Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 161–170 of 200

161

وَمَا كَانَ لِنَبِىٍّ أَن يَغُلَّ ۚ وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Është e pamundur për ndonjë Pejgamber, që të bëjë farë mashtrimi (të marrë fshehurazi nga pasuria e luftës), e kushdo që të bëjë mashtrim do të vijë (i ngarkuar me këtë mëkat) në Ditën e Kijametit, e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka punuar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.

El ĝulûluquhet fshehja e një sendi prej plaçkës së luftës, me qëllim për ta përvetësuar atë, ose përvetësim i çdo lloji pasurie me anë të mashtrimit. Kjo vepër është haram, dhe për këtë nuk ka asnjë kundërshtim, madje konsiderohet si një prej gjynaheve të mëdha, sikurse dëshmon ky ajet dhe tekste të tjera. Këtu Allahu i Lartësuar na tregon se përvetësimi i pasurisë me anë të mashtrimit nuk mund të jetë kurrë vepër e profetëve. Kurrë nuk mund të mendohet se një profet mund t'i afrohej një vepre të tillë, e cila – siç u tha – konsiderohet një nga gjynahet e mëdha dhe të turpshme. Allahu i Lartësuar i ruajti profetët e Tij nga çdo ves që cenonte personalitetin e tyre dhe i bëri ata njerëzit me moralin më të mirë e me shpirtin më të pastër. Ata ishin të ruajtur nga çdo mangësi. E si të mos ndodhte kështu, kur ata ishin mbartësit e shpalljeve të Zotit të gjithësisë?! Profetët ishin thesare të mbushur me urtësitë e Zotit të gjithësisë. Në një ajet kur’ânor thuhet: “Allahu e di shumë mirë se kujt ia jep profetësinë.” Nuk ka nevojë për shumë argumente për të hedhur poshtë shpifjet që armiqtë e profetëve trillojnë kundër tyre, por mjafton vetëm fakti se Ai që i zgjodhi ata ishte vetë Zoti i Plotfuqishëm, i Gjithëditur dhe i Urtë. Mjafton, gjithashtu, që të njohësh diçka të vërtetë rreth virtyteve të profetëve, për të gjykuar rreth pastërtisë së tyre në çdo aspekt tjetër. Për këtë arsye, kur flet për pacenueshmërinë e tyre, Allahu i Lartësuar përdor një formulim gjuhësor që tregon se është e pamundur që veprime të tilla t’i bëjë një profet i Zotit. Ai thotë:Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht(nga plaçka e luftës). -Pra, është e pamundur që një profet të bëjë ĝulûl, sepse Ai që e zgjodhi për të qenë profet është Allahu i Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon ndëshkimin për ata që e kryejnë një veprim të tillë:Çdo kush që përvetëson diçka padrejtësisht, në Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. -Domethënë, do të vijë Ditën e Gjykimit i ngarkuar në shpinën e tij me plaçkën që ka marrë pa të drejtë, çfarëdo qoftë ajo: kafshë, send etj. Ky do të jetë ndëshkim dhe vuajtje për të në Ditën e Gjykimit.Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.... -Çdokush do të shpërblehet për gjërat që ka kryer, të mira apo të këqija qofshin ato; do të ‘shpërblehet’ edhe ai që ka bërë gulul. Secili do të marrë shpërblimin ose ndëshkimin e merituar. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. Askujt nuk do t’i shtohen të këqijat dhe askujt nuk do t’i pakësohen të mirat që i meriton. Shihni se sa i kujdesshëm është formulimi i këtij ajeti, me kuptim aq të qartë. Kur Allahu i Lartësuar foli për ata që përvetësojnë pasuri me anë të mashtrimit, tha se ata do të ndëshkohen me drejtësi Ditën e Gjykimit për gjynahun e tyre, por kjo mund të kuptohej gabimisht se vetëm ata do ta ‘paguajnë’ me drejtësi atë që kanë bërë, ndërsa të tjerët jo. Pra, për të larguar këtë keqkuptim, Allahu i Lartësuar sjell një gjykim më të përgjithshëm, që tregon se kjo llogaridhënie e drejtë, një për një, është e vlefshme dhe do të zbatohet për të gjithë, domethënë: “...pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.”

