Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 111–120 of 200

111

لَن يَضُرُّوكُمْ إِلَّآ أَذًۭى ۖ وَإِن يُقَٰتِلُوكُمْ يُوَلُّوكُمُ ٱلْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ

Ata, përveç shqetësimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë juve, ata do të kthejnë thembrat dhe pastaj nuk do të ndihmohen.

Ata nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm, përveç ndonjë shqetësimi të vogël. -Me kurthet e tyre, ata nuk do t’ia arrijnë kurrë që t’i dëmtojnë muslimanët, qoftë fizikisht apo fetarisht. E shumta që mund të arrijnë është thjesht lëndimi me fjalët e tyre. Nëse ata guxojnë që të fillojnë luftën kundër të dashurve të Allahut dhe të përzgjedhurve të tij, do të ndodhë sikurse e ka përshkruar i Madhëruari:Por, edhe në ju luftofshin, ata do të sprapsen prej jush dhe kurrë nuk do të ndihmohen. –Sa herë që të përpiqen të hapin luftë me besimtarët, do ta kthejnë shpinën të poshtëruar, dhe ky poshtërim do t’i ndjekë gjithmonë nga pas. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar asnjëherë, përkundrazi:

Aal-i-Imraan 3:111Listen in Qur'an →
112

ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوٓا۟ إِلَّا بِحَبْلٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَحَبْلٍۢ مِّنَ ٱلنَّاسِ وَبَآءُو بِغَضَبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلْمَسْكَنَةُ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا۟ وَّكَانُوا۟ يَعْتَدُونَ

Kudo që gjenden ata janë të kapluar nga poshtërsia, përpos atyre që janë mbështetur në vargonin e Perëndisë e të njerëzve; ata do të meritojnë pezmin e Perëndisë dhe do t’i kaplojë mjerimi, për shkak se mohuan dokumentet e Perëndisë, e pa kurrfarë të drejte, i mbytnin Pejgamberët; nuk u përulën dhe kaluan kufirin në të këqija.

Ata do të jenë të poshtëruar kudo që të gjenden,... –Pra, ata janë të poshtëruar në shpirtin e tyre. Ndërsa fjala “el meskeneh”tregon që edhe pamja e jashtme e tyre do të jetë e përvuajtur dhe e poshtëruar....veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut ose nëse hyjnë në besën e njerëzve. -Çifutët nuk do të mund të gjejnë kurrë stabilitet, përveçse në këto dy raste: Së pari, kur i mbron shteti Islam. Nëse ata paguajnë xhizjen në shtetin Islam, ata kanë të siguruar jetën, nderin dhe pasurinë e tyre. Ky është kuptimi i thënies së Allahut të Lartësuar: “il-lâ bi ĥablim-minell-llâhi”veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut. Mundësia e dytë për ta që të gjejnë stabilitet dhe qetësi është pakti që mund të bëjnë me të krishterët. Edhe në këtë rast ata mund ta arrijnë qëllimin e tyre, por, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Ata kanë shkaktuar kundër vetes zemërimin e Allahut dhe do t'i kaplojë mjerimi. –Pra, ata meritojnë zemërimin e Allahut të Lartësuar, dhe ky është ndëshkimi më i rëndë për ta. Shkakun e këtij ndëshkimi, Allahu i Lartësuar e tregon në vijim:Kjo, për shkak se ata kanë mohuar argumentet e Allahut... –Pra, ata mohojnë ajetet e Allahut, të cilat Ai ia shpalli Profetit të mëshirës, Muhamedit (a.s.). Ata mohojnë Librin e ndritur, Kur’ânin, që përmban të vërtetën e padiskutueshme dhe që është i vetmi burim dhe ushqyes i imanit. Këtë gjë e bëjnë të nxitur nga urrejtja dhe armiqësia, të cilat kanë pushtuar zemrat e tyre....dhe kanë vrarë profetët pa kurëfarë të drejte. Ata kanë qenë të pabindur dhe i kanë tejkaluar kufijtë me armiqësi. –Me profetët, të cilët i sollën njerëzimit mirësinë më të madhe prej Zotit, ata u sollën në mënyrën më brutale e më kriminale të mundshme, pra, duke i vrarë ata. A ka ndonjë krim më të madh se ky?! Gjithçka qe pasojë e armiqësisë, poshtërsisë dhe mosbindjes së tyre.

