Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 281–286 of 286

281

وَٱتَّقُوا۟ يَوْمًۭا تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى ٱللَّهِ ۖ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Dhe druajuni asaj Dite, që do të ktheheni te Perëndia, në të cilën, çdokujt, do t’i jepet ajo që ka fituar, - dhe askush nuk do të dëmtohet.

Dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, kur secilit do t’i jepet e plotë ajo që ka fituar, pa iu bërë asnjë padrejtësi. -Ky është nga ajetet e fundit që janë shpallur prej Kur’ânit. Ai është një ajet madhështor, prandaj është përzgjedhur për të qenë mbyllja e dispozitave, urdhrave e ndalesave të ligjëruara nga Zoti i gjithësisë. Ky ajet është shumë i përshtatshëm për këtë mbyllje, sepse përmban premtimin për shpërblim dhe paralajmërimin për ndëshkim ndaj atyre që e meritojnë. Ai që e di me siguri se do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do ta marrë në llogari për çdo gjë që ka bërë, qoftë ajo e madhe apo e vogël, e shfaqur apo e fshehur, sepse Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, atëherë një njeriu të tillë do t’i mbushet zemra me ndjenja devotshmërie, me frikë dhe me shpresë. Nëse zemra e robit nuk i ka këto njohuri, atëherë nuk ka asnjë mundësi që ajo të mbushet me të tilla ndjenja të mrekullueshme, të cilat i përjeton vetëm adhuruesi dhe askush tjetër.

Al-Baqara 2:281Listen in Qur'an →
282

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا تَدَايَنتُم بِدَيْنٍ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى فَٱكْتُبُوهُ ۚ وَلْيَكْتُب بَّيْنَكُمْ كَاتِبٌۢ بِٱلْعَدْلِ ۚ وَلَا يَأْبَ كَاتِبٌ أَن يَكْتُبَ كَمَا عَلَّمَهُ ٱللَّهُ ۚ فَلْيَكْتُبْ وَلْيُمْلِلِ ٱلَّذِى عَلَيْهِ ٱلْحَقُّ وَلْيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ وَلَا يَبْخَسْ مِنْهُ شَيْـًۭٔا ۚ فَإِن كَانَ ٱلَّذِى عَلَيْهِ ٱلْحَقُّ سَفِيهًا أَوْ ضَعِيفًا أَوْ لَا يَسْتَطِيعُ أَن يُمِلَّ هُوَ فَلْيُمْلِلْ وَلِيُّهُۥ بِٱلْعَدْلِ ۚ وَٱسْتَشْهِدُوا۟ شَهِيدَيْنِ مِن رِّجَالِكُمْ ۖ فَإِن لَّمْ يَكُونَا رَجُلَيْنِ فَرَجُلٌۭ وَٱمْرَأَتَانِ مِمَّن تَرْضَوْنَ مِنَ ٱلشُّهَدَآءِ أَن تَضِلَّ إِحْدَىٰهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَىٰهُمَا ٱلْأُخْرَىٰ ۚ وَلَا يَأْبَ ٱلشُّهَدَآءُ إِذَا مَا دُعُوا۟ ۚ وَلَا تَسْـَٔمُوٓا۟ أَن تَكْتُبُوهُ صَغِيرًا أَوْ كَبِيرًا إِلَىٰٓ أَجَلِهِۦ ۚ ذَٰلِكُمْ أَقْسَطُ عِندَ ٱللَّهِ وَأَقْوَمُ لِلشَّهَٰدَةِ وَأَدْنَىٰٓ أَلَّا تَرْتَابُوٓا۟ ۖ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَٰرَةً حَاضِرَةًۭ تُدِيرُونَهَا بَيْنَكُمْ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَلَّا تَكْتُبُوهَا ۗ وَأَشْهِدُوٓا۟ إِذَا تَبَايَعْتُمْ ۚ وَلَا يُضَآرَّ كَاتِبٌۭ وَلَا شَهِيدٌۭ ۚ وَإِن تَفْعَلُوا۟ فَإِنَّهُۥ فُسُوقٌۢ بِكُمْ ۗ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۖ وَيُعَلِّمُكُمُ ٱللَّهُ ۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ

O besimtarë! – (shënoni çfarëdo) borxhin kur ia jepni njëri-tjetrit në afatin e caktuar. Le të shënojë drejtë (atë që jepni e merrni) një shkrues në mes jush e të mos ngurrojë shkruesi që të shënojë ashtu siç e ka mësuar Perëndia. (Shkruesi) le të shënojë, e borxhliu le të diktojë dhe le t’i druajë Zotit të vet. Le të mos mungojë asgjë nga borxhi. E, në qoftë se borxhliu është mendjelehtë (batakçi) ose i dobët, ose që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë saktësisht le të diktojë kujdestari i tij. Merrni dy dëshmitarë, prej njerëzve tuaj, e nëse nuk i keni dy dëshmitarë burra, atëherë merrni një burrë dhe dy gra – për dëshmitarë, nga ata që të jeni të kënaqur ju; në qoftë se njëra grua harron le t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të heqin dorë kurdo që të thirren. Mos e leni pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Ky proces është më i drejtë para Perëndisë, më i saktë për dëshmi dhe më i afërt për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon prej dorës në dorë (shit-blerja me para në dorë), atëherë nuk do të keni mëkat nëse nuk e shënoni atë. Merrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shit-blerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi as dëshmitari. E, nëse e bëni të kundërtën, atëherë keni bërë mëkat dhe ruajuni Perëndisë, - Perëndia ju mëson juve, dhe Perëndia di çdo gjë.

Ky quhet “ajeti i borxhit”, i cili është ajeti më i gjatë në Kur’ân. Në të sqarohen rregulla e ligje shumë të rëndësishme.O ju që keni besuar! Kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë! -Lejohet dhënia dhe marrja e të gjitha llojeve të borxhit, sepse Allahu i Lartësuar i ka miratuar besimtarët në këto marrëveshje mes tyre, duke treguar rregullat që lidhen me mbarëvajtjen e tyre. Për sa i përket shitblerjes që quhet selem(shitblerja me porosi), ajo ka dy kushte që të konsiderohet e lejueshme:1. Të shlyhet në një afat kohor, pra, jo në moment.2. Ky afat duhet të jetë i përcaktuar dhe i qartë nga palët. Nuk lejohet që afati të jetë i papërcaktuar. Ajeti na urdhëron që të mbajmë procesverbal për çdo lloj borxhi. Ky urdhër mund të jetë ose në formën e prerë, pra, i detyrueshëm për t’u zbatuar, ose i pëlqyeshëm. Kjo varet nga shkalla e nevojës për një procesverbal. Nëse do të neglizhonim dokumentimin e këtyre kontratave, do të ishim të ekspozuar ndaj ngatërresave të ndryshme, ndaj gabimeve, harresave etj., të cilat do të sillnin grindje e mosmarrëveshje, e ky do të ishte një gabim i rëndë.Le të mbajë shënim me drejtësi një shkrues! Shkruesi të mos ngurrojë të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu! -Është detyrë për shkruesin që të shkruajë procesverbalin, nëse ftohet për një vepër të tillë. Shkruesi duhet të jetë i drejtë, i devotshëm dhe i ruajtur nga gjynahet e shfaqura. Pra, nuk duhet të jetë fasik, nuk duhet të jetë një njeri që njihet si gjynaqar dhe që shkel urdhrat dhe kufijtë e Zotit haptazi. Prej fasik-ut nuk pranohet dëshmia as me gojë, as me shkrim. Ai është i detyruar që të mbajë drejtësi për të dyja palët. Atij nuk i lejohet që të anojë nga njëra palë, për asnjë shkak apo arsye. Shkruesi duhet të jetë specialist në fushën e dokumentimit. Ai duhet të dijë se çfarë konsiderohet si dokument që vërteton marrëveshjet dhe saktësinë e tyre, sepse drejtësia mund të vihet në vend vetëm nëpërmjet kësaj rruge e mënyre. Nëse një dokument i tillë është i nënshkruar dhe i saktë, ai merret gjithmonë për bazë, edhe nëse dëshmitarët mund të kenë vdekur. Allahu i Lartësuar thotë: “Shkruesi të mos ngurrojë të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu!” Pra, nuk lejohet për një njeri të cilit Allahu i Lartësuar i ka dhuruar dije në përpilimin e aktmarrëveshjeve, që të refuzojë të kryejë këtë punë, nëse ajo i kërkohet. Ashtu sikurse Allahu i Lartësuar i ka falur të tilla aftësi të mrekullueshme, ashtu duhet që edhe ai të tregohet bamirës ndaj atyre që kanë nevojë për të tilla shërbime.Ai le të shkruajë, ndërsa ai që merr borxh të diktojë, duke iu frikësuar Allahut, Zotit të tij, e duke mos lënë mangët asgjë. -Allahu urdhëron që shkruesi të mbajë shënim veçse ato fjalë që ia dikton ai që merr borxhin, pra, huamarrësi. Ai që dikton tekstin e procesverbalit është huamarrësi, i cili e ka për detyrë që ta shlyejë plotësisht borxhin. Ai është i urdhëruar, gjithashtu, që, gjatë diktimit, të qartësojë në detaje huanë që duhet ta shlyejë. Ajeti tregon se dëshmia e njeriut për vetveten është e pranueshme dhe e vlefshme, sepse kur ai firmos dokumentin të cilin vetë e ka diktuar, dokumenti ka forcë ligjore, edhe nëse më pas ai pretendon se …

