Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 286

31

وَعَلَّمَ ءَادَمَ ٱلْأَسْمَآءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ فَقَالَ أَنۢبِـُٔونِى بِأَسْمَآءِ هَٰٓؤُلَآءِ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat e pastaj ata ua paraqiti engjujve dhe u tha: “Nëse e keni thënë të vërtetën, m’i tregoni emrat e këtyre sendeve”.

E Ai(Zoti)ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave -Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën zvogëluese.…e pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre(sendeve të emërtuar), nëse jeni të saktë.” -Pra, Allahu i Lartësuar ua paraqiti të emërtuarat melekëve, për t`ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre. Ai u tha atyre: “Me tregoni rreth emrave të këtyre, nëse jeni të drejtë, të sigurt e të vërtetë në atë që thoni. Nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, atëherë më flisni për emrat e këtyre (të emërtuarve)!

Al-Baqara 2:31Listen in Qur'an →
32

قَالُوا۟ سُبْحَٰنَكَ لَا عِلْمَ لَنَآ إِلَّا مَا عَلَّمْتَنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ

“Qofsh i lavdëruar!” – thanë ata – “ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Ti je mendjemprehtë dhe i gjithëdijshëm”.

“ Pa të meta je, o Zoti ynë!” -Kuptimi është: Ti je larg çdo të mete e mangësie, që ne të mund të kundërshtojmë apo të thyejmë urdhrin Tënd.“Ne kemi veçse atë dije që Ti na e ke mësuar.” -Kuptimi: Ne nuk kemi dije në asnjë aspekt a këndvështrim tjetër, por veçse në drejtime dhe aspekte që Ti na i ke mësuar, si mirësi dhe dhuratë prej Teje.“Vërtet, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” -Kuptimi: Ti je i Gjithëdituri, i Cili ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij. Dijes së Tij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë që ekziston, kudo qoftë ajo, në qiell apo në tokë, që nuk mund t’i fshihet as ndonjë gjë më e vogël se thërrmija, as më e madhe se ajo.“… dhe i Urti” -Kuptimi: Ti je i Urti, që ka urtësinë absolute, jashtë së cilës nuk del asnjë krijesë. Të gjitha janë pjesë e urtësisë së Tij gjithëpërfshirëse: krijesat, urdhrat dhe dispozitat e Tij. Nëse ka krijuar diçka, këtë e ka bërë me një urtësi të caktuar. Nëse urdhëron për diçka, këto urdhra shfaqin urtësinë e Tij. Urtësia është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon.Kështu pra, melekët e pranuan dhe e miratuan dijen dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar, në momentin kur u ndien të paaftë në njohjen e gjërave më të vogla dhe më të imta, për të cilat u pyetën. Ata, gjithashtu, shprehën mirënjohje për mirësitë e Allahut ndaj tyre, mes të cilave ishte edhe dija që u dhuroi për çdo gjë që nuk e dinin. Allahu i Lartësuar i drejtohet Ademit (a.s) dhe i thotë:

Al-Baqara 2:32Listen in Qur'an →
33

قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ أَنۢبِئْهُم بِأَسْمَآئِهِمْ ۖ فَلَمَّآ أَنۢبَأَهُم بِأَسْمَآئِهِمْ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّىٓ أَعْلَمُ غَيْبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَأَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ

O Adem – tha Ai – tregoju emrat e tyre! – Kur ai u tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di atë që tregoni haptazi dhe atë që e fshihni”.

“O Adem, tregoju atyre(melekve) emrat e tyre(të emërtuarve)” -Kuptimi: Tregoju melekëve rreth emrave të të emërtuarve, rreth të cilëve Allahu i Lartësuar i pyeti melekët, dhe ata nuk u përgjigjën.E kur(Ademi)ua tregoi atyre(melekëve)emrat e tyre(sendeve), Zoti tha: “A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës dhe se e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni?” -Pra, kur Ademi (a.s.) i njoftoi melekët rreth emrave të gjithçkaje, atyre iu bë e qartë grada, vlera dhe niveli i Ademit, kundrejt tyre. Ata e kuptuan urtësinë e Krijuesit dhe dijen e Tij absolute për vendosjen e këtij mëkëmbësi në tokë, dhe kështu që iu dorëzuan urtësisë së Allahut të Lartësuar. Ai di gjithçka që fshihet në qiej dhe në tokë, edhe atë që ne nuk mund ta shohim. Dhe nëse Ai e njeh të fshehtën, atëherë gjërat e hapura dhe të shfaqura domosdo që i njeh.