Aal-i-Imraan 3:161Listen in Qur'an →
162

أَفَمَنِ ٱتَّبَعَ رِضْوَٰنَ ٱللَّهِ كَمَنۢ بَآءَ بِسَخَطٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأْوَىٰهُ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ

Vallë! A mund të krahasohet ai që gëzon kënaqësinë e Perëndisë me atë që ka merituar pezmin e Perëndisë. Strehimi i tij (mëkatarit) është skëterra. E, sa strehim i keq është ai.

A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq. -Allahu i Lartësuar na tregon se tek Ai nuk konsiderohen njëlloj, si ai që synon kënaqësinë e Tij dhe punon për këtë qëllim, edhe ai që është zhytur në gjynahe dhe bën vepra që e zemërojnë të Madhëruarin. Këta nuk mund të jenë të barabartë në gjykimin e Allahut. Urtësia dhe drejtësia e Allahut të Lartësuar nuk e lejon që ata të konsiderohen dhe të shpërblehen njëlloj. Madje edhe logjika e shëndoshë njerëzore nuk e pranon shenjën e barazimit mes këtyre dy kategorive në gjykim dhe shpërblim. Ja se si thotë i Lartësuari në disa ajete të tjera kur’ânore: “A mos është një besimtar njëlloj me atë që ndodhet jashtë rrugës? Jo, këta nuk janë të barabartë. Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata, për hir të veprave që bëjnë, kanë si vendpritje Xhenetin. Ndërsa ata që nuk e respektojnë Allahun, kanë si skutë të tyre Zjarrin. Sa herë që do të tentojnë të dalin nga ai, do të kthehen sërish brenda dhe do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër”. [Sexhde 18-20]. “A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët? Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çfarë të dëshironi?! A mos keni ndonjë zotim të madh prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhe dëshironi?!” [Kalem 35-39]. “Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç'ka mes tyre, pa qëllim. Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. Mjerë ata që nuk besojnë nga Zjarri (i Xhehenemit).” Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo mos vallë do t’i konsiderojmë njëlloj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?” [Sad 27, 28]. Pastaj thotë i Lartësuari:

Aal-i-Imraan 3:162Listen in Qur'an →
163

هُمْ دَرَجَٰتٌ عِندَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِمَا يَعْمَلُونَ

Te Perëndia ata kanë grada të ndryshme, se Perëndia i sheh të gjitha veprat që punojnë ata.

Ata kanë dallim(në gradat e tyre)tek Allahu. -Të gjithë këta janë me grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar, në varësi të punëve që bëjnë. Ata që ndjekin udhëzimin e drejtë, për kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që rendin të arrijnë gradat e larta dhe shtëpitë e mrekullueshme në Xhenet, ata kanë për të marrë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar shumë mirësi të Tij, në varësi të veprave që kryejnë në këtë dynja. Ndërsa ata që ndjekin rrugët të cilat zemërojnë Allahun e Lartësuar, ata janë duke rendur drejt shtresave më të ulëta të Xhehenemit, në varësi të veprave që po kryejnë. Këtu duhet kujtuar vazhdimisht se Ai që i vështron, regjistron dhe i gjykon veprat e njerëzve është Allahu i Lartësuar, i Gjithëditur dhe i Drejtë:Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. -Ai vështron gjithçka që bëjnë ata. Atij nuk i fshihet asgjë nga veprat e tyre. Allahu është i Gjithëdituri, i Cili i di ato imtësisht dhe i ka shkruar në Leuhi Mahfudh. Përveç kësaj, Ai ka ngarkuar disa nga melekët e Tij, të cilët janë besnikë në detyrën e ngarkuar, që të shkruajnë me përpikmëri çdo vepër të robërve të Tij.

Aal-i-Imraan 3:163Listen in Qur'an →
164

لَقَدْ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًۭا مِّنْ أَنفُسِهِمْ يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا۟ مِن قَبْلُ لَفِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍ

Perëndia i dhuroi besimtarët me dhuratë të madhe, meqë nga mesi i tyre u dërgoi Profet i cili u lexon atyre ajetet e Tij, i pastron ata nga mëkatet dhe ua mëson Kur’anin e diturinë e hollë. Ata, më parë, me të vërtetë, ishin në rrugë krejtësisht të gabuar.

Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet,... -Kjo është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar adhuruesve të Tij. Me dërgimin e Profetit, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata nga humbja dhe shkatërrimi. Ata e njihnin shumë mirë prejardhjen, cilësitë dhe gjuhën e tij. Ai ishte nga populli i tyre, madje nga fisi më i nderuar ndër ta. Ai synonte të mirën dhe ishte i butë me ta....që t’u lexonte ajetet e(shpalljes së)Tij, që t’i dëlirësonte... -Profeti u lexonte me besnikëri ajetet e Allahut, u mësonte leximin e fjalëve të Kur’ânit dhe u sqaronte kuptimin e tyre. Veç kësaj, Profeti i largonte e i pastronte ata nga idhujtaria, gjynahet, mosbindja, injoranca dhe nga cilësitë e këqija....dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë,... -Profeti u mësoi atyre Librin. Fjala ‘libër’ këtu mund të nënkuptojë Kur’ânin ose aftësinë e të shkruarit. Nëse nënkupton Kur’ânin, atëherë shprehja “argumentet e Tij” në ajet iu referohet shenjave dhe argumenteve të Allahut të Lartësuar, që gjenden në gjithësinë e krijuar nga Ai. Por fjala ‘libër’ (kitab) mund të ketë edhe kuptimin “shkrim”. Nëse ka këtë kuptim, atëherë Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë që u ka bërë duke u mësuar atyre shkrimin, nëpërmjet të cilit ruhen dhe transmetohen të gjitha njohuritë. Profeti u mësoi gjithashtu Urtësinë (el ĥikmete). Edhe kjo fjalë ka dy kuptime:1. Suneti ose Tradita profetike, nëpërmjet së cilës kuptohet dhe qartësohet Kur’âni. Pra, ‘Urtësi’ quhet në këtë rast çdo gjë që i është shpallur Profetit (a.s.), përveç Kur’ânit.2. Urtësia ose aftësia për të gjykuar drejt dhe për të vendosur çdo gjë në vendin që i takon. Kjo aftësi mund të arrihet veçse duke njohur fshehtësitë dhe hollësitë e Sheriatit.Pra, Profeti u mësoi besimtarëve ligjet e Zotit, tekstet prej të cilave nxirren ligjet e Zotit dhe Urtësinë, nëpërmjet së cilës kuptohen mësimet e fjalëve të Zotit. Pa dyshim, brezi i parë në mënyrë të veçantë dhe i tërë umeti në përgjithësi, arritën gradat më të larta të urtësisë. Ata u ngritën mbi të gjitha krijesat dhe meritojnë të quhen dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Sigurisht që ky ishte sukses i dhuruar nga Allahu i Lartësuar, sidomos kur mendon se si ishin përpara Islamit, sikurse thotë i Lartësuari:...kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur. -Pra, para shfaqjes së Profetit, ata ishin në humbje të qartë. Ata nuk e njihnin rrugën e Zotit të tyre. Ata nuk dinin se çfarë i pastronte shpirtrat e tyre dhe çfarë i lartësonte ata. Ata bënin thjesht vepra që ua kërkonte e zbukuronte nefsi dhe dëshirat e tyre të çekuilibruara. Çfarë u shkonte pas oreksit, ata e kryenin, edhe nëse ishte kundër logjikës së të gjithë botës.

Aal-i-Imraan 3:164Listen in Qur'an →
165

أَوَلَمَّآ أَصَٰبَتْكُم مُّصِيبَةٌۭ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّىٰ هَٰذَا ۖ قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنفُسِكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Kur ju goditi juve fatkeqësia (në Uhud), e ju më parë i patët goditur armiqët tuaj dyfish (në Bedër), thatë ju: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhammed!): “Kjo është prej vetë juve”. Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm.

