Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 21–30 of 200

21

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلنَّبِيِّۦنَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ وَيَقْتُلُونَ ٱلَّذِينَ يَأْمُرُونَ بِٱلْقِسْطِ مِنَ ٱلنَّاسِ فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

Ata që nuk besojnë në dokumentet e Perëndisë dhe vrasin pejgamberët pa farë të drejte, e vrasin edhe ata njerëz të cilët kërkojnë të veprohet me drejtësi, sihariqoi (paralajmëroi) me dënim të dhëmbshëm.

Ata të cilët i mohojnë argumentet e Allahut... -Këta njerëz kanë kryer krimin më të madh dhe më të shëmtuar. Ata mohojnë argumentet e pakundërshtueshme të Zotit, të cilat tregojnë të vërtetën e sigurt. Kështu, ata dëshmojnë se janë në gradën më të çmendur të mohimit, kokëfortësisë dhe arrogancës....dhe, me padrejtësinë më të madhe, vrasin profetët dhe njerëzit që i këshillojnë për të drejtën, -Ata kanë vrarë profetët e Zotit, të cilët janë krijesat që duhen dashur, respektuar dhe pasuar më shumë, pas Allahut. E drejta e profetëve është e drejta më e rëndësishme pas së drejtës së Zotit. Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshme për krijesat bindjen ndaj profetëve të dërguar mes tyre. Krijesat e kanë detyrë që t’i besojnë ata plotësisht, t’i mbështesin dhe ndihmojnë ata në misionin e tyre, t’i respektojnë dhe t’i duan më shumë se çdo njeri tjetër në këtë botë. Ndërsa këta kriminelë bënë të kundërtën e asaj për të cilën ishin urdhëruar. Ata vrasin edhe njerëzit që udhëzojnë për vepra të mira dhe ndalojnë nga të këqijat. Ata vrasin bamirësit ndaj krijesave dhe këshilluesit për mirë. Bamirësisë së tyre ata iu përgjigjen me krimin më të ulët. Prandaj, për shkak të atij krimi të ulët, ata meritojnë ndëshkimin më të dhembshëm....lajmëroji për një ndëshkim të dhembshëm e pikëllues. -Ndëshkimi i tyre nuk mund të tregohet apo përshkruhet me fjalë. Ai do përfshijë trupat e tyre, zemrat e tyre dhe shpirtrat e tyre. Për shkak të krimeve të shëmtuara, veprat e tyre do të fshihen dhe asgjësohen:

Aal-i-Imraan 3:21Listen in Qur'an →
22

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ

Këta janë ata, veprat e të cilëve kanë falimentuar në këtë botë dhe në tjetrën. Ata nuk do të kenë kurrfarë ndihmëtarë.

Veprat e tyre nuk kanë asnjë vlerë në këtë botë dhe as në Botën tjetër. Ata nuk kanë për të pasur ndonjë ndihmëtar. –Atyre nuk do t’u bëjë dobi asnjë vepër, sepse gjithçka iu është asgjësuar nga krimet e tyre të shëmtuara. Akush nuk do t’i ndihmojë ata që t’i shpëtojnë dënimit apo që t’iu lehtësohet ai. Kështu, ata do të humbin çdo fije shprese për ndonjë të mirë dhe shpëtim, por do të jenë të zhytur pa shpresë në mes të së keqes dhe dëshpërimit. Këto janë cilësi të çifutëve dhe pasuesve të tyre. Allahu i shëmtoftë dhe i ndëshkoftë ata! Sa të poshtër janë treguar ndaj Allahut, profetëve të Tij dhe ndaj atyre që udhëzojnë njerëzit në rrugën e drejtë!

Aal-i-Imraan 3:22Listen in Qur'an →
23

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ نَصِيبًۭا مِّنَ ٱلْكِتَٰبِ يُدْعَوْنَ إِلَىٰ كِتَٰبِ ٱللَّهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌۭ مِّنْهُمْ وَهُم مُّعْرِضُونَ

A nuk po i sheh ata, të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit (Teurati)? Ata thirrën në Librin e Zotit për gjykim në mes tyre, e pastaj, një pjesë e tyre kthyen shpinën, duke qenë refuzues.

