Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 61–70 of 286

61

وَإِذْ قُلْتُمْ يَٰمُوسَىٰ لَن نَّصْبِرَ عَلَىٰ طَعَامٍۢ وَٰحِدٍۢ فَٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُخْرِجْ لَنَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلْأَرْضُ مِنۢ بَقْلِهَا وَقِثَّآئِهَا وَفُومِهَا وَعَدَسِهَا وَبَصَلِهَا ۖ قَالَ أَتَسْتَبْدِلُونَ ٱلَّذِى هُوَ أَدْنَىٰ بِٱلَّذِى هُوَ خَيْرٌ ۚ ٱهْبِطُوا۟ مِصْرًۭا فَإِنَّ لَكُم مَّا سَأَلْتُمْ ۗ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلذِّلَّةُ وَٱلْمَسْكَنَةُ وَبَآءُو بِغَضَبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلنَّبِيِّۦنَ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ ۗ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا۟ وَّكَانُوا۟ يَعْتَدُونَ

Kur ju thatë: “O Musa! – ne nuk mundemi të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, pra lutju për ne Zotit tënd që të na dhurojë nga ato që jep toka: perime – tranguj, bizele, qepë dhe hudhra!” Ai (Musai) ju tha: “Vallë a dëshironi të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët? Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Por, ata i kaploi poshtërimi dhe përulja (kokëulur për toke) merituan pezmin e Perëndisë; sepse ata i mohonin argumentet e Zotit dhe i mbytnin pejgamberët pa farë të drejte. Ky ndëshkim ishte pasojë e kundërshtimit të tyre dhe e tejkalimit të kufirit të kërkesave.

Dhe kujtoni kur ju thatë: “O Musa! …” -Kujtoni pra, kur ju i’u drejtuat Musait për t'i treguar se ishit mërzitur dhe velur nga mirësitë e Allahut, duke treguar një lloj shpërfilljeje dhe pakënaqësie për to. Kështu, ju i thatë atij:Ne nuk mund të durojmë vetëm një lloj ushqimi. Lute Zotin tënd për ne, që të na japë perime që rrit toka: tranguj, hudhra, thjerrëza dhe qepë! -Kuptimi: Nuk kemi për të duruar të njëjtin ushqim gjithmonë. Ato, në fakt, ishin shumë lloje, por përsëriteshin herë pas here. Kështu, ata filluan të numëronin disa lloje perimesh të gjelbra, si: tranguj, hudhra, thjerrëza dhe qepë. Atëherë, Musai u thotë:Apo preferoni ato që nuk kanë vlerë kundrejt atij ushqimi që është më i mirë?! -Kuptimi: A po kërkoni të konsumoni këto ushqime, në vend të asaj që është më e mirë, të cilën jua dhuronte Allahu i Lartësuar? Kjo vërtet është e çuditshme.Atëherë, zbrisni në çdo qytet, se atje, pa dyshim, do t’i gjeni ato që kërkoni! -Kuptimi: Në çdo qytet që të shkoni, keni për t'i gjetur ato ushqime që ju kërkoni, por ushqimi që ju falte Allahu i Lartësuar është më i miri dhe më i pëlqyeshmi. Atëherë, si mund ta kërkoni këtë shkëmbim?! Kjo kërkesë dhe veprat e tjera të kryera nga ata ishin argumente të qarta, që tregonin durimin e pakët të tyre, mospërfilljen e theksuar ndaj dispozitave të Allahut të Lartësuar dhe mosmirënjohjen e tyre ndaj mirësive të Tij. Në përfundim, Allahu i shpërbleu sipas sjelljes së tyre të poshtër.Mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja. Ata e merituan zemërimin e Allahut -Ata i kapi poshtërimi, që ishte diçka e dukshme me sy, dhe, njëkohësisht, u hyri ‘varfëria’ në zemër. Shpirtrat e tyre nuk e provuan kurrë krenarinë dhe lartësinë. Ata kurrë nuk patën vullnet dhe ambicie të larta, sepse shpirtrat e tyre ishin të ulët, dhe të tilla ishin edhe synimet e tyre. Me kërkesat që parashtronin, ata nuk përfituan gjë tjetër, përveç zemërimit të Allahut të Lartësuar. Fitimi më i ndyrë ishte fitimi i tyre, dhe gjendja më e poshtër ishte gjendja e tyre. Ata e merituan këtë zemërim të Allahut, për shkak të mohimit të argumenteve dhe mospërfilljes të tyre, siç thotë i Madhëruari:Kjo, sepse ata i mohonin argumentet e Allahut… -Domethënë, zemërimi i Allahut me ta erdhi si pasojë e mohimit nga ana e tyre të argumenteve që tregonin të vërtetën dhe që e qartësonin atë. Kur ata mohuan, atëherë ndëshkimi i meritueshëm ishte zemërimi i Allahut ndaj tyre. Një shkak tjetër për këtë zemërim ishte edhe vrasja e profetëve prej tyre. A ka padrejtësi më të madhe se kjo?! Thotë i Lartësuari:…dhe i vrisnin profetët pa kurrfarë të drejte. -Fjala e Allahut: “pa kurrfarë të drejte”, tregon peshën e madhe të kësaj padrejtësie. Ndonëse dihet që vrasja e një Profeti nuk mund të jetë kurrë e drejtë, kjo fjalë është thënë me qëllim që askush të mos mendojë se ata e kanë bërë këtë vepër pa dije, apo nga paqartësia e tyre. Përkundrazi, ata e bënin këtë punë të shëmtuar me vetëdije të plotë dhe të bindur në atë që bënin. Kësisoj, të gjitha pasojat ishin rezultat i poshtërsive dhe i mosbindjes së tyre ndaj Allahut të Lartësuar, siç thotë Ai:...dhe për shkak të mosbindjes(ndaj Zotit)dhe të shfrenimit(të tyre)në shkeljen e kufijve(të Zotit). –Pra, e gjithë kjo …