Aal-i-Imraan 3:112Listen in Qur'an →
113

۞ لَيْسُوا۟ سَوَآءًۭ ۗ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ أُمَّةٌۭ قَآئِمَةٌۭ يَتْلُونَ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ ءَانَآءَ ٱلَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ

Ata nuk janë të njëjtë. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë versetet e Librit të Perëndisë dhe bëjnë namaz.

Pasi na përshkroi shumë qartë gjendjen e shumicës së ithtarëve të Librit, të cilët janë jashtë rrugës së drejtë, dhe pasi na foli për veprat e tyre të këqija dhe ndëshkimet që ata meritojnë, Allahu i Lartësuar vijon të na tregojë edhe për një pjesë shumë të vogël mes tyre, të cilët janë të udhëzuar drejt. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përshkruan veprat që kryen ky grup i shpëtuar dhe shpërblimin që i pret ata. Kështu, Ai thotë:Jo të gjithë prej tyre janë njëlloj. –Kuptimi: Ata të grupit të parë, që ishin të pabindur ndaj Zotit dhe profetëve të Tij dhe që bënin ato vepra aq të këqija, kurrsesi nuk mund të jenë të njëjtë me disa të tjerë, që janë një grup i dytë me disa cilësi të tjera, që Allahu i Lartësuar do t’i përmendë në vazhdim:Disa nga ithtarët e Librit i qëndrojnë besnikë të vërtetës -Këtë grup prej ithtarëve të Librit, të vetmit të shpëtuar prej tyre, Allahu i Lartësuar i cilëson si: “ķâimetun”, pra, të patundur nga rruga e drejtë e Zotit të tyre. Ata janë të përqendruar në zbatimin e fesë së Zotit. Ata janë të kujdesshëm për zbatimin e urdhrit më të madh për adhurimin e Zotit të tyre, për faljen e namazit.duke lexuar ajetet e Librit të Allahut(Kur'anin)gjatë natës dhe bien në sexhde(duke u lutur). -I tillë është namazi i tyre i natës. Ata e zgjasin namazin për Allahun e Lartësuar, duke lexuar ajetet e Kur’ânit dhe duke u përulur në ruku dhe në sexhde.

Aal-i-Imraan 3:113Listen in Qur'an →
114

يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُسَٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ وَأُو۟لَٰٓئِكَ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Ata besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe insistojnë për vepra të mira, e të pengohen nga ato të shëmtuarat dhe prijnë kah e mira. Këta janë ndër të mirët.

Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit,... -Ata e besojnë Allahun ashtu sikurse besimtarët e vërtetë. Ata i besojnë të gjithë profetët dhe shpalljet që Allahu u zbriti atyre. Allahu i Lartësuar e ka veçuar besimin e tyre rreth Ditës së Gjykimit, sepse është pikërisht ky besim që i nxit besimtarët të afrohen tek Zoti i tyre me fjalë e vepra të mira. Ajo është dita e shpërblimit apo e shpagimit me drejtësi për veprat e bëra në këtë jetë. Ajo ditë e nxit besimtarin që të zbatojë çdo urdhër për të cilin do të shpërblehet dhe t’i largohet çdo ndalese, që t’i ruhet kërcënimit të të Drejtit....këshillojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja... -Pasi e kanë plotësuar veten me besim të sinqertë ndaj Allahut dhe Profetit të mëshirës, besim ky i cili përmirëson edhe veprat e tyre, ata përpiqen për të ftuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Ata urdhërojnë për çdo vepër të mirë dhe ndalojnë nga çdo vepër e keqe. Ata nxisin edhe të tjerët prej ithtarëve të Librit që ta besojnë Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar i cilëson ata si njerëz me vullnet dhe ambicie të larta:...dhe garojnë për vepra të mira. –Pra, ata nxitojnë që të kryejnë çdo vepër të mirë që Allahu dhe Profeti i Tij i urdhëron. Ata nuk e vonojnë aspak çdo punë të mirë që i afron tek Zoti. Ata shfrytëzojnë çdo rrugë, mënyrë dhe kohë për të kryer adhurime ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo etje e tyre për të kryer vepra të mira e ka një shkak: ata e dëshirojnë shumë shpërblimin dhe dashurinë e Allahut për ta. Ata janë shumë të vetëdijshëm për mirësitë që sjell adhurimi i Allahut dhe bindja ndaj Tij, e pikërisht ata i quan Allahu i Lartësuar si “ŝâliĥîn”- të mirë:Ata janë prej të mirëve. -Dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuari do t’i përfshijë ŝâliĥîn-ët në mëshirën e Tij dhe do t’i trajtojë ata me butësinë dhe faljen e Tij të gjerë. Ai do t’i nderojë duke u dhuruar nga mirësitë e Tij të mrekullueshme. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se asnjë vepër e tyre nuk do të shpërfillet, e vogël apo e madhe qoftë ajo, por do të shpërblehet me formën më të mirë:

Aal-i-Imraan 3:114Listen in Qur'an →
115

وَمَا يَفْعَلُوا۟ مِنْ خَيْرٍۢ فَلَن يُكْفَرُوهُ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلْمُتَّقِينَ

Çfarëdo të mire që punoni nuk do t’ju mohohet (për atë do të shpërbleheni). Perëndia i di mirë ata që ruhen nga të këqijat.

