Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 81–90 of 286

81

بَلَىٰ مَن كَسَبَ سَيِّئَةًۭ وَأَحَٰطَتْ بِهِۦ خَطِيٓـَٔتُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

O, me të vërtetë! Ata që punojnë vepra të këqia dhe fajet e tyre të përhapen nga të gjitha anët, ata do të jenë banorë të skëterrës, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Jo, përkundrazi! -Pra, çështja nuk është aspak ashtu si pretendoni ju. Përse? Përgjigjja:Ata që bëjnë të këqia … -Fjala “sejjieten” (e përkthyer ‘të këqia’) është (në arabisht) një emër i pashquar, i përdorur në fjali kushtore dhe, si e tillë, ajo përfshin të gjitha llojet e gjynaheve, duke filluar nga shirk-u (gabimi më i madh) e më poshtë. Kësisoj, kuptimi i fjalisë do të ishte: Çdokush që ka bërë keq, çfarëdo grade qoftë kjo e keqe, duke filluar nga shirku e gjithçka poshtë tij. Por sqarimi i mëpasshëm e kufizon kuptimin gjithëpërfshirës të kësaj fjale, duke treguar se qëllimi është për gjynahun e shirk-ut. I Madhëruari thotë:…dhe janë mbuluar nga gjynahet, -Pra, ky gjynah e ka mbuluar e pushtuar, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi. Atëherë, dihet se nuk ka gjynah tjetër që nuk të lë asnjë mundësi shpëtimi, veç shirk-ut. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk e fal shirk-un, ndërsa përveç atij (gjynahu), Ai ia fal gjynahet kujt të dëshirojë. Kush adhuron dikë tjetër veç Allahut, ai ka bërë një gjynah të madh." [Nisa 48]. Nga ana tjetër, Allahu thotë: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [Zumer 53]. Arsyeja është se njeriun që e ka imanin e pastër, kurrë nuk mund ta mbulojnë (ose mbysin) përfundimisht gabimet e tij. Atëherë, sipas ajetit, i përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit nuk do të jetë ai që ka bërë një të keqe çfarëdo, por ai që i ka bërë shirkZotit. Ky gabim do ta fundosë në humbje, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi. Ajeti i mësipërm është përdorur padrejtësisht si argument nga hauarixhët, rreth rrugës dhe qëndrimit të tyre të gabuar. Ata pretendojnë se çdo gjynah, sado i vogël apo i madh qoftë ai, është kufër, domethënë konsiderohet si mohim i Zotit dhe, për këtë arsye, e bën të meritueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit.“…janë banorë të Zjarrit, ku do të jenë përjetësisht. -Kështu, hauarixhët nuk i kanë dhënë rëndësi specifikimit që Allahu i Lartësuar ka bërë me pohimin e mëparshëm, që nënkupton shirk-un. Pra, ata nuk e marrin në konsideratë pjesën: “dhe janë mbuluar nga gjynahet”, domethënë, nga shirku i tij. Për më tepër, ky specifikim mbështetet edhe nga ajete të tjera, si, për shembull, ajeti 48 i sures Nisa, që e përmendëm më lart, por edhe shumë ajete të tjera, në të cilat kuptohet qartë që, të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit do të jenë vetëm ata që bëjnë gjynahun e madh të shirkut ose të kufrit, dhe që vdesin në këtë gjendje. Është e çuditshme se të gjithë sektet e humbura, sa herë që përpiqen t’i mbështesin idetë e tyre të kota me argumente nga Kur’âni dhe Tradita autentike e Profetit (a.s), kundërpërgjigjja ndaj tyre do të gjendet shumë thjesht në vetë argumentin që ata përdorin. Pra, faktet që ata përdorin bëhen argumente kundër tyre dhe jo pro tyre. Më tej, Allahu i Lartësuar vazhdon me një gjykim të patjetërsueshëm rreth krijesave, duke vijuar me përfundimin e të mirëve:

Al-Baqara 2:81Listen in Qur'an →
82

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Kurse, ata që punojnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përjetësisht. -Domethënë, do të jenë ata që, përveçse besojnë Allahun, melekët, shpalljet dhe librat e Zotit, profetët e Zotit, Ditën e Gjykimit etj., bëjnë edhe vepra të mira. Veprat e njeriut mund të konsiderohen të mira, veçse nëse plotësojnë dy kushte:1. Të kryhen me nijet të sinqertë vetëm për hir të Allahut, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.2. Të jenë në përputhje me Traditën autentike të Profetit (a.s).Shkurtimisht, kuptimi i përmbledhur i këtij ajeti na çon në përfundimin se të shpëtuarit dhe fitimtarët e lumtur do të jenë vetëm ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Ndërsa të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit do të jenë mohuesit e Zotit dhe idhujtarët, domethënë ata që, përveç Allahut, adhurojnë zota të tjerë.

