Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 286

41

وَءَامِنُوا۟ بِمَآ أَنزَلْتُ مُصَدِّقًۭا لِّمَا مَعَكُمْ وَلَا تَكُونُوٓا۟ أَوَّلَ كَافِرٍۭ بِهِۦ ۖ وَلَا تَشْتَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِى ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا وَإِيَّٰىَ فَٱتَّقُونِ

Besoni asaj që e kam shpallë Unë (Kur’anin), me të cilin vërtetohet ajo që keni ju (Teurati), e mos u bëni mohuesit e parë të tij. Dhe, mos i këmbeni argumentet e Mia me vlerë të vogël; ruhuni vetëm prej Meje!

Besoni në atë (Kur'anin), që e shpalla si vërtetues të asaj (shpalljes) që e keni ju,…” –Kuptimi: Besojini Kur’ânit, të cilin Allahu i Lartësuar ia shpalli robit dhe Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s). Allahu i Lartësuar i fton ata që ta besojnë dhe ta pasojnë Muhamedin (a.s), gjë që bën të detyrueshme edhe besimin e pasimin e Shpalljes (Kur’ânit dhe Sunetit) që i erdhi atij. Allahu i Lartësuar përmend edhe arsyen pse duhet pasuar ky Profet: që t'u shërbejë si nxitës më i madh për ta, pasi Ai thotë se libri që iu shpall këtij Profeti është: “muŝaddiķal-limâ meakum”, pra: “…si vërtetues të asaj që e keni ju”. Ky libër, ose kjo Shpallje, është në përputhje të plotë me atë Shpallje hyjnore që keni ju, pasi ndërmjet tyre (shpalljeve hyjnore) nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj kundërshtimi. Përse pra, duhet ta kundërshtoni këtë Shpallje? Nëse kjo Shpallje është në përputhje të plotë me traditën e të gjithë të dërguarve, atëherë përse refuzoni?! Përkundrazi, të parët që duhet ta pranojnë këtë Shpallje duhet të jeni pikërisht ju, që jeni të ditur rreth librave hyjnorë. Fjala e Allahut të Lartësuar: “muŝaddiķal-limâ meakum” – “…si vërtetues të asaj (shpalljes) që e keni ju”, përmban edhe një mesazh tjetër: Nëse ju nuk besoni atë që vërteton dhe argumenton vërtetësinë e librave tuaj, të cilët i ndiqni e i zbatoni (siç pretendoni), kështu ju keni hedhur poshtë edhe librat tuaj, sepse kjo Shpallje përmban të njëjtin mesazh që sollën edhe profetët që ju pretendoni se i pasoni, si Musai, Isai etj. Nëse ju e mohoni Shpalljen e Fundit, në të vërtetë keni hedhur poshtë edhe librat tuaj. Pra, i vetmi verifikues i saktësisë së mësimeve hyjnore që ju keni, është ky libër, i cili përmban të vërtetën e sigurt: “lâ rajbe fîhi”– tek ai nuk ka dyshime. Çdo tekst tjetër lë për të dëshiruar në mënyrën e përcjelljes së tij. Një arsye tjetër që duhet t'ju bëjë ta besoni këtë Shpallje është edhe fakti që: ky Profet dhe cilësitë e Tij janë përshkruar qartë në tekstet e mbetura ende në duart tuaja. Nëse ju mohoni ato pjesë të librave tuaj ku përshkruhet dhe, madje, përgëzohet ardhja e këtij Profeti, kjo konsiderohet si mohim i një pjese të asaj që ju është shpallur juve nga Zoti juaj. Por mohimi i një pjese të Shpalljes hyjnore konsiderohet si mohim i plotë i saj, ashtu sikurse ai që mohon dhe nuk pranon të pasojë qoftë edhe një profet të vetëm, konsiderohet si mohues dhe refuzues i pasimit të të gjithë profetëve. Allahu i Lartësuar, pasi i urdhëron ata për ta besuar këtë Profet dhe Shpalljen e Tij, i ndalon ata edhe nga e kundërta e kësaj, duke thënë:…e mos u bëni mohuesit e parë të tij! –Pra, të mos bëheni mohues të Kur’ânit dhe të Profetit (s.a.u.s). Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar nuk ka thënë thjesht: "dhe mos u bëni mohues”, por ka thënë: “…mos u bëni mohuesit e parë të tij”. Vërtetësia e kësaj fjale zbulon një padrejtësi të madhe të tyre, sepse - sikurse e përmendëm më sipër - ata duhej të ishin të parët që ta besonin. Por duke u bërë mohuesit e parë, ata treguan nxitimin (e padrejtë) e tyre në mohimin dhe refuzimin e tij. Kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, duke qenë të parët që mohonin (të vërtetën e qartë), ata u bënë shembujt e të tjerëve, të …

