Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 71–80 of 286

71

قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌۭ لَّا ذَلُولٌۭ تُثِيرُ ٱلْأَرْضَ وَلَا تَسْقِى ٱلْحَرْثَ مُسَلَّمَةٌۭ لَّا شِيَةَ فِيهَا ۚ قَالُوا۟ ٱلْـَٰٔنَ جِئْتَ بِٱلْحَقِّ ۚ فَذَبَحُوهَا وَمَا كَادُوا۟ يَفْعَلُونَ

Ai (Musai) tha: “Me të vërtetë Ai (Perëndia) thotë se ajo lopë nuk është e lodhur nga lavra, as nga ujitja e tokës; s’ka të metë dhe kurrfarë shenjë në të”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. E prenë lopën; por për një fije nuk dashtën ta bënin këtë.

Ai tha: “Ai (Zoti)thotë se ajo duhet të jetë lopë që nuk është përdorur për punë, nuk është përdorur për të lëruar tokën, e as për të ujitur bimët. Ajo duhet të jetë pa asnjë të metë dhe pa asnjë shenjë(ngjyrë) tjetër. -Domethënë, pa mangësi, e pa lodhur me punë dhe pa asnjë ngjyrë a njollë tjetër në të. Atëherë, pas gjithë kësaj koklavitjeje dhe teprimi me pyetjet e tyre të panevojshme, ata thanë:“Tani u sqaruam plotësisht” -Kuptimi: Vetëm tani na sqarove plotësisht. Megjithatë, një reagim i tillë vinte prej paditurisë që ata kishin, pasi e vërteta u ishte bërë e qartë që në fillim. Nëse ata do të kishin marrë çfarëdolloj lope, që në krye të herës, ajo do të ishte e pranueshme dhe e mjaftueshme për të plotësuar urdhrin e Allahut të Lartësuar. Por ata e koklavitën çështjen me pyetjet e tyre të shumta dhe të panevojshme. Për këtë arsye, merituan që edhe Allahu i Lartësuar t'ua vështirësonte dhe ngatërronte më tepër çështjen. Madje, nëse së fundmi, ata nuk do të thonin: “…në dashtë Allahu, do ta gjejmë të vërtetën”, ata përsëri nuk do të gjenin zgjidhje.Kështu, ata e therën atë, por, desh e lanë pa e bërë këtë punë.” -Domethënë, ata e therën lopën, me cilësitë e saj të kërkuara, por gati sa nuk mbetën pa rrugëzgjidhje, për shkak të asaj natyre gërnjare, që i karakterizonte.

Al-Baqara 2:71Listen in Qur'an →
72

وَإِذْ قَتَلْتُمْ نَفْسًۭا فَٱدَّٰرَْٰٔتُمْ فِيهَا ۖ وَٱللَّهُ مُخْرِجٌۭ مَّا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ

Dhe pasi vratë një njeri, dhe me këtë rast u grindët në mes veti – Zoti e nxori në shesh atë që e fshihnit ju.

Dhe kujtoni kur pasi vratë një njeri e u grindët në lidhje me krimin, Allahu e zbuloi atë që e mbanit të fshehtë!. -Kështu, pasi e therën lopën e kërkuar, Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që, me një pjesë të saj, të preknin të vrarin, siç tregon i Madhëruari:

Al-Baqara 2:72Listen in Qur'an →
73

فَقُلْنَا ٱضْرِبُوهُ بِبَعْضِهَا ۚ كَذَٰلِكَ يُحْىِ ٱللَّهُ ٱلْمَوْتَىٰ وَيُرِيكُمْ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Na (Perëndia) kemi thënë: “Mëshoni me një copë të asaj (lopës) të vrarit!” Dhe kështu Perëndia do t’i ngjallë të vdekurit dhe do të ju tregojë argumentet e veta për të kuptuar ju.

Ju thamë: “Prekeni atë(të vrarin)me një pjesë të saj(të lopës së therur)"! Ja, kështu i ngjall Allahu të vdekurit” -Kuptimi: Prekeni të vrarin me një gjymtyrë të lopës së therur, ose me çfarëdo pjese të trupit të saj. Kur ata e prekën të vdekurin me një pjesë të lopës, Allahu i Lartësuar e ringjalli të vdekurin. E pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua nxori jashtë ato që mbanin fshehur, sepse vetë i ringjalluri kallëzoi se cilët kishin qenë vrasësit e tij. Pamja e ringjalljes me sy nga ana e tyre, ishte një mrekulli, që tregonte pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut për të ringjallur të vdekurit.dhe ju tregon Argumentet e Tij, në mënyrë që të kuptoni. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua solli këtë argument, që ju të mendoni seriozisht dhe të largoheni nga çdo gjë që është në dëmin tuaj.

