Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 241–250 of 286

241

وَلِلْمُطَلَّقَٰتِ مَتَٰعٌۢ بِٱلْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى ٱلْمُتَّقِينَ

Grave të lëshuara u takon kompensimi (sigurimi i shpenzimeve të jetesës) i caktuar (sipas mundësisë). Kjo është detyrë e besimtarëvet.

Dhuratat dhe përkujdesja sipas normave ndaj të divorcuarave janë detyrime për të devotshmit. -Siç shihet, këtu flitet për të gjitha llojet e të divorcuarave. Sipas ajetit, dhurimi dhe përkujdesja janë të detyrueshëm ndaj të gjitha grave që divorcohen, me çdo lloj mënyre qoftë ky divorc. Megjithatë, sipas mendimit më të saktë, dhuratat janë të detyrueshme t'u jepen vetëm atij lloji të divorcuarash, me të cilat nuk është kryer kontakt seksual dhe të cilave ende nuk u është përcaktuar mehri. Ndërsa për llojet e tjera të të divorcuarave, dhënia e dhuratave është e pëlqyeshme (por jo e detyrueshme), sikurse u tha më sipër. Ky mendim është më i saktë, sepse vërtet që ky ajet i përfshin të gjitha llojet e të divorcuarave, por i parë së bashku me ajetet e tjera, gjithëpërfshirja e tij kufizohet vetëm me një kategori të caktuar të divorcuarash. Kështu, në ajetin 236 të sures Bekare, u tha që dhënia e dhuratave është e detyrueshme posaçërisht vetëm për të divorcuarat para kontaktit dhe para përcaktimit të mehrit: “Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. Jepuni atyre ndonjë dhuratë: pasaniku - sipas mundësive të tij, dhe i varfëri - sipas mundësive të tij. Dhurata për to sipas zakonit është detyrë për bamirësit.” Pra, të tilla norma janë të detyrueshme të zbatohen nga çdo njeri që kërkon t'i ruhet ndëshkimit të Zotit të tij dhe të jetë prej bamirësve.

Al-Baqara 2:241Listen in Qur'an →
242

كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Kështu Perëndia ua shpjegon dispozitat e Veta për të menduar ju.

Kështu jua shpjegon Allahu argumentet e Veta, me qëllim që ju të kuptoni. -Pra, kështu na i sqaron neve Allahu i Lartësuar kufijtë e Tij, hallallin dhe haramin dhe çdo ligj të dobishëm për ne. Ai i sjell këto dispozita, që ne të mendohemi thellë rreth tyre dhe të nxjerrim prej tyre urtësi dhe qëllime të larta. Çdokush që mendon thellë rreth teksteve të sjella nga Zoti, duke nxjerrë prej tyre urtësi dhe dispozita, me siguri që do të punojë i nxitur prej tyre. Pastaj thotë i Madhëruari:

Al-Baqara 2:242Listen in Qur'an →
243

۞ أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ خَرَجُوا۟ مِن دِيَٰرِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ ٱلْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ ٱللَّهُ مُوتُوا۟ ثُمَّ أَحْيَٰهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ

A nuk i pe ti (o Muhammed!) ata që nga frika e vdekjes – ikën nga qytetet e tyre, - e ishin me mijëra. E, Perëndia u tha atyre: “Vdisni!” – Pastaj, Ai i ngjalli ata se Perëndia është bëmirës i pakufishëm ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falenderojnë.

A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes? -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon historinë e disa mijëra njerëzve, të cilët u larguan nga vendi i tyre me një qëllim të vetëm: për t'i shpëtuar vdekjes nga një fatkeqësi që u kanosej. Porse caktimit të Allahut nuk mund t'i shpëtosh. Kështu, Allahu i Lartësuar u tha:Allahu u tha atyre: “Vdisni!” E pastaj Ai i ringjalli. -Pra, ata vdiqën që të gjithë. Më pas, Allahu i Lartësuar i ringjalli ata, ndoshta për shkak të lutjes së Profetit të tyre, ose për ndonjë shkak tjetër. Ai i ringjalli ata, duke u treguar në këtë mënyrë mëshirën, butësinë dhe faljen e Tij të madhe. Ai i ringjalli ata, për t'u qartësuar krijesave fuqinë e Tij të padiskutueshme për ringjalljen e të vdekurve. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. -Megjithëse Allahu i Lartësuar u dhuron krijesave mirësi të jashtëzakonshme, shumica e tyre nuk tregojnë mirënjohje. Madje shumë prej tyre, mirësitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, i shfrytëzojnë për të kryer gjynahe ndaj Tij. Pak njerëz i njohin mirësitë e Zotit dhe shumë pak prej tyre i përdorin ato për ta falënderuar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij. Pastaj, i Lartësuari na urdhëron që të luftojmë për hir të Tij, kundër armiqve të rrugës së drejtë. Ai na urdhëron që të luftojmë për të përhapur ndër njerëz fenë e Tij: adhurimin e një Zoti të vetëm:

Al-Baqara 2:243Listen in Qur'an →
244

وَقَٰتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ

Luftoni në rrugën e Perëndisë dhe dinie se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.

Atëherë, luftoni për hir të Allahut dhe ta dini se Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Pra, rregullojeni qëllimin e luftës suaj, duke synuar me të veçse kënaqësinë e Allahut. Mësojeni se lënia e xhihadit nuk sjell asnjë lloj dobie e mirësie. Nëse mendoni se, duke lënë xhihadin, do të ruani jetën dhe sigurinë tuaj, jeni të gabuar. Për këtë arsye përmend Allahu i Lartësuar historinë e popullit që u shpërngulën masivisht nga vendi i tyre për t'i shpëtuar vdekjes, por që nuk patën shpëtim, sepse përsëri vdiqën. Edhe pse u munduan t’i ruheshin vdekjes duke ikur, ata nuk shpëtuan dot prej saj. Atyre u erdhi vdekja andej nga nuk e kishin menduar. Pra, sikurse atyre nuk u bëri dobi asnjë masë që morën kundër vdekjes, dijeni se edhe ju nuk mund t'i shpëtoni asaj duke braktisur detyrën për të bërë xhihad. Luftoni pra, se xhihadi është mirësia që kërkoni. Duke qenë se xhihadi ka nevojë për pasuri që të zhvillohet, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të shpenzojmë për këtë qëllim, duke thënë:

Al-Baqara 2:244Listen in Qur'an →
245

مَّن ذَا ٱلَّذِى يُقْرِضُ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًۭا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥٓ أَضْعَافًۭا كَثِيرَةًۭ ۚ وَٱللَّهُ يَقْبِضُ وَيَبْصُۜطُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Kush është ai që i jep hua Perëndisë – hua të bukur, e që Ai ia kthen shpërblimin shumëfish? Perëndia ngushton dhe zgjeron, dhe tek Ai do të ktheheni.

Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? -Kush dëshiron që t'i shtohen shpërblimet tek Allahu i Lartësuar, le të shpenzojë çfarë të ketë më të lehtë prej pasurisë së tij në rrugët e shumta të mirësisë, të cilat i ka sqaruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij, e në mënyrë të veçantë për të mbështetur dhe forcuar xhihadin në rrugën e Zotit. Shpenzime të tilla, Allahu i Lartësuar i ka quajtur “hua” të mirë, pra, shpenzim të mirë. Jo çdo lloj shpenzimi shpërblehet nga Allahu i Lartësuar. I vetmi shpenzim që shpërblehet nga Allahu i Lartësuar, është shpenzimi i mirë. Një shpenzim quhet i mirë vetëm nëse plotëson dy kushte: 1. të jetë prej pasurisë hallall; 2. të jepet për hir të Allahut, duke synuar kënaqësinë e Tij. Vetëm për këtë lloj shpenzimi ka premtuar Allahu i Lartësuar shumëfishim të mirësive, duke thënë:...që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? -Një vepër të mirë, Allahu i Lartësuar e shpërblen dhjetëfish, njëqindfish ose më tepër. Kjo bëhet në varësi të disa kushteve, si: në varësi të gjendjes së atij që shpenzon; në varësi të qëllimit që njeriu kërkon të arrijë me shpenzimin; në varësi të dobisë së arritur nëpërmjet atij shpenzimi; në varësi të nevojës që ndihet për atë shpenzim. Njeriu ndoshta mendon se, duke shpenzuar shumë, do të varfërohet. Për të larguar këtë mendim të gabuar, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. -Është Allahu i Lartësuar Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson, gjithashtu, atij që Ai do. Kjo tregon se administrimi i të gjitha çështjeve është vetëm në dorën e Allahut. Ai vendos për gjithçka. Mosdhënia për bamirësi nuk e shton pasurinë, ashtu sikurse edhe shpenzimi në rrugë të Allahut nuk e pakëson pasurinë. Madje, jo vetëm që nuk pakëson asgjë, por Ditën e Gjykimit, Allahu i Lartësuar do të japë shpërblim të plotë për pasurinë që robi ka shpenzuar për hir të Tij. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Vetëm tek Ai është kthimi juaj. -Tek Ai do të kthehen të gjithë, për t'u llogaritur dhe për t'u shpërblyer plotësisht e me drejtësi për gjithçka që kanë bërë në këtë jetë. Ky ajet tregon qartë se masat që ndërmerr robi nuk mund ta ndryshojnë gjykimin dhe përcaktimin e drejtë të Allahut për krijesat. Ato nuk mund ta ndryshojnë drejtësinë dhe urtësinë që ka përcaktuar Zoti i gjithësisë, sidomos ato lloj masash që shpërfillin urdhëresat e Tij. Në këtë ajet përmendet, gjithashtu, një mrekulli e madhe që Zoti i ka shfaqur njerëzimit. Ajo është ringjallja e të vdekurve që në këtë botë, duke treguar kështu fuqinë e Tij absolute për ta bërë këtë gjë. Ky ajet na urdhëron që të luftojmë dhe të shpenzojmë për të triumfuar feja e Allahut. Por ai na tregon edhe shkaqet që na shtyjnë të shpenzojmë dhe të luftojmë për këtë çështje: Kështu, Allahu e ka quajtur këtë lloj shpenzimi “hua të mirë”, gjë që na jep të kuptojmë se ajo do të kthehet mbrapsht patjetër, sikurse është detyrë që të kthehet huaja. Jo vetëm kaq, por Allahu premton se do ta kthejë shumëfish shpërblimin e Tij. Përveç kësaj, në ajet tregohet se shtimi dhe pakësimi i pasurisë është në dorë të Allahut të Lartësuar dhe të askujt tjetër, dhe kjo të nxit që të japësh jetën dhe …

Al-Baqara 2:245Listen in Qur'an →
246

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلْمَلَإِ مِنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مِنۢ بَعْدِ مُوسَىٰٓ إِذْ قَالُوا۟ لِنَبِىٍّۢ لَّهُمُ ٱبْعَثْ لَنَا مَلِكًۭا نُّقَٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ قَالَ هَلْ عَسَيْتُمْ إِن كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلْقِتَالُ أَلَّا تُقَٰتِلُوا۟ ۖ قَالُوا۟ وَمَا لَنَآ أَلَّا نُقَٰتِلَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَدْ أُخْرِجْنَا مِن دِيَٰرِنَا وَأَبْنَآئِنَا ۖ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقِتَالُ تَوَلَّوْا۟ إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنْهُمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ

A nuk ke dëgjuar ti (o Muhammed!) që paria e bijve të Israilit – pas Musait, i thanë njërit pejgamber të tyre: “Na caktoni një sundimtar që të luftojmë në rrugën e Perëndisë!” – Pejgamberi u tha: “A do të dëgjoni ju kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E pse mos të luftojmë ne në rrugën e Perëndisë, na që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe ndarë nga fëmijët tonë?” Mirëpo, kur iu urdhërua të luftojnë, me përjashtim të një pakice, ata nuk luftuan. Perëndia i njeh mirë zullumqarët.

