ وَأُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِى بُيُوتِكُمْ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

e (pastaj) do ta dërgojë atë Pejgamber te bijtë e Israelit (të cilëve do t’u thotë): “U solla një mrekulli nga Zoti juaj”. Do të bëjë diçka prej balte në formë shpendi, dhe do të fryejë në te, e me urdhërin e Perëndisë do të bëhet shpend. Dhe do të shërojë të verbëtit dhe abrashët dhe me emrin e Perëndisë do t’i ngjallë të vdekurit. Ju informojë juve çka hani dhe çka ruani në shtëpitë tuaja. Në këto, nëse jeni besimtarë të vërtetë, me të vërtetë, ka argumente për ju.

“...Dhe do ta çojë si profet te bijtë e Israilit..." -Allahu i Lartësuar e përzgjodhi Isain që të ishte Profet i Tij në atë popull të zgjedhur mbi të gjitha kombet e tjera të asaj kohe. Profeti u dërgua që t’i ftonte ata në adhurimin e një Zoti të vetëm, Allahut të Lartësuar, dhe në zbatimin e plotë të ligjeve të Zotit, të shkruar në librat e shenjtë. Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s.) me shenja dhe mrekulli të shumta, që tregonin dhe vërtetonin se ai ishte Profet i Zotit të botëve. Prandaj Isai (a.s.) i drejtohet popullit dhe i thotë:"Unë kam ardhur nga Zoti juaj me një argument(të jashtëzakonshëm). –Kuptimi: Unë kam ardhur me argumente dhe mrekulli prej Zotit tuaj, që dëshmojnë se unë jam Profet i Tij dhe them të vërtetën, të cilën ju duhet të pasoni dhe t’i nënshtroheni. Më tej përmenden disa mrekulli të Isait (a.s.), me dhuntinë e falur prej Zotit të tij.Unë do të bëj nga balta diçka në formën e shpendit. Pasi t’i fryj atij, ai, me lejen e Allahut, do të bëhet shpend i gjallë. -Kuptimi: Unë do të formoj me baltë figurën e një zogu, e cila, pasi unë t’i fryj, do të shndërrohet në një zog të vërtetë, të gjallë, që fluturon dhe jeton. E gjithë kjo do të ndodhë me lejen dhe fuqinë e Zotit tim.Unë shëroj të verbrit(e lindur të tillë)dhe të sëmurët me lebër. Unë, me lejen e Allahut, i ngjall të vdekurit.” -Me lejen dhe dhuntinë e dhënë nga Zoti im, unë shëroj ata që lindin të verbër dhe lebrozët. Unë, gjithashtu, ringjall edhe të vdekurit. Sa herë që përmendte këto mrekulli, Isai (a.s.) nuk harronte të thoshte se gjithçka ndodhte me lejen dhe fuqinë e Allahut. Të gjitha këto mrekulli ishin dhuratë e Zotit, si shenja që vërtetonin se ai ishte Profet i vërtetë i Tij.“Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depozitoni në shtëpitë tuaja.” –Pra, di gjëra të fshehta, sepse është Allahu i Lartësuar që më mundëson t’i di.“Vërtet, këto janë fakte të pakundërshtueshme për ju, nëse jeni besimtarë.” -Të gjitha janë argumente, që ju të besoni se unë vërtet jam Profet i zgjedhur i Allahut ndër ju. A ka shenjë më të madhe sesa të shohësh para syve që një send i pajetë të shndërrohet në një qenie të gjallë?! Po shërimi i sëmundjeve të pashërueshme?! Po ringjallja e të vdekurve dhe rrëfimet për gjërat e fshehta? Do të mjaftonte vetëm një prej këtyre mrekullive për ta besuar atë Profet. Po kur vijnë të gjitha bashkë?! Pa dyshim që të tilla shenja duhet të të bëjnë të besosh dhe t’i nënshtrohesh udhëzimeve të Profetit.

Aal-i-Imraan 3:49Listen in Qur'an →
50

وَمُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَىَّ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعْضَ ٱلَّذِى حُرِّمَ عَلَيْكُمْ ۚ وَجِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Dhe (u kam ardhur juve) për t’ju vërtetuar Teuratin që është para meje dhe t’ua lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Dhe ju kam sjellur argumentin nga Zoti juaj. Druajuni Perëndisë dhe bindmuni!

“Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. -Isai (a.s.) i bën të qartë popullit të tij se ai ishte miratues dhe përforcues i ligjit të sjellë më parë prej Musait (a.s.). Pra, libri hyjnor që po i shpallej atij (Ungjilli), ishte i të njëjtit burim me Teuratin. E përbashkëta e shpalljeve hyjnore është se të gjitha ato përmbajnë kumte të vërteta e të sigurta dhe sjellin dispozita të drejta. Ato nuk kanë asnjë kundërthënie mes njëra tjetrës. Nëse do të dallosh sharlatanët dhe shpalljet e rreme, shiko përmbajtjen e tyre dhe se për ku i ftojnë njerëzit. Ata do të jenë në kundërshtim me linjën e profetëve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij. Mashtruesve gjithmonë u del fytyra, sepse ata bien ndesh me lajmet e vërteta dhe me shumë ligje të pandryshueshme të Zotit. Ky është tregues i mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar dhe i përkujdesjes së Tij për udhëzimin e krijesave, duke u mundësuar atyre dallimin e së vërtetës nga e kota. Nëse përdorin kriteret e mësipërme, krijesat nuk do të bien kurrë pre e sharlatanëve dhe profetëve të rremë. Është e vërtetë që disa çështje dytësore mund të ngatërrohen dhe njeriu mund të gabojë, por kjo është e pamundur nëse bëhet fjalë për të dalluar profetin e vërtetë nga i gënjeshtërti. Kriteret dalluese për këtë çështje janë shumë të qarta dhe të kuptueshme për këdo, dhe të tilla duhet të jenë, nëse njohim urtësinë dhe mëshirën e Allahut për krijesat. Nëse nuk do të ishte kështu, të gjitha krijesat do të devijonin. Është e pamundur që Zoti të vështirësonte dallimin e profetëve të vërtetë, ndërkohë që prej kësaj zgjedhjeje varet lumturia apo ndëshkimi i përjetshëm, Xheneti apo Xhehenemi. Profeti i vërtetë është shumë thjesht i dallueshëm nga sharlatani. Profeti i vërtetë është një nga krijesat më të mira, ndërsa profeti i rremë është nga njerëzit më të ulët dhe më të fëlliqur. Me urtësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar ka bërë të mundur që mes tyre të ketë dallime të dukshme, në mënyrë që mund t’i kuptojë çdokush që ka logjikë e di të mendojë. Pastaj Isai (a.s.) e mëson popullin e tij se Ungjilli përmban një ligj, i cili ka lehtësime:Unë kam ardhur me argumenta(të qarta) nga Zoti juaj,. –Kuptimi: Unë erdha me mrekulli nga Zoti juaj, që dëshmojnë se unë jam vërtet Profet i Allahut. Këto shenja të qarta e bëjnë të detyrueshme për ju të pasoni rrugën time dhe t’u bindeni udhëzimeve të mia, që unë i sjell prej Zotit tim. Të gjitha këto shenja kanë qëllim të kuptueshëm. Kjo këshillë ka qenë fjala e Allahut të Lartësuar për të gjithë profetët, që ata t’ua përcillnin popujve të tyre:...prandaj kijeni frikë Allahun... -Pajisuni me devotshmëri ndaj Allahut, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave....dhe bindmuni mua!” –M’u bindni mua në çdo porosi që ju jap, sepse bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut.

Aal-i-Imraan 3:50Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.