Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 271–280 of 286

271

إِن تُبْدُوا۟ ٱلصَّدَقَٰتِ فَنِعِمَّا هِىَ ۖ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا ٱلْفُقَرَآءَ فَهُوَ خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۚ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّـَٔاتِكُمْ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ

Nëse lëmoshën e jepni haptazi, kjo është mirë, e nëse ua jepni të varfërve fshehurazi – ajo është edhe më mirë, dhe Ai ua shlyen disa nga mëkatet tuaja. – Se Perëndia i di mirë ato që punoni ju.

Nëse i jepni sadakatë haptazi, kjo është mirë... -Pra, nëse i jepni sadakatë haptas, në mënyrë që t’ju shohin të tjerët dhe të bëheni shembull për ta, ato janë të mira, por me kushtin që me to synohet kënaqësia e Allahut. Nëse sadakatë jepen për të kënaqur Krijuesin, ato nuk i dëmton aspak fakti që jepen haptazi. Ato janë të mira, sepse nëpërmjet tyre arrihet qëllimi i lartë: shpërblimi i Allahut të Lartësuar....por nëse ua jepni të varfërve fshehurazi, kjo është edhe më mirë për ju. -Nga ky ajet kuptohet se sadakaja që i jepet të varfërit fshehtas, është më e mirë se sadakaja që i jepet atij haptaz. Pra, ky gjykim është i vlefshëm kur bëhet fjalë për sadakatë që u jepen të varfërve, sepse kështu e ka veçuar Allahu i Lartësuar, duke thënë: “...nëse ua jepni të varfërve fshehurazi...”. Me fjalë të tjera, nëse sadakatë nuk u jepen të varfërve, por shpenzohen në lëmi të tjera të shpenzimit, fshehja e sadakasë nuk është më e mirë se dhënia e saj haptazi. Kriteri gjykues, në të tilla raste, varet nga dobia që shpresohet me shfaqjen ose jo të të tilla veprave. Kështu, nëse sadakaja e hapur shërben për të nxitur të tjerët që edhe ata të japin, sigurisht që kjo mënyrë është më e mirë. Thënia e Allahut të Lartësuar: “nëse ua jepni të varfërve”, tregon se njeriu duhet të sigurohet mirë se kujt po ia jep sadakanë, pasi mund të ketë më të varfër dhe më nevojtarë se ai të cilit po ia jep. Sadakadhënia ka një shpërblim të madh nga Allahu i Madhëruar, që thotë:...sepse kështu Ai (Allahu) jua fal gjynahet tuaja. -Pra, për sadakanë e dhënë shpërblimi që merr njeriu është dy llojesh: të mira të shumta nga Allahu dhe largim të këqijash, sepse kur Allahu i Lartësuar të fal gjynahet, do të thotë që je i ruajtur nga pasojat e tyre të këqija, që janë fatkeqësi e dënime të ndryshme.Allahu e di mirë atë që bëni ju. -Çfarëdolloj pune që të kryejmë, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe, të pakët apo të shumtë, ajo është e ditur dhe e shënuar nga Allahu, dhe për të është përgatitur shpërblim me drejtësi dhe bujari nga i Gjithëdituri.

Al-Baqara 2:271Listen in Qur'an →
272

۞ لَّيْسَ عَلَيْكَ هُدَىٰهُمْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهْدِى مَن يَشَآءُ ۗ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِنْ خَيْرٍۢ فَلِأَنفُسِكُمْ ۚ وَمَا تُنفِقُونَ إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ ٱللَّهِ ۚ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِنْ خَيْرٍۢ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنتُمْ لَا تُظْلَمُونَ

Nuk është obligim yti (o Muhammed!) t’i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por Perëndia e udhëzon kënd të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo ndihme të mirë që bëni, (shpërblimi) është në dobi të juaj, se ju këtë e bëni vetëm për hirë të Perëndisë! Çfarëdo që jepni ju nga të mirat do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.

Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do. -Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar Profetit të Tij, i thotë se udhëzimi i krijesave për të besuar apo jo, nuk është në kompetencën e tij. Detyra e një Profeti është thjesht përcjellja dhe sqarimi i të vërtetës. Ndërsa udhëzimi i tyre, që të besojnë apo jo, është në dorën e Zotit. Ky ajet mbështet qëndrimin se lejohet që sadakatë t'u jepen edhe jomuslimanëve, domethënë atyre që ende nuk janë udhëzuar të kuptojnë dhe të besojnë, sepse, më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Çfarëdo të mire që të jepni, e keni për veten tuaj. Por çdo gjë ta jepni veçse për hir të Allahut... -Pra, çfarëdo lloj të mire që të shpenzoni, të madhe apo të vogël, që ua jepni muslimanëve apo jomuslimanëve, mirësia e saj kthehet tek ju. Pra, ajeti nuk e përcakton që sadakatë duhet t’u jepen vetëm muslimanëve, por ai është gjithëpërfshirës. Në fakt, Allahu i Lartësuar na tregon këtu për sadakatë e besimtarëve, të cilët japin veçse për një qëllim të caktuar - që të kënaqin Allahun e Lartësuar, sepse besimi i tyre i pengon ata që të kenë ndonjë qëllim tjetër veç këtij. Besimi i tyre i detyron ata që të jenë të sinqertë e të pastër....sepse çdo të mirë që ju jepni do t’ju kompensohet në mënyrë të plotë, pa ju cenuar aspak -Shpërblimin për çdo bamirësi tuajën do ta gjeni të plotë Ditën e Gjykimit. Juve nuk do t'ju preket asgjë, domethënë nuk do t’ju pakësohet aspak shpërblimi që meritoni dhe nuk do t'ju shtohen aspak të këqijat që keni bërë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar na udhëzon që t'ia japim sadakanë një kategorie të caktuar njerëzish, të cilët konsiderohen si më parësorët dhe që kanë gjashtë cilësi:

Al-Baqara 2:272Listen in Qur'an →
273

لِلْفُقَرَآءِ ٱلَّذِينَ أُحْصِرُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًۭا فِى ٱلْأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ ٱلْجَاهِلُ أَغْنِيَآءَ مِنَ ٱلتَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُم بِسِيمَٰهُمْ لَا يَسْـَٔلُونَ ٱلنَّاسَ إِلْحَافًۭا ۗ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِنْ خَيْرٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌ

(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët, të angazhuar në rrugën e Zotit nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Pasi që ata janë modest e nuk lypin, ai, që nuk i njeh ata, kujton se janë pasanikë. I njeh ata në fizionominë e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Perëndia i di ato.

Ajo(sadakaja)u takon të varfërve, të cilët janë të angazhuar në rrugën e Allahut dhe nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë. -Cilësia e parë e atyre që e meritojnë më shumë sadakanë është skamja e tyre. Cilësia e dytë është: të jenë të angazhuar në rrugën e Allahut, domethënë, të jenë të përkushtuar në bindjen ndaj Allahut dhe të luftojnë në rrugën e Zotit. Si të tillë, ata nuk mund ta braktisin detyrën që kanë mbi supe. Ndërsa cilësia e tretë është pamundësia e tyre për të kërkuar rizkun, siç thotë i Lartësuari: “nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë”, pra, që të kërkojnë rizkun.Ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. -Kështu, cilësia e katërt është: nëse nuk e di gjendjen e tyre, mendon se ata janë të pasur. Kjo ndodh, sepse ata janë të rezervuar në kërkesat e tyre dhe nuk bezdisin askënd. Ky është tregues për durimin e tyre në detyrën që i kanë vënë vetes.Ata njihen nga vetë pamja e tyre, ndonëse ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit. -Cilësia e pestë është: ata mund t’i njohësh nga shenjat e tyre. Ata vërtet mund të dallohen, por jo nga çdokush. Pra, kjo fjalë nuk bie ndesh me cilësinë e lartpërmendur, ku Allahu thotë: “...ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur”. Ata në të vërtetë nuk bien në sy, sepse janë shumë të vetëpërmbajtur, aq sa ai që nuk i njeh nuk mund t'i dallojë dhe të gjykojë se janë të varfër, por një njeri inteligjent e i sprovuar mund t'i njohë ata shumë mirë, duke u nisur nga shenjat e tyre, të cilat Allahu i Lartësuar i ka sqaruar. Ndërsa cilësia e gjashtë e tyre është: “...ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit”. Pra, edhe nëse mund të ndodhë që të kërkojnë ndonjëherë, këtë nuk e bëjnë me këmbëngulje, por e bëjnë vetëm njëherë dhe me butësi. Këta janë njerëzit që meritojnë të parët sadakanë, sepse ata kanë cilësi shumë të vyera. Megjithatë, kujtdo që t'i jepen, sadakatë konsiderohen si bamirësi, për të cilën dhënësi do të shpërblehet. Prandaj i Madhëruari thotë përsëri:Çfarëdo të mire që të jepni, s’ka dyshim se Allahu e di shumë mirë. -Pra, çfarëdo që të shpenzoni dhe kujtdo që t'ia jepni, Allahu e di shumë mirë dhe do t’ju shpërblejë, gjithashtu, më së miri. Më poshtë, Allahu i Lartësuar flet për sadakadhënësit në mënyrë përmbledhëse.

