Muslim99Muslim99
← Tafsir library

3. Aal-i-Imraan

The Family of Imraan · Medinan · 200 ayahs

سُورَةُ آلِ عِمۡرَانَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 200

101

وَكَيْفَ تَكْفُرُونَ وَأَنتُمْ تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ وَفِيكُمْ رَسُولُهُۥ ۗ وَمَن يَعْتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدْ هُدِىَ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ

E si mund të mohoni kur juve u lexohen versetet e Perëndisë dhe në mesin tuaj është Pejgamberi i Tij?! E kush mbahet fortë me Perëndinë (Kur’anin), ai është i drejtuar në udhë të mbarë.

Si mund të mos besoni, kur juve po ju lexohen ajetet e Allahut, dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?! -Profeti (a.s.) ju lexon juve ajetet e udhëzimet e Zotit tuaj vazhdimisht dhe është ende mes jush. Ajetet e sjella prej Tij janë shumë të qarta, prandaj duhet t’i besoni ato. Ju duhet, gjithashtu, të zbatoni çdo mësim të nxjerrë prej tyre. Nëpërmjet udhëzimit dhe dritës së sjellë prej Profetit tuaj nga Zoti i gjithësisë, ju keni marrë dijen e sigurt, që nuk pranon asnjë lloj dyshimi në asnjë aspekt të saj. Origjinalitetin dhe sigurinë e këtij udhëzimi e shton edhe më shumë fakti që transmetuesi dhe qartësuesi i saj është më i miri i krijesave dhe më i dituri i tyre rreth Zotit të gjithësisë, si edhe më oratori dhe më i afti mes tyre në qartësimin e çështjeve. Ai është vërtet njeriu më i butë, më i dashur dhe më i mëshirshëm me besimtarët, që e dëshiron udhëzimin dhe të mirën e adhuruesve të Zotit më shumë se çdo krijesë tjetër. Ai përpiqet me çdo mënyrë për të qartësuar dhe për të udhëzuar krijesat drejt adhurimit të Zotit të tyre. Paqja, mëshira dhe gjithë begatitë e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s.)! Me të vërtetë, ai i dha njerëzimit këshillën më të qartë dhe e përcolli mesazhin e Zotit të tij te njerëzit me mënyrën më të bukur dhe më të ëmbël. Pas qartësimit të tij të plotë, nuk mbeti më vend për asnjë që të flasë dhe të kundërshtojë, ndërsa kërkuesve të rrugës së mirësisë nuk u mbeti gjë pa iu treguar dhe pa iu shpjeguar.E kush i përmbahet fesë së Allahut, ai është udhëzuar në rrugën e drejtë. -Allahu i Lartësuar na mëson të përdorim këto armë të mrekullueshme, që të ruajmë besimin dhe udhëzimin e drejtë. Çdokush që kërkon ndihmë, strehim dhe mbrojtje tek Allahu i Lartësuar, çdokush që i mbështetet plotësisht të Plotpushtetshmit, çdokush që kërkon mbrojtje nga çdo e keqe tek i Plotfuqishmi dhe i Mëshirshmi, pa dyshim që është i udhëzuar në rrugën e drejtë. Mundësia më e madhe që ka njeriu për të arritur qëllimet e tij është pajisja me këto dy armë të mrekullueshme:1. Mbështjetja e plotë tek Allahu i Lartësuar, duke e kërkuar ndihmën, mbrojtjen dhe suksesin prej Tij.2. Ndjekja e përpiktë e Profetit (a.s.) në fjalët, veprat dhe në të gjitha gjendjet e tij.

Aal-i-Imraan 3:101Listen in Qur'an →
102

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِۦ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