Al-Baqara 2:82Listen in Qur'an →
83

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَٰقَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ لَا تَعْبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَانًۭا وَذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَٰمَىٰ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَقُولُوا۟ لِلنَّاسِ حُسْنًۭا وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنكُمْ وَأَنتُم مُّعْرِضُونَ

Dhe kur nga bijt e Israelit morëm premtimin se vetëm Perëndisë do t’i luten, dhe se do t’u bëjnë mirë prindërve, të afërmve, bonjakëve dhe të varfërve, e do t’u flasin fjalë të mira njerëzve dhe do të bëjnë namazin, e do të japin zeqatin; mirëpo, pastaj, ata, përpos një pakice të vogël, këto detyra i lanë pas dore, duke iu shmangur obligimit;

Në këto ajete (83-86), Allahu i Lartësuar sjell disa urdhra, të cilët përbëjnë themelet e kësaj feje. Në fakt, këto parime themelore kanë qenë gjithmonë të njëjta, të pandryshueshme për të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat. Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar të gjithë profetët për ruajtjen të paprekshme dhe të pandryshueshme të këtyre bazave të besimit dhe të fesë. Këto baza kanë qenë gjithmonë garantuese të mirësive të përgjithshme të të gjithë njerëzimit, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ato nuk mund të tjetërsohen kurrë apo të anulohen nga parime të tjera të ndryshme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar na urdhëron edhe në ajete të tjera, si: “Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij! Silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj! Allahu nuk i do njerëzit arrogantë dhe mburravecë,”. [Nisa 36]. Ose: “Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj: Të mos adhuroni (askënd e) asgjë tjetër përveç Tij; të silleni mirë me prindërit; të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata; të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin; dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! Masni dhe peshoni me drejtësi! Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni. Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.”” [En'am 151-153]. Ose: “Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira! Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. Zoti juaj e di më së miri atë që fshihni brenda shpirtit tuaj. Nëse jeni bamirës, atëherë (dijeni se) Ai është Falës i Madh ndaj atyre që pendohen. Jepi të afërmit, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën që i takon, por mos shpenzo tepër e më kot! Pa dyshim, ata që e teprojnë janë vëllezër të shejtanëve dhe shejtani është mohues i madh i Zotit të Tij. Nëse nuk mund t'i ndihmosh (të afërmit, të varfrit etj.) dhe i kthen ata, duke shpresuar mëshirë nga Zoti yt, atëherë thuaju atyre fjalë të mira! Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë! S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do. Ai di dhe sheh gjithçka mbi …

Al-Baqara 2:83Listen in Qur'an →
84

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَٰقَكُمْ لَا تَسْفِكُونَ دِمَآءَكُمْ وَلَا تُخْرِجُونَ أَنفُسَكُم مِّن دِيَٰرِكُمْ ثُمَّ أَقْرَرْتُمْ وَأَنتُمْ تَشْهَدُونَ

Dhe kur nga ju morëm premtimin që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga atdheu juaj – ju e pranuat këtë dhe ishi dëshmitarë (të këtij premtimi), -

Dhe kujtoni kur Ne morëm zotimin tuaj që të mos derdhnit gjakun tuaj ndërmjet njëri-tjetrit dhe të mos e dëbonit njëri-tjetrin nga shtëpitë e tyre. Ju i pranuat solemnisht(këto kushte). Edhe ju(të sotmit)jeni dëshmitarë për këtë. -Por ata, në vend që t'i zbatonin këto rregulla të vendosura nga Allahu i Lartësuar mes tyre, i shkelën ato pa ngurruar. Ata shkelën dy urdhrat e parë dhe zbatuan të tretin:

Al-Baqara 2:84Listen in Qur'an →
85

ثُمَّ أَنتُمْ هَٰٓؤُلَآءِ تَقْتُلُونَ أَنفُسَكُمْ وَتُخْرِجُونَ فَرِيقًۭا مِّنكُم مِّن دِيَٰرِهِمْ تَظَٰهَرُونَ عَلَيْهِم بِٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ وَإِن يَأْتُوكُمْ أُسَٰرَىٰ تُفَٰدُوهُمْ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيْكُمْ إِخْرَاجُهُمْ ۚ أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ ٱلْكِتَٰبِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍۢ ۚ فَمَا جَزَآءُ مَن يَفْعَلُ ذَٰلِكَ مِنكُمْ إِلَّا خِزْىٌۭ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ يُرَدُّونَ إِلَىٰٓ أَشَدِّ ٱلْعَذَابِ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

por pastaj, megjithatë vratë njëri-tjetrin e disa prej jush i dëbuat nga atdheu i tyre – duke i ndihmuar njëri-tjetrit kundër tyre, duke bërë faje dhe armiqësi. E nëse ju vijnë të robëruar, ju shpëtoni ata nga robëria me të holla; kurse me marrëveshje u është e ndaluar t’i dëboni; apo një pjesë të Librit (Teuratit) i besoni, e kurse pjesës tjetër nuk i besoni?! (Kjo është një vepër e keqe). – Kushdo që vepron kështu nga ju, ndëshkimi i tij është poshtërimi i tij në këtë jetë, e në Ditën e Kijametit do të dërgohen në dënimin më të ashpër. – E, Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprimeve tuaja.

Por, jeni pikërisht ju(që dhatë besën), që masakruat njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë(prej jush) i dëbuat nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar(me idhujtarët)kundër tyre me poshtërsi dhe armiqësi. Dhe nëse ata bien robër te ju, ju pranoni të merrni shpërblesën për t’i liruar ata(duke zbatuar kështu një urdhër të Teuratit). Por edhe dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. -Pra, nga njëra anë, ata pranonin çështjen e kompensimit të robërve, ndërsa, nga ana tjetër, kryenin vrasje dhe dëbime prej shtëpive. Prandaj Allahu i Lartësuar i qorton ashpër për këtë veprim të shëmtuar, që rridhte nga besimi i tyre i mangët:Atëherë a besoni vetëm një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni?! -Kuptimi: A po e besoni (dhe zbatoni) një pjesë të Librit (për çështjen e kompensimit të robërve) dhe pjesën tjetër (për vrasjen, dëbimin dhe plaçkitjen) po e mohoni?! Ky ajet flet për zbatimin e urdhrave dhe për largimin nga ndalesat, të cilat janë pjesë e imanit. Pastaj i Madhëruari na tregon se cili është ndëshkimi i atyre që bëjnë të tilla gjëra:A e dini çfarë ndëshkimi pritet për ata që bëjnë gjëra të tilla? Ata, veç poshtërimit në jetën e kësaj bote,… -Dhe vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i poshtëroi ata q ë në këtë jetë. Nëpërmjet Profetit të Tij, Ai i vrau ata që merituan vrasjen, i robëroi ata që merituan robërinë dhe i dëboi prej vendeve të tyre ata që e merituan dëbimin. Ky ishte poshtërimi në jetën e dynjasë.…në Ditën e Gjykimit do të flaken në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. -Ditën e Gjykimit, ata do t’i nënshtrohen ndëshkimit më të rëndë. Pastaj i Lartësuari na tregon shkakun që nxiti tek ata besimin në një pjesë të Librit dhe mohimin e pjesës tjetër të tij:

Al-Baqara 2:85Listen in Qur'an →
86

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا۟ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا بِٱلْءَاخِرَةِ ۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ

Këta janë ata, të cilët jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme dhe atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi as nuk do të ndihmohen.

Këta janë njerëzit që e blenë jetën e kësaj bote me çmimin e Botës tjetër. -Ata mohuan sepse, nëse nuk do të shkonin në ndihmë të aleatëve të tyre arabë, kundër vëllezërve të tyre çifutë, do të turpëroheshin para njerëzve. Pra, zgjodhën si më të pranueshme që të thyenin urdhrin e Zotit dhe të vrisnin njëri-tjetrin, për shkak të turpit prej njerëzve. Por çfarë fituan me këtë? I Lartësuari thotë:…Por atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe kurrë nuk do të ndihmohen. -Pra, kurrë nuk do të gjejnë prehje dhe shpëtim prej dënimit të ashpër në zjarrin e Xhehenemit, i cili do të jetë vijimisht i ashpër. Qetësia do të jetë një emër i harruar për ta dhe akush nuk do t'i ndihmojë për të shpëtuar nga kjo bela.