Al-Baqara 2:41Listen in Qur'an →
42

وَلَا تَلْبِسُوا۟ ٱلْحَقَّ بِٱلْبَٰطِلِ وَتَكْتُمُوا۟ ٱلْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

Mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën, duke e përzier njërën me tjetrën, dhe të vërtetën mos e fshehni me vetëdije.

Mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetën! Në këtë mënyrë, ju po e fshihni të vërtetën, edhe pse e dini. –Këtu, Allahu i Lartësuar na ndalon nga dy gjëra:1. Na ndalon nga përzierja e të vërtetës me të pavërtetën.2. Nga fshehja e së vërtetës ose nga mossqarimi i të vërtetës.Ai na ndalon nga këto dy gjëra, sepse qëllimi dhe misioni i atyre që u është dhënë dije dhe kanë libra, argumente dhe informacion, është pikërisht e kundërta e asaj që u përmend. Qëllimi i tyre është dallimi i së vërtetës nga e kota dhe sqarimi e qartësimi i plotë i së vërtetës. Këto dy detyra janë të domosdoshme që, ata të cilët e duan udhëzimin ta gjejnë atë udhëzim, dhe atyre që janë të humbur t’u qartësohet rruga e pendimit dhe e kthimit. Ndërsa atyre që refuzojnë dhe kundërshtojnë, të mos u mbetet asnjë justifikim te Krijuesi për të argumentuar mospranimin e tyre. Allahu i Lartësuar i shtjelloi shpalljet e Tij dhe i sqaroi ato me hollësi, pikërisht për të dalluar të vërtetën nga e kota dhe me qëllim që të qartësohet rruga e të udhëzuarve nga rruga e zullumqarëve. Të gjithë dijetarët që kryejnë këtë detyrë janë mëkëmbës, zëvendësues dhe pasues të denjë të profetëve. Ata janë udhëzuesit e popujve. Ndërsa ata që e përziejnë të vërtetën me të kotën, ata që nuk e zbardhin të vërtetën, edhe pse e dinë atë, ata që e fshehin të vërtetën, të cilën e njohin shumë mirë dhe për të cilën janë urdhëruar që ta sqarojnë dhe ta shfaqin, pikërisht këta janë ftues për në Xhehenem, sepse njerëzit udhëzohen pikërisht nga dijetarët e tyre rreth çështjeve të fesë. Ata nuk pranojnë udhëzime nga askush tjetër, përveç dijetarëve të tyre. Atëherë, zgjidhni për veten cilën të doni prej dy mundësive dhe gjendjeve. Më pas, i Madhëruari thotë:

Al-Baqara 2:42Listen in Qur'an →
43

وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱرْكَعُوا۟ مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ

Falni namazin e jepni zeqatin dhe lutuni bashkë me ata që luten.

