Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 21–30 of 286

21

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱعْبُدُوا۟ رَبَّكُمُ ٱلَّذِى خَلَقَكُمْ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O njerëz! Aduroni Perëndinë, i cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, për t’u ruajtur nga mohimi.

O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj… -Ky është një urdhër gjithëpërfshirës, që u drejtohet të gjithë njerëzve, për një çështje që, në kuptimin e saj, është po ashtu gjithëpërfshirëse. Kjo çështje, për të cilën urdhërohen të gjithë njerëzit është adhurimi (ose ibadeti). Ky term përfshin tri aspekte kryesore, që janë:1. Zbatimi rigoroz i urdhrave të Allahut të Lartësuar.2. Largimi nga të gjitha ndalesat e Tij.3. Pranimi, pohimi dhe besimi i plotë dhe pa mëdyshje te çdo lajm e kumt i ardhur prej Allahut të Lartësuar.Allahu Krenar e i Lartësuar i urdhëron njerëzit t’i përkushtohen asaj çështjeje, për hir të së cilës Ai i krijoi. Allahu i Madhëruar thotë në suren Dhariat, ajeti 56: “Unë i krijova xhindët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë”. Më poshtë, Allahu i Madhëruar shpjegon përse Ai duhet adhuruar si Një i vetëm, duke u kujtuar dhe u qartësuar njerëzve se vetëm Ai është Zoti i tyre, i Cili kujdeset për ta, duke u mundësuar mirësi të pafundme.…i Cili ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush! -Pra, Ai ju krijoi ju dhe të parët tuaj, kur nuk ekzistonit fare; Ai ju solli në ekzistencë. Por cili është qëllimi i këtij adhurimi? I Madhëruari thotë:që të bëheni të devotshëm … -Kjo frazë mund të kuptohet në dy mënyra:1. Nëse ju ia kushtoni adhurimet tuaja veç Allahut, të Vetmit dhe Absolutit, ju do të jeni të ruajtur dhe të sigurt nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij, sepse keni vepruar pikërisht atë gjë që e largon nga ju zemërimin dhe ndëshkimin e Tij.2. Nëse ju ia kushtoni adhurimet tuaja vetëm Allahut të Lartësuar e të Pashoq, ju jeni bërë të devotshëm e, sigurisht, ndër të shpëtuarit.Të dyja kuptimet janë të sakta dhe, në fund të fundit, rrjedhin nga njëra-tjetra, sepse kush bën adhurim të pastër dhe të plotë veç për Allahun, është edhe i devotshëm, dhe kush është i devotshëm, sigurisht që ka shpëtuar prej zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Lartësuar. Më tej, i Madhëruari vazhdon të na tregojë mirësitë e Tij:

Al-Baqara 2:21Listen in Qur'an →
22

ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ فِرَٰشًۭا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءًۭ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَخْرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزْقًۭا لَّكُمْ ۖ فَلَا تَجْعَلُوا۟ لِلَّهِ أَندَادًۭا وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

Zoti është Ai, që për ju tokën e ka bërë shtresë dhe qiellin ndërtesë; i cili prej qielli lëshon shira dhe bënë që me atë të rritën frutet, ushqimi juaj. Prandaj mos i bëni shoq Perëndisë, sepse ju e dini (që Ai nuk ka shoq).