Al-Baqara 2:282Listen in Qur'an →
283

۞ وَإِن كُنتُمْ عَلَىٰ سَفَرٍۢ وَلَمْ تَجِدُوا۟ كَاتِبًۭا فَرِهَٰنٌۭ مَّقْبُوضَةٌۭ ۖ فَإِنْ أَمِنَ بَعْضُكُم بَعْضًۭا فَلْيُؤَدِّ ٱلَّذِى ٱؤْتُمِنَ أَمَٰنَتَهُۥ وَلْيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ ۗ وَلَا تَكْتُمُوا۟ ٱلشَّهَٰدَةَ ۚ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُۥٓ ءَاثِمٌۭ قَلْبُهُۥ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌۭ

E, nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe nëse njëri prejjush ka besim në tjetrin, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që e ka marrë në besim dhe le t’i frikohet Perëndisë, Zotit të vet. Mos fshihni dëshminë; se kush e fsheh ate, zemra e tij është mëkatare. Se, Perëndia di çdo gjë që punoni ju.

E në qoftë se jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues,... -Pra, nëse jeni në udhëtim dhe nuk keni mundësi që t’i shkruani marrëveshjet tuaja, atëherë:...atëherë merrni një plaçkë peng! -Këtë peng e merr huadhënësi, si garanci për borxhin e dhënë. Ajeti tregon se, nëse pengu nuk i është dorëzuar huadhënësit, atëherë ai nuk është i vlefshëm si garanci. Gjithashtu, nëse më pas palët kanë kundërshtime rreth plaçkës së lënë peng (për sasinë apo cilësinë e saj, për shembull), atëherë merret në konsideratë pohimi i penglënësit. Përse? Sepse është penglënësi ai që e lë plaçkën si garanci, në vend të dokumentit që vërteton borxhin, dokument që duhej të diktohej po prej tij. Nëse nuk do të ishte i besueshëm pohimi i huamarrësit për pengun e lënë nga ai, atëherë plaçka e lënë peng do të ishte e pavlefshme si garanci. Kjo do të ishte njëlloj sikur të thoshim që deklarata e huamarrësit e diktuar në procesverbal është e pavlefshme si dokument, pasi pengu i lënë është në vend të dokumentit të shkruar. Duke qenë se qëllimi i pengut është garancia e borxhit, kjo praktikë lejohet jo vetëm gjatë udhëtimeve, por edhe në kushte normale. Allahu i Lartësuar e ka sjellë këtë si zgjidhje në situata jo të zakonta, sepse atëherë nevoja për një zgjidhje të tillë është e domosdoshme, pasi kur je në udhëtim nuk është e thjeshtë të gjesh shkrues për të dokumentuar një marrëveshje.E nëse i besoni njëri-tjetrit, atëherë ai që ka marrë diçka me mirëbesim le ta përmbushë atë që i është besuar... -Të gjitha këto masa ndërmerren nëse mes huadhënësit dhe huamarrësit apo mes dy palëve në marrëveshje ka njëfarë pasigurie për plotësimin e të drejtave të tyre. Por nëse palët kanë siguri të ndërsjelltë për plotësimin e të drejtave dhe detyrimeve, atëherë kjo, pra lënia në mirëbesim dhe mos marrja peng apo mos dokumentimi i aktit, është diçka e lejuar. Por, në këtë rast, pala marrëse duhet të jetë e drejtë në përmbushjen e detyrimeve të saj. Ajo nuk duhet të bëjë asnjë lloj padrejtësie....dhe le ta ketë frikë Allahun, Zotin e tij -Pra, pala që ka marrë diçka prej tjetrit me mirëbesimin e tij, le të ketë frikë Zotin dhe t’i përgjigjet bamirësisë së tjetrit me bamirësi, duke qenë e drejtë në kthimin e hakut të tij.Mos e fshihni dëshminë... -Arsyeja është se e vërteta është e lidhur ngushtë me dëshminë. Ajo nuk mund të vihet në vend pa të. Ai që e fsheh të vërtetën ka bërë një gjynah të madh. Duke e fshehur të vërtetën, dëshmuesi ka mashtruar dhe, si rrjedhojë, ka shkelur të drejtat e të tjerëve, për të cilat do të mbajë përgjegjësi para Zotit të tij....se ai që e fsheh atë e ka zemrën me gjynahe. Allahu di çdo gjë që bëni ju. -Këto norma, me të cilat Allahu i Lartësuar udhëzon adhuruesit e Tij, përmbajnë urtësi dhe dobi gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se, nëse krijesat do të merrnin mësim nga udhëzimet e Krijuesit të tyre, jeta e tyre do të shkëlqente jo vetëm në dynja, me të gjitha problemet e saj, por edhe në ahiret, sepse ato rregullojnë fenë dhe besimin e tyre. Ato rregullojnë lidhjet e krijesave me Zotin e tyre. E si mund të ndodhë ndryshe, nëse krijesa zbaton udhëzime të ndërtuara mbi drejtësinë, rregullimin dhe mirësinë? Vetëm nëpërmjet tyre mund të arrihet në shuarjen e grindjeve …

