Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 151–160 of 200

151

سَنُلْقِى فِى قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلرُّعْبَ بِمَآ أَشْرَكُوا۟ بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ سُلْطَٰنًۭا ۖ وَمَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ ۚ وَبِئْسَ مَثْوَى ٱلظَّٰلِمِينَ

Na do të mbjellim frikë në zemrat e mohuesve, sepse ata i bëjnë shok Perëndisë, për të cilën Zoti nuk ka dhënë kurrfarë argumenti. Vendbanimi i tyre është zjarri, e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për mohuesit!

Ne do të mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve... –Pra, Allahu i Lartësuar përkujdeset për besimtarët e Tij të sinqertë që t'u dhurojë fitoren në luftë, duke futur tmerrin në zemrat e armiqve të tyre. Kjo frikë e madhe i pengon shpesh qafirët të ndërmarrin shumë veprime, që ata synojnë ndaj muslimanëve. Dhe, vërtet, Allahu i Lartësuar e ka dëshmuar këtë të vërtetë gjatë gjithë kohërave. Për shembull, pasi u larguan nga fushëbeteja e Uhudit, idhujtarët u këshilluan me njëri-tjetrin e thanë: “Si po tërhiqemi pas gjithë atyre të vrarëve që u shkaktuam?! Ne nuk duhet të largohemi pa i shfarosur ata plotësisht. Ne duhet të kthehemi sërish!” Kështu, ata e synuan fillimisht një veprim të tillë, por Allahu i Lartësuar futi frikën në zemrat e tyre, prandaj ata nuk guxuan më të vepronin, por u larguan të poshtëruar. Kjo konsiderohet, pa dyshim, një nga ndihmat më të mëdha dhe më të rëndësishme nga Allahu i Lartësuar. Sikurse e kemi thënë edhe më parë, ndihma dhe fitorja që Allahu i Lartësuar u ofron besimtarëve është njëra nga këto dy alternativa: “Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe të kthehen pas të zhgëjyer.” [Al imran 127]. Në këtë rast, atyre u është dhuruar e dyta. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon shkakun pse kjo frikë i pushton zemrat e mohuesve të Tij:...sepse ata adhurojnë zota të tjerë, veç Allahut, pa pasur asnjë fakt. -Zemrat e tyre mbushen me frikë, për shkak se ato mbështeten dhe kërkojnë ndihmë nga idhujt e tyre. Ata mbështeten dhe kërkojnë ndihmë e sukses nga gjëra që edhe vetë nuk janë të sigurt për vërtetësinë e tyre, dhe nuk e shpresojnë ndihmën e Mëshiruesit, të Plotpushtetshmit dhe Atij që është i Vetëm në sundimin e Tij. Duke qenë se mbështeten në gjëra të paqena, ata tmerrohen shumë nga besimtarët, sepse forca e tyre buron nga lidhja e ngushtë që ata kanë me Zotin e tyre të vetëm në pushtetin dhe sundimin e Tij. Idhujtarët nuk i mbështet askush, ndërsa besimtarët kanë mbështetjen e Zotit dhe Sunduesit të gjithçkaje. Idhujtarët nuk gjejnë mbështetje dhe shpresë në momentet e vështira të jetës së tyre, por gjithmonë janë të mbushur me ankth dhe dëshpërim. Kjo është një nga format e ndëshkimit të tyre që në dynja, ndërsa në ahiret, thotë i Lartësuari:Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. –Pra, vendi ku do të gjejnë “strehim” dhe nga ku nuk do të dalin më është Zjarri.Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve! -Për shkak të padrejtësisë së tyre në të gjitha fushat, Zjarri është qëndrimi dhe “shpërblimi” i tyre i meritueshëm. Për shkak të armiqësisë së tyre ndaj Allahut, Profetit dhe besimtarëve, ata do të jenë në vendin më të keq dhe trishtues.

Aal-i-Imraan 3:151Listen in Qur'an →
152

وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعْدَهُۥٓ إِذْ تَحُسُّونَهُم بِإِذْنِهِۦ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَٰزَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ ۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلْءَاخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ ۖ وَلَقَدْ عَفَا عَنكُمْ ۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ

Me të vërtetë, Perëndia e realizoi premtimin e vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por kur ju, lidhur me detyrën që u ishte caktuar, u demoralizuat e u grindët në mes vet dhe kundërshtuat, e Ai madje u tregoi atë që e dëshironit, - disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kur disa nga ju dëshirojnë botën tjetër; - pastaj Ai, për t’ju provuar juve, bëri që të zmbrapseni para armikut. Dhe, me të vërtetë, Perëndia ju fali juve atë gabim. Se, Perëndia është pronar i mirësisë së madhe për besimtarët.

Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës).... –Kuptimi: Ai ju ndihmoi që në fillim, duke ju dhënë epërsi të dukshme kundër tyre. Ju filluat t’i korrnit ata me shpatat tuaja. Por kjo ndihmë u ndërpre atëherë kur ju vetë e kërkuat dhe e shkaktuat atë me veprat tuaja.Por kur ju u dobësuat... –Pra, ishit ju vetë që e shkaktuat humbjen tuaj dhe që e ndihmuat armikun kundër vetes suaj. Me dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrit të Profetit dhe në largimin nga harami, ju ulët qëndrueshmërinë tuaj përpara armikut....dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit)-Ata u grindën dhe u përçanë me njëri-tjetrin për një çështje tepër të rëndësishme, në vend që të ishin të bashkuar. Kështu, disa prej tyre thanë: “Duhet të qëndrojmë në pozicionin ku na vendosi Profeti (a.s.) dhe të mos lëvizim prej tij, sikurse u urdhëruam!” Të tjerët thanë: “Nuk kemi pse të rrimë më këtu, sepse armiku ynë tashmë u mund.” Por ky qëndrim i dytë ishte thyerje e një urdhri të rëndësishëm – ashtu siç e konsideron Allahu i Lartësuar – të dhënë nga Profeti (a.s.). Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:...dhe e thyet atë urdhër pasi e patë atë që e dëshironit(plaçkën e luftës). –Kuptimi: Ju e thyet urdhrin, pasi patë atë që e dëshironit (fitoren), ndërkohë që përgjegjësia juaj pas mirësisë së dhuruar nga Allahu i Lartësuar duhej të ishte më e madhe, sepse mirënjohësi duhet të jetë më i bindur se çdokush tjetër. Mesazhi është shumë i qartë. Për të arritur fitoren dhe për ta ruajtur atë, detyra është gjithmonë e njëjta: Zbatimi i urdhrave të Allahut të Lartësuar dhe të Profetit të Tij ose, me fjalë të tjera, ruajtja e devotshmërisë.Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë, por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen Jetën Tjetër. -Kuptimi: Disa prej jush pëlqyen dynjanë dhe të mirat e saj (plaçkën e luftës). Këta ishin ata që thyen urdhrin e Profetit (a.s.), dhe kjo u solli pasojat që dihen. Megjithatë, pati edhe të tjerë prej jush që dëshiruan ahiretin, pra, shpërblimin e Allahut të Lartësuar të rezervuar për ata që i binden Atij dhe Profetit të Tij, ose për ata që e ruajtën të pacenuar devotshmërinë. Këta ishin ata që iu përmbajtën deri në fund urdhrit të Profetit (a.s.), duke qëndruar të patundur nga pozicionet e tyre, derisa u vranë.Pastaj, Ai bëri që ju të zbrapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. –Pra, pasi ju vepruat në atë mënyrë, Allahu i Lartësuar e shndërroi epërsinë tuaj në disfatë. Armiqtë filluan të fitonin dhimbshëm kundër jush. Allahu i Lartësuar e bëri këtë si sprovë për ju, që të dallohet qartë besimtari nga qafiri, i binduri nga i pabinduri. Allahu i Lartësuar e bëri, gjithashtu, që t’ju falë gjynahet dhe t’ju mbulojë të metat e gabimet që ju vepruat. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:Ai, pa dyshim, jua fali juve(atë gabim). Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët. -Mirësia e Allahut ndaj tyre ishte shumë e madhe. Së pari, Ai i udhëzoi ata në Islam. Ai i udhëzoi ata të kuptonin dhe të jetonin sipas dispozitave të Tij. Allahu ua mbuloi të metat dhe ua fali gabimet. Ai i shpërbleu ata për veprat e mira, madje edhe për sprovën që i goditi. Nga mirësitë e mëdha të Allahut të …