(Allahu është)Ai që tokën e bëri shtrat(vendbanim)-Kuptimi është: Mirësitë e Tij, të shfaqura apo të fshehta qofshin, vërshojnë pafundësisht e pandërprerë mbi ju. Ai e bëri tokën për ju të qëndrueshme dhe të qetë, si shtrat, që të sistemoheni dhe të gjeni prehje në të. Ju qëndroni të qetë në të, ndërtoni banesat tuaja, kultivoni ushqimet tuaja dhe nxirrni prej saj furnizimet e nevojshme për jetën. Mbi këtë tokë ndërtoni edhe rrugët ku ecni, për të përfituar nga të mirat e saj, e shumë e shumë të mira të tjera, të cilat i di Allahu i Lartësuar.…dhe qiellin kulm (mburojë) -Ndërsa qiellin, Allahu i Madhëruar e bëri si ndërtesë dhe fortesë mbrojtëse për vendqëndrimin tuaj, për tokën ku jetoni. Allahu i Madhëruar e mbushi këtë qiell me dobi të shumta, të cilat janë të domosdoshme për jetën tuaj në tokë dhe për vazhdimësinë e saj. A nuk e shihni diellin, hënën, yjet etj.?… që prej qiellit(semãun)ju lëshon ujë, nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh -Çfarë quhet semãun (qiell)? Semãun quhet gjithçka që qëndron apo ekziston sipër teje. Për këtë arsye, shpjeguesit e Kur’ânit kanë thënë se me fjalën ‘semãu’këtu nënkuptohen retë, prej të cilave, Allahu i Madhëruar lëshon shiun.…nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh -Me anë të këtij uji, prodhohen shumë fryte të tokës. Me këtë ujë rriten dhe zhvillohen të gjitha prodhimet e tokës, duke filluar prej drithërave, frutave, perimeve, vreshtave, hurmave, agrumeve etj.…si furnizim për ju -Të gjitha këto mirësi Allahu i ka krijuar për ju, thjesht dhe vetëm që ju të ushqeheni dhe të përfitoni kënaqësi pas kënaqësish në këtë jetë, që po kaloni mbi tokë.Atëherë mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut kur ju e dini(të vërtetën)! -Pra, mos i përshkruani Allahut shokë e partner në adhurimin ndaj Tij! Mos i konsideroni asnjë si të ngjashëm, të njëjtë dhe të barabartë me Të! Mos merrni si të barabartë a të njëjtë me Allahun asgjë e asnjë prej krijesave, në asnjë këndvështrim! Nuk ka ndonjë krijesë që të jetë e barabartë apo e njëjtë me Allahun, dhe që të meritojë adhurimin tuaj. Asnjë krijesë nuk duhet adhuruar, por adhurohet vetëm Allahu. Asgjë nuk e meriton dashurinë tuaj, sikurse e meriton Allahu. E si mund të meritojnë krijesat adhurimin dhe dashurinë tuaj, kur ato, sikurse dhe ju, janë të krijuara, të nënshtruara, nevojtare në vetvete? Ato vetë kanë nevojë për furnizimin e Allahut. Ato nuk kanë asnjë grimcë të vogël pushteti, as në qiej e as në tokë, dhe nuk kanë asnjë lloj mundësie për t'ju sjellë juve dobi apo dëm.kur ju e dini(të vërtetën) -Pra, mos i bëni këto gabime, kur ju e dini shumë mirë se Allahu i Madhëruar është Absolut dhe nuk ka të ngjashëm dhe të barabartë me Të, që të meritojë adhurimin tuaj. Askush nuk mund t’i afrohet Madhështisë së Tij, as në aspektin e krijimit, furnizimit, administrimit dhe rregullimit të çështjeve të gjithësisë, dhe as në aspektin e meritueshmërisë së adhurimit dhe dashurisë së krijesave për Të. Atëherë, si është e mundur që ju adhuroni dhe u shprehni dashurinë zotave të tjerë, pas dijes dhe sigurisë që keni krijuar për çështjet e sipërpërmendura?! Kjo po, që konsiderohet si çudia e çudirave dhe si mendjelehtësi e paparë. Ky ajet përmban në vetvete disa …

Al-Baqara 2:22Listen in Qur'an →
23

وَإِن كُنتُمْ فِى رَيْبٍۢ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا فَأْتُوا۟ بِسُورَةٍۢ مِّن مِّثْلِهِۦ وَٱدْعُوا۟ شُهَدَآءَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Nëse dushoni ju në atë (Kur’anin) që ia kemi dërguar robit tonë (Muhammedit), atëherë hartonie një sure të ngjashme si atë që ia kemi shpallur atij, dhe nëse jeni të drejtë thirrni dëshmitarët tuaj, (zotërat që i adhuroni), përveç Perëndisë.

Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë… -Allahu i Madhëruar u drejtohet këtu botës së atyre kryeneçëve, që janë rebeluar kundër profetëve, në përgjithësi. Ai u drejtohet atyre që refuzuan ftesën e Profetit të fundit, duke pretenduar se ai ishte mashtrues dhe trillues, duke u thënë: “Nëse ju, o kryeneçë, kundërshtarë dhe refuzues të Profetit, jeni në mëdyshje dhe të lëkundur në lidhje me atë çka Ne i shpallëm adhuruesit tonë (Muhamedit a.s); nëse nuk jeni të qartësuar a është ajo rruga e vërtetë apo ndonjë rrugë tjetër, atëherë ejani t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje njëherë e mirë. Le ta zgjidhim këtë situatë në mënyrë të qartë dhe të drejtë. Ky është Muhamedi (a.s). Ai është si ju, një njeri i thjeshtë. Nuk njihet si më oratori, dhe më i pushtetshmi mes jush. Ju e njihni shumë mirë atë, sepse ai u rrit dhe u edukua mes jush. Ju jeni të sigurt që nuk di as shkrim, as këndim (lexim). Ky njeri pretendon që libri të cilin po jua paraqet, vjen dhe i shpallet prej Allahut. Ndërsa ju e refuzoni një fakt të tillë, duke mëtuar se ai vetëm shpif dhe trillon.”…atëherë paraqitni ju një kapitull të ngjashëm me të (Kur’âni), madje ftojini (për ndihmë) të gjithë zotat që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë –Nëse vërtet jeni të sigurt në atë që thoni, sillni, pra, ju një kapitull, që t`i afrohet hijes së këtij libri. Madje, për këtë projekt, thirrni në ndihmë kë të doni e kë të mundni prej specialistëve të kësaj lëmie. Aq më tepër që ju njiheni si elita e elokuencës dhe krijimtarisë letrare. Aq më tepër që jeni ndezur zjarr nga urrejtja dhe armiqësia kundër këtij Profet. Nëse mund të krijoni një kapitull të vetëm që t’i afrohet kësaj madhështie, atëherë pretendimi juaj qëndron.