Kur një disfatë e vetme ju goditi, ndërkohë që ju ia patët shkaktuar më parë dyfish armikut tuaj,... -Ky qe një ngushëllim nga Allahu i Lartësuar për të qetësuar adhuruesit e Tij të sinqertë, pas humbjes së dhimbshme në Uhud, ku u vranë rreth shtatëdhjetë vetë prej tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u kujtoi besimtarëve dhimbjet që ata u kishin shkaktuar armiqve të tyre në Bedër, ku vranë shtatëdhjetë vetë prej krerëve të kufrit dhe robëruan shtatëdhjetë të tjerë. Kështu, kuptimi i ajetit është: Le të qetësohen zemrat tuaja dhe të mos ju duket shumë e rëndë kjo fatkeqësi. Pastaj, kujtoni edhe diçka tjetër, që duhet t'ju lehtësojë krejt: ju dhe ata nuk jeni kurrë njëlloj në humbjet që ju godasin, sepse të vrarët tuaj janë tashmë në Xhenet, ndërsa të vrarët e tyre përfundojnë në Zjarr....thatë: “Si ndodhi kjo?”. Thuaj: “Ajo ndodhi nga vetë ju.” –Ata pyetën se nga u erdhi ajo goditje. Përse kjo humbje e tillë? Allahu i Lartësuar u dha përgjigjen dhe u qartësoi se shkaku ishin ata vetë dhe veprat e tyre. Humbja filloi kur ata nisën të diskutonin dhe kundërshtonin urdhrin e Profetit (a.s.), edhe pse po e shihnin me sy atë që aq shumë e dëshironin (fitoren). Pra, Allahu u thotë: Kthejuni vetes suaj me qortim dhe me kërkesë llogarie të imët. Jini të kujdesshëm nga çdo gjë që shkakton humbje dhe shkatërrim. Për asnjë moment mos harroni se:S’ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. –Kini kujdes që kurrë të mos mendoni për Allahun e Lartësuar ndonjë gjë të keqe. Të jeni të sigurt se Ai është i Plotfuqishëm për t'ju ndihmuar dhe për t’ju dhuruar fitoren. Por Ai është Absolut në urtësinë e Tij të madhe për gjithçka që përcakton t'ju godasë. Pas çdo sprovë dhe fatkeqësie, fshihet urtësia e Tij madhështore. Kështu, në një sure tjetër, i Plotpushtetshmi thotë: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. Allahu nuk do ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre.” [Muhamed 4, 5].

Aal-i-Imraan 3:165Listen in Qur'an →
166

وَمَآ أَصَٰبَكُمْ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ فَبِإِذْنِ ٱللَّهِ وَلِيَعْلَمَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Ajo që ju gjeti (goditi) juve, atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë, ajo ishte me vullnetin e Perëndisë – për të zbuluar kush janë besimtarët e vërtetë,

Ajo që ju goditi ditën e ballafaqimit të dy ushtrive ndodhi me lejen e Allahut,... -Kështu, i Lartësuari tregon se humbja e madhe që i goditi besimtarët në luftën e Uhudit ndodhi me vullnetin dhe përcaktimin e Tij. Përcaktimi i Zotit është i padiskutueshëm dhe i pakthyeshëm, pandaj nuk mbetet gjë tjetër, por veçse t'i dorëzohesh dhe ta pranosh atë i kënaqur. Besimtarët duhet ta dinin se pas ngjarjes fshiheshin urtësi dhe dobi të shumta, ndër të cilat:

Aal-i-Imraan 3:166Listen in Qur'an →
167

وَلِيَعْلَمَ ٱلَّذِينَ نَافَقُوا۟ ۚ وَقِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا۟ قَٰتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوِ ٱدْفَعُوا۟ ۖ قَالُوا۟ لَوْ نَعْلَمُ قِتَالًۭا لَّٱتَّبَعْنَٰكُمْ ۗ هُمْ لِلْكُفْرِ يَوْمَئِذٍ أَقْرَبُ مِنْهُمْ لِلْإِيمَٰنِ ۚ يَقُولُونَ بِأَفْوَٰهِهِم مَّا لَيْسَ فِى قُلُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يَكْتُمُونَ

dhe për t’i zbuluar hipokritët, e kur iu tha atyre: “Ejani të luftoni në rrugën e Perëndisë, ose të paktën mbrohuni!” – ata u përgjigjen: “Sikur ta dinim që do të bëhet luftë e vërtetë, na, me siguri, do t’ju pasonim”. Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë, që nuk e kishin në zemrat e tyre, - se, Perëndia i di mirë ato që i fshehin ata.