Aal-i-Imraan 3:152Listen in Qur'an →
153

۞ إِذْ تُصْعِدُونَ وَلَا تَلْوُۥنَ عَلَىٰٓ أَحَدٍۢ وَٱلرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ فِىٓ أُخْرَىٰكُمْ فَأَثَٰبَكُمْ غَمًّۢا بِغَمٍّۢ لِّكَيْلَا تَحْزَنُوا۟ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا مَآ أَصَٰبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ

Kujtonie ju atë kur ngjiteshit malit dhe nuk vinit vesh për askend, e dëshironit, - disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kurse disa nga ju Ai ju dënoi juve me dëshprim pas dëshprimi (për padëgjueshmëri ndaj Profetit dhe Perëndisë), që të mos pikëlloheni për atë që ju doli duarsh (fitorja), as për atë që u goditi juve (humbja). E Perëndia i di të gjitha ç’punoni ju.

Siç shihet, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve momentin e humbjes, çastin kur ata shfaqën atë anë të errët të tyre. Allahu i Lartësuar i qorton ata për dobësinë, e cila prej tyre nuk duhej të shfaqej kurrsesi. Kështu, thotë i Lartësuari:Ju largoheshit(nga sheshluftimi)pa ia hedhur sytë askujt,... –Kuptimi: Kujtoni ato momente dobësie kur askush nuk pyeste për asnjë, kur nuk ia hidhnit vështrimin askujt. I vetmi merak i juaji ishte t'ia mbathnit dhe t’i shpëtonit luftës dhe vdekjes. Ndërkohë, në realitet, gjendja nuk ishte kaq e rrezikshme, sepse ju nuk ishit njerëzit më pranë armikut, që të kishit aq frikë. Përkundrazi, më pranë armikut ishte Profeti i Allahut, i cili ju ftoi të ktheheshit në rrugën që ju jep jetë....ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit.... -Profeti (a.s.) ju ftonte, duke ju thënë me trimëri dhe vendosmëri: “Ejani tek unë, o adhuruesit e Allahut!”Por ju as që e përfillët këtë thirrje, edhe pse e kishit plotësisht mundësinë për t'u përgjigjur. Vetëm largimi juaj nga fushëbeteja do të mjaftonte si gabim i madh. Po të llogarisim edhe thirrjen e Profetit (a.s.), së cilës duhet t'i jepnit përparësi mbi vetet tuaja, atëherë gabimi juaj bëhet edhe më i rëndë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:...Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi,... –Domethënë, që t’ju “shpërblente” për veprën tuaj, Allahu i Lartësuar ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi: dëshpërim për humbjen e luftës, dëshpërim për humbjen e plaçkës së luftës, dëshpërim për dështimin tuaj në qëndresë dhe, në fund, ju goditi me një dëshpërim, që ju bëri të harronit çdo dëshpërim tjetër: dëshpërimin kur dëgjuat se Muhamedi (a.s.) u vra. Por Allahu i Lartësuar, me butësinë dhe mëshirën e Tij për adhuruesit e Tij besimtarë, të gjitha këto sprova i solli si mirësi për ta, sepse me çdo përcaktim të Tij për besimtarët, Ai synon të mirën e tyre, siç thotë më pas:...që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës)që humbët e as për atë që ju goditi. -Kuptimi: Që të mos trishtoheni për pasuritë dhe fitoren, që ju shpëtuan nga duart. Gjithashtu, të mos trishtoheni për humbjen e thellë, vrasjet dhe plagët e shumta. Kur ju u siguruat që Profeti (a.s.) nuk ishte vrarë, të gjitha plagët dhe dhimbjet tuaja u qetësuan. Për çdo sprovë dhe fatkeqësi që kaluat, ju u ngushëlluat me praninë e tij (a.s.). Subhanallah! Sa të shumta janë urtësitë që fshihen në përcaktimin e fatkeqësive dhe sprovave nga Allahu i Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto urtësi burojnë nga dija absolute e Tij mbi gjithçka. Ai di gjithçka me hollësi për veprat e njerëzve. Ai i njeh të fshehtat dhe të dukshmet e krijesave të Tij, siç thotë më pas:Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni. -Po ashtu, është e mundur që ajeti: “që të mos pikëlloheshit më as për atë që ju shpëtoi e as për atë që ju goditi”, të ketë kuptimin se: kjo ngjarje ndodhi që ju të përgatitni dhe stërvitni shpirtrat tuaj për të qenë të durueshëm në çdo fatkeqësi dhe sprovë. Ju kaliteni me anë të sprovave, sepse kështu çdo vështirësi do t'ju duket e përballueshme.

