Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 171–180 of 200

171

۞ يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضْلٍۢ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

sihariqohen ata me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, sepse, Perëndia nuk ua humbë shpërblimin besimtarëve.

Ata janë të gëzuar me mirësitë dhe begatitë e Allahut. -Ata urojnë njëri-tjetrin për suksesin më të madh që mund të urohet ndonjëherë: për mirësinë e Zotit të tyre dhe bujarinë e Tij me ta. Por edhe për diçka tjetër shumë të bukur:S’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve. –Përkundrazi, Allahu ua shumëfishon shpërblimin me bujarinë e Tij. Ai u dhuron shumë më tepër sesa ata arrijnë me përpjekjet e tyre. Në këto ajete dëshmohet vërtetësia e mirësive që përjetohen gjatë jetës së varrit. Dëshmorët qëndrojnë në gradat më të larta, pranë Zotit të tyre. Ky ajet tregon, gjithashtu, se shpirtrat e vepërmirëve bashkohen dhe takohen me njëri-tjetrin, duke i përcjellë njëri-tjetrit lajme të gëzueshme.

Aal-i-Imraan 3:171Listen in Qur'an →
172

ٱلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا۟ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ مِنۢ بَعْدِ مَآ أَصَابَهُمُ ٱلْقَرْحُ ۚ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا۟ مِنْهُمْ وَٱتَّقَوْا۟ أَجْرٌ عَظِيمٌ

Ata që pas disfatës që pësuan (në Uhud), iu përgjigjën thirrjes së Perëndisë dhe të Pejgamberit, dhe për ta, të cilët kanë bërë mirësi dhe që iu kanë druajtur (Perëndisë), ka shpërblim të madh;

Për ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit, edhe pasi u plagosën dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh. -Pasi u kthye nga Uhudi në Medinë, Profeti (a.s.) dëgjoi se Ebu Sufjani së bashku me idhujtarët që e shoqëronin po bënin plan të shkonin deri në Medinë. Atëherë, ai u bëri thirrje shokëve të tij që të ktheheshin sërish në luftë. Ata, edhe pse të dërrmuar nga plagët, iu përgjigjën thirrjes dhe urdhrit të Allahut dhe të Profetit të Tij. E kështu marshuan përpara, derisa mbërritën te vendi i quajtur Hamraul Esued. Atje shkuan disa korrierë, të cilët u thoshin:

Aal-i-Imraan 3:172Listen in Qur'an →
173

ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدْ جَمَعُوا۟ لَكُمْ فَٱخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَٰنًۭا وَقَالُوا۟ حَسْبُنَا ٱللَّهُ وَنِعْمَ ٱلْوَكِيلُ

atyre, të cilëve u thanë njerëzit: “Armiku është përgatitur kundër jush, frikohuni!” Kjo përkundrazi ua shtoi atyre besimin, e thanë: “Neve na mjafton Perëndia, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”

Edhe për ata të cilët, kur njerëzit u thanë “Shumë njerëz janë mbledhur që t’ju sulmojnë, prandaj kini frikë!” –Pra, ata sillnin informacione frikësuese, të tilla si: Armiku është përgatitur që t'ju zhdukë të gjithëve, prandaj ikni e shpëtoni kokën tuaj! Megjithatë, të gjitha këto kërcënime nuk bënë gjë tjetër, por veçse ua shtuan edhe më shumë besimin muslimanëve:...kjo vetëm sa ua shtoi edhe më shumë besimin, prandaj thanë: “Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.” -Mbështetja tek Allahu u bë më e fortë. Ata thanë: “Na mjafton Allahu, Sundimtari dhe Mbrojtësi ynë! Allahun kemi lënë të kujdeset për gjithçka që na shqetëson, dhe sa Kujdestar i mirë është Ai! Ai përkujdeset për rregullimin e çështjeve të adhuruesve të Tij. Ai bën të mundur që të zbresin mirësitë dhe të largohen fatkeqësitë. Askush nuk mund ta pengojë përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Dhe, ja përfundimi:

Aal-i-Imraan 3:173Listen in Qur'an →
174

فَٱنقَلَبُوا۟ بِنِعْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضْلٍۢ لَّمْ يَمْسَسْهُمْ سُوٓءٌۭ وَٱتَّبَعُوا۟ رِضْوَٰنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ

Ata u kthyen (nga Bedri) me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe bënë që Perëndia të jetë i kënaqur. Perëndia është Zot i begatisë së madhe.