Al-Baqara 2:273Listen in Qur'an →
274

ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُم بِٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ سِرًّۭا وَعَلَانِيَةًۭ فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Ata që japin nga pasuria e tyre (lëmoshë) natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim.

Ata që e shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi... -Domethënë, ata që e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Zotit, pra, për hir të Tij e jo për të përmbushur dëshirat e ndaluara apo të papëlqyeshme; ata që shpenzojnë natën dhe ditën, fshehtas apo haptas....e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka as frikë, as dëshpërim. -Njerëz të tillë do të kenë një shpërblim shumë të madh nga Zoti i tyre Bujar. Kur ata që kanë kryer vepra të këqija do të jenë të mbushur me ankth e frikë për veprat e tyre, këta fatlumë do të jenë të çliruar nga çdo lloj frike. Atë ditë, ata që e kanë tepruar dhe i kanë shkelur kufijtë e Zotit duke neglizhuar dispozitat e Tij, do të dëshpërohen dhe do të trishtohen, ndërsa këta fatbardhë do të lumturohen, duke arritur çdo gjë që dëshirojnë. Këta do të gëzohen, sepse do të shpëtojnë nga çdo e keqe që i druheshin më parë. Kjo është gjendja e bamirësve, të cilët kujdesen për robërit nevojtarë të Zotit. Ata kujdesen për të plotësuar detyrimet e veta ndaj Zotit dhe detyrimet ndaj krijesave të Tij. Ndërsa më poshtë, Allahu i Lartësuar na jep një pasqyrim të palës tjetër, që janë të kundërtit e bamirësve. Ata janë të padrejtët vepërkëqij, të cilët jo vetëm që nuk përmbushin detyrimet e tyre ndaj Krijuesit, por shkelin plotësisht edhe të drejtat e krijesave të Zotit.

Al-Baqara 2:274Listen in Qur'an →
275

ٱلَّذِينَ يَأْكُلُونَ ٱلرِّبَوٰا۟ لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ ٱلَّذِى يَتَخَبَّطُهُ ٱلشَّيْطَٰنُ مِنَ ٱلْمَسِّ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوٓا۟ إِنَّمَا ٱلْبَيْعُ مِثْلُ ٱلرِّبَوٰا۟ ۗ وَأَحَلَّ ٱللَّهُ ٱلْبَيْعَ وَحَرَّمَ ٱلرِّبَوٰا۟ ۚ فَمَن جَآءَهُۥ مَوْعِظَةٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ فَٱنتَهَىٰ فَلَهُۥ مَا سَلَفَ وَأَمْرُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ ۖ وَمَنْ عَادَ فَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Ata që hajnë e marrin kamatë, pasurohen ashtu siç pasurohet ai, të cilin e ka prekur dhe e ka bërë të hutuar djalli. Kjo nodhë për shkak se ata thonin se tregtia është njëlloj – si kamata. Mirëpo, Perëndia e ka lejuar tregëtinë, kurse kamatën e ka ndaluar. E kujtdo që i vie këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij. E, vendimi për këtë i takon Perëndisë. E, kushdo që i kthehet (marrjes së kamatës si shit-blerje) ai do të shoqërohet me zjarrin, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.

