وَإِذْ وَٰعَدْنَا مُوسَىٰٓ أَرْبَعِينَ لَيْلَةًۭ ثُمَّ ٱتَّخَذْتُمُ ٱلْعِجْلَ مِنۢ بَعْدِهِۦ وَأَنتُمْ ظَٰلِمُونَ
Kujtoni ju premtimin Tonë dhënë Musait për takim (për të biseduar) dyzet netë me të, e pastaj duke i bërë vetes padrejtësi, e adhuruat viçin.
Dhe kujtoni kur Ne i premtuam Musait dyzet net(për t'i shpallur Teuratin)-Por me gjithë këtë mirësi të pakrahasueshme, ata nuk duruan sa të plotësohej afati dhe, pas largimit të Musait, ata nisën të adhuronin një viç. I Madhëruari thotë:…dhe pas(largimit të)tij, ju adhuruat viçin(si Zot)dhe bëtë një padrejtësi të madhe. –Kuptimi: Ju ishit të vetëdijshëm për padrejtësinë tuaj (pasi edhe Haruni iu foli dhe i këshilloi, por ata nuk iu bindën), duke mos patur asnjë lloj argumenti dhe justifikimi në këtë vepër të shëmtuar. Refuzimi i të vërtetës, pas njohjes mirë të saj, është krim shumë i shëmtuar. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi të pendohen. Këtë urdhër ata e morën të qartë nga goja e Profetit të tyre (Musait):