Përkryejeni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku(falni namaz bashkë)me ata që bëjnë ruku!” –Domethënë: falni namaz bashkë me ata që falen. Nëse ju e bëni këtë, pasi i keni besuar profetët e Allahut dhe shpalljet e Tij, atëherë ju keni kryer dy gjëra të domosdoshme për shpëtimin tuaj, duke vënë në një nivel veprat e dukshme (të jashtme) me ato të padukshme (të brendshme). Ju keni realizuar njëkohësisht dy shkaqet e lumturisë, të cilat janë: sinqeriteti ndaj Krijuesit (me besim e namaz) dhe bamirësia ndaj krijesave (me anë të zekatit). Në këtë mënyrë, ju keni adhuruar Allahun me veprime trupore, me akte shpirtërore dhe me pasuritë tuaja. Thënia e Allahut: “Uer-keû mear-râkiaîn” (…dhe bini në ruku me ata që bëjnë ruku), tregon se:1. Ky është një urdhër për të falur namazin me xhemat.2. Falja e namazit me xhemat është e detyrueshme.3. Ruku-ja është shtyllë e namazit. Ajo është shtylla pa të cilën namazi është i pavlefshëm. Arsyeja është se vetë namazi është quajtur me emrin e kësaj pjese përbërëse të tij (që është e ruku-ja), dhe kjo tregon se ruku-ja është pjesë e domosdoshme për saktësinë e namazit. Në çdo rast, të quajturit e një adhurimi me emrin e një pjese përbërëse të tij tregon që ajo është pikërisht një nga pjesët e domosdoshme e tij, pa të cilën adhurimi është i pasaktë dhe i pavlefshëm.

Al-Baqara 2:43Listen in Qur'an →
44

۞ أَتَأْمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنتُمْ تَتْلُونَ ٱلْكِتَٰبَ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend?

Si i urdhëroni njerëzit për të mira … –Të mirat këtu nënkuptojnë besimin dhe mirësitë që kryhen të nxitura prej besimit. Kjo pyetje përmban në vetvete qortim dhe habi. Pra: Si është e mundur që i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe pastaj:“…dhe e harroni vetveten –Domethënë, harroni që, së pari, të urdhëroni veten për këto mirësi?! Pastaj, Allahu përmend edhe një fakt tjetër, që e shton më shumë habinë:…kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?! –Kuptimi: A nuk logjikoni, kur ju e lexoni librin, i cili urdhëron të jeni ju përqafuesit e parë të imanit dhe të veprave të tij. Si mund ta harroni veten?! A nuk mendoni pak për këtë fakt?! Allahu i Lartësuar e ka pajisur njeriun me mendje, me anë të së cilës ai dallon gjërat që i sjellin dobi dhe mirësi. Me anë të mendjes, ai arrin të kuptojë, gjithashtu, çdo gjë që e dëmton. Kjo mendje e shtyn njeriun që të jetë zbatuesi i parë i atyre gjërave për të cilat ai i urdhëron të tjerët, dhe të jetë i pari që i largohet atyre gjërave për të cilat ai qorton dhe i ndalon të tjerët. Kush urdhëron të tjerët për diçka, dhe vetë nuk e vepron atë, apo që i ndalon të tjerët nga diçka, dhe vetë e vepron atë, është i mangët dhe nuk mendon e gjykon drejt. Kjo sjellje tregon paditurinë e tij të thellë. Kjo mangësi e mendjes bëhet më e spikatur kur ai është i vetëdijshëm për këtë, kur i ka kuptuar agumentat e, megjithatë, përsëri vazhdon të urdhërojë për punë të mira duke mos i vepruar vetë, dhe të ndalojë nga punët e këqija dhe t’i veprojë vetë ato. Ky ajet, edhe pse ka zbritur duke iu drejtuar çifutëve, ai është gjithëpërfshirës. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.”. [Saf, 2-3]. Por kjo nuk do të thotë që, meqë nuk e praktikon vetë atë gjë për të cilën urdhëron apo ndalon të tjerët, atëherë njeriu ta braktisë edhe urdhërimin për të mira dhe ndalimin nga të këqijat. Përkundrazi, ky ajet është qortim për ata që nuk i plotësojnë të dyja këto detyra. Është e kuptueshme se njeriu ka dy detyra:1. Të nënshtrojë fillimisht veten për punë të mira dhe ta ndalojë atë nga të këqijat.2. Të urdhërojë të tjerët për këto të mira dhe t'i ndalojë ata nga ato të këqija.Kështu, lënia e njërës detyrë nuk mund të jetë justifikim për lënien e tjetrës. Përsosmëria i takon atij që i plotëson të dyja ato, kurse i mangët është ai që i lë të dyja. Kurse ata që plotësojnë njërin kusht dhe lënë tjetrin, qëndrojnë mes dy gradave. Nga ana tjetër, mund të themi se shpirtrat (në përgjithësi) janë të prirur që të mos i nënshtrohen atij njeriu, veprat e të cilit janë në kundërshtim me fjalët që thotë. Ndikimi që kanë tek ata veprat e kryera, është më i madh se ndikimi a gjurmët që lënë fjalët e pashoqëruara me punë.