O besimtarë! – druajuni Perëndisë ashtu si duhet t’i druani dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë! -Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar besimtarëve, që ata t’i frikësohen dhe ta respektojnë Atë me një devotshmëri (taķuâ) të vërtetë. Ai i këshillon ata që të jenë të vazhdueshëm në këtë rrugë dhe të jenë të përqendruar në ruajtjen e kufijve të Tij deri në vdekje, sepse çdokush që jeton në një gjendje të caktuar, do të vdesë po në atë gjendje. Për shembull, një njeri që në kohën e rinisë, fuqisë dhe shëndetit të plotë tregon devotshmëri të vazhdueshme ndaj Zotit të tij, duke iu bindur urdhrave të Tij dhe duke u kthyer gjithmonë tek Ai për gjithçka e në çdo gjendje, pa dyshim që Allahu i Lartësuar ka për ta forcuar atë në momentin e vdekjes dhe ka për t’ia mundësuar atij një mbyllje të mirë. Por çfarë do të thotë që t’i frikësohesh Zotit me një devotshmëri të vërtetë?! Ibn Mesudi shpjegon: “Kjo do të thotë që t’i bindesh Allahut dhe të mos e kundërshtosh Atë, ta përkujtosh dhe të mos e harrosh Atë, ta falënderosh e të mos e mohosh Atë.”Ky ajet flet për devotshmërinë, që Allahu i Lartësuar e meriton t’ia përkushtosh. Ndërsa për sa i përket masës së devotshmërisë që adhuruesi e ka të detyrueshme ta ketë, atë e sqaron ajeti tjetër kur’ânor, që thotë: “Kini taķuâ ndaj Allahut aq sa të mundeni!” Për taķuâ-n ka shumë shpjegime, që janë të lidhura me veprat e zemrës dhe të gjymtyrëve, por më bukur i përmbledh përkufizimi se: “Taķuâ është kryerja e urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij.” Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët për diçka, që është një ndihmë e domosdoshme për të ruajtur devotshmërinë. Kështu, devotshmëria e tyre do të jetë gjithmonë e paluhatshme nëse ata i përmbahen kësaj këshille të Zotit të tyre:

Aal-i-Imraan 3:102Listen in Qur'an →
103

وَٱعْتَصِمُوا۟ بِحَبْلِ ٱللَّهِ جَمِيعًۭا وَلَا تَفَرَّقُوا۟ ۚ وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَآءًۭ فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِۦٓ إِخْوَٰنًۭا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍۢ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

Dhe të gjithë ju mbahuni fortë për litarin e Perëndisë (Kur’anin) dhe mos u shpartalloni. Dhe kujtonie dhuntinë e Perëndisë (që u është dhënë) juve; kur ishit në armiqësi, e u japtoi zemrat tuaja e në saje të dhuntisë së Tij u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës e skëterrës, ndërsa Ai ju shpëtoi juve nga ajo. Kështu Perëndia ua shpjegon versetet e veta për t’u drjtuar ju në udhën e drejtë.

Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit”(fesë)të Allahut e mos u përçani! –Pra, i Lartësuari na urdhëron që të mblidhemi të gjithë rreth fesë së Tij, duke zbatuar porositë dhe udhëzimet e Tij. Ne duhet të njësojmë radhët tona, duke u bashkuar dhe duke iu larguar përçarjes mes nesh. Nëse ndjekim udhëzimet dhe fenë e Zotit të gjithësisë dhe nëse ndihmojmë e mbështesim njëri-tjetrin, sigurisht që do të rregullohen çështjet e dynjasë dhe të fesë tonë. Suksesi i shumë çështjeve është i lidhur ngushtë me bashkimin e zemrave të këtij umeti. Për t’i qëndruar sfidave të kësaj bote, është e domosdoshme që ne të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të kryer vepra të mira dhe për devotshmëri ndaj Zotit. Vetëm duke mbështetur dhe mbajtur njëri-tjetrin mund të ecim të sigurt dhe të bëjmë hapa të mëdha në rrugën e Zotit. Por nëse përçahemi dhe braktisim njëri-tjetrin, duke shfaqur armiqësi dhe urrejtje, atëherë çdokush do të punojë sipas qejfit dhe, sigurisht, sistemi ynë do të shkatërrohet. Kështu do të jemi të pafuqishëm në përballjen me armiqtë tanë, që janë aq të shumtë dhe të pamëshirshëm. Pastaj Allahu i Lartësuar u përkujton besimtarëve mirësinë e Tij ndaj tyre dhe i urdhëron ata që gjithmonë ta përmendin dhe ta çmojnë këtë mirësi të mrekullueshme që u ka dhurar:Dhe kujtojeni(me mirënjohje)mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri-tjetrin e Ai i bashkoi zemrat tuaja,... –Kuptimi: Dikur, ju vrisnit dhe plaçkisnit njëri-tjetrin. Brenda fiseve, qyteteve e fshatrave tuaja kishte luftëra të ashpra e të përhershme. Vërtet, ju ishit në një gjendje tepër të rëndë para shfaqjes së Profetit të mëshirës. Pasi Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin tek ju, Ai ju dha sukses që ta besoni dhe të bashkoheni të gjithë rreth Islamit, rreth fesë së paqes. Kështu, ju u bëtë si një trup i vetëm, që e doni dhe e ndihmoni njëri-tjetrin. Më pas, thotë i Lartësuari:...dhe kështu, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. -Mirësia e Tij është besimi. Pra, me mirësinë e Zotit tuaj, ju u bëtë vëllezër për hir të Tij dhe të bashkuar, sikur të kishit një zemër të vetme.Ju ishit buzë Gropës së Zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej saj. -Me gjendjen tuaj para besimit, ju ishit gati për të rënë në zjarrin e Xhehenemit. Asgjë nuk qëndronte mes jush dhe Xhehenemit, veçse vdekja. Pra, nëse do të vdisnit në atë gjendje, pa besim dhe me armiqësi me njëri-tjetrin, ju do të hynit pashmangshmërisht në Zjarr. Porse Allahu i Lartësuar ju shpëtoi prej Zjarrit, duke ju dhënë sukses që të besoni dhe të pasoni udhëzimin e qartë dhe të sigurt, të sjellë nëpërmjet Muhamedit (a.s).Kështu jua sqaron Allahu Argumentet e Veta, që ju ta gjeni udhëzimin e sigurt. –Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua sqaron juve të vërtetën nga e gabuara, udhëzimin e drejtë nga rruga e shtrembër, me argumente të kuptueshme, që ju të gjeni rrugën dhe ta shihni qartë atë. Allahu i Lartësuar na i qartëson të vërtetën, që ne ta njohim atë, të krijojmë siguri të plotë rreth saj dhe të punojmë me sinqeritet për ta kënaqur Atë, Zotin tonë, sipas ligjeve të Tij. Ky ajet tregon se Allahu i Lartësuar e dëshiron dhe kënaqet që adhuruesit e Tij të kujtojnë dhe t’i përmendin me zemër dhe me fjalë mirësitë që Ai u ka dhuruar. Duke …

Aal-i-Imraan 3:103Listen in Qur'an →
104

وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌۭ يَدْعُونَ إِلَى ٱلْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ ۚ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Le të bëhet një grup prej jush që do të thërrasë në të mirë, e që të urdhërojë vepra të bukura e të ndalojë prej të shëmtuaravet! E, ata njerëz do të jenë të shpëtuar.

Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira!... -Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve të cilëve u bëri mirësi, duke i udhëzuar që të kapen fort pas “litarit” të Tij, dhe i nxit që një grup prej tyre të ftojnë njerëzit tek e mira. “E mira” është një nocion që përfshin të gjitha ato fjalë dhe vepra që të afrojnë tek Allahu dhe të largojnë e të ruajnë prej zemërimit të Tij....që urdhëron për vepra të mira dhe që ndalon nga e keqja -Ata duhet të urdhërojnë për të mirën, që ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë e pranon si të tillë, dhe të ndalojnë nga e keqja, e cila është konsideruar si e tillë përsëri nga ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë. Kjo, pra, është një nxitje nga Allahu i Lartësuar që një grup besimtarësh të marrin përsipër përgjegjësinë e thirrjes së njerëzve në rrugën e Tij dhe të sqarimit të kësaj feje madhështore. Te ky grup futen disa kategori të përzgjedhurish, si:- Dijetarët, që u mësojnë njerëzve fenë e Zotit. Hatibët dhe vaizët, të cilët, me stilin e tyre të lartë të ligjërimit, i ftojnë njerëzit e të gjitha feve që të pranojnë Islamin. Ata ftojnë, gjithashtu, të devijuarit dhe të larguarit nga rruga e drejtë, që t’i kthehen asaj rruge dhe të përqendrohen në rrugën e shpëtimit.- Luftëtarët në rrugën e Allahut, që luftojnë për t'u lartësuar feja e Tij.- Çdokush që kujdeset për njerëzit, duke i kontrolluar dhe duke i nxitur ata që të jenë të rregullt me ritet e Islamit, si me namazin, zekatin, agjërimin, haxhin etj.- Çdokush që këshillon njerëzit për të peshuar e matur drejt, për t’ju larguar mashtrimeve dhe padrejtësive të ndryshme në tregti apo në fusha të tjera të marrëdhënieve ndërnjerëzore.Thirrja në rrugën e Zotit është përgjegjësi e të gjithë umetit, derisa një grup prej tyre ta kryejë një gjë të tillë; vetëm atëherë hiqet përgjegjësia nga të tjerët. Kjo duket nga fjala e Allahut: “Le të dalë nga ju një grup...”. Dihet mirë se urdhri për të realizuar një objektiv është urdhër edhe për çdo gjë tjetër pa të cilën ai objektiv nuk mund të arrihet. Kështu, është detyrë që gjithmonë një grup besimtarësh të përpiqen që të mundësojnë dhe të krijojnë mënyrat dhe mjetet pa të cilat nuk mund të arrihet objektivi i mësipërm, që është thirrja në rrugën e Allahut. Ndër to, mund të përmendim:- Përgatitjen për xhihad me të gjitha format e saj, nëpërmjet të cilave arrihet qëllimi i xhihadit dhe kryerja e tij.- Mësimi i dijes së dobishme, pa të cilën nuk mund të mendohet ftesa e të tjerëve në veprat e mira. Është detyrë, gjithashtu, që të krijohen mjetet dhe mundësitë për kryerjen e një detyre të tillë, për shembull, duke ndërtuar shkolla, ku të studiohet dhe të përhapet e vërteta dhe dija e dobishme.- Është detyrë e popullit, gjithashtu, që të ndihmojë udhëheqësit dhe punonjësit e shtetit që të zbatojnë ligjin dhe drejtësinë. Ndihma e tyre ndaj shtetit mund të bëhet me fjalë, me vepra, me mbështetje financiare etj.; pra, me çdo lloj mënyre për të cilën shteti i drejtë, që gjykon me ligjin e Zotit, ka nevojë.Për sa i përket grupit që ka marë përsipër përgjegjësinë e urdhërimit të njerëzve për të mirë dhe të ndalimit nga të këqijat, ata janë më të zgjedhurit mes besimtarëve. Prandaj Allahu i …

Aal-i-Imraan 3:104Listen in Qur'an →
105

وَلَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ تَفَرَّقُوا۟ وَٱخْتَلَفُوا۟ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ ۚ وَأُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ

Mos u bëni si ata që pasi që u erdhën argumentet e dukshme, u shpërndanë dhe u distancuan në mendime. E, për këta do të ketë dënim të madh, -

E mos u bëni si ata që janë përçarë dhe që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi u kanë zbritur Argumentet e qarta! -Është e çuditshme se përçarja e tyre erdhi pasi iu ishte bërë e qartë e vërteta. Ishin shumë porosi dhe urdhra të Zotit që i ndalonin ata të përçaheshin mes njëri-tjetrit. Kështu, ata duhej të ishin ndër të parët që do t’i përkushtoheshin plotësimit dhe zbatimit të fesë së Zotit. Megjithatë, edhe pse të bindur se po kundërshtonin të vërtetën e sjellë nga Zoti, ata bënë të kundërtën e asaj që Zoti i urdhëroi, duke merituar në këtë mënyrë ndëshkimin e madh, siç thotë i Lartësuari:Për ata do të ketë një dënim të madh.

Aal-i-Imraan 3:105Listen in Qur'an →
106

يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌۭ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌۭ ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَٰنِكُمْ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ

atë ditë (të Kijametit) kur disa fytyra do të zbardhen, e disa do të nxihen. Atyre që u nxihet fytyra u thuhet: “Pasi ishit besimtarë, përse u bëtë mohues? Prandaj, shijonie dënimin për shkak se nuk besuat!”

Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen... -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së njerëzve në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, gjykimi i Zotit, i bazuar në drejtësinë dhe bamirësinë e Tij absolute, do të lërë gjurmët e tij te krijesat. Kjo, sigurisht, është një mënyrë kërcënimi dhe përgëzimi, që nxit frikën dhe shpresën ndaj Zotit të Drejtë dhe Bamirës. I Lartësuari thotë se atë ditë do të zbardhen disa fytyra. Ato do të jenë fytyrat e atyre që pasojnë Librin e Allahut dhe që qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin. Atë ditë do të ketë edhe fytyra që nxihen, të cilat do të jenë fytyrat e atyre që do të meritojnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e përjetshëm. Arsyeja është se ata bëjnë fjalë e vepra të këqija dhe nxisin kundërshtimet dhe përçarjen, prandaj poshtërimi që do të ndiejnë brenda zemrave të tyre do t’ua nxijë fytyrat atë ditë. Ndërsa të lumturve, për shkak të mirësisë dhe lumturisë që u gjenden në zemër, do t’u zbardhen fytyrat e tyre, sepse është lumturia që do të përjetojnë atë ditë, e cila do të lërë gjurmë edhe në fytyrat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në suren Insan, ajeti 11: “...e do t’i stolisë ata me ndriçim (në fytyrë) dhe me gëzim (në zemër).” Ose në një ajet tjetër: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht. Për ata që bënë të këqija, (le ta dinë se)dënimi i të keqes është aq sa e keqja. Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26, 27]....atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet:... –Për shkak të padrejtësisë që kanë bërë këta, do t’u thuhen disa fjalë, të cilat shprehin habi dhe qortim të rëndë njëkohësisht:A mohuat edhe pasi kishit besuar?! –Kuptimi: Si është e mundur që ju i dhatë përparësi kufrit dhe rrugës së humbjes kundrejt besimit dhe udhëzimit në rrugën e drejtë?! Si është e mundur që e braktisët rrugën e drejtë të lumturisë dhe ndoqët rrugën e humbjes drejt dëshpërimit?! Për shkak të kësaj zgjedhjeje të keqe nga ana juaj, ju meritoni veçse Zjarrin. Ai është vendi i vetëm ku meritoni të hyni:Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj! -Vuajeni poshtërimin, dëshpërimin dhe ndëshkimin, që i fituat vetë me kufrin tuaj!

Aal-i-Imraan 3:106Listen in Qur'an →
107

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱبْيَضَّتْ وُجُوهُهُمْ فَفِى رَحْمَةِ ٱللَّهِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Kurse ato fytyra që zbardhen e shkëlqejnë do të jenë në mëshirën e Perëndisë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë;

Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në mëshirën e Allahut, ku do të jenë përjetësisht. -Nëse ata do të jenë përjetësisht në mëshirën e Allahut, kjo do të thotë se ata do të gëzojnë përjetësisht mirësitë e Xhenetit, sepse Xheneti është një shenjë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Ata do të kënaqen dhe lumturohen përjetësisht me mirësitë e pafundme, pranë më të Mëshirshmit të të mëshirshmëve. Pas sqarimit të rregullave që lidhen me urdhrat dhe ndalesat e Tij, si edhe të çështjes së shpërblimit me drejtësi, Allahu i Lartësuar thotë:

Aal-i-Imraan 3:107Listen in Qur'an →
108

تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِٱلْحَقِّ ۗ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًۭا لِّلْعَٰلَمِينَ

Këto janë versetet e Perëndisë, që t’i lëxojmë ty me të drejtë dhe se Perëndia nuk i dëshiron askujt padrejtësi.

Këto janë Argumentet e (drejta të) Allahut, që po t’i lexojmë ty me vërtetësi. -Këto rregulla e ligje janë cilësuar si “argumente të drejta”, sepse urdhrat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar përmbajnë urtësinë dhe mëshirën e Tij. Ato janë përcaktuese të shpërblimit dhe të ndëshkimit të Tij. Po kështu, edhe ligjet dhe dispozitat e shpërblimit dhe të ndëshkimit përmbajnë mëshirën dhe urtësinë absolute të të Lartësuarit, prandaj janë larg çdo padrejtësie. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt me fjalët vijuese:Allahu nuk e do padrejtësinë për botën. -Allahu i Lartësuar thotë se nuk e dëshiron padrejtësinë për botën, e jo më ta ushtrojë atë. Askujt nuk do t’i pakësohet gjë prej mirësive që ka bërë, ashtu si asnjë i padrejtë nuk do të ndëshkohet më tepër sesa padrejtësitë e tij. Çdokush do të shpërblehet vetëm për aq sa ka bërë.

Aal-i-Imraan 3:108Listen in Qur'an →
109

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ

Të Perëndisë janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë, dhe te Perëndia do të përfundojnë të gjitha punët.