Al-Baqara 2:61Listen in Qur'an →
62

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَٱلَّذِينَ هَادُوا۟ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ وَعَمِلَ صَٰلِحًۭا فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Ata që kanë besuar (me gojë) madje edhe Hebrenjtë, të krishterët dhe Sabi’inët – kushdo që beson Perëndinë (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bënë vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka kurrëfarë droje, e as mërzie!

Duke gjykuar rreth grupeve të cilëve u dha libra hyjnorë, i Madhëruari thotë:Vërtet, ata që besojnë (në Kur’anin), çifutët, të krishterët, sabi'inët… –Domethënë, gjykimi që do të vijojë vlen vetëm për ata të cilëve u është dhënë libër qiellor. Edhe sabi'iinët konsiderohen si grupacionet e krishtera. Më tej, i Madhëruari tregon cilësitë e të shpëtuarve prej tyre:kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira… -Kështu, i Madhëruari përshkruan me këto cilësi besimtarët e këtij umeti (muslimanët) dhe ata të umeteve të shkuara, që ishin çifutët, të krishterët dhe sabi'inët:1. besojnë Allahun dhe botën tjetër:2. bëjnë vepra të mira. Pikërisht këta do të fitojnë shpërblimin e madh që u ka përgatitur Allahu, si dhe prehjen dhe sigurinë e madhe pranë Tij:…do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë dhe as nuk do të brengosen -Ata nuk do ta provojnë frikën dhe as do të brengosen. Ndërsa çdo pjesëtar i këtyre umeteve që ka mohuar Allahun, profetët dhe Ditën e Fundit, ai do të fitojë të kundërtën e atyre që u përmendën, pra: do të jetë i pushtuar nga frika dhe trishtimi. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ky është thjesht një njoftim rreth këtyre umeteve, i cili i referohet periudhës para dërgimit të Muhamedit (a.s). (Sepse pas dërgimit të Muhamedit (a.s), askush nuk ka për të shpëtuar nëse nuk e pranon dhe nuk e pason atë (a.s.), si profet të Allahut). Ky është një pasqyrim i gjendjes së tyre, me të dyja anët e monedhës, që bëhet për të larguar ndonjë keqkuptim që mund të lindë në shpirtrat e njerëzve, kur lexojnë ajetet e Kur’ânit. Allahu e di më së miri, por shkaku i këtij pasqyrimi vjen për të sqaruar se, jo të gjithë pjesëtarët e atyre popujve, – të parët e të cilëve u qortuan dhe mangësitë e shumta të të cilëve u trajtuan këtu, – hynin në një kategori. Pra, Allahu i Lartësuar deshi që t’i dallonte ata të cilët nuk përfshiheshin në kategorinë e përshkruar me cilësi dhe vepra të ulëta. Ndoshta, nga përmendja e sjelljeve të poshtra të brezave të parë të çifutëve, dikush mund të kuptonte gabimisht se cilësi të tilla mund të kishin vetëm çifutët. Për këtë arsye, i Madhëruari i përmend popujt në përgjithësi, duke treguar cilësitë e pjesëtarëve që do të shpërblehen dhe cilësitë e atyre që do të ndëshkohen, nga secili popull. E gjithë kjo, për të larguar çdo keqkuptim dhe për të qartësuar të vërtetën. I lavdëruar qoftë Ai, që brenda Librit të Tij ka sjellë gjëra që habisin mendjet e të gjithë botës! Më pas, i Madhëruari i rikthehet qortimit të bijve të Israilit për veprat e ulëta të të parëve të tyre. Ai thotë:

Al-Baqara 2:62Listen in Qur'an →
63

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَٰقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ ٱلطُّورَ خُذُوا۟ مَآ ءَاتَيْنَٰكُم بِقُوَّةٍۢ وَٱذْكُرُوا۟ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

Dhe (kujtonie), kur prej jush morëm premtimin dhe ngritëm Turin (malin) mbi ju; (e Na ju thamë): Merreni me seriozitet atë që ua kemi dhënë juve (Tevratin) dhe kinie ndërmend atë që gjendet në të, për t’u ruajtur!”

Dhe kujtoni kur Ne morëm prej jush besën(për bindje e nënshtrim)… -Kuptimi: Kujtoni kur Ne morëm premtimet tuaja të forta, që u bënë nga ju në momente kërcënimi, kur:…dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain, -Domethënë: Kur mbi ju qëndronte mali Tur. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar ju drejtua juve dhe ju urdhëroi:Merreni seriozisht atë që ju dhamë(Teuratin)… -Domethënë: Pranojini ligjet që ju zbritën me Teuratin. Pranojini ato me seriozitet dhe me përgjegjësi të madhe, duke treguar durim ndaj urdhrave të Allahut. Por jo vetëm kaq:…dhe kujtoni kumtet e tij, ... -Kuptimi: Kujtojeni vazhdimisht atë që ndodhet në librin tuaj, duke e lexuar vazhdimisht dhe duke mësuar prej tij. Nëse e bëni këtë, ka shpresë të madhe për ju që:…që të jeni të devotshëm -Domethënë: Me shpresë që të shpëtoni, duke u ruajtur prej dënimit të Allahut dhe prej zemërimit të Tij. Ose: Me shpresë që të bëheni si ata që ruhen nga të këqijat, duke u stolisur me devotshmëri (taķuâ). Por edhe pas marrjes së premtimit tuaj, në të tilla kushte të jashtëzakonshme:

Al-Baqara 2:63Listen in Qur'an →
64

ثُمَّ تَوَلَّيْتُم مِّنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ ۖ فَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ لَكُنتُم مِّنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Por, ju pastaj abstenuat (nuk e mbajtët fjalën), e sikur të mos ishte mirësia e Zotit ndaj jush dhe mëshira e tij, ju do të ishit të humbur.

Por edhe pas asaj(besës), ju u kthyet shpinën udhëzimeve të Zotit. -Pra, pas atij premtimi që dhatë në një situatë të pashlyeshme nga kujtesa, ju përsëri kthyet shpinën. Atëherë, kjo e bëri më shumë se të meritueshme që mbi ju të binin ndëshkimet më të mëdha. Megjithatë:Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, do të ishit prej të humburve(në të dy jetët). -Thotë i Lartësuari:

Al-Baqara 2:64Listen in Qur'an →
65

وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ ٱلَّذِينَ ٱعْتَدَوْا۟ مِنكُمْ فِى ٱلسَّبْتِ فَقُلْنَا لَهُمْ كُونُوا۟ قِرَدَةً خَٰسِـِٔينَ

(Betohem) se ju me të vërtetë e dini grupin tuaj, i cili kaloi kufirin ditën e shtunë (që e kundërshtoi urdhërin e Zotit) dhe të cilëve Na ju thamë: “Bëhuni majmunë të poshtër!”