Al-Baqara 2:73Listen in Qur'an →
74

ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُم مِّنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ فَهِىَ كَٱلْحِجَارَةِ أَوْ أَشَدُّ قَسْوَةًۭ ۚ وَإِنَّ مِنَ ٱلْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ ٱلْأَنْهَٰرُ ۚ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ ٱلْمَآءُ ۚ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ ٱللَّهِ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

Por, pastaj (mbasi i patë këto argumente) zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri ose edhe më të forta, megjithëse ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, e ka me të vërtetë, edhe shkembenjë që çahen e nga të cilët rrjedh uji e ka madje, gjithashtu që prej frikës së Perëndisë të rrëzohet. – E Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprimeve tuaja.

Megjithatë, edhe pas kësaj, zemrat tuaja u bënë si shkëmbi, … -Kuptimi: Zemrat tuaja u forcuan dhe ashpërsuan më tepër, aq sa nuk u bënte më dobi asnjë qortim. Ato nuk ndikoheshin nga asnjë lloj përkujtimi.…edhe pas kësaj -Domethënë, edhe pasi Allahu i Lartësuar ju nderoi me plot mirësi të mëdha, pasi ju paraqiti shumë argumente, shenja dhe mrekulli të qarta. Pra, pas gjithë këtyre, zemrat tuaja nuk duhej kurrsesi që të ngurtësoheshin, por të zbuteshin. Ato duhej të prekeshin thellë e t’i nënshtroheshin Allahut të Lartësuar. Më tej, Allahu i Lartësuar e përshkruan ashpërsinë e zemrave të tyre nëpërmjet disa krahasimeve. Ai thotë se ato:u bënë si shkëmbi -Pra, ato u bënë të forta si gurët e shkëmbinjtë, madje edhe më shumë se aq. Dhe të mendosh se guri është edhe më i fortë se vetë hekuri apo plumbi, sepse këto të fundit, kur i fut në zjarr, shkrihen dhe zbuten, ndërsa guri jo, nuk zbutet.madje edhe më të forta -Pra, ngurtësia e tyre ua kalonte asaj të gurëve. Madje, gurët janë më të mirë se zemrat e tyre, siç thotë i Lartësuari:Ka shkëmbinj prej të cilëve burojnë lumenj. Ka prej tyre që kur çahen prej tyre del ujë. Madje ka prej atyre që, nga frika ndaj Zotit, vithisen tatëpjetë. -Pra, me të tilla cilësi, gurët janë më të mirë se ato zemra. Pas përshkrimit të zemrave të tyre, Allahu i Lartësuar u jep më të ashprin kërcënim:Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. -Kuptimi: Allahu është absolutisht i ditur rreth veprave tuaja. Ai i ka ruajtur dhe i ka shënuar të gjitha punët tuaja, të mëdhatë dhe të voglat, dhe, me siguri, ka për t'ju shpërblyer për to në mënyrën më të drejtë. Shumë interpretues të Kur’ânit i kanë mbushur librat e tyre me rrëfime e gojëdhëna hebraike (të ashtuquajtura israilijate), për të shpjeguar ajetet kur’ânore. Këtë metodë ata e mbështesin në fjalën e Profetit (a.s), që thotë: “Tregojini rrëfimet e bijve të Israilit, se nuk ka problem.” Por, sipas meje, qëndrimi më i drejtë në këtë çështje është që përcjellja e historive të ardhura nga hebrenjtë, edhe pse lejohet të kryhet si veprim, nuk do të thotë që ato mund të përdoren bashkë me argumentet tona, për të shpjeguar ajetet e Librit të Allahut, sepse asnjë e dhënë nuk lejohet të paraqitet si shpjeguese e Kur’ânit, nëse ajo nuk është e mbështetur dhe vërtetuar nga goja e Profetit (a.s). Edhe në rastin më të mirë, kur rrëfimet e judejve dhe të të krishterëve nuk bien ndesh me fenë tonë, ne i konsiderojmë ashtu sikurse na ka mësuar Profeti (a.s), kur thotë: “As mos i besoni ehlu kitab-ët dhe as mos i përgënjeshtroni ata!”. Rrjedhimisht, nëse këto informacione janë të pasigurta e të dyshimta, atëherë ne duhet të jemi shumë të rezervuar në përdorimin e tyre, sidomos kur flitet për interpretimin e ajeteve të Kur’ânit. Në fenë Islame, dihet se është detyrë që ta besojmë Kur’ânin e shenjtë pa patur as më të voglin dyshim. Ne duhet të jemi plotësisht të sigurt për saktësinë e termave dhe fjalëve të tekstit të Kur’ânit, nga njëra anë, dhe të kuptimeve të tij, nga ana tjetër. Për këtë arsye, nuk duhet dhe nuk lejohet që ne t’i nxjerrim kuptimet e Kur’ânit duke u mbështetur në histori dhe rrëfenja, që janë të paqarta e të pasigurta në transmetimet e tyre. Aq më tepër që, …