...për të sprovuar besimtarët e sinqertë dhe për t’i nxjerrë në pah munafikët. -Pra, për t’u dalluar qartë besimtarët e sinqertë nga munafikët shtiracakë, sepse në të tilla sprova, munafikët shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.Atyre iu tha: “Ejani e luftoni në rrugën e Allahut ose(së paku) për të mbrojtur veten!” -Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Zotit, për të mbrojtur fenë dhe për të kërkuar kënaqësinë e Tij! Ose, së paku, ejani dhe mbroni familjet, pasurinë dhe vendin tuaj, nëse nuk keni ndonjë qëllim më të lartë!” Por ata e hodhën poshtë këtë ftesë, duke thënë:Ata thanë: “Sikur ta dinim se do të bëhej luftë(e vërtetë), ne do të vinim pas jush.” –Pra, thanë: “Nëse do ta dinim se do të zhvillohej luftë mes jush, me siguri që do të vinim, por ne menduam se nuk do të bëhej luftë”. Ata sigurisht që gënjenin, sepse e dinin mirë që do të bëhej luftë, madje luftë e ashpër. Idhujtarët ishin të mbushur plot urrejtje dhe dëshirë për hakmarrje kundër muslimanëve, për humbjen që kishin pësuar në Bedër. Ata kishin shpenzuar të gjitha forcat njerëzore dhe financiare që zotëronin. Atëherë, si mund të mendohej se mes tyre nuk do të zhvillohej luftë?! Aq më tepër që besimtarët dolën në pritje të tyre. Ky justifikim i sjellë nga munafikët ishte qesharak, dhe të mjerët menduan se ai do të ishte i pranueshëm për besimtarët. Por çfarë thotë i Gjithëdituri për ta?!Atë ditë, ata ishin më afër mosbesimit se besimit. - Pra, në atë gjendje, kur nuk dolën me besimtarët, ata ishin më pranë kufrit se besimit.Ata thoshin me gojën e tyre gjëra që nuk i kishin në zemrën e tyre,... -Kjo është cilësi e përhershme e munafikëve. Ata gjithmonë thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Fjalët dhe veprat e tyre, në dukje, janë të bukura dhe tërheqëse për sytë e njerëzve, por ato që fshehin brenda janë ndryshe. E tillë konsiderohet edhe thënia e tyre: “Sikur ta dinim se do të bëhej luftë, ne do të vinim pas jush!”, sepse ata e dinin shumë mirë që lufta ishte e pashmangshme Ky ajet mbështet saktësinë e parimit në Islam, që thotë: “Lejohet të kryhet një vepër me dëm më të vogël, për t’ju ruajtur një dëmi më të madh. Po ashtu, është detyrë të kryesh punën me dobi më të vogël, nëse nuk mundesh të kryesh atë me dobi më të madhe.” Arsyeja është se munafikët u urdhëruan fillimisht që të luftonin për të mbrojtur fenë, por kur nuk e bënë këtë, atëherë u urdhëruan që të luftonin për të mbrojtur familjet, pasurinë dhe vendin e tyre....por Allahu e di mirë se çfarë fshehin ata. -I Gjithëdituri ua shfaq këto të fshehta adhuruesve të Tij besimtarë, ndërsa për munafikët ka përgatitur një dënim të dhembshëm. Pastaj i Madhëruari thotë:

Aal-i-Imraan 3:167Listen in Qur'an →
168

ٱلَّذِينَ قَالُوا۟ لِإِخْوَٰنِهِمْ وَقَعَدُوا۟ لَوْ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُوا۟ ۗ قُلْ فَٱدْرَءُوا۟ عَنْ أَنفُسِكُمُ ٱلْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Atyre që nuk luftuan e u thanë vëllezërve të vet: “Sikur të na dëgjonit neve nuk do të mbyteshit”, thuaju: “Prapsojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”

Atyre që nuk luftuan dhe që thanë për vëllezërit të vet “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të vriteshin”, -Kështu, munafikët kryen njëherazi dy vepra të këqija: së pari, ata dezertuan, duke refuzuar luftën në rrugë të Allahut dhe, së dyti, kundërshtuan gjykimin e Allahut të Lartësuar dhe mohuan përcaktimin e Tij. Këtyre, Allahu i Lartësuar u ktheu si përgjigje një kërcënim të ashpër:...thuaju: “Largojeni vdekjen prej vetes suaj, nëse thoni të vërtetën!” –Kuptimi: Nëse jeni të sigurt se mund t'i shpëtoni vdekjes me masat që mund të ndërmerrni, atëherë ndalojeni vdekjen kur ajo t'ju gllabërojë. Pa dyshim që ju jeni të pafuqishëm për diçka të tillë. Këto ajete dëshmojnë se tek një njeri mund të rrinë bashkë cilësi të besimit me cilësi të kufrit, dhe është e mundur që ai të jetë me pranë njërës cilësi sesa tjetrës