Al-Baqara 2:23Listen in Qur'an →
24

فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا۟ وَلَن تَفْعَلُوا۟ فَٱتَّقُوا۟ ٱلنَّارَ ٱلَّتِى وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلْحِجَارَةُ ۖ أُعِدَّتْ لِلْكَٰفِرِينَ

Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit.

E në mos e paçit bërë (deri tani), e as që do ta bëni kurrë(edhe në të ardhmen) -Por nëse ju dështoni, me plot kuptimin e fjalës, – dhe kurrë s’keni për t’ia arritur një diçkaje të tillë, se ky është thjesht një supozim, – atëherë kjo ka për të qenë një shenjë e madhe dhe e kthjellët, që tregon vërtetësinë e pretendimit të tij, që është Profet i Zotit të botëve. Kjo do të vërtetonte edhe saktësinë e shpalljes që i vjen nga Zoti. E nëse profetësia e tij vërtetohet, atëherë bëhet detyrë për ju që ta besoni atë dhe që të zbatoni programin e jetës që atij po i shpallet. Nëse ju nuk e bëni realitet projektin tuaj, - që kurrë s’ka për t’u bërë realitet, - atëherë Allahu i Madhëruar ju kujton Zjarrin, nga i cili duhet të ruheni. I Madhëruari thotë:…atëherë ruajuni Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! -Një zjarr i tillë nuk mund të ketë shembull në këtë jetë.Ai është përgatitur për jobesimtarët. -Domethënë, ai është përgatitur për mohuesit: për ata që mohuan Allahun dhe që refuzuan profetët. Atëherë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur ta mohoni atë, në momentin që ju jeni të sigurt se Muhamedi është Profeti i Allahut. Ky ajet dhe të tjerë me të njëjtin kuptim si ai, quhen ndryshe edhe si "ajetet e sfidës". Me këto ajete sfidohen të gjitha krijesat, të cilat gjithmonë do të jenë të paafta për t`i bërë ballë kësaj sfide. Ato kurrë nuk do të mund ta përballojnë sfidën e Profetit të fundit, për të krijuar ndonjë vepër tjetër si Kur’âni, apo të ngjashëm e të përafërt me të. I Madhëruari thotë në suren Isra, ajeti 88: “Thuaj (o Muhamed): “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri-tjetrin”.”. A ka logjikë që të pranojë se fjala e një krijese prej dheu mund t’i përngjasojë fjalës së Sunduesit dhe Mbretëruesit Absolut?! Ku mund ta gjejë pushtetin, forcën dhe mundësinë i varfri e i nevojshmi nga çdo këndvështrim, që të sjellë një fjalë, që të jetë si fjala e Absolutit?! Ai (Kur’âni) është fjala e Madhështorit në çdo aspekt. Kjo pra, është jashtë logjikës dhe jashtë mundësisë njerëzore. Çdokush që e njeh sadopak artin e fjalës, njohuritë gjuhësore dhe stilistikën, nëse krahason madhështinë e këtij Kur’âni me fjalën e çdo artisti qoftë, do të zbulojë çudira.Me fjalën e Allahut të Lartësuar: “E në qoftë se jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë...” e deri në fund, kuptojmë se për atë njeri që ka veç një lloj dyshimi a paqartësie që e pengon, ekziston shpresa e udhëzimit në rrugën e drejtë dhe e largimit nga rrugët e humbjes. Ky njeri i çoroditur, i paqartë dhe i paaftë që të dallojë të vërtetën nga e gabuara dhe e kota, nëse i sqarohet e vërteta me argumente bindëse dhe nëse është i sinqertë në zbulimin e së vërtetës, ai ka shumë shpresa që të udhëzohet dhe të gjejë rrugën e drejtë.Ndërsa kokëfortët e kryeneçët, nga ana tjetër, që e njohin të vërtetën dhe e braktisin atë, nuk mund të kthehen nga rruga e humbjes. Këta e braktisin dhe e shpërfillin të vërtetën pasi e kanë njohur mirë atë dhe pasi janë siguruar plotësisht rreth saj. Këta janë të vetëdijshëm për veprat që …

Al-Baqara 2:24Listen in Qur'an →
25

وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمْ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ۖ كُلَّمَا رُزِقُوا۟ مِنْهَا مِن ثَمَرَةٍۢ رِّزْقًۭا ۙ قَالُوا۟ هَٰذَا ٱلَّذِى رُزِقْنَا مِن قَبْلُ ۖ وَأُتُوا۟ بِهِۦ مُتَشَٰبِهًۭا ۖ وَلَهُمْ فِيهَآ أَزْوَٰجٌۭ مُّطَهَّرَةٌۭ ۖ وَهُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira gëzoji me kopshte të xhenetit nëpër të cilat do të kalojnë lumenj çdoherë kur u jepet atyre ndonjë frut i tyre, ata të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”, - e atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me to. Në to do të ketë femra të pastra dhe në to do të jetojnë gjithmonë.