Çfarëdo e mire që ata bëjnë, nuk do t’u mohohet. –Pra, kurrë nuk do të shpërfillet apo të lihet pa shpërblim, por do t’i jepet shpërblimi më bujar. Dihet shumë mirë që masa e shpërblimit është në varësi të devotshmërisë dhe qëllimit të robit, prandaj Allahu i Lartësuar u rikujton njerëzve që të nxitojnë të futen në mëshirën e Tij. Kjo është shumë e rëndësishme për pranimin e veprave dhe për shpërblimin e tyre.Allahu i di mirë të devotshmit. –Pra, Ai i di se cilët janë ata që meritojnë emrin “mutteķîn” – të devotshëm. Ai e di kush i ruhet ndëshkimit dhe zemërimit të Tij, duke zbatuar porositë e Tij dhe të Profetit (a.s.). Vetëm këtyre Allahu do t’u pranojë veprat e mira dhe do t’ua shpërblejë ato, sikurse thotë Ai në suren Maide: “Pa dyshim, Allahu i pranon veprat e mira veçse prej të devotshmëve.”

Aal-i-Imraan 3:115Listen in Qur'an →
116

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَن تُغْنِىَ عَنْهُمْ أَمْوَٰلُهُمْ وَلَآ أَوْلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۖ وَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ ۚ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Ata që nuk besojnë, nuk do t’i mbrojë nga dënimi i Perëndisë as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, asgjë. Ata jën banorët e skëterrës ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

S’ka dyshim se atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi tek Allahu as pasuria e as fëmijët e tyre. -Allahu i Lartësuar na tregon se qafirëve nuk do t’u vlejnë aspak as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Fëmijët dhe pasuria nuk mund ta largojnë ndëshkimin e Allahut dhe as afrojnë shpërblimin e Tij, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk janë ata që ju afrojnë tek Ne. I afruar është vetëm ai që beson dhe bën vepra të mira. Të tillët do të shpërblehen shumëfish për veprat që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në dhoma të larta.” [Sebe, 37]. Madje, pasuritë dhe fëmijët e qafirëve do të jenë shkak që ata të hyjnë në Zjarr, do të jenë argument kundër tyre dhe për to do të merren në përgjegjësi. Ato janë mirësi të mëdha, me të cilat njeriu testohet: a do të jetë mirënjohës apo jo. Nëse nuk tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të tyre, ai do të mbajë përgjegjësi Ditën e Gjykimit, siç thotë i Lartësuari: “Pastaj, atë ditë do të pyeteni për të mirat...”. [Tekathur 5] Më tej, i Lartësuari thotë:Ata do të jenë banorë të Zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë. –Kjo do të ndodhë për shkak të mohimit të Zotit dhe mosmirënjohjes ndaj Tij.

Aal-i-Imraan 3:116Listen in Qur'an →
117

مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِى هَٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَثَلِ رِيحٍۢ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتْ حَرْثَ قَوْمٍۢ ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَأَهْلَكَتْهُ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَٰكِنْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Ate, që japin ata (mohuesit) në jetën e kësaj bote, i përngjanë frymës së akulltë, e cila goditë të lashtat e ndonjë populli që i kanë bërë dëm vetes (me mëkate), e ua zhdukë të lashtat. Perëndia nuk u ka bërë dëm atyre, por ata i kanë bërë dëm vetes.