Al-Baqara 2:33Listen in Qur'an →
34

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِءَادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَٱسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلْكَٰفِرِينَ

Kur u thamë engjujve: “Përuluni para Ademit” – ata u përulën, por Iblisi nuk deshi, ai e rriti mendjen dhe u bë i pafé.

Kur u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit, ata(melekët)menjëherë u përulën, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shprehu mendjemadhësi dhe u bë prej mohuesve.” -Të gjithë melekët nxituan për të zbatuar urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shfaqi mëndjemadhësi dhe u bë prej mohuesve. Pra, vetëm Iblisi u ndalua dhe shprehu refuzim të fortë për të rënë në sexhde. Ai u tregua kryelartë, rebel dhe mendjemadh kundrejt urdhrit të Allahut dhe kundrejt vlerave dhe nivelit të Ademit (a.s.). Iblisi tha, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A t’i bie në sexhde atij që Ti e krijove nga balta?!” Ky refuzim i fortë dhe kjo mendjemadhësi e mosbindje ndaj urdhrit, ishte rezultat i kufr-it, me të cilin Iblisi ishte i gatuar në vetvete. Pikërisht në ato momente u shfaq haptazi armiqësia që ai fshihte kundrejt Allahut të Lartësuar dhe Ademit (a.s.). Ky ishte haptazi mosbesimi dhe rebelimi i tij ndaj Allahut të Lartësuar. Në këto ajete ka shumë mësime dhe dobi, si:1. Pohimi për Allahun e Lartësuar i cilësisë së Tij të të folurit. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë i cilësuar me këtë atribut. Ai thotë çfarë të dëshirojë dhe i flet kujt të dëshirojë. Ai është i cilësuar, gjithashtu, me dije dhe urtësi.2. Në këto ajete gjejmë dëshmi që, nëse robi nuk arrin të konceptojë dhe të kuptojë plotësisht apo imtësisht ndonjë nga urtësitë e krijimit të Allahut të Lartësuar, apo të urdhrave që përmbajnë dispozitat e Tij, atëherë ai e ka për detyrë që të dorëzohet dhe t'i pranojë ato plotësisht, pa më të voglin ngurrim a mëdyshje. Ai duhet të pranojë plotësisht urtësinë e Allahut të Lartësuar edhe nëse, ndonjëherë, do t’i duhet të hedhë poshtë dhe të akuzojë mënyrën e vet të të menduarit, të konceptimit të gjërave, që, sigurisht, është e kufizuar, shpeshherë edhe e mangët (në varësi të ndikimeve që e rrethojnë).3. Në këtë ajet tregohet rëndësia e madhe që i kushton Allahu i Lartësuar melekëve dhe bamirësia e madhe që Ai ka bërë ndaj tyre, duke u mësuar atë që nuk e dinin dhe duke u tërhequr vëmendjen ndaj asaj që nuk e kishin mësuar.4. Në këtë ajet tregohet dobia dhe rëndësia e diturisë, në shumë aspekte:- Allahu i Lartësuar u prezantohet melekëve duke u treguar diturinë e Tij absolute dhe urtësinë e Tij madhështore.- Ai ua bëri të qartë melekëve se në ç’aspekt Ademi (a.s.) ishte më i mirë se ata, duke deklaruar, në këtë mënyrë, se dituria është cilësia më e mirë që mund të gjendet te dikush.- Kur u shfaq vlera dhe grada e Ademit (a.s.) në aspektin e diturisë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi melekët që të binin në sexhde, në shenjë nderimi për të cilësuarin me këtë cilësi.5. Grada e lartë në dituri bie më shumë në sy para dikujt tjetër, kur, fillimisht, vihet në provë njëra palë. Kur përgjigjja jepet nga më i dituri, del dhe shfaqet më e fuqishme vlera e të diturit kundrejt palës tjetër.6. Në këto ajete jepen mësime dhe dituri për gradën e dy personave të rëndësishëm: babait të njerëzimit dhe babait të xhindëve. Në to jepet grada dhe vlerësimi i lartë për Ademin (a.s), babain e njerëzimit, dhe cilësitë që Allahu i Lartësuar i dhuroi Atij.7. Gjithashtu, jepet qartë edhe armiqësia e ashpër që Iblisi shfaqi ndaj Ademit (a.s) dhe llojit të tij, e …