Aal-i-Imraan 3:168Listen in Qur'an →
169

وَلَا تَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ قُتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمْوَٰتًۢا ۚ بَلْ أَحْيَآءٌ عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ

Kurrsesi mos i konsideroni të vdekur ata, që janë vrarë në rrugën e Perëndisë. Jo, (ata) janë të gjallë dhe të ushqyer (shpirtërisht) te Zoti.

Këto ajete të mrekullueshme janë një përgëzim i madh, që flasin për gradën e lartë të dëshmorëve në rrugën e Zotit. Ato tregojnë nderimin e madh dhe mirësitë që janë përgatitur për ta. Këto ajete janë, gjithashtu, edhe një ngushëllim për të gjallët, që të mos trishtohen për ata që kanë dhënë jetën për hir të fesë së Allahut. Ato shërbejnë edhe si nxitëse të dëshirës për të bërë luftë dhe për të rënë dëshmor në rrugën e Allahut.Kurrë mos thoni për ata që bien dëshmorë në rrugën e Allahut: “Janë të vdekur”! -Kuptimi: Ata që kanë rënë në luftë kundër armiqve të Zotit dhe duke synuar lartësimin e fjalës së Zotit, mos i konsideroni asnjëherë si të vdekur. Pra, kurrë, mos ju shkojë ndër mend se dëshmorët në rrugën e Zotit u asgjësuan dhe humbën çdo mirësi. Mos mendoni se duke u larguar nga kjo dynja dhe duke lënë kënaqësitë e kësaj jete, për hir të së cilës frikacakët i shmangen luftës, atyre do t'u mungojnë përgjithmonë kënaqësitë. Përkundrazi, ata tashmë janë duke shijuar mrekulli të vërteta, jo më kënaqësi të dynjasë, por të Xhenetit. Thotë i Lartësuari:Jo. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, duke u kënaqur. -Pra, me rënien e tyre si dëshmorë në rrugën e Zotit, ata kanë fituar mirësinë më të madhe, për të cilën garojnë të sinqertët. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, në Xhenetin e mirësive. Shprehja: “te Zoti i tyre” tregon gradën e lartë dhe afrimitetin te Krijuesi i tyre. Ata furnizohen me shumëllojshmëri të mirash, vlerën e të cilave mund ta shpjegojë veçse Ai që ua dhuron. Përveç këtyre:

Aal-i-Imraan 3:169Listen in Qur'an →
170

فَرِحِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِٱلَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا۟ بِهِم مِّنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Janë të gëzuar për atë që ua ka dhënë Perëndia nga dhuntitë e Tij dhe sihariqohen me ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (shoqëruar) dhe që kanë ngelur pas tyre, meqë nuk do të ketë kurrfarë frike dhe të cilët për asgjë nuk do të pikëllohen;

Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij. -Domethënë, janë të lumturuar dhe plotësisht të kënaqur me dhuratën e Zotit të tyre. Sytë dhe shpirtrat e tyre janë të gëzuar, të ngazëllyer me bukuritë e atjeshme. Kënaqësia që ndiejnë ata është e plotë, e pacunguar në asnjë aspekt. Allahu i Lartësuar u ka dhuruar kënaqësi për trupin dhe lumturi për shpirtin e tyre. Ata lumturohen me mirësitë e përjetshme, me të cilat do të jetojnë përgjithmonë. Për këtë arsye, ata përgëzojnë njëri-tjetrin për vëllezërit e tyre, që ende nuk kanë rënë në luftë në rrugën e Zotit.Ata gëzohen edhe për ata që kanë lënë pas dhe që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre(si dëshmorë), se për ta nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë pse të brengosen. –Pra, ata përgëzojnë edhe njëri-tjetrin me lajmin e gëzueshëm që, edhe vëllezërit e tyre, sikurse ata, nuk do të kenë frikë dhe as brenga. Ky është një plotësim i mirësisë dhe lumturisë së tyre.

Aal-i-Imraan 3:170Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.