Ata, pa i gjetur asnjë e keqe, fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu... -Kur idhujtarët mësuan se Profeti (a.s.) dhe ushtria e tij – madje edhe ata që nuk morën pjesë fillimisht në betejë – kishin dalë në kërkim të tyre, në zemrat e tyre hyri tmerri. Allahu i Lartësuar futi frikë në zemrat e tyre, prandaj ata u larguan për në Mekë. Kështu, besimtarët u kthyen me fitore, me mirësinë dhe gradën e lartë te Zoti i tyre. Vërtet, përgjigjja e tyre ndaj thirrjes së Allahut dhe Profetit të Tij edhe në atë gjendje, si edhe mbështetja e tyre e plotë tek i Gjithëfuqishmi ishte një sukses i dhuruar prej Tij.dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh. –Pra, me veprat e tyre të mira, duke iu përgjigjur urdhrit të Allahut dhe Profetit (a.s.), dhe me ruajtjen nga të këqijat, duke mos thyer asnjë urdhër, ata merituan shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Me plotësimin e devotshmërisë, çdokush mund të arrijë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar....dhe arritën kënaqësinë e Tij. Allahu është Dhurues i madh. –Pra, duke qenë se ata u përpoqën për kënaqësinë e Tij, Allahu i Lartësuar ua shtoi shpërblimin e luftës edhe më shumë. Dhe, sigurisht, shpërblimi i Allahut është i shumë madh.

Aal-i-Imraan 3:174Listen in Qur'an →
175

إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَآءَهُۥ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!

Ishte Shejtani që deshte t’ju frikësonte me miqtë e vet. -Ata të cilët ju frikësonin dhe ju kërcënonin me idhujtarët ishin veçse zëdhënës të Shejtanit, që do t’ju frikësojë me ushtritë e tij.Por ju mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! -Mos kini frikë idhujtarët dhe ushtrinë e Shejtanit, por frikësojuni Allahut, sepse gjithçka është në dorën e Tij. Ata nuk mund të arrijnë asgjë pa lejen e të Plotfuqishmit. Vetëm Allahut frikësojuni, i Cili përkujdeset për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij. Ai është pranë atyre që i frikësohen dhe i përgjigjen urdhrave të Tij. Ky ajet tregon se frika vetëm ndaj Allahut të Lartësuar është detyrë. Madje, kjo konsiderohet si domosdoshmëri e besimit të drejtë. Në varësi të imanit është edhe frika ndaj Allahut. Frikë e dobishme dhe e shpërblyeshme është ajo që e ndalon robin nga shkelja e kufijve të Allahut.

Aal-i-Imraan 3:175Listen in Qur'an →
176

وَلَا يَحْزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَٰرِعُونَ فِى ٱلْكُفْرِ ۚ إِنَّهُمْ لَن يَضُرُّوا۟ ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا ۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ أَلَّا يَجْعَلَ لَهُمْ حَظًّۭا فِى ٱلْءَاخِرَةِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Mos të brengosin ty (o Muhammed!) ata që nxitojnë në mohim. Sepse, me të vërtetë ata nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë. Perëndia don që të mos i shpërblejë ata me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.