Al-Baqara 2:34Listen in Qur'an →
35

وَقُلْنَا يَٰٓـَٔادَمُ ٱسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ ٱلْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Ne thamë “O Adem të jetosh ti dhe gruaja jote në xhennet dhe të hani në të sa të doni dhe kur të doni, por mos iu afroni këtij lisi sepse i bëni keq vetvetes.

Ne i thamë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote…” -Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin dhe e dalloi mbi krijesat e tjera. Për t’i plotësuar e përsosur më shumë mirësitë e Tij ndaj Ademit (a.s.), Allahu i Lartësuar krijoi prej Ademit një krijesë (femrën), që t’i shërbente si qetësim dhe kënaqësi për Ademin (a.s.). Ajo do të ishte një ‘vendprehje’ për të. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që të banonin në Xhenet dhe të ushqeheshin prej tij, duke u thënë:“…dhe hani nga frutat e tij lirisht dhe ku të dëshironi” -Kuptimi: Hani fruta, domethënë shumë lloje frutash, me kënaqësi dhe duke i shijuar ato. Kështu, Ai i lejoi të provonin nga çdo gjë që shihnin në Xhenet dhe prej çdo lloji të frutave që të dëshironin. Allahu i Lartësuar i tha Ademit (a.s.), sikurse tregohet në suren Ta Ha, ajeti 119: “Ti aty (në Xhenet)nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur. Aty nuk ke për të patur etje e as nuk do të kesh vapë.” Por, më pas, Allahu i Lartësuar, duke dashur t’i sprovonte, u tha:“por mos iu afroni asaj peme e të bëheni të padrejtë.”-Domethënë flitej për një lloj peme që gjendej aty, mes të tjerave. Ndalesa e drejtuar e bënte haram afrimin te pema, sepse çdo rast kur nuk respektohet një ndalesë konsiderohet padrejtësi, zullum. Por armiku i tyre (Shejtani) vazhdoi t'u bënte atyre vesvese, t’ua zbukuronte haramin dhe t’i tundonte drejt tij, derisa:

Al-Baqara 2:35Listen in Qur'an →
36

فَأَزَلَّهُمَا ٱلشَّيْطَٰنُ عَنْهَا فَأَخْرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِ ۖ وَقُلْنَا ٱهْبِطُوا۟ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّۭ ۖ وَلَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّۭ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٍۢ

Shejtani për shkak të këtij lisi i shtyri të gabojnë e t’i nxjerrë nga vendi ku ishin. “Zbritni – u tham Ne – do të jeni armik i njëri tjetrit e në Tokë do të qëndroni dhe do të jetoni deri në afatin e caktuar”.