Allahu i Madhëruar, pasi përmend ndëshkimin e atyre që refuzojnë besimin tek Ai, vijon me shpërblimin e besimtarëve, që e shoqërojnë besimin me vepra të mira. Kjo është një mënyrë tërheqëse dhe e urtë, që Allahu i Madhëruar e përdor në të gjithë Kur’ânin. Ai përmend njëra pas tjetrës shpërblimin dhe kërcënimin, me qëllim që robi të përjetojë vazhdimisht edhe shpresën, edhe frikën ndaj Krijuesit. Allahu i drejtohet Profetit (s.a.u.s) dhe çdokujt që kryen misionin e tij, si dijetarët, thirrësit në fe etj., duke u thënë që:Përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira… –Pra, përgëzo ata që besojnë me zemrën dhe me gjuhën e tyre, dhe bëjnë vepra të mira me gjymtyrët e tyre, domethënë ata që vërtetojnë me punë të mira, atë që e besojnë me zemër dhe e shprehin me gojë. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar veprat e mira, të cilat janë treguese të imanit, duke përdorur fjalën “ŝâliĥât”, që do të thotë “përmirësues, rregullues”. Ai ka përdorur këtë fjalë, sepse vepra të tilla bëhen shkak që gjendja e adhuruesit të rregullohet dhe të përmirësohet hap pas hapi. Me të tilla punë rregullohen dhe përmirësohen çështjet e kësaj jete dhe të jetës tjetër, që do të kalojë besimtari. Me të tilla punë zbukurohet jeta e kësaj bote dhe jeta e amshuar. Me të tilla punë largohen nga besimtari të gjitha gjendjet dhe cilësitë e këqija, dhe ai bëhet i denjë që të llogaritet mes të mirëve. Këta të mirë (ŝâliĥîn)janë pikërisht ata, që do të meritojnë të qëndrojnë dhe të shijojnë lumturinë pranë Mëshiruesit, në xhenetet që Ai ka përgatitur. Allahu i Lartësuar urdhëron dhe thotë që përgëzoini ata se:…se do të kenë xhenete… –Domethënë, do të kenë kopshte me bimë dhe pemë të çuditshme, me fruta të këndshme dhe hije të gjera. Degët e pemëve dhe bimët kacavjerrëse që gjarpërojnë në to, bëjnë që këto kopshte të quhen “xhennâtin”, që do të thotë: “diçka e fshehur”, pasi në to, për shkak të dendësisë së bimësisë dhe të pemëve të shumta, banorët e lumtur lëvizin pa u dukur. Kush do të hyjë në to, do të përjetojë gëzimin dhe lumturinë e asaj jete. Një bukuri tjetër që ndodhet dhe që shijohet në këto xhenete është edhe ekzistenca e lumenjve që rrjedhin në to. Allahu i Lartësuar thotë:në të cilët rrjedhin lumenj. –këto kopshte rrjedhin lumenj. Këta lumenj janë të llojeve të ndryshme: lumenj prej uji, prej qumështi, prej mjalti apo prej pijesh të këndshme. Këta lumenj burojnë dhe shpërthejnë kudo ku besimtarët i kërkojnë dhe i dëshirojnë. Besimtarët e drejtojnë rrjedhën e këtyre lumenjve ku të dëshirojnë, dhe prej tyre ujitet e gjithë bimësia e xhenetit, për të gëluar me plot fruta të këndshme e të shumëllojëshme.Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Të tilla mirësi na janë dhuruar edhe më parë -Sa herë që ata furnizohen me ndonjë frut prej Xhenetit, thonë: “Këtë furnizim e kemi përjetuar edhe më parë”, domethënë: Këto fruta janë të të njëjtit lloj dhe cilësi. Të gjitha janë të njëllojshme për sa i përket pamjes së këndshme dhe shijes së mrekullueshme. Nuk do të ketë ndonjë frutë që do të qëndrojë poshtë të tjerëve nga cilësitë, dhe nuk do të ketë moment që ata ta kalojnë pa shijuar dhe pa përjetuar kënaqësi në shijimin e këtyre frutave.Atyre u dhurohen mirësi …

Al-Baqara 2:25Listen in Qur'an →
26

۞ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَسْتَحْىِۦٓ أَن يَضْرِبَ مَثَلًۭا مَّا بَعُوضَةًۭ فَمَا فَوْقَهَا ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَيَقُولُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلًۭا ۘ يُضِلُّ بِهِۦ كَثِيرًۭا وَيَهْدِى بِهِۦ كَثِيرًۭا ۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِۦٓ إِلَّا ٱلْفَٰسِقِينَ