Profeti (a.s.) ishte shumë i përkushtuar për udhëzimin e krijesave të Zotit. Ai përpiqej dhe shqetësohej që ata të udhëzoheshin. Kur ata nuk përgjigjeshin, ai trishtohej dhe shqetësohej shumë, prandaj i Lartësuari i thotë:Mos u brengos për ata që rendin në mosbesimin e tyre! –Kuptimi: Mos u shqetëso për ata që, nga dëshira për shthurje, nxitojnë në vepra të këqija dhe në mohimin e Zotit. Ata e dëshirojnë shumë mohimin e Zotit dhe shfrenimin, por:Ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. -Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë fenë e Tij, do ta mbështesë Profetin e Tij dhe do ta shpjerë deri në fund kauzën e Tij, edhe pse ata e mohojnë, prandaj mos u kushto shumë rëndësi mohimit të tyre! Ata po punojnë veçse në dëm të vetes së tyre. A ka fatkeqësi më të madhe sesa të jesh bosh nga imani në jetën e kësaj dynjaje dhe i ndëshkuar përjetësisht në jetën tjetër?! Me zgjedhjen e tyre të keqe, ata janë të pavlerë dhe të papërfillshëm tek i Gjithmëshirshmi. Ata janë kaq të papërfillshëm, saqë Allahu i Lartësuar thotë:Allahu, me Urtësinë e Vet, dëshiron që atyre të mos u takojë asnjë e mirë në Botën Tjetër. Ata do të kenë një dënim të madh. –Ata që braktisen nga Allahu i Lartësuar janë të ulët, të parëndësishëm, prandaj e meritojnë këtë trajtim nga i Drejti dhe i Urti. Ata nuk mund të meritojnë shpërblimin e ahiretit. Allahu nuk u dha sukses atyre në veprat dhe fjalët e mira, me të cilat fitohet mirësia dhe mëshira e Tij. Pa dyshim, Ai është i Drejti dhe i Urti. Allahu është i Gjithëdituri, që e di shumë mirë se kush e meriton udhëzimin dhe dritën e Tij. Ndërsa mohuesit, të cilëve Ai nuk u dhuron udhëzim dhe dritë, nuk i meritojnë këto mirësi sepse ata parapëlqejnë kufrin kundrejt imanit, sikurse ai tregtari që paguan me pasurinë më të shtrenjtë për të arritur atë që do. Të tillët nuk mund ta dëmtojnë aspak Zotin e botëve.

Aal-i-Imraan 3:176Listen in Qur'an →
177

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا۟ ٱلْكُفْرَ بِٱلْإِيمَٰنِ لَن يَضُرُّوا۟ ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Me të vërtetë, ata që ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë; e për ta ka ndëshkim të madh.

Ata që, në vend të besimit, parapëlqyen kufrin, nuk i bëjnë asnjë dëm Allahut. –Madje, dëmi do të kthehet mbi ta, siç thotë i Lartësuari:Ata vetë i pret një dënim i dhimbshëm. -E si mund ta dëmtojnë ata Allahun e Madhëruar?! Mos vallë, duke u treguar shpërfillës ndaj besimit tek Ai dhe duke parapëlqyer mohimin e Mëshiruesit?! Le të kujtojnë ata se Allahu i Lartësuar është i Lavdëruar në qiej dhe në tokë dhe se nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, aq më pak të tyre. Allahu i Lartësuar ka adhurues të pastër dhe të sinqertë, të cilët e adhurojnë me dashuri, madhërim, bindje dhe përkushtim të plotë. Ai ka krijuar adhurues e dijetarë të mëdhenj, që të sqarojnë dhe transmetojnë këtë fe, duke kënaqur Atë. Ai ka zgjedhur njerëz të lartë, të ditur dhe të urtë për të ndihmuar dhe lartësuar këtë fe. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani) ua shton edhe më shumë përuljen. [Isra 107-109].

Aal-i-Imraan 3:177Listen in Qur'an →
178

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ خَيْرٌۭ لِّأَنفُسِهِمْ ۚ إِنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ لِيَزْدَادُوٓا۟ إِثْمًۭا ۚ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ

Le të mos mendojnë kurrsesi mohuesit, që për ata është mirë ajo, që u zgjasim jetën. Na, me të vërtetë ua zgjasim jetën atyre vtëm për t’i shtuar ata gabimet; dhe për ata ka ndëshkim poshtërues.

Të mos mendojnë jobesimtarët se afatin që Ne u kemi dhënë të jetojnë është në dobi të tyre. -Ata që e mohojnë Zotin e tyre, që e flakin pas shpine fenë e Tij dhe që e luftojnë Profetin e Tij, të mos mendojnë se është në të mirë të tyre që Zoti vazhdon i lë të jetojnë në këtë dynja, duke i afatizuar dhe duke mos i shfarosur menjëherë. Kjo nuk tregon aspak dashurinë e Zotit për ta. Jo, kurrsesi! Çështja nuk është ashtu si mendojnë ata. Me afatizimin dhe mosndëshkimin e shpejtë të tyre, Allahu i Lartësuar do veçse një ndëshkim më të ashpër për ta. Duke i afatizuar ata do t’i shtojnë edhe më tepër padrejtësitë, për të cilat do të merren në llogari nga i Drejti dhe i Plotpushtetshmi.Ne i lëmë të jetojnë veç që të shtojnë edhe më shumë gjynahet e tyre. Ata i pret një dënim poshtërues. -Allahu i Lartësuar i afatizon kriminelët ose të prishurit që padrejtësitë e tyre të shtohen aq shumë, saqë pastaj Ai t’i ndëshkojë ata sikurse ndëshkon Krenari, i Plotpushtetshmi. Le të kenë kujdes të padrejtët për çdo afatizim që vërejnë se po iu jepet, dhe kurrë të mos mendojnë se po i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar!