Shejtani i tundoi ata nëpërmjet saj(pemës)-Pra, i tronditi nga bazat dhe qëndrueshmëria e tyre për të mos thyer urdhrat. Këtë e arriti duke ua zbukuruar të ndaluarën, duke iu betuar atyre dhe duke u shtirur si këshilltar i mirë, që u donte të mirën. E kështu, ata u mashtruan dhe iu bindën atij.…dhe i nxori nga ajo(e mirë)ku patën qenë. -Në këtë mënyrë, ai i nxori ata nga mesi i atyre mirësive dhe kënaqësive që po shijonin, për t’u hedhur në botën e lodhjes, të mundimit dhe të përpjekjeve. Allahu i Lartësuar i kallëzon për marrëdhëniet që do të kenë mes njëri-tjetrit, njerëzit dhe xhindët, kur thotë:Ne u thamë: “Zbritni (dilni prej Xhenetit)! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit!” -Pasardhësit e Ademit (a.s.) do të jenë armiq të Iblisit dhe të pasardhësve të tij. Dihet shumë mirë se armiku përpiqet me të gjitha mënyrat që ta godasë kundërshtarin e tij me çdo të keqe të mundshme, si edhe t’ia ndalojë e ndërpresë të mirat atij me çdo mjet dhe me çdo rrugë që ekziston. Ky është një paralajmërim, për t’u ruajtur prej Shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaj dhe si të tillë konsiderojeni. Ai e thërret grupin (pasuesit) e vet për t'u bërë banorë të Zjarrit.” Ndërsa në suren Kehf, ajeti 50, thotë: “Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky (i mohuesve)!” Pastaj Allahu i Lartësuar tregon destinacionin e zbritjes:“Në tokë ju do të keni vendbanim e strehim, dhe atje do të gjeni furnizim, deri në një afat(të caktuar)” -Kuptimi: Për ju toka do të jetë vend qëndrimi dhe vend jetese, deri në një afat (të caktuar). Në të do të kaloni vitet e jetës suaj, për të shkuar pastaj në vendin për të cilën u krijuat dhe i cili u krijua për ju. Jeta juaj në tokë do të jetë e përkohshme, prandaj nuk meriton të quhet ‘vendprehjeje’, me plot kuptimin e fjalës. Kjo tokë është veçse një stacion, ku ne furnizohemi, për të shkuar në destinacionin përfundimtar (Xhenet). Ajo nuk është një vendqëndrim, ku ne mund të gjejmë prehjen dhe qetësinë e plotë (të përjetshme).

Al-Baqara 2:36Listen in Qur'an →
37

فَتَلَقَّىٰٓ ءَادَمُ مِن رَّبِّهِۦ كَلِمَٰتٍۢ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Ademi dëgjoi disa fjalë (Urdhëra) e i zbatoi nga Zoti i vet, Ai ia pranoi pendimin dhe i fali gabimin. Ai shumë i pranon pendimet, Ai është i mëshirshëm.

Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë(lutjeje)-Pra, Ademi (a.s) mësoi disa fjalë e lutje, me të cilat e frymëzoi Allahu i Lartësuar. Këto fjalë ishin: "Rab-benâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfir lenâ ue terĥamnâ le nekûnen-ne minel ħâsirin! “Ata të dy (Ademi dhe Havaja)thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23]. Kështu, Ademi (a.s.) e pranoi gabimin që bëri dhe i kërkoi Allahut të Lartësuar që këtë gabim t’ia mbulonte dhe t’ia falte. Përgjigjja ishte:… dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti. -Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi pendesën e Ademit (a.s) dhe e mëshiroi atë. Ai është Mëshirëplotë (Raĥîm) ndaj adhuruesve të Tij. Prej mëshirës së tij është edhe suksesi që Ai u jep robërve për t'u penduar, duke i falur dhe duke ua mbuluar të metat e tyre. Pranimi i pendimit prej Allahut kuptohet në dy mënyra:1. Me anë të suksesit për t’u penduar.2. Me anë të plotësimit të kushteve të pranimit të tij.

Al-Baqara 2:37Listen in Qur'an →
38

قُلْنَا ٱهْبِطُوا۟ مِنْهَا جَمِيعًۭا ۖ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّى هُدًۭى فَمَن تَبِعَ هُدَاىَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Ne u kemi thënë: “Zbritni të gjithë prej (xhennetit) tij. Juve me të vërtetë do t’ju vijë një dirigjues prej meje dhe ata që i përmbahen dirigjimit Tim nuk do të kenë frigë dhe nuk do të hidhërohen.