Al-Baqara 2:44Listen in Qur'an →
45

وَٱسْتَعِينُوا۟ بِٱلصَّبْرِ وَٱلصَّلَوٰةِ ۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى ٱلْخَٰشِعِينَ

Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai.

Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz! -Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë:1. Durimi që tregohet në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar për te kryer urdhëresat e Tij, derisa ta arrijmë atë në formën më të mirë.2. Durimi ndaj gjynaheve dhe mosbindjes. Pra, durimi që duhet të tregojmë për t’u larguar nga haramet dhe që të mos shkelim kufijtë e Allahut.3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar për ne. Ky durim konsiston në pranimin me zemër të kënaqur të këtyre përcaktimeve, duke mos shprehur as më të voglin zemërim apo pakënaqësi kundrejt tyre. Nëse do të tregohemi të durueshëm dhe të vetëpërmbajtur në situata të vështira, ashtu si na urdhëron Allahu i Lartësuar, atëherë kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për kapërcimin e tyre. Kush përpiqet të jetë i duruar, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar këtë gjë dhe patjetër do ta bëjë të durueshëm.Të njëjtën gjë mund të themi edhe për namazin, i cili është treguesi i besimit në zemër dhe i cili e frenon dhe e ndalon njeriun nga çdo vepër e shëmtuar. Një namaz i tillë është rrugëzgjidhje dhe ndihmë për çdo çështje e problem.Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë… -Domethënë, për këta të fundit është e thjeshtë kjo mënyrë e kërkimit të ndihmës. Është e thjeshtë, sepse të tillë e bën droja e tyre ndaj Allahut dhe shpresa për të arritur shpërblimin e madh të Tij. Frikërespekti për Allahun dhe shpresa e madhe për shpërbilimin e Tij, e nxisin robin që të kërkojë ndihmë nëpërmjet këtyre mënyrave të vështira (me durim e me namaz). Madje, ai i bën ato duke qenë i kënaqur dhe me zemër të qetë, pasi kujton shpërblimin e Allahut dhe ka frikën e ndëshkimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto ndjenja (frikën dhe shpresën), ata nuk ka se çfarë t’i shtyjë të ndërmarrin të tilla mënyra, për të kërkuar ndihmë dhe rrugëzgjidhje. Edhe sikur të përpiqeshin ndonjëherë të bënin ndonjë gjë të tillë, ajo do të ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për shpirtrat e tyre, të cilat nuk janë pajisur me ndjenjën e frikërespektit (ħushû) ndaj Allahut. Por çfarë është, në fakt, ndjenja e ħushû-it, lehtësuesja e vetme e situatave të vështira? Ħushû është ndjenja e përuljes së zemrës ndaj Allahut. Ajo është prehja dhe qetësia që ndien zemra kur kujton Allahun. Ajo është një lloj përunjësie përpara Krijuesit, e shoqëruar me një ndjenjë nevoje dhe varfërie për mëshirën e Tij. Kjo përulje vjen si pasojë e besimit të patundur të adhuruesit, se do të takohet me Allahun e Lartësuar. Ky besim është burimi i këtyre ndjenjave. Prandaj i Madhëruari, duke shpjeguar cilësitë e atyre që e kanë këtë ndjenjë, thotë:

Al-Baqara 2:45Listen in Qur'an →
46

ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُوا۟ رَبِّهِمْ وَأَنَّهُمْ إِلَيْهِ رَٰجِعُونَ

Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai.

Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen. –Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t'i shpërblyer për veprat e tyre; janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha. Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur). Kështu, i Lartësuari thotë:

Al-Baqara 2:46Listen in Qur'an →
47

يَٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتِىَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَنِّى فَضَّلْتُكُمْ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

O djemë të Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ju kam pasë dhënë dhe që ju kam pasë madhëruar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).

O bijtë e Israilit! Kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova! Unë ju pata dalluar mbi njerëzit e tjerë(të asaj kohe)” -Pastaj Ai i kërcënon ata, për t’iu frikësuar Ditës së Kiametit. Atë ditë, askush nuk mund t’i bëjë dobi askujt. I Madhëruari thotë:

Al-Baqara 2:47Listen in Qur'an →
48

وَٱتَّقُوا۟ يَوْمًۭا لَّا تَجْزِى نَفْسٌ عَن نَّفْسٍۢ شَيْـًۭٔا وَلَا يُقْبَلُ مِنْهَا شَفَٰعَةٌۭ وَلَا يُؤْخَذُ مِنْهَا عَدْلٌۭ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ

dhe frikohuni Ditës kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur nuk do të pranohet vërejtja e askujt, kur prej askujt nuk do të mirret kompensim dhe kur askush nuk do t’ju dalë në ndihmë.

Ruajuni asaj dite, kur askush, askujt nuk do të mund t’i bëjë asgjë! -Askush, sado i nderuar dhe i madh qoftë: melek, profet, apo njeri i mirë, nuk do të ketë në dorë asnjë mundësi ndihme për askënd. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë, sado i dashur apo i afërt të jetë ai që kërkon ta ndihmojnë. E vetmja ndihmë për njeriun do të jetë prej veprave që ka bërë. Edhe ndërmjetësimet janë të papranueshme pa lejen dhe pa kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë:Atë ditë nuk pranohet për të (jobesimtarin)ndonjë ndërmjetësim –Për ndërmjetësimin duhet të plotësohen dy kushte: Së pari, të jepet leja nga Allahu i Lartësuar për të dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet. Nga ana tjetër, dihet shumë mirë që Allahu i Lartësuar nuk kënaqet nga vepra e askujt, nëse ajo vepër nuk plotëson dy kushte:1. Të kryhet me sinqeritet për Allahun, duke kërkuar kënaqësinë e Tij.2. Të kryhet në përputhje me traditën e Profetit (a.s) dhe mësimeve të tij.Nuk pranohet ndërmjetësim, por as kompensim, siç thotë i Madhëruari:…Nuk pranohet prej tij kompensim, –Për këtë, i Lartësuari thotë sërish në Kur’ân, "E sikur e tërë ajo çka gjendet në tokë, plus edhe një herë sa aq, të ishte e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim, për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit. Atëherë, do të përballen prej Allahut me atë (lloj dënimi)që nuk kanë mundur as ta mendojnë." [Zumer 47]. Domethënë, nuk do të pranohet kompensim prej tyre. Ata, gjithashtu, nuk do të ndihmohen:…e ata nuk kanë për t'u ndihmuar –Domethënë, prej atyre nuk do të largohet ajo të cilës ata i druhen dhe asnjë krijesë nuk do të ketë mundësi t’u bëjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm. Thënia e Allahut: “la texhzi nefsun an nefisin shejâ” (…askush, nuk do të mund t’i bëjë asgjë askujt), tregon pamundësinë e të gjithëve për të bërë dobi atë ditë. Ndërsa thënia: “ue lâ hum junŝarûn” (e ata nuk kanë për t'u ndihmuar) tregon pamundësinë e tyre për të larguar të keqen dhe të dëmshmen. Në thënien e Allahut: “lâ juķbelu minhâ shefâ'atun” (nuk pranohet për të asnjë ndërmjetësim), dhe në thënien tjetër të Tij: “…Ue lâ ju'ħadhu minhâ adlun” (Nuk pranohet prej tij kompensim), mësohet diçka shumë e rëndësishme. Nëse njeriu e kupton se fitimi i të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të arrihen duke ia kërkuar krijesave, atëherë ai kthehet për t'ia kërkuar sinqerisht ato të vetmit që mund t’ia dhurojë (Allahut). Arritja e të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të bëhet, gjithashtu, as me kompensime dhe as me ndërmjetësime, sikurse ndodh mes krijesave. Atë ditë nuk do të jetë askush i aftë qoftë edhe për një grimcë dobie apo dëmi. Kjo është një ftesë e hapur që adhuruesi të lidhet fort dhe sinqerisht vetëm me Allahun e Lartësuar, duke i kërkuar të mirat veç prej Tij dhe duke kërkuar mbrojtje nga çdo e keqe vetëm tek Ai. Kjo është ftesë për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, sepse veç Ai e meriton adhurimin tonë dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetemi për t’i përkryer adhurimet tona.