Ju, tanimë, e dini mirë rastin e atyre nga mesi juaj, të cilët nuk e respektuan(urdhrin për) të shtunën. -Pra, është shumë e njohur për ju çështja e atyre që u sprovuan ditën e shtunë. Këtë histori Allahu i Lartësuar e ka sjellë gjerësisht në suren El ea'raf, ajetet 163 – 168: “Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet dhe që shkelte rregullin e të shtunës (sabathit)! Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin. Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë. Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?”, këshilluesit thanë: “Për të kryer detyrën para Zotit tuaj dhe me shpresë që ata mund t'i frikësohen.”. Por kur ata i shpërfillën paralajmërimet që u qenë bërë, Ne i shpëtuam ata që ndalonin të këqijat; ndërsa ata që kundërshtuan, i ndëshkuam me një dënim të ashpër për shkak se ishin të shfrenuar. Kur ata ngulmuan me arrogancë të hapur në atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përbuzur e të mohuar!". Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. Zoti yt është, vërtet ndëshkues i shpejtë, por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe. Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.” Domethënë, ky gjynah i madh i tyre i bëri që ta meritojnë goditjen e ashpër të zemërimit të Allahut të Lartësuar, duke i shndërruar në majmunë (dhe në derra)të shëmtuar dhe të poshtëruar.Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!” -Këtë ndëshkim, Allahu i Lartësuar ua dha brezave të asaj kohe si dënim, dhe brezave të mëvonshëm si kujtim e paralajmërim. Po ashtu, në këtë mënyrë, ata nuk mund të kenë asnjë justifikim para Allahut të Lartësuar, në rast se shkelin të tilla urdhëra e ligje. Ai e la edhe si kërcënim për të tjerët, që njerëzit t'i largohen dhe t'i frikësohen seriozisht mosbindjes ndaj Tij. Allahu i sjell kërcënimet, edhe pse, në fund të fundit, ato mund të jenë kujtim i dobishëm veçse për të devotshmit, pasi të tjerët nuk përfitojnë aspak prej tyre. Kështu, i Lartësuari thotë:

Al-Baqara 2:65Listen in Qur'an →
66

فَجَعَلْنَٰهَا نَكَٰلًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهَا وَمَا خَلْفَهَا وَمَوْعِظَةًۭ لِّلْمُتَّقِينَ

Këtë ngjarje e kemi bërë dënim për bashkëkohanikët dhe për breznitë e tyre, kurse këshillë për ata që i drojnë Perëndisë.

Kështu Ne e bëmë atë (shndërrim të tyre), për të marrë mësim ata dhe brezat pasardhës, por edhe si këshillë për të devotshmit.”

Al-Baqara 2:66Listen in Qur'an →
67

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تَذْبَحُوا۟ بَقَرَةًۭ ۖ قَالُوٓا۟ أَتَتَّخِذُنَا هُزُوًۭا ۖ قَالَ أَعُوذُ بِٱللَّهِ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْجَٰهِلِينَ

E, kur Musai i tha kombit të vet: “Perëndia, me të vërrtetë ju urdhëron të therrni një lopë”, - ata thanë: “A don të tallesh me ne?” – Zoti më ruajtë!” tha Musai “të bëhem unë me grupin e injorantëve (me ata që ia mveshin Perëndisë atë që s’e ka thënë).