Ne u thamë: “Dilni prej tij(Xhenetit)që të gjithë!” -Allahu i Lartësuar përsëriti, përmendjen e zbritjes në tokë të dy të rëndësishmëve, për të njoftuar krijesat për atë që i pret ata në vendbanimin e tyre të ri (në tokë). Thotë i Madhëruari:“Juve, pa dyshim, do t'ju mbërrijë udhëzim prej Meje.” -Kuptimi: Në çdo kohë e në çdo periudhë, do t’ju vijë prej Meje udhëzim i qartë. Udhëzimi do të vijë nëpërmjet profetëve dhe librave që do t’u shpallen atyre. Në çdo kohë, juve do t’ju vijë ndonjë profet dhe shpallje prej Meje, që t’ju udhëzojë në rrugët e afrimit tek Unë dhe në rrugët e kënaqësisë Time. Atëherë, dijeni se:“Çdokush që pranon udhëzimin Tim, nuk do të ketë frikë e as nuk do të brengoset.” -Kuptimi: Çdokush prej jush që e pranon udhëzimin Tim, dhe këtë pranim e interpreton duke i besuar të dërguarit dhe librat e Mi, ka një premtim të pakthyeshëm. Secili prej jush që udhëzohet nga mësimet e tyre, me fjalë të tjera, çdokush që i beson si duhet profetët dhe librat e Mi, ka një premtim të mrekullueshëm. Por çfarë quhet besim i drejtë? Një besim i drejtë kërkon plotësimin e dy kushteve:1. Pohimin dhe besimin larg çdo dyshimi të të gjitha informacioneve që kanë ardhur nëpërmjet librave dhe profetëve.2. Zbatimin me rigorozitet të urdhrave dhe largimin nga ndalesat, të cilat janë sqaruar nga profetët dhe janë porositur në ato libra.Çdokush që i beson profetët dhe librat në këtë mënyrë të drejtë, ka një premtim prej Allahut të Lartësuar, që thotë: “…nuk do të ketë frikë e as do të brengoset.” Ndërsa në një ajet tjetër, dhe pikërisht në ajetin 123 të sures Ta Ha, thuhet: “Ai (Allahu) u tha: “Zbritni prej tij (Xhenetit) që të gjithë! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse ju vjen nga Unë udhëzim (libër e profet), atëherë kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur, e as nuk ka për t'u trishtuar”. Kështu, Allahu i Lartësuar ka premtuar katër gjëra për ata që ndjekin udhëzimin e Tij:1. Ata do të jenë të ruajtur nga frika.2. Ata do të jenë të ruajtur nga mërzitia dhe brenga.3. Ata do të jenë të ruajtur nga humbja dhe devijimi.4. Ata do të jenë të ruajtur nga trishtimi.Për ta nuk do të ketë as frikë e as brenga. Ndryshimi mes këtyre dy gjendjeve qëndron në faktin se diçka e keqe dhe e papëlqyeshme, nëse ka kaluar, sjell brengë (el ĥuzn) në shpirtin tënd. Ndërsa kur ajo pritet të ndodhë, shkakton frikë (el ħauf). E pra, për ata që ndjekin udhëzimin e Allahut nuk ka frikë dhe as brengosje. Madje ata do të shijojnë të kundërtat e këtyre gjendjeve, duke qenë gjithnjë të sigurt dhe të qetë. Gjithashtu, kush ndjek udhëzimin e Tij nuk ka për të humbur a devijuar dhe nuk ka për t'u trishtuar. Përkundrazi, ai do të përjetojë të kundërtat e këtyre gjendjeve: ai do të jetë i udhëzuar dhe gjithnjë i lumtur. Përfundimisht, njerëzit që ndjekin udhëzimet e Allahut kanë për të shijuar qetësinë, sigurinë, prehjen dhe lumturinë, si në këtë jetë, edhe në jetën tjetër. Vetëm ata mund të quhen të udhëzuar në rrugën e drejtë. Të udhëzuarit nuk përjetojnë asnjë lloj frike dhe brenge. Ata nuk shkelin në ndonjë rrugë të humbur dhe nuk e provojnë trishtimin e përjetshëm. Këta do të arrijnë gjithçka që dëshirojnë dhe do të jenë të shpëtuar nga gjithçka së cilës …

Al-Baqara 2:38Listen in Qur'an →
39

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Ata që nuk do të besojnë dhe i mohojnë argumentet tona do të jenë banorë të zjarrit, a në të do të mbesin gjithmonë.