Allahu nuk ngurron të jep shembullin e mushkajës ose diçka më të madhe se atë, ata që besojnë e dinë që kjo është e vërtetë nga Perëndia e tyre, e ata që nuk besojnë thonë:“-Çka don të tregojë Allahu me këtë shembull. Në këtë mënyrë Ai shumëkend e ka hutuar e shumëkujt ia ka treguar rrugën e vërtetë. Ai i la të humbur vetëm mëkatarët e mëdhenj”,

Allahut nuk i vjen turp që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë ajo mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. -Kjo, pasi shembujt që sillen në Kur’ân janë plot urtësi dhe për të qartësuar të vërtetën. Allahu i Lartësuar nuk ngurron, ose nuk druhet, që të shfaqë të vërtetën. Me sa duket, ky ajet vjen si përgjigje ndaj atyre që i nënvlerësojnë të tillë shembuj dhe nuk u duket e drejtë sjellja në Kur’ân e këtyre shembujve rreth gjërave të imta e të parëndësishme (në dukje). Këta njerëz sikur kundërshtojnë Allahun në këtë aspekt. Por ky lloj kundërshtimi nuk është i drejtë dhe as me vend. Madje, me shembujt e sjellë, Allahu i Lartësuar kërkon të mësojë adhuruesit e Tij, dhe kjo është shprehje e mëshirës së Tij për ta. Për këtë arsye, këto shembuj duhen pranuar dhe për ta duhet shprehur mirënjohje e lavdërim. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë:Ata që besojnë e dinë se ai(shembull)është “e vërteta" nga Zoti i tyre. –Besimtarët, kur u vjen ndonjë shembull nga Allahu i Lartësuar, thellohen dhe meditojnë rreth tij, në mënyrë që ta kuptojnë atë. Nëse arrijnë të zbulojnë dhe të kuptojnë urtësitë e fshehura në shembujt e dhënë, në mënyrë të shtjelluar dhe imtësisht, atyre u shtohet dija dhe besimi. Por, edhe nëse nuk mundet të kuptojnë imtësisht gjithçka, ata janë të sigurt dhe e dinë mirë se kjo është e vërtetë e sigurt e sjellë nga Zoti i tyre. Madje, ata besojnë se urtësitë e fshehura në këtë shembull të sjellë, janë të vërteta dhe të padiskutueshme, edhe nëse nuk e dinë me hollësi se cilat janë këto imtësi. Ata janë të sigurt në diçka. Allahu i Lartësuar nuk i ka sjellë këto shembuj kot, por për urtësi të shumta e të dobishme. Ai i ka sjellë, me qëllim që krijesat të përfitojnë dije dhe përvojë.…Ndërsa ata që mohojnë do të thonë: “Ç’do të thotë Allahu me këtë si shembull?” -Ata, duke kundërshtuar dhe shpërfillur këto shembuj, tregojnë çoroditjen e tyre. Këto shembuj të sjellë e shtojnë edhe më shumë mohimin në zemrat e tyre, sikundër besimtarëve u shtojnë dijen dhe besimin. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Me atë(shembull)Ai bën që shumë të humbin, e shumë i udhëzon në rrugën e drejtë. -Kjo qe gjendja e besimtarëve dhe e qafirëve në momentin e zbritjes së ajeteve të Kur’ânit. Allahu i Lartësuar thotë: “Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues.” [Teube 124,125]. Nuk ka mirësi më të madhe për adhuruesit sesa zbritja e ajeteve kuranore. E, megjithatë, këto ajete, për disa bëhen sprovë dhe çoroditje (humbje). Ato ua shtojnë të keqen mbi të keqen që i pushton, ndërsa për disa të tjerë është mëshirë dhe shtim i të mirave, mbi të mirat që pandërprerë i përjetojnë. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Ai, që dalloi kë dëshiroi prej krijesave të Tij! Ai është i Vetmi që ka pushtetin të të udhëzojë në rrugën e drejtë dhe i Vetmi që nëse të lë në humbje, askush nuk mund të të udhëzojë. Me pas, Allahu i Madhëruar tregon shkakun e humbjes së atyre të cilët devijuan duke shpjeguar se kjo është drejtësia e Tij. Thotë i Madhëruari:Por në të …

Al-Baqara 2:26Listen in Qur'an →
27

ٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقْطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

të cilët shkelën obligimin e Allahut pasi e patën marrë dhe e ndërprenë atë që i ka urdhëruar Perëndia për ta mbajtur, e bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë të shkatërruar.

…ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut, pasi ajo është lidhur, -Kjo besë është dy llojesh: besë e lidhur mes tyre dhe Allahut të Lartësuar, dhe besë e lidhur mes tyre dhe njerëzve të tjerë. Kjo e fundit dokumentohet dhe regjistrohet me elementë të shumtë sigurie. E, sidoqoftë, fasik-ët nuk pyesin fare për kontratat dhe marrëveshjet e bëra. Ata i shkelin dhe i thyejnë si marrëveshjet që kanë me Krijuesin, ashtu dhe marrëveshjet me krijesat. Ata shpërfillin urdhrat dhe ndalesat e marra nga Krijuesi, ashtu siç shpërfillin të drejtat e krijesave dhe marrëveshjet me ta. Përveç kësaj:... që e shkëpusin atë(lidhje)që Allahu ka urdhëruar të jetë e vazhdueshme, -Këto lidhje, për të cilat Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të ruhen, janë të shumta. Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që, së pari, të mbajmë të paprekur e të vazhdueshme lidhjen mes nesh dhe Tij, duke forcuar besimin në fe dhe duke i shprehur Atij adhurimet tona në mënyrë të përsosur dhe me përkushtim. Ai na ka urdhëruar që të mbajmë të forta, lidhjet me Profetin e Tij. Lidhjet me të mbahen duke e besuar atë, duke e ndihmuar atë (dhe fenë e tij) , duke respektuar urdhrat e tij dhe duke i dhënë hakun e tij, në çdo aspekt. Ai na ka urdhëruar që të mbajmë lidhjet me prindërit tanë, me të afërmit, miqtë dhe me të gjitha krijesat, duke u dhënë atyre hakun, sipas dispozitave të vendosura nga Allahu i Madhëruar. Të gjitha këto lidhje duhet t`i mbajmë të forta dhe të paprekshme. Besimtarët i mbajnë fort të gjitha ato lidhje për të cilat i ka urdhëruar Allahu i Madhëruar, duke i dhënë hakun çdo aspekti, në formën më të përsosur dhe më të bukur. Ndërsa fasik-ët ndërpresin dhe shkatërrojnë çdo lidhje dhe harmoni, në gjithçka që i rrethon, duke shkelur me këmbë të drejtat e të gjithëve, me shfrenimin e tyre dhe me veprat e shëmtuara që bëjnë. Veprat e tyre quhen ndryshe edhe: ‘shkatërrim i tokës’. Allahu i Lartësuar e përkufizon krimin e tyre me fjalët:…dhe në tokë mbjellin shkatërrimin. -Përfundimi i të tillëve është i qartë:Pikërisht ata janë të humburit(që humbën gjithçka). -Këta që u përshkruan deri tani, janë të dështuarit dhe të humburit, qoftë në dynja, qoftë edhe në ahiret. Allahu i Madhëruar e ka kufizuar dështimin dhe humbjen vetëm për këta lloj njerëzish, sepse dështimi i tyre është i gjithanshëm. Ata nuk kanë asnjë lloj suksesi, pasi çdo vepër e mirë (që sjell fitim e sukses), për të qenë e tillë, ka si kusht imanin. Pra, ai që nuk ka iman, nuk ka të llogaritshme as vepra të mira. Ky është dështimi dhe humbja që sjell mungesa e imanit. Dështimi dhe humbja mund të shkaktohen ose nga kufri, ose nga gjynahet dhe gabimet, ose nga neglizhenca e treguar ndaj veprave të pëlqyeshme. Në këtë dështim dhe humbje mund të përfshihen të gjitha krijesat, përveç atyre që gëzojnë katër tipare:1. ata që besojnë;2. që bëjnë vepra të mira;3. që këshillojnë njeri-tjetrin për të drejtën;4. që këshillojnë njëri-tjetrin për durim,siç thotë i Madhëruari thotë në suren Asr: “Betohem për kohën! Njeriu është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për (të pasuar) të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim.”. Me fjalë të tjera, shkaktari kryesor i humbjes dhe i …

Al-Baqara 2:27Listen in Qur'an →
28

كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِٱللَّهِ وَكُنتُمْ أَمْوَٰتًۭا فَأَحْيَٰكُمْ ۖ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Si mund të mos e besoni Allahun, ju që s’keni qenë e Ai ju ka dhënë jetën; Ai pastaj do t’ju bëjë të vdekur e pastaj do t’ju ngjallë, e në fund do të ktheheni tek Ai.

Si e mohoni Allahun, kur(e dini se)ju ishit të vdekur, e Ai jua dha jetën -Kjo është një pyetje retorike, që tregon një ndjenjë habie dhe qortimi njëkohësisht. Si është e mundur pra, që ju të mohoni Allahun, i Cili ju krijoi pasi nuk ekzistonit?! Ai ju dhuroi, gjithashtu, edhe një larmi të pafundme mirësish.Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas(përfundimisht), tek Ai do të ktheheni. -Më pas, në momentin kur afati juaj do të jetë plotësuar, Ai do ju sjellë vdekjen, për t’ju dhënë shpërblimin e veprave që kryet në këtë jetë, që në momentin kur hyni në varr. Pastaj, Ai do t’ju ringjallë në Ditën e Ringjalljes dhe të Grumbullimit të Madh, për t'u rikthyer sërish tek Ai dhe për ta marrë të plotë shpërblimin e veprave tuaja. E pra, ju jeni (në të gjitha gjendjet) nën administrimin, përkujdesjen dhe mirësitë e Tij. Ju jeni të detyruar t`i nënshtroheni urdhrave dhe ligjit të Tij hyjnor, se pastaj do t`i nënshtroheni llogarisë dhe shpërblimit, sipas zbatimit të ligjit dhe urdhrave të Tij. Si është e mundur që, pas gjithë këtij informacioni, ju ta mohoni Atë? A nuk tregon kjo një injorancë të thellë dhe mendjelehtësi të pamatë? Kështu që, më e mira për ju është besimi te Zoti e devotshmëria ndaj Tij. Ju duhet të jeni të frikësuar prej ndëshkimit dhe të shpresoni fort shpërblimin e Tij.