Al-Baqara 2:48Listen in Qur'an →
49

وَإِذْ نَجَّيْنَٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ يُذَبِّحُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ ۚ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌۭ

dhe kujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonëve, i cili ju ka torturuar me mundime të rënda: iu prisnin djemtë e juaj, e ua linin të gjalla femërat. E, kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju – nga Zoti juaj.

Tani fillojnë dhe përmenden më imtësisht mirësitë që Allahu i Lartësuar u dhuroi bijve të Israilit. Atëherë, i Lartësuari thotë:Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej popullit të Faraonit… –Pra, nga Faraoni, bashkë me parinë dhe ushtrinë e tij, të cilët më përpara:…ju torturonin me format më të këqija –Domethënë, me torturat më të rënda. Ata:…, ju thernin bijtë tuaj(meshkujt e porsalindur)dhe linin të gjalla bijat tuaja(vajzat e porsalindura). -Ata i thernin meshkujt, nga frika se mos bijtë e Israilit shumoheshin, ndërsa femrat i linin të gjalla. Kështu, bijtë e Israilit përdoreshin ose për punë të rënda, si skllevër, ose vriteshin. Ky ishte poshtërimi dhe ndëshkimi më i skajshëm.E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga(e cila ju shpëtoi) Zoti juaj -“E gjithë kjo”, pra, torturat prej Faraonit dhe shpëtimi prej Allahut të lartësuar, do t’ju bëjë të kuptoni më qartë urtësinë e Allahut në përcaktimin e sprovave dhe të shpëtimit prej tyre.

Al-Baqara 2:49Listen in Qur'an →
50

وَإِذْ فَرَقْنَا بِكُمُ ٱلْبَحْرَ فَأَنجَيْنَٰكُمْ وَأَغْرَقْنَآ ءَالَ فِرْعَوْنَ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ

dhe kujtohuni kur e kemi çarë detin e ju kemi shpëtuar, ndërsa në praninë tuaj e kemi fundosur popullin e Faraonit.

Dhe kujtoni kur për ju, Ne e ndamë detin(duke hapur shtigje në të)e ju shpëtuam, ndërkohë që ju i patë ithtarët e Faraonit të mbyteshin. –Pra, Allahu i Lartësuar u bëri mirësi, duke i shpëtuar njëherë e mirë prej armikut të tyre dhe duke e mbytur ushtrinë e tij mu para syve të tyre, në mënyrë që ata ta shihnin vetë se çfarë ndihme iu dha Allahu i Lartësuar, dhe kështu të gjenin prehje dhe qetësi. Më pas, Allahu i Lartësuar u përmend atyre një mirësi tjetër, kur i premtoi Musait një periudhë dyzetnetëshe për t’i shpallur atij Teuratin (ligjin e jetës), që përmbante ligje të vyera dhe shumë të dobishme:

Al-Baqara 2:50Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.