A nuk e ke parë parinë e bijve të Israilit, pas Musait... -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon me vërtetësi historinë e parisë së bijve të Israilit. Allahu i Lartësuar i përmend këta në mënyrë të veçantë, sepse janë pikërisht paria dhe të zgjedhurit e një kombi ata të cilët kërkojnë të mirën e kombit të tyre, ndërsa populli ecën në gjurmët e tyre. Ata vendosin për çështjet e popullit dhe populli i thjeshtë i pason dhe u bindet. Kështu, pas Musait (a.s.), një grup prej parisë së bijve të Israilit shkuan te një Profet, që ishte i dërguar mes tyre, e i thanë:...kur i thanë një Profeti të tyre: “Cakto për ne një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut! -Ata i kërkuan këtij Profeti që ai t'u përcaktonte atyre një mbret, një udhëheqës të zotin, që t’i bashkonte të gjitha fiset e përçara të bijve të Israilit dhe t'i udhëhiqte në luftë kundër armiqve të tyre. Ndoshta asokohe, çifutët nuk kishin një mbret ose një prijës që t'i udhëhiqte në luftë kundër qafirëve dhe t'i bashkonte fiset e tyre të përçara, sikurse ndodh zakonisht, kur asnjë fis nuk pranon udhëheqës tjetër veç udhëheqësit të vet. Në këtë mënyrë, ata kërkuan prej Profetit që të përcaktonte udhëheqësin, të cilit duhet t'i bindeshin të gjithë. (Te bijtë e Israilit dërgoheshin gjithmonë profetë. Sa herë që vdiste një profet, dërgohej një tjetër ). Kur ata i bënë këtë kërkesë Profetit të tyre, ai u tha:Ai u tha: “Po sikur të ndodhë që lufta t’ju bëhet detyrë dhe ju të mos luftoni?” -Kështu, Profeti u tërhoqi vërejtjen që të mos i bënin bisht detyrimit, pasi ai të hynte në fuqi. Nëse lufta do t’u bëhej detyrë prej Zotit, ata nuk duhej t’i kthenin shpinën asaj. Në këtë mënyrë, Profeti u ofroi atyre edhe një mundësi për të jetuar në paqe dhe për t'u menduar mirë, para se të kërkonin prej Allahut gjëra që ndoshta nuk do t’i përballonin dot. Por, pavarësisht nga kjo, ata nuk e pranuan këtë ofertë dhe kërkuan me ngulm luftën, duke pasur besim të plotë në qëllimin që i patën vënë vetes:Ata thanë: “E pse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe fëmijët tanë?!”. -Ky ishte mendimi i tyre. Pra, ata thanë: “E çfarë na pengon ne nga lufta, ndërkohë që jemi të detyruar të luftojmë? Ne jemi dëbuar nga atdheu ynë. Familjet dhe fëmijët tanë janë robër të armikut tonë. Kaq është mëse e mjaftueshme që ne të nisim luftën, edhe pse ende nuk na është bërë detyrim. E si të mos luftojmë pastaj, kur përveç kësaj, lufta do të na bëhet detyrim edhe prej Zotit?!” Me këto fjalë, ata shfaqën një gatishmëri të plotë për të luftuar, nëse Zoti do t'ua bënte të detyrueshme këtë gjë. Porse fjalët nuk janë gjithçka. Është tepër e rëndësishme që fjalët të shprehin me sinqeritet atë që ndien dhe dëshiron zemra. Kështu, duke qenë se qëllimet e tyre nuk ishin të sinqerta dhe zemrat e tyre nuk ishin të pastra në atë që kërkonin, dhe kur mbështetja e tyre tek Allahu i Lartësuar nuk ishte e saktë dhe e rregullt, atëherë shikoni se çfarë ndodhi me ta:Por kur u urdhëruan për të luftuar, ata u sprapsën, përveç një pakice prej tyre. -Ata u frikësuan shumë nga kjo luftë kundër armikut të tyre dhe filluan të tregonin dobësinë e tyre për ta përballuar atë sfidë. Ajo që pak më parë i nxiste për të …

Al-Baqara 2:246Listen in Qur'an →
247

وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ قَدْ بَعَثَ لَكُمْ طَالُوتَ مَلِكًۭا ۚ قَالُوٓا۟ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُ ٱلْمُلْكُ عَلَيْنَا وَنَحْنُ أَحَقُّ بِٱلْمُلْكِ مِنْهُ وَلَمْ يُؤْتَ سَعَةًۭ مِّنَ ٱلْمَالِ ۚ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰهُ عَلَيْكُمْ وَزَادَهُۥ بَسْطَةًۭ فِى ٱلْعِلْمِ وَٱلْجِسْمِ ۖ وَٱللَّهُ يُؤْتِى مُلْكَهُۥ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ

Edhe Pejgamberi i tha: “Perëndia u ka dërguar Talutin për sundimtar tuaj. – Ata thanë: “Si mund të bëhet ai sundimtari ynë, kur na kemi më tepër merita se ai; për të sunduar? Atij nuk i është dhënë ndonjëfarë pasurie e konsiderueshme”. Pejgamberi tha: “Perëndia e ka zgjedhë atë për sundimtar tuajin, e ka pajisë atë me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore; se, Perëndia i jep pushtet kujt të dojë. Perëndia është për së tepërmi bëmirës dhe Ai është i Gjithdijshëm.

Profeti i tyre u tha: “Allahu ka caktuar Talutin, si mbretin tuaj.” -Ky ishte një caktim i drejtpërdrejtë nga Allahu i Lartësuar dhe, si i tillë, ai duhej pranuar pa asnjë diskutim. Por dihet se çifutët dinë veçse të kundërshtojnë, prandaj, si përherë, ata thanë:Ata thanë: “Si mund të jetë mbretëria në dorën e tij, kur ne kemi më shumë merita për të qenë mbretër sesa ai?! Madje, ai nuk është as i pasur.” -Kuptimi: Si mund të jetë mbret dikush që qëndron shumë më poshtë se ne, për sa i përket prejardhjes dhe pozitës së tij shoqërore?! Sipas këtyre kritereve, jemi ne që e meritojmë më shumë pushtetin. Jo vetëm kaq, por ai është edhe i varfër, që nuk ka se me çfarë ta ndërtojë mbretërinë dhe pushtetin e tij. Këto ishin parametrat e tyre për të përzgjedhur udhëheqësit e tyre. Ata mendonin gabimisht se udhëheqësi duhet të zgjidhet patjetër prej të pasurve e fisnikëve. Ata nuk e dinin se janë disa cilësi të tjera që përcaktojnë se cili e meriton të jetë mbret apo udhëheqës. Pastaj, i Madhëruari thotë:Ai tha: “Atë e zgjodhi Allahu si mbretin tuaj, duke e pajisur me dituri të gjerë e me fuqi trupore.” -Kuptimi: Allahu e përzgjodhi atë nga mesi juaj, duke i dhuruar dituri të gjerë dhe trup të fuqishëm. Mendja e ndritur dhe trupi i fortë janë dy elementë që i japin sukses të plotë udhëheqësit. Nëse një prijës gëzon dije të gjerë dhe fuqi për ta ekzekutuar këtë dije, ecuria e veprave do të jetë e sigurt dhe frytdhënëse. Nëse mungon njëra prej tyre, atëherë patjetër që veprat do të çalojnë. Nëse mbreti ka fuqi, por nuk ka urtësi dhe mençuri, në mbretërimin e tij do të ndodhin padrejtësi dhe kalim të kufijve të Zotit. Kur forca ushtrohet pa urtësi dhe mençuri, ajo nuk mund të sjellë kurrë drejtësi dhe mirësi. Po ashtu, kur diturisë i mungon forca, atëherë ajo nuk mund të vihet në jetë.Allahu ia jep pushtetin kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëditur. -Këto janë cilësitë e duhura për zgjedhjen e një udhëheqësi. Allahu është Bujar e Mirëbërës (Uasiun) i madh me mirësitë dhe dhuratat e Tij. Të gjithë janë të barabartë përpara bujarisë së Tij: i fismi dhe jo i fismi, i pasuri dhe i varfëri, të gjithë kanë të drejtë që të përfitojnë nga mëshira dhe dhuratat e Tij. Por përveç kësaj, Ai është edhe i Gjithëditur (Alim). Ai e di më mirë se çdokush tjetër se cili meriton që të përfitojë nga dhuratat dhe mirësitë e Tij. Ai e di shumë mirë se kujt ia fal begatitë e Tij. Me këto fjalë, Allahu i Lartësuar u largoi atyre nga mendjet çdo lloj dyshimi dhe pakënaqësie për atë përzgjedhje. Ai i bindi ata se i përzgjedhuri i plotësonte më së miri kushtet për të qenë një udhëheqës i denjë. Allahu i Lartësuar ia jep pushtetin kujt të dëshirojë dhe askush nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin e Tij të urtë. Megjithëse ky ishte një argumentim i kthjellët si drita e diellit, Profeti i tyre u solli edhe një argument tjetër përforcues, që ata ta pranonin totalisht dhe me zemër të qetë:

Al-Baqara 2:247Listen in Qur'an →
248

وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ ءَايَةَ مُلْكِهِۦٓ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلتَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَبَقِيَّةٌۭ مِّمَّا تَرَكَ ءَالُ مُوسَىٰ وَءَالُ هَٰرُونَ تَحْمِلُهُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Pejgamberi u tha atyre: “Veçoritë e sundimit të tij janë arritja e sandëkut, në të cilin ka prehje (qetësi) për ju nga Zoti juaj, dhe aty ka disa gjëra që kanë lënë familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin ëngjujt. Në këtë, me të vërtetë; ka argument për ju, nëse jeni besimtarë!”

Profeti i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja te ju e Arkës, tek e cila do të gjeni qetësim nga Zoti juaj. Në të ndodhet edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Atë e bartin melekët. S’ka dyshim se ky është një fakt për ju, nëse vërtet jeni besimtarë.” -Kjo qe një shenjë madhështore dhe e prekshme për ata njerëz. Ata, si shenjë, do të shihnin Arkën, brenda së cilës ndodheshin disa relike të mbetura prej familjes së Musait dhe Harunit. Kur ta shihnin atë, zemrat e tyre do të gjenin prehje dhe ata do të bindeshin plotësisht. E si të ndodhte ndryshe, kur ata do të shihnin me sytë e tyre melekët e Zotit të madhëruar duke e bartur atë Arkë?!

Al-Baqara 2:248Listen in Qur'an →
249

فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِٱلْجُنُودِ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ مُبْتَلِيكُم بِنَهَرٍۢ فَمَن شَرِبَ مِنْهُ فَلَيْسَ مِنِّى وَمَن لَّمْ يَطْعَمْهُ فَإِنَّهُۥ مِنِّىٓ إِلَّا مَنِ ٱغْتَرَفَ غُرْفَةًۢ بِيَدِهِۦ ۚ فَشَرِبُوا۟ مِنْهُ إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنْهُمْ ۚ فَلَمَّا جَاوَزَهُۥ هُوَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ قَالُوا۟ لَا طَاقَةَ لَنَا ٱلْيَوْمَ بِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ ۚ قَالَ ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُوا۟ ٱللَّهِ كَم مِّن فِئَةٍۢ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةًۭ كَثِيرَةًۢ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ

Kur Taluti bashkë me ushtrinë u nis për luftë, u tha atyre: “Perëndia do t’ju provojë ju me një lum, ai që do të pijë ujë në të, nuk është ushtar i imi, e ai që nuk pi ujë në të, përpos një grusht ujë, është imi”. Ndërsa, ata, të gjithë pinë, përveç një pakice. E, pasi kaluan lumin ai me besimtarët e tij, (pakica) i thanë njëri-tjetrit: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por, ata që ishin të bindur, (një pjesë nga ajo pakicë), se do të takohen me Perëndinë, thanë: “Ah! Sa herë, me ndihmën e Perëndisë, ushtria e vogël ka ngadhnjyer mbi ushtrinë e madhe!” Se, Perëndia është me durimtarët.