Al-Baqara 2:283Listen in Qur'an →
284

لِّلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَإِن تُبْدُوا۟ مَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُم بِهِ ٱللَّهُ ۖ فَيَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ

Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. I tregoni ju ato që kini në shpirtin tuaj, apo i fshehni, Perëndia do t’ju pyet për të dhe do ta falë kënd të dojë, e do ta dënoj kënd të dojë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm.

Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. -Allahu i Lartësuar na tregon në këtë ajet se gjithçka që ekziston në qiell dhe gjithçka që ekziston në tokë është e krijuar nga Ai, i Cili i furnizon dhe i administron çështjet e tyre. Allahu përkujdeset që ata të vënë në vijë çdo problem të tyre. Është Ai që i udhëzon krijesat se si t’i rregullojnë çështjet e tyre të jetës dhe ato të besimit fetar. Gjithçka është pronë e Allahut, të gjithë janë rob e krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë për veten e tyre. Askush nuk mund t’i sigurojë vetes së vet dëm apo dobi. Ata nuk mund të japin as jetë, as vdekje e as ringjallje. Ata janë nënshtruar të gjithë ndaj dikujt tjetër, ndërkohë që Zotëruesi i tyre është Allahu. Është Ai që vepron me sundimin e Tij dhe administron çështjet e tyre. Çdo gjë në gjithësi ndodh në përputhje me urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut.E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. -Allahu u ka dhënë krijesave të Tij disa urdhra e disa ndalesa, dhe pastaj do t’i marrë në pyetje për veprimet dhe sjelljet e tyre, për gjithçka që ata e shfaqin apo që e mbajnë të fshehur.Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. -Allahu fal atë rob që përpiqet dhe punon atë gjë që sjell faljen dhe mëshirën e Tij. Nga ana tjetër, Allahu ndëshkon atë rob që bën gjynahe, për të cilat ai nuk është i detyruar t’i bëjë, por i bën thjesht me vetëdije dhe vullnet të lirë.Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë. Çdo krijesë është e nënshtruar ndaj pushtetit, dëshirës, dijes, përcaktimit dhe shpërblimit të drejtë të Allahut. Asgjë nuk mund të dalë jashtë këtyre kornizave.

Al-Baqara 2:284Listen in Qur'an →
285

ءَامَنَ ٱلرَّسُولُ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِۦ وَٱلْمُؤْمِنُونَ ۚ كُلٌّ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍۢ مِّن رُّسُلِهِۦ ۚ وَقَالُوا۟ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۖ غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ ٱلْمَصِيرُ

Pejgamberi beson në ate që i është shpallur (Kur’ani) nga Zoti i tij, dhe besimtarët; - të gjithë ata besojnë Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe pejgamberëve të Tij: “Na nuk e dallojmë asnjerin nga pejgamberët e Tij”. Ata thonë: “Na dëgjuam dhe përulemi, - falna neve o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!