Ata që e hanë kamatën, ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit. -Allahu i Lartësuar na flet në këtë ajet për ata që hanë ose përdorin kamatën. Gjendja e tyre është shumë e keqe dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë i frikshëm. Kur ata të ngrihen nga varri për t'u gjykuar, do të dallohen nga të tjerët, sepse do të ngrihen si të çmendur, ose më saktë, si ata që i ka çmendur shejtani. Ata do të ngrihen nga varri të çoroditur, të dehur e të tmerruar, duke pritur llogarinë e vështirë dhe ndëshkimin e madh.Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njësoj si kamata!” -Këto fjalë mund t’i thotë veçse një injorant ose një kryeneç, që bën sikur nuk di. Për shkak të këtyre fjalëve të rënda, Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata duke u dhënë një lloj gjendjeje që e përjetojnë të çmendurit. Ka mundësi që thënia e Allahut të Lartësuar: “...ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit”, të tregojë edhe gjendjen e tyre në këtë jetë. Pra, duke qenë se ata tregohen të palogjikshëm kur rendin për të fituar pasurinë e të tjerëve me padrejtësi, Allahu i Lartësuar i dënon duke ua dobësuar aftësinë e të menduarit. Aq i rëndë është ky dënim, saqë ata, me sjelljen e tyre, u përngjajnë të çmendurve. Ata janë të paqëndrueshëm, të turbullt e të çoroditur. Më pas, duke shfaqur urtësinë e Tij dhe në përgjigje të shpërfilljes së tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. -Për shkak të nevojës së madhe që kanë njerëzit për shitblerjen dhe dobitë e saj gjithëpërfshirëse, Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë. Përndryshe, ndalimi i saj do të sillte vështirësi tepër të mëdha për ta. Ky ajet merret si bazë për të gjykuar lejimin e çdo lloj mënyre fitimi që ushtrojnë njerëzit. E thënë ndryshe, çdo mënyrë fitimi apo bashkëveprimi mes njerëzve që plotëson nevojat e tyre dhe ka dobi gjithëpërfshirëse është e lejuar, përveç atyre mënyrave që Sheriati i ndalon. Mënyrat të cilat Sheriati i ka ndaluar nuk duhen ndjekur, sepse ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë padrejtësi e pakënaqësi mes palëve. Kështu Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën, sepse ajo është padrejtësi dhe sjell të këqija për të gjithë. Kamata është dy llojesh: nesie dhe fadl. Që të dyja janë të ndaluara, mbështetur në Kur’ân dhe Sunet. Ndalimi i kamatës nesie mbështetet edhe në qëndrimin unanim të dijetarëve për këtë çështje, ndërsa ata që e konsiderojnë të lejuar kamatën fadlkanë kundërshtuar në këtë mënyrë gjithë ato tekste të përcjella me saktësi. Prandaj themi që kamata, me të dyja llojet e saj, është një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese.Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, distancohet prej saj(kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu. -Pra, nëse dikujt i mundësohet, si mëshirë nga Allahu i Lartësuar, që t'i tërhiqet vërejtja për t'u larguar nga kjo vepër e keqe, dhe ai i largohet asaj, atëherë çdo përfitim nga kamata që ai ka marrë përpara se t'i vinte këshilla, i falet dhe konsiderohet si pasuri e tij. Ai është i falur, si shpërblim për pranimin e këshillës dhe nënshtrimin ndaj dispozitave të …

Al-Baqara 2:275Listen in Qur'an →
276

يَمْحَقُ ٱللَّهُ ٱلرِّبَوٰا۟ وَيُرْبِى ٱلصَّدَقَٰتِ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ

Perëndia e shkatërron kamatën, kurse e rritë pasurinë nga e cila është dhënë lëmosha. Se Perëndia nuk i don ata që janë mohues – mëkatarë.

Allahu e zhduk kamatën dhe e shton sadakanë. -Kuptimi: Allahu e zhduk, e largon begatinë e kamatës. Ajo është shkak për largimin e begatisë dhe për shkaktimin e problemeve në pasuri. Edhe sikur ta shpenzosh në bamirësi këtë lloj pasurie, nuk merr kurrë shpërblim prej saj. Përkundrazi, ajo do të jetë rruga për t’u futur në Zjarr. Ndërsa nga ana tjetër, Allahu thotë që Ai “e shton sadakanë”, domethënë fal begati të madhe në atë pasuri prej së cilës shpenzohet për hir të Tij dhe e shpërblen shumëfish shpenzuesin. Ky gjykim është i drejtë, sepse është sipas punës së bërë. Fajdexhiu u bën padrejtësi njerëzve duke u marrë pasurinë me një mënyrë jo të ligjshme, jo të lejueshme nga Allahu i Lartësuar. Për këtë shkak, ai meriton që pasuria e tij të shkojë kot, të jetë e pabegatshme. Ndërsa ai që bën bamirësi ndaj njerëzve, duke shpenzuar me të gjitha mënyrat, meriton bujarinë e Zotit të tij, dhe dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuar është më bujar se robi i Tij. Ai e nderon dhe e kënaq atë me mirësi më të shumta e më të mëdha sesa ato që robi i jep për të kënaqur krijesat e Tij.Allahu nuk e do asnjë mohues dhe gjynahqar. -Allahu i Lartësuar nuk e do atë që është mohues i madh e i vazhueshëm, pra, këmbëngulës në mohimin dhe mosmirënjohjen e tij ndaj Zotit. Këtë mosmirënjohje ai e shpreh duke mos shpenzuar në ato drejtime për të cilat Zoti i tij e ka urdhëruar. Ai e shpreh mosmirënjohjen e tij duke dhunuar të tjerët, të cilët gjithmonë heqin keq prej sherrit të tij. Allahu nuk e do as atë që është gjynahqar i madh, atë që bën vepra të cilat meritojnë ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar përmendi në fillim ata që hanë kamatën, duke thënë që nëse ata do të ishin besimtarë, nuk do të vazhdonin në kryerjen e një vepre të tillë të shëmtuar. Më pas, Ai flet për besimtarët dhe i urdhëron ata që të qëndrojnë larg kamatës.