Aal-i-Imraan 3:153Listen in Qur'an →
154

ثُمَّ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّنۢ بَعْدِ ٱلْغَمِّ أَمَنَةًۭ نُّعَاسًۭا يَغْشَىٰ طَآئِفَةًۭ مِّنكُمْ ۖ وَطَآئِفَةٌۭ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِٱللَّهِ غَيْرَ ٱلْحَقِّ ظَنَّ ٱلْجَٰهِلِيَّةِ ۖ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ مِن شَىْءٍۢ ۗ قُلْ إِنَّ ٱلْأَمْرَ كُلَّهُۥ لِلَّهِ ۗ يُخْفُونَ فِىٓ أَنفُسِهِم مَّا لَا يُبْدُونَ لَكَ ۖ يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ شَىْءٌۭ مَّا قُتِلْنَا هَٰهُنَا ۗ قُل لَّوْ كُنتُمْ فِى بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ ٱلَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ ۖ وَلِيَبْتَلِىَ ٱللَّهُ مَا فِى صُدُورِكُمْ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِى قُلُوبِكُمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Pastaj (Perëndia), pas dëshpërimit, ju dërgoi juve një qetësi – gjum, që e kaploi një grup prej jush, kurse grupi tjetër kujdeseshin vetëm për vetveten, duke menduar për Perëndinë të pavërtetën (ndihmën e Profetit), ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhammed!): “Për të gjitha vendosë vetëm Perëndia!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan ta shfaqin ty. Ata thonë: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Dhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në atë vend të vrasjes, - e Perëndia juve në luftë ju then për t’ju gjurmuar dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Se Perëndia, me të vërtetë din ç’keni në zemrat tuaja.

Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush. -Pa dyshim, kjo ishte mëshirë e Allahut të Lartësuar për ata, një mirësi e madhe dhe përforcim për zemrat e tyre, sepse dremitja ua shtoi prehjen atyre. Kur njeriu është i frikësuar, atë nuk mund ta zërë gjumi, sepse zemra e tij është e mbushur me frikë, por kur i largohet frika nga zemra, atëherë i vjen gjumi dhe e qetëson. Njerëzit që Allahu i Lartësuar u bëri mirësi duke u sjellë gjumë çlodhës, ishin pikërisht adhuruesit e Tij të sinqertë, të cilët kishin si të vetmin shqetësim të ndihmonin fenë e Allahut të Lartësuar. Qëllimi i tyre i vetëm ishte kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij. Ata ishin të shqetësuar për çështjen e muslimanëve në tërësi, prandaj nuk mund të qëndronin indiferentë.Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. Ata menduan për Allahun diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. -Ndërsa grupi tjetër mendonte dhe shqetësohej veçse për vetveten. Shkak për këtë ishte ose hipokrizia, ose besimi i dobët i tyre, prandaj ata nuk i zuri ai gjumë i ëmbël dhe qetësues, sikurse ndodhi me grupin e parë. Ata menduan lloj-lloj gjërash për Allahun e Madhëruar dhe nxorën gjithfarë justifikimesh për veten e tyre.Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” –Ky qe një lloj justifikimi për dobësinë dhe largimin e tyre nga lufta. Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne nuk mund të bëjmë gjë për të ndihmuar muslimanët të fitojnë.” Pra, në këtë mënyrë, ata thjesht treguan mendimin e tyre të keq për Allahun e Lartësuar, për fenë dhe Profetin e Tij. Ata menduan padrejtësisht se Allahu i Lartësuar nuk do ta ndihmonte çështjen e Profetit të Tij. Nën trysninë e frikës, ata menduan se kjo do të ishte goditja përfundimtare kundër fesë së Allahut. Në përgjigje të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.” –Pra, në dorë të Allahut janë të gjitha çështjet, pa përjashtim: çështjet e krijimit dhe përcaktimit të ekzistencës së gjërave, dhe çështjet e dispozitave dhe të ligjeve të Tij për njerëzit. Çdo gjë në këtë ekzistencë ndodh me përcaktimin dhe urtësinë e Allahut. Në ligjet e Tij të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme bën pjesë edhe ky ligj madhështor: Fitorja dhe përfundimi i mirë gjithmonë ka për të qenë në anën e të zgjedhurve dhe të të dashurve të Tij, në anën e të bindurve dhe adhuruesve të sinqertë, edhe nëse mund të goditen nga sprova të mëdha.Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. –Kuptimi: Munafikët fshehin në zemrat e tyre diçka që nuk ta shfaqin ty. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë mbanin të fshehtë ata në zemrat e tyre:Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi.” -Kuptimi: Nëse çështja do të na lihej në dorën tonë, pra, nëse do të na merrej mendimi, ne nuk do të vriteshim këtu. Ky pohim i tyre tregon shumë gjëra. Së pari, ai është refuzim i përcaktimit të urtë të Allahut të Lartësuar, duke menduar që mund ta ndryshonin këtë përcaktim. Së dyti, ata fajësonin dhe nënçmonin vendimin e Profetit (a.s.) dhe të sahabëve për të luftuar në Uhud. Së treti, ai ishte …