âmener-resûlu bi mã unzile ilejhi mir-rab-bihî uel mu'minûn - “I Dërguari e besoi atë që iu shpall prej Zotit të tij e ashtu bënë edhe besimtarët.” -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na pasqyron besimin e profetëve dhe të pasuesve të tyre të denjë. Besimi i tyre ishte i shfaqur me nënshtrim, bindje, pendim të sinqertë e kërkim faljeje për mangësitë e tyre.kul-lun âmene bil-lâhi - “Secili i besoi Allahut...” -Ky besim është pranimi dhe pohimi i gjithçkaje që Allahu i Lartësuar na ka treguar rreth Vetes së Tij Ne duhet të besojmë, gjithashtu, gjithçka që kanë treguar profetët rreth Zotit të tyre. Profetët kanë folur qartë rreth emrave dhe cilësive të plota e absolute të Allahut. Ne duhet t’i besojmë ato, duke i marrë në mënyrë të përgjithshme dhe në mënyrë të hollësishme. Besimi në Allahun kërkon që ne ta konsiderojmë Atë të pastër nga çdo përngjasim dhe shembëllim me krijesat, por duhet, gjithashtu, që të mos mohojmë asnjë cilësi të Tij të pohuar nga vetë Ai ose nga Profeti i Tij. Ne duhet ta konsiderojmë Atë të pastër nga çdo cilësi e mangët dhe e papranueshme për Të.ue melãiketihî ue kutubihî ue rusulihî. - “...melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij...” -Ne duhet të besojmë dhe të pohojmë për melekët gjithçka që është transmentuar saktësisht prej Sheriatit rreth tyre. Ne duhet të besojmë, po ashtu, gjithçka që na kanë sjellë profetët dhe gjithçka që përmbajnë librat e Zotit. Profetët kanë sjellë mesazhe, urdhra, ndalesa, dispozita e ligje; të gjitha këto duhen besuar dhe trajtuar ashtu si duhet.lâ nufer-riķu bejne eĥadim-mir-rusulih - “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” -Besimtarët e drejtë nuk bëjnë dallime mes profetëve, por i besojnë të gjithë, sepse ata kanë qenë zëdhënësit e Zotit te krijesat. Sikur të mohosh vetëm njërin prej profetëve konsiderohet si mohim i të gjithë atyre, madje konsiderohet mohim i Zotit.Ue ķâlû semi'nâ ue eŧa'nâ - “Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm.”” -Besimatrët e drejtë thonë “Dëgjuam”. Pra, ata i dëgjojnë me vëmendje dhe përkushtim urdhrat dhe ndalesat e Zotit. Ata janë të vëmendshëm ndaj kufijve të Tij. Pastaj thonë: “...u bindëm”. Për çdo urdhër dhe ndalesë që dëgjojnë, ata nuk e neglizhojnë, por binden dhe i zbatojnë. Ata thonë: “I dëgjuam ato që Ti na urdhërove dhe na ndalove dhe u bindëm, duke i zbatuar ato”. Ndryshe nga të dëshpëruarit, të cilët thonë: “Dëgjuam, por nuk bindemi!”ĝufrâneke rab-benâ ue ilejkel maŝîr - “Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë. Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë.”” -Duke qenë se njeriu shfaq mangësi në përmbushjen e dispozitave të vendosura nga Zoti, ai gjithmonë do ketë nevojë për faljen dhe mëshirën e Tij. Kështu, ne duhet të themi vazhdimisht: “Kërkojmë faljen tënde, o Zoti ynë. Kërkojmë faljen Tënde për çdo mangësi tonën në plotësimin e adhurimeve. Kërkojmë faljen Tënde edhe për shkeljen e kufijve dhe gjynahet që bëjmë. Ne kërkojmë që të na i mbulosh dhe të na i fshehësh të gjitha ato gjynahe dhe padrejtësi që kemi bërë.” Pastaj vjen një fjalë nxitëse dhe qortuese njëkohësisht: “Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë.” Të gjitha krijesat do të grumbullohen një ditë te Zoti i tyre, ku do të shpërblehen për të mirat ose të këqijat që kanë …

Al-Baqara 2:285Listen in Qur'an →
286

لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا ٱكْتَسَبَتْ ۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَآ إِن نَّسِينَآ أَوْ أَخْطَأْنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَآ إِصْرًۭا كَمَا حَمَلْتَهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِۦ ۖ وَٱعْفُ عَنَّا وَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَآ ۚ أَنتَ مَوْلَىٰنَا فَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَٰفِرِينَ

Perëndia nuk e ngarkon askend përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon, Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim ashtu si i pate ndëshkuar ata para nesh! Zoti ynë! Mos na ngarko me atë që nuk mund ta bartim! Shlyena mëkatet tona, falna ato dhe mëshirona! Ti je Zoti ynë! Andaj, ndihmona kundër atyre që nuk besojnë.