Al-Baqara 2:28Listen in Qur'an →
29

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ لَكُم مَّا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا ثُمَّ ٱسْتَوَىٰٓ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَسَوَّىٰهُنَّ سَبْعَ سَمَٰوَٰتٍۢ ۚ وَهُوَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ

Ai për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë; Pastaj vullnetin e vet e ka drejtuar kah qielli dhe e ka rregulluar si shtatë qiejë, Ai di çdo gjë.

Gjithçka që është në tokë, Ai(Allahu)e krijoi për ju -Komenti: Ai i krijoi këto të mira si bamirësi dhe mëshirë për ju, që të përfitoni prej tyre, të kënaqeni me to, dhe të nxirrni mësime e urtësi. Ky ajet madhështor është argument që vërteton se gjërat, në origjinë, janë të pastra dhe të lejuara. Gjërat konsiderohen në origjinë si të pastra, sepse Allahu i Madhëruar i ka sjellë ato si dëshmi për të treguar mirësitë e Tij. Përjashtim bëjnë vetëm gjërat e pista dhe të dëmshme, të cilat po nëpërmjet këtij ajeti kuptohet që janë të tilla. Kjo kuptohet nga i njëjti ajet, sepse ai tregon që shkaku i krijimit të këtyre gjërave, me të cilat Ai na tregon mirësinë dhe mëshirën e Tij, është që ne të përfitojmë dhe të kënaqemi. Ndërsa gjërat që nuk i ka krijuar për këtë qëllim, Ai i ka konsideruar të pista dhe na ka ndaluar nga ato. Me fjalë të tjera: Allahu i Lartësuar nuk mund të sjellë si prova të mirësisë dhe mëshirës së Tij, gjërat e pista dhe të dëmshme. Edhe ndalesat që Allahu i Madhëruar na ka bërë, kanë si qëllim mirësinë dhe mëshirën ndaj nesh. Pra, si në gjërat e lejuara, që janë shumë, ashtu edhe në gjërat që na i ka ndaluar, Allahu i Madhëruar tregon ndaj nesh mirësinë dhe mëshirën e Tij, duke na udhëzuar për të mira dhe duke na ndaluar nga të këqijat.…pastaj iu drejtua qiellit -Fjala ‘isteuã’ në Kur’ân vjen me tri kuptime, sipas rastit:1. Nëse vjen e vetme, e pashoqëruar me parafjalët e vendit ‘ala’ (mbi, sipër) apo ‘ila’ (tek, deri tek), ajo ka kuptimin ‘u plotësua, u përsos’, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për Musain (a.s), në suren Kasas, ajeti 14: “E pasi ai (Musai) arriti moshën madhore dhe u plotësua (isteuã)(u bë i pjekur, u bë i plotë), Ne i dhamë atij dituri dhe urtësi.”.2. Nëse ajo vjen e shoqëruar me parafjalën e vendit ‘ala’ (mbi, sipër), atëherë ajo ka kuptimin “u lartësua, u ngrit sipër”, sikurse thotë Allahu i Lavdëruar: “Thumme isteuâ ala el arsh” (Pastaj u ngrit mbi arsh). Ose siç thuhet në suren Zuhruf, ajeti 13: “Ai që i krijoi të gjitha llojet dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë, të uleni mbi to (Li testeuu alâ đhuhûrihî) dhe, atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që jua dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.”.” Fjala “li testeû” vjen nga “isteuâ alâ” (të ngriheni dhe të qëndroni mbi to).3. Nëse vjen e shoqëruar me parafjalën e vendit ‘ilâ’, që do të thotë “te, deri te”, ajo ka kuptimin: “synon, ka për qëllim, drejtohet, ka për objektiv”. Pra, “isteuã ilâ”do të thotë “synoi, u drejtua te”, sikurse vjen edhe në këtë ajet: “…pastaj iu drejtua qiellit”. Pra, kur Allahu i Lartësuar mbaroi krijimin e tokës, Ai synoi dhe iu drejtua krijimit të qiellit.Ai i përsosi ata shtatë qiej –Pra, i krijoi, i rregulloi dhe përsosi çdo gjë në to.Ai është i Gjithëditur për gjithçka -Sikurse thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër, në suren Hadidë, ajeti 4: “...Ai di gjithçka që futet në Tokë dhe gjithçka që del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngrihet në të. Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu vështron gjithçka që bëni ju." Ose në suren Ta Ha: “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), …

