Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 200

31

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Thuaju (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Perëndinë, eni pas meje, atëherë Perëndia ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Perëndia falë dhe është mëshirues.

Thuaj(o Muhammed): “Nëse e doni Allahun,... -Ky ajet tregon se dashuria për Allahun është detyrim. Në ajet shpjegohen, gjithashtu, se cilat janë shenjat që tregojnë se robi e do vërtet Allahun, si edhe frytet e mrekullueshme që sjell kjo dashuri. “Nëse e doni Allahun”, pra, nëse pretendoni se e keni arritur këtë gradë të lartë, dijeni se nuk mjafton vetëm ta pretendoni atë, por është i domosdoshëm sinqeriteti ose vërtetësia, në mënyrë që ai të merret në konsideratë nga i Dituri dhe i Urti. Si shenjë të vërtetësisë të këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar ka bërë pasimin e Profetit të Tij. Me fjalë të tjera, të duash Allahun do të thotë që të pasosh Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.) në fjalët dhe në veprat e tij, të pasosh udhëzimin e sjellë prej tij, që sqaron themelet e besimit dhe dispozitat ligjore në çdo fushë të jetës njerëzore. Ky pasim duhet të jetë i tërësishëm, me trup dhe me shpirt. Vetëm ata që e pasojnë rigorozisht udhëzimin e Zotit, siç është sjellë me saktësi prej Profetit (a.s.), vetëm ata e kanë të vërtetuar pretendimin se e duan Zotin e gjithësisë, Allahun e Lartësuar. Madje, në këtë mënyrë, ata i kanë mundësuar vetes së tyre privilegjin më të madh që mund të gëzojnë krijesat në këtë jetë dhe në jetën tjetër: ata kanë merituar dashurinë e Allahut për ta dhe mbulimin e të metave të tyre....atëherë më pasoni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Nëse robi e pason udhëzimin e sjellë nga Profeti, ai ka bërë të mundur që Allahu i Lartësuar ta dojë atë, t’ia falë dhe mbulojë gjynahet, ta mëshirojë, ta udhëzojë dhe t’i japë sukses që të gjejë çdo të mirë dhe të ruhet nga çdo e keqe. Ai do të jetë i ruajtur në çdo veprim apo mosveprim të tijin nga Allahu i Lartësuar, që e do, e mëshiron dhe përkujdeset për të në mënyrë të posaçme. Ndërsa ata që nuk e ndjekin udhëzimin e Profetit, nuk e duan Allahun, sepse dashuria për Allahun lidhet me pasimin e udhëzimit të Profetit dhe me nënshtrimin e bindjen ndaj tij. Nëse mungon respektimi i rrugës së Profetit dhe bindja ndaj tij, atëherë mungon edhe dashuria për Allahun e Lartësuar. Kjo tregon se ata janë të gënjeshtërt në pretendimin e tyre që e duan Allahun e Lartësuar. Edhe sikur të mendohej se në zemrën e tyre do të ekzistonte ndonjëfarë dashurie për Allahun, ajo do të ishte e pavlefshme për robin, nëse nuk plotëson kushtin që e bën atë të pranueshme e të shpërblyeshme. Ky kusht është pasimi i udhëzimit të Profetit dhe bindja ndaj tij, i shtyrë nga dashuria për Allahun dhe madhërimi i Tij. Ky ajet bën dallimin e njerëzve nga njëri tjetri. Grada e besimit dhe e dashurisë për Allahun e Lartësuar është në varësi të ndjekjes së udhëzimit të Profetit (a.s). Mangësia në njërën anë tregon mangësi në anën tjetër.

Aal-i-Imraan 3:31Listen in Qur'an →
32

قُلْ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْكَٰفِرِينَ

Thuaju (o Muhammed!): “Përuluni Perëndisë dhe Profetit!” E, në qoftë se abstenojnë, Perëndia, me të vërtetë, nuk i don mohuesit.

Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” -Ky është urdhri më i madh dhe më gjithëpërfshirës i Allahut të Lartësuar ndaj krijesave dhe adhuruesve të Tij. Ai na urdhëron për bindje ndaj Tij dhe ndaj Profetit të Tij. Bindja duhet të tregohet me besim, ndjenja, fjalë dhe vepra. Më konkretisht, ajo nënkupton:- Besimin e plotë te gjithçka për të cilën Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij kanë urdhëruar që të besohet dhe të pranohet.- Njësimin e Allahut të Lartësuar në aspektin e veprave unike të Tij, në meritën e Tij për t’u adhuruar i Vetëm dhe i pashoq në emrat e cilësitë e Tij të larta.- Bindje ndaj Tij konsiderohen të gjitha ato vepra, fjalë dhe ndjenja që rrjedhin prej dy pikave të mësipërme.- Bindje ndaj Allahut konsiderohet edhe bindja ndaj Profetit të Tij, që konsiston në zbatimin rigoroz të urdhrave dhe në largimin prej të gjitha harameve të qartësuara prej tij. Bindja ndaj urdhrave të Profetit konsiderohet si bindje ndaj urdhrave të Allahut, dhe kush i bindet Allahut dhe Profetit të Tij është vërtet i fituar. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i bindet Profetit, i është bindur Allahut. Por kush e refuzon, (dije se) Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikqyrës të (punëve të)tyre.” [Nisa 80].“Këta janë kufijtë që ka vënë Allahu. Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të hyjnë në kopshte, nëpër të cilët rrejdhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë. Ky është suksesi më i madh. Ndërsa ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkelin kufijtë e Tij, do të futen në Zjarr, ku do të jenë përjetësisht. Për ta është përgatitur një dënim poshtërues.” [Nisa 13, 14].Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët. -Por nëse krijesat e shpërfillin bindjen ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, atyre nuk u mbetet rrugë tjetër, por veçse t’i binden çdo shejtani të shfrenuar dhe armiqësor. Allahu i Lartësuar na tregon se sa i pamëshirshëm është shejtani ndaj atyre që i binden dhe që ndjekin hapat e tij: “Është e shkruar se kushdo që i nënshtrohet atij (shejtanit), ai ka për ta çuar në humbje dhe në Dënimin e zjarrit (të ndezur fort).”. [Haxh 4]. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar tregon se robi që e refuzon t’i bindet Atij dhe Profetit, e ka humbur privilegjin dhe shpresën e vetme për shpëtim, e ka humbur dashurinë e Allahut për të. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar këtë fakt, kur thotë: “Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët.” Allahu nuk i do mohuesit dhe refuzuesit e urdhrave të Tij, të cilët meritojnë veçse zemërimin dhe ndëshkimin e Tij. Ky ajet duket sikur është shpjegim më i hollësishëm i ajetit para tij, ku tregohet rëndësia e pasimit të udhëzimit të Profetit. Ky, pra, është udhëzimi i drejtë, i vërtetë dhe i saktë.

Aal-i-Imraan 3:32Listen in Qur'an →
33

۞ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰٓ ءَادَمَ وَنُوحًۭا وَءَالَ إِبْرَٰهِيمَ وَءَالَ عِمْرَٰنَ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

Perëndia e zgjodhi Ademin, Nuhun dhe familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit në mesin e popujve;

Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë popujt e tjerë(të asaj kohe). -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dalloi këta njerëz dhe fëmijët e tyre mbi njerëzit e tjerë të atyre kohërave. Ai i përzgjodhi ata ndër njerëz, si të dashurit e Tij. Allahu e zgjodhi Ademin (a.s.) mbi të gjithë krijesat e tjera, sepse e krijoi me duart e Tij dhe fryu në të prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. Allahu i urdhëroi melekët që të bien në sexhde para Ademit. Ai e vendosi Ademin në Xhenetin e Tij. Allahu i Lartësuar i dhuroi Ademit dije, butësi, mëshirë dhe shumë dhunti, me të cilat u dallua mbi krijesat e tjera. Madje, si nderim për Ademin, Allahu i Lartësuar privilegjoi edhe pasardhësit e tij, siç thotë në këtë ajet: “Ne i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam.”. [Isra 70]. Allahu dalloi dhe e nderoi edhe Nuhun (a.s.). Ai ishte i pari Profet që u dërgua te banorët e tokës, pasi ata filluan të adhuronin idhujt. Allahu e nderoi Nuhun duke i dhuruar cilësi të vyera si: durimin, përballimin e sprovave, mirënjohjen për Allahun e Lartësuar dhe qëndrueshmërinë në rrugën e thirrjes për të adhuruar Allahun si të Vetëm dhe të Pashoq. Me durim të jashtëzakonshëm, ai i ftoi njerëzit në adhurimin e Zotit Një, në çdo çast dhe gjendje që ishte, për një periudhë kohore shumë të gjatë (gati 10 shekuj). Kjo qëndrueshmëri e tij bëri që Allahu i Lartësuar ta donte dhe ta dallonte atë mbi njerëzit e tjerë. Vetëm me një lutje të Nuhut (s.a), Allahu i Lartësuar i përmbyti të gjithë banorët e Tokës, duke shpëtuar vetëm ata që pasuan udhëzimin dhe urdhrat e tij. Allahu i shpëtoi të gjithë ata që ndodheshin në anijen e mbushur plot, dhe kështu, pasardhësit e tij u bënë paraardhësit e botës së sotme. Kujtimi i tij i mirë ndër njerëz u bë i përjetshëm. Ai do të kujtohet për mirë, në çdo kohë dhe në çdo vend. I Lartësuari thotë: “...Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej tmerrit të madh, ndërsa pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. Ne ua lamë atë (histori) si kujtim për njerëzit e ardhshëm. Selami (paqja) qoftë mbi Nuhun në mbarë botën! Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. Vërtet, ai ishte prej adhuruesve tanë besimtarë.” [Safat 75 – 81]. Allahu dalloi mbi të tjerët edhe familjen e Ibrahimit (a.s.). Ibrahimi (a.s.) i dashuri i Mëshiruesit. Allahu i Lartësuar e dalloi Ibrahimin (a.s.) duke i dhënë dashurinë më të madhe që Ai mund t’u japë krijesave, dhe kjo dashuri quhet ħul-letun. Ibrahimi pranoi të digjej në zjarr veç për hir të Zotit të tij. Ai pranoi që të bënte kurban të vetmin djalë, aq të dashur dhe të shumëpritur prej tij, Ismailin (a.s.), vetëm që të kënaqte dhe të përmbushte urdhrin e Allahut të Lartësuar. Pasurinë e tij e shpenzonte duke nderuar miqtë me një mikpritje të pakrahasueshme. Ai e kaloi jetën duke adhuruar Allahun dhe duke ftuar njerëzit në teuhid. Ai i ftonte ata natën dhe ditën, haptazi dhe fshehtazi. Allahu i Lartësuar e bëri atë shembull të njerëzimit për të gjitha kohërat. Ai ia bëri detyrë njerëzimit që të jetë pasues i rrugës së Ibrahimit dhe i …

Aal-i-Imraan 3:33Listen in Qur'an →
34

ذُرِّيَّةًۢ بَعْضُهَا مِنۢ بَعْضٍۢ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

pasardhës njëri pas tjetrit. Perëndia është dëgjues dhe di çdo gjë.

Ata ishin pasardhës, njëri prej tjetrit. -Ata erdhën njëri pas tjetrit, të ngjashëm në cilësitë dhe vetitë e tyre të çmuara. Allahu i Lartësuar tregon se përzgjodhi këta profetë dhe të afërmit e tyre, duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtë.dhe Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu e di më së miri se cili e meriton që të përzgjidhet dhe të dallohet mbi të tjerët me të tilla dhunti. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i përzgjodhi ata që u përmendën në këtë ajet, për shkak të diçkaje që gjendej tek ata dhe që e bënte të meritueshme një nderim të tillë, si dhuratë dhe bujari nga i Gjithëdituri e i Urti. Përshkrimi i madhështisë dhe i rëndësisë së këtyre të përzgjedhurve dhe të dalluarve nga Allahu i Lartësuar bëhet për disa qëllime, si për shembull:- Ai na nxit që ne t’i duam dhe t’i respektojmë të gjithë profetët e Zotit. Ne duhet të pajisemi me cilësitë e tyre dhe duhet t’i zbatojmë udhëzimet e tyre të drejta.- Kështu nxitemi që ta lusim Allahun e Lartësuar, të na japë sukses edhe neve, ashtu sikurse u dha atyre.- Këto përshkrime na bëjnë të ndihemi keq për gjendjen dhe cilësitë tona, që janë aq larg madhështisë së atyre njerëzve, por nga ana tjetër, ato na nxisin dëshirën për të punuar dhe për të adhuruar më shumë e më mirë Allahun e Lartësuar, që edhe ne t’u afrohemi të përzgjedhurve të Tij. Në këtë mënyrë, edhe ne do të na mundësohet që Allahu i Lartësuar të na falë mirësi nga mëshira dhe dashuria e Tij e pakufishme.- Këto fjalë na tregojnë qartë dashurinë dhe butësinë e madhe të Zotit ndaj atyre të përzgjedhurve, duke bërë që fama e tyre të jetë e vazhdueshme ndër njerëz, gjatë gjithë kohërave.- Në ajet bëhet shumë e prekshme bamirësia dhe mëshira e madhe e Zotit. Ne kuptojmë se sa i dobishëm është adhurimi i Allahut me dashuri, madhërim dhe bindje totale ndaj Tij.- Për ata, do të mjaftonte si nderim vetëm fakti që do të përkujtohen gjithmonë për mirë dhe do të jenë në çdo kohë shembull për mbarë njerëzimin.Pasi përmend mirësitë e Tij mbi njerëzit e nderuar e të përzgjedhur, Allahu i Lartësuar vijon të përshkruajë më hollësisht nderimin e madh për Merjemen, nënën e Isait (a.s.).