Aal-i-Imraan 3:154Listen in Qur'an →
155

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَلَّوْا۟ مِنكُمْ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ إِنَّمَا ٱسْتَزَلَّهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ بِبَعْضِ مَا كَسَبُوا۟ ۖ وَلَقَدْ عَفَا ٱللَّهُ عَنْهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ

Ata, nga mesi i juaj që u zmbrapsën në ditën kur u ndeshën të dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyri në gabim, për shkak të disa mëkateve që kishin bërë. E, Perëndia, madje, ua fali (gabimin), sepse – Perëndia është falës dhe i butë.

Për sa u përket atyre që u zmbrapsën ditën e përballjes së dy ushtrive, vërtet ishte Shejtani ai që i shtyu të zmbrapseshin, për shkak të disa veprave (gjynaheve)që kishin bërë. -Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e atyre që u mundën në betejën e Uhudit, duke na treguar shkaqet që sollën atë humbje dhe shkaqet që ata u larguan nga fushëbeteja. Kështu, shkaku i parë për atë humbje ishte Shejtani i mallkuar, i cili arriti të ndikonte mbi ta me mashtrimet e tij. Megjithatë, kjo ndodhi përsëri për shkak të disa gjynaheve të tyre. Pra, ishin vetë ata që, me gjynahet dhe lëshimet e tyre, i krijuan mundësinë të Mallkuarit të ndikonte dhe t’i dëmtonte ata. Duke cenuar takua-n, ata i hapën rrugë Shejtanit që të vepronte kundër tyre. Pa dyshim, gjynahet dhe thyerja e urdhrave që bëjnë ndonjëherë besimtarët janë arma kryesore që Shejtani shfrytëzon kundër tyre. Në të kundërt, nëse adhuruesit do të armatoseshin me bindje të plotë ndaj Allahut, Zotit të gjithësisë, atëherë ai do të ishte i pafuqishëm mbi ta, siç thotë i Lartësuari: “...se ti ndaj robërve të Mi të sinqertë nuk ke kurrfarë fuqie, përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. E s’ka dyshim që Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.” [Hixhr 42, 43]. Pastaj i Lartësuari na tregon se Ai i fali besimtarët e sinqertë, pas atij veprimi që meritonte ndëshkim. Nëse do t’i ndëshkonte për atë gjynah, Ai do t'i shfaroste rrënjësisht.Por, Allahu ua fali atyre(gabimin)sepse Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. -Ai është Falës dhe Mbulues i gjynaheve të robërve të Tij. Prej faljes së Tij, atyre u jepet mundësia të pendohen sinqerisht dhe të kërkojnë falje. Prej kësaj cilësie të Allahut ndodhin edhe fatkeqësitë, që për besimtarin janë falje gjynahesh dhe përmirësim i gjendjes së tij. Allahu është gjithashtu i Butë. Ai nuk nxitohet të ndëshkojë atë që nuk i bindet, por e afatizon butësisht dhe me mëshirë, duke e nxitur vazhdimisht të pendohet dhe t’i kthehet devotshmërisë. Më pas, nëse robi pendohet dhe ndërron rrugë, Allahu ia pranon pendimin e tij, madje e konsinderon atë sikur të mos kishte gabuar kurrë. I lavdëruar qoftë i Mëshirshmi, për bujarinë dhe bamirësinë e Tij të pafundme!