Aal-i-Imraan 3:178Listen in Qur'an →
179

مَّا كَانَ ٱللَّهُ لِيَذَرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ عَلَىٰ مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ ٱلْخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ ۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُطْلِعَكُمْ عَلَى ٱلْغَيْبِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَجْتَبِى مِن رُّسُلِهِۦ مَن يَشَآءُ ۖ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ ۚ وَإِن تُؤْمِنُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ فَلَكُمْ أَجْرٌ عَظِيمٌۭ

Perëndia nuk i le besimtarët në gjendjen që ndodheni ju (tash të përzier – muslimani i vërtetë me hipokritin) përderisa të mos e ndajë të keqin prej të mirit. Perëndia nuk do t’ua tregojë ate që është e fshehur, pro Perëndia zgjedh atë që të dojë nga Pejgamberët e Tij. Besoni Perëndinë dhe Pejgamberët e Tij! Nëse besoni dhe ruheni (prej hipokritit), u do të keni shpërblim të madh.

Allahu nuk do t’i lërë kurrë besimtarët, ashtu siç jeni ju, pa dalluar të keqin nga i miri. -Nuk i takon urtësisë së Allahut të Gjithëditur që t'i lërë muslimanët në atë gjendje, pa u dalluar qartë i keqi nga i miri, besimtari nga munafiku, i sinqerti nga gënjeshtari.Allahu nuk do t'ju lejonte juve t'i zbuloni të fshehtat(që i di vetëm Ai). Por Allahu zgjedh atë që do nga të dërguarit e Tij(për t'ia zbuluar të fshehtat). Prandaj, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij. Nëse besoni dhe ruheni, do të keni një shpërblim të madh. -Nuk i takon urtësisë së Tij që t'i lejojë krijesat të shohin dhe të njohin të fshehtën. Vetëm profetëve u lejoi diçka nga kjo. Nga ana tjetër, është Allahu që zgjedh prej njerëzve se cilët do të bëhen profetë, për t'u përcjellë Shpalljen hyjnore, që sjell jetë, lumturi, dritë dhe udhëzim. Urtësia e Allahut kërkon që krijesat e Tij të sprovohen dhe të dallohen në besimin e tyre, sepse nëpërmjet sprovave dalin në pah e keqja dhe e mira. Sprovat e Tij janë të shumta dhe të gjitha shërbejnë për sigurinë e besimit dhe sinqeritetit. Allahu i dërgoi profetët dhe na urdhëroi që t’u bindemi dhe t'i pasojmë ata në rrugën e tyre. Ai na urdhëroi që t'i besojmë se flasin të vërtetën dhe urdhërojnë në emër të Zotit. Nëse i besojmë dhe u bindemi urdhrave të tyre, Ai na ka premtuar shpërblim të madh. Me besim të sinqertë dhe me devotshmëri fiton premtimin e Bujarit të Mëshirshëm. Në varësi të bindjes dhe pasimit të profetëve, njerëzit janë ndarë në dy grupe: të bindur dhe të pabindur, besimtarë të sinqertë dhe munafikë, të dorëzuar ndaj Krijuesit të gjithësisë dhe shpërfillës ndaj fesë së Tij. Çdo njeri meriton shpërblimin ose ndëshkimin. Kështu del në pah drejtësia, bamirësia, mëshira dhe urtësia madhështore e Allahut në krijimin e Tij.

Aal-i-Imraan 3:179Listen in Qur'an →
180

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ هُوَ خَيْرًۭا لَّهُم ۖ بَلْ هُوَ شَرٌّۭ لَّهُمْ ۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا۟ بِهِۦ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۗ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ

Kurrsesi le të mos mendojnë ata se është mirë për ta që bëhen dorështrënguar e koprracë me dhuntitë që ua ka dhënë Perëndia atyre; jo, kjo është keq për ta. Padyshim, koprracia do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kijametit. Të Perëndisë janë trashëgimi i qiejve dhe i Tokës, dhe Perëndia e di mirë ç’punoni ju.