Aal-i-Imraan 3:34Listen in Qur'an →
35

إِذْ قَالَتِ ٱمْرَأَتُ عِمْرَٰنَ رَبِّ إِنِّى نَذَرْتُ لَكَ مَا فِى بَطْنِى مُحَرَّرًۭا فَتَقَبَّلْ مِنِّىٓ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

(Kujtoje atë kohë, o Muhammed!) Kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty të kam përgjëruar (qëllimuar) atë që është në barkun tim, që të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues dhe di çdo gjë.

Kujto kur gruaja e Imranit tha: “O Zoti im! Këtë(fëmijë)që është në barkun tim, unë vendosa që të ta kushtoj vetëm Ty. -Në kohën e shtatzënisë me Merjemen, nëna e Merjemes i tha Zotit se ajo ia kishte përkushtuar Atij frytin që gjendej në barkun e saj. Ajo kishte vendosur që fryti i barkut të saj të ishte i përkushtuar vetëm ndaj Zotit dhe në shërbim të Shtëpisë së Tij. Ky është kuptimi i fjalës “muĥar-raran”. Pastaj ajo u lut që Allahu i Lartësuar t’ia pranonte përkushtimin e saj modest, duke thënë:Pranoje këtë prej meje! Ti Dëgjon dhe Di gjithçka.” –Kuptimi: “Pranoje, o Zot, prej meje këtë kushtim dhe bëje të frytshëm! Ti e dëgjon lutjen time dhe e di shumë mirë qëllimin që më shtyn të veproj kështu.” Këto fjalë, nëna e Merjemes i tha gjatë kohës së shtatzënisë së saj me Merjemen. Por, më pas:

Aal-i-Imraan 3:35Listen in Qur'an →
36

فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّى وَضَعْتُهَآ أُنثَىٰ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ ٱلذَّكَرُ كَٱلْأُنثَىٰ ۖ وَإِنِّى سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّىٓ أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ

E kur ajo e lindi (fëmijën) tha: Zoti im! Unë lindra femër, - Perëndia di më mirë çka lindi ajo, - “Mashkulli nuk është si femra, unë e emërova atë Merjem dhe ta kam lënë atë dhe brezin e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.

Kur ajo e lindi(foshnjën), tha: “O Zoti im! Unë e linda femër.” -Me sa duket, ajo dëshironte shumë që fëmija të ishte mashkull, sepse ashtu do të ishte më i dobishëm në shërbim të shtëpisë së Zotit dhe më i plotë si përkushtim. Në fjalët e saj dallohet një shenjë keqardhjeje para Zotit të saj. Por i Urti e i Dituri thotë:Por, Allahu e dinte shumë mirë se çfare kishte lindur ajo. Sigurisht që mashkulli nuk është si femra. -Allahu e dinte shumë mirë se çfarë do të lindë ajo dhe nuk kishte nevojë për lajmërimin e saj. Madje, Ai e dinte gjendjen e frytit të barkut të saj para se të dilte në dritë. Ky ajet tregon, gjithashtu, se mashkulli është më i vlefshëm se femra.“Unë i vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej shejtanit të mallkuar.”. –Nga këtu mësojmë se është e lejueshme që emri i fëmijës të vendoset nga nëna, nëse babai nuk e ndalon një gjë të tillë. Kjo është një lutje që nëna e Merjemes ia drejtoi Allahut të Lartësuar për Merjemen dhe pasardhësit e saj. Ajo e luti Allahun që ta ruajë Merjemen dhe pasardhësit e saj, prej shejtanit të mallkuar.

