Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 121–130 of 200

121

وَإِذْ غَدَوْتَ مِنْ أَهْلِكَ تُبَوِّئُ ٱلْمُؤْمِنِينَ مَقَٰعِدَ لِلْقِتَالِ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Kujtoje (o Muhammed!) atë mëngjes kur dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëvet pozitat luftarake, - Perëndia dëgjon dhe di çdo gjë, -

Këto ajete flasin rreth betejës së Uhudit. Kjo histori është shumë e njohur dhe e trajtuar në librat e historisë dhe kronikave. Urtësia e përmendjes së saj në këtë vend, bashkë me ngjarjen e betejës së Bedrit, ndoshta mund të jetë vërtetimi i premtimit të Allahut të Lartësuar që, nëse besimtarët bëjnë durim dhe ruhen prej të këqijave, gjithmonë do të dalin të fituar dhe do të shpëtojnë nga kurthet dhe intrigat e armiqve të tyre. Ky është një rregull i padiskutueshëm, nëse plotësohen kushtet për realizimin e tij. Kështu, në betejën e Bedrit, kur besimtarët treguan durim, qëndrueshmëri dhe devotshmëri të plotë, Allahu i Lartësuar u dhuroi fitoren e madhe, edhe pse ishin të pakët në numër dhe përgatitje. Ndërsa në luftën e Uhudit, kur ata cenuan devotshmërinë, duke bërë lëshime në disa urdhra të Profetit (a.s), ata provuan disfatën, trishtimin dhe dhimbjen. Allahu i Lartësuar i ka përmendur pranë njëra tjetrës këto dy ngjarje të mëdha edhe për një urtësi tjetër. Allahu i Lartësuar dëshiron prej adhuruesve të Tij që, kur t’i godasë ndonjë e keqe, ata të rikujtojnë të mirat e shumta që Ai u dhuron vazhdimisht. Kjo sigurisht që do t’ua lehtësojë atyre dhimbjen. Nëse ata kujtojnë të mirat e pakufishme që Allahu i Lartësuar u dhuron të dashurve të Tij, atëherë sprovat që kalojnë, që, në të vërtetë, përsëri sjellin mirësi për ta, do t'u duken shumë të vogla. Kjo jo vetëm që do t'ua lehtësojë dhimbjet dhe trishtimin për të keqen që i ka prekur, por do të nxisë tek ta ndjenjën e fortë të mirënjohjes dhe falënderimit për Allahun e Urtë dhe Bujar. Kjo është urtësia e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Në qoftë se ju përjetuat dhembje (në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja (në Bedër). Ne i këmbejmë të tilla ditë mes njerëzve, që Allahu ti nxjerrë në pah ata që besojnë dhe për t’i zgjedhur disa prej jush si dëshmorë. Allahu nuk i do të padrejtët. Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij)dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?!” [Al Imran 140, 141, 142]. Ose në ajetet e tjera: “Kur një disfatë e vetme ju goditi, ndërkohë që ju ia patët shkaktuar më parë dyfish armikut tuaj, thatë: “Si ndodhi kjo?”. Thuaj: “Ajo ndodhi nga vetë ju.” S’ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Ajo që ju goditi ditën e ballafaqimit të dy ushtrive ndodhi me lejen e Allahut, për të sprovuar besimtarët e sinqertë dhe për t’i nxjerrë në pah munafikët.” [Al Imran 165, 167]. Lufta e Uhudit erdhi si dëshirë e idhujtarëve për hakmarrje. Pasi u kthyen nga beteja e Bedrit të dërrmuar e të shpartalluar, ata nisën që të përgatiteshin fort për të marrë hak për të vrarët në Bedër, ngjarje kjo që kishte ndodhur në vitin e dytë të hixhretit. Kështu, ata mblodhën të gjitha forcat për të arritur atë që donin: shërimin e plagës dhe dhimbjes për të humburit në Bedër. Me një ushtri prej 3000 luftëtarësh, ata u nisën prej Mekës dhe u vendosën pranë Medinës. Profeti (a.s.), nga ana e tij, pas këshillimit me sahabët, doli nga Medina me 1000 luftëtarë për t’u ballafaquar me armikun. Por, gjatë rrugës për në sheshbetejë, në Uhud, …

Aal-i-Imraan 3:121Listen in Qur'an →
122

إِذْ هَمَّت طَّآئِفَتَانِ مِنكُمْ أَن تَفْشَلَا وَٱللَّهُ وَلِيُّهُمَا ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ

kur dy grupe nga ju menduan të kthehen prej frikës, Perëndia është ndihmëtar i tyre (e nuk ka nevojë të kthehen). Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Perëndia!