Al-Baqara 2:74Listen in Qur'an →
75

۞ أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُوا۟ لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌۭ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلَٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُۥ مِنۢ بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

A shpresoni ju se për hir tuajin Hebrenjt do të bëhen besimtarë, kur disa prej tyre, i dëgjonin fjalët e Zotit, e pasi i kuptonin, me vetëdije i pështjellonin (ato fjalë).

A shpresoni se ata(ehlul kitab-ët)do t’ju besojnë… -Nëpërmjet këtij ajeti, besimtarët njoftohen se është e kotë të shpresojnë që ehlul kitab-ët (të krishterët dhe çifutët) do të udhëzohen në rrugën e drejtë. Nuk ka shpresë që ata të besojnë, sepse vetë sjellja e tyre, që e tregon një gjë të tillë, e bën thuajse të pamundur udhëzimin dhe besimin e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar e shpjegon këtë dhe thotë:…kur dihet se një grup i tyre e dëgjoi Fjalën e Allahut dhe, pasi e kishin kuptuar, e shtrembëroi atë?! Ata e dinin mirë(krimin që bënin).” -Kjo pra, ishte sjellja e tyre. Ata i tjetërsonin dhe i shtrembëronin fjalët e Allahut, pasi i kishin kuptuar shumë mirë në fillim, dhe këtë e bënin me vetëdije. Fjalëve të Allahut të Lartësuar, ata u mvishnin kuptime që Ai kurrë nuk i kishte dashur. Pastaj, këto mendime të gabuara, ua përcillnin të tjerëve si të sakta dhe të vërteta prej Zotit të Madhëruar. Ata, pa të drejtë, i bënin njerëzit që të besonin se këto mësime ishin vërtet prej Zotit. Atëherë, nëse ata silleshin kështu kundrejt librit të tyre, të cilin e mbajnë si të shenjtë, si mund të prisni që ata t’ju besojnë juve dhe librit tuaj, në mënyrë të drejtë dhe të saktë, pa e tjetërsuar atë?! Pa dyshim, kjo është gjëja e fundit që mund të pranohet apo që mund të mendohet. Më pas, Allahu i Lartësuar na përshkruan sjelljen e munafikëve nga radhët e ehlul kitab-ëve në marrëdhëniet e tyre me besimtarët, duke thënë:

Al-Baqara 2:75Listen in Qur'an →
76

وَإِذَا لَقُوا۟ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍۢ قَالُوٓا۟ أَتُحَدِّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَآجُّوكُم بِهِۦ عِندَ رَبِّكُمْ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Kur të takohen me besimtarët ata thonë: “Na besojmë, e kur ngelin vetëm njëri me tjetrin – thonë: “A do t’u tregoni atyre, atë që ua ka shpallë Perëndia (në Tevrat), për ta përdorë atë si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni ju?