Gjithçka që ata(jobesimtarët)shpenzojnë në këtë jetë(kundër të vërtetës), është si një furtunë e acartë, e cila godet e shkatërron të mbjellat e një populli që e ka dëmtuar vetveten me padrejtësitë e tij. -Këtu tregohet se si është shembulli i pasurisë që qafirët e shpenzojnë për të penguar njerëzit nga rruga e Zotit dhe nëpërmjet të cilës kërkojnë të shuajnë dritën e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon se përpjekjet e tyre do të shkojnë kot, pa ia arritur qëllimit, ashtu sikurse ndodh me dikë që mbjell një arë dhe shpreson shumë të arrijë prodhime të larta, por në momentin që ai pret frytet aq shumë të ëndërruara, vjen një stuhi me erë të fortë dhe të acartë. Kjo “furtunë” u shkakton të padrejtëve veçse lodhje të kotë dhe dëshpërim të madh. E tillë është, pra, edhe gjendja e mohuesve të Zotit. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem.” [Enfalë 36]. Ose: “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë). Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim (të qartë) e fe të vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse (këtë)e urrejnë idhujtarët.” [Teube 32, 33].Allahu nuk u bën padrejtësi atyre, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së vet. -Kur ata mohojnë dhe nuk pranojnë t’u binden librave të Zotit, kur refuzojnë të binden dhe të pasojnë profetët e Tij, kur punojnë dhe përpiqen për të shuar dritën e Allahut, ata dëshmojnë se janë mosmirënjohës dhe dëmtues të vetvetes. Me këtë sjellje, ata i shkatërrojnë dhe asgjësojnë të gjitha veprat e tyre. Pastaj thotë i Lartësuari:

Aal-i-Imraan 3:117Listen in Qur'an →
118

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوا۟ بِطَانَةًۭ مِّن دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًۭا وَدُّوا۟ مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتِ ٱلْبَغْضَآءُ مِنْ أَفْوَٰهِهِمْ وَمَا تُخْفِى صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلْءَايَٰتِ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ

O besimtarë! Mos zgjidhni për miq në mesin e të tjerëve, të cilët nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë dëmin tuaj. Urrejtja është shfaqur prej gojës së tyre, e atë që e fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Na, ju shpjeguam versetet (ajetet), nëse mendoni ju.

O ju që keni besuar! Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon. -Allahu i Lartësuar na ndalon që të bëjmë si miq të ngushtë dhe të afërt të tjerë veç muslimanëve. Nuk u lejohet muslimanëve që të miqësohen dhe afrohen me jomuslimanët, qofshin ata idhujtarë, ithtarë të Librit apo të tjerë, deri në atë gradë sa t’u besojnë atyre sekretet e veta. Nuk lejohet që atyre t’u lihen në dorë vepra të ndryshme që lidhen me çështjen islame. E si mund t’u besosh atyre çështje të tilla të rëndësishme, kur Allahu i Lartësuar thotë se ata nuk dëshirojnë kurrë të mirën dhe përparimin tonë, madje gjithmonë dëshirojnë gjithçka që ne na dëmton?! Allahu thotë se: “...ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj”. Pra, ata janë aq të angazhuar që t’ju dëmtojnë, saqë nuk lejojnë t’u shpëtojë asnjë rast që u jepet për t’ju dëmtuar. Ata janë të papërtuar në çdo punë që ju shkakton dëmtime dhe gjithmonë ndihmojnë armiqtë tuaj kundër jush. E si mund t’u besosh të tillëve sekretet e tua dhe veprat e tjera më të rëndësishme?! Allahu i Lartësuar i përshkruan ata me një cilësi mjaft të ulët:Urrejtja kundër jush shfaqet nga goja e tyre, por ajo që fshehin në gjoksin e tyre është edhe më e madhe. –Kuptimi: Zemrat e tyre janë aq të mbushura me armiqësi dhe urrejtje kundër jush, saqë kjo shfaqet edhe në fjalët që thonë me gojën e tyre. Megjithatë, ajo çfarë ata e mbajnë të fshehur në gjoks është edhe më e madhe sesa ajo që shprehin me fjalë.Ne, pa dyshim, jua kemi sqaruar argumentet, që ju t’i kuptoni. -Allahu i Lartësuar na i qartëson dispozitat e Tij, të cilat ruajnë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit tonë. Dispozitat e Allahut i ruajnë të paprekshme mirësitë e muslimanit, qofshin ato mirësi të kësaj bote qofshin mirësi që lidhen me fenë dhe jetën tjetër. Këto dispozita, Allahu i Lartësuar i ka shpallur që ne t’i kuptojmë, dhe jo që t’i lëmë mënjanë dhe t'i shpërfillim. Ai i ka shpallur dispozitat e Tij që ne, në fillim, t’i kuptojmë e të meditojmë rreth tyre, dhe pastaj të jemi në gjendje të dallojmë të mirën nga e keqja, mikun nga armiku, kujt t’i besojmë e kujt jo, sepse jo çdokujt lejohet t'i besosh për çështjet e tua të rëndësishme. Nëse muslimani është i detyruar që të jetojë mes mohuesve dhe idhujtarëve, nuk lejohet t’u hapet atyre për çështjet e tij të brendshme, edhe nëse ata shfaqen sikur janë miqtë e tij më të ngushtë. Për t’i paralajmëruar besimtarët rreth rrezikut të këtij veprimi, Allahu i Lartësuar tregon disa detaje rreth këtyre armiqve të poshtër dhe tinzarë. Ai thotë:

Aal-i-Imraan 3:118Listen in Qur'an →
119

هَٰٓأَنتُمْ أُو۟لَآءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلَا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِٱلْكِتَٰبِ كُلِّهِۦ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوْا۟ عَضُّوا۟ عَلَيْكُمُ ٱلْأَنَامِلَ مِنَ ٱلْغَيْظِ ۚ قُلْ مُوتُوا۟ بِغَيْظِكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Ju jeni asi njerëzish që i doni ata, por ata nuk ju duan juve! Dhe ju u besoni të gjitha libravet. Kur ata ju takojnë juve, thonë: “Na besojmë”, e kur të mbeten vetëm, nga pezmatimi ndaj jush, ata i kafshojnë majet e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Vdisni me pezmatimin tuaj. Se Perëndia me të vërtetë di ç’keni në zemrat tuaja”.

Ja, ju i doni ata, ndërsa ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjitha librat(kurse ata jo). –Kuptimi: Ju, me pastërtinë tuaj, tregoni mëshirë dhe dashuri për ta, ndërsa ata kurrë nuk mund t’ju duan. Ju i besoni të gjithë librat e shpallur nga Zoti, ndërsa ata nuk e besojnë dhe nuk e respektojnë Librin e zbritur nga Zoti juaj, edhe nëse shfaqen se e besojnë atë para jush.Kur ata ju takojnë, thonë: “Ne kemi besuar.” Por kur veçohen, ata kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi kundër jush. –Kuptimi: Ata janë aq të poshtër, saqë para jush shtiren sikur e besojnë Shpalljen tuaj, por kur veçohen me njëri-tjetrin, nga marazi dhe urrejtja e madhe për ju, ata kafshojnë mollëzat e gishtërinjve.Thuaju: “Vdisni me mllefin tuaj!” Allahu e di shumë mirë se çfarë mbajnë ata në zemrat e tyre. -Ky ishte një përgëzim për besimtarët: çdokush që do të mundohet t'i dëmtojë ata, do t’ia bëjë të keqen vetes së tij. Kështu, kuptimi i ajetit është: Me marazin që ata kanë në shpirtin e tyre, kurrë nuk do të jenë në gjendje që t’ju dëmtojnë ju. Mllefi i tyre do të vazhdojë gjithmonë t'i trazojë dhe torturojë zemrat e tyre, derisa t’u vijë vdekja e hidhur, dhe pastaj të kalojnë për të vuajtur të plotë edhe ndëshkimin e përjetshëm të ahiretit.

Aal-i-Imraan 3:119Listen in Qur'an →
120

إِن تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌۭ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌۭ يَفْرَحُوا۟ بِهَا ۖ وَإِن تَصْبِرُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا ۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌۭ

Nëse juve u vjen ndonjë e mirë, at ai brengosë ajo, e nëse juve u gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Nëse ju duroni dhe ruheni nga mëkatet, dhelpëritë e tyre nuk mund të ju dëmtojnë asgjë. Se Perëndia ngërthen (në dijeninë e Tij) çdo gjë që punojnë ata.

Nëse ju gëzoni ndonjë të mirë, kjo i dëshpëron ata, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për këtë. -Nëse besimtarëve u zbret ndonjë e mirë, siç janë fitoret kundër armiqve apo suksese të tjera në jetë, ata trishtohen. Ndërsa kur ndodh e kundërta, ata gëzohen. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na mëson diçka shumë të rëndësishme :Po në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak. Allahu përfshin me dijen dhe pushtetin e Tij gjithçka që ata punojnë. –Pra, nëse ne do të bëjmë përpjekjet tona, për të cilat Allahu ka premtuar fitoren dhe suksesin, ne do të jemi të sigurt prej kurtheve të tyre. Por cilat janë ato shkaqe për të cilat Zoti ka premtuar fitoren dhe suksesin?! Ato janë durimi dhe devotshmëria. Pra, nëse jemi të durueshëm dhe nëse kemi devotshmëri, kurthet e tyre nuk do të na dëmtojnë aspak, përkundrazi, ato do të godasin vetë thurësit e tyre.

Aal-i-Imraan 3:120Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.