Kur u shpall ajeti 284 i kësaj sureje, dhe pikërisht thënia e Allahut të Lartësuar: “Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.”, kjo vërtet i rëndoi dhe i frikësoi shumë muslimanët, sepse menduan se do të merreshin në përgjegjësi për çdo gjë që kalon nëpër zemër, qoftë një mendim a qëndrim i konsoliduar, qoftë thjesht një mendim i çastit. Por Allahu i Lartësuar i sqaroi ata, duke u thënë:lâ jukel-lifull-llâhu nefsen il-lâ us'ahâ - “Allahu nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij” -Pra, Allahu i Lartësuar nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij. Madje, Ai nuk ngarkon as me diçka që mund të jetë disi e vështirë për t’u përballuar, siç thuhet në suren Haxh: “Ai nuk ju ka ngarkuar me ndonjë vështirësi në fe...”. Të gjithë urdhrat dhe ndalesat hyjnore, në thelb, nuk janë të vështira të përmbushen. Përkundrazi, ato meritojnë me plot të drejtë të quhen ushqim për shpirtin dhe ilaç për trupin. Ato parandalojnë të këqijat që mund të prekin njeriun. Çdo urdhër i Allahut të Lartësuar është mëshirë dhe bamirësi për krijesat. Edhe në ato raste kur, për ndonjë shkak të caktuar, zbatimi i urdhrave bëhet i vështirë ose i pamundur, Ai ka vënë dispozita lehtësuese, për t’ua thjeshtuar krijesave zbatimin e ligjeve të Tij.lehâ mâ kesebet ue alejhâ mektesebet. - “...ai(robi)do të marrë atë çfarë ka fituar dhe do të ketë kundër atë çfarë ka merituar.” -I Lartësuari na tregon se çdokush do të shpërblehet plotësisht për veprat e mira që ka bërë. Gjithashtu, mbi secilin do të rëndojë çdo vepër e keqe që ka bërë. Askush nuk do të marrë mbi supe peshën e gjynaheve të tjetërkujt, dhe askush nuk do të marrë shpërblimin e veprave të mira të dikujt tjetër. Për të treguar përpjekjet për të bërë vepra të mira, të cilat do të shpërblehen nga Ai, Allahu i Lartësuar ka thënë: “lehâ mâ kesebet”, që nënkupton (në arabisht) se veprat e mira dhe shpërblimi për to fitohen edhe pa shumë lodhje, sepse mundësitë e robit për të kryer vepra të mira janë shumë të mëdha dhe shumë të thjeshtëzuara. Madje edhe thjesht duke pasur si qëllim kryerjen e një vepre të mirë, ai e merr shpërblimin sikur e ka bërë atë vepër të mirë, edhe nëse nuk arrin ta finalizojë atë. Ndërsa kur flet për veprat e këqija, për mënyrën e kryerjes së tyre dhe për shpagimin që meritojnë, Allahu thotë: “ue alejhâ ma iktesebet”, duke përdorur fjalën “iktesebe”= meritoi plotësisht. Pra, kuptimi është: njeriut nuk i shkruhet puna e keqe, derisa ai ta kryejë atë, ndryshe nga vepra e mirë, e cila shkruhet dhe shpërblehet edhe nëse ai e ka vetëm si qëllim. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar foli rreth besimit të Profetit dhe besimtarëve të mirë. Ai tregoi, gjithashtu, se çdokush do të shpërblehet sipas punës që ka kryer. Më pas, është normale që adhuruesi të shfaqë mangësi, duke gabuar dhe harruar, por Allahu nuk e ngarkon atë tej fuqive dhe mundësive të tij, prandaj udhëzon që ne të lutemi me disa fjalë të mrekullueshme. Profeti (a.s.) na ka treguar se kur besimtarët i drejtohen Allahut të Lartësuar me këto fjalë të veçanta, Ai thotë: …

Al-Baqara 2:286Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.