Aal-i-Imraan 3:36Listen in Qur'an →
37

فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍۢ وَأَنۢبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًۭا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا ۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا ٱلْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًۭا ۖ قَالَ يَٰمَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَٰذَا ۖ قَالَتْ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ

Dhe Zoti i saj e pranoi mirë atë (gocën), e bëri që të rritet bukru dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeriai në dhomën e saj (në xhami), gjente pranë saj ushqim. (Atëherë ai¬¬) e pyeste: “O Merjem! Nga të vie ky furnizim ty?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Perëndia, se Perëndia e furnizon kënd të dojë, pa llogari (faturë)”.

Zoti i saj e pranoi përkushtimin e saj, me një pranim të mirë(e të shpërblyeshëm)dhe e rriti atë (vajzën)me një edukatë të mirë. Ai e vuri atë nën kujdesin e Zekerias. –Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi keqardhjen e saj që fryti ishte femër dhe e ruajti atë dhe pasardhësit e saj prej shejtanit. Allahu i Lartësuar u përkujdes për të, që ajo të rritej e rregullt dhe e shëndetshme fizikisht dhe moralisht. Allahu i Lartësuar bëri që për Merjemen të përkujdesej Zekeria (a.s.), sepse “keffelehâ Zekerijâ”, domethënë: “e ngarkoi Zekerian” me përgjegjësinë që të kujdesej për Merjemen. Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar mbi Merjemen, tregon përkujdesjen e madhe të Tij që Merjemja të rritej dhe të formohej me moralin më të mirë. Ajo u rrit duke adhuruar Allahun dhe u ngrit mbi të gjitha gratë e kohës së saj. Ajo qëndronte vetëm në faltoren e saj, duke adhuruar Allahun pandërprerë.Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e faljes së saj, gjente atje ushqim... -Ky furnizim me shumëllojshmëri frutash i dhurohej Merjemes drejtpërdrejt nga Zoti i saj, pa qenë e nevojshme që ajo të punonte. Kjo qe pa dyshim një mrekulli (keramet), me të cilën Zoti e dalloi Merjemen nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, që e pa këtë mrekulli me sytë e tij, pyeti:...Prandaj pyeti: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo i tha: “Nga Allahu. Vërtet, Allahu i jep pa masë atij që do.” –Ajo iu përgjigj se ushqimi ishte dhuratë prej Zotit. Ajo i kujtoi Zekerias se Allahu i Lartësuar e furnizon atë që do pa llogari dhe pa qenë e nevojshme që ai të lodhet që ta fitojë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret.” [Talak 2, 3]. Ky ajet dëshmon vërtetësinë e mrekullive (kerameteve) me të cilat Allahu i Lartësuar veçon disa nga të dashurit e Tij të sinqertë. Ato janë të sakta, të vërteta e të padiskutueshme, edhe pse disa mundohen t’i mohojnë. Kur Zekeria (a.s) pa atë mrekulli (keramet) mbi Merjemen, atij i lindi dëshira që t’i kërkonte Allahut të Lartësuar një fëmijë, edhe pse gruaja e tij ishte beronjë kurse ai vetë në moshë të thyer.Ngjarjet dhe ndodhitë e jashtëzakon-shme që u ndodhin dhe u dhurohen profetëve quhen mrekulli, ndërsa të tilla ndodhi që u dhurohen besimtarëve dhe besimtareve të sinqerta quhen keramete.

Aal-i-Imraan 3:37Listen in Qur'an →
38

هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥ ۖ قَالَ رَبِّ هَبْ لِى مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةًۭ طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ

Atëherë Zekerijaja iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!”

Atëherë, Zekeria iu lut Zotit të tij, duke thënë: “O Zoti im! Më dhuro edhe mua një pasardhës të mirë! Vërtet, Ti e Dëgjon lutjen.” -Ai e luti Zotin e tij që t’i dhuronte atij pasardhës të mirë dhe të pastër në cilësi, edukatë dhe në fe. Ai i kërkoi Allahut që t’i dhuronte pasardhësit të tij mirësi si në aspektin e dynjasë, ashtu edhe në atë të besimit në Zotin.