Kur ata takohen me besimtarët, thonë: “Ne besojmë”. -Pra, ju deklaronin besimtarëve se edhe ata besonin, por kjo ndodhte vetëm me gjuhë, sepse ata thonin diçka që, në fakt, nuk e kishin në zemër.Por kur veçohen me njëri-tjetrin, thonë: “A po u tregoni atyre (muslimanëve)për atë që Allahu ju ka shpallur juve, që ata të kenë argumente para Zotit tuaj, kundër jush?!” -Domethënë, ata qortonin njëri-tjetrin, duke thënë: A po u deklaroni atyre se edhe ju besoni në vërtetësinë e fesë së tyre? A e dini që kjo mund të shfrytëzohet prej tyre si argument kundër jush?! A e dini që ata do të thonë për ne: “Ata e pranuan se rruga jonë dhe besimi ynë është i vërtetë dhe i saktë, ndërsa rruga dhe feja e tyre është e kotë”. Dhe, sigurisht, këtë do ta përdorin si argument kundër jush para Allahut, Zotit tuaj.A nuk e kuptoni?! -Kuptimi: “A nuk po mendoheni pak dhe të hiqni dorë prej atij veprimi, të cilin ata do ta përdorin si argument kundër jush?” Këto janë fjalë që ata ua thonin njëri-tjetrit me qortim.

Al-Baqara 2:76Listen in Qur'an →
77

أَوَلَا يَعْلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ

A nuk e dinë ata se Perëndia di atë që fshehin dhe atë që shpallin.

A nuk e dinë ata që Allahu e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shprehin hapur? -Ata, edhe nëse e fshehin atë që besojnë në zemër dhe e shprehin kur janë me njëri-tjetrin, duke menduar se, në këtë mënyrë, besimtarët nuk do të kenë mundësi të argumentojnë kundër tyre Ditën e Gjykimit, kjo nuk do t’u vlejë aspak. Ky është një gabim shumë i madh dhe një shprehje e paditurisë së tyre të thellë. Kjo fshehje nuk do t’u vlejë aspak, sepse Allahu i Lartësuar e di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që ata shfaqin. Po ashtu, Ai do t’ua shfaqë besimtarëve gjendjen e tyre të vërtetë.

Al-Baqara 2:77Listen in Qur'an →
78

وَمِنْهُمْ أُمِّيُّونَ لَا يَعْلَمُونَ ٱلْكِتَٰبَ إِلَّآ أَمَانِىَّ وَإِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ

Disa prej tyre janë analfabetë (nuk dinë të lexojnë) Librin, përveç disa trillimeve; dhe ata flasin vetëm me hamendje.

Ka prej tyre që janë të paditur dhe nuk e njohin Librin. Ata njohin veçse trillime dhe jetojnë vetëm me shpresa. Ata vetëm hamendësojnë -Pra, prej ehlul kitab-ëve ka shumë që janë të paditur, njerëz të thjeshtë, që nuk kanë asnjë dije rreth librave të shenjtë. Ata nuk dinë më shumë sesa thjesht të lexojnë atë që u paraqitet. Ata nuk dinë asgjë se çfarë kanë bërë dijetarët e tyre të parë. Brezat e mëvonshëm dinë veçse të ndjekin teza dhe ide të pabazuara e të pasigurta, të cilat i pranojnë verbërisht prej ‘dijetarëve’ të tyre. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e dijetarëve të tyre, nga njëra anë, dhe të njerëzve të thjeshtë, nga ana tjetër. Ai na tregon, gjithashtu, për betejën shpirtërore të shtiracakëve dhe të atyre që nuk pranuan të shtiren si besimtarë muslimanë. Dijetarët e ehlul kitab-ëve vazhdojnë me kokëfortësi dhe arrogancë në rrugën e tyre, edhe pse e dinë që ajo është e gabuar dhe të çon në Zjarr. Ndërsa njerëzit e zakonshëm janë pasues të verbër të dijetarëve të tyre, duke mos parë se kë pasojnë, dhe pse u besojnë. Ata janë krejtësisht të paqartë në rrugën që ndjekin. Këto dy grupe, pra, janë të pashpresë për t’u udhëzuar.

Al-Baqara 2:78Listen in Qur'an →
79

فَوَيْلٌۭ لِّلَّذِينَ يَكْتُبُونَ ٱلْكِتَٰبَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَٰذَا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ لِيَشْتَرُوا۟ بِهِۦ ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا ۖ فَوَيْلٌۭ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌۭ لَّهُم مِّمَّا يَكْسِبُونَ

mjer ata që me duart e tyre shkruajnë vepër (të rrejshme), e pastaj thonë: “Kjo është prej Zotit” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël. Dhe mjer ata, që kanë shkruar me duart e tyre, dhe mjer ata që fitojnë në këtë mënyrë!