Dy grupe prej jush gati u sprapsën... -Kur dy grupet e besimtarëve, përkatësisht nga fiset Benu Seleme dhe Benu Harithe, gati sa nuk dezertuan, Allahu i Lartësuar i forcoi ata dhe u dha durim. Kjo ishte një mirësi e madhe e dhuruar prej Tij. Ajo ishte një mirësi për ato dy fise dhe për të gjithë besimtarët e tjerë, gjë kjo që tregonte përkujdesjen e Tij të posaçme për ta. Prandaj Allahu e thekson këtë fakt shumë të rëndësishëm kur thotë:...por Allahu ishte Kujdestari i tyre... –Pra, është Allahu Ai që, me butësinë dhe mëshirën e Tij, tregon përkujdesje të veçantë ndaj tyre, duke u dhënë sukses për arritjen e çdo të mire dhe për ruajtjen nga çdo e keqe. Edhe në këtë rast u shfaq qartë përkujdesja e Tij ndaj besimtarëve. Kur ata donin të linin fushëbetejën dhe të braktisnin Profetin (a.s.), Allahu i Lartësuar i ruajti ata nga kjo poshtërsi e madhe, sepse në zemrat e tyre kishte iman të fortë dhe Allahu përkujdeset për ata që besojnë, siç thotë në një ajet tjetër: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur)i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare, 257]. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon të jap një urdhër shumë të rëndësishëm.Prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron për një vepër të zemrës, që quhet ‘teuekkul’, mbështetje. Teuekkul do të thotë: mbështetja e zemrës tek Allahu i Lartësuar për të arritur të mirën dhe për t’i shpëtuar të këqijave dhe çdo gjëje të dëmshme, duke pasur besim të plotë dhe të palëkundur në ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut. Mbështetja e adhuruesve tek Allahu i Lartësuar është në varësi të besimit të tyre tek Ai. Besimtarët janë njerëzit më të denjë që t'i mbështeten Allahut të Lartësuar. Kjo del më e qartë në momentet e vështirësisë ose gjatë luftës, kur ata e ndiejnë më tepër nevojën që t'i mbështeten Zotit të tyre për çlirimin nga e keqja dhe për arritjen e fitores. Besimtarët i mbështeten vetëm Atij, dhe jo tek forca e tyre, që Ai t'u dhurojë fitoren. Ata vërtet japin maksimumin e tyre, por mbështetja dhe shpresa e zemrave të tyre lidhet vetëm me Allahun e Lartësuar, me forcën, pushtetin dhe suksesin e dhuruar prej Tij. Me këtë mbështetje të sinqertë, ata e meritojnë përkujdesjen e Allahut dhe suksesin e dhuruar prej Tij. Kështu largohen fatkeqësitë dhe kështu vjen çlirimi dhe mirësia.

Aal-i-Imraan 3:122Listen in Qur'an →
123

وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدْرٍۢ وَأَنتُمْ أَذِلَّةٌۭ ۖ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Perëndia u ka ndihmuar në Bedër, duke qenë ju të pafuqishëm – andaj druajuni Perëndisë, për të qenë falenderues, -

Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ju ishit të paktë në numër. -Kjo ishte një shprehje e bamirësisë së Allahut ndaj adhuruesve të Tij, por ajo ishte edhe një kujtesë shumë e rëndësishme për besimtarët, që ata të analizonin shkaqet e fitores dhe të humbjes. Allahu u rikujton atyre që Ai është i Plotpushtetshëm t'i ndihmojë dhe t'u dhurojë fitoren, edhe nëse janë të pakët në numër dhe të dobët në mjete ushtarake, sikurse veproi në luftën e Bedrit, ku Ai u dha fitoren, edhe pse armiku ishte i madh në numër dhe i përgatitur mirë ushtarakisht. Beteja e Bedrit ndodhi në vitin e dytë të hixhretit. Profeti (a.s.) doli nga Medina në krye të 320 e ca luftëtarëve. Me vete kishin vetëm 70 deve dhe dy kuaj. Në fakt, ata nuk dolën për luftë, por në kërkim të një karvani të kurejshve që do të kalonte në ato vise gjatë kthimit nga tregtia e Shamit. Kur idhujtarët e Mekës dëgjuan për synimin e Profetit (a.s.) drejt karvanit, ata u përgatitën mirë ushtarakisht dhe u nisën për të mbrojtur karvanin e tyre. Ishin më tepër se 1000 luftëtarë të armatosur plotësisht dhe një numër i madh kuajsh. Palët u takuan në një burim të quajtur Bedër, mes Mekës dhe Medinës. Aty u zhvillua dhe beteja e ashpër dhe e madhe, që mbahet mend në historinë e Islamit. Fitorja e dhuruar nga Allahu i Lartësuar ishte e jashtëzakonshme. Atje u vranë shtatëdhjetë vetë nga krerët dhe më trimat e idhujtarëve. Shtatëdhjetë të tjerë u kapën rob, ndërkohë që i gjithë kampi i tyre u rrethua nga muslimanët. Megjithatë, kjo ngjarje do të shtjellohet më tej në suren Enfal. Allahu i Lartësuar e sjell këtë ilustrim të suksesit të dhuruar prej Tij që ne të meditojmë rreth shkaqeve të fitores dhe ndihmës së Tij. Ai e ka bërë këtë, gjithashtu, që ne të ruhemi dhe të jemi mirënjohës për mirësitë e Tij, siç thotë më pas:Atëherë frikësojuni Zotit, për të treguar mirënjohje ndaj Tij! –Ata që mvishen me devotshmëri janë treguar falënderues dhe mirënjohës ndaj Zotit të tyre, ndërsa ata që i shpërfillin urdhrat dhe ndalesat e Tij nuk janë treguar falënderues dhe nuk mund të quhen mirënjohës ndaj Zotit të tyre.

Aal-i-Imraan 3:123Listen in Qur'an →
124

إِذْ تَقُولُ لِلْمُؤْمِنِينَ أَلَن يَكْفِيَكُمْ أَن يُمِدَّكُمْ رَبُّكُم بِثَلَٰثَةِ ءَالَٰفٍۢ مِّنَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ مُنزَلِينَ

kujtoje (o Muhammed!) atë kohë kur u thoshe besimtarëvet: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tremijë engjëj të dërguar?”

Ti u thoshe besimtarëve... –Këtu, Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit (a.s.) që t'u kujtojë besimtarëve momentin kur ai u jepte lajmin e mirë për ndihmën dhe fitoren e premtuar nga Allahu në luftën e Bedrit. Ja fjalët përgëzuese:"A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë melekë të zbritur(nga qielli)?"

Aal-i-Imraan 3:124Listen in Qur'an →
125

بَلَىٰٓ ۚ إِن تَصْبِرُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ وَيَأْتُوكُم مِّن فَوْرِهِمْ هَٰذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُم بِخَمْسَةِ ءَالَٰفٍۢ مِّنَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ مُسَوِّمِينَ

Po! Po! (Ju mjaftojnë). Nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, të shënuar me shenj të dalluar.

Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm,... –Kuptimi: Nëse ju realizoni shkaqet e ndihmës dhe të fitores prej Allahut, pra, nëse tregoni durim dhe devotshmëri, ju do të ndihmoheni me një tjetër kontigjent nga Zoti i gjithësisë:...edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar(për luftë). –Pesë mijë melekët e zbritur në atë betejë madhështore janë cilësuar si ‘museuuimîn’, domethënë të dalluar për guxim e trimëri. Kështu, Allahu i Lartësuar e kushtëzoi zbritjen e ndihmës së Tij dhe të fitores së muslimanëve me tri faktorë: 1. durimi; 2. devotshmëria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, duke kryer çdo urdhër dhe duke u larguar nga ndalesat, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Allahun; 3. ardhja e shpejtë e idhujtarëve për luftë kundër muslimanëve. Ndërsa për të dhuruar fitoren dhe për të shkatërruar kurthet e idhujtarëve dhe qafirëve, Allahu i Lartësuar na ka porositur që të plotësojmë dy kushte të rëndësishme, që u përmendën edhe më sipër: “Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak.” Pra, nëse tregohet durim dhe devotshmëri, kurthet e qafirëve dhe armiqve të Islamit nuk do t’i dëmtojnë aspak besimtarët.