Ata që nuk japin nga të mirat që u ka dhënë Allahu, të mos mendojnë se ajo është në dobi të tyre. –Ata që tregohen koprracë me mirësitë që u ka falur Allahu, qoftshin ato pasuri, pushtet, famë, dituri etj., të mos mendojnë se, meqë po marrin këto mirësi nga Allahu, kjo është gjithmonë në të mirë të tyre. Allahu i Lartësuar u ka falur mirësi shumë njerëzve, duke u treguar bamirës i madh me ta, por Ai njëkohësisht i ka urdhëruar që të shpenzojnë prej këtyre të mirave, për të qenë në ndihmë të krijesave të tjera. Ai i ka urdhëruar që ata të tregohen bamirës vetëm me një pjesëz të mirësive të tyre, aq sa të mos dëmtohen ata vetë. Por nëse ata nuk shpenzojnë dhe tregohen koprracë, duke i privuar robërit e tjerë të Allahut të përfitojnë prej këtyre mirësive, le ta dinë se ky veprim është në dëm të tyre dhe nuk ua ruan aspak ato mirësi që të mos pakësohen. Koprracia është në dëm të fesë, besimit, dynjasë dhe të të gjitha çështjeve të tyre të tashme dhe të ardhme. Ajo, gjithashtu, nuk mund të mos ndëshkohet nga i Drejti dhe i Urti:Jo, ajo(kopracia) është në dëm të tyre. Ajo(pasuria) me të cilën bëhen koprracë, në Ditën e Kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre.” –Kuptimi: Mirësitë që nuk i shfrytëzojnë për përmbushjen e detyrimeve, atyre do t'u mbështillen në qafë Ditën e Gjykimit. Ky do të jetë si ndëshkim për ta. Në një hadith të saktë thuhet: “Ditën e Gjykimit, koprracit do t'i shfaqet pasuria e tij si një gjarpër akra', që ka dy pulla në ballë, i cili do ta mbështjellë atë mes dy dhëmbëve të tij dhe do të thotë: “Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt!”Pastaj Profeti (a.s.) lexoi këtë ajet, si vërtetues të kësaj fjale.” Ata njerëz mendojnë se koprracia është në dobi të tyre, sepse kështu fitojnë pushtet dhe sukses, por ajo do të kthehet plotësisht në të kundërt të tyre. Pasuria që ata ruajnë me koprraci do të bëhet shkak i vuajtjes së tyre.Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe Toka.... -Allahu i Lartësuar është Pronari i pasurive dhe pushtetit absolut. Të gjitha pasuritë, atë ditë do t'i kthehen Pronarit të tyre të vetëm e të vërtetë, Allahut të Lartësuar. Ndërsa krijesat nuk do të kenë me vete as flori, as argjend, e as ndonjë pasuri tjetër, me të cilën do të mund të blejnë shpëtimin dhe lumturinë. Thotë i Lartësuari: “Ne do ta trashëgojmë tokën dhe ata që janë mbi të, ndërsa ju të gjithë do të ktheheni tek Ne.” [Merjem 40]. Vëreni me kujdes dy faktet që tregon Allahu i Lartësuar, për të cilët Ai i fton njerëzit të meditojnë dhe të mësojnë që të mos tregohen koprracë me mirësitë që u ka dhuruar Ai, por të jenë bujarë e dorëdhënës: Së pari, Allahu i Lartësuar na mëson se çdo mirësi që njeriu gëzon vjen prej bujarisë së Tij, dhe nuk është pronë e vërtetë e robit. Nëse nuk do të ishte bujaria e Allahut të Lartësuar, në dorën e robit nuk do të vinte asnjë mirësi. Kështu, kur ai tregohet koprrac me të mirat e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, ai bëhet prej atyre që pengojnë dhe ndalojnë mirësitë e Allahut për të tjerët. Bamirësia e Allahut e bën të detyrueshme për robin që edhe ai të tregohet bamirës ndaj të tjerëve, sikurse thotë i Lartësuari në Kur’ân: “...tregohu bamirës, sikurse Allahu është treguar Bamirës ndaj teje.” [Kasas]. Njeriu që …

Aal-i-Imraan 3:180Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.