Atëherë, mjerë për ata që, me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej Allahut...”, -Allahu i Lartësuar i kërcënon ata që i ndryshojnë, i tjetërsojnë ose që i keqinterpretojnë librat e Zotit, dhe ua përcjellin njerëzve si të vërteta nga Allahu i Lartësuar. Ata u thonë njerëzve: “Ky libër është shpallur prej Allahut.” Kështu, ata shfaqin të gabuarën dhe fshehin të vërtetën. Po çfarë i shtyu të veprojnë në këtë mënyrë? Thotë i Lartësuari:…për të arritur ndonjë fitim të paktë. -E gjithë dynjaja, nga fillimi deri në fund, vlen shumë pak, por ata e përdorin të kotën dhe gënjeshtrën si kurth dhe si mjet për të përfituar padrejtësisht nga pasuritë e njerëzve. Kësisoj, ata u bëjnë padrejtësi njerëzve në dy drejtime: duke u tjetërsuar e shkatërruar fenë dhe duke i penguar nga rruga e vërtetë, nga njëra anë, dhe duke ua zhvatur pasurinë, nga ana tjetër. Madje, kjo mënyrë e marrjes së pasurisë është nga më të shëmtuarat. Ajo është shumë herë më e madhe se vjedhja e zakonshme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u bën atyre dy kërcënime:Mjerë për ata, për çka shkruajnë me duart e tyre! -Pra, mjerë ata për mashtrimin, duke ndryshuar, keqinterpretuar dhe tjetërsuar fjalët e Allahut.Mjerë për ata, për çka fitojnë! -Pra, mjerë ata, për pasurinë e fituar në mënyrë pa të drejtë. Fjala ‘uejl’ nënkupton ashpërsinë e ndëshkimit dhe të dëshpërimit që i pret ata. Ky është vërtet një kërcënim i frikshëm dhe i ashpër. Shejhu i Islamit Ibn Tejmije, pasi përmend këto ajete (nr. 75-79), thotë: “Allahu i Madhëruar i ka qortuar dhe u ka tërhequr vërejtjen atyre që i ndryshojnë dhe i tjetërsojnë kuptimet e fjalëve të Allahut. Këtu përfshihen edhe ata që përpiqen t’i japin Kur’ânit dhe fjalëve të Profetit (a.s) kuptime të kota, që ata vetë i kanë sajuar, pa bazë të qëndrueshme. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar qorton nëpërmjet këtyre ajeteve edhe ata që nuk kuptojnë asgjë prej Librit. Këtu përfshihen edhe ata që nuk meditojnë rreth ajeteve kur’ânore, por që vetëm i lexojnë dhe i këndojnë ato. Në këtë qortim përfshihen edhe ata që shkruajnë vetë libra, në të cilët kundërshtohet Libri i Allahut, me qëllimin që të fitojnë diçka nga kjo dynja. Jo vetëm kaq, por ata pretendojnë se ajo çfarë shkruhet në librat e tyre është e vërteta prej Allahut, është ligji i Zotit dhe feja e pranuar prej Tij. Ata mëtojnë se në librat e tyre paraqitet kuptimi i saktë i Librit të Allahut dhe i Sunetit të Profetit (a.s), ose kuptimi i drejtë që patën selefët dhe imamët e mëdhenj të këtij umeti. Ata pretendojnë, gjithashtu, se shkrimet e tyre paraqesin themelet e fesë, të cilat duhet të besohen dhe pasohen nga të gjithë. Në këto ajete përfshihen edhe ata që i fshehin argumentet që gjejnë në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit (a.s), me qëllimin që të mos ua mundësojnë kundërshtarëve që t’i përdorin si argumente kundër tyre rreth së vërtetës. Këto cilësi gjenden të spikatura më shumë te pasuesit e egove dhe të ideve boshe, sikurse janë rafidi-të (sufitë, shiitët etj.), por ka të tillë edhe shumë dijetarë të fikh-ut.”