Të Allahut janë çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet(për gjykim).-Allahu është Malik, Sunduesi dhe Pronari i gjithçkaje që gjendet në qiell dhe në tokë. Ai i ka krijuar ato dhe Ai i furnizon dhe përkujdeset për to. Ai vepron në mbretërinë e Tij sikurse e kërkon dija dhe urtësia e Tij. Me dije dhe urtësi, Allahu ka përcaktuar dhe ligjëruar gjithçka në këtë ekzistencë. Ai ka vendosur ligjin, që duhet të zbatohet dhe respektohet, dhe për këtë ligj, Allahu do t’i marrë krijesat në llogari Ditën e Gjykimit. Kush kryen vepra të mira sipas ligjit të Tij, ka për të gjetur të mirën, e kush bën të këqija, ka për të gjetur të keqen.

Aal-i-Imraan 3:109Listen in Qur'an →
110

كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ ۗ وَلَوْ ءَامَنَ أَهْلُ ٱلْكِتَٰبِ لَكَانَ خَيْرًۭا لَّهُم ۚ مِّنْهُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ

Ju (besnikët e Kur’anit) jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli që janë paraqitur ndonjëherë: dhe besoni Perëndinë, kërkoni që të punohen vepra të mira, e të shmangen nga të këqijat. E, sikur ithtarët e Librit të besonin do të ishte më mirë për ta, ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë të këqinj.

Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun. -Allahu i Lartësuar e lëvdon këtë umet, duke na treguar se është populli më i mirë që Ai ka nxjerrë në jetën e njerëzimit. Por a ka një shkak që i bën ata të tillë? Po, ata e meritojnë këtë gradë, sepse plotësojnë disa kushte mjaft të rëndësishme. Kështu, ata e përsosin veten e vet duke u pajisur me besim të sinqertë, që i shtyn ata të zbatojnë çdo gjë për të cilën i urdhëron Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij. Ata punojnë, gjithashtu, që të përmirësojnë edhe të tjerët, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat. Ata bëjnë të gjitha përpjekjet për t’i ftuar krijesat në rrugën e mëshirës dhe për t’i larguar ata nga rruga e mosbindjes dhe mashtrimit. Me këtë pikësynim, ata luftojnë në rrugën e Allahut me të gjitha mënyrat që mund të luftohet. Për të gjitha këto cilësi, ata janë populli më i mirë që ka dalë ndonjëherë për të mirën e njerëzimit. Disa ajete më lart, Allahu i Lartësuar i urdhëronte muslimanët që t’i thërrasin të tjerët për tek e mira dhe të ndalojnë nga të këqijat: “Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira dhe ndalon nga e keqja. Këta janë të shpëtuarit.” Por i urdhëruari mund ta zbatojë urdhrin ose mund ta shpërfillë dhe braktisë atë. Por në këtë ajet Allahu i Lartësuar na tregon se ky popull e zbaton plotësisht këtë detyrë. Ata e përmbushin urdhrin e Zotit të tyre, prandaj e meritojnë nderimin mbi të gjithë popujt.Sikur ithtarët e Librit të besonin(Islamin), do të ishte shumë më mirë për ta. -Kjo është një ftesë e bukur dhe me një stil shumë të butë, që ithtarët e Librit të besojnë të vërtetën e sjellë prej Zotit nëpërmjet Muhamedit (a.s). Por jo të gjithë e pranuan këtë ftesë nga i Mëshirshmi:Disa prej tyre bëhen besimtarë(muslimanë), po shumica e tyre janë shkelës së kufijve të Zotit. –Në fakt, të paktë janë ata që e pranojnë ftesën. Shumica e tyre preferojnë të qëndrojnë në zullumin e tyre, jashtë kufijve dhe urdhrave të Zotit. Ata parapëlqejnë mosbindjen ndaj Profetit të mëshirës dhe armiqësinë me të dashurit e Zotit dhe të zgjedhurit e Tij. Ata përpiqen me të gjitha mënyrat për të dëmtuar të dashurit e Zotit të bindurit ndaj Tij. Por Allahu i Lartësuar është shumë më i dashur dhe i mëshirshëm me të dashurit e Tij, prandaj kurrë nuk do t’i braktisë e t’i lërë viktima të armiqve të tyre. Kurthet e tyre tinzare nuk do t’i dëmtojnë kurrë besimtarët, siç thotë i Lartësuari:

Aal-i-Imraan 3:110Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.