Aal-i-Imraan 3:125Listen in Qur'an →
126

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ لَكُمْ وَلِتَطْمَئِنَّ قُلُوبُكُم بِهِۦ ۗ وَمَا ٱلنَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ

Perëndia e bëri këtë për t’ju sihariquar juve dhe për t’jua qetësuar zemrat. Se fitorja (ndihma) është vetëm nga Perëndia i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm,

Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. -Allahu i Madhëruar tregon se ndihmën madhështore me anë të melekëve Ai e dha për të sjellë gëzim dhe qetësi në zemrat e besimtarëve. Kjo ngjarje ishte, gjithashtu, një mësim i pashlyeshëm nga kujtesa për besimtarët, të cilëve, në këtë mënyrë, iu tha: Qetësia juaj mund të vijë si rezultat i masave të ndërmarra prej jush. Megjithatë, për të arritur fitoren mbi armikun, nuk duhet të mbështeteni në forcën tuaj apo në masat që keni marë. Ato thjesht mund të sjellin një lloj qetësie, por fitorja e vërtetë mund të vijë veçse nëse e lejon Allahu i Lartësuar, i Cili thotë më tej:Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. –Pra, ndihmën dhe fitoren e vërtetë mund ta japë veçse Allahu i Lartësuar për kë dëshiron Ai prej robërve të Tij. Nëse dëshiron Ai, ua jep fitoren atyre që janë përgatitur mirë për arritjen e fitores, sikurse ndodh zakonisht te njerëzit. Por nëse Ai dëshiron, mund t'ua dhurojë fitoren edhe atyre adhuruesve të Tij që janë të dobët e të pafuqishëm, për t’u qartësuar atyre se fitorja dhe ndihma është vetëm në dorën e Tij, për t'u treguar se Atij i takon pushteti dhe mbretërimi mbi gjithçka. Prandaj Allahu i Lartësuar përmend dy cilësi të Tij në këtë kontekst:1. Aziz – Ngadhënimtar, i Pamposhtur, domethënë asnjë krijesë nuk mund të dalë mbi Të, por të gjithë i janë nënshtruar madhështisë së Tij, sepse të gjithë janë nevojtarë për përkujdesjen e Ngadhënjimtarit, Sunduesit dhe të Madhërishmit.2. El Hakim - i Urtë, domethënë Ai që i vendos gjërat në vendin e tyre të duhur. Edhe në ato raste kur qafirët fitojnë mbi muslimanët, është pikërisht urtësia e Tij e madhe që e lejon një gjendje të tillë të përkohshme. Thotë i Lartësuari: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. Allahu nuk do ua humb veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre. Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja.”. [Muhamed 4 - 7].

Aal-i-Imraan 3:126Listen in Qur'an →
127

لِيَقْطَعَ طَرَفًۭا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَوْ يَكْبِتَهُمْ فَيَنقَلِبُوا۟ خَآئِبِينَ

që një turmë mohuesish t’i shkatërrojë apo t’i turpërojë e të kthehen ata të humbur.

Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe të kthehen pas të zhgëjyer. - Allahu i Lartësuar na tregon se ndihma e Tij për besimtarët vjen me dy objektiva:1. Për të rrënuar bazat ose shtyllat më të forta të qafirëve, duke i vrarë, robëruar apo duke nënshtruar dhe marrë pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë, forcohen muslimanët dhe dobësohen qafirët. Dihet, gjithashtu, që lufta e tyre kundër Islamit mbështetet te numri i forcave ushtarake, armatimi, pasuria dhe fuqia ekonomike dhe epërsia territoriale. Kësisoj, duke shkatërruar një pjesë të këtyre faktorëve që u përmendën, është shuar një pjesë e fuqisë së tyre kundër Islamit dhe muslimanëve.2. Objektivi i dytë është turpërimi i qafirëve dhe i synimeve të tyre kundër muslimanëve, duke i kthyer ata të poshtëruar, me gjithë forcën dhe potencialin e tyre të madh. Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për të goditur muslimanët, por Allahu i Lartësuar ua jep fitoren muslimanëve, për t’i kthyer qafirët të dëshpëruar dhe të dështuar në përpjekjet dhe pikësynimet e tyre.Nëse sheh realitetin, do të vëresh se ndihma e Allahut për besimtarët synon dy objektivat e lartpërmendura, pra: ose fitoren mbi ta, ose sprapsjen e tyre me poshtërim.