“Ndërsa ata që mohojnë besimin dhe përgënjeshtrojnë argumentet Tona, …” -Pra, ata të cilët nuk e ndjekin udhëzimin e Allahut, të sjellë nëpërmjet profetëve dhe librave:“…do të jenë banorë të Zjarrit. Në të(në Zjarr)ata do të jenë përjetësisht.". –Pra, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, duke mos dalë kurrë prej tij. Dënimi i tyre nuk do të pakësohet e lehtësohet asnjëherë dhe ata kurrë nuk do të ndihmohen. Në këtë ajet, dhe në të tjera si ai, Allahu i Lartësuar i ndan krijesat në: krijesa të lumtura dhe krijesa të trishtuara. Në këto dy grupe klasifikohen xhindët dhe njerëzit. Ajetet kur'anore përshkruajnë gjithashtu cilësitë e secilit grup, si dhe veprat që i karakterizojnë ata. Pikërisht në bazë të këtyre veprave, ata përfundojnë në vendin që u takon. Nga ky ajet kuptohet që edhe xhindët, sikurse dhe njerëzit, do të shpërblehen me të mira dhe do të meritojnë ndëshkimet që i bëjnë hak në këtë jetë. Edhe xhindët, sikurse njerëzit, do të jenë njëlloj në përgjegjësinë që do të mbajnë, në aspektin e zbatimit të urdhrave dhe të largimit nga ndalesat hyjnore. Më pas, Allahu i Lartësuar nis të përmendë mirësitë dhe dhuratat e shumta që u pati dhënë bijve të Israilit (çifutëve), duke thënë:

Al-Baqara 2:39Listen in Qur'an →
40

يَٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتِىَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَوْفُوا۟ بِعَهْدِىٓ أُوفِ بِعَهْدِكُمْ وَإِيَّٰىَ فَٱرْهَبُونِ

O djemë të Israilit, kujtoni të mirat e Mia që u kam dhënë dhe përmbushni premtimin që më keni dhënë – Edhë Unë do ta përmbushi atë që u kam dhënë, e frikohuni vetëm prej Meje.

O bijtë e Israilit, kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova… -Israili është Profeti Jakub (a.s.). Këto fjalë iu drejtohen çifutëve që jetonin në Medinë dhe rreth saj. Këto fjalë vlejnë edhe për ata që vijnë pas tyre. Allahu i Lartësuar jep një urdhër që i përfshin të gjithë, pra: Kujtoni, të gjithë ju, mirësinë Time me të cilën ju begatova. Fjala “mirësi” i përfshin këtu të gjitha llojet e mirësive me të cilat Allahu i Lartësuar i begatoi ata, disa prej të cilave Ai do t’i përmendë në këto ajete dhe disa në ajete të tjera. Kujtimi i këtyre mirësive ka qëllime dhe urtësi në vetvete. Ai synon që zemrat tona të jenë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj mirësive të përmendura, kurse gjuha jonë të jetë lavdëruese e Dhuruesit dhe shprehëse e ndjenjave të zemrës. Gjymtyrët, gjithashtu, duhet të jenë vërtetuese dhe në përputhje të plotë me fjalët që themi dhe me ndjenjat që fshehim në zemër. E vetmja mënyrë që gjymtyrët ta bëjnë këtë vërtet, është nënshtrimi i tyre për t'u përdorur në ato drejtime që dëshiron Allahu i Lartësuar dhe me të cilat Ai është i kënaqur. Pra, përsëri kemi të bëjmë me një nxitje për pasimin e mësimeve të marra nga Profeti (s.a.u.s) dhe nga Libri i Allahut. Më tej, i Madhëruari thotë:… dhe përmbusheni premtimin që më keni dhënë siç e përmbush premtimin Tim ndaj jush. -Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të mbajnë premtimin që i kanë dhënë Atij për ta besuar sinqerisht, Atë dhe profetët e Tij. Ai i nxit që ta mbajnë premtimin që i kanë dhënë për të zbatuar porositë e Tij dhe ligjin e jetës që shpalli për ta. Nëse krijesat do ta mbajnë fjalën e dhënë, atëherë edhe Allahu i Lartësuar do ta përmbushë premtimin e Tij. Disa ajete kuranore që e qartësojnë më tepër kuptimin e këtij fragmenti janë dhe ato të sures Maide (nr. 12-14): “Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. Allahu tha: “Unë jam me ju. Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë”. Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë. Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara (pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj (shpalljes)me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë." Pastaj, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata të pajisen me ato cilësi, që do t'ua bëjnë të mundur mbajtjen e premtimit të dhënë Atij. Ai u thotë atyre:Dhe vetëm Mua më kini frikë! -Kur njeriu e ka frikën dhe respektin ndaj madhështisë së Allahut, kjo patjetër që …

Al-Baqara 2:40Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.