Kur Taluti u nis së bashku me ushtrinë, tha:... -Kështu, pasi Taluti u zgjodh mbret i tyre dhe pasi pushteti i tij u forcua dhe u stabilizua, filluan përgatitjen për luftën që po afrohej. Para se Taluti të nisej me ushtrinë e bijve të Israilit, të cilët ishin të shumtë në numër, i njoftoi se Allahu i Lartësuar do t'i përballte ata me një sprovë, prej së cilës do të dalloheshin të qëndrueshmit dhe të bindurit për të luftuar, nga të lëkundurit dhe dyshuesit:Allahu do t’ju sprovojë me një lumë. Ai që pi prej tij, nuk vjen(në luftë)me mua, -Kuptimi: Kush do të pijë prej atij lumi, nuk do të jetë më prej nesh. Ata nuk e meritojnë që të marrin pjesë në luftë, sepse ata nuk janë në gjendje të bëjnë durim për një sprovë shumë më të lehtë sesa lufta. Të tillët janë të paqëndrueshëm dhe të padurueshëm....e kush nuk e provon atë, përveç një hurbe me dorën e vet, ai vjen(në luftë)me mua. -Pra, ky qe një lehtësim: ai që do të pinte prej lumit veçse një grusht ujë, me dorën e vet, do të tolerohej. Ndoshta, me atë masë të vogël uji që u lejoi të pinin, Allahu i Lartësuar do t'u sillte begati dhe do t’ua bënte mëse të mjaftueshme. Sprovimi ishte vërtet i vështirë, sepse ata kishin shumë pak ujë me vete, ndërkohë që i kishte përfshirë një etje e madhe. Pikërisht në këto kushte, ata duhej të pinin vetëm një grusht ujë nga lumi.Por ata pinë prej tij, me përjashtim të një pakice. -Shumica e tyre pinë prej lumit më shumë sesa iu lejua, dhe kështu nuk merituan që të merrnin pjesë në luftë. Paaftësia e tyre për të duruar një sprovë të tillë, ishte argument i qartë që vërtetonte se ata do të ishin të padurueshëm ndaj vështirësive të një lufte të gjatë. Ata nuk do ta përballonin kurrë atë luftë që i priste. Ky largim i pjesës më të madhe të ushtrisë bëri që ata të durueshmit të shtonin edhe më tepër lutjet drejtuar Allahut të Lartësuar, që Ai t’u përforconte zemrat dhe këmbët. Kjo i dha mbështetjes së tyre tek Allahu i Lartësuar të tjera përmasa. Ata i shkëputën plotësisht shpresat te forcat dhe aftësitë e tyre. E vetmja shpresë për ta ishte tashmë ndihma e Allahut të Lartësuar dhe durimi në luftën kundër armikut. Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e tyre para betejës:E kur ai(Taluti)tok me besimtarët kaluan lumin, shumë prej tyre thanë:... -Pra, shumica e atyre që i rezistuan sprovës së lumit, kur panë armikun e madh në numër dhe forcat e tyre të pakta, thanë:Ne nuk kemi fuqi sot të luftojmë kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij! -Duke parë ushtrinë e madhe të armiqve dhe armatimin e tyre, ata u shkurajuan dhe menduan se ishin shumë të dobët dhe të pafuqishëm përballë asaj ushtrie. Megjithatë, mes tyre ishte një pakicë heroike:Por ata që ishin të bindur për takimin me Allahun thanë:... -Ata kishin siguri të plotë për takimin me Allahun, Zotin e tyre. Besimi i tyre ishte i qëndrueshëm dhe i patundur. Kështu, ata filluan të qetësonin zemrat e pjesës tjetër të ushtrisë, të ngjallnin optimizëm dhe të këshillonin për durim dhe qëndrueshmëri. Ata u thanë vëllezërve të tyre:Sa e sa grupe të vogla kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha, me dëshirën e Allahut! -Mësojeni se ai që vendos në çdo çështje është Allahu i Lartësuar. Çdo gjë është në dorën e Tij dhe bëhet sipas …

Al-Baqara 2:249Listen in Qur'an →
250

وَلَمَّا بَرَزُوا۟ لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ قَالُوا۟ رَبَّنَآ أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًۭا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَٰفِرِينَ

Pasi u ballafaquan me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë (besimtarët): “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli mohues!”

Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, u lutën: “Zoti ynë! Na dhuro durim(qëndresë)! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!” -Kuptimi: “O Zot, mbushi zemrat tona me durim e qëndrueshmëri, dhe forcoi ato në këtë përballje të vështirë! O Zot, forcoji këmbët tona, që të mos tronditen gjatë betejës së ashpër dhe që të mos tërhiqemi prej saj! O Zot, na dhuro fitoren mbi armikun, mbi popullin qafir!” Nga ky ajet kuptojmë, gjithashtu, se Xhaluti dhe ushtria e tij ishin qafirë. Për këtë arsye, duke parë përgatitjen e tyre maksimale për luftë dhe durimin e tyre në betejë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën e Tij:

Al-Baqara 2:250Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.