Al-Baqara 2:79Listen in Qur'an →
80

وَقَالُوا۟ لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامًۭا مَّعْدُودَةًۭ ۚ قُلْ أَتَّخَذْتُمْ عِندَ ٱللَّهِ عَهْدًۭا فَلَن يُخْلِفَ ٱللَّهُ عَهْدَهُۥٓ ۖ أَمْ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Ata (Hebrenjtë) thanë: “Zjarri nuk do të na prekë, përveç disa ditësh të numruara”. Thuaj (O Muhammed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Perëndisë – se Zoti nuk e shkel kurrë zotimin e vet; ose po shpifni kundër Perëndisë aso gjërash që nuk i dini?”

Ata thonë: “Ne nuk do të na kapë Zjarri më shumë se disa ditë të caktuara!” -Pasi përmend veprat e tyre të shëmtuara, Allahu tregon edhe një tjetër cilësi të tyre të poshtër: faktin që ata lëvdohen dhe e paraqesin veten e tyre të pastër dhe larg gabimeve. Ata, me mendjemadhësi, pretendojnë se do të shpëtojnë prej ndëshkimit të Allahut dhe se do të shijojnë shpërblimin e Tij, duke thënë se Zjarri ka për t’i prekur veçse disa ditë të numëruara. Në këtë mënyrë, ata kryejnë njëkohësisht dy shkelje, pasi jo vetëm që bëjnë gjynahe, por edhe ndihen të sigurt prej ndëshkimit të Allahut. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim, duke sjellë një pyetje. Ai i thotë Profetit (a.s):Thuaju: “A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim dhe Allahu nuk e thyen kurrë premtimin e vet?”! -Kuptimi: Thuaju atyre, o Profet (a.s): A kini marrë ndonjë premtim prej Allahut, se është vërtet kështu si thoni?! Dihet që premtimi i Allahut për ruajtje nga ndëshkimi dhe për dhënie shpërblimi është vetëm për ata që e meritojnë, dhe ato bëhen të meritueshme veçse kur pajisesh me iman dhe kur vepron sipas tij. Ky premtim është vetëm për ata që e besojnë vërtet Allahun dhe të Dërguarin e Tij, si dhe që iu binden atyre. Vetëm kundrejt këtyre është i vlefshëm premtimi i Allahut, dhe, pa dyshim, që ai do të shkojë në vend. Kështu që, kur ju shprehni të tilla pretendime, ose keni ndonjë premtim nga Allahu i Lartësuar, ose shpifni kundër Tij.Apo po thoni për Allahun diçka që nuk e dini? -Me këtë ajet, Allahu i Lartësuar na mëson se mëtimet e tyre mund të jenë:- ose të mbështetura te ndonjë premtim i Allahut të Lartësuar, dhe në këtë rast do të ishin të sakta;- ose ata shpifin ndaj Allahut të Lartësuar, dhe kështu pretendimet e tyre do të ishin të pavërteta, duke u bërë të meritueshëm për ndëshkimin dhe poshtërimin nga Allahu.Vetë gjendja dhe e kaluara e tyre dëshmon se ata kurrë nuk e kanë marrë ndonjë premtim të tillë, sepse ata kanë qenë gjithnjë të famshëm për mohimin e shumë profetëve. Madje, kanë shkuar edhe më larg se kaq: ata kanë patur guximin dhe paturpësinë që t’i vrasin disa profetë. Mosbindja ndaj urdhrave të profetëve dhe thyerja e pakteve dhe e premtimeve ka qenë një cilësi e pandashme e tyre, përgjatë gjithë kohërave. Kështu që, me këtë biografi të përlyer, për ta është e pashmangshme mundësia e dytë, që: ata shpifin dhe mashtrojnë kundrejt Allahut. Ata flasin në emër të Tij pa patur dije dhe pa fakte, por dihet shumë mirë që, të flasësh në emër të Allahut pa dije dhe pa fakte, konsiderohet një prej harameve më të mëdha. Ky është një veprim shumë i shëmtuar. Më tej, Allahu i Lartësuar përmend një gjykim gjithëpërfshirës. Përballë këtij ligji janë njëlloi si bijtë e Israilit, ashtu edhe të tjerët, pa asnjë ndryshim. Ky është një gjykim i pakthyeshëm, në të cilin nuk ndikojnë as ëndrrat dhe dëshirat boshe dhe as pretendimet e pabaza. Thotë i Lartësuari:

Al-Baqara 2:80Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.