Aal-i-Imraan 3:127Listen in Qur'an →
128

لَيْسَ لَكَ مِنَ ٱلْأَمْرِ شَىْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذِّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَٰلِمُونَ

Ty (o Muhammed!) nuk të përket asgjë (lidhur me këtë çështje), se a do t’ua pranojë Ai (Perëndia) pendimin e atyre apo do t’i dënojë, se ata me të vërtetë janë zullumqarë.

Kur gjatë luftës së Uhudit ndodhi ajo që ndodhi dhe Allahu i Lartësuar deshi ta lartësonte gradën e Profetit të Tij, Muhamedi (a.s.) u sprovua tek njerëzit e dashur, madje u plagos rëndë në kokë dhe iu thyen disa dhëmbë. Në këtë gjendje, i gjakosur, ai filloi të mallkonte krerët e idhujtarëve si Ebu Sufjanin, Ibn Haibin, Safuan Ibn Umejen, Suhejl Ibn Amrin, Harith Ibn Hishamin e të tjerë. Ai thoshte nën zë: “E si mund të shpëtojë një popull që plagos Profetin e tij?!” Por Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete, që e ndaluan Profetin t’i mallkonte ata:Nuk është në dorën tënde, a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata, sepse, vërtet, ata janë keqbërës. –Kuptimi: E vetmja detyrë e jotja është përcjellja e qartë e mesazhit të Zotit. Detyra jote është vetëm edukimi dhe mësimi i krijesave. Ti duhet të kujdesesh që t'i udhëzosh krijesat të arrijnë çdo të mirë dhe të largohen nga të këqijat. Pas këtyre, çështja i takon vetëm Allahut të Lartësuar. Është Ai që administron çështjet e krijesave të Tij. Është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë e që jep suksesin për ta ndjekur atë dhe punuar sipas saj. Është Allahu që i lë në humbje ata që nuk meritojnë suksesin e dhënë prej Tij dhe mëshirën e Tij. Prandaj ti nuk duhet të lutesh kundër tyre dhe t'i mallkosh, sepse çështja e tyre është vetëm në dorën e Zotit të tyre. Nëse urtësia dhe mëshira e Zotit të tyre e ka përcaktuar që t’ua hapë zemrën për të pranuar Islamin, ata do të udhëzohen. Por nëse urtësia e Tij përcakton lënien e tyre në humbje dhe mohim, janë pikërisht ata, me padrejtësinë e tyre, shkaku i këtij përfundimi të hidhur dhe të frikshëm. Dhe, vërtet, disa prej tyre Allahu i Lartësuar i udhëzoi në Islam. Ky ajet tregon se përzgjedhja e Allahut dhe përcaktimi i Tij qëndrojnë mbi përzgjedhjen e robit dhe janë më të mira për të. Njeriu, sado gradë të lartë të ketë arritur, mund të zgjedhë dhe të gjykojë për diçka, por ndodh që diçka tjetër të jetë edhe më e dobishme dhe më e mirë se ajo që ai ka menduar. Nga ajeti kuptojmë se Profeti (a.s.) nuk ka patur asgjë në dorë për të falur apo udhëzuar ndonjë, apo për t'i sjellë ndokujt dëm apo dobi. Çdo gjë është në dorën e Zotit. Lind pyetja: Nëse për Profetin (a.s.) është ky gjykim, po për të tjerët çfarë mund të thuhet?! Sigurisht që të tjerët janë shumë herë më larg mundësisë për të sjellë dëm apo dobi. Ky ajet është një argument shumë i qartë dhe i fortë që hedh poshtë besimin e atyre që janë lidhur pas profetëve dhe njerëzve të mirë, me mendimin e gabuar se ata mund t'u sjellin dobi dhe t'i ruajnë nga të këqijat. Madje, kjo vepër e tyre konsiderohet si shirk në adhurim dhe si mangësi e të menduarit. Ata braktisin adhurimin e Allahut, në dorën e të Cilit është i gjithë pushteti, dhe i përkushtohen atyre që nuk kanë asnjë grimcë pushteti e mundësie për t'iu përgjigjur lutjeve dhe nevojave të lutësve. Kjo, pa dyshim, është një humbje dhe devijim shumë i qartë dhe i largët nga e vërteta. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe një detaj mjaft interesant. Kur Allahu i Lartësuar thotë se Ai mund t'u japë sukses për t'u penduar dhe t'ua pranojë pendimin, ia atribuon këtë dhunti Vetes së Tij. Pra, Allahu nuk përmend ndonjë shkak që mund ta bëjë robin …