Aal-i-Imraan 3:38Listen in Qur'an →
39

فَنَادَتْهُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَهُوَ قَآئِمٌۭ يُصَلِّى فِى ٱلْمِحْرَابِ أَنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحْيَىٰ مُصَدِّقًۢا بِكَلِمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَسَيِّدًۭا وَحَصُورًۭا وَنَبِيًّۭا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

E thirrën atë engjëjt, duke u lutur ai në këmbë, në xhami (e i thanë): “Perëndia po të sihariqon ty me Jahjanë, (i cili do të jetë) vërtetues i fjalës së Perëndisë, (dhe do të bëhet) udhëheqës (i popullit), ruajtës i vetvetes dhe (do të jetë) nga pejgamberët, pasardhës i atyre të mirëve”.

Kur qëndronte në këmbë, duke u falur në faltore, atë e thirrën melekët: ... –Kështu, Allahu i Lartësuar iu përgjigj kësaj kërkese, gjatë kohës kur Zekeria (a.s) lutej dhe përgjërohej në faltoren e tij.“Allahu të përgëzon ty me Jahjan, i cili do të besojë Fjalën e ardhur nga Allahu. Ai do të jetë zotëri(fisnik), i përkorë... -Allahu i Lartësuar e përgëzoi me një djalë të quajtur Jahja, i cili do të përcillte tek njerëzit lajmin e mirë për ardhjen në botë të Fjalës së Zotit, pra, të Isait (a.s.), sepse Isai u krijua me fjalën e Zotit “Kun” (Bëhu). Jahja do të ishte, gjithashtu, sejjiden (zotëri), tek i cili do të shkonin njerëzit për zgjidhjen e çështjeve të tyre, për shkak të cilësive të tij të mira dhe vlerave të larta. Cilësi tjetër e Jahjas ishte edhe “ĥaŝûran”(i përkorë), domethënë që nuk ishte i dhënë pas femrave. Ai nuk tundohej prej tyre, sepse ishte shumë i angazhuar me shërbimin dhe adhurimet ndaj Zotit të tij. Allahu i Lartësuar përmend edhe një cilësi tjetër të Jahjas:...dhe Profet nga më të mirët.” -Ku ka lajm më të mirë për një prind që merr vesh se do të gëzohet me një fëmijë, i cili do të ketë cilësi të shkëlqyera dhe që do të bëhet një Profet i dalluar dhe vepërmirë?! E kështu, nga gëzimi i madh, Zekeria nisi të fliste:

Aal-i-Imraan 3:39Listen in Qur'an →
40

قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَٰمٌۭ وَقَدْ بَلَغَنِىَ ٱلْكِبَرُ وَٱمْرَأَتِى عَاقِرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكَ ٱللَّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَآءُ

(Zekerijaja) tha: “Zoti im! Qysh do të ketë djal për mua, kur mua më ka kapluar pleqëria, e gruaja ime është sterile (shterpë)? (Ai) i tha: “Kështu!” Perëndia punon çka të dojë.

Ai(Zekeria)tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur mua më ka kapur pleqëria dhe shoqja ime është beronjë?!”" -Si mund të kem unë fëmijë, kur janë dy shkaqe që e bëjnë të pamundur një gjë të tillë?! Vetëm njëri prej tyre do të mjaftonte që lindja e fëmijës të ishte e pamundur. Po kur janë dy të tillë?! Por Allahu i Lartësuar i tha se këtu bëhej fjalë për një mrekulli, e cila është jashtë mundësive njerëzore:Tha(Allahu): “Allahu bën çfarë dëshiron.” -Allahu i Lartësuar është Ai që e ka përcaktuar që fëmijët të krijohen e të lindin sipas ligjeve natyrore të vendosura prej Tij. Nëpërmjet këtyre ligjeve mundësohet vazhdimësia e jetës së njerëzimit. Megjithatë, Ai që i ka krijuar mënyrat natyrore të lindjes është i Plotfuqishëm që ta bëjë të lindë një fëmijë edhe jashtë këtyre ligjeve normale. Allahu është i Gjithëpushtetshëm dhe ligjet i janë nënshtruar pushtetit të Tij. Kur dëgjoi këto fjalë, Zekeria, i nxituar tashmë, kërkoi ndonjë shenjë për ardhjen e fëmijës, me qëllim që t’i qetësohej zemra më shumë, prandaj tha:

Aal-i-Imraan 3:40Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.