Al-Baqara 2:86Listen in Qur'an →
87

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ وَقَفَّيْنَا مِنۢ بَعْدِهِۦ بِٱلرُّسُلِ ۖ وَءَاتَيْنَا عِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱلْبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدْنَٰهُ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ ۗ أَفَكُلَّمَا جَآءَكُمْ رَسُولٌۢ بِمَا لَا تَهْوَىٰٓ أَنفُسُكُمُ ٱسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقًۭا كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقًۭا تَقْتُلُونَ

Me të vërtetë, Na ia dhamë Librin (Teuratin) Musait dhe pas tij dërguam profetët njërin pas tjetrit, e Isait, të birit të Merjemes ia dhamë argumentet e qarta (mrekullirat) dhe i ndihmuam me Xhebrailin. Dhe kurdoherë që ndonjë profet u sjellte atë e cila nuk u pëlqente juve, ju kaperdiseshit, prandaj disa i përgënjeshtruat, e disa i vratë.

Ne i dhamë Musait Librin,(Teuratin) … -Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u bëri Beni Israilëve, ishte dërgimi tek ta i Musait (a.s.) si profet, të cilit i shpalli Teuratin.…dhe pas tij dërguam profetë të tjerë. -Vargu i profetëve vazhdoi edhe pas Musait (a.s.).Isait, birit të Merjemes, i dhamë Shenja të qarta -Derisa u dërgoi Profetin e fundit nga mesi i tyre, Isain (a.s.), të cilin e pajisi me shenja dhe mrekulli të pamohueshme, të cilat çdokush duhet t'i besonte. Madje, i Lavdëruari e përforcoi atë edhe me Rûĥul Kudus-in, Shpirtin e Shenjtë, siç thotë Ai:…dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë. -Disa shpjegues të Kur’ânit janë të mendimit se Rûĥul Kudus-i ishte meleku Xhibril. Disa janë të mendimit se Ruhul Kudusështë besimi i fortë që Allahu i Lartësuar mbjell në zemrat e besimtarëve, nëpërmjet të cilit ata bëhen të pathyeshëm. Por, me gjithë këto mrekulli dhe shenja të mëdha, ata përdorën të njëjtin kriter për të pranuar ose jo profetët dhe mësimet e tyre:Sa herë që ndonjë i dërguar(i Zotit)ju sillte diçka (ligje e porosi)që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit kryeneçë! Disa prej tyre i mohuat e disa i vratë.Kuptimi: Kur ju erdhën profetët, ju i dhatë përparësi dëshirave tuaja. Ishin pikërisht dëshirat tuaja të pakontrolluara që ju bënë kryeneçë ndaj imanit. Ato ju shtynë t'i mohonit të dërguarit e Allahut, madje më keq, disa edhe t'i vrisnit. Shkaku ka qenë i njëjtë: parapëlqimi i dëshirave të veta kundrejt udhëzimit të Allahut, zgjedhja e kënaqësive të kësaj jete të shkurtër përkundër jetës së amshuar në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar.

Al-Baqara 2:87Listen in Qur'an →
88

وَقَالُوا۟ قُلُوبُنَا غُلْفٌۢ ۚ بَل لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَقَلِيلًۭا مَّا يُؤْمِنُونَ

Ata (Hebrenjtë) thanë: “Zemrat tona janë të mbuluara”. Jo, s’është ashtu, por ata i ka mallkuar Perëndia për shkak të mohimit të tyre; dhe prandaj prej tyre shumë pak besojnë.

Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura! -Kështu, Allahu i Lartësuar tregon një justifikim qesharak nga ana e tyre, të cilin ata e përdornin shpesh, për të justifikuar mosbesimin që kishin ndaj ftesës së Muhamedit (a.s). Ata justifikoheshin se nuk mund ta besonin dhe ndiqnin atë, sepse zemrat e tyre ishin të vulosura e, rrjedhimisht, nuk mund t’i kuptonin dot ato që ai u thoshte. Kësisoj, ata pretendonin se ishin të justifikuar përpara Allahut të Lartësuar, pasi nuk kishin dije rreth këtij Profeti dhe argumenteve të tij. Por ky qe një mashtrim nga ana e tyre, për shkak të të cilit ata u mallkuan nga Allahu i Lartësuar, siç thotë Ai:Allahu i ka mallkuar ata për shkak të refuzimit të së vërtetës, prandaj shumë pak prej tyre besojnë. -Allahu i ka mallkuar ata për shkak të refuzimit të së vërtetës, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.