Aal-i-Imraan 3:128Listen in Qur'an →
129

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Të Perëndisë janë gjithë ato çka gjenden në qiej dhe në Tokë! Ai falë kend të doje dhe e mundon kend të dojë. Se, Perëndia është falës e mëshirues.

Vetëm e Allahut është gjithçka që është në qiej e gjithçka që është në Tokë. –Pra, gjithçka në qiell dhe në tokë, melekë, njerëz, xhindë, kafshë, sende, trupa qiellorë etj., janë pronë e Allahut të Lartësuar. Ata janë të krijuar, të nënshtruar, të përulur dhe nevojtarë për përkujdesjen e Zotit të tyre. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorë të Zotit, ndërsa ata nuk kanë asnjë thërrmijë pushteti dhe pronësie në ndonjë pjesë të kësaj gjithësie. Duke qenë se çështja qëndron kështu, atëherë të gjithë krijesat janë të barabarta para mëshirës apo ndëshkimit të Tij:Ai fal atë që do... -Është Allahu që mëshiron atë që Ai do dhe ndëshkon atë që Ai do. Allahu fal atë që Ai do dhe i jep sukses që të udhëzohet dhe të pranojë fenë Islame. Duke e udhëzuar në këtë fe madhështore, Ai ia mbulon idhujtarinë e kryer para Islamit. Pastaj, me mëshirën e Tij, Allahu e udhëzon robin te veprat e mira dhe ia fal e mbulon gjynahet që bën.“...dhe e dënon atë që do. -Allahu ndëshkon atë që Ai dëshiron, duke e lënë të mbështetet në forcat e veta, në injorancë të thellë dhe në padrejtësinë e tij të skajshme. Nëse robi lihet në këtë gjendje të mjerë, sigurisht që do të kryejë vepra të poshtra dhe larg mëshirës së Zotit të tij. Por Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar këtë normë në bazë të urtësisë, dijes dhe drejtësisë së Tij, dhe po me urtësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai i ndëshkon ata për veprat e tyre të këqija. Pastaj, Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin duke përmendur dy emra të Tij të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ky është përgëzimi më i madh, që tregon se mëshira e Allahut është më e madhe se zemërimi i Tij. Falja e Tij është më e gjerë sesa kërkesa e llogarisë për çdo vepër të kryer. Duke iu referuar krijesave në përgjithësi, Allahu i Lartësuar na tregon se ka prej tyre të cilët Ai do t’i ndëshkojë. Por, megjithatë, Ai nuk e mbyll ajetin duke përmendur një emër të Tij që tregon mëshirë dhe falje dhe një emër tjetër të Tij që tregon ndëshkim të meritueshëm. Përkundrazi, Allahu e mbyll ajetin me dy emra të Tij që tregojnë vetëm falje dhe mëshirë të madhe. E pra, mirësia dhe mëshira e Allahut të Lartësuar janë shumë të mëdha. Ai i mëshiron krijesat e Tij aq shumë, saqë askush nuk mund ta përshkruajë dhe shpjegojë. Në fund, e lusim Allahun e Lartësuar që të na përfshijë edhe ne në mëshirën e Tij të pakufishme dhe të na fusë mes adhuruesve të Tij vepërmirë.