Dhe kujtoni kur pasi vratë një njeri e u grindët në lidhje me krimin, Allahu e zbuloi atë që e mbanit të fshehtë!. -Kuptimi: Kujtoni atë që ndodhi mes jush dhe Musait (a.s.), gjatë kohës kur ju vratë dikë dhe filluat të grindeshit rreth çështjes së vrasësit të tij. Madje, gjendja u acarua aq shumë, saqë po të mos vinte zgjidhja e saj prej Allahut, juve do t’ju ndodhte një fatkeqësi e madhe. Kështu, për të zbuluar vrasësin, Musai (a.s.) u tha që, fillimisht, të thernin një lopë.Musai i tha popullit të vet: “Allahu ju urdhëron që të therni një lopë!” -Pas këtij urdhëri, për ta ishte e detyrueshme që, menjëherë dhe pa humbur kohë, ta zbatonin atë, pa as më të voglin kundërshtim. Por ata nuk dinin të bënin gjë tjetër, veç refuzimit dhe kundërshtimit të urdhrave:Ata thanë: “A po tallesh me ne?!”-Atëherë, Profeti i Allahut tha:Ai tha: “Allahut i kërkoj të më ruajë, që të mos bëhem injorant!”-Arsyeja: Sepse vetëm injorantët e të ulëtit flasin fjalë të padobishme. Janë pikërisht ata që tallen me njerëzit. Ndërsa të urtët e të mençurit e konsiderojnë talljen me të tjerët, që janë njëlloj si ata, si një nga mangësitë më të mëdha, që dëmtojnë dhe cenojnë fenë dhe mendjen e njeriut. Edhe nëse dikush mund të jetë i dalluar në shumë aspekte, kjo jo vetëm që nuk e shtyn të mençurin të tallet me të tjerët, por, përkundrazi, e nxit atë që të jetë më tepër mirënjohës ndaj Zotit dhe më tepër i mëshirshëm ndaj krijesave të Zotit. Kur Musai (a.s.) u tha atyre këto fjalë, ata e kuptuan tashmë që çështja ishte serioze, prandaj thanë:

Al-Baqara 2:67Listen in Qur'an →
68

قَالُوا۟ ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِىَ ۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌۭ لَّا فَارِضٌۭ وَلَا بِكْرٌ عَوَانٌۢ بَيْنَ ذَٰلِكَ ۖ فَٱفْعَلُوا۟ مَا تُؤْمَرُونَ

Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë qysh është ajo (lopë). Musai tha: “Ajo është një lopë as plakë as e re, por e mesme; pra bëi atë që u është urdhëruar!

“Lute Zotin tënd për ne, të na qartësojë se si duhet të jetë ajo?” -Pra, e pyetën për moshën e saj. Musai iu përgjigj:“Ai(Zoti)thotë se ajo duhet të jetë një lopë as e vjetër, as e re, por e mesme.” -Pra, as lopë plakë dhe as mëshqerrë, që nuk ka lindur viça, por mes këtyre dy ekstremeve.“Zbatoni pra, atë që u urdhëruat të bëni!” -Pra, bindjuni urdhërit dhe lëreni mënjanë inatin dhe natyrën tuaj të kundërshtimit! Lëreni mënjanë koklavitjen e çështjeve! Por, me gjithë këtë këshillë:

Al-Baqara 2:68Listen in Qur'an →
69

قَالُوا۟ ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا لَوْنُهَا ۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌۭ صَفْرَآءُ فَاقِعٌۭ لَّوْنُهَا تَسُرُّ ٱلنَّٰظِرِينَ

Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë ngjyre ka ajo!” Musai tha: “Me të vërtetë Ai, (Perëndia) thotë se ajo është lopë ngjyra e së cilës është tejet e verdhë, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.

Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne, që të na sqarojë çfarë ngjyre duhet të ketë ajo?” -Ai tha: “Ai(Zoti)thotë se ajo duhet të jetë lopë e verdhë. Ngjyra e saj duhet të jetë(e verdhë) e ndezur, që të kënaqë shikuesit”. -Domethënë, t’i gëzojë dhe t'i kënaqë vështruesit e saj, prej bukurisë dhe pamjes që do të ketë.

Al-Baqara 2:69Listen in Qur'an →
70

قَالُوا۟ ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِىَ إِنَّ ٱلْبَقَرَ تَشَٰبَهَ عَلَيْنَا وَإِنَّآ إِن شَآءَ ٱللَّهُ لَمُهْتَدُونَ

Ata (përsëri) thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegoje çfarë është ajo, sepse, lopët po i gjasojnë (njëra-tjetrës) e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë (si jemi urdhëruar)”.

Ata thanë: “Kërkoi Zotit tënd në emrin tonë, që të na sqarojë çfarë lloji duhet të jetë ajo, se lopët të gjitha na duken njësoj, e ne, në dashtë Allahu, do ta gjejmë të vërtetën!” -Ata, me natyrën e tyre për t’i ngatërruar gjërat, thanë që lopët u dukeshin të ngjashme, dhe për këtë arsye nuk po e gjenin dot atë që dëshironte Zoti. Por:

Al-Baqara 2:70Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.