Al-Baqara 2:29Listen in Qur'an →
30

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّى جَاعِلٌۭ فِى ٱلْأَرْضِ خَلِيفَةًۭ ۖ قَالُوٓا۟ أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ ٱلدِّمَآءَ وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ ۖ قَالَ إِنِّىٓ أَعْلَمُ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë do të caktojë përfaqësuesin në tokë” – Ata thanë: “A do të jetë përfaqësuesi yt ai që në të do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak? Na të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të ngrisim ashtu si të takon Ty”. Ai tha: Unë di atë që ju nuk dini.

Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.” –Ky moment shënon fillimin e shtjellimit të historisë së Ademit (a.s), babait të njerëzimit. Kur Allahu i Madhëruar deshi të krijonte Ademin, Ai njoftoi melekët për këtë krijim që do të bënte, duke u thënë se këtë krijesë do ta vendoste si halife pra një krijesë që do të popullojë tokën e do të zëvendësojnë njëri-tjetrin brez pa brezi në të (pasi më parë ishte e populluar nga xhindet). Atëherë, melekët thanë:“A do të vendosësh atje dikë që shkatërron dhe derdh gjak(të pafajshëm)”-Domethënë: A do të vendosësh atje dikë që sjell shkatërrim, duke bërë poshtërsi dhe duke mos t’u bindur Ty? Përmendja e gjakderdhjes, që në vetvete është një krim, tregon për vëmendjen e veçantë që i kushtohet asaj. Pra, edhe pse gjakderdhja është pjesë e poshtërsive, të cilat përmenden në përgjithësi si arsye e habisë së melekëve, ajo përmendet edhe veçmas, për të treguar sa i madh është krimi që quhet vrasje ose gjakderdhje. Ky ishte mendimi që kishin melekët rreth këtij banori të tokës. Ata mendonin se ai do ta mbushte tokën me shkatërrime dhe poshtërsi, dhe për këtë arsye, në shenjë madhërimi për Allahun, i bënë Atij këtë pyetje, duke i shprehur gjithashtu se ata e adhuronin dhe e madhëronin Atë pa u përlyer me asnjë lloj poshtërsie e padrejtësie. Ata thanë:“… kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë Tënde, e(vetëm Ty)të shenjtërojmë?!" -Shprehja: “e (vetëm Ty) të shenjtërojmë” (Nuķad-disu leke), nëse e analizojmë me hollësi, mund të ketë dy kuptime:1. Kuptimi i “Nuķad-disu leke”, ka mundësi të ketë lidhje me kuptimin e shprehjes: “nukad-disuke”, pra: “Të shenjtërojmë Ty”; duke e marrë fjalën ‘le’ si të vendosur për të shprehur posaçërimin e shenjtërimit vetëm për Allahun e Madhëruar. Me këtë shpjegim, kuptimi i shprehjes “Nuķad-disu leke” është: “dhe ne të shenjtërojmë vetëm Ty”.2. Kuptimi i “Nukad-disu leke” mund të lidhet edhe me shprehjen: “Nukad-disu leke enfusena”, domethënë: “I pastrojmë dhe i lartësojmë vetet tona për Ty. I lartësojmë dhe i pastrojmë vetet tona për të kushtuar Ty adhurimin tonë”.“Nuķad-disu” do të thotë “i shenjtërojmë”, dhe shenjtërimi nuk është gjë tjetër veçse pastrim nga çdo e metë. Në këtë mënyrë, kuptimi i shprehjes “nuķad-disu leke”është: “Ne i pastrojmë shpirtrat, vetet tona nga çdo mëkat dhe cilësi e keqe, duke u pajisur me çdo cilësi të mirë dhe virtyt të lartë, si: dashuria për Allahun apo frikërespekti dhe madhërimi për Të. Pra, për admirimin dhe adhurimin tonë ndaj Teje (o Allah), ne i pastrojmë vetet tona nga çdo cilësi e keqe.” Allahu i Lartësuar u thotë melekëve:Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini” –Pra, i Madhëruari tregoi se Ai dinte rreth atij banori që do të vendoste në tokë, atë që melekët nuk e dinin. Fjala e melekëve vinte si pasojë e mendimit dhe e gjykimit të tyre, të mbajtur fshehur në shpirtrat e tyre, por Allahu i Madhëruar e di atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Allahu i Lartësuar i dinte shumë mirë mirësitë që do të sillte vendosja e këtij banori në tokë. Mirësitë që do të vinin në jetë me këtë krijesë, do të ishin shumë herë më të mëdha se të këqijat që do të shfaqeshin prej llojit të tij. Do të mjaftonte si arsye për vendosjen e tij në tokë fakti …

Al-Baqara 2:30Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.