Aal-i-Imraan 3:129Listen in Qur'an →
130

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَأْكُلُوا۟ ٱلرِّبَوٰٓا۟ أَضْعَٰفًۭا مُّضَٰعَفَةًۭ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

O besimtarë! – mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kinie frikë Perëndinë, për të shpëtuar; -

Është përmendur shumë herë në këtë tefsir se adhuruesi duhet patjetër që t'i kushtojë rëndësi të madhe urdhrave dhe ndalesave të Allahut të Lartësuar, që kanë lidhje me Allahun vetë, por edhe me krijesat. Nëse Allahu i Lartësuar jep një urdhër të caktuar, adhuruesi ka detyrë parësore që ta njohë hollësisht dhe ta kuptojë mirë atë për të cilën urdhërohet. Pasi ta njohë dhe kuptojë mirë urdhrin, besimtari përpiqet maksimalisht dhe kërkon ndihmën e Allahut që ta plotësojë sa më mirë detyrimin. Përveç kësaj, ai përpiqet me të gjitha mënyrat që edhe të tjerët ta zbatojnë urdhrin e të Adhuruarit. Në të njëjtën mënyrë vepron besimtari edhe me ndalesat e përcaktuara nga Allahu i Lartësuar. Fillimisht, ai përpiqet që ta kuptojë qartë atë për të cilën ndalohet. Ai mundohet ta përkufizojë saktë të ndaluarën dhe përpiqet të kuptojë se çfarë bën pjesë në atë ndalesë, prej të cilës duhet të largohet në shenjë adhurimi për Allahun e Lartësuar. Besimtari nuk e tepron dhe të fusë në rrethin e të ndaluarave atë që nuk është e tillë, por edhe është i kujdesshëm që të mos neglizhojë asgjë që hyn tek të ndaluarat dhe të mos e konsiderojë si të tillë. Pas qartësimit, ai përpiqet që, jo vetëm ai, por edhe të tjerët të distancohen nga ato gjëra që i Adhuruari i ka ndaluar. Edhe kësaj here, ai kurrë nuk harron që të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen e plotë të të Adhuruarit, që ta ndihmojë dhe t'ia lehtësojë largimin nga haramet. Kështu duhet vepruar me të gjitha urdhrat dhe ndalesat e ligjëruara nga Allahu i Lartësuar. Asnjë nga ato nuk duhet neglizhuar. Këto ajete të mrekullueshme përmbajnë këshilla të çmuara dhe nxisin adhuruesit që t’i zbatojnë ato. Këtu përmendet edhe shpërblimi i njerëzve që përpiqen sinqerisht t'i zbatojnë porositë e Zotit të tyre. Ajetet përmbajnë edhe ndalesa nga disa vepra të këqija, duke i nxitur adhuruesit që të largohen prej tyre. Ndërfutja në historinë e Uhudit e ajeteve të mbushura me urdhra dhe ndalesa ka urtësinë e saj. Ndoshta qëllimi është pikërisht përforcimi i atyre mësimeve të vyera që Allahu i Lartësuar u dha besimtarëve në luftën e Uhudit. Sikurse u përmend më parë, Allahu i Lartësuar u premtoi adhuruesve të Tij të sinqertë se, nëse do të tregohen gjithmonë të duruar e të qëndrueshëm, nëse do të jenë të pajisur me devotshmëri dhe nëse do të kenë sistematikisht këto cilësi, Ai do t'i ndihmojë kundër armiqve të tyre dhe do t'u falë fitoren. Nëse ata i përmbushin porositë e Tij, Ai do t’i poshtërojë dhe shpartallojë armiqtë e tyre. Kështu, me sa duket, pas përmendjes së devotshmërisë, nëpërmjet së cilës zbret ndihma, suksesi, lumturia dhe mirësia nga Zoti, shpirtrat duan të dëgjojnë me shumë kureshtje se cilat janë ato cilësi kaq të mrekullueshme, që të bëjnë të jesh i devotshëm. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar përmend në vijim cilësitë më të rëndësishme të devotshmërisë. Nëse adhuruesi pajiset me to, atëherë ai duhet t’i ketë edhe cilësitë e tjera plotësuese, që nuk janë përmendur, por që janë pjesë e atyre të përmendurave. Për rëndësinë e madhe të devotshmërisë tregon fakti që Allahu i Lartësuar e ka përsëritur tri herë gjatë këtyre ajeteve porosinë për të qenë të devotshëm.O ju që keni besuar! -Dijeni se çdo ajet në Kur’ân …

Aal-i-Imraan 3:130Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.