Aal-i-Imraan 3:155Listen in Qur'an →
156

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَقَالُوا۟ لِإِخْوَٰنِهِمْ إِذَا ضَرَبُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ أَوْ كَانُوا۟ غُزًّۭى لَّوْ كَانُوا۟ عِندَنَا مَا مَاتُوا۟ وَمَا قُتِلُوا۟ لِيَجْعَلَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ حَسْرَةًۭ فِى قُلُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ

O besimtarë! – mos bëni si mohuesit që u thonin vëllezërve kur (këta) niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, nuk do të vdisnit as nuk do të vriteshi” – që këtë Perëndia t’ua bëjë pikëllim në zemrat e tyre; edhe jeta edhe vdekja janë vepër e Perëndisë. Ai i sheh të gjitha punët që bëni ju.

O ju që keni besuar! Mos u bëni si jobesimtarët... -Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e tij besimtarë që t'u përgjasojnë mohuesve të Tij, të cilët nuk e besojnë dhe as adhurojnë Zotin e gjithësisë, të cilët nuk e besojnë kaderin e Tij, munafikë qofshin apo të tjerë. Ky ndalim është gjithëpërfshirës, por në mënyrë të veçantë në aspektin vijues:...që thoshin për vëllezërit e vet që niseshin për rrugë ose për luftë: “Sikur të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin.” –Kështu thonin ata për vëllezërit e tyre të gjakut apo të fesë, kur niseshin në udhëtim për tregti ose për të luftuar.Allahu ka për ta bërë këtë një dëshpërim të madh për zemrat e tyre(mohuesve). –Ata kundërshtonin caktimin e Allahut, a thua se kishin ndonjë mundësi për t'i shpëtuar atij. Ky qe një vetëmashtrim i qartë i tyre, sepse i Lartësuari thotë: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që do të ishin caktuar të vriteshin, do të shkonin patjetër në vendin ku do të vriteshin.” [Al Imran 154]. Ose: “Kudo që të jeni, vdekja do t’ju kapë, edhe në qofshi në kështjella të fortifikuara mirë.” [Nisa 78]. Të mjerët! Nuk donin ta pranonin se ky vetëmashtrim nuk do t'i ndihmonte aspak të shpëtonin nga caktimi dhe gjykimi i drejtë i të Urtit, të Gjithëditurit. Të tilla fjalë ishin thjesht burim i dëshpërimit në shpirtin e tyre. Ato e thellonin edhe më shumë fatkeqësinë e tyre. Ndërsa besimtarët e sinqertë të Allahut e dinë me siguri dhe e pranojnë se çdo gjë vjen veçse me caktimin e Allahut. Ata e dinë se detyra e tyre e vetme është të besojnë dhe ta pranojnë me kënaqësi caktimin e Allahut të Lartësuar, sepse vetëm në këtë mënyrë Ai do t'i ndriçojë dhe udhëzojë zemrat e tyre dhe do t'i forcojë ata të përballojnë çdo situatë dhe sprovë, sado të rënda qofshin ato. Pastaj Allahu i Lartësuar i qorton ata duke përmendur disa fakte të padiskutueshme të madhështisë dhe pushtetit të Tij absolut.Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje. -Allahu është i vetmi që ka fuqi për një gjë të tillë, ndërkohë që kujdesi i njeriut nuk mund ta ndryshojë aspak kaderin.Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -Ai do t'ju shpërblejë sipas punëve apo mohimit tuaj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se martirizimi në rrugën e Tij nuk është diçka negative. Përkundrazi, ai është një gradë e lartë për të cilin duhet garuar, sepse është një shkak për faljen dhe mëshirën e Allahut. Martirizimi në rrugën e Tij është shumë herë më i mirë se ajo që grumbullojnë ata që adhurojnë dynjanë prej saj, siç thotë i Lartësuari:

Aal-i-Imraan 3:156Listen in Qur'an →
157

وَلَئِن قُتِلْتُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوْ مُتُّمْ لَمَغْفِرَةٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَحْمَةٌ خَيْرٌۭ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

Nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Perëndisë, falja (e mëkatëve) dhe mëshira e Perëndisë, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.

Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. -Pastaj krijesat, në çfarëdo lloj mënyre të vdesin, kthimin e tyre do ta kenë gjithmonë tek Allahu i Lartësuar. U vrave në luftë apo vdiqe në shtrat, tek Allahu i Lartësuar do të shkosh dhe Ai do të të llogarisë për veprat që ke bërë. Si mund të shpëtosh a të fshihesh prej Allahut? E pra, për krijesat nuk ka shpëtim tjetër, por veçse të kapen fort për litarin e Allahut të Lartësuar dhe të qëndrojnë palëkundur në rrugën e Tij.

Aal-i-Imraan 3:157Listen in Qur'an →
158

وَلَئِن مُّتُّمْ أَوْ قُتِلْتُمْ لَإِلَى ٱللَّهِ تُحْشَرُونَ

Vdiqët apo u mbytët, me siguri do të tuboheni te Perëndia.

Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. -Pastaj krijesat, në çfarëdo lloj mënyre të vdesin, kthimin e tyre do ta kenë gjithmonë tek Allahu i Lartësuar. U vrave në luftë apo vdiqe në shtrat, tek Allahu i Lartësuar do të shkosh dhe Ai do të të llogarisë për veprat që ke bërë. Si mund të shpëtosh a të fshihesh prej Allahut? E pra, për krijesat nuk ka shpëtim tjetër, por veçse të kapen fort për litarin e Allahut të Lartësuar dhe të qëndrojnë palëkundur në rrugën e Tij.

Aal-i-Imraan 3:158Listen in Qur'an →
159

فَبِمَا رَحْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمْ ۖ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلْقَلْبِ لَٱنفَضُّوا۟ مِنْ حَوْلِكَ ۖ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِى ٱلْأَمْرِ ۖ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَوَكِّلِينَ

Në saje të mëshirës së Perëndisë, u solle butësisht me ta (o Muhammed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Falju gabimin atyre dhe kërko falje te Perëndia për ta, e bisedo me ta për punë të jetesës. Kur të vendosish për diçka, mbështetu te Perëndia. Se Perëndia me të vërtetë, i don ata që mbështeten tek Ai.

Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. –Kuptimi: Nga mëshira e Allahut të Lartësuar për ty dhe për shokët e tu, është edhe butësia që Ai të dhuroi ty. Me mëshirën e Zotit tënd, ti, o Muhamed, u pajise me virtytet më të mira, dhe për këtë shkak, njerëzit të duan, janë mbledhur të gjithë rreth teje dhe zbatojnë gjithçka që ti u urdhëron.Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. -Pra, nëse do të ishe me moral të ulët dhe i ashpër, ata do të largoheshin prej teje, sepse është normale që njerëzit të largohen për shkak të cilësive të tilla. Morali i keq i largon njerëzit dhe ngjall urrejtjen e tyre. Morali i mirë i udhëheqësit të fesë është një faktor shumë i fortë që tërheq njerëzit në fenë e Allahut të Lartësuar dhe ua bën atë të dashur, pa përmendur këtu gradën e lartë tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa morali i keq, nga ana tjetër, i udhëheqësit të fesë është shkak shumë i fortë që i largon njerëzit nga feja e Allahut të Lartësuar dhe ua bën atë shumë të urryer, pa përmendur ndëshkimin e merituar që e pret atë personalisht prej Allahut të Drejtë dhe Madhështor. Mendoje pak mirë! Kur Allahu i Lartësuar i drejtohet në këtë mënyrë Profetit të Tij, që ishte i ruajtur nga çdo cilësi e ulët, çfarë mund të thuash për të tjerët?! A nuk del si detyra më urgjente që ne të pajisemi me moral të lartë, që t'i trajtojmë njerëzit me mënyrën më të bukur, siç na ka mësuar Profeti i Zotit, mësuesi ynë më i madh?! Pa dyshim, butësia, toleranca, falja, morali i mirë, bashkimi i radhëve dhe afrimi i zemrave, duke zbatuar urdhrat dhe porositë e Allahut të Lartësuar, si edhe afrimi i njerëzve në fenë e Allahut të Lartësuar, duhet të jenë synimet tona më të rëndësishme. Pastaj Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të jetë falës dhe tolerant ndaj besimtarëve:Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! -Tregohu falës dhe tolerant ndaj mangësive dhe dobësive të tyre në adhurimet ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo është një porosi e vyer për të patur dy cilësi të mrekullueshme: faljen dhe bamirësinë.Këshillohu me ta për të gjitha çështjet,... -Këshillohu me ata për çështjet që kërkojnë mendim më të gjerë. Këshillimi me të tjerët ka dobi të mëdha, qoftë për çështjet e fesë, qoftë për çështjet e dynjasë. Së pari, ai është respekt i ndjenjave dhe personalitetit të tyre. Së dyti, ai largon dilemat ku zakonisht bien njerëzit, kur janë në situata të vështira. Nëse në gjendjet e jashtëzakonshme, udhëheqësi mbledh elitën e vendit dhe fillon me ta një diskutim dhe këshillim të sinqertë, kjo do të qetësojë dhe kënaqë zemrat e tyre dhe, rrjedhimisht, ata do ta duan dhe respektojnë atë. Ky gjest tregon se ai nuk është një tiran apo sundimtar arrogant dhe egoist, por tregon se ai shqetësohet dhe interesohet për dobinë e përgjithshme dhe zgjidhjen më të mirë të mundshme. Rezultat tjetër është që ata, me bindje dhe respekt, do të shpenzojnë të gjitha energjitë dhe vlerat e tyre për të ekzekutuar urdhrat e tij, sepse e shohin që ai synon dobinë dhe rregullimin e përgjithshëm. Ndërsa kur udhëheqësi nuk është i tillë, nuk mund të shpresojë se do të gëzojë dashurinë e pastër dhe bindjen e plotë të vartësve të tij. Duke u këshilluar, ndriçohet …