Al-Baqara 2:276Listen in Qur'an →
277

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim.

S’ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, që e falin namazin dhe e japin zekatin, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Ata nuk do të kenë kurrfarë frike dhe as nuk do të brengosen. -Këto fjalë janë shpjeguar më parë (shih ajetet 62 dhe 262 të sures Bekare).

Al-Baqara 2:277Listen in Qur'an →
278

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَذَرُوا۟ مَا بَقِىَ مِنَ ٱلرِّبَوٰٓا۟ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

O besimtarë! Druajuni Perëndisë dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë.

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë! -Allahu u drejtohet besimtarëve me cilësinë e tyre të vyer: besimin. Për çfarë i porosit Allahu i Lartësuar besimtarët? Ai i porosit për të lënë kamatën, madje duke e konsideruar largimin prej saj si shenjë të besimit të tyre, kur thotë: “...hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. Ai përmend besimin e tyre, sepse vetëm besimtarët janë ata që e pranojnë këshillën e Zotit të tyre. Vetëm ata i nënshtrohen urdhrave dhe i zbatojnë dispozitat e Tij. Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për devotshmëri, duke zbatuar dispozitat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e Tij. Prej dispozitave që duhen zbatuar për të qenë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, është edhe heqja dorë nga kamata, nëse ekziston ende një kontratë e tillë. Ndërsa kontratat e shkuara me kamatë janë të falura, nëse njeriu pendohet sinqerisht. Ndërsa ai që nuk pendohet pas këshillës së Zotit të tij dhe nuk i nënshtrohet urdhrit të Tij, atëherë ai i ka deklaruar luftë Zotit:

Al-Baqara 2:278Listen in Qur'an →
279

فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا۟ فَأْذَنُوا۟ بِحَرْبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ۖ وَإِن تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُءُوسُ أَمْوَٰلِكُمْ لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ

E, nëse këtë nuk e bëni, ta dini se do të hapet luftë nga ana e Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij. Nëse pendoheni, atëherë juve u takon pasuria juaj (pa kamatë). Në këtë mënyrë nuk dëmtoni askend e as nuk dëmtoheni vetë.

E në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. -Ky njeri guxon të bëjë një zgjedhje të tillë, ndërkohë që është aq i pafuqishëm para Zotit të tij, që është i Plotfuqishëm e i Urtë. Ai vërtet e afatizon të padrejtin e kriminelin, por kur e ndëshkon, e ndëshkon ashtu siç i ka hije të Plotfuqishmit.Nëse pendoheni, atëherë ju takon malli juaj fillestar, sepse kështu nuk dëmtoni dhe as vetë nuk dëmtoheni. -Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali juaj fillestar, pa përfshirë fitimin nga kamata. Kështu nuk u bëni padrejtësi të tjerëve, duke mos u marrë shtesë mbi borxhin, dhe të tjerët nuk ju bëjnë padrejtësi juve, duke mos iu dhënë më pak nga shuma e borxhit.

Al-Baqara 2:279Listen in Qur'an →
280

وَإِن كَانَ ذُو عُسْرَةٍۢ فَنَظِرَةٌ إِلَىٰ مَيْسَرَةٍۢ ۚ وَأَن تَصَدَّقُوا۟ خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

E, nëse e dini se borxhliu gjendet në ngushticë, atëherë pritnie derisa të përmirësojë gjendjen; por është edhe më mirë për ju, që t’ia falni borxhin, nëqoftë se e dini.

Por, në qoftë se tjetri është në gjendje të vështirë, atëherë afatizojeni, derisa të lehtësohet! -Nëse borxhliu është ngushtë dhe nuk mundet që ta shlyejë borxhin, atëherë është detyrë për huadhënësin që ta afatizojë borxhliun, derisa ai të ketë mundësi për shlyerje.Por, po t’ia falni, është shumë më mirë për ju, nëse e dini. -Pra, nëse bëni bamirësi duke ia falur të gjithë borxhin apo një pjesë të tij, kjo është një vepër e shkëlqyer.

Al-Baqara 2:280Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.