Al-Baqara 2:88Listen in Qur'an →
89

وَلَمَّا جَآءَهُمْ كِتَٰبٌۭ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٌۭ لِّمَا مَعَهُمْ وَكَانُوا۟ مِن قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَلَمَّا جَآءَهُم مَّا عَرَفُوا۟ كَفَرُوا۟ بِهِۦ ۚ فَلَعْنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ

Kur atyre u erdhi Libri (Kur’ani nga ana e Perëndisë (të cilin e prisnin), e i cili vërtetoi atë që patën ata, - e qysh përpara luteshin për ndihmë kundër paganëve – dhe kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, e mohuan atë; dhe prandaj mallkimi i Perëndisë qoftë mbi mohuesit! -

Atyre u erdhi Libri(Kur'ani)prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij(Muhamedit)ndihmën(e Allahut)kundër jobesimtarëve. -Pra, diçka ndodhi në momentin kur atyre iu erdhi Libri prej Allahut të Lartësuar, nëpërmjet më të mirit të krijesave dhe vulës së profetëve, libër i cili ishte vërtetuesi i Teuratit, që ata e kishin ende në duart e tyre. Ata ishin aq të sigurt për ardhjen e këtij Profeti, saqë kur luftonin kundra idhujtarëve, u kërcënoheshin atyre e u thonin se koha e Profetit të fundit po afrohej, dhe atëherë ata do të hakmerreshin ndaj tyre. Por kur u shfaq Profeti (a.s.), që me aq padurim po e prisnin, - e së bashku me të, edhe Libri i Zotit, - ata e mohuan, megjithëse e njihnin shumë mirë. I Madhëruari thotë:Por, kur u erdhi ai(Muhammedi)që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! -Ata mohuan të nxitur thjesht nga smira. Ata nuk mund të duronin që Allahu i Lartësuar t’i dhuronte prej mëshirës së Tij cilit të dëshironte prej robërve të Vet. Vërtet, ky qe një shkëmbim i dështuar i tyre, siç thotë i Lartësuari:

Al-Baqara 2:89Listen in Qur'an →
90

بِئْسَمَا ٱشْتَرَوْا۟ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمْ أَن يَكْفُرُوا۟ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بَغْيًا أَن يُنَزِّلَ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۖ فَبَآءُو بِغَضَبٍ عَلَىٰ غَضَبٍۢ ۚ وَلِلْكَٰفِرِينَ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ

Keq e shitën veten ata, që nga zilia nuk besuan në atë që ua shpalli Perëndia. Perëndia ia ka zbritur shpalljen atij që ka dasht Ai nga robërit e tij; dhe u kthyen pezëm mbi pezëm! E mohuesit i pret dënimi poshtërues.

Sa i shëmtuar është çmimi, për hir të të cilit ata shitën veten! Atë që e shpalli Allahu, ata nuk e besuan nga zilia e tyre. Ata nuk mund ta pranonin që Allahu, me mirësinë e Tij, t’ia zbriste Shpalljen kujt të dëshironte prej robërve të Vet. -Dhe, për këtë arsye, ata u mallkuan dhe merituan zemërimin e Allahut.Prandaj ata merituan zemërim mbi zemërim. Jobesimtarët kanë dënim poshtërues. -Ata merituan tmerrin pas zemërimit, sepse në jetën tjetër ndëshkimi i tyre do të jetë i dhimbshëm e poshtërues. Ata do të flaken në mes të Zjarrit të ndezur fort, duke humbur përgjithmonë mundësinë për të qenë pranë Krijuesit të tyre. Sa i keq do të jetë përfundimi i tyre! Sa e ulët ishte ‘tregtia’ e tyre! Ata, në vend që të besonin Allahun, librat e Tij dhe profetët e Tij, zgjodhën mohimin e Tij dhe mohimin e librave e të profetëve të Tij. Meqenëse të gjitha këto i bënë duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm e duke e njohur mirë të vërtetën, ata e merituan ndëshkimin që i pret.

Al-Baqara 2:90Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.