Aal-i-Imraan 3:159Listen in Qur'an →
160

إِن يَنصُرْكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمْ ۖ وَإِن يَخْذُلْكُمْ فَمَن ذَا ٱلَّذِى يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعْدِهِۦ ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ

Nëse ju ndihmon Perëndia, s’ka kush t’ju mposht juve, e nëse ju turpëron juve, kush është ai që do t’ju ndihmojë përveç Tij (pas atij turpërimi)? Pra, besimtarët vetëm te Perëndia le të mbështeten.

Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! –Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar ju jep fitoren dhe ndihmën e Tij, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë, edhe sikur të mblidheshin kundër jush të gjithë njerëzit, nga të gjitha skajet e globit, me të gjitha përgatitjet dhe arsenalin e tyre ushtarak, mendor, fizik etj., sepse askush nuk mund ta mposhtë Zotin e gjithësisë. Si mund të mendohet diçka e tillë, kur Ai është Sunduesi i botëve dhe të gjitha krijesat janë në dorë të Tij. Asnjë krijesë nuk mund të lëvizë dhe nuk mund të rrijë në prehje pa lejen e Tij. Nëse Allahu ju braktis dhe ju mbështeteni thjesht në forcat tuaja, dështimi është i padiskutueshëm, edhe nëse ju ndihmojnë të gjitha krijesat.Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. –Këtu urdhërohet që, ndihmën, fitoren dhe mbështetjen ta kërkojmë vetëm tek Allahu i Lartësuar, duke u larguar nga mbështetja thjesht në forcat dhe aftësitë tona. Sigurisht që duhet të japim maksimumin e vlerave dhe mundësive tona, por ndihmën dhe fitoren ta kërkojmë prej të Diturit, të Urtit, Krenarit, të Plotpushtetshit, prej Allahut të Lartësuar. Pra, vetëm Allahut të Lartësuar t'i mbështetemi dhe t'i kërkojmë ndihmë, fitore dhe sukses, e askujt tjetër, sepse dihet shumë mirë se, Ndihmuesi, Dhuruesi i fitores dhe suksesit është Allahu i Vetëm dhe i Pashoq në pushtetin dhe sundimin e Tij. Vetëm me teuhid mund të arrihet qëllimi. Mbështetja te dikush tjetër veç Allahut konsiderohet shirk, i cili nuk i sjell asnjë dobi atij që e vepron, përkundrazi, vetëm e dëmton. Nga ky ajet kuptohet, gjithashtu, se në varësi të gjendjes së besimit tek Allahu i Lartësuar, do të jetë edhe shkalla e mbështetjes tek Ai.

Aal-i-Imraan 3:160Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.