A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë një pjesë nga Libri e kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Libri i Allahut, një grup prej tyre kthejnë shpinën duke rrefuzuar? -Në këto ajete Allahu i Lartësuar përshkruan disa cilësi të atyre që i begatoi fillimisht, duke u dhuruar libër hyjnor. Për këtë mirësi të mrekullueshme ndaj tyre, ata duhej të tregoheshin mirënjohës, duke qenë të parët që do t’i besonin dhe që do të punonin me të. Ata duhej të ishin të parët që duhej të nxitonin t’i nënshtroheshin dhe t’i përkushtoheshin zbatimit të ligjeve dhe dispozitave të shpallura prej Zotit. Allahu i Lartësuar na tregon se, kur ata ftohen që të gjykojnë dhe të zbatojnë gjykimin e Zotit, të sjellë në Librin e Tij, një grup prej tyre kthen shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen zbatimit të tij. Me trup, ata kthyen shpinën, ndërsa zemrat e tyre kundërshtuan urdhrin. Ky përshkrim është shumë i rëndë për ta. Ai është edhe një vërejtje për ne, që kurrë të mos veprojmë sikurse ata të mjerë, në mënyrë që të mos na godasë ndëshkimi që goditi edhe ata. Përkundrazi, është e detyrueshme për këdo që ftohet të gjykojë me Librin e Allahut, që të dëgjojë me kujdes, të bindet dhe të nënshtrohet. Thotë Allahu i Lartësuar: “Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Ata janë të shpëtuarit. Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, - ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë).” [Nur 51-52]. Është një shkak i caktuar që i bëri ithtarët e Librit që të shpërfillnin ligjin e Zotit dhe të zhyteshin në krime e mosbindje. Ky ishte një mendim i gabuar dhe i pabazë nga ana e tyre, që Allahu i Lartësuar e shpjegon:

Aal-i-Imraan 3:23Listen in Qur'an →
24

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا۟ لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامًۭا مَّعْدُودَٰتٍۢ ۖ وَغَرَّهُمْ فِى دِينِهِم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Ky mospranim është se ata thanë: “Neve nuk na prek zjarri i skëterrës, përveç nja disa ditë”. Trillimet e tyre i kanë mashtruar ata – në besimin e vet.

Kjo sepse ata thonë: “Ne nuk do të na djegë Zjarri, përveçse disa ditë të numëruara.” Shpifja që bënë i ka mashtruar keq për fenë e tyre. -Ata e trilluan vetë këtë pretendim të tyre dhe tashmë e konsiderojnë si të vërtetë të pamohueshme. Madje, ata punojnë duke u mbështetur në këtë supozim të pabazë. Atyre nuk u ka bërë dobi asnjë këshillë dhe kërcënim prej Zotit. Përkundrazi, të dehur nga një ëndërr e pabazë, ata janë zhytur në poshtërsi dhe harame. Ata mashtrojnë veten me mendimin se do të hyjnë në Xhenet, dhe e marrin këtë si një fakt të kryer. Por ky është veçse një mashtrim, që nuk ka asnjë bazë të besueshme dhe të sigurt. Përfundimi i të tillëve është i tmerrshëm:

Aal-i-Imraan 3:24Listen in Qur'an →
25

فَكَيْفَ إِذَا جَمَعْنَٰهُمْ لِيَوْمٍۢ لَّا رَيْبَ فِيهِ وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

E çka do të ndodhë me ata, kur do t’i tubojmë në Ditën, për të cilën s’ka dyshim? Dhe çdokujt i jepet shpërblimi i veprave, e ata nuk do të dëmtohen.

E si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i tubojmë një Ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t’i jepet ajo që ka fituar? Atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. –Kuptimi: Si do të jetë gjendja e këtyre të vetëmashtruarve atë ditë të tmerrshme? Sa e frikshme do të jetë përballja me tmerrin e asaj dite të vështirë! Gjendja e tyre atë ditë është e paimagjinueshme për ne sot. E tillë do të jetë gjendja e këtyre mashtruesve të vetes dhe të të tjerëve, sepse ajo është dita e shpagimit me drejtësi për çdo vepër të paraqitur. Atë ditë nuk do t’i mohohet askujt shpërblimi dhe e drejta e vet. Në varësi të punëve, do të jetë edhe shpërblimi i merituar. Prandaj, nëse sheh veprat e këtyre fatzinjve, e kupton se ata do të jenë njerëzit që do të kalojnë ndëshkimin më të ashpër dhe më të dhembshëm.

Aal-i-Imraan 3:25Listen in Qur'an →
26

قُلِ ٱللَّهُمَّ مَٰلِكَ ٱلْمُلْكِ تُؤْتِى ٱلْمُلْكَ مَن تَشَآءُ وَتَنزِعُ ٱلْمُلْكَ مِمَّن تَشَآءُ وَتُعِزُّ مَن تَشَآءُ وَتُذِلُّ مَن تَشَآءُ ۖ بِيَدِكَ ٱلْخَيْرُ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, Zotërues i gjithë pushtetit! Ti i jep pushtetin kujt të duash, dhe Ti ia heq dorësh pushtetin kujt të duash; Ti e lartëson kënd të duash dhe e poshtëron kënd të duash. E mira është në dorën Tënde! Ti me të vërtetë, për çdo gjë je i Plotëfuqishëm”.

Thuaj: “O Allah! O Sundues i gjithçkaje! –Këtu, Profeti udhëzohet se si t’i drejtohet Allahut të Madhërishëm. Pra, thuaj: “O Zoti im! Ti je pronari i çdo pasurie. Ti je Sunduesi i Plotpushtetshëm. Në dorën Tënde është gjithçka. Gjithçka është pronë e të Madhërishmit. Pushteti suprem të përket vetëm Ty. Çdo gjë është pasuri e Jotja dhe vetëm e Jotja. Askush tjetër nuk vepron dhe nuk rregullon çështjet e krijesave, veç Teje. Asgjë nuk lëviz në gjithësi pa lejen Tënde të bazuar në urtësi dhe mëshirë.” Pastaj përmenden disa vepra dhe gjykime që i përkasin vetëm Zotit të botëve:Ti ia jep pushtetin atij që do, dhe ia heq pushtetin atij që do! -Ky ajet është tregues se Allahu i Lartësuar do t’ia heqë pushtetin çdo tirani zullumqar dhe do t’ia dhurojë atë popullit që ndjek Muhamedin (a.s) dhe udhëzimin që ai solli prej Zotit të tij. Dhe, vërtet, Ai e bëri diçka të tillë. Marrja e pushtetit varet plotësisht nga vullneti i Allahut të Madhëruar. Por kjo nuk do të thotë që faktorët e forcimit dhe të mbajtjes së pushtetit, që Zoti i ka përcaktuar si të tillë, të jenë të pavlefshëm. Marrja dhe humbja e pushtetit varet nga disa shkaqe, që zakonisht e bëjnë të mundur një gjë të tillë. Në varësi të plotësimit të këtyre shkaqeve, që Zoti i ka lejuar të jenë të tilla, merret apo hiqet pushteti. Një gjë është e sigurt: asgjë në gjithësi, qoftë ajo shkak apo pasojë, nuk ndodh jashtë vullnetit suprem të Allahut. Është Ai që ka përcaktuar gjithçka me ekuilibër, i bazuar në dijen dhe drejtësinë e Tij. Asnjë shkak nuk mund të sjellë pasoja, nëse i Dituri e i Urti nuk e lejon një gjë të tillë. Disa nga shkaqet që Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar si të tilla për të fituar pushtetin dhe sundimin në tokë, janë:1. Besimi dhe veprat e mira. Besimi i pastër, i vërtetë, i bazuar në dije të saktë nga Zoti, dhe veprat e mira të bazuara në këtë dije dhe besim të saktë, janë shkaqe vendimtare që sjellin afrimin, vëllazërimin dhe unifikimin e radhëve të muslimanëve.2. Përpjekja maksimale dhe pajisja me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për arritjen e pushtetit. Pra, marrja e masave me të gjitha fuqitë mendore, fizike e shpirtërore.3. Durimi, me të gjitha format e tij, dhe mospërçarja e radhëve të besimtarëve. Thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu u ka premtuar atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu si i pati bërë sundues ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë - atë që Ai e ka zgjedhur për ta dhe në vend të frikës do t’u dhurojë siguri dhe paqe. Ata më adhurojnë vetëm Mua e nuk më shoqërojnë askënd e asgjë. Por, kushdo që mohon pas kësaj, - ata janë të prishur (që kalojnë çdo kufi). Atëherë faleni rregullisht namazin dhe jepeni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56]. Pra, besimi dhe veprat e mira janë faktorë shumë të fuqishëm të marrjes së pushtetit. I Madhërishmi thotë gjithashtu: “O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë (dhe shpesh)Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia. Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me …

Aal-i-Imraan 3:26Listen in Qur'an →
27

تُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَتُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ ۖ وَتُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَتُخْرِجُ ٱلْمَيِّتَ مِنَ ٱلْحَىِّ ۖ وَتَرْزُقُ مَن تَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍۢ

Ti bënë që nata të hyjë në ditë, dhe bënë që dita të hyjë në natë (duke u zgjatur herë njëra – hera tjetra). Ti e nxjerr të gjallin prej të vdekurit. Dhe Ti nxjerr të vdekurin prej të gjallit. Ti furnizon kënd të duash pa llogari (pa faturë).

“Ti e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. -Në këtë mënyrë kalojnë ditët dhe vitet. Herë zvogëlohet nata e herë dita, dhe kështu krijohen stinët, errësira, drita, lëvizja, aktiviteti, pushimi dhe qetësia. Këto janë ndër argumentet më të mëdha, që vërtetojnë dhe tregojnë për pushtetin madhështor të Allahut të Lartësuar, bashkë me urtësinë dhe mëshirën e Tij.Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin. -Ai nxjerr të gjallin prej të vdekurit, si për shembull, kur nxjerr zogun prej vezës, pemën e madhe plot fruta prej një fare të vogël, bimët prej filizave etj. Ai nxjerr gjithashtu, të vdekurin nga i gjalli, si për shembull, kur nxjerr vezën nga zogu, farën nga pema, kokrrat nga bimët, mohuesin nga besimtari. Këto janë shenja shumë të mëdha për pushtetin absolut të Allahut. Çdo gjë është e nënshtruar ndaj pushtetit dhe përcaktimit të Allahut të Lartësuar. Krijesat nuk kanë asnjë lloj pushteti dhe mundësie. Allahu i Lartësuar i ka bërë krijesat në çifte. Kjo tregon që çdo krijesë mposhtet shpesh nga e kundërta e saj, duke iu nënshtruar ligjit gjithëpërfshirës të të Plotpushtetshmit, që rregullon forcat e të kundërtave.Ti e begaton pa masë atë që do.” –Allahu e furnizon me mbushulli atë që Ai dëshiron. Ai furnizon me një mënyrë që krijesës nuk i shkon mendja dhe, ndonjëherë, pa qenë e nevojshme që krijesa të lodhet shumë për ta mbledhur dhe fituar atë bollëk.

Aal-i-Imraan 3:27Listen in Qur'an →
28

لَّا يَتَّخِذِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلْكَٰفِرِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۖ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَلَيْسَ مِنَ ٱللَّهِ فِى شَىْءٍ إِلَّآ أَن تَتَّقُوا۟ مِنْهُمْ تُقَىٰةًۭ ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُۥ ۗ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلْمَصِيرُ

Besimtarët mos t’i marrin për miq qafirat (mohuesit), duke i lënë anash besimtarët. Ata që bëjnë këtë, nuk kanë çka të shpresojnë te Perëndia. Ketë mund ta bëni vetëm për t’u ruajtur nga ata – Perëndia u bënë vërejtje për pezmin e Tij. Dhe, të gjithë do të ktheheni te Perëndia.

Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët -Allahu i Lartësuar i ndalon rreptësisht besimtarët që të miqësohen dhe të bëhen palë me qafirët, duke u dhënë atyre dashuri, ndihmë dhe mbështetje kundër besimtarëve, për çfarëdolloj çështjeje. Madje, Allahu i Lartësuar ka bërë një kërcënim të hapur për cilindo që vepron ashtu, duke thënë:Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut –Domethënë që, kush vepron ashtu, i ka ndërprerë marrëdhëniet me Allahun e Lartësuar. Njerëz të tillë nuk kanë pjesë në fenë e Zotit, sepse miqësia dhe bashkëpunimi me qafirët kundër besimtarëve janë vepra që nuk përputhen kurrë me imanin; ato nuk bashkohen kurrë me imanin në të njëjtën zemër. Imani e udhëzon besimtarin që të dojë më shumë Allahun dhe që të miqësohet e të ndihmojë të dashurit e Allahut, pra, besimtarët e sinqertë. Imani e udhëzon muslimanin që të dojë, të miqësojë e të ndihmojë besimtarët e drejtë, të cilët bashkëpunojnë që feja Islame të ngadhënjejë. Imani urdhëron që t’i duash dhe t’i ndihmosh besimtarët që luftojnë në rrugën e Allahut, kundër armiqve të Tij, dhe nuk të urdhëron të duash dhe të miqësohesh me armiqtë e Allahut dhe të besimtarëve. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit; ata urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, falin rregullisht namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu do t’i mëshirojë ata. Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.”. [Teube, 71]. Ndërsa ata që miqësohen me qafirët dhe i ndihmojnë ata kundër muslimanëve, duke bashkëpunuar me ata që duan ta shuajnë dritën e Allahut, që duan të devijojnë dhe të sprovojnë të dashurit e Zotit, ata janë jashtë grupit të besimtarëve. Kështu, ata janë bërë palë me qafirët. I Lartësuari: “O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq (e aleatë)ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.”. [Maide 51]. Ky ajet urdhëron që të largohemi nga qafirët dhe të mos përzihemi dhe miqësohemi me ta. Nuk duhet kurrsesi që të mbështetemi sadopak tek ata dhe të kërkojmë ndihmën e tyre. Nuk lejohet, gjithashtu, që të lihet në gjykimin e qafirit ndonjë çështje që ka të bëjë me muslimanët. Nuk lejohet të kërkohet ndihmë e mbështetje tek ata për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe dobinë në përgjithësi të muslimanëve. Pastaj i Lartësuari thotë:...veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. -Përjashtim nga gjykimi i mësipërm bëjnë vetëm rastet e jashtëzakonshme, kur kërcënohet jeta e muslimanëve. Kështu, nëse keni frikë për jetën tuaj, atëherë ju lejohet që të bëni diçka për t’u mbrojtur. Por kjo “diçka” që lejohet është e sqaruar dhe me kriter. Për shembull, në të tilla raste lejohet fshehja e besimit, por duhet pasur kujdes që të mos teprohet në përzierjet me ta. Gjithashtu, nuk është e nevojshme që të shfaqim kufër dhe miratim të tyre, në kësi rastesh.Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. -Allahu ju kërcënon me madhështinë e Tij, prandaj mos lejoni që të meritoni zemërimin e Tij duke …

Aal-i-Imraan 3:28Listen in Qur'an →
29

قُلْ إِن تُخْفُوا۟ مَا فِى صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ ٱللَّهُ ۗ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Thuaju: “Nëse ju fshehni atë që keni në zemrat tuaja, ose e shpallni haptazi, Perëndia e di atë, dhe Ai di çdo gjë që ka në qiej dhe në Tokë. Se Perëndia për çdo gjë është i Plotëfuqishëm.

Thuaj: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja, apo e shfaqni haptazi, Allahu e di atë. Ai e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” -Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij të gjerë dhe absolute. Ai di në hollësi gjithçka që ndodh, qoftë brenda shpirtit tonë, qoftë në hapësirën e madhe të gjithësisë që Ai ka krijuar dhe përsosur. Allahu na tregon edhe për pushtetin e Tij absolut mbi gjithçka që ka krijuar dhe që e di në hollësi. Sigurisht që të tilla cilësi të të Madhëruarit na nxisin për vepra të mira. Nga ky ajet nxjerrim shumë mësime e dobi. Ai na nxit që ta pastrojmë zemrën tonë nga çdo cilësi dhe mendim i keq, sepse duke kujtuar vazhdimisht dijen dhe mbikëqyrjen absolute të Allahut të Lartësuar mbi ty, me siguri që do të ndiesh turp nëse Ai do të shohë në zemrën tënde mendime e ndjenja të shëmtuara. Një njeri që e ndien mbikëqyrjen e Allahut do t’i ketë edhe mendimet e tij për të fituar kënaqësinë e të Adhuruarit të tij. Zemra e tij do të jetë gjithnjë duke medituar mbi Librin e Allahut të Lartësuar ose për Traditën e Profetit (a.s). Ajo do të jetë gjithnjë e angazhuar që të përfitojë çdo lloj dijeje të dobishme. Atë do ta shohësh gjithmonë duke përsiatur mbi krijesat e mrekullueshme të të Madhërishmit dhe mbi mirësitë e pafundme që Ai u dhuron krijesave të Tij. Atë do ta gjesh, gjithashtu, duke këshilluar njerëzit për të kryer vepra të mira e për t’u larguar nga të këqijat. Duke përmendur cilësitë madhështore të Allahut në aspektin e dijes dhe pushtetit të Tij absolut, ky ajet na kujton se ne do të japim llogari dhe do të shpërblehemi për veprat që kryejmë, të mira apo të këqija qofshin ato. Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit, Ditën e Llogarisë, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:

Aal-i-Imraan 3:29Listen in Qur'an →
30

يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍۢ مُّحْضَرًۭا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوٓءٍۢ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُۥٓ أَمَدًۢا بَعِيدًۭا ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُۥ ۗ وَٱللَّهُ رَءُوفٌۢ بِٱلْعِبَادِ

(Kujtoje) Ditën, kur çdokush gjenë atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq; e dëshiron ai që në mes tij dhe të keqes së tij, të ketë distancë të madhe. Perëndia u bënë vërejtje për pezmin e Tij, se Perëndia është fort i dhëmbshëm për adhuruesit e Tij.

Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. -Çdokush do ta gjejë të plotë atë të mirë që ka bërë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Çdokush që bën një të mirë, sado e vogël ajo, ka për ta parë atë.” Fjala ‘ħajrun’ (e mirë), e përdorur në ajet, ka një kuptim të gjerë. Ħajrun quhet çdo vepër që të afron tek Allahu i Lartësuar, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Edhe ‘sũun’ (e keqe) ka një kuptim të gjerë. Ajo është e kundërta e fjalës “ħajrun” dhe, si e tillë, ajo përfshin në kuptimin e saj çdo lloj vepre a fjale, e vogël apo e madhe qoftë, që shkakton zemërimin e Allahut.Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. -Ai do të dëshironte që, mes tij dhe veprave të këqija, të ishte një distancë shumë e largët, sepse çdo vepër dhe fjalë e keqe do të shkaktojë dëshpërim dhe frikë të madhe atë ditë. Për këtë arsye, njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm në fjalët dhe veprat që kryen në këtë jetë, sepse prej tyre pritet dëshpërim dhe frikë e madhe Ditën e Gjykimit. Le t’u largohet atyre që në këtë jetë, sepse tani është e mundur një gjë e tillë. Le të jetë i kujdesshëm, para se të vijë dita kur, i tmerruar dhe i dëshpëruar, të thotë pastaj: “O i mjeri unë, që shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe që isha prej atyre që talleshin!”Ose të thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu e të kisha qenë prej atyre që ruheshin!” Apo, kur ta shohë dënimin, të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej bamirësve!” Jo, ty të erdhën argumentet e Mia, por ti i mohove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besonin.” [Zumer 56-59]. I Lartësuari thotë gjithashtu: “Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty (O Muhamed) do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta, sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë." [Nisa 41, 42]. “Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kasha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [Furkan 26-29]. “Kush i kthen shpinën përmendjes të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. Ai (shejtani) e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai (jobesimtari) mendon se është i udhëzuar mirë. Kur të vijë para Nesh, ai (jobesimtari) do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje (o shejtan) të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.” [Zuhruf 36-39]. Për Allah! Lënia e çfarëdolloj dëshire apo kënaqësie të kësaj jete është krejt e papërfillshme, në krahasim me vështirësinë që i …

